{"id":14230,"date":"2015-08-16T17:40:48","date_gmt":"2015-08-16T16:40:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4117"},"modified":"2015-08-16T17:40:48","modified_gmt":"2015-08-16T16:40:48","slug":"zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/","title":{"rendered":"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<em>Gruaja, tek fisi Mrijaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e respektuar, \u00ebsht\u00eb engj\u00eblli i vatr\u00ebs q\u00eb lind, rrit dhe edukon f\u00ebmijt\u00eb, q\u00eb pret e p\u00ebrciell miqt\u00eb, q\u00eb lart\u00ebson nderin e familjes, q\u00eb vler\u00ebsohet nga pjestar\u00ebt meshkuj t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb nga vjehrri e deri te f\u00ebmij\u00ebt. Nj\u00eb kuror\u00ebzim i till\u00eb, i figur\u00ebs fem\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb shqiptare, prandaj, p\u00ebr mendimin tim, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb risi konceptuale, q\u00eb i rrit vler\u00ebn vepr\u00ebs dhe mesazhit t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gjeneza e familjes Mrijaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><em>Familja Mrijaj, nis rrug\u00ebn e saj me nj\u00eb ndodhi t\u00eb dhimb\u00ebshme, por t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie morale t\u2019admirueshme. P\u00ebrball\u00eb vdekjes s\u00eb parakoh\u00ebshme t\u00eb burrit, nusja e Markut, djalit t\u00eb \u00c7unit, n\u00ebn\u00eb e tre djemvet, nga 12 deri n\u00eb 16 vje\u00e7, nuk pranon t\u00eb braktis\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb kthehet tek sht\u00ebpia prindore, si\u00e7 e k\u00ebrkonte zakoni e si\u00e7 e urdh\u00ebronte xhaxhai i burrit. Mirditorja e bukur, Mrija, vendos t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb jet\u00ebn e vetme e t\u00eb rris\u00eb djemt\u00eb. Kuptohen sakrificat e panumurta t\u00eb burrnesh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb send\u00ebrtuar projektin e saj, q\u00eb shp\u00ebrblehet me vendimin e djemve, p\u00ebr t\u00eb adoptuar emrin e n\u00ebn\u00ebs si mbiem\u00ebr t\u00eb familjes.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e vetme kjo histori, besoj se \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e rrall\u00eb n\u00eb malsit\u00eb tona. Ai mbiem\u00ebr mbeti e u njoh n\u00eb shum\u00eb breza, n\u00eb shenj\u00eb respekti e mir\u00ebnjohje, p\u00ebr fisnik\u00ebrin\u00eb vetmohuese t\u00eb nj\u00eb gruaje, e cila mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb jet\u00ebn e saj, i dha p\u00ebrpar\u00ebsi ndjenj\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs. Ajo ndjenj\u00eb fitoi mbi ligjet e maleve, mbi paragjykimet e shoq\u00ebris\u00eb, mbi moralin e saj. Ajo grua i dha shoq\u00ebris\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb madh, at\u00eb t\u00eb respektimit t\u00eb ligjeve t\u00eb zemr\u00ebs, t\u00eb parimeve universale t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs, q\u00eb nuk mund e nuk duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb familje, n\u00eb nj\u00eb fis, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsi njer\u00ebzish, mbasi detyra e n\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bukura, m\u00eb fisnikja m\u00eb e bekuara nga Zoti, sepse \u00ebsht\u00eb send\u00ebrtimi i m\u00ebsimit t\u00eb tij themelor. Si e till\u00eb ajo b\u00ebhet themeli mbi t\u00eb cilin ngrihet nj\u00eb familje me nj\u00eb histori dyqind vjet\u00ebshe.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Eugjen Merlika<\/strong>, <em>studiues e publicist, Itali<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar zonja dhe zo\u00ebrinj pjes\u00ebmarres!<br \/>\nT\u00eb nderuar bashk\u00ebatdhetar\u00eb pinjoll t\u00eb familjeve nacionaliste dje dhe sot!<br \/>\nT\u00eb nderuar organizator\u00eb dhe stafi botues i librit shum\u00eb v\u00ebllimesh p\u00ebrkushtuar \u201cToojeve t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb fillim ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen n\u00eb tribumin tuaj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nacionaliste t\u00eb s\u00eb Djatht\u00ebs s\u00eb Bashkuar Shqiptare, por me mendje, zem\u00ebr dhe artikuj p\u00ebrmes figurave t\u00eb ndryshme t\u00eb nacionalizmit t\u00eb kulluar shqiptar, kam qen\u00eb dhe do t\u00eb jem gjith\u00ebmon\u00eb pran\u00eb jush.<br \/>\nP\u00ebrpara jush e kam t\u00eb leht\u00eb por edhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr figur\u00ebn e atdhetarit t\u00eb shquar Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb Shqiptare t\u00eb Prizrenit n\u00eb SHBA, studiuesin dhe publicistin Tom\u00eb Mrijaj.<\/p>\n<p>Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs e njihni aktivistin e komunitetit shqiptaro-amerikan\u00eb Tom\u00eb Mrijaj, nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebthemeluesit dhe pjes\u00ebmarr\u00ebsit m\u00eb aktiv e bujar t\u00eb Shoqat\u00ebs fisnike \u201cTrojet e Arb\u00ebrit\u201d.<br \/>\nMeqen\u00ebse studimi im modest do t\u00eb botohet shum\u00eb shpejt n\u00eb librin e Shoqat\u00ebs \u201cTrojeve t\u00eb Arb\u00ebrit\u201d, un\u00eb sot para jush telegrafikisht para jush do t\u00eb paraqes disa momente tep\u00ebr domethenese t\u00eb jet\u00ebn dhe vepren patriotike p\u00ebr shum\u00eb dekada t\u00eb familjes dhe t\u00eb Tom\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pinjoll i denj\u00eb fisit t\u00eb madh t\u00eb Mrijajve z\u00ebmadh.<\/p>\n<p>Toma lindi n\u00eb tok\u00ebn martire t\u00eb Dardanis\u00eb, aty ku z\u00eb fill historia m\u00eb e lasht\u00eb e popullit shqiptar, e dalluar p\u00ebr bes\u00eb, trim\u00ebri, bujari, tradita t\u00eb mo\u00e7me shqiptare, atdhedashuri etj., t\u00eb cilat i trash\u00ebguan brez pas brezi p\u00ebr shum\u00eb shekuj.<br \/>\nGjat\u00eb nj\u00eb bisede t\u00eb lir\u00eb me mikun tim t\u00eb dashtur Tom\u00eb Mrijaj, me mall dhe dashuri t\u00eb pakufi p\u00ebr vendlindjen, ai e skalit me fjal\u00eb zemre p\u00ebrcaktimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm shqiptar edhe pse sot jeton dhe punon n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Ai nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb, se: \u201cVendlindja ime Lugu i Drinit, me fshatrat q\u00eb e rrethojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe mbetet vendi m\u00eb i dashur n\u00eb bot\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb s\u2019m\u00eb ka shkuar mendja, se sa me mall do ta ndjej munges\u00ebn e vendit tim. Gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, mendja m\u00eb ka shkuar gjithnj\u00eb tek vendlindja ime e bukur dhe e dashur, si: natyra, shtepit\u00eb, livadhet e gjelb\u00ebrta, q\u00eb stoliseshin me lule shum\u00eb ngjyr\u00ebshe gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb pranver\u00ebs dhe ver\u00ebs, malet mestare t\u00eb mbuluara me pyje t\u00eb harlisura dhe d\u00ebbor\u00eb, p\u00ebrshperitjen e cic\u00ebrimave t\u00eb zogjve t\u00eb shumt\u00eb ne \u00e7do stin\u00eb, gjarp\u00ebrimin dhe gurgullim\u00ebn e uj\u00ebrave t\u00eb kthjellta t\u00eb lumit Drini i Bardh\u00eb, q\u00eb p\u00ebrshkon ne mes rreth tre kilomet\u00ebr livadhet e familjeve tona.<\/p>\n<p>N\u00eb stin\u00ebn e bukur t\u00eb ver\u00ebs, bashk\u00eb me bashk\u00ebmoshatar\u00ebt kalonim dit\u00eb t\u00eb bukura, duke u lar\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat e lumit, zinim peshk t\u00eb fresk\u00ebt dhe k\u00ebnaqeshim duke soditur natyr\u00ebn e bukur t\u00eb trevave. Edhe vjeshta dhe dim\u00ebri, sillnin n\u00eb Lugun e Drinit bukurin\u00eb e tyre n\u00eb \u00e7do fush\u00eb dhe vargmalet e ul\u00ebta p\u00ebrreth. Ishte v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb stin\u00ebn e ftoht\u00eb t\u00eb dim\u00ebrit, kur d\u00ebbora mbulonte \u00e7do gj\u00eb dhe shikonim lepuj, dhelpra dhe shpend te ndrysh\u00ebm etj. E si t\u00eb mos ndjehesh krenar\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e bukur n\u00eb trevat shqiptare!? K\u00ebshtu un\u00eb kalova fm\u00ebj\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb. Mbas disa vitesh mbarova shkollimin n\u00eb deg\u00ebn e m\u00ebsuesis\u00eb, ku m\u00eb pas vijova studimet n\u00eb Drejt\u00ebsi.\u201d\u00a8<\/p>\n<p>Por Toma aktiv, gjat\u00eb jet\u00ebs tij rinore n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb ndeshuar edhe me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb jet\u00ebs. N\u00eb jet\u00ebn e njeriut, ka raste g\u00ebzimi, por edhe ngjarje t\u00eb pak\u00ebndshme, q\u00eb ndodhin jasht\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij\u2026<\/p>\n<p>Ai largohet nga Kosova e tij e dashur, Lugu i Drinit dhe familja mbas nj\u00eb p\u00ebrplasje fizike me forcat e Sigurimit t\u00eb UDB-s\u00eb serbe. K\u00ebshtu Toma, kujton: \u201cNj\u00eb dit\u00eb mbasdite vjeshte, kur po kaloja me bi\u00e7iklet\u00ebn time n\u00eb mes t\u00eb qytez\u00ebs s\u00eb Klin\u00ebs, m\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn vemendjen nj\u00eb grup nx\u00ebn\u00ebsish djem dhe vajza t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb serbe, t\u00eb cil\u00ebt po vraponin t\u00eb shqet\u00ebsuar nga oborri i shkoll\u00ebs \u201cVuk Karagjiq\u201d drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytez\u00ebs, ku ndodhej kafja e pronarit serb Zhik\u00ebs. I pyes n\u00eb gjuh\u00ebn serbe: \u201c\u00c7far\u00eb ka ndodhur, q\u00eb ju po vraponi t\u00eb shqet\u00ebsuar!?\u201d ata duke menduar se un\u00eb isha serb, m\u00eb thon\u00eb: \u201cShoku profesor po rrah\u00ebn serb\u00ebt me shqiptar\u00ebt n\u00eb klas\u00eb.\u201d Ashtu sikurse isha me bi\u00e7iklet\u00eb n\u00eb dor\u00eb u nisa shpejt drejt vendit t\u00eb ngjarjes. Sa afrohem, d\u00ebgjoj zhurm\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb klase. Afrohem te dritarja, q\u00eb ishte e hapur. Aty shoh se nx\u00ebn\u00ebsit e komb\u00ebsis\u00eb serbe dhe arsimtari i edukat\u00ebs fizike e kishin rrethuar nga t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt arsimtarin shqiptar t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe S.M. pran\u00eb d\u00ebrras\u00ebs s\u00eb zez\u00eb, ku n\u00eb njerin k\u00ebnd ishte dhe tavolina e m\u00ebsuesit. Arsimtari shqiptar, me trupin e tij t\u00eb gjat\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i rrethuar dhe po i rezistonte goditjeve me grushta dhe shqelma, q\u00eb i vinin nga \u00e7do an\u00eb, duke u vet\u00ebmbrojtur.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb ri e kisha njohur n\u00eb Gjakov\u00eb, n\u00eb Shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Pedagogjike. Gjaku arb\u00ebror, i bashk\u00ebkombasit m\u00eb thirri, q\u00eb t\u2019i vi n\u00eb mbrotje, n\u00eb at\u00eb situat\u00eb q\u00eb ai gjendej. U hodha menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dritare, q\u00eb ishte e hapur dhe hyra brenda n\u00eb klas\u00eb. Me mir\u00ebsjellje dhe gjakftoht\u00ebsi, iu drejtova nx\u00ebn\u00ebsve, duke u th\u00ebn\u00eb: Esht\u00eb turp t\u00eb sulmoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pahijshme dhe t\u00eb ushtroni dhun\u00eb ndaj m\u00ebsuesit tuaj! Un\u00eb edhe sot mendoj, se ky incident me serb\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb ishte i parap\u00ebrgatitur. K\u00ebshtu, brenda pak minutash u mbush oborri i shkoll\u00ebs me shum\u00eb serb vendas dhe nx\u00ebn\u00ebs, q\u00eb me sa duket kishin lajm\u00ebruar njeri-tjetrin. Edhe nga kafja e Zhik\u00ebs erdh\u00ebn shum\u00eb serb\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Lajmi u p\u00ebrhap me shpejt\u00ebsi. N\u00eb shkoll\u00eb erdh\u00ebn edhe disa arsimtar\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb i kishin banesat af\u00ebr shkoll\u00ebs, si: Beqir Beqiri, Tush Kabashi, Ndue Prendi, Lek\u00eb Skeli etj. Leka me Nduen ishin ndal\u00eb tek dera e klas\u00ebs dhe me fjal\u00eb t\u00eb mira mundoheshin t\u00eb qet\u00ebsonin val\u00ebn e madhe t\u00eb serbve, q\u00eb t\u00eb nervozuar (irrituar) po hynin n\u00eb klas\u00eb njeri mbas tjetrit. N\u00eb ato momente n\u00eb shkoll\u00eb vijn\u00eb edhe forcat e Policis\u00eb nga stacioni, q\u00eb gjendej jo shum\u00eb larg shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata kur e pan\u00eb gjith\u00eb at\u00eb turme t\u00eb madhe serb\u00ebsh, dy polic\u00ebt shqiptar\u00eb Isa dhe Ademi, q\u00eb m\u00eb njihnin shum\u00eb mir\u00eb, mu lut\u00ebn, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cGjej m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr tu larguar sa me shpejt, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur sepse nuk kemi asnj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe serb\u00ebsh, q\u00eb jan\u00eb shpupurishur nga inati..\u201d Mbas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh u hodha prap nga dritarja nga kisha hyr\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe me shpejt\u00ebsi mora biciklet\u00ebn, q\u00eb e kisha mbeshtetur tek muri. E ashtu me gjaknxeht\u00ebsi si rrufe i dhash\u00eb biciklet\u00ebs dhe nuk e ndija se mbi shpin\u00eb dhe kok\u00eb fishkullonin vazhdimisht gur\u00ebt dhe copat e d\u00ebrrasave t\u00eb gardhit t\u00eb shkoll\u00ebs. Mb\u00ebrrita n\u00eb sht\u00ebpi. Babai im po q\u00ebndronte n\u00eb oborr. Ai kur m\u00eb pa u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe mu afrua i shqet\u00ebsuar. Mbasi i tregova t\u00eb gjith\u00eb ngjarjen, nga p\u00ebrvoja e tij jet\u00ebsore me serb\u00ebt e pabes\u00eb me tha, se: \u201cDuhet t\u00eb largohesh sa m\u00eb shpejt nga sht\u00ebpia, sepse policia menj\u00ebher\u00eb do t\u00eb vij\u00eb t\u00eb t\u00eb arrestoj n\u00eb sht\u00ebpi.\u201d M\u00eb von\u00eb, kam m\u00ebsuar se at\u00eb nat\u00eb shum\u00eb her\u00eb policia ka shkuar n\u00eb sht\u00ebpi, duke menduar se mund t\u00eb m\u00eb gjenin mua aty. Vet\u00ebm familja dhe nj\u00eb rreth i vog\u00ebl miq t\u00eb sigurt\u00eb i dinin l\u00ebvizjet e mia dhe vendnodhjen deri sa u largova p\u00ebrgjithmon\u00eb nga Kosova, me mall p\u00ebr familjen, truallin e t\u00eb par\u00ebve dhe gjith\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb, mbasi kisha kaluar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb time.\u201d<\/p>\n<p>Babai i tij Nikoll\u00eb Mrijaj, nj\u00eb personalitet i njohur n\u00eb Lugun e Drinit e p\u00ebrqafoj me lot n\u00eb sy, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cBiri im t\u00eb kesh kujdes vet\u00ebn t\u00ebnde!\u201d K\u00ebshtu Toma vendosi q\u00eb t\u00eb largohet nat\u00ebn me tren, duke iu shmangur njer\u00ebzve q\u00eb e njihnin dhe mori rrug\u00ebn drejt Beogradit\u2026 M\u00eb pas me nj\u00eb tren tjet\u00ebr udh\u00ebtoi drejt Parisit\u2026 Aty q\u00ebndroi p\u00ebr tre vjet. Meqen\u00ebse ishte i rregjistruar n\u00eb Fakultetin e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, vendosi t\u00eb vijoi studimet e larta m\u00eb korrespondence, p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy n\u00eb vendin e tij. Ai ka udh\u00ebtuar n\u00eb Prishtin\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kishte provimet universitare\u2026<\/p>\n<p>Me ardhjen e tij n\u00eb New York, duke qen\u00eb nj\u00eb i ri plot energji dhe endrra, p\u00ebr ta par\u00eb vendlindjen t\u00eb \u00e7liruar nga nata e gjat\u00eb e makin\u00ebs shfaros\u00ebse t\u00eb pushtimit shekullor serb, ai menj\u00ebher\u00eb n\u00eb vitin 1978 u p\u00ebrfshit n\u00eb l\u00ebvizjet patriotike n\u00eb Amerik\u00eb.<br \/>\nDuke shfletuar sot me nostalgji shkrimet dhe artikujt e botuar n\u00eb gazeta dhe revista nga studiuesi Mrijaj, konkretisht n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d (1909) organ i Federat\u00ebs Pnashqiptare \u201cVatra\u201d (1912), shoh se emri tij ndodhet n\u00eb bordin e tribun\u00ebs t\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb atdhedashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe studiuesi Tom\u00eb Mrijaj, kujton: \u201cE kam ende t\u00eb fresk\u00ebt dit\u00ebn e par\u00eb, kur zbrita n\u00eb Aeroportin International \u201cJohn F. Kennedy\u201d n\u00eb Queens, NY. Ndjeva shum\u00eb emocione, mbasi kisha d\u00ebgjuar dhe lexuar shum\u00eb p\u00ebr hisorin\u00eb e Amerik\u00ebs dhe kontributin e madh t\u00eb diaspor\u00ebs, p\u00ebr veprimtarin\u00eb e madhe patriotike n\u00eb dobi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare, t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Imzot Fan Stilian Nolit, Faik Konic\u00ebs, Mons Dr. Zef Oroshit, Prof. Rexhep Krasniqit, Kapidanin e Mirdit\u00ebs juristin Ndue Gjomarku, Ing. Xhafer Deva, Prof. Zef Neka, Mit\u2019hat Frash\u00ebrin, Prof. Luan Gashin, Abaz Kupin, Kolonel Xhemal Lajcin, Kol\u00eb Bajraktari, etj., me nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb von\u00eb pata fatin dhe nderin t\u00eb bashk\u00ebpunoj ngusht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat ideale t\u00eb shenjta atdhedashurie. Un\u00eb mb\u00ebrrita n\u00eb New York m\u00eb 19 Maj 1978 dhe dy muaj m\u00eb pas u martova.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse bashk\u00ebshortja ime vinte nga Puka, n\u00eb dit\u00ebt e dasm\u00ebs kisha t\u00eb ftuar shum\u00eb miq, q\u00eb ishin nj\u00ebkohsisht edhe figura t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb emigracionit, nacionalizmit dhe komunitetit shqiptaro-amerikan\u00eb k\u00ebtu n\u00eb New York dhe gjetk\u00eb. Nj\u00eb grup bashk\u00ebatdhetar\u00ebsh, si: Mons. Dr. Zef Oroshi, Ahmet Dervishi, Ymer Doda, Mahmut Cungu, Kol\u00eb Bajraktari, Gjeto Sinishtaj, Daut Vathi, Fran Sokoli dhe disa t\u00eb tjer\u00eb, vijn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe m\u00eb ftojn\u00eb t\u00eb aderoi n\u00eb Federat\u00ebn Panshqiptare \u201cVatra\u201d, q\u00eb asokohe i kishte zyrat e saj n\u00eb Boston. Pasi u urova mir\u00ebseardhjen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, kryetari i \u201cVatr\u00ebs\u201d e mori fjal\u00ebn dhe tha: \u201cM\u00eb kan\u00eb folur shum\u00eb disa miq p\u00ebr ju si intelektual i ri nga Kosova pjes\u00eb e shqipes s\u00eb cunguar, q\u00eb vatr\u00ebs son\u00eb i mungojn\u00eb njer\u00ebz nga kjo krahin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb, q\u00eb tu kemi ju n\u00eb m\u00ebsin ton\u00eb.\u201d Pasi fola pak p\u00ebr kontributin e Vatr\u00ebs s\u00eb Nolit dhe Konic\u00ebs, gjat\u00eb shum\u00eb dekadave, sikurse e kishim m\u00ebsuar n\u00eb shkollat tona n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pse jam i ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jap kontributin tim me gjith\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e mia, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe q\u00ebllimin fisnik, q\u00eb ka kjo organizat\u00eb fam\u00ebmadhe, e cila luajti nj\u00eb rol t\u00eb madh p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e n\u00ebn\u00ebs Shqip\u00ebri n\u00eb OKB. At\u00eb dit\u00eb m\u00eb em\u00ebruan si Sekretar i Deg\u00ebs s\u00eb Vatr\u00ebs p\u00ebr qytetin e madh Queens, New York. Pas pak kohe, vjen s\u00ebrisht ish Kryetari i Deg\u00ebs Gjeto Sinishtaj, p\u00ebr arsye t\u00eb tij personale jep dor\u00ebheqje dhe drejtimin e deg\u00eba s\u00eb Vatr\u00ebs e mora un\u00eb. Qysh n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb ardhjes n\u00eb Amerik\u00eb fillova t\u00eb shkruaj n\u00eb faqet e gazet\u00ebs \u201cDielli\u201d (1909). Shkrimet e mia u mir\u00ebpriten shum\u00eb mir\u00eb nga editori asokohe Xhevat Kallaxhiu dhe lexuesit. Aty si fillim, un\u00eb botova nj\u00eb poezi, kushtuar familjes fam\u00ebmadhe dhe shum\u00eb patriotike n\u00eb trevat tona, me titull: \u201cKulla e Sadik Ram\u00ebs\u201d. Poezia u prit shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas pak dit\u00ebsh, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time erdhen dhe m\u00eb takuan t\u00eb bijt\u00eb e Uk\u00eb Sadikut, nipat e heroit t\u00eb pamposhtur Sadik Ram\u00eb Gjurgjevikut: Ismeti, Sk\u00ebnderi dhe Selimi. Ishte hera e par\u00eb, q\u00eb pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb takoja tre v\u00ebllez\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt, ishin shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar, q\u00eb un\u00eb kisha shkruar nj\u00eb poezi. Ismeti, hapi faqen e gazet\u00ebs, ku m\u00eb tregoj poezin\u00eb dhe me nj\u00eb buz\u00ebqeshje fisnike me solli fal\u00ebnderime t\u00eb ngrohta nga familja e tij, duke m\u00eb njoftuar se ishte nipi i Sadik Ram Gjurgjevikut. Ai m\u00eb tha gjithashtu, se ishte Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Lidhjes s\u00eb Tret\u00eb Shqiptare t\u00eb Prizrenit t\u00eb themeluar n\u00eb New York, n\u00eb vitin 1962. Ismeti, m\u00eb oftoi k\u00ebrkes\u00ebn, q\u00eb ti bashkohem k\u00ebsaj organizate politike dhe atdhetare, q\u00eb kishte si synim dhe q\u00ebllim (me programin dhe rrug\u00ebn e saj) bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb trojeve etnike shqiptare rreth shtetit am\u00eb, sikurse kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr shekuj me radh\u00eb. P\u00ebr dy vjet me radh\u00eb un\u00eb dhe shoku i idealeve antikomuniste dhe patriotike, p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga kthetrat e shovinizmit t\u00eb t\u00ebrbuar serb, punuam pa u lodhur n\u00eb \u00e7do koh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mbar\u00ebvatjen e Kongresit, i cili, ishte menduar t\u00eb mbahej n\u00eb vitin 1982. N\u00eb Kongresin e mbajtur asokohe, un\u00eb u zgjodha me vota t\u00eb lira Sekretar i P\u00ebrgjish\u00ebm i Lidhjes s\u00eb Prizrenit, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbaj edhe sot e k\u00ebsaj dite, p\u00ebr 33 vjet me radh\u00eb.\u201d\u2026<\/p>\n<p><strong>Po kush \u00ebsht\u00eb Tom\u00eb Mrijaj?<\/strong><\/p>\n<p>Publicisti dhe studiuesi <strong>Tom\u00eb Mrijaj<\/strong> u lind n\u00eb Zllakuqan (Komuna e Klin\u00ebs). Shkoll\u00ebn 8-vje\u00e7are e fillon n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb Zllakuqan dhe e mbaron n\u00eb Klin\u00eb. Ai m\u00eb pas fillon dhe p\u00ebrfundon shkoll\u00ebn e mesme Normale (Pedagogjike) n\u00eb Gjakov\u00eb, vijon studimet e larta me korrespondenc\u00eb p\u00ebr Jurisprudenc\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr arsye politike nga perndjekjet e kolonizator\u00ebve t\u00eb sistemit komunist serb, ai largohet nga Kosova dhe shkon si emigrant n\u00eb Paris, ku q\u00ebndroi tre vjet. M\u00eb 1978, vendoset p\u00ebrfundimitsht n\u00eb New York, ku martohet. Ai n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit rregjistrohet n\u00eb St. Johns University n\u00eb Queens t\u00eb NY, ku vijoi studimet e larta. M\u00eb 1980, u zgjodh kryetar i deg\u00ebs &#8220;VATRA&#8221; n\u00eb Queens New York dhe antar i Kryesis\u00eb s\u00eb Federat\u00ebs Panshqiptare &#8220;Vatra&#8221; n\u00eb Boston, p\u00ebr 12 vjet me radh\u00eb. M\u00eb 1982, n\u00eb Kongresin e III-t\u00eb, u zgjodh Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i &#8220;Lidhjes s\u00eb Prizrenit&#8221; n\u00eb m\u00ebrgim, detyr\u00eb q\u00eb vijon ta mbaj\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>M\u00eb 1997-1998, ishte Kryetar i Shoqat\u00ebs Kulturore &#8220;Rozafat&#8221;, pran\u00eb Kish\u00ebs Katolike &#8220;Zoja e Shkodr\u00ebs&#8221; n\u00eb NY dhe antar i K\u00ebshillit t\u00eb Kish\u00ebs. M\u00eb 2002, zgjidhet n\/Kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Pajtimit Mbar\u00ebkomb\u00ebtar &#8220;N\u00ebn\u00eb Tereza&#8221;, dega New York. Q\u00eb nga dita e themelimit \u00ebsht\u00eb antar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane n\u00eb ShBA. Bujarin\u00eb e Tom\u00ebs e njohin t\u00eb gjith\u00eb, mbasi ai gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndihmuar talented e reja pa dallim feje e krahine, n\u00eb fush\u00ebn e studimeve dhe publicistik\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb kontribut financiare, p\u00ebr botime t\u00eb krijimeve dhe studimeve t\u00eb tyre t\u00eb para. N\u00eb \u00e7do aktivitet patriotik si p\u00ebr mbledhjen e ndihmave financiare p\u00ebr Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, familjet e varf\u00ebra n\u00eb nevoj\u00eb, rind\u00ebrtimin e Kosov\u00ebs, ngritjen e busteve, xhamiave dhe kishave n\u00eb Kosov\u00eb, ka qen\u00eb e pranishme edhe zemra dhe bujaria e Tom\u00eb Mrij\u00ebs, duke dh\u00ebn\u00eb shuma t\u00eb ndryshme sipas nevoj\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Ai ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb cdo demostrat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbysjen e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Lirin\u00eb e Pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nga nata e gjat\u00eb e pushtimit barbar serb. Ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00eb heret me publi\u00e7istik\u00eb, ku ka shkruar poezi, portrete historike, etj. si bashk\u00ebpun\u00ebtor i disa gazetave dhe revistave, q\u00eb botohen n\u00eb trojet etnike shqiptare dhe diaspor\u00eb. Shkrimet e tij mund t\u00eb gjenden, n\u00eb faqet e shum\u00eb gazetave dhe revistave, si: \u201cLidhja e Prizrenit\u201d, \u201cDielli\u201d, Illyria\u201d, \u201cJeta Katolike\u201d, \u201cZani i Shna Ndout\u201d, \u201cShkodra\u201d, \u201cKumbona e s\u00eb Diell\u00ebs\u201d, \u201cIllyricum\u201d, \u201cDielli Demokristian\u201d, \u201cKuq e Zi\u201d, \u201cLajmtari i t\u00eb Merguemit\u201d, \u201cBota Sot\u201d, \u201cKosova Press\u201d, \u201c55\u201d, \u201cMapo\u201d, \u201cShqipnia Etnike\u201d, \u201cBalli Komb\u00ebtar\u201d, etj. Studiuesi e publi\u00e7isti Mrijaj, ka shkruar parath\u00ebniet e shum\u00eb librave jet\u00ebshkrimor\u00eb. Ka n\u00eb pro\u00e7es dhe disa libra t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t&#8217;i botoj\u00eb.<\/p>\n<p>Esht\u00eb njeri nd\u00ebr organizatoret e shum\u00eb simpoziumeve dhe akademive kulturore e p\u00ebrkujtimore t\u00eb mbajtura n\u00eb atdhe e diaspor\u00eb. Ai ka hedhur drit\u00eb p\u00ebrmes hulumtimeve serioze historiko-shkencore t\u00eb shum\u00eb figurave t\u00eb l\u00ebn\u00eb me q\u00ebllim n\u00eb harres\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb, tema t\u00eb cilat jan\u00eb botuar rregullisht n\u00eb librin: \u201cE Djathta Shqiptare n\u00eb Mbrotje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike\u201d (I-XII), ku, ka ligj\u00ebruar p\u00ebr personalitetet e tilla, si: Kapidani i Mirdit\u00ebs juristi Ndue Gjomarku, Kapidan Markagjoni, themeluesin e Kish\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Katolike Shqiptare n\u00eb Amerik\u00eb Mons. Dr. Zef Oroshi (1812-1989), udh\u00ebheq\u00ebsin shpirt\u00ebror t\u00eb komunitetit shqiptaro-amerikan\u00eb Dom Anton K\u00e7ir\u00ebn, Ipeshkvin e Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopin, Presidentin Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn, Kontributi i lugdrinasve dhe Klerit Katolik n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr Shpalljen e Pavar\u00ebsis\u00eb, heroin\u00ebn Marie Shllaku, parashutistin Prof. Alush Leshanaku, tProf. Luan Gashi, trimin e pamposhtur nacionalist Ndue P\u00ebrlleshi, Palush Marleku, Kapiten Gjon Destanisha, Ndoc Mirakaj, Kolonel Xhemal La\u00e7i etj.<\/p>\n<p>Librat e botuar:<\/p>\n<blockquote><p>1. &#8220;Dom Anton K\u00e7ira sh\u00ebrbestar i Zotit e i Atdheut&#8221;, Monografi, botuar n\u00eb Shkod\u00ebr, 2002.<br \/>\n2. &#8220;Lidhja e Tret\u00eb e Prizrenit (1962-2002) themeluesi dhe udh\u00ebheq\u00ebsi Ismet Berisha&#8221;, Monografi, New York, 2002.<br \/>\n3. &#8220;Marie Shllaku bij\u00eb e Shkodr\u00ebs martire e Kosov\u00ebs&#8221;, Monografi, botuar n\u00eb New York, 2004.<br \/>\n4. &#8220;Ngjarje dhe portrete historike&#8221;, jet\u00ebshkrime t\u00eb figurave t\u00eb shquara shqiptare, botuar n\u00eb Prishtin\u00eb, 2004.<br \/>\n5. Monsinjor Dr. Zef Oroshi. \u201cNj\u00eb jet\u00eb e shkrir\u00eb p\u00ebr Fe e Atdhe\u201d. Jet\u00ebshkrim, 2009 New York.<br \/>\n6. \u201cGjeneza e Familjes Mrijaj\u201d, Kujtime, Shkod\u00ebr, 2015<\/p><\/blockquote>\n<p>Fal\u00ebminderit p\u00ebr vemendjen dhe suksese n\u00eb punimet e Simpoziumit!<\/p>\n<p><strong>Klajd Kapinova<\/strong>, <em>New York, Gusht, 2015<\/em><\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: <em>Kjo kumtese eshte mbajtur ne Hotel \u201cPanorama\u201d n\u00eb qytetin historik t\u00eb Gjergj Kastriotit n\u00eb Kruj\u00eb nga zonjusha Leonora La\u00e7i, Sekretare e Shoqates Trojet e Arberit\u2019<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cGruaja, tek fisi Mrijaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e respektuar, \u00ebsht\u00eb engj\u00eblli i vatr\u00ebs q\u00eb lind, rrit dhe edukon f\u00ebmijt\u00eb, q\u00eb pret e p\u00ebrciell miqt\u00eb, q\u00eb lart\u00ebson nderin e familjes, q\u00eb vler\u00ebsohet nga pjestar\u00ebt meshkuj t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb nga vjehrri e deri te f\u00ebmij\u00ebt. Nj\u00eb kuror\u00ebzim i till\u00eb, i figur\u00ebs fem\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14230","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cGruaja, tek fisi Mrijaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e respektuar, \u00ebsht\u00eb engj\u00eblli i vatr\u00ebs q\u00eb lind, rrit dhe edukon f\u00ebmijt\u00eb, q\u00eb pret e p\u00ebrciell miqt\u00eb, q\u00eb lart\u00ebson nderin e familjes, q\u00eb vler\u00ebsohet nga pjestar\u00ebt meshkuj t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb nga vjehrri e deri te f\u00ebmij\u00ebt. Nj\u00eb kuror\u00ebzim i till\u00eb, i figur\u00ebs fem\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-08-16T16:40:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike\",\"datePublished\":\"2015-08-16T16:40:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/\"},\"wordCount\":3591,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/\",\"name\":\"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-16T16:40:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"\u201cGruaja, tek fisi Mrijaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb e respektuar, \u00ebsht\u00eb engj\u00eblli i vatr\u00ebs q\u00eb lind, rrit dhe edukon f\u00ebmijt\u00eb, q\u00eb pret e p\u00ebrciell miqt\u00eb, q\u00eb lart\u00ebson nderin e familjes, q\u00eb vler\u00ebsohet nga pjestar\u00ebt meshkuj t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, q\u00eb nga vjehrri e deri te f\u00ebmij\u00ebt. Nj\u00eb kuror\u00ebzim i till\u00eb, i figur\u00ebs fem\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-08-16T16:40:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike","datePublished":"2015-08-16T16:40:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/"},"wordCount":3591,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/","name":"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg","datePublished":"2015-08-16T16:40:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/gjeneza_familjes_mrijaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zemra-atdhetare-e-familjes-dhe-e-publicistit-te-nderuar-tome-mrijajt-rreh-vetem-per-shqiperine-etnike\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zemra atdhetare e familjes dhe e publicistit t\u00eb nderuar Tom\u00eb Mrijajt rreh vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14230\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}