{"id":1424,"date":"2010-01-28T17:07:18","date_gmt":"2010-01-28T16:07:18","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1424"},"modified":"2010-01-28T17:07:18","modified_gmt":"2010-01-28T16:07:18","slug":"nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" style=\"margin-left: 10px; margin-right: 10px; border: 0px;\" src=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" border=\"0\" alt=\"Pre\u00e7 Zogaj\" width=\"100\" align=\"left\" \/><\/p>\n<p><strong>Pre\u00e7 Zogaj<\/strong>, <em>28.01.2010<\/em><\/p>\n<p>Tre deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, kan\u00eb nisur dje nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr Mendim Ndryshe (LMN), q\u00eb u shpall tre kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb si nj\u00eb fraksion brenda PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vizita e tyre p\u00ebrkon me diskutimin sot nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs e Projektrezolut\u00ebs s\u00eb paraqitur nga Komisioni i Monitorimit n\u00eb lidhje m\u00eb kriz\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrkon gjithashtu edhe me vizit\u00ebn q\u00eb po zhvillon n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum politik nj\u00eb delegacion zyrtar i Partis\u00eb Socialiste i kryesuar nga shefja e Departamentit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb, zonja Arta Dade.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sot q\u00eb diskutohet nj\u00eb dokument shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb dy kryeqytetet politike t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb Strasburg dhe n\u00eb Bruksel kemi dy d\u00ebrgata nga Partia Socialiste n\u00eb opozit\u00eb! Historia jon\u00eb politike e marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb njeh shum\u00eb raste t\u00eb delegacioneve paralele q\u00eb na kan\u00eb treguar &#8220;t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8221; para bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka pasur delegacione paralele nga institucionet shtet\u00ebrore, ku pal\u00ebt jan\u00eb shtyr\u00eb p\u00ebr parll\u00ebkun. Ka pasur delegacione paralele nga parti politike t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs ngjyr\u00eb politike ku nj\u00ebra i ka r\u00ebn\u00eb gozhd\u00ebs, tjetra patkoit. Por \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb drejt dy kryeqyteteve politike nisen nj\u00ebkoh\u00ebsisht dy d\u00ebrgata nga e nj\u00ebjta parti politike.<\/p>\n<p>Pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb holl\u00ebsi, e gjith\u00eb kjo tregon se diferencimi midis Partis\u00eb Socialiste dhe L\u00ebvizjes p\u00ebr Mendim Ndryshe brenda saj ka evoluar ku e ku p\u00ebrtej caqeve t\u00eb mendimit ndryshe duke dh\u00ebn\u00eb jo dokudo, por pik\u00ebrisht n\u00eb sfer\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve me jasht\u00eb, shfaqjen e veprimit ndryshe<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, e merr vesh kushdo se delegacioni zyrtar nuk mund t\u00eb qortohet p\u00ebr asgj\u00eb: ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur, n\u00eb vendin e duhur. N\u00eb KE po shqyrtohet nj\u00eb dokument shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin kur nuk i ka an\u00ebtar\u00ebt e vet n\u00eb Asamble p\u00ebr shkak t\u00eb bojkotit, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb PS t\u00eb jet\u00eb atje me nj\u00eb delegacion partie.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, un\u00eb personalisht nuk paragjykoj t\u00eb drejt\u00ebn e askujt p\u00ebr t\u00eb menduar e vepruar ndryshe, natyrisht brenda nj\u00eb suaze parimesh e vlerash q\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, universale. Gjithkush ka arsyet e veta q\u00eb i konsideron m\u00eb t\u00eb mira se t\u00eb rivalit.<\/p>\n<p>Prandaj ekziston diversiteti, debati, pluralizmi. Blushi, Islami dhe Harasani mund ta mpiksin edhe si parti m\u00eb vete L\u00ebvizjen e tyre. Q\u00ebkurse nj\u00eb grup themeluesish t\u00eb PD-s\u00eb krijuan n\u00eb vitin 1992 Partin\u00eb Aleanca Demokratike, k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb b\u00ebr\u00eb rutin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk pretendoj t&#8217;i njoh mir\u00eb, p\u00ebr rrjedhim as t\u00eb jap gjykime rreth problemeve t\u00eb brendshme t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Politikisht, sa p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb qenit deputet\u00eb, aq edhe p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrputhjes s\u00eb nj\u00eb numri pik\u00ebpamjesh e shijesh, kam jetuar m\u00eb gjat\u00eb dhe m\u00eb af\u00ebr me Blushin e Islamin, se sa me Ram\u00ebn. Por politika lexohet si\u00e7 shkruhet dhe shkruhet si\u00e7 b\u00ebhet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, dalja dhe sjellja e LMN-s\u00eb ng\u00ebrthen \u00e7\u00ebshtje politike me rrezatim me t\u00eb gjer\u00eb se sa rivalitetet brenda nj\u00eb partie p\u00ebr linj\u00ebn apo lidershipin.<br \/>\nLMN \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje e shum\u00ebk\u00ebrkuar dhe e shum\u00ebd\u00ebshiruar prej vitesh n\u00eb PD, madje edhe n\u00eb parti t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Partit\u00eb Shqiptare, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, edhe kur e kan\u00eb shkruar n\u00eb ndonj\u00eb cep statuti, nuk e kan\u00eb pranuar de fakto diversitetin, krijimin e fraksioneve, si\u00e7 e kan\u00eb partit\u00eb n\u00eb SHBA, Europ\u00eb dhe vendet e tjera demokratike t\u00eb bot\u00ebs. Zakoni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb q\u00eb kush hyn n\u00eb Parti ose duhet t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb rresht gatitu, ose t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Tek ne ka nj\u00eb mendim obskur sikur demokracin\u00eb e garanton ekzistenca e shum\u00eb partive, nd\u00ebrsa partit\u00eb n\u00eb vetvete s&#8217;kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb jen\u00eb demokratike!? Prandaj thahen partit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe elita, p\u00ebrgjith\u00ebsisht mbetet jasht\u00eb politik\u00ebs. Partia Socialiste ka qen\u00eb e vetmja parti me pesh\u00eb q\u00eb ka zhvilluar p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs diversitetin e brendsh\u00ebm. Me LMS ky diversitet u pag\u00ebzua.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb vler\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk p\u00eblqehej nga t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga vet\u00eb kryetari i partis\u00eb, Rama. Por, ai e pranonte si nj\u00eb realitet dhe nd\u00ebrsa e kemi d\u00ebgjuar t\u00eb debatoj\u00eb, nuk e kemi d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb t&#8217;i anatemoj\u00eb apo denigroj\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Taktike apo jo, kjo sjellje e liderit dhe e shumic\u00ebs q\u00eb ka pas lideri, krijon kushtet q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb kemi n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb grupim q\u00eb mbron dhe zhvillon v\u00ebrtet\u00eb mendimin ndryshe n\u00eb nj\u00eb parti.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nd\u00ebrsa disa politikan\u00eb nuk e kan\u00eb pasur e nuk kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb mendimin ndryshe n\u00eb partit\u00eb e tyre, k\u00ebta q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, papritur, nga nxitimi a kush djalli e merr vesh, priren ta shp\u00ebrdorojn\u00eb.<\/p>\n<p>E shp\u00ebrdorojn\u00eb duke ua kaluar t\u00eb drejt\u00ebn atyre kryepartiak\u00ebve q\u00eb nuk e lejojn\u00eb n\u00eb partit\u00eb e tyre.Komprometimi i nj\u00eb vler\u00eb nga teprimi me t\u00eb &#8211; kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb vajtojn\u00eb partizan\u00ebt e diversitetit n\u00eb gjestin e fundit t\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb LMS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb parti me vete mund ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ata. Madje, etika dhe respekti na thot\u00eb se edhe nj\u00eb parti tjet\u00ebr do t\u00eb mendohej p\u00ebr momentin e nj\u00eb vizite t\u00eb till\u00eb n\u00eb Bruksel, sa koh\u00eb q\u00eb v\u00ebmendja sot \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Nga disa deklarata t\u00eb Islamit kemi marr\u00eb vesh se problematika q\u00eb do t\u00eb debatohet n\u00eb Strasburg &#8211; kriza politike n\u00eb vend, zgjedhjet e 28 qershorit, bojkoti i opozit\u00ebs &#8211; p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb edhe agjend\u00ebn e tre deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo e nd\u00ebrlikon edhe m\u00eb tej paralelizmin mes dy delegacioneve, duke e zhveshur nga rast\u00ebsia. Mir\u00ebpo e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se gjith\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb sigurohet nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar europian, LMS e ka siguruar pa qen\u00eb nevoja t\u00eb marr\u00eb avionin p\u00ebr Bruksel.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, me pak p\u00ebrjashtime, i kan\u00eb k\u00ebrkuar Partis\u00eb Socialiste t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendet e veta n\u00eb Kuvend. Edhe projektrezoluta q\u00eb diskutohet sot k\u00ebrkon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, duke qen\u00eb nj\u00eb dokument shterues, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hartuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb v\u00ebzhgimit n\u00eb terren t\u00eb kriz\u00ebs politike, projektrezoluta e shikon hyrjen e deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje t\u00ebr\u00ebsore, t\u00eb nj\u00ebkohshme e t\u00eb negociuar t\u00eb kriz\u00ebs, q\u00eb ka n\u00eb themel hetimin parlamentar t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 28 qershorit. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Projektrezoluta \u00ebsht\u00eb dokumenti q\u00eb duhet t\u00eb bashkoj\u00eb opozit\u00ebn me shumic\u00ebn dhe jo t\u00eb ndaj\u00eb akoma me shum\u00eb fraksionin e vog\u00ebl t\u00eb LMN-s\u00eb nga opozita. P\u00ebr opozit\u00ebn q\u00eb po proteston prej disa muajsh dhe po zhvillon nj\u00eb opozitariz\u00ebm pa pages\u00eb, projektrezoluta e KE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb maksimumi q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkohet e arrihet. \u00c7do demarsh tjet\u00ebr vet\u00ebm do ta zvog\u00eblonte at\u00eb q\u00eb po arrihet, th\u00ebn\u00eb ndryshe vet\u00ebm do t&#8217;i fuste uj\u00eb rakis\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb populli.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se e trishtueshme q\u00eb deputet\u00ebt opozitar\u00eb t\u00eb linin gj\u00ebkundi gjurm\u00ebn e nj\u00eb investimi t\u00eb till\u00eb. Ndryshimi eventual i projektrezolut\u00ebs, q\u00eb ka shum\u00eb pak gjasa t\u00eb ndodh\u00eb, nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb efekt n\u00eb fatin e zhvillimeve reale shqiptare. Vet\u00ebm do t\u00eb krijonte iluzione t\u00eb reja n\u00eb qeveri p\u00ebr t\u00eb vonuar zgjidhjen.<\/p>\n<p>E din\u00eb edhe n\u00eb Strasburg se kriza shqiptare, megjith\u00ebse ka si kryefjal\u00eb kutit\u00eb, ka nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb madh dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje e mbar\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rendin e ligjit, drejt\u00ebsis\u00eb dhe transparenc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, l\u00ebvizjet e vogla dhe cicmicet e tipit t\u00eb vjet\u00ebr jan\u00eb t\u00eb destinuara t\u00eb zhduken pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. T\u00eb shprehesh kund\u00ebr opsionit t\u00eb votuar nga shumica duke mbrojtur opsionin t\u00ebnd \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbetur alternativ\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb veprosh kund\u00ebr opsionit t\u00eb votuar \u00ebsht\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb s\u00eb qeni alternativ\u00eb e lid\u00ebrshipit aktual.<\/p>\n<p>Prandaj, duke njohur vlerat unikale t\u00eb Ben Blushit si politikan opozitar, duke respektuar pozicionin e tij si nj\u00eb z\u00eb ndryshe n\u00eb PS dhe duke dashur ruajtjen e nj\u00eb vler\u00eb politike n\u00eb pyllin e rralluar t\u00eb vlerave t\u00eb tilla, do t\u00eb kisha dashur t&#8217;i thosha atij si shef i LMN-s\u00eb: qepju Edi Ram\u00ebs me buk\u00eb n\u00eb trast\u00eb, sa koh\u00eb q\u00eb partia ku je ta jep k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi! Mbaje lart, mund\u00ebsisht m\u00eb lart se ai, kredon e opozit\u00ebs shqiptare; v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb kesh ndonj\u00ebher\u00eb mjetet e Ilir Met\u00ebs, q\u00eb nuk i vlejt\u00ebn p\u00ebr gj\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u00ebndrr\u00ebs q\u00eb thuri.<\/p>\n<p>Por ke koh\u00ebn q\u00eb ai nuk diti t\u00eb pres\u00eb. N\u00eb politik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb e sigurt a do t\u00eb fitosh apo jo, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebqind p\u00ebr qind e sigurt edhe n\u00eb politik\u00eb: ai q\u00eb ke p\u00ebrpara apo mbi kok\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb. Demokracia nuk njeh lider\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e saj, ca m\u00eb pak. Kush do, kush di dhe kush mundet, do t\u00eb ket\u00eb shansin e tij. P\u00ebrndryshe, do t\u00eb kemi nj\u00eb deputet me shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak. Dometh\u00ebn\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pre\u00e7 Zogaj, 28.01.2010 Tre deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, kan\u00eb nisur dje nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr Mendim Ndryshe (LMN), q\u00eb u shpall tre kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb si nj\u00eb fraksion brenda PS-s\u00eb. Vizita e tyre p\u00ebrkon me diskutimin sot nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1424","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pre\u00e7 Zogaj, 28.01.2010 Tre deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, kan\u00eb nisur dje nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr Mendim Ndryshe (LMN), q\u00eb u shpall tre kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb si nj\u00eb fraksion brenda PS-s\u00eb. Vizita e tyre p\u00ebrkon me diskutimin sot nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-28T16:07:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak\",\"datePublished\":\"2010-01-28T16:07:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/\"},\"wordCount\":1645,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"datePublished\":\"2010-01-28T16:07:18+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.shkoder.net\\\/images\\\/fjala\\\/prec_zogaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Pre\u00e7 Zogaj, 28.01.2010 Tre deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, kan\u00eb nisur dje nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr Mendim Ndryshe (LMN), q\u00eb u shpall tre kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb si nj\u00eb fraksion brenda PS-s\u00eb. Vizita e tyre p\u00ebrkon me diskutimin sot nga Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-28T16:07:18+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak","datePublished":"2010-01-28T16:07:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/"},"wordCount":1645,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/","name":"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","datePublished":"2010-01-28T16:07:18+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.shkoder.net\/images\/fjala\/prec_zogaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-deputet-me-shume-dhe-nje-politikan-me-pak\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb dhe nj\u00eb politikan m\u00eb pak"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1424"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1424\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}