{"id":14157,"date":"2015-06-07T20:30:07","date_gmt":"2015-06-07T19:30:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3781"},"modified":"2015-06-07T20:30:07","modified_gmt":"2015-06-07T19:30:07","slug":"arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/","title":{"rendered":"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"SHSHSHA audienc\u00eb me Gjek\u00eb Marinaj n\u00eb 50 vjetorin e tij...\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><\/a><strong>Arben \u00c7okaj<\/strong>*), <em>Maj 2015<\/em><\/p>\n<p>\u201cPoeti e ka trurin e \u00e7ar\u00eb!\u201c \u2013 thoshte poeti i njohur Xhevahir Spahiu, p\u00ebr t\u00eb justifikuar ndoshta edhe guximin e marr\u00eb, q\u00eb tregojn\u00eb nganj\u00ebher\u00eb poet\u00ebt me vargjet apo veprimet e tyre. Kur poezia \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb poet me ndjeshm\u00ebri t\u00eb madhe dhe talent t\u00eb rrall\u00eb shkruan ashtu si e ndien, p\u00ebr t\u00eb ruajtur me nd\u00ebrgjegjen dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb e tij, at\u00eb ekuilib\u00ebr ko-ekzistencial, q\u00eb krijohet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e njer\u00ebzve me nj\u00ebri-tjetrin, me pushtetin, me natyr\u00ebn. Nj\u00eb poezi buron si reagim momental ndaj nj\u00eb padrejt\u00ebsie, absurdi. Lind nga vuajtja p\u00ebr dashurin\u00eb, apo si nevoj\u00eb e brendshme e poetit p\u00ebr t\u2019u shprehur, p\u00ebr t\u00eb guxuar. Varet se n\u00eb \u00e7far\u00eb shoq\u00ebrie jeton. Dhe ndodh q\u00eb poeti e gjen veten n\u00eb konflikt me diktatin. Poeti e sfidon diktatin me poezi, por rrezikon jet\u00ebn e tij. Poeti ka ndjeshm\u00ebri ndaj dukurive q\u00eb e rrethojn\u00eb, por i humbet aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kuptuar ndoshta rrezikun q\u00eb i kanoset. Ose poeti ndri\u00e7on si qiri, duke shuar pjes\u00eb nga qenia e tij!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e ka filles\u00ebn e vet edhe poeti i talentuar mal\u00ebsor Gjek\u00eb Marinaj, lindur maj\u00eb maleve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, n\u00eb fshatin Brrut, dhe nga lart e shikonte bot\u00ebn posht\u00eb, si m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nisur nga kjo madh\u00ebshti e brendshme, iluzive, nga ky kontrast natyror, ai e injoronte vog\u00eblsin\u00eb e diktatit, me madh\u00ebshtin\u00eb e artit. Ai vijon t\u00eb b\u00ebj\u00eb drit\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat ku shkel, duke hequr pjes\u00eb nga vetvetja, nga qenia e tij, nga shpirti i tij. Pra, ai i paguan detyrimet e tij me krijimtarin\u00eb e vet letrare e poetike, me sjelljen dhe veprimet e veta. Ngjash\u00ebm me t\u00eb tjer\u00ebt, ai ndri\u00e7on diku m\u00eb fort, tek vargu poetik, tek thell\u00ebsia e mendimit, tek brumosja intelektuale, gjer\u00ebsia e dimensionit njer\u00ebzor, p\u00ebrtej normales. Gjek\u00eb Marinaj mbetet i madh n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e tij, modern deri n\u00eb fund dhe n\u00eb konflikt t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me mediokritetin, mendje-ngusht\u00ebsin\u00eb, zilin\u00eb e smir\u00ebzin\u00eb, apo veset njer\u00ebzore, duke kuptuar e ndjer\u00eb ritmin e zhvillimeve shoq\u00ebrore dhe intelektuale t\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jeton.<\/p>\n<p>Gjeka shkroi nj\u00eb poezi, Kuajt. Ishte koh\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb kushtonte jet\u00ebn. Por Gjeka guxoi. Guxoi se ishte anti-konformist, sepse ashtu ndjehej. Ky \u00ebsht\u00eb realisht tipar i ve\u00e7ant\u00eb i Gjek\u00ebs, ai e ndjen m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt parregullsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient, dhe reagon. Reagimi i tij nuk \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb kuptohet, por n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur, ai duhet t\u00eb mir\u00eb-kuptohet. Duhet t\u00eb mir\u00ebkuptohet, pasi \u00ebsht\u00eb reagim intelektual, i arsyesh\u00ebm dhe racional. Por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb absurdit, nuk kuptonte askush. Nuk donin t\u00eb kuptonin dhe Gjeka u detyrua t\u00eb ngrinte z\u00ebrin e tij kund\u00ebr \u00e7rregullimit social e politik, gj\u00eb q\u00eb e detyroi m\u00eb pas edhe t\u00eb arratisej. Iku nga vendi i tij, p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend jo-miq\u00ebsor ndaj shqiptar\u00ebve, i cili megjithat\u00eb e priti mir\u00eb dhe tregoi m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzi, se regjimi komunist n\u00eb vendin e tij. Gjeka p\u00ebrfundoi n\u00eb Beograd, n\u00eb nj\u00eb kamp refugjat\u00ebsh, q\u00eb strehohej n\u00eb hotelin Avala.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit aty, Gjeka u njoh me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe zuri edhe miq\u00ebsi. Si dedikim ndaj k\u00ebtyre miqve serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e ndihmuan n\u00eb koh\u00ebn kur vendi i tij deshi ta persekutonte p\u00ebr nj\u00eb poezi, Gjeka publikoi para pak koh\u00ebsh edhe librin e tij me poezi, \u201cVij p\u00ebr t\u00eb gjeth\u00ebruar\u201d, n\u00eb Beograd, botuar nga Sht\u00ebpia Botuese e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb politike armiq\u00ebsore, q\u00eb Beogradi ka ndjekur kundrejt shqiptar\u00ebve, e sidomos kundrejt Kosov\u00ebs, n\u00eb Serbi kishte koh\u00eb q\u00eb nuk botohej asnj\u00eb lib\u00ebr me autor shqiptar, por Gjeka dep\u00ebrtoi me poezin\u00eb e tij, duke ngjallur nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb keqardhjeje tek intelektual\u00ebt e gazetar\u00ebt serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u shpreh\u00ebn se \u201chumb\u00ebn nj\u00eb poet,\u201d ngaq\u00eb nuk dit\u00ebn ta mbanin, kur e kishin n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Promovimi i librit t\u00eb Gjek\u00ebs n\u00eb Beograd u prit shum\u00eb mir\u00eb, media t\u00eb ndryshme e pasqyruan ngjarjen, nd\u00ebr to edhe gazeta Politika, ku v\u00ebrehej nj\u00eb p\u00ebrshkrim dinjitoz, madje edhe diskutime, pa notat e nacionalizmit shoven, q\u00eb shpesh i tregojn\u00eb serb\u00ebt n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me shqiptar\u00ebt. Gjeka u prit me respekt n\u00eb Beograd, dhe kjo tregon se p\u00ebrkund\u00ebr nacionalizmit t\u00eb disave, nd\u00ebr serb\u00eb ka edhe njer\u00ebz t\u00eb arsyesh\u00ebm e intelektual\u00eb, q\u00eb e duan paqen dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me shqiptar\u00ebt, e kombet e tjera rreth tyre. Me k\u00ebta serb\u00eb duhet edhe ne t\u00eb krijojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie, q\u00eb numri i serb\u00ebve t\u00eb arsyesh\u00ebm t\u00eb rritet, ashtu si edhe numri i shqiptar\u00ebve t\u00eb arsyesh\u00ebm! P\u00ebrkund\u00ebr artit, politikat shtet\u00ebrore, apo nacionale jan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Por poet\u00ebt dhe intelektual\u00ebt e kalibrit t\u00eb Gjek\u00ebs shikojn\u00eb p\u00ebrtej asaj q\u00eb duket, duke prekur arsyen dhe ndjenjat njer\u00ebzore n\u00eb nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, prandaj edhe mesazhi i tyre dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve, duke e mposhtur vog\u00eblsin\u00eb dhe meskinitetin.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb lufte, kombet vriten me nj\u00ebri-tjetrin, por si\u00e7 e cil\u00ebsonte nj\u00eb poet gjerman, i cili u detyrua t\u00eb luftonte p\u00ebr Hitlerin, nd\u00ebrsa u dashurua me nj\u00eb vajz\u00eb \u00e7ifute: \u201cLuft\u00ebtar\u00ebt e sot\u00ebm, jan\u00eb partner\u00ebt e biznesit nes\u00ebr&#8230;\u201d \u2013 thoshte ai. Lufta mbaron, dhe duhet t\u2019i kthehemi jet\u00ebs. Pasojat e luft\u00ebs nuk riparohen leht\u00eb, plag\u00ebt i sh\u00ebron vet\u00ebm koha, ngadal\u00eb, gradualisht. E kombet tona duhet t\u00eb gjejn\u00eb edhe rrug\u00ebn e daljes nga spiralja e luft\u00ebrave dhe konflikteve, pasi historia jon\u00eb me serb\u00ebt, ka nj\u00eb bilanc mjaft tragjik e negativ. Ndaj edhe njer\u00ebzit b\u00ebhen me t\u00eb drejt\u00eb emocional\u00eb, kur diskutohen marr\u00ebdh\u00ebniet tona me Serbin\u00eb, sidomos kur kihet parasysh se serbi ishte agresor, e shqiptari viktim\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kur dikush t\u00eb gjuan me gur\u00eb, ke dy mund\u00ebsi. Ose t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb mur, ose t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb ur\u00eb. Dhe n\u00eb planin kulturor apo shoq\u00ebror, Gjeka shtrin dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura komunikimi e kuptueshm\u00ebrie, p\u00ebr t\u2019i zbutur konfliktet dhe rritur arsyen, e ai sakrifikon veten dhe b\u00ebhet ur\u00eb. Ai k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn se mendon q\u00eb arti dhe kultura jan\u00eb edhe misionar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb komunikimit nd\u00ebrmjet kombeve. Pasi vet\u00ebm komunikimi rrit edhe shkall\u00ebn e kuptueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Poeti Ko\u00e7i Petriti shprehej nj\u00eb her\u00eb se \u201cpoet\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kultivuar artin e tyre&#8230;\u201d Dhe k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb Gjeka ia dha vetes, duke u arratisur nga ngusht\u00ebsia, q\u00eb i zinte frym\u00ebn, e jo vet\u00ebm atij. Dhe poezia Kuajt, e cila u shp\u00ebrnda dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb nga student\u00ebt e rinia shqiptare, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur diktatura po rr\u00ebzohej, erdhi edhe duke evoluar me koh\u00ebn, me ngritjen poetike dhe artistike t\u00eb poetit, me dashurin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn. Ajo e la stafet\u00ebn p\u00ebr poezi t\u00eb tjera pas saj, dhe u transformua n\u00eb \u201cInfinit\u201d, \u201cVajzat e Kalifornis\u00eb\u201d, etj., etj. Kjo tregon edhe p\u00ebr subjektin apo substraktin poetik, q\u00eb vjen duke ndryshuar, me ndryshimin e gjendjes, cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs dhe rrethanave, n\u00eb t\u00eb cilat gjendet poeti.<\/p>\n<p>N\u00eb 50 vjet t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrmes v\u00ebshtir\u00ebsive e sfidave t\u00eb shumta, poeti Gjek\u00eb Marinaj ka b\u00ebr\u00eb mjaft. Ai ka arritur ta jap\u00eb mesazhin e tij p\u00ebrmes poezis\u00eb, p\u00ebrmes veprimtaris\u00eb intelektuale si gazetar e autor, p\u00ebrmes aktivitetit t\u00eb tij shoq\u00ebror, n\u00eb dobi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Politikani i njohur Winston Churchill thoshte se, ai \u201cnuk njihte ndonj\u00eb njeri t\u00eb madh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i till\u00eb, pa kaluar p\u00ebrmes v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb m\u00ebdha!\u201d K\u00ebshtu edhe Gjek\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb p\u00ebrmes sfidave t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb shpalos\u00eb dimensionin e tij njer\u00ebzor, artistik dhe intelektual.<\/p>\n<p>Gjeka nuk jeton vet\u00ebm p\u00ebr veten, por duke zhvilluar kapacitetet e veta, dimensioni i tij i jep nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb madh artit, apo bot\u00ebs s\u00eb tij shpirt\u00ebrore. N\u00ebse analizojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Gjeka i percepton gj\u00ebrat, pa urrejtje, por me kuptueshm\u00ebri edhe p\u00ebr prirjet disi negative shoq\u00ebrore, mund t\u00eb referojm\u00eb intervist\u00ebn e tij me ish-diktatorin Ramiz Alia, regjimi i t\u00eb cilit e detyroi Gjek\u00ebn t\u00eb arratisej. Sipas lutjes s\u00eb Ramizit, kjo intervist\u00eb u botua pas vdekjes s\u00eb tij, n\u00eb gazet\u00ebn Shekulli. Gjeka e tejkalon k\u00ebshtu vog\u00eblsin\u00eb e meskinitetit t\u00eb sistemit, t\u00eb atij regjimi t\u00eb kapur n\u00eb kurth me vetveten, q\u00eb i kushtoi shtrenjt\u00eb popullit shqiptar dhe i rrezikoi jet\u00ebn edhe poetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb fshihet pas njer\u00ebzve t\u00eb m\u00ebdhenj, e me ndikim mbi shoq\u00ebrin\u00eb, Gjeka b\u00ebri nj\u00eb lib\u00ebr me intervista, ku nd\u00ebr ta kishte edhe futbollistin e famsh\u00ebm Pele, apo ish-Presidentin amerikan George Bush, senior. Por Gjeka u prit n\u00eb audienc\u00eb n\u00eb Hanoi, edhe nga presidenti i Vietnamit Tr\u01b0\u01a1ng T\u1ea5n Sang, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Republik\u00ebn Socialiste. Ai nd\u00ebr tjera i k\u00ebrkoi Gjek\u00ebs, q\u00eb SHBA t\u00eb mos e penalizonte m\u00eb gjat\u00eb Kub\u00ebn, di\u00e7ka q\u00eb fatmir\u00ebsisht u b\u00eb realitet nga Presidenti Obama, i cili filloi nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re marr\u00ebdh\u00ebniesh SHBA-Kub\u00eb. Poezia Kuajt, paralajm\u00ebroi r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri, disa muaj m\u00eb von\u00eb, por edhe vizita e Gjek\u00ebs n\u00eb Hanoi, paralajm\u00ebroi disa muaj m\u00eb pas heqjen e embargos nga SHBA p\u00ebr Kub\u00ebn. Duket sikur k\u00ebto gj\u00ebra nuk kan\u00eb lidhje, por tregojn\u00eb p\u00ebr koherenc\u00ebn n\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e poetit dhe or\u00ebn biologjike, q\u00eb Gjeka ka dhe paralajm\u00ebron, me ose pavet\u00ebdije, p\u00ebr zhvillimet politike e shoq\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam me fat, q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr miqt\u00eb e mi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb Gjek\u00eb Marinaj. Jemi me fat si shqiptar\u00eb, q\u00eb kemi nj\u00eb produkt si Gjeka, nj\u00eb njeri t\u00eb kompletuar, intelektual e poet, nj\u00eb njeri t\u00eb ndjesh\u00ebm e njer\u00ebzor, q\u00eb me pen\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tij, ka ditur ta rendis\u00eb veten nd\u00ebr personalitetet shqiptare m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, nj\u00eb nd\u00ebr poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb dhe padyshim, poeti m\u00eb i madh nd\u00ebr koh\u00ebra i Mal\u00ebsis\u00eb. Gjeka me poezin\u00eb dhe artin e tij, \u00ebsht\u00eb i madh edhe p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimet nga poet\u00eb e shkrimtar\u00eb t\u00eb huaj me fam\u00eb, vet\u00ebm sa e konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<br \/>\nPo citoj fjal\u00ebt e poetit anglo-amerikan Frederick Turner, n\u00eb dit\u00ebn e doktoratur\u00ebs s\u00eb Gjek\u00ebs:<br \/>\n\u201c<em>Poet\u00ebt e mir\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. Poet\u00ebt e mir\u00eb, q\u00eb kan\u00eb gjithashtu komand\u00ebn e gjuh\u00ebve t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrkthyes t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. Kur nj\u00eb person i till\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu, me t\u00eb drejt\u00eb, nj\u00eb hero komb\u00ebtar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Dr. Gjek\u00eb Marinaj p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u2013 i cili mezi i shp\u00ebtoi ndjekjes s\u00eb armatosur t\u00eb leshkove t\u00eb regjimit komunist, q\u00eb k\u00ebrkonin jet\u00ebn e tij, pasi ai kishte shkruar nj\u00eb poezi kritike p\u00ebr regjimin, nj\u00eb poezi q\u00eb u b\u00eb apel i demonstrat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar kombin \u2013 ne kemi di\u00e7ka ende m\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. Dhe kur ky person, ka p\u00ebrmbledhur p\u00ebr disertacionin e tij nj\u00eb antologji shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb poezive t\u00eb pabotuara epike shqiptare, dhe kur ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i diplomuar i Universitetit ton\u00eb, ne duhet t\u00eb pranojm\u00eb se jemi me fat, q\u00eb i japim atij sot kapelen e doktoratur\u00ebs.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Urimet m\u00eb t\u00eb mira Gjek\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb 50 vjetor t\u00eb tij dhe suksese Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn Gjeka e themeloi.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;<br \/>\n*) <em>Ky shkrim ishte nj\u00eb nd\u00ebr fjalimet, q\u00eb u lexua gjat\u00eb audienc\u00ebs me shkrimtarin Gjek\u00eb Marinaj, organizuar nga Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptaro-Amerikan\u00eb me dt. 7 qershor 2015, p\u00ebr nder t\u00eb 50 vjetorit t\u00eb dit\u00eblindjes s\u00eb poetit, mbajtur n\u00eb \u201cTHE FERGUSON LIBRARY&#8221; One Public Library Plaza, Stamford, Connecticut 06904\u201c, SHBA.<\/em><\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" width=\"560\" height=\"315\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/LxKbLuHbIKI\" frameborder=\"0\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben \u00c7okaj*), Maj 2015 \u201cPoeti e ka trurin e \u00e7ar\u00eb!\u201c \u2013 thoshte poeti i njohur Xhevahir Spahiu, p\u00ebr t\u00eb justifikuar ndoshta edhe guximin e marr\u00eb, q\u00eb tregojn\u00eb nganj\u00ebher\u00eb poet\u00ebt me vargjet apo veprimet e tyre. Kur poezia \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb poet me ndjeshm\u00ebri t\u00eb madhe dhe talent t\u00eb rrall\u00eb shkruan ashtu si e ndien, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arben \u00c7okaj*), Maj 2015 \u201cPoeti e ka trurin e \u00e7ar\u00eb!\u201c \u2013 thoshte poeti i njohur Xhevahir Spahiu, p\u00ebr t\u00eb justifikuar ndoshta edhe guximin e marr\u00eb, q\u00eb tregojn\u00eb nganj\u00ebher\u00eb poet\u00ebt me vargjet apo veprimet e tyre. Kur poezia \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb poet me ndjeshm\u00ebri t\u00eb madhe dhe talent t\u00eb rrall\u00eb shkruan ashtu si e ndien, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-06-07T19:30:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve\",\"datePublished\":\"2015-06-07T19:30:07+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-07T19:30:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/\"},\"wordCount\":2096,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/\",\"name\":\"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg\",\"datePublished\":\"2015-06-07T19:30:07+00:00\",\"dateModified\":\"2015-06-07T19:30:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Arben \u00c7okaj*), Maj 2015 \u201cPoeti e ka trurin e \u00e7ar\u00eb!\u201c \u2013 thoshte poeti i njohur Xhevahir Spahiu, p\u00ebr t\u00eb justifikuar ndoshta edhe guximin e marr\u00eb, q\u00eb tregojn\u00eb nganj\u00ebher\u00eb poet\u00ebt me vargjet apo veprimet e tyre. Kur poezia \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb poet me ndjeshm\u00ebri t\u00eb madhe dhe talent t\u00eb rrall\u00eb shkruan ashtu si e ndien, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-06-07T19:30:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve","datePublished":"2015-06-07T19:30:07+00:00","dateModified":"2015-06-07T19:30:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/"},"wordCount":2096,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/","name":"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg","datePublished":"2015-06-07T19:30:07+00:00","dateModified":"2015-06-07T19:30:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shshsha_audience_gjm_070615.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arti-dhe-dimensioni-intelektual-qe-deperton-permes-kombeve\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Arti dhe dimensioni intelektual q\u00eb dep\u00ebrton p\u00ebrmes kombeve"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14157"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14157"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14157\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}