{"id":14180,"date":"2015-06-22T21:14:28","date_gmt":"2015-06-22T20:14:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3892"},"modified":"2015-06-22T21:14:28","modified_gmt":"2015-06-22T20:14:28","slug":"mergimi-nuk-prodhon-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/","title":{"rendered":"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Rrustem Geci\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> &#8211; <strong>Ese nga libri i Rrustem Gecit, &#8220;Atdhetar\u00ebt&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do njeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka nj\u00eb m\u00ebm\u00eb dhe nj\u00eb baba, nj\u00eb mot\u00ebr dhe nj\u00eb v\u00eblla, nj\u00eb xhaxha dhe nj\u00eb tete, nj\u00eb adres\u00eb ku \u00ebsht\u00eb lindur. Ndryshe nga gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, njeriu i m\u00ebrguar, ose i shkulur dhe i d\u00ebbuar, ( nga ata q\u00eb vrasjen kishin m\u00ebsim ) gjith\u00eb jet\u00ebn do t\u00eb vuajn\u00eb k\u00ebputjen nga atdheu, nga vendlindja, nga t\u00eb af\u00ebrmit, nga dashuria e pem\u00ebs dhe lules. Jeta n\u00eb atdhe \u00ebsht\u00eb e bukur, por, aq sa \u00ebsht\u00eb e bukur jeta, aq \u00ebsht\u00eb e bukur edhe vdekja. Vdekja n\u00eb atdhe ka kuptim kur njeriu pas l\u00eb t\u00eb lir\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, sht\u00ebpin\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb jete ( n\u00eb m\u00ebrgim ) ,nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, se sa malli p\u00ebr prind\u00ebrit, malli p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit, p\u00ebr festat dhe dasmat, p\u00ebr varret e p\u00ebr \u00e7ka jo. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb kur m\u00b4 i thyen dritaret e diellit, un\u00eb s \u00b4 jam m\u00eb ai q\u00eb isha , s\u00b4jam m\u00eb ai q\u00eb jam. E v\u00ebrteta, tek un\u00eb s\u00b4fle ajo m\u00eb mban m\u00ebri. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb kur plas\u00ebn xhamat e dritareve, m\u00eb thot\u00eb miku im B.B. n\u00eb kraharorin tim b\u00ebhet luft\u00eb, beteja nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet; debate e mendime, puse gjaku, t\u00ebrmete.<\/p>\n<p>Vuajtja n\u00eb mua nis nga p\u00ebrmallimi, nga dhimbja, nga streset e p\u00ebrditshme, nga e sotmja me luft\u00eb. Sa her\u00eb s\u00b4 fle e v\u00ebrteta, s\u00b4fle as malli, s\u00b4fle as d\u00ebshira , s\u00b4fle as m\u00ebndja . Mesazhin q\u00eb ma thot\u00eb zemra s\u00b4e botoj asgj\u00ebkundi . Kup\u00ebn time un\u00eb do ta pi se s\u00b4b\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb-jet\u00eb , m\u00ebrgimi m\u00eb ka lig\u00ebshtuar. Malli p\u00ebr gjith\u00e7ka timen m\u00eb mban trazuar, m\u00eb g\u00ebrryen, m\u00eb zhg\u00ebrryn, m\u00eb g\u00ebrric\u00eb, m\u00eb zvog\u00eblon. Ky lib\u00ebr s\u00b4\u00ebsht\u00eb as fillim as mbarim, por, nj\u00eb ditar sh\u00ebnimesh, portretesh dhe mbresash t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb m\u00ebrgim. Itaka e vuajtjeve, ka ngjyr\u00ebn e saj t\u00eb trazimit. Malli \u00ebsht\u00eb dhimbje e atyre q\u00eb jan\u00eb larg e q\u00eb s\u00b4mund t\u00eb shihen. Mbi k\u00ebt\u00eb trazim , shum\u00ebzohet malli, rend nga zemra n\u00eb zem\u00ebr, nga shpirti n\u00eb shpirt , nga kujtesa n\u00eb kujtes\u00eb. Sa her\u00eb jam i m\u00ebrzitur, m\u00eb thot\u00eb Arbri, turbullimi m\u00eb vjen nga malli. Shpirti q\u00eb qan, shpirti q\u00eb seizmon , \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mallit t\u00eb pa th\u00ebn\u00eb, pjes\u00eb e liris\u00eb s\u00eb paliri. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tok\u00eb-jet\u00eb t\u00eb huaj, malli g\u00ebrryen, g\u00ebrric\u00eb, nd\u00ebshkon. Evropa, e bukura e vetes, e di t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ton\u00eb, por pak flet, dhe pak b\u00ebn!<\/p>\n<p>Kosov\u00eb, shpirti m\u00eb dhemb p\u00ebr ty! Un\u00eb s\u00b4jam m\u00ebrguar se desha t\u00eb m\u00ebrgohem, thot\u00eb Arb\u00ebri ; por, liria e shkelur n\u00eb vendin tim m\u00eb b\u00ebri t\u00eb deg\u00ebdisem n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend krejt t\u00eb huaj. Kosova e pushtuar nga serbi, dhe ca veprimtari t\u00eb mia kund\u00ebr pushtuesit m\u00eb b\u00ebn t\u00eb k\u00ebputem nga miqt\u00eb, shok\u00ebt, t\u00eb af\u00ebrmit. D\u00ebnimet p\u00ebr hi\u00e7gj\u00eb n\u00eb vendlindje, dhe ekzekutimet aty p\u00ebr aty, popullin e Kosov\u00ebs e detyruan t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb dy m\u00ebrgime t\u00eb r\u00ebnda, dy hemorragji n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb; m\u00ebrgimin ekonomik dhe m\u00ebrgimin e luft\u00ebs. Pra, p\u00ebr njeriun e m\u00ebrguar, malli \u00ebsht\u00eb vuatje, dhimbje, q\u00eb dit\u00ebn thuase nuk hetohet, por, n\u00eb mbr\u00ebmje tek rendin kujtimet, emri vendlindje, emri atdhe, merr nj\u00eb kuptim krejt tjet\u00ebr; m\u00eb l\u00eb pagjum\u00eb, m\u00eb l\u00eb pa \u00ebndrra, m\u00eb terratis\u00eb n\u00eb pafund\u00ebsi t\u00eb pamatshme. Shpirt, malli, jo rrall\u00eb m\u00eb jep stres, frig\u00eb, trishtim. malli domosdoshm\u00ebrisht shum\u00ebzuaka nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb punuar, dhe krijuar. N\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e k\u00ebrkesave q\u00eb presin n\u00eb radh\u00eb, malli b\u00ebka nj\u00eb udh\u00eb shtes\u00eb q\u00eb vazhdimisht m\u00eb ngacmon.<\/p>\n<p>N\u00eb shpirtin e s\u00eb bukur\u00ebs kush s\u00b4\u00ebsht\u00eb plagosur. N\u00eb shpirtin e s\u00eb bukur\u00ebs kush s\u00b4\u00ebsht\u00eb vrar\u00eb. \u00c7do humbje e s\u00eb bukur\u00ebs \u00ebsht\u00eb mall, \u00ebsht\u00eb dhimbje, \u00ebsht\u00eb Itak\u00eb q\u00eb djeg dhe p\u00ebrv\u00eblon. N\u00eb fjalorin e t\u00eb jetuarit, i m\u00ebrguari gjakon p\u00ebrtej shijes s\u00eb dhimbjes, p\u00ebrtej shijes s\u00eb vuajtjes, t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb pagjend\u00ebshmen, at\u00eb q\u00eb s\u00b4do ta arrij kurr\u00eb. Posa fryma t\u00eb merr frym\u00eb, jam betuar se do t\u00eb shkruaj m\u00eb t\u00eb pashkruar\u00ebn, at\u00eb q\u00eb m\u00eb dhemb dhe m\u00eb d\u00ebrmon. N\u00eb k\u00ebt\u00eb monodram\u00eb p\u00ebr mallin, un\u00eb zgjidhjen e shoh tek fjala,tek miqt\u00eb e saj. Lufta kudo b\u00ebhet n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb. Posa fryma t\u00eb takohet me fjal\u00ebn, dhe fjala t\u00eb merr frym\u00ebn, un\u00eb do p\u00ebrpiqem q\u00eb ta gjej\u00eb veten, t\u00eb takohem me t\u00eb, dhe s\u00eb bashku me mallin t\u00eb ngrit\u00ebm mbi humnerat g\u00ebrryese. Pyetjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrgjigjet. N\u00eb shum\u00eb raste, pyetja pyet, po p\u00ebrgjigjja s\u00b4p\u00ebrgjigjet. K\u00ebt\u00eb e kam provuar disa her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Shum\u00eb jan\u00eb shum\u00ebzuar varret n\u00eb Kosov\u00eb. Fati i atyre varreve her\u00eb-her\u00eb m\u00eb trondit\u00eb. Pyes, kur do t\u00eb vdes\u00eb vdekja, apo jeta do t\u00eb rrjedh\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb shtrati e saj. Nuk bien p\u00ebrmbys t\u00eb guximshmit. Jeta e heronj\u00ebve do ec\u00ebn.<\/p>\n<p>Shkrimtar\u00ebt, me shkronjat m\u00eb t\u00eb nxehta, do t\u00eb shkruajn\u00eb n\u00eb librat e tyre, p\u00ebr ujin e s\u00eb fsheht\u00ebs, p\u00ebr dhimbjet e paz\u00ebshme, p\u00ebr takimet e frym\u00ebs me fjal\u00ebn. N\u00eb brendin\u00eb e m\u00ebrgimit, \u00e7do njeri ve\u00e7 e ve\u00e7 artikulon mallin, dhimbjen, idet\u00eb n\u00eb vlerat e s\u00eb bukur\u00ebs. Po t\u00eb mos jetoja poetikisht, m\u00eb thot\u00eb Arbri, dhe me frym\u00ebn e s\u00eb bukur\u00ebs, un\u00eb s\u00b4do kisha arsye t\u00eb jetoj m\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ese-monolog, un\u00eb dua t\u00eb shpaloj di\u00e7ka t\u00eb pamundshme, p\u00ebr \u00ebnd\u00ebrrat e pavdekshme t\u00eb jet\u00ebs, dhe p\u00ebr dhimbjen q\u00eb nuk ka t\u00eb sosur. Fjalor\u00ebt me vuajtje, me dhimbje, me gjak dhe lot, jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohen.<\/p>\n<p>Idet\u00eb p\u00ebr udh\u00ebt e m\u00ebdha jan\u00eb shum\u00eb, por halli q\u00ebndron s\u00b4i t\u00eb b\u00ebhen ato realitet. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time \u00ebsht\u00eb e mbushur me shum\u00eb gj\u00ebra. Shija e jet\u00ebs nga \u00e7asti n\u00eb \u00e7ast ndryshon. K\u00ebt\u00eb e ndjej\u00eb \u00e7do dit\u00eb. N\u00ebse un\u00eb flas q\u00eb t\u00eb kuptoj ty, n\u00ebse ti m\u00eb d\u00ebgjon q\u00eb t\u00eb kuptoj un\u00eb, jeta do t\u00eb rritet mes nesh, me shpres\u00ebn e t\u00eb mundshmes. Mallin, dhimbjen, vuajtjen, kurr\u00eb s\u00b4do ta \u00e7oja n\u00eb varreza. K\u00ebt\u00eb kurr\u00eb s\u00b4do ta b\u00ebja, p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7mim. Jeta \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e gjer\u00eb. Bukurit\u00eb e jet\u00ebs n\u00ebp\u00ebr \u00e7aste jan\u00eb hyjnore. Pra kam arsye t\u00eb jem i m\u00ebrzitur, po asesi i d\u00ebshp\u00ebruar. Sa her\u00eb ndodhem para pasqyr\u00ebs di\u00e7ka nga brenda meje ik\u00eb, largohet. P\u00ebrpiqem ta mbaj veten, po s\u00b4mundem, ajo ikje brenda meje, m\u00eb zbraz, nga pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00b4ia th\u00ebn\u00eb emrin dhe mbiemrin ca gj\u00ebrave n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. Pra kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb i shmangem pasqyrave, dhe paraqitjeve t\u00eb mia para pasqyrave. N\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb m\u00ebrguarit, malli dhe kujtesa, jo rrall\u00eb rilexojn\u00eb jet\u00ebn. N\u00eb fjalorin e zemr\u00ebs, n\u00eb librin e t\u00eb jetuarit, krejt n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e gjakt\u00eb, malli fshihet t\u00eb hesht.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dite t\u00eb gjat\u00eb jete, plot gj\u00ebra m\u00eb duken l\u00ebmsh. Rregullat e jet\u00ebs jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta, por zbatimi i tyre \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb me m\u00ebrgim s\u00b4m\u00ebsohem dot t\u00eb jetoj i p\u00ebrmalluar. Vdekja tek un\u00eb nuk paraqet ndonj\u00eb rrezik, por rrezik paraqet t\u00eb jetuarit e v\u00ebshtir\u00eb. N\u00eb nj\u00eb egzistenc\u00eb t\u00eb posht\u00ebruar m\u00eb thot\u00eb Arbri, plot gj\u00ebra m\u00eb kan\u00eb braktisur. N\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethim, kam nj\u00eb frik\u00eb nga harresa, nga t\u00eb qenit edhe m\u00eb tej i m\u00ebrguar. Nj\u00ebzet vite jet\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim i kam shpenzuar, sikur t\u00eb ishin monedh\u00eb 20 lek\u00ebshe. Dhimbja s\u00b4\u00ebsht\u00eb fillimi as mbarim. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dh\u00e9 t\u00eb huaj askush s\u00b4e kupton vuajtjen time. M\u00ebrgimi apo \u00e7rr\u00ebnjosja dhemb tek gjithsecilin. N\u00eb m\u00ebrgim vende-vende hahet mir\u00eb e lir\u00eb, por, ka edhe vende ku hahet pak e v\u00ebshtir\u00eb. K\u00ebputja nga Kosova, nga t\u00eb af\u00ebrmit, nga f\u00ebmij\u00ebria, m\u00eb thot\u00eb Arbri shum\u00eb m\u00eb ka goditur. Jam d\u00ebshmitar pamor i shekullit q\u00eb iku.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin e fundit t\u00eb shekullit XX-t\u00eb, un\u00eb isha pjes\u00ebmarr\u00ebs i luft\u00ebs n\u00eb radh\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. Jeta e njeriut p\u00ebr dy vdekje mbetet e shkurt\u00ebr, por heronjt\u00eb nuk pyesin, i bijn\u00eb trup historis\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb edhe l\u00ebngun e tyre hyjnor. Ideali p\u00ebr lirin\u00eb, ideali p\u00ebr atdheun, p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit, e ka hak t\u00eb flijohemi n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Un\u00eb ndjehem i privilegjuar m\u00eb thot\u00eb Arbri, q\u00eb isha pjes\u00ebmarr\u00ebs i luft\u00ebs, ndjehem i privilegjuar q\u00eb kapa nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, 17 shkurtin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb atdheun tim e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb madh, m\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb t\u00eb dashur. Udh\u00ebt e m\u00ebrgimit vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb panjohura. Jeta e t\u00eb m\u00ebrguarit \u00ebsht\u00eb dram\u00eb me shum\u00eb pamje. Dhimbjet as vuajtjet nuk duken. Por s\u00b4ka p\u00ebrgjakje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se t\u00eb humb\u00ebsh t\u00eb folmen e prind\u00ebrve, shkrimin dhe leximin, qeshjet dhe t\u00eb qarat n\u00eb gjuh\u00ebn e m\u00ebm\u00ebs. M\u00eb kot fryma takohet me fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>I m\u00ebrguari \u00e7do dit\u00eb humbet dhe shterret nga pasionet q\u00eb ai mund t\u00b4i ket\u00eb patur dikur. Liria n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj pandalsh\u00ebm vret identitetin e m\u00ebrgimtar\u00ebve, pavarsisht kujdesit dhe vetmbrojtjes. Sa her\u00eb shkoj n\u00eb Kosov\u00eb rr\u00ebfen Erini, nip i Arbrit, kopshti i gjyshit me moll\u00eb, me dardha dhe kumbulla m\u00eb mbush\u00eb. Aroma epike e moll\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs s\u00b4m\u00eb shqitet as tani. Dhimbja s\u00b4\u00ebsht\u00eb p\u00ebrrua q\u00eb mund ta kalosh, ajo \u00ebsht\u00eb brenda qenies son\u00eb. Udh\u00ebt e m\u00ebrgimit p\u00ebrmes tok\u00ebs dhe detit, p\u00ebrher\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. M\u00ebrgimi s\u00b4 pyet prej nga je dhe prej nga vjen. Jeta \u00ebsht\u00eb e t\u00ebra k\u00ebshtjell\u00eb e mendimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, mendja m\u00eb thot\u00eb, gjendu s\u00b4i t\u00eb mundesh, ndonj\u00eb rregull t\u00eb p\u00ebrcaktuara nuk ka. Un\u00eb, Arbri, ish i burgosur i liris\u00eb, i humba t\u00eb gjitha \u201dparajsat\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb hallakatur, miq dhe shok\u00eb m\u00eb kan\u00eb mbetur pak\u00ebz.<\/p>\n<p>Jeta n\u00eb m\u00ebrgim \u00ebsht\u00eb ndryshe nga ajo e atdheut. Sikur t\u00eb mund t\u00eb fliste dhimbja, do ishte mrekullia. T\u00eb jetuarit e njeriut \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm. Un\u00eb i b\u00ebj\u00eb thirrje vetes q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e kujdesshme t\u00eb mos m\u00eb shtyp me aq eg\u00ebrsi. S\u00b4jam nga ata q\u00eb i b\u00ebj\u00eb bisht luft\u00ebs. Angazhimet e mia n\u00eb luft\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuara. Por, hall kam jet\u00ebn n\u00eb paqe. Un\u00eb s\u00b4jam Cezari, por, nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb, nj\u00eb k\u00ebrkues i madh i liris\u00eb. Statusi i njeriut t\u00eb sot\u00ebm n\u00eb m\u00ebrgim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i nd\u00ebrlikuar. Rruga nga martirizimi drejt mir\u00ebqenies shkruan nj\u00eb miku im, m\u00eb thot\u00eb Arbri, \u00ebsht\u00eb drama q\u00eb un\u00eb sot po e p\u00ebrjetoj. Marr\u00ebdh\u00ebniet kujtes\u00eb-harres\u00eb vazhdojn\u00eb luft\u00ebn e tyre brenda qenies sime. Statusi i njeriut t\u00eb sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb i rrezikuar. Eshtrat e m\u00ebrgimtar\u00ebve do varrosen dhe do zhvarrosen var\u00ebsisht nga autoriteti i m\u00ebrgimtarit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb i varrosuri n\u00eb atdh\u00e9 i shp\u00ebton eshtrat, por jo edhe f\u00ebmij\u00ebt e tij. M\u00ebrgimi nuk prodhon shqiptar, por asimolon!<\/p>\n<p><em>Rrustem Geci &#8211; Dortmund<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Ese nga libri i Rrustem Gecit, &#8220;Atdhetar\u00ebt&#8221; \u00c7do njeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka nj\u00eb m\u00ebm\u00eb dhe nj\u00eb baba, nj\u00eb mot\u00ebr dhe nj\u00eb v\u00eblla, nj\u00eb xhaxha dhe nj\u00eb tete, nj\u00eb adres\u00eb ku \u00ebsht\u00eb lindur. Ndryshe nga gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, njeriu i m\u00ebrguar, ose i shkulur dhe i d\u00ebbuar, ( nga ata q\u00eb vrasjen kishin m\u00ebsim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,12,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Ese nga libri i Rrustem Gecit, &#8220;Atdhetar\u00ebt&#8221; \u00c7do njeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka nj\u00eb m\u00ebm\u00eb dhe nj\u00eb baba, nj\u00eb mot\u00ebr dhe nj\u00eb v\u00eblla, nj\u00eb xhaxha dhe nj\u00eb tete, nj\u00eb adres\u00eb ku \u00ebsht\u00eb lindur. Ndryshe nga gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, njeriu i m\u00ebrguar, ose i shkulur dhe i d\u00ebbuar, ( nga ata q\u00eb vrasjen kishin m\u00ebsim [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-06-22T20:14:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR!\",\"datePublished\":\"2015-06-22T20:14:28+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-22T20:14:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/\"},\"wordCount\":1981,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/\",\"name\":\"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg\",\"datePublished\":\"2015-06-22T20:14:28+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-22T20:14:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"&#8211; Ese nga libri i Rrustem Gecit, &#8220;Atdhetar\u00ebt&#8221; \u00c7do njeri n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb ka nj\u00eb m\u00ebm\u00eb dhe nj\u00eb baba, nj\u00eb mot\u00ebr dhe nj\u00eb v\u00eblla, nj\u00eb xhaxha dhe nj\u00eb tete, nj\u00eb adres\u00eb ku \u00ebsht\u00eb lindur. Ndryshe nga gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, njeriu i m\u00ebrguar, ose i shkulur dhe i d\u00ebbuar, ( nga ata q\u00eb vrasjen kishin m\u00ebsim [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-06-22T20:14:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR!","datePublished":"2015-06-22T20:14:28+00:00","dateModified":"2015-06-22T20:14:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/"},"wordCount":1981,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg","articleSection":["Artikuj","Ese","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/","name":"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg","datePublished":"2015-06-22T20:14:28+00:00","dateModified":"2015-06-22T20:14:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/rrustem_geci2.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mergimi-nuk-prodhon-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"M\u00cbRGIMI NUK PRODHON SHQIPTAR!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14180"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14180"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14180\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}