{"id":14225,"date":"2015-08-10T17:35:24","date_gmt":"2015-08-10T16:35:24","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4093"},"modified":"2015-08-10T17:35:24","modified_gmt":"2015-08-10T16:35:24","slug":"pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/","title":{"rendered":"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p>Gjergj Kastrioti, Pjet\u00ebr Bogdani dhe Gjergj Fishta, jan\u00eb tri figura themeltare t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptare q\u00eb nuk kan\u00eb varre. E k\u00ebto figura, s\u2019jan\u00eb dosido figura. Ata, me vepr\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre, u ngjajn\u00eb apostujve dhe misionar\u00ebve. Ndon\u00ebse jetuan n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore, i nd\u00ebrlidh fati i tyre i pasvdekjes- mungesa e varreve. Dhe k\u00ebshtu p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb tri shtylla qendrore q\u00eb e mbajn\u00eb lart\u00eb ngrehin\u00ebn kulturore e identitetin europian t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Simpozium, Pjet\u00ebr Bogdani\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong>, te eseu monumental \u201cMosmarr\u00ebveshja\u201d dhe te tregimi \u201cRaporti i fsheht\u00eb\u201d e trajton k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke t\u00ebrhequr nj\u00eb paralele dometh\u00ebn\u00ebse, mes munges\u00ebs s\u00eb varrit t\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar dhe atij t\u00eb Jezu Krishtit. Kadare e p\u00ebrforcon filozofin\u00eb e tij sidomos te tregimi n\u00eb fjal\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet fraz\u00ebs: \u201cZbraz\u00ebtia e varrit d\u00ebshmon shenjt\u00ebrin\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb shenjt\u00ebri t\u00eb till\u00eb e d\u00ebshmon edhe jeta dhe vepra Pjet\u00ebr Bogdanit (1630-1689). Ky shkrimtar i shquar nga njoh\u00ebs t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si korife i shkenc\u00ebs dhe arteve shqiptare.<br \/>\nN\u00eb fakt, te mungesa e varreve q\u00ebndron analogjia filozofike e influenc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb ushtruar k\u00ebto figura n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore e kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve. E dim\u00eb se krishterimi si fe, \u00ebsht\u00eb ngritur mu n\u00eb saje t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb varrit t\u00eb Krishtit, pra ai q\u00ebndron te ngjallja e tij. E n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare, zhvarrimi i Gjergj Fisht\u00ebs e sforcon mitin e martirizimit t\u00eb krijuesve shqiptar\u00eb, t\u00eb ngjash\u00ebm me Pjet\u00ebr Bogdanin-shkruan Sabri Hamiti.<\/p>\n<p>Te tri figurat e lartp\u00ebrmendura, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb boshtin qendror t\u00eb kultur\u00ebs e identitetit shqiptar.<br \/>\nN\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb kombi, t\u00eb rralla jan\u00eb ato figura t\u00eb cilave u bie barra e r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb ken\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht role t\u00eb shum\u00ebfishta: t\u00eb jen\u00eb prij\u00ebs politik\u00eb, ushtarak\u00eb, religjioz\u00eb e kulturor\u00eb. Pjet\u00ebr Bogdani yn\u00eb, i tradit\u00ebs s\u00eb Hasit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fliste Dhimit\u00ebr S. Shuteriqi e studiues t\u00eb tjer\u00eb, nga elteri ku predikonte dashurin\u00eb dhe mir\u00ebsin\u00eb kristiane, iu desh t\u00eb ngjitej n\u00eb male dhe t\u00eb zbriste n\u00eb fusha, p\u00ebr t\u2019i bashkuar shqiptar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur kund\u00ebr pushtimit osman q\u00eb dvarte gjuh\u00eb e kultur\u00eb. Misionari n\u00eb aksion, s\u2019mund t\u00eb ndalej me kaq.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrshkoi qytete e vende, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar dije e kultur\u00eb. U b\u00eb doktor i par\u00eb i filozofis\u00eb dhe teologjis\u00eb nd\u00ebr shqiptar. M\u00ebsoi p\u00ebr artin e kultur\u00ebn, p\u00ebr poezin\u00eb e filozofin\u00eb, p\u00ebr historin\u00eb e shum\u00eb dije tjera n\u00eb Itali, dhe k\u00ebshtu p\u00ebrftoi kultur\u00eb e dije, t\u00eb cilat do t\u2019i manifestoi te libri monumental, \u00c7et\u00ebn e profet\u00ebve, nj\u00eb vep\u00ebr misionare e sh\u00eblbuese dhe do t\u00eb influencoj\u00eb kultur\u00ebn shqiptare q\u00eb nga botimi i par\u00eb me 1685 e gjer n\u00eb dit\u00ebt tona. Sh\u00ebmb\u00ebllimin e figur\u00ebs s\u00eb Bogdanit e gjejm\u00eb t\u00eb mish\u00ebruar te njeriu i shekullit ton\u00eb, Ibrahim Rugova. Ky i fundit, si erudit i shk\u00eblqyer, njoh\u00ebs dhe studiues i vepr\u00ebs s\u00eb Bogdanit, nga libri do t\u00eb kalonte n\u00eb aksion, p\u00ebr t\u00eb shpalosur identitetin kulturor e shpirt\u00ebror t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr ata drejt liris\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb. Rugova, m\u00ebsues e udh\u00ebrr\u00ebfyes pati Bogdanin. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb fati i kryeveprave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb njer\u00ebzimit, q\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb pareshtur kultur\u00ebn dhe qytet\u00ebrimin. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00c7eta e Bogdanit.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Bogdani, si\u00e7 shkruan n\u00eb parath\u00ebnie t\u00eb librit, ishte prej Gurit t\u00eb Hasit t\u00eb Prizrenit, ku para tij ishte ngjizur nj\u00eb kultur\u00eb e shkrimit dhe e rezistenc\u00ebs kund\u00ebr turqve. T\u00eb dh\u00ebnat biografike, tregojn\u00eb se nga s\u00ebmundja nuk arriti ta realizonte p\u00ebrpjekjen me Pikolominin p\u00ebr t\u00eb organizuar betej\u00ebn kund\u00ebr osmaneve, sepse ushtria e gjeneralit austriak niset n\u00eb drejtim t\u00eb Shkupit, po nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qytet, sepse e kishte marr\u00eb epidemia e murtaj\u00ebs, prandaj e djeg qytetin dhe kthehet prap\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Bogdani ia siguron ushtris\u00eb s\u00eb Pikolominit 6000 shqiptar\u00eb dhe bashk\u00eb me t\u00eb niset p\u00ebr n\u00eb Prizren, ku shpartallohet ushtria e Pikolominit nga s\u00ebmundja e murtaj\u00ebs dhe forcat turke. Me t\u00eb arritur n\u00eb Prizren, Bogdani s\u00ebmur\u00ebt nga murtaja dhe vdes m\u00eb 6 dhjetor t\u00eb vitit 1689, n\u00eb Prishtin\u00eb. Pas vdekjes, si\u00e7 njofton nipi Gjergj Bogdani, turqit dhe tatar\u00ebt trupin e tij e kan\u00eb nxjerr\u00eb nga varri dhe ua kan\u00eb hedhur qeneve n\u00eb mes t\u00eb piac\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs. K\u00ebtu mbaron veprimtaria e tij tragjike dhe fillon jet\u00ebn vepra e tij kulturore, si zgjatim i frym\u00ebs s\u00eb tij, i kujtes\u00ebs dhe identitetit sh\u00eblbues q\u00eb la si testament t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr ne. M\u00eb k\u00ebt\u00eb akt, tatar\u00ebt tentuan ta zhduknin filozofin\u00eb bogdaniane, mir\u00ebpo ajo triumfoi dhe i q\u00ebndroi stoikisht koh\u00ebs s\u00eb m\u00ebvonshme, kur persekutimet dhe kalvari i shqiptar\u00ebve ve\u00e7sa u thellua. Megjithat\u00eb, \u00c7eta e tij, si kultur\u00eb e ideologji s\u2019u ndal. Ajo marshoi deri n\u00eb dit\u00ebt tona. U mish\u00ebrua te dishepulli i ideve dhe idealeve t\u00eb tij, Ibrahim Rugova, i cili, ashtu si Bogdani u shk\u00ebput\u00eb nga jeta, pa e finalizuar misionin e tij. Nj\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllim q\u00eb na shtyt\u00eb t\u00eb p\u00ebrsiasim dhe meditojm\u00eb.<\/p>\n<p>Historiografia letrare shqipe d\u00ebfton se vepra e Bogdanit pati jehon\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme kulturore dhe ndikoi fuqish\u00ebm n\u00eb konsolidimin e let\u00ebrsis\u00eb dhe gjuh\u00ebs shqipe. Ajo njihej nga rilind\u00ebsit e shumt\u00eb, si Naimi, Mjeda, Konica, etj., dhe p\u00ebrjetoi botime e studime kritike t\u00eb shumta. K\u00ebshtu u b\u00eb pjes\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kulturore t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nNga relacionet e Bogdanit me vlera historiografike e letrare, kuptojm\u00eb se bredhja ishte fati i Bogdanit. Ai vazhdimisht bredhte; her\u00eb duke k\u00ebrkuar vendstrehim nga persekutimi dhe ndjekja q\u00eb i b\u00ebnin turqit; her\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar aleat\u00eb e miq p\u00ebr t\u00eb organizuar kryengritje kund\u00ebr pushtimit turk; her\u00eb duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr ta botuar librin e tij, me t\u00eb cilin d\u00ebshironte t\u00eb ndri\u00e7onte mendjet, n\u00eb vendin ku mbizot\u00ebronte pa dija.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Bogdani si apasionuar p\u00ebr dije e kultur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sh\u00eblbuar vendin e tij p\u00ebrball m\u00ebkatit dhe padijes, q\u00eb zgjeronin hap\u00ebsira n\u00eb atdheun e plandosur n\u00eb mjerim, dinte se arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqishme, ishin dija e libri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai mendonte se mund t\u00eb ndikonte n\u00eb vet\u00ebdijesimin kulturor dhe shpirt\u00ebror t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb shtypur. At\u00ebbot\u00eb, vendi i tij dergjej n\u00eb nj\u00eb rob\u00ebri t\u00eb err\u00ebt dhe i verbuem me dy pal\u00eb mjegulla t\u00eb zeza mbi faqe, q\u00eb jan\u00eb m\u00ebkati, e padija sepse ishte dvar\u00eb dija e urtia.<\/p>\n<p>N\u00eb parath\u00ebnien \u201cT\u00eb primit\u00eb p\u00ebrpara letrarit\u201d, Bogdani n\u00eb form\u00eb programatike e misonarike e shpalosi filozofin\u00eb e tij p\u00ebr librin, konceptet themelore p\u00ebr dijen, religjionin, kultur\u00ebn dhe p\u00ebrparimin, dhe ato i nd\u00ebrlidhte me misionin e shenjt\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs e librit, t\u00eb letrar\u00ebve e doktor\u00ebve. Ai ishte n\u00eb kontakt me qendrat e m\u00ebdha t\u00eb kultur\u00ebs, ku lul\u00ebzonte humanizmi, dija e p\u00ebrparimi.<\/p>\n<p>Ndaj, Bogdani i bindur n\u00eb nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb kultivonte bukurin\u00eb e giuhes\u00eb u rrek t\u00eb shkruante nj\u00eb vep\u00ebr p\u00ebr Arb\u00ebrin\u00eb e tij dhe kultur\u00ebn ton\u00eb, nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb do t\u00eb mbetet p\u00ebrmendore e lart\u00ebsuar deri n\u00eb piedestalin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kultur\u00ebn shqipe.<br \/>\nLuigj Marlekajt, njoh\u00ebs i shk\u00eblqyer i vepr\u00ebs s\u00eb Bogdanit dhe i Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb studimin e tij monografik &#8220;Pjet\u00ebr Bogdani e Shqipnia e koh\u00ebs se tij&#8221;, tregon se Bogdani me guximin e pashoq, u b\u00eb &#8220;ai qe nuk len k\u00ebt\u00eb vend te bahet turk&#8221;- thoshin sundimtar\u00ebt osman. Kjo ishte nj\u00eb pun\u00eb kolosale e nj\u00eb korifeu t\u00eb madh; e nj\u00eb njeriu t\u00eb p\u00ebrkushtuar p\u00ebr ideale t\u00eb larta e sublime. Ndaj, \u201cConues prophetarum\u201d mbetet \u00c7eta e kultur\u00ebs shqiptare, q\u00eb marshon vet\u00ebdijsh\u00ebm gjer n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Pjet\u00ebr Bogdani, me jet\u00ebn e flijuar n\u00eb altarin e idealeve komb\u00ebtare, fetare e kulturore, dhe me veprimtarin\u00eb e bujshme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb atdheut, mbetet apostulli kryesor i let\u00ebrsis\u00eb dhe kultur\u00ebs shqipe, ndikimi i t\u00eb cilit n\u00eb formimin e identitetit kulturor t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Bogdani, n\u00eb kohen e p\u00ebrndjekjeve dhe persekutimeve, kudo q\u00eb fshihej, me vete merrte libra. Sepse ai ishte i mish\u00ebruar me dijen, librin dhe misionin e bariut, sipas sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb tij t\u00eb besimit. K\u00ebshtu, kultur\u00ebs shqiptare i la nj\u00eb kryevep\u00ebr kulturore, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet monument i identitetit shqiptar.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e historiografis\u00eb letrare shqipe, d\u00ebshmojn\u00eb se vepra e Bogdanit ishte e njohur p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb fazave t\u00eb zhvillimit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. U \u00e7mua dhe vler\u00ebsua nga rilind\u00ebsit, mir\u00ebpo kulmi i influenc\u00ebs se tij u shfaq ne platform\u00ebn e kulturore e ideologjike t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs. Ne fakt, Rugova si dishepull i Bogdanit, e ndoqi \u00ebndrr\u00ebn e Bogdanit, p\u00ebr ta vazhduar aty ku mbet korifeu i kultur\u00ebs shqiptare: betej\u00ebn politike dhe kulturore.<\/p>\n<p>Koha si gjykatorja m\u00eb e drejt, ka d\u00ebshmuar se Pjet\u00ebr Bogdani nuk shkroi dosido vep\u00ebr. Ai shkroi nj\u00eb kryevep\u00ebr, e cila p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb shqiptare deri te fillimi i Rilind\u00ebs Komb\u00ebtare, kur do t\u00eb botohet \u201cMilosau\u201d i De Rad\u00ebs, me 1836.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj Gjergj Kastrioti, Pjet\u00ebr Bogdani dhe Gjergj Fishta, jan\u00eb tri figura themeltare t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptare q\u00eb nuk kan\u00eb varre. E k\u00ebto figura, s\u2019jan\u00eb dosido figura. Ata, me vepr\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre, u ngjajn\u00eb apostujve dhe misionar\u00ebve. Ndon\u00ebse jetuan n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore, i nd\u00ebrlidh fati i tyre i pasvdekjes- mungesa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj Gjergj Kastrioti, Pjet\u00ebr Bogdani dhe Gjergj Fishta, jan\u00eb tri figura themeltare t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptare q\u00eb nuk kan\u00eb varre. E k\u00ebto figura, s\u2019jan\u00eb dosido figura. Ata, me vepr\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre, u ngjajn\u00eb apostujve dhe misionar\u00ebve. Ndon\u00ebse jetuan n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore, i nd\u00ebrlidh fati i tyre i pasvdekjes- mungesa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-08-10T16:35:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve\",\"datePublished\":\"2015-08-10T16:35:24+00:00\",\"dateModified\":\"2015-08-10T16:35:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/\"},\"wordCount\":1655,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/\",\"name\":\"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-10T16:35:24+00:00\",\"dateModified\":\"2015-08-10T16:35:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj Gjergj Kastrioti, Pjet\u00ebr Bogdani dhe Gjergj Fishta, jan\u00eb tri figura themeltare t\u00eb kultur\u00ebs dhe historis\u00eb shqiptare q\u00eb nuk kan\u00eb varre. E k\u00ebto figura, s\u2019jan\u00eb dosido figura. Ata, me vepr\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre, u ngjajn\u00eb apostujve dhe misionar\u00ebve. Ndon\u00ebse jetuan n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore, i nd\u00ebrlidh fati i tyre i pasvdekjes- mungesa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-08-10T16:35:24+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve","datePublished":"2015-08-10T16:35:24+00:00","dateModified":"2015-08-10T16:35:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/"},"wordCount":1655,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/","name":"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg","datePublished":"2015-08-10T16:35:24+00:00","dateModified":"2015-08-10T16:35:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/imzot_pjeter_bogdani_pikture.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/pjeter-bogdani-i-pari-i-cetes-se-profeteve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pjet\u00ebr Bogdani, i pari i \u00c7et\u00ebs s\u00eb profet\u00ebve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14225"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14225"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14225\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}