{"id":14179,"date":"2015-06-26T16:11:50","date_gmt":"2015-06-26T15:11:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3886"},"modified":"2015-06-26T16:11:50","modified_gmt":"2015-06-26T15:11:50","slug":"toposi-artistik-i-shkarpes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/","title":{"rendered":"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Prend BUZHALA\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> (<em>N\u00eb vend t\u00eb recensionit<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Prend BUZHALA<\/strong>, (<em>Prill, 2015<\/em>)<\/p>\n<p>Poeti Fran Tanushi, poezin\u00eb e vet d\u00ebshiron ta ligj\u00ebroj\u00eb si ndjesi shpirti dhe urtie. Porse, p\u00ebr t\u00eb, poezia \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb Mburoj\u00eb Shpirti n\u00eb k\u00ebrkimet e vetvetes, n\u00eb mbrojtjen e vlerave identitare dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, t\u00eb vlerave njer\u00ebzore. K\u00ebt\u00eb mbres\u00eb ta dhurojn\u00eb vargjet e p\u00ebrzgjedhura te &#8220;Shkarpa&#8221; e Fran Tanushit. \u00cbsht\u00eb poeti ai q\u00eb poezin\u00eb e v\u00eb n\u00eb vendin e nderit, aty ku i provon dhe shkrin artistikisht ndjesit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, kur ende mbillet far\u00eb e keqe me kal\u00ebrim lig\u00ebsie, mu aty ku nis dhe nj\u00eb stin\u00eb e re:<\/p>\n<blockquote><p><em>ndjesin\u00eb e shpirtit e vendos n\u00eb vargje<br \/>\nstin\u00ebs se re notat ia shkruaj&#8230;<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>1. Mallkimi i kodit t\u00eb prekur<\/strong><\/p>\n<p>Aty, te ai vend i nderit, ligj\u00ebrojn\u00eb fjala dhe e bukura e dheut, kurse ndjesit\u00eb q\u00eb poeti i ligj\u00ebron urt\u00ebsisht e shpirt\u00ebrisht, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb larmishme, sikund\u00ebr jan\u00eb: urt\u00ebsia, shenjt\u00ebria, fjala, \u00ebndrrat, loti, yjet, vetvetja, kujtimi, vetmia, dhembja, pritja. Tutje lexojm\u00eb reagimet emocionale t\u00eb krijuesit, t\u00eb veshura me ndjesi m\u00ebrgimtari, apo me ndjesit\u00eb q\u00eb t&#8217;i dhuron nj\u00eb ditar i p\u00ebrlotur, me vitet e vjedhura a me ndjesit\u00eb e dashuris\u00eb. Nj\u00eb mall i mb\u00ebshtjell\u00eb me dhimbje, p\u00ebrmasash rr\u00ebmbyese e t\u00eb vrullshme, tujgon kudo n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto vargje, kurse \u201cfatin e pafat\u00ebsis\u00eb\u201d e ndjek pas nj\u00eb mallkim jo vet\u00ebm individual, por edhe historik, si shenj\u00eb e prekjes n\u00eb vlerat e shenjta (\u201cme mallkimin e kodit t\u00eb prekur\u201d). Krijuesi e b\u00ebn edhe nj\u00eb hap, p\u00ebr t&#8217;u zhytur n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e k\u00ebrkimeve meditative t\u00eb artit poetik, sikund\u00ebr jan\u00eb: muzgu, koha, kodet e qenies, fati, apo \u201cValsi i jet\u00ebs\u201d (t\u00ebr\u00ebsi e bukur poetike). Vjen Lutje Bogdanit, pastaj atdheu, liria, njeriu n\u00eb bronz, Fishta, Gjergji i Madh, Iliria, Buna, deti, cop\u00ebza historie, etnografie e trash\u00ebgimie, q\u00eb e japin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb gjeopoetik\u00ebn n\u00eb vertikalen historike, n\u00eb horizontalen spirituale.<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Fran Tanushi - Shkarpa\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/fran_tanushi_shkarpa.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nDhe, jo rrall\u00eb, poeti, duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb univers t\u00eb pa skaj valsesh t\u00eb humbura, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, z\u00eb e shqet\u00ebsohet, madje detronizohet, shnd\u00ebrrohet n\u00eb imazh ironik e ironizues, qes\u00ebndis\u00ebs e vet\u00ebqes\u00ebndis\u00ebs&#8230; Tashm\u00eb ai ka zbritur n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rrafsh k\u00ebndimi, ka hyr\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e aktualitetit; aty ku heroi i takon s\u00eb kaluar\u00ebs; tashm\u00eb z\u00eb e na vjen antiheroi lirik, q\u00eb, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr ta nd\u00ebrruar gjendjen, ai e qes\u00ebndis k\u00ebt\u00eb realitet, e ironizon. Madje antiheroi ia p\u00ebrplas pseudoheroit t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn n\u00eb sy, e, ky antihero lirik, \u00ebsht\u00eb personifikim i guximit jet\u00ebsor, p\u00ebr t\u2019i em\u00ebrtuar gj\u00ebrat t\u00eb tilla \u00e7far\u00eb jan\u00eb, n\u00eb thelbin e tyre:<\/p>\n<blockquote><p><em>q\u00eb kur e fshehe kok\u00ebn n\u00ebn dhe<br \/>\nheroi im ti s\u2019je<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Kurse ai, fol\u00ebsi lirik i rigjetjes s\u00eb vlerave t\u00eb bjerra, tash z\u00ebvend\u00ebsohet me defilues ndjenjash t\u00eb humbura, ku njeriu tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb zhveshur nga vlerat e brendshme, etike (poezia \u201cDEFILUESIT E NDJENJAVE T\u00cb HUMBURA\u201d, apo kur strukturohet nj\u00eb zhveshje fabulative e realitetit (ZHVESHJA E TERRIT, MACJA DHE MINJT\u00cb). Q\u00ebndrimi dyshues, i drejtuar kund\u00ebr vlerave t\u00eb rrejshme metafizike t\u00eb qenies, i rimerr figurat e territ, brejt\u00ebsve dhe t\u00eb imazheve t\u00eb pakuptimta t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, nga nj\u00ebra an\u00eb, si dhe t\u00eb boshll\u00ebkut ekzistencial, nga ana tjet\u00ebr. Vijn\u00eb skenat e imazhet e skeps\u00ebs lirike-meditative: personazh i bjerr\u00eb, pika e zez\u00eb, n\u00eb goj\u00eb t\u00eb ujkut, invazion, kal\u00ebrim lig\u00ebsie&#8230;<\/p>\n<p><strong>2. Poetika e humbjes, trajtat e rip\u00ebrt\u00ebritjes<\/strong><\/p>\n<p>Humbjet e vjeljet n\u00eb jet\u00eb, harxhimet e mosh\u00ebs a t\u00eb koh\u00ebs, mungesat e shumta t\u00eb t\u00eb vet\u00ebve dhe t\u00eb Atdheut q\u00eb t\u2019i dhuron m\u00ebrgimi, nuk kan\u00eb se si t\u00eb mos e ken\u00eb dhe nj\u00eb tis balade, i k\u00ebnduar si vals i humbur \u2013 p\u00ebr t\u2019u sintetizuar te SHKARPA, si kryefigur\u00eb e k\u00ebtyre ecejakeve n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, p\u00ebr t\u2019i kompensuar \u00e7astet e humbura, apo p\u00ebr t\u2019i rikthyer ato \u00e7aste lumturimi, si shp\u00ebrbles\u00eb kujtimi, si vravashk\u00eb e ndezur q\u00eb v\u00eb drejtpeshimin midis qenies, atdheut dhe fatit (\u201cndize nj\u00eb shkarp\u00eb n\u00eb Shkarp\u00eb\/ p\u00ebr z\u00ebrat e shkap\u00ebrderdhur udh\u00ebve\u201d). Shkarpa ka polisemin\u00eb e vet artistike: ajo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb varf\u00ebrie (shkarpa jan\u00eb dhe k\u00ebpuc\u00ebt e vjetra e t\u00eb grisura), \u00ebsht\u00eb shenj- katandisje e njeriut n\u00ebp\u00ebr meridianet e jet\u00ebs: shkarpa \u00ebsht\u00eb edhe dega e holl\u00eb, e that\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb ndezur zjarr, kurse metaforikisht ajo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb ngroht\u00ebsis\u00eb n\u00eb myj\u00ebn e dimrit; \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e nostalgjis\u00eb dhe vuajtjes p\u00ebr humbjen e bjerrjen e vlerave n\u00eb jet\u00eb (\u201cu b\u00eb shkarp\u00eb, u dob\u00ebsua shum\u00eb, u hollua tep\u00ebr, u tha\u201d&#8230;); shkarpa sh\u00ebnjon t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishmen n\u00eb jet\u00eb, kur i braktis vlerat themelore&#8230; Shtegtar\u00ebt kan\u00eb tretur n\u00ebp\u00ebr mote, fol\u00ebsi lirik nuk pajtohet me k\u00ebt\u00eb tretje t\u00eb qenies, as me humbjen, sepse rr\u00ebnj\u00ebt e shk\u00eblqimit t\u00eb dikursh\u00ebm nuk thahen, ato jan\u00eb t\u00eb thella.<\/p>\n<blockquote><p><em>Shtegtar i tretur udh\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs<br \/>\npo t\u00eb qiti udha ndonj\u00ebher\u00eb<br \/>\nme u kthye n\u00eb Shkarp\u00eb<br \/>\nmerre e ndize nj\u00eb shkarp\u00eb t\u00eb terur<br \/>\naty ku gur\u00ebt e themeleve<br \/>\nme ndonj\u00eb ball\u00eb muri t\u00eb mbetur<br \/>\nmir\u00ebseardhje t\u00eb urojn\u00eb<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>E, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte k\u00ebsisoj, at\u00ebher\u00eb ndodh dhe tragjedia e qenies, mu ashtu si do t\u00eb thoshte George Bernard Shaw: \u201cN\u00eb jet\u00eb ndodhin dy tragjedi. Nj\u00ebra, kur e humb d\u00ebshir\u00ebn e zemr\u00ebs sate. E dyta, p\u00ebr ta fituar at\u00eb.\u201d Ky mbushullim me tis balade, ndodh vet\u00ebm n\u00eb trajt\u00ebn e rilindjes s\u00eb brendshme. Rip\u00ebrt\u00ebritja ndodh! Sepse poeti p\u00ebrgj\u00ebrohet gjithnj\u00eb p\u00ebr Shkarp\u00ebn e tij:<\/p>\n<blockquote><p><em>z\u00ebrat e ikur shekujve<br \/>\nkan\u00eb me t\u00eb p\u00ebrgjigj<br \/>\nl\u00ebshoje nj\u00eb thirrje t\u00eb z\u00ebshme<br \/>\nt\u00eb jehoj\u00eb fuqish\u00ebm<br \/>\natyre grykave t\u00eb hapura<br \/>\nshtegtar i tretur moteve<br \/>\nn\u00ebn r\u00ebnkimin e truallit t\u00eb bjerr\u00eb<br \/>\nmblidhi gur\u00ebt e caranit<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Po qe se fol\u00ebsi lirik ndjehet i zhg\u00ebnjyer, i humbur, i thyer apo i pasigurt, ai i kthehet vetvetes. Nuk \u00ebsht\u00eb e habitshme, q\u00eb, n\u00eb k\u00ebso \u00e7astesh meditative, do t\u00eb lindin edhe pyetje nga pak t\u00eb r\u00ebnda e dilema sfilit\u00ebse: p\u00ebrse jam k\u00ebtu, kush qenkam tash dhe k\u00ebtu&#8230;(?) E, at\u00ebher\u00eb po ky subjekt lirik e rizbulon dhe e rinjeh vetveten te ato rr\u00ebnj\u00eb, sepse n\u00eb ato thell\u00ebsi nuk arrin askush&#8230; Madje, k\u00ebtu situata kontrastohet skajsh\u00ebm dhe b\u00ebhet figur\u00eb e oksimoronit paradoksal (\u201crreth vatr\u00ebs akujt t\u00eb shkrijn\u00eb\u201c). Z\u00ebrat poetik\u00eb identifikohen me ata t\u00eb shekujve: vijn\u00eb si z\u00ebra mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr qenien q\u00eb nuk e l\u00ebn\u00eb t\u00eb lig\u00ebshtohet.<\/p>\n<blockquote><p><em>ndize nj\u00eb shkarp\u00eb n\u00eb Shkarp\u00eb<br \/>\np\u00ebr z\u00ebrat e shkap\u00ebrderdhur udh\u00ebve<br \/>\np\u00ebr gjymtyr\u00ebt e tyre t\u00eb ngrira<br \/>\nrreth vatr\u00ebs akujt t\u00eb shkrijn\u00eb<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Shkarpa nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm toponim, por edhe topos artistik, q\u00eb heq paradigm\u00ebn e k\u00ebndimit q\u00eb nga Martin Camaj (ai ka romanin pak m\u00eb ndryshe t\u00eb titulluar: \u201cKarpa\u201d), e k\u00ebndej:<\/p>\n<blockquote><p><em>Shtegtar i tretur udh\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs<br \/>\npo t\u00eb qiti udha ndonj\u00ebher\u00eb<br \/>\nme u kthye n\u00eb Shkarp\u00eb<br \/>\nmerre e ndize nj\u00eb shkarp\u00eb t\u00eb terur<br \/>\naty ku gur\u00ebt e themeleve<br \/>\nme ndonj\u00eb ball\u00eb muri t\u00eb mbetur<br \/>\nmir\u00ebseardhje t\u00eb urojn\u00eb<br \/>\nn\u00eb at\u00eb ambient heshtjeje<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Sado q\u00eb asgj\u00eb nuk mund t\u00eb krahasohet me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb univers vlerash (shkarpa, dashuria, atdheu, kikat e vlerave etnike, Bogdani, Fishta), megjithat\u00eb, ka di\u00e7ka q\u00eb ka humbur nga ai shk\u00eblqim e nga ajo ndjesi, kur na rrethon nj\u00eb mot i brisht\u00eb (\u201cpoeti e mallkoi motin e brisht\u00eb\/ duke e zbrazur nj\u00eb gll\u00ebnjk\u00eb ver\u00eb ,,kallmet\u2019\u2019\/ p\u00ebr shpirtin e gjeniut Fisht\u00eb\u201d).dhe k\u00ebrkimi i s\u00eb humbur\u00ebs nuk pran. K\u00ebrkim q\u00eb ngrihet n\u00eb parim universal (\u201cValsi i humbur\u201d), ku poeti thur dhe nj\u00eb kosmogoni t\u00eb veten poetike, me tone lasgushiane.<\/p>\n<blockquote><p><em>Qiellit t\u00eb harlisur gjith\u00ebsis\u00eb s\u00eb pa skaj<br \/>\nnga dehja e mosh\u00ebs planet\u00ebt u hutuan<br \/>\nl\u00ebvizjet e \u00e7rregullta me nxitim i shtojn\u00eb<br \/>\nritmin e valsit t\u00eb humbur k\u00ebrkojn\u00eb<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p>Ndjesit\u00eb e tilla rilinden n\u00ebp\u00ebr tituj t\u00eb humbur, nj\u00eb si paradoks i gjetjeve t\u00eb bukura artistike! E zhdukura b\u00ebhet e pranishme, e harruara ringjallet, ndarjet e dhunshme hiqen, e humbura i vjen pran\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><em>jeta i lidh(ka) ngjarjet<br \/>\nsi deg\u00ebt lisi i mo\u00e7\u00ebm n\u00eb bjeshk\u00eb<br \/>\nun\u00eb n\u00eb poezi e k\u00ebrkoj ngush\u00ebllimin<br \/>\npo m\u00eb k\u00ebrkove aty do m\u00eb gjesh&#8230;<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>3. Kohezioni lirik<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShkarpa\u201d, ky titull kaq evokues, poetikisht nd\u00ebrlidhet me tematik\u00ebn dhe struktur\u00ebn e librit. Kurse strukturimi i librit k\u00ebsisoj, me nj\u00eb ndarje q\u00eb vet\u00ebkomentohen n\u00ebp\u00ebrmes vargjeve, d\u00ebshmon dhe nj\u00eb prirje tjet\u00ebr t\u00eb poetit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr zot\u00ebrimin e strategjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb poetike dhe t\u00eb zgjidhjeve e gjetjeve lirike. Sado q\u00eb ligj\u00ebrimi poetik ng\u00ebrthen caqe t\u00eb avangard\u00ebs artistike, megjithat\u00eb, krijuesi ruhet nga konceptimi apokaliptik i realitetit, si ndodh me jo pak poet\u00eb. Ndodh k\u00ebsisoj, sepse ai d\u00ebshiron ta ruaj\u00eb drejtpeshimin mes imagjinat\u00ebs krijuese, frym\u00ebzimit dhe l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb k\u00ebnduar. Poezit\u00eb, apo t\u00ebr\u00ebsit\u00eb poetike, kur lexohen ve\u00e7 e ve\u00e7, d\u00ebshmojn\u00eb dhe p\u00ebr nj\u00eb dor\u00ebshkrim autentik dhe, pse jo, edhe origjinal, t\u00eb thurjes artistike.<\/p>\n<p>P\u00ebrjetimet, sado q\u00eb jan\u00eb t\u00eb larmishme, ato vet\u00ebm sa p\u00ebrplot\u00ebsohen e nuk p\u00ebrs\u00ebriten. Diskursin lirik duket sikur poeti e kusht\u00ebzon her\u00eb nga ritmi, rima e rrjedha melodike e vargut: Her\u00ebn tjet\u00ebr, ky p\u00ebrjetim kusht\u00ebzohet nga th\u00ebnia e shkurt\u00ebr dhe e tipit t\u00eb vargut t\u00eb lir\u00eb, jo metrik; d.m.th. ku nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm poeti nuk lejon shp\u00ebrthime retorike apo evokime psher\u00ebtimash, dhe, k\u00ebsisoj, denduria dhe forca e lirizmit subjektiv, sprovon dinamik\u00ebn e konturave ekspresioniste. E pra, poeti mban q\u00ebndrim krijues, si ndaj fjal\u00ebs, ashtu edhe ndaj figur\u00ebs, si ndaj p\u00ebrjetimit, ashtu edhe ndaj tipologjis\u00eb s\u00eb vargut e q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrkufizohet si model i kohezionit artistik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(N\u00eb vend t\u00eb recensionit) Prend BUZHALA, (Prill, 2015) Poeti Fran Tanushi, poezin\u00eb e vet d\u00ebshiron ta ligj\u00ebroj\u00eb si ndjesi shpirti dhe urtie. Porse, p\u00ebr t\u00eb, poezia \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb Mburoj\u00eb Shpirti n\u00eb k\u00ebrkimet e vetvetes, n\u00eb mbrojtjen e vlerave identitare dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, t\u00eb vlerave njer\u00ebzore. K\u00ebt\u00eb mbres\u00eb ta dhurojn\u00eb vargjet e p\u00ebrzgjedhura te &#8220;Shkarpa&#8221; e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(N\u00eb vend t\u00eb recensionit) Prend BUZHALA, (Prill, 2015) Poeti Fran Tanushi, poezin\u00eb e vet d\u00ebshiron ta ligj\u00ebroj\u00eb si ndjesi shpirti dhe urtie. Porse, p\u00ebr t\u00eb, poezia \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb Mburoj\u00eb Shpirti n\u00eb k\u00ebrkimet e vetvetes, n\u00eb mbrojtjen e vlerave identitare dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, t\u00eb vlerave njer\u00ebzore. K\u00ebt\u00eb mbres\u00eb ta dhurojn\u00eb vargjet e p\u00ebrzgjedhura te &#8220;Shkarpa&#8221; e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-06-26T15:11:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS\",\"datePublished\":\"2015-06-26T15:11:50+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-26T15:11:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/\"},\"wordCount\":1745,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/\",\"name\":\"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg\",\"datePublished\":\"2015-06-26T15:11:50+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-26T15:11:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"(N\u00eb vend t\u00eb recensionit) Prend BUZHALA, (Prill, 2015) Poeti Fran Tanushi, poezin\u00eb e vet d\u00ebshiron ta ligj\u00ebroj\u00eb si ndjesi shpirti dhe urtie. Porse, p\u00ebr t\u00eb, poezia \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb Mburoj\u00eb Shpirti n\u00eb k\u00ebrkimet e vetvetes, n\u00eb mbrojtjen e vlerave identitare dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, t\u00eb vlerave njer\u00ebzore. K\u00ebt\u00eb mbres\u00eb ta dhurojn\u00eb vargjet e p\u00ebrzgjedhura te &#8220;Shkarpa&#8221; e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-06-26T15:11:50+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS","datePublished":"2015-06-26T15:11:50+00:00","dateModified":"2015-06-26T15:11:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/"},"wordCount":1745,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/","name":"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg","datePublished":"2015-06-26T15:11:50+00:00","dateModified":"2015-06-26T15:11:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/prend_buzhala.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/toposi-artistik-i-shkarpes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"TOPOSI ARTISTIK I SHKARP\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14179"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14179"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14179\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}