{"id":14214,"date":"2015-07-25T17:51:26","date_gmt":"2015-07-25T16:51:26","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=4218"},"modified":"2015-07-25T17:51:26","modified_gmt":"2015-07-25T16:51:26","slug":"e-shtuna-e-betimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/","title":{"rendered":"E SHTUNA E BETIMIT&#8230;"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>&#8211; <em>Sh\u00ebnime dhe mbresa, nga Filadelfia(ShBA), n\u00eb nderim e kujtim t\u00eb poetit, prozatorit, p\u00ebrkthyesit dhe shkenc\u00ebtarit t\u00eb talentuar<\/em>, <strong>Betim Mu\u00e7o<\/strong> &#8211;<\/p><\/blockquote>\n<p>Nga: <strong>LAVER NIKU<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Betim Mu\u00e7o\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Para disa dit\u00ebve, Shoqata &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, n\u00eb Filadelfia (SHBA), organizoi nj\u00eb veprimtari p\u00ebrkujtimore, n\u00eb 6-mujorin e largimit nga ne t\u00eb t\u00eb paharruarit Betim Mu\u00e7o. N\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb Iliriana Sulkuqit dhe t\u00eb palodhurit Llazar Vero, p\u00ebr nj\u00eb cast, mendova se qiejt, ku banon tani Betimi yn\u00eb, u p\u00ebrthyen, u ul\u00ebn dhe e sollen nd\u00ebrmjetg nesh, ashtu t\u00eb qeshur, si\u00e7 na e la dhe amanet. Ishin t\u00eb shumt\u00eb ata, q\u00eb kishin ardhur ta \u201ctakonin\u201d, jo vet\u00ebm nga familja, por dhe shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kishin me vete fjal\u00ebt e mir\u00ebsin\u00eb, q\u00eb ai na la. T\u00eb gjith\u00eb e njihnin dhe e kishin n\u00eb kujtes\u00eb buzagas, duke kujtuar ato fjal\u00eb, q\u00eb u kishte l\u00ebn\u00eb: &#8220;Me mbani mend, duke qeshur&#8221;. Dhe donin t\u00eb flisnin t\u00eb gjith\u00eb, ashtu spontanisht. Por sa shpejt &#8220;hapa&#8221; syt\u00eb: Kishte ardhur apo jo Betimi yn\u00eb? Se, po t\u00eb ishte v\u00ebrtet\u00eb aty, s&#8217;do t\u00eb lejonte nj\u00ebri t\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb. Se ai punoi, shkroi dhe e skaliti fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, me heshtje e modesti t\u00eb pashoqe. Erdhi duke qeshur Betimi, por s&#8217;di pse u kujtova te mora rrugen e kthimit, n\u00eb Ne\u00eb York, p\u00ebr &#8220;mosmirenjohjen&#8221; shp\u00ebrblyese te tij: M\u00eb la mua dhe shume t\u00eb tjer\u00eb, me nj\u00eb boshll\u00ebk malli e dhimbjeje&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu shkruante n\u00eb facebook, m\u00eb 12 korrik 2015, shoku i tij i m\u00eb se 40 viteve, poeti dhe kritiku i let\u00ebrsis\u00eb, Vaid Hyzoti. N\u00eb k\u00ebto pak rreshta, duket sikur p\u00ebrmblidhet gjith\u00e7ka ndodhi dhe u ndje, n\u00eb sall\u00ebn e veprimtarive t\u00eb Shoqat\u00ebs &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr at\u00eb takim t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs, kishim koh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatiteshim. Shk\u00ebndij\u00ebn e par\u00eb e dha mikja e Shoqat\u00ebs Atdhetare-Kulturore &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, poetja e mir\u00ebnjohur, gazetarja dhe veprimtarja e palodhur, Iliriana Sulkuqi. &#8220;T\u00eb organizojm\u00eb nj\u00eb mbasdite me shok\u00eb dhe miq t\u00eb Betimit, me dashamir\u00ebs t\u00eb poezis\u00eb dhe pun\u00ebs s\u00eb tij krijuese&#8230;.-tha ajo- N\u00eb korrik ai b\u00ebn gjasht\u00eb muaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga ne.&#8221; Mendimi i saj gjeti p\u00ebrkrahjen e plot\u00eb t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs. U p\u00ebrgatit\u00ebn stilolapsat me emrin e Betim Mu\u00e7os. Iliriana la, \u201csi padashje\u201d, edhe paret p\u00ebr koston e tyre. Me ndihm\u00ebn e bashk\u00ebshortes s\u00eb Betimit, u p\u00ebrgatit\u00ebn broshurat p\u00ebr biografin\u00eb dhe veprimtarin\u00eb letrare dhe shkencore t\u00eb Betimit. Pastaj nj\u00eb fotografi e madhe n\u00eb kanavac\u00eb, q\u00eb tani ka z\u00ebn\u00eb vend midis fotove t\u00eb njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb fjal\u00ebs shqipe, n\u00eb sall\u00ebn e veprimtarive t\u00eb Shoqat\u00ebs. Betimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e till\u00eb, me kuptimin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Betim Mu\u00e7o - p\u00ebrkujtim\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco_perkujtim.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Salla e k\u00ebtij takimi u mbush shpejt. Nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt, si zonja q\u00eb priste miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e Betimit dhe bashkatdhetar\u00ebt e tij, ishte bashk\u00ebshortja e tij, prof. dr. Martha Mu\u00e7o, e shoq\u00ebruar nga i biri, Zinart Mu\u00e7o me t\u00eb fejuar\u00ebn. Nga \u00cbashingtoni, Merilendi, Nju Jorku, Nju Jersi, erdh\u00ebn shok\u00eb dhe miq t\u00eb Betimit dhe Mart\u00ebs, krijues dhe gazetar\u00eb t\u00eb &#8220;Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs&#8221; etj. Rrall\u00eb ka par\u00eb ajo nd\u00ebrtes\u00eb kaq shum\u00eb bashkatdhetar\u00eb, t\u00eb ardhur nga shtete t\u00eb tjera t\u00eb Amerik\u00ebs. Pastaj erdh\u00ebn &#8220;v\u00ebndalinjt\u00eb&#8221;, q\u00eb sipas zakonit shqiptar sillnin edhe di\u00e7ka t\u00eb gatuar apo pir\u00eb. Dikush nj\u00eb kuti me birr\u00eb, dikush nj\u00eb byrek ose gatim tjet\u00ebr t\u00eb tradit\u00ebs son\u00eb etj.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb ekranin e madh filloi te shfaqej nj\u00eb montazh, nga intervistat e Betim Mu\u00e7os n\u00eb kanalet televizive shqiptare dhe k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebnduara nga Va\u00e7e Zela dhe Bashkim Alibali, me tekste t\u00eb Betimit, p\u00ebrgatitur nga i pasionuari i kameras, Flori Bezhani: &#8221; Desha t\u00eb dilte me n\u00eb pah jeta e tij, Betimi si njeri, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gj\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij.&#8221;- tregonte Flori m\u00eb von\u00eb, kur merrte p\u00ebrg\u00ebzimet p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebn pastaj e mori Tajar Domi, kryetar i Shoqat\u00ebs &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221; n\u00eb Filadelfia. Pasi u uroi mir\u00ebseardhjen t\u00eb pranishm\u00ebve, nd\u00ebr t\u00eb tjera, tha: &#8220;Duke respektuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, thjesht, por me shpirt dhe zem\u00ebr, prof. dr. Betim Mu\u00e7o, ne respektojm\u00eb veten, respektojm\u00eb vlerat tona intelektuale komb\u00ebtare dhe mburremi denj\u00ebsisht para bot\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebto kapacitete, q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb jen\u00eb, konkurojn\u00eb me kok\u00ebn lart dhe fitojn\u00eb. Por ne nuk duhet t&#8217;i l\u00ebm\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt e tyre t\u00eb d\u00ebgjohen me vones\u00eb, pasi ata ndahen nga ne. Detyra jon\u00eb si qytetar\u00eb \u00ebsht\u00eb t&#8217;i p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb k\u00ebto vlera te t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebt e sidomos te t\u00eb rinjt\u00eb, te ky brez, q\u00eb po arrin t\u00eb arsmohet edhe k\u00ebtu n\u00eb shkollat dhe universitetet m\u00eb me em\u00ebr n\u00eb Amerik\u00eb. Emra t\u00eb till\u00eb, si i prof. dr. Betim Mu\u00e7o, duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb brez t\u00eb ndjehet krenar&#8230;<\/p>\n<p>Kombit ton\u00eb i duhen vlera, q\u00eb ai t\u00eb njihet dhe t\u00eb zhvillohet p\u00ebrkrah kombeve t\u00eb tjer\u00eb. Betimi ishte nj\u00eb vler\u00eb e till\u00eb e madhe dhe i till\u00eb do t\u00eb mbetet p\u00ebrher\u00eb. Ai la pas nj\u00eb trash\u00ebgimi t\u00eb pasur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, mbi 25 vepra, n\u00eb poezi dhe n\u00eb proz\u00eb, me nivel t\u00eb lakmuesh\u00ebm artistik; libra dhe studime shkencore n\u00eb fush\u00eb t\u00eb sizmiologjis\u00eb n\u00eb nivel komb\u00ebtar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebrkthime nobelist\u00ebsh bot\u00ebror\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, atdhedashurin\u00eb e tij, q\u00eb e p\u00ebr\u00e7oi kudo, ku ai punoi dhe jetoi, edhe k\u00ebtu n\u00eb Amerik\u00eb, gjat\u00eb 13 viteve t\u00eb fundit&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nisi t\u00eb ravij\u00ebzohet dhe dal\u00ebngadal\u00eb t\u00eb trup\u00ebzohet dhe t\u00eb vij\u00eb i gjall\u00eb nd\u00ebrmjet nesh, Betimi yn\u00eb i dashur. Ngrihet poetesha z\u00ebm\u00ebrmadhe, Iliriana Sulkuqi q\u00eb, pasi foli p\u00ebr Betimin dhe poezin\u00eb e tij, tha se e falenderonte at\u00eb sepse na m\u00ebsoi si t\u00eb heshtim, m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb flasim. Falenderoi bashk\u00ebshorten e Betimit, Marta Mu\u00e7on, p\u00ebr gjith\u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebn p\u00ebr at\u00eb. M\u00eb tej, ajo lexoi poezin\u00eb e tij &#8220;M\u00eb mbani mend, duke qeshur&#8221;. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai shkroi: &#8220;Nuk b\u00ebra kurr\u00eb \u00e7\u2019desha t\u00eb b\u00ebj, \/Nuk qesh\u00eb kurr\u00eb si\u00e7 desha t\u00eb jem,\/:\u00cbnd\u00ebrrova titan\u00ebt dhe me mizat jam ndeshur\/ Miqt\u00eb e mij, ju l\u00eb amanet : \/M\u00eb mbani mend duke qeshur&#8221;.<\/p>\n<p>Publicisti Llazar Vero, q\u00eb ishte ngarkuar me mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebtij takimi, lexoi nj\u00eb mesazh t\u00eb d\u00ebrguar nga Nju Jorku, prej mikut t\u00eb Betim Mu\u00e7os, poeti dhe prozatori i mir\u00ebnjohur Roland Gjoza. Pasi k\u00ebrkonte ndjes\u00eb se, p\u00ebr ar\u00ebsye sh\u00ebndetsore, nuk mund t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash, shkruante : &#8220;Ju lutem, transmetojani familjes Mu\u00e7o nderimin, gjer\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjt\u00ebri t\u00eb k\u00ebsaj dite, aq t\u00eb r\u00ebndesishme, jo vet\u00ebm p\u00ebr ata, po dhe p\u00ebr miqt\u00eb, letrat, shkenc\u00ebn. Betimi \u00ebsht\u00eb ringjallur, q\u00eb dit\u00ebn kur u kujtua dhe s&#8217;harrohet m\u00eb&#8230; Jo, nuk e lodhi shkenca, ajo p\u00ebrpik\u00ebri e r\u00ebnd\u00eb prej ekzakt\u00ebsis\u00eb; jo, nuk e lodh\u00ebn udh\u00ebtimet e pafundme kozmopolitin fisnik, q\u00eb donte t&#8217;i shijonte t\u00eb 1000 bukurit\u00eb divine k\u00ebsaj bote, p\u00ebrpara se t\u00eb shkonte andej nga 100 vjet\u00ebt; jo, nuk e lodh\u00ebn fizike dhe e \u00e7on n\u00eb tejjet\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, n\u00eb tejjet\u00eb e kishte k\u00ebrthiz\u00ebn&#8230; Na e mori Dante. As Ajnshtajni, as Kolombi, as Marta, s&#8217;pat\u00ebn fuqi ta mbanin. K\u00ebshtu e kan\u00eb poet\u00ebt. Po nuk ikin \u00e7&#8217;lidhej me njer\u00ebzit, po me t\u00eb fsheht\u00ebn e frym\u00ebzimit spontan q\u00eb e rr\u00ebmben njeriun prej sfer\u00ebs v\u00ebrtet, vet\u00ebm sa b\u00ebjn\u00eb nje sfid\u00eb, k\u00ebta anarshist\u00eb t\u00eb statukuos\u00eb dhe vijn\u00eb kur i zem\u00eb me goj\u00eb. Si sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim miqsh e familjar\u00ebsh, q\u00eb kan\u00eb at\u00eb fuqi sa ta l\u00ebn\u00eb Danten vet\u00ebm. Po, po, e ka k\u00ebt\u00eb fuqi, &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221; n\u00eb Filadelfia, e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb fuqi Marta, miqt\u00eb. U shfaq.<\/p>\n<p>Syri \u00ebsht\u00eb m\u00eb i varf\u00ebr se ndjenja, ndon\u00ebse shquhet. T\u00eb mos harrojm\u00eb se sot kemi ngapak Zot midis nesh. Dhe ndodh mrekullia, jo p\u00ebrmes fjal\u00ebve t\u00eb Ungjillit, po p\u00ebrmes fjal\u00ebve t\u00eb shpirtit. Kemi humbur format, s&#8217;kemi veshje e tipare, q\u00eb t\u00eb na dallojn\u00eb, po jemi b\u00ebr\u00eb l\u00ebnd\u00eb efemere, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb Betim Mu\u00e7o t\u00eb ngallet! Dhe ja, ku e ngjall\u00ebm&#8230;&#8221;. K\u00ebshtu shkroi poeti p\u00ebr poetin. N\u00eb k\u00ebto \u00e7aste m\u00eb kujtohet nj\u00eb th\u00ebnie e Betimit p\u00ebr poet\u00ebt dhe poezin\u00eb : &#8221; Poezia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rith\u00ebn\u00eb vet\u00ebveten. Ajo lind nga shpirt\u00ebra, q\u00eb shohin atje, ku jo t\u00eb gjith\u00eb shohin dot.&#8221;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb sall\u00eb u krijua nj\u00eb atmosfer\u00eb e mbushur me emocione t\u00eb fuqishme, q\u00eb shoq\u00ebroheshin me p\u00ebrlotje dhe buz\u00ebqeshje, t\u00eb p\u00ebrziera me dhimbje, dashuri dhe kujtime pa fund. Ngrihet shoku i af\u00ebrt i Betimit, Vaid Hyzoti, q\u00eb megjith\u00ebse me probleme jo t\u00eb vogla sh\u00ebndet\u00ebsore, ishte atje at\u00eb dit\u00eb janari, me mot t\u00eb hidhur, p\u00ebr tu ndar\u00eb &#8220;p\u00ebr pak&#8221; nga Betimi dhe p\u00ebr ta pasur pran\u00eb n\u00eb kujtimet e tij gjith\u00eb jet\u00ebn. Solli nd\u00ebrmjet t\u00eb pranishm\u00ebve mjaft t\u00eb gjalla takimet e t\u00eb shtunave me Betimin dhe shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb kur ishte nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb gjimnaz e pastaj student dhe gazetar. Ishte poezia dhe mir\u00ebsia e ve\u00e7ant\u00eb e Betimit, q\u00eb e mbante lidhur t\u00eb shtunave. Por kur mungonte Betimi n\u00eb takime, bisedat k\u00ebrcisnin, p\u00ebsonin \u00e7arje. Mungonte njeriu q\u00eb mbushte \u00ebmb\u00ebl dhe m\u00ebn\u00e7urisht k\u00ebto takime, me mir\u00ebsin\u00eb dhe kultur\u00ebn e tij t\u00eb gj\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;M\u00eb mir\u00eb ishte t\u00eb t\u00eb dilte ndonj\u00eb pun\u00eb sht\u00ebpie, se sa t\u00eb shkoje n\u00eb k\u00ebto t\u00eb shtuna pa Betimin&#8221; &#8211; tha Vaidi. &#8211; Ja edhe sot q\u00eb kemi Betimin midis nesh \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb. N\u00eb xhep mbante nje vjersh\u00eb, q\u00eb e kishte shkruar pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb shtuna t\u00eb bukura. Nd\u00ebrsa fliste, e futi dor\u00ebn disa her\u00eb n\u00eb xhep, por nuk mund ta lexonte. Nuk mund ta lexonte, megjith\u00ebse i kishte premtuar dhe Marta Mu\u00e7os. Ajo ishte gjith\u00eb sy e vesh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos humbur asnj\u00eb \u00e7ast nga ky takim, por pa iu shp\u00ebtuar lot\u00ebve, q\u00eb dukej se dilnin nga thell\u00ebsia e shpirtit, nj\u00eb oqean i t\u00ebr\u00eb dashurie dhe jete bashk\u00ebshortore, nga m\u00eb t\u00eb bukurat.<\/p>\n<p>Mes emocioneve, Marta ngrihet dhe falenderon t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit dhe Shoqat\u00ebn &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, p\u00ebr organizimin e k\u00ebsaj dite t\u00eb sh\u00ebnuar. Foli p\u00ebr Betimin si shok, si bashk\u00ebshort, si prind, p\u00ebr pun\u00ebn e tij si shkrimtar; p\u00ebr studimet e tij shkencore, p\u00ebr pun\u00ebn e madhe, deri n\u00eb st\u00ebrmundim me p\u00ebrkthimet. Donte q\u00eb lexuesi shqiptar t\u00eb ishte m\u00eb af\u00ebr me autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs. Dhe e b\u00ebri. K\u00ebshtu edhe me studimet e tij shkencore. I dha em\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, ku shkoi si shkenc\u00ebtar, nj\u00eb em\u00ebr i respektuar. Fjal\u00ebn e tij me pesh\u00eb t\u00eb nj\u00eb studiuesi shqiptar, e \u00e7oi n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb kishte ambasador m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb dinjitoz, m\u00eb t\u00eb kulturuar, se sa prof. dr. Betim Mu\u00e7o. Ai njihte gjasht\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaja, nga t\u00eb cilat edhe p\u00ebrkthente. Ka 25 botime t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij letrare, q\u00eb nga poezia, tregimi, romani e deri te let\u00ebrsia p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb ua kushtoi f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij. Shtoju k\u00ebtyre edhe 12 botime, me p\u00ebrkthime nga gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb autor\u00ebve m\u00eb n\u00eb z\u00eb, si Graham Green, James Joyce, Alice Munro etj. Pa p\u00ebrmendur botimet shkencore, q\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb volum t\u00eb konsideruesh\u00ebm faqesh.<\/p>\n<p>Krijimtaria e Betimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Ka marr\u00eb disa \u00e7mime p\u00ebr krijimtarin\u00eb e tij poetike, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe \u00e7mimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Konkursit t\u00eb Poezis\u00eb &#8220;Les Muses d&#8217;Or&#8221;, m\u00eb 1995.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa veprimtaria shkencore e Betim Mu\u00e7os \u00ebsht\u00eb pothuaj krejt e panjohur p\u00ebr ne, deri p\u00ebr shok\u00ebt dhe miqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Ai nuk fliste kurr\u00eb p\u00ebr veten. Jo vetem kaq, por nuk linte as t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb flisnin p\u00ebr t\u00eb. Ai ishte nje shkenc\u00ebtar i nderuar dhe i respektuar kudo. Ai ishte Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb IUGG, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, P\u00ebrfaq\u00ebsues i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shoqat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Sizmologjis\u00eb dhe Fizik\u00ebs s\u00eb Br\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tok\u00ebs (IASPEI), an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Gjeologjis\u00eb Inxhinierike dhe Gjeomjedisit (Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri), P\u00ebrfaq\u00ebsues Komb\u00ebtar n\u00eb Komisionin Sizmologjik Evropian, An\u00ebtar i jasht\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bordin e Drejtor\u00ebve t\u00eb Instituteve K\u00ebrkimore t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Sizmologjin\u00eb (IRIS), n\u00eb SHBA etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto merita, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2004, Betimi fitoi q\u00ebndrimin e p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb SHBA, n\u00eb dy kategori: P\u00ebr interesa komb\u00ebtare t\u00eb SHBA dhe si individ me aft\u00ebsi t\u00eb shquara.<br \/>\nNuk mund t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebsh dot, n\u00eb faqet e nj\u00eb artikulli, gjith\u00eb jet\u00ebn, krijimtarin\u00eb dhe pun\u00ebn shkencore t\u00eb Betim Mu\u00e7os. As t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje p\u00ebrkujtimore, nuk mund ta realizonim k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, se tek ai, si rrall\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt, jan\u00eb s\u00eb bashku shkrimtari, shkenc\u00ebtari dhe njeriu i mrekulluesh\u00ebm. Jan\u00eb mij\u00ebra faqe t\u00eb shkruara, p\u00ebrgjat\u00eb 52 viteve krijimtari dhe pun\u00eb shkencore.<\/p>\n<p>\u201cKur e njoha Betimin, tr\u00ebgon Marta,- ishte poet. M\u00eb von\u00eb e njoha at\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e tij. Kudo q\u00eb ndodhej, do t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka, do t\u00eb shkruante di\u00e7ka, qoft\u00eb letrare ose qoft\u00eb shkencore. Nuk ka ndodhur ndonjeher\u00eb ta shikoje Betimin pa nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb duar, pa lexuar dhe shkruar. Gjithmon\u00eb pun\u00ebn e b\u00ebnte me pasion dhe kjo \u00ebsht\u00eb karakteristika kryesore e pun\u00ebs dhe jet\u00ebs s\u00eb tij\u2026 Vepra e tij letrare dhe shkencore \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e madhe, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe shkenc\u00ebn shqiptare. Ai do t\u00eb mbetet shembull, p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e tij n\u00eb pun\u00eb. Betimi ishte i dashur me shok\u00ebt dhe mundohej t\u00eb ndihmonte t\u00eb gjith\u00eb, pa dallim. Kjo buronte nga shpirti i tij, nga brendia e q\u00ebnies s\u00eb tij, nga familja e tij e mrekullueshme dhe me kultur\u00eb. Betimi kishte prind\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr nga mir\u00ebsia dhe kultura, prind\u00ebr p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb kam nj\u00eb respekt t\u00eb thell\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb bashk\u00ebbisedim i sinqert\u00eb i njeriut m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Betimit, bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Marta Mu\u00e7os, me shok\u00ebt dhe miqt\u00eb e tij, me bashatdhetar\u00eb q\u00eb donin t\u00eb dinin shum\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr poetin, prozatorin, shkenc\u00ebtarin dhe njeriun e madh, Betim Mu\u00e7o. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dor\u00eb ajo mbante nj\u00eb stilolaps kuqezi, me emrin e Betimit. \u201cKy stilolaps, i p\u00ebrgatitur nga Shoqata &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221; p\u00ebr Betimin, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e ve\u00e7ant\u00eb dhe e shtrenjt\u00eb p\u00ebr mua, &#8211; tha Marta,- e mbushur gjith\u00eb emocione dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit dhe Shoqat\u00ebn Atdhetare-Kulturore &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, n\u00eb Filadelfia.- Nd\u00ebrsa dhurata ime dhe e Betimit p\u00ebr Shoqat\u00ebn dhe shkoll\u00ebn e saj, jan\u00eb librat q\u00eb solla nga botimet e viteve t\u00eb fundit t\u00eb tij. Ju keni bibliotek\u00ebn tuaj t\u00eb bukur, ju keni librarin\u00eb p\u00ebr shitjen e librave t\u00eb autor\u00ebve shqiptar\u00eb. T\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat, q\u00eb do t\u00eb sigurohen nga ato, le t&#8217;i sh\u00ebrbejn\u00eb shkoll\u00ebs shqipe\u201d.<\/p>\n<p>Llazar Vero, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shoqat\u00ebs, e falenderoi Mart\u00ebn p\u00ebr dhurat\u00ebn, q\u00eb i b\u00ebri shkoll\u00ebs shqipe dhe bashk\u00ebsis\u00eb shqiptare, n\u00eb Filadelfia.<br \/>\nPran\u00eb foltores afrohet Iliriana, q\u00eb do t\u00eb lexonte nj\u00eb mesazh nga poetja e mir\u00ebnjohur Natasha Lako.&#8221;I rend\u00eb, si gur\u00ebt e dheut mbeti Betim Mu\u00e7o, por ndoshta edhe njeriu m\u00eb delikat dhe i ndjesh\u00ebm i k\u00ebsaj bote dhe i asaj Lidhjeje Shkrimtaresh, aq t\u00eb perfolur prej t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb kor. Betimi i l\u00eb shqiptar\u00ebve talentin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrmbajtjen fisnike, busull\u00ebn e anijes letrare q\u00eb nuk pranon kurr\u00ebfar\u00eb patetike dhe profka t\u00eb m\u00ebdha, si dhe modestin\u00eb e jetuar thell\u00eb. Ja p\u00ebrse edhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet e sh\u00ebnjt\u00eb, kur t\u00eb ruaj\u00eb edhe emrin e tij t\u00eb rrall\u00eb, pavar\u00ebsisht se ai shkeli gjith\u00eb an\u00ebt e bot\u00ebs. -shkruan ajo midis t\u00eb tjerash.-Jam krenare q\u00eb kam shkruar p\u00ebr vepr\u00ebn t\u00ebnde letrare, mik q\u00eb ke dashur t\u00eb afrosh popullin tim me t\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt dhe poet\u00ebt, si me nj\u00eb jet\u00eb hosh\u00ebnari, larg zhurmave t\u00eb m\u00ebdha. E dija q\u00eb t\u00eb p\u00eblqenin udhetimet, por nuk e dija q\u00eb me ngut do t\u00eb nisje udh\u00ebtimin t\u00ebnd t\u00eb fundit.<br \/>\nE di, q\u00eb fjala e Betim Mu\u00e7os do ta bekoj\u00eb popullin tim, n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve, me nj\u00eb z\u00eb prej burri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Vazhdon k\u00ebshtu bashk\u00ebbisedimi p\u00ebr Betimin dhe me Betimin e atyre, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe atyre q\u00eb jan\u00eb larg, n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kanada, Amerik\u00eb etj. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i shp\u00ebtosh forc\u00ebs godit\u00ebse t\u00eb emocioneve. Poeti Sami Gjoka e nuk ka t\u00eb leht\u00eb q\u00eb t\u00eb flas\u00eb pa emocione, p\u00ebr shokun e tij t\u00eb \u00e7muar: \u201cE kam lexuar Betimin, para se ta njihja dhe e kam vler\u00ebsuar. Sot ndjehem i privelegjuar, q\u00eb e kam njohur Betimin nga af\u00ebr. E kam \u00e7muar p\u00ebrher\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tij. Por, m\u00eb mir\u00eb se me fjal\u00eb, Sami Gjoka shprehet me shkrim: &#8220;Betim i shtrenjt\u00eb e i dashur, p\u00ebr mua ka q\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb, p\u00ebr nga mir\u00ebsia q\u00eb kishte, si nj\u00eb imazh Per\u00ebndie. E, si t\u00eb ishte ndryshe, nj\u00eb nj\u00ebri me zem\u00ebr t\u00eb madhe e t\u00eb ndjeshme si Betimi; nj\u00ebriu i m\u00ebn\u00e7ur, i urt\u00eb si ai, q\u00eb kurr\u00eb nuk dinte t\u00eb nxirrte ve\u00e7 fjal\u00eb dashurie nga shpirti i tij i madh e i thell\u00eb; p\u00ebr mua, nj\u00eb k\u00ebshillues dashamir\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nder ta kishe mik e shok, nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb t\u00eb ngjan si nj\u00eb v\u00eblla i madh, t\u00eb cilit ke d\u00ebshir\u00eb t&#8217;i p\u00ebrngjash e q\u00eb, kur ikin, t\u00eb l\u00ebn\u00eb me nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe e t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb s&#8217;paska gj\u00eb ta mbush m\u00eb&#8230;&#8221;.<\/p>\n<p>Vlashi Fili , sekretar i Shoqat\u00ebs &#8221; Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, sjell p\u00ebr t\u00eb nderuar jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e Betim Mu\u00e7os, nj\u00eb p\u00ebrshendetje, q\u00eb vjen nga Kanadaja. \u00cbsht\u00eb poeti dhe prozatori Faruk Myrtaj, mik dhe shok i familjes dhe Betimit, q\u00eb shkruan plot mall e dhimbje p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb, q\u00eb ai u nda nga ne. &#8221; Kisha vet\u00ebm e-mailin dhe numrin e telefonit e tij, t\u00eb Betim Mu\u00e7os, por ngurova cilin t\u00eb p\u00ebrdorja. Si p\u00ebr t\u00eb provuar at\u00eb, q\u00eb sapo kisha d\u00ebgjuar, m\u2019u duk m\u00eb e leht\u00eb t&#8217;i shkruaja pik\u00ebrisht atij, Betimit. P\u00ebrgjigja erdhi shpejt. Adresa e d\u00ebrguesit ishte po ajo, e Betim Mu\u00e7os. Edhe pse n\u00eb fund t\u00eb rreshtave ishte emri i Marta Mu\u00e7os: &#8221; E di q\u00eb me shpirt ke q\u00ebn\u00eb k\u00ebtu me mua, nd\u00ebrsa p\u00ebrcillja Betimin e shtr\u00ebnjt\u00eb n\u00eb banes\u00ebn e fundit. E mbarova detyr\u00ebn e par\u00eb. Tani kam Tiran\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtira p\u00ebr mua, por q\u00eb un\u00eb do ta b\u00ebj edhe at\u00eb p\u00ebr Betimin tim t\u00eb dashur&#8230;&#8221;. Zogjt\u00eb, duke imituar poet\u00ebt, kthehen hera her\u00ebs te foleja e tyre, q\u00eb ne njer\u00ebzit e quajm\u00eb Atdhe&#8230; Shkrimtar\u00ebt nuk ikin kurr\u00eb prej atdheut, as kur detyrohen, jan\u00eb atje edhe kur fizikisht shfaqen tjet\u00ebrkund. K\u00ebto solla nd\u00ebrm\u00ebnd teksa po besoja se Betimi m\u00eb ishte p\u00ebrgjigjur prej andej,n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb po asaj Marte, q\u00eb dukej sikur sapo kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr dy persona nj\u00ebher\u00ebsh&#8230;<\/p>\n<p>Padyshim, ishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb: t&#8217;i ikje dhimbjes, duke b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb dyve&#8221;.<br \/>\nDal\u00ebngadal\u00eb, mozaiku i dashuris\u00eb p\u00ebr shokun, bashk\u00ebshortin, poetin e shkenc\u00ebtarin po plot\u00ebsohej, me t\u00eb gjitha ngjyrat. Nga fundi i sall\u00ebs ngrihet Sadik Elshani, q\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vite mbajti gjall\u00eb, s\u00eb bashku me shok\u00ebt e Shoqat\u00ebs, veprimtarin\u00eb &#8220;Fjala e gjuh\u00ebs s\u00eb zjarrt\u00eb&#8221;. Ai thot\u00eb: &#8220;Betimi nuk vjen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Filadelfia, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb. Ai ka q\u00ebn\u00eb k\u00ebtu, kur fol\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij letrare, me rastin e 60-vjetorit t\u00eb dit\u00eblindjes s\u00eb tij, m\u00eb 2007. Betimi shk\u00eblqeu jo vet\u00ebm si shkenc\u00ebtar, por edhe si poet, prozator dhe p\u00ebrkthyes. Ndaj e meriton t\u00eb p\u00ebrulemi me respekt para vepr\u00ebs s\u00eb tij.&#8221; M\u00eb tej, Sadik Elshani lexoi poezin\u00eb e Betimit, &#8220;NE\u00cbBORN&#8221;, kushtuar shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kishte edhe t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb donin t\u00eb flisnin. At\u00eb, q\u00eb nuk e than\u00eb me fjal\u00eb, e than\u00eb me shpirt. Ndaj edhe kishin ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrjetimi me Betimin. Ai do t\u00eb mbetet p\u00ebrher\u00eb pjes\u00eb e bisedave tona dhe e respektit tone, p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nJa, ende dikush ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. \u00cbsht\u00eb Eqerem Murataj, q\u00eb propozon q\u00eb edhe shteti shqiptar duhet ta nderoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb intelektual t\u00eb madh, q\u00eb dha kaq shum\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, q\u00eb i dha em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas pak ngrihet Llazar Vero dhe u paraqet pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb sall\u00eb mendimin e kryesis\u00eb s\u00eb Shoqat\u00ebs Atdhetare-Kulturore &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, n\u00eb Filadelfia, q\u00eb t&#8217;i propozojn\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishanit, q\u00eb poetit, prozatorit, p\u00ebrkthyesit dhe shkenc\u00ebtarit t\u00eb talentuar, me p\u00ebrmasa nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Betim Mu\u00e7o, t&#8217;i jepet dekorata e lart\u00eb &#8220;Nderi i Kombit&#8221;. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e miratuan me nj\u00eb duartrokitje, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u pasua m\u00eb n\u00ebnshkrimin e k\u00ebtij propozimi.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Shoqata &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221; i k\u00ebrkon familjes s\u00eb Betim Mu\u00e7os nderin, q\u00eb romanin e fundit, n\u00eb dor\u00ebshkrim, t\u00eb k\u00ebtij autori ta botoj kjo shoqat\u00eb&#8230;<br \/>\nDuket, sikur nuk duan t\u00eb ndahen shok\u00ebt dhe shoqet e Betimit, nga kjo e shtun\u00eb e takimit me t\u00eb. Iliriana Sulkuqi ngrihet dhe merr nj\u00eb bredh t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb ishte vendosur pran\u00eb fotos s\u00eb madhe t\u00eb Betimit dhe ia dhuron bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, p\u00ebr ta mbjell\u00eb, atje, pran\u00eb Betimit ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, si sh\u00ebnj\u00eb dashurie dhe respekti t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri emocione dhe falenderime. P\u00ebrs\u00ebri ndjehemi borxlinj ndaj Betimit ton\u00eb. I tham\u00eb aq pak, se sa e desh\u00ebm, sa e respektonim. Kjo, edhe pse ai nuk t\u00eb lejonte. Bile edhe sot nuk do t\u00eb na lejonte t\u00eb flisnim kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Biseda vazhdoi edhe gjat\u00eb drek\u00ebs, q\u00eb shtroi Shoqata, me k\u00ebt\u00eb rast, me gatime t\u00eb zonjave shqiptare, an\u00ebtare t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb mbylljeje\u2026 <\/strong><br \/>\nN\u00eb minutat e fundit vjen edhe nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr, nga miku i Betim Mu\u00e7os, poeti, njeriu i kultur\u00ebs s\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhe k\u00ebrkuesi i palodhur, Moikom Zeqo: &#8221; Betimi,- shkruante ai,- qe nj\u00eb nga m\u00ebndjet e ndritura shqiptare dhe nj\u00eb personalitet i spikatur i kultur\u00ebs, shkenc\u00ebs dhe artit, shkrimtar dhe p\u00ebrkthyes i shk\u00eblqyer si pakkush. Nj\u00eb nj\u00ebri i mrekulluesh\u00ebm, q\u00eb e jetoi jet\u00ebn me dinjitet-nj\u00ebkoh\u00ebsisht miku im i v\u00e7ant\u00eb. Midis jet\u00ebs dhe vdekjes s\u00eb tij, ai jeton si nj\u00eb monument i kujtes\u00ebs dhe intimitetit nj\u00ebr\u00ebyor. Ai ishte njeriu metafor dhe nj\u00eb krijues modern. Midis jet\u00ebs dhe vdekjes, ai krijoi veten si nj\u00eb realitet i terte. I paharruar mbetet kujtimi i tij, q\u00eb shum\u00ebfishohet n\u00eb nderimin e merituar plot\u00ebsisht&#8221;.<\/p>\n<p>Duket se, ky mesazh i ardhur pak me vones\u00eb, ishte si k\u00ebmb\u00ebngulje p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e t\u00eb shtunave me Betimin. Kemi ende nevoj\u00eb t\u00eb takohemi dhe t\u00eb bisedojm\u00eb me t\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebhemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ndaj ngula k\u00ebmb\u00eb dhe iu luta Vaid Hyzotit, q\u00eb t\u00eb ma d\u00ebrgonte poezin\u00eb e tij, q\u00eb ai nuk e lexoi n\u00eb takim:<\/p>\n<blockquote><p><strong>DO TAKOHEMI, NESER\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211;<em>Kujtimit te mikut tim Betim Mu\u00e7o<\/em>&#8211;<\/p>\n<p>Esht\u00eb e shtun\u00eb neser\u2026Do t\u00eb takohemi patjet\u00ebr.<br \/>\nS&#8217;do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Kruj\u00eb,<br \/>\nAs te Pirro, te Behari, n\u00eb Dajt a n\u00eb Mullet.<br \/>\nTi, l\u00ebviz gjithnj\u00eb dhe ne t\u00eb ndjekim,<br \/>\nNes\u00ebr n\u00eb Filadelfia na pret.<\/p>\n<p>Do t\u00eb pijm\u00eb nj\u00eb got\u00eb bashk\u00eb nes\u00ebr, se \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb.<br \/>\nE di q\u00eb do habitesh p\u00ebr rrengjet, q\u00eb t\u00eb kemi ngritur.<br \/>\nS&#8217;do flasim p\u00ebr let\u00ebrsi, p\u00ebr shkenc\u00eb e politik\u00eb,<br \/>\nPor p\u00ebr t\u00ebrmetin, q\u00eb ne na ka shkundur&#8230;<br \/>\nE ruaje t\u00eb fsheht\u00eb, na e solle papritur.<\/p>\n<p>Do takohemi nes\u00ebr, se \u00ebsht\u00eb e shtun\u00eb, ndon\u00ebse u b\u00ebn\u00eb muaj,<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb shtuna, n\u00eb jav\u00eb, tani kam m\u00eb shpesh&#8230;<br \/>\nVe\u00e7se vendtakimet t\u00ebr\u00ebsisht jan\u00eb ndryshuar,<br \/>\nS&#8217;shihemi n\u00eb Kruj\u00eb, Tiran\u00eb as n\u00eb Merrilend&#8230;<br \/>\nS&#8217;po m\u00ebsoj kalendar\u00ebt, q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb qiell&#8230;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e shtun\u00eb, nes\u00ebr. Do t\u00eb takohemi, patjet\u00ebr&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p><em>Filadelfia(ShBA), korrik 2015<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Sh\u00ebnime dhe mbresa, nga Filadelfia(ShBA), n\u00eb nderim e kujtim t\u00eb poetit, prozatorit, p\u00ebrkthyesit dhe shkenc\u00ebtarit t\u00eb talentuar, Betim Mu\u00e7o &#8211; Nga: LAVER NIKU Para disa dit\u00ebve, Shoqata &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, n\u00eb Filadelfia (SHBA), organizoi nj\u00eb veprimtari p\u00ebrkujtimore, n\u00eb 6-mujorin e largimit nga ne t\u00eb t\u00eb paharruarit Betim Mu\u00e7o. N\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb Iliriana [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>E SHTUNA E BETIMIT... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E SHTUNA E BETIMIT... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Sh\u00ebnime dhe mbresa, nga Filadelfia(ShBA), n\u00eb nderim e kujtim t\u00eb poetit, prozatorit, p\u00ebrkthyesit dhe shkenc\u00ebtarit t\u00eb talentuar, Betim Mu\u00e7o &#8211; Nga: LAVER NIKU Para disa dit\u00ebve, Shoqata &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, n\u00eb Filadelfia (SHBA), organizoi nj\u00eb veprimtari p\u00ebrkujtimore, n\u00eb 6-mujorin e largimit nga ne t\u00eb t\u00eb paharruarit Betim Mu\u00e7o. N\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb Iliriana [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-07-25T16:51:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"E SHTUNA E BETIMIT&#8230;\",\"datePublished\":\"2015-07-25T16:51:26+00:00\",\"dateModified\":\"2015-07-25T16:51:26+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/\"},\"wordCount\":4390,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/\",\"name\":\"E SHTUNA E BETIMIT... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg\",\"datePublished\":\"2015-07-25T16:51:26+00:00\",\"dateModified\":\"2015-07-25T16:51:26+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E SHTUNA E BETIMIT&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E SHTUNA E BETIMIT... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"E SHTUNA E BETIMIT... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"&#8211; Sh\u00ebnime dhe mbresa, nga Filadelfia(ShBA), n\u00eb nderim e kujtim t\u00eb poetit, prozatorit, p\u00ebrkthyesit dhe shkenc\u00ebtarit t\u00eb talentuar, Betim Mu\u00e7o &#8211; Nga: LAVER NIKU Para disa dit\u00ebve, Shoqata &#8220;Bijt\u00eb e Shqipes&#8221;, n\u00eb Filadelfia (SHBA), organizoi nj\u00eb veprimtari p\u00ebrkujtimore, n\u00eb 6-mujorin e largimit nga ne t\u00eb t\u00eb paharruarit Betim Mu\u00e7o. N\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb Iliriana [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-07-25T16:51:26+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"E SHTUNA E BETIMIT&#8230;","datePublished":"2015-07-25T16:51:26+00:00","dateModified":"2015-07-25T16:51:26+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/"},"wordCount":4390,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/","name":"E SHTUNA E BETIMIT... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg","datePublished":"2015-07-25T16:51:26+00:00","dateModified":"2015-07-25T16:51:26+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/betim_muco.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-shtuna-e-betimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E SHTUNA E BETIMIT&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14214"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14214"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14214\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14214"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14214"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14214"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}