{"id":14143,"date":"2015-05-29T08:55:56","date_gmt":"2015-05-29T07:55:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3723"},"modified":"2015-05-29T08:55:56","modified_gmt":"2015-05-29T07:55:56","slug":"nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-285262\" src=\"\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2014\/06\/robelli-150x150.jpg\" alt=\"robelli\" width=\"150\" height=\"150\" \/> Nga <strong>Enver Robelli*<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i bie n\u00eb sy n\u00eb Stamboll nj\u00eb gazetari, pasi ka kaluar gati nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Kin\u00eb? P\u00ebrtypja e farave t\u00eb lulediellit, dashuria p\u00ebr potere, rruga e vock\u00ebl n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dhjet\u00eb dyqane shesin t\u00eb nj\u00ebjtat burma. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrshtypjet e para t\u00eb Kai Strittmatterit pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Stamboll, ku s\u00ebrish gati nj\u00eb dekad\u00eb punoi si korrespondent p\u00ebr gazetat \u201cS\u00fcddeutsche Zeitung\u201d (M\u00fcnchen) dhe \u201cTages Anzeiger\u201d (Z\u00fcrich). \u201cStambolli \u00ebsht\u00eb Turqia. Stambolli \u00ebsht\u00eb miniatur\u00eb e vendit. Gati \u00e7do i kat\u00ebrti turk jeton k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Praktikisht \u00e7do qytet turk dhe \u00e7do fshat turk e ka nj\u00eb filial n\u00eb Stamboll\u201d, shkruan ai n\u00eb librin e tij t\u00eb mrekulluesh\u00ebm \u201cDoracak p\u00ebr Stambollin\u201d.<\/p>\n<p>Habia fillon me shifra: sa milion\u00eb njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb Stamboll? Tremb\u00ebdhjet\u00eb, kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb, pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb. N\u00eb fakt k\u00ebt\u00eb nuk e di askush. N\u00eb 50 vjet\u00ebt e fundit miliona njer\u00ebz kan\u00eb ardhur nga provinca n\u00eb Stamboll, gati t\u00eb gjith\u00eb me mendimin se n\u00ebse fabrikat dhe parat\u00eb nuk vijn\u00eb n\u00eb Anadoll, at\u00ebher\u00eb vijm\u00eb ne te fabrikat dhe te parat\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se gjysma e eksporteve t\u00eb Turqis\u00eb prodhohen n\u00eb Stamboll e rrethin\u00eb. Zhvillimi, mir\u00ebqenia, lul\u00ebzimi ekonomik kan\u00eb nj\u00eb \u00e7mim: shtrirjen e pakontrollueshme t\u00eb qytetit, planifikimin shpesh t\u00eb keq urban, kaosin.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto tema p\u00ebr t\u00eb cilat interesohet Strittmatter. Duke qen\u00eb nj\u00eb vrojtues sympreht\u00eb i p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb ai p\u00ebrshkruan fenomene e ngjarje, zakone e marr\u00ebzi turke q\u00eb lexuesin her\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qeshin, her\u00eb t\u00eb tund\u00eb kok\u00ebn. Strittmatter \u00ebsht\u00eb sinolog dhe mendon se kinezishtja \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr gjuh\u00ebt m\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar. Me k\u00ebt\u00eb bindje ai sapo arrin n\u00eb Stamboll hidhet n\u00eb aventur\u00ebn e re: t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb turqisht. Dhe zbulon fjal\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb dashur: \u201cG\u00fcr\u00fclt\u00fcl\u00fc\u201d. Ndoshta nuk ka fjal\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb q\u00eb ta gudulis\u00eb m\u00eb shum\u00eb goj\u00ebn gjat\u00eb shqiptimit. Dometh\u00ebnia e k\u00ebsaj fjale nuk \u00ebsht\u00eb aq e bukur: \u201czhurmsh\u00ebm\u201d, \u201cz\u00ebmadh\/e\u201d, \u201cpoteremadh\/e\u201d.<\/p>\n<p>Strittmatter konsulton nj\u00eb ekspert se p\u00ebrse ia vlen t\u00eb m\u00ebsosh turqisht. Ai quhet Christoph Neumann, p\u00ebrkthyes i romanit \u201cBora\u201d t\u00eb Orhan Pamukut. Neumann: \u201cN\u00ebse ti do t\u00eb m\u00ebsosh nj\u00eb gjuh\u00eb ekzotike, por ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e shkruar me shkronja latine? Urdh\u00ebro, t\u00eb lutem: ti mund t\u00eb zgjedh\u00ebsh mes shqipes, gjuh\u00ebs baske, malteze \u2013 dhe turqishtes\u201d. Turqishtja, sipas autorit, pa t\u00eb drejt\u00eb g\u00ebzon nj\u00eb imazh t\u00eb keq \u2013 si gjuh\u00eb e zorshme q\u00eb t\u00eb terrorizon fol\u00ebsit me shkronja si \u201c\u00f6\u201d dhe \u201c\u00fc\u201d, me t\u00eb tjera t\u00eb ngarkuara me gjysm\u00ebh\u00ebn\u00eb dhe bishta t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por se \u00e7far\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsie do t\u00eb keni si i huaj n\u00ebse dini turqisht n\u00eb Stamboll, ta z\u00ebm\u00eb, do ta v\u00ebreni m\u00eb s\u00eb voni kur t\u00eb filloni t\u00eb lexoni menyn\u00eb n\u00eb nj\u00eb restorant: aty s\u2019shkruan \u201cpat\u00ebllxhan i mbushur\u201d, por \u201cImamit i ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb fik\u00ebt\u201d. Turqit edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt n\u00ebse imami q\u00eb ka ngr\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjell\u00eb ishte i tronditur nga vaji i shtrenjt\u00eb i ullirit apo nga shija tep\u00ebr e mir\u00eb. N\u00ebse dini turqisht do ta kuptoni edhe fjal\u00ebn \u201c\u015eakamaka\u201d (shakamaka), q\u00eb sipas leksikonit dometh\u00ebn\u00eb: \u201cTa l\u00ebm\u00eb anash humorin\u201d \u2013 dhe do t\u00eb v\u00ebreni numrin e madh t\u00eb fjal\u00ebve franceze q\u00eb kan\u00eb v\u00ebrshuar k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb: \u201cs\u00fcrpriz\u201d, \u201cKuzen\u201d (kusheri), \u201cAsans\u00f6r\u201d (ashensor), \u201cKuaf\u00f6r\u201d (floktar\/e). K\u00ebtu duhet pasur kujdes: \u201cKuaf\u00f6r\u201d ua qeth flok\u00ebt vet\u00ebm grave, burrat n\u00eb Turqi duhet t\u00eb shkojn\u00eb te berberi.<\/p>\n<p>Lexuesit me origjin\u00eb nga vilajetet e dikurshme osmane n\u00eb Ballkan nuk do t\u2019i duken t\u00eb panjohura edhe disa thirrje n\u00eb komunikimin e p\u00ebrditsh\u00ebm mes turqve \u2013 thirrje q\u00eb aty-k\u00ebtu p\u00ebrdoren edhe n\u00eb kasabat\u00eb ballkanike: \u201cAbla\u201d, \u201cAbi\u201d, \u201cTeyze\u201d, \u201cAmca\u201d, \u201cBaba\u201d etj. Vet\u00ebm \u201cAtat\u00fcrk\u201d \u00ebsht\u00eb thirrje e rezervuar \u2013 p\u00ebr \u201cbaban\u00eb e turqve\u201d, Mustafa Kemalin, themeluesin e Turqis\u00eb moderne. Sa u p\u00ebrket emrave duhet ditur nj\u00eb gj\u00eb: deri m\u00eb 21 qershor 1934 turqit nuk kishin mbiemra. At\u00eb dit\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr modernizimin e Turqis\u00eb, Ataturku dhe parlamenti i tij miratuan ligjin p\u00ebr mbiemra.<\/p>\n<p>Dhe njer\u00ebzit krijuan mbiemra nga fantazia. Vajza e adoptuar nga Ataturku, Sabiha, u quajt G\u00f6kcen \u2013 \u201cg\u00f6k\u201d dometh\u00ebn\u00eb qiell dhe me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr Sabiha aludonte n\u00eb profesionin e saj: ajo ishte pilotja e par\u00eb luftarake e Turqis\u00eb. T\u00eb tjer\u00ebt krijuan mbiemra nga emri i babait apo profesioni i babait. Jo rast\u00ebsisht shum\u00eb mbiemra turq mbarojn\u00eb me rrokjen \u201co\u011flu\u201d (i biri): Kahvecio\u011flu (i biri i kafexhiut) ose Sar\u0131ibrahimo\u011flu (i biri i Ibrahimit biond). Turqve u p\u00eblqejn\u00eb emrat luftarak\u00eb: Ate\u015f (zjarr), Cengiz (Xhengiz nga luft\u00ebtari i famsh\u00ebm mongol Xhengiz Kan), \u00c7elik, Demir (hekur), \u00d6zdemir (tamam hekur). M\u00eb romantik\u00eb jan\u00eb emrat G\u00fcl (tr\u00ebndafil), Ay (h\u00ebn\u00eb), Y\u0131ld\u0131z (yll).<\/p>\n<p>T\u00eb pazakonsh\u00ebm ose gazmor\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb emrat: Deli (i hallakaturi, i \u00e7menduri), K\u0131zmaz (ai q\u00eb kurr\u00eb nuk hidh\u00ebrohet) ose Balyemez (atij q\u00eb nuk i p\u00eblqen mjalti). Jo pak kurd\u00eb bartin mbiemra si T\u00fcrk (turk), \u00d6zt\u00fcrk (turk i v\u00ebrtet\u00eb) ose T\u00fcrksever (ai q\u00eb i do turqit) \u2013 me gjas\u00eb k\u00ebta emra kurd\u00ebve u jan\u00eb imponuar nga qeverit\u00eb turke q\u00eb nga koha e Mustafa Kemalit.<\/p>\n<p>Grek\u00ebt edhe sot e quajn\u00eb Stambollin \u2013 Poli. Q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb: qytet. I vetmi. I vetmi q\u00eb e meriton k\u00ebt\u00eb em\u00ebr. \u201cMe nj\u00eb \u00e7el\u00ebs ai i hap dhe mbyll dy bot\u00eb dhe dy dete\u201d. K\u00ebshtu shkruante udh\u00ebtari francez Pierre Gilles p\u00ebr Stambollin. Para 500 vjet\u00ebsh. Qyteti u themelua nga fisi i dorian\u00ebve rreth vitit 660 para er\u00ebs s\u00eb re me emrin Bizantio\/Bizantis. K\u00ebt\u00eb koloni helene perandori romak Konstantini e shpalli m\u00eb 11 mars 330 si Rom\u00eb t\u00eb Re, si Nova Roma Constantinopolitana dhe k\u00ebshtu e b\u00ebri krishterimin fe t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij (rrjedhimisht t\u00eb Europ\u00ebs) dhe e themeloi Rom\u00ebn p\u00ebr s\u00eb dyti \u2013 n\u00eb Lindje. Konfliktet mes katolik\u00ebve dhe ortodoks\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00eb pushtimit osman.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb qarkullonte shprehja: \u201cM\u00eb mir\u00eb turbani turk se mitra greke!\u201d Deri n\u00eb vitet 30-t\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, pra deri pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, qyteti u quajt Kostandinopoj\u00eb, por kishte turq q\u00eb u pengonte ky em\u00ebr q\u00eb lidhej me perandorin kristian, andaj e p\u00ebrdornin toponimin Dersadet \u2013 \u201cPorta e Lumturimit\u201d ose Islambol \u2013 \u201ci p\u00ebrmbushur nga Islami\u201d. Dikur u etablua toponimi Stamboll, i cili nuk ka prejardhje turke. Emri vjen nga greqishtja: is tin polin, q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb: \u201cn\u00eb qytet\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb u binte n\u00eb sy gjerman\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet? Helmuth von Moltke, m\u00eb von\u00eb ushtarak i rangut t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Prusis\u00eb, i cili ishte k\u00ebshilltar ushtarak i trupave osmane mes viteve 1836 dhe 1839, n\u00eb letrat e tij nga Turqia e p\u00ebrshkruante prirjen e turqve p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qejf: \u201cNj\u00eb nd\u00ebr pun\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb turqve t\u00eb ndersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ata e quajn\u00eb \u2018Kief etmek\u2019, fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb: t\u00eb b\u00ebsh qejf, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb pish kafe e duhan n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb rehatsh\u00ebm\u201d. Nj\u00eb deputet i Reichstagut gjerman n\u00eb vitin 1876 shkruante me p\u00ebr\u00e7mim: \u201cK\u00e4ff-i (kiefi, qejfi, v.j.) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dembeliz\u00ebm metodik dhe i vet\u00ebdijsh\u00ebm \u2013 i form\u00ebsuar sipas parimeve shkencore deri n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u201d. Prusiani thoshte \u201cK\u00e4ff\u201d dhe mendonte \u201cKeyf\u201d, si\u00e7 thon\u00eb turqit edhe sot \u2013 ose qe(j)f n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Turku duket se ka nge, sepse turqishtja nuk njeh fjal\u00eb t\u00eb vet\u00ebn p\u00ebr koh\u00ebn. \u201cZaman\u201d dhe \u201cvakit\u201d jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb importuara nga arabishtja. Nuk e thot\u00eb turku pa q\u00ebllim: \u201cKahve bahane, muhabbet \u015fahane\u201d \u2013 n\u00eb p\u00ebrkthim t\u00eb lir\u00eb: kafeja \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 sebep, krejt lavdia i p\u00ebrket muhabetit. Ataturku e pinte kafen\u00eb sade, krejt t\u00eb zez\u00eb, ai ishte nj\u00eb kafepir\u00ebs i pasionuar, thuhet se gjat\u00eb dit\u00ebs i zbrazte deri n\u00eb nj\u00ebzet filxhan\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb zamanin e Mustafa Kemalit nisi t\u00eb fundoset kultura e kafes\u00eb n\u00eb Turqi: provincat e dikurshme osmane si Jemeni nuk ishin m\u00eb burim i kokrrave t\u00eb kafes\u00eb me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb. Ishin rus\u00ebt ata q\u00eb i josh\u00ebn turqit t\u00eb mbjellin \u00e7aj. K\u00ebt\u00eb fillimisht e b\u00ebn\u00eb bujqit n\u00eb bregun e Detit t\u00eb Zi, pastaj edhe gjetiu n\u00eb Turqi. Me gjas\u00eb k\u00ebshtu edhe nisi t\u00eb flitej p\u00ebr \u00e7ajin e rusit \u2013 madje edhe n\u00eb viset shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e tij Strittmatter merret jo vet\u00ebm me kultur\u00ebn e \u00e7ajit \u2013 \u00e7aji m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb n\u00ebn drit\u00ebn e diellit shk\u00eblqen si gjak lepuri, thon\u00eb turqit \u2013 dhe t\u00eb kafes\u00eb, por edhe me at\u00eb t\u00eb rakis\u00eb (a nuk thot\u00eb nj\u00eb poet i madh turk: ah, sikur t\u00eb isha peshk n\u00eb shishe t\u00eb rakis\u00eb), e cila nuk u ndalua plot\u00ebsisht madje as n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb sulltan\u00ebve m\u00eb radikal\u00eb fetar\u00eb, aq m\u00eb pak rakia u ndalua n\u00eb koh\u00ebn e sundimit t\u00eb Ataturkut.<\/p>\n<p>Ai vet\u00eb ishte pir\u00ebs i madh dhe vdiq pasi alkooli ia kishte d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb m\u00ebl\u00e7in\u00eb. As rakia, as vera n\u00eb Stamboll nuk shkon pa meze, pa peshk (gati krejt emrat e peshqve jan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar nga grek\u00ebt, banor\u00ebt e hersh\u00ebm t\u00eb qytetit). Mij\u00ebra mejhane jan\u00eb t\u00eb hapura 24 or\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e Stambollit dhe turist\u00ebt nga mbar\u00eb bota. Impresive n\u00eb librin \u201cDoracak p\u00ebr Stambollin\u201d jan\u00eb p\u00ebrshkrimet e holl\u00ebsishme t\u00eb lloj-lloj \u00ebmb\u00eblsirave nga kuzhina turke.<\/p>\n<p>Dashuria e turkut p\u00ebr vetur\u00ebn \u00ebsht\u00eb e madhe \u2013 po aq e madhe si dikur ndaj shal\u00ebs s\u00eb kalit. Nj\u00eb histori tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si shofer\u00ebt n\u00eb Stamboll drejtojn\u00eb automjetet dhe ku semafor\u00ebt shpesh shihen vet\u00ebm si stoli e panevojshme e trafikut. Nj\u00eb kapitull t\u00eb gjat\u00eb Strittmatter ia kushton edhe kultur\u00ebs s\u00eb \u201cdollmushit\u201d, atij furgonit t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb transporton udh\u00ebtar\u00ebt n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Stambollit dhe po qe nevoja ndalet edhe n\u00eb midis t\u00eb autostrad\u00ebs. N\u00eb \u201cdollmush\u201d u popullarizua edhe muzika e stilit arabesk \u2013 e njohur sidomos nga z\u00ebri i Ibrahim Tatlises, aq i popullarizuar edhe n\u00eb disa shtresa t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi. Pasi televizioni shtet\u00ebror turk nuk emetonte muzik\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb shihej si e prapambetur, kasetat e Tatlises gjenin vend n\u00eb magnetofonat e shofer\u00ebve t\u00eb \u201cdollmush\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebsaj kulture anadollake, t\u00eb ardhur n\u00eb Stamboll nga \u201cturqit e zinj\u201d, nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kishin protestuar \u201cturqit e bardh\u00eb\u201d \u2013 vendasit q\u00eb e konsiderojn\u00eb veten t\u00eb kulturuar, aristokrat\u00eb n\u00eb krahasim me ardhacak\u00ebt q\u00eb p\u00ebshtyjn\u00eb vend e pa vend, q\u00eb hedhin b\u00ebrllokun kudo, q\u00eb therin qengja n\u00eb rrug\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdorin si parfum \u201cujin e Kolonj\u00ebs\u201d, nj\u00eb lloj parfumi p\u00ebr katundari. N\u00eb televizionin \u201cKanal 24\u2033 nj\u00eb moderatore tha: \u201cMysafir\u00ebt m\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm p\u00ebr mua jan\u00eb ata q\u00eb bartin \u2018uj\u00eb Kolonje\u2019 me arom\u00eb limoni\u201d. Pas k\u00ebtyre fjal\u00ebve ajo u p\u00ebrjashtua nga puna. Sepse televizioni ku punonte \u00ebsht\u00eb i af\u00ebrt me qarqet konservatore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb elitat republikane q\u00eb identifikohen me Ataturkun kan\u00eb humbur ndikimin (bashk\u00eb me ushtrin\u00eb e ushtruar p\u00ebr pu\u00e7e), n\u00eb pushtet para m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade kan\u00eb ardhur ata q\u00eb quhen provincial\u00eb t\u00eb zellsh\u00ebm dhe besimtar\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm dhe q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga aradhja e mustako\u00e7\u00ebve si Rexhep Taip Erdogani. N\u00eb Stamboll \u00ebsht\u00eb rritur numri i te ardhurve nga pjes\u00ebt rurale derisa numri i pakicave \u2013 armen\u00ebve, grek\u00ebve, hebrenjve \u2013 ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike, s\u00eb pari pas marr\u00ebveshjes mes Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb n\u00eb vitin 1923 p\u00ebr shk\u00ebmbimin e popullsive dhe pastaj p\u00ebrmes fushatave diskriminuese t\u00eb qeverive turke ndaj pakicave.<\/p>\n<p>Strittmatter i p\u00ebrshkruan turqit si nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb p\u00ebrher\u00eb beson se bota nuk ka pun\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb merret me komplote kund\u00ebr Turqis\u00eb, andaj f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb nga \u00e7erdhja duhet t\u00eb b\u00ebrtasin \u201cNe mutlu T\u00fcrk\u00fcm diyene\u201d \u2013 \u201cI lumtur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e quan veten turk\u201d. P\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrbetimeve patriotike dhe demonstrimit t\u00eb atdhedashuris\u00eb n\u00eb \u00e7do anket\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare turqit renditen nga fundi sa i p\u00ebrket lumturis\u00eb. Ka disa arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: lufta shum\u00ebvje\u00e7are kund\u00ebr kurd\u00ebve (me 40 mij\u00eb viktima), pabarazia sociale, dhuna n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebri, n\u00eb familje, shkolla, n\u00eb ushtri dhe n\u00eb stadiume futbolli, refuzimi kategorik p\u00ebr t\u2019i quajtur krimet masive osmane kund\u00ebr armen\u00ebve para nj\u00eb shekulli m\u00eb emrin e v\u00ebrtet\u00eb: gjenocid, shtypja e individit, mungesa e besimit, dashuris\u00eb dhe toleranc\u00ebs. T\u00eb gjitha k\u00ebto konstatime Strittmatter i b\u00ebn duke u bazuar n\u00eb fjal\u00ebt e intelektual\u00ebve eminent\u00eb turq, nj\u00ebri prej tyre madje thot\u00eb: \u201cVendi yn\u00eb vuan nga nj\u00eb psikoz\u00eb nacionale\u201d, tjetri: \u201cK\u00ebtij vendi i duhet nj\u00eb psikiat\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Profesori Murat Belge nga Universiteti liberal Bilgi thot\u00eb: \u201cShumica e vendeve kan\u00eb problem me njer\u00ebz t\u00eb paarsimuar. Problemi yn\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb arsimuarit. K\u00ebt\u00eb e p\u00ebrjetojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Universitet. Ata vijn\u00eb te ne prej shkollave dhe puna e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb: t\u2019i \u00e7arsimojm\u00eb\u201d. Kjo dometh\u00ebn\u00eb: t\u2019ua kthejm\u00eb trurin q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Disave u kthehet truri, t\u00eb tjer\u00ebt heqin mustaqet. Dikur s\u2019mund t\u00eb paramendohej nj\u00eb turk tamam pa mustaqe. T\u00eb gjith\u00eb dukej se e imitonin Sulltan Selimin I., mustako\u00e7in m\u00eb t\u00eb pushtetsh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb osmane. Kur n\u00eb vitet 90-t\u00eb u zgjodh kryeministre Tansu \u00c7iller leshi mes buz\u00ebve dhe hund\u00ebs mori nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: \u00c7iller urdh\u00ebroi deputet\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb rruhen e t\u00eb kruhen mir\u00eb e mir\u00eb. S\u00eb fundi firma e autobus\u00ebve \u201cMetro Turizm\u201d i urdh\u00ebroi shofer\u00ebt t\u00eb heqin mustaqet. Nj\u00eb shofer refuzoi: \u201cM\u00eb par\u00eb e heq kok\u00ebn se mustaqet\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu disi \u00ebsht\u00eb Stambolli.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq nj\u00eb faqe gazet\u00eb s\u2019mjafton p\u00ebr t\u2019i prezantuar t\u00eb gjitha holl\u00ebsit\u00eb e librit t\u00eb Kai Strittmatter. (P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb lexojn\u00eb e kuptojn\u00eb gjuh\u00ebn gjermane \u2013 ja detajet e librit: \u201cGebrauchsanweisung f\u00fcr Istanbul\u201d, botoi: Piper).<\/p>\n<p><strong>*Koha Ditore<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli* \u00c7far\u00eb i bie n\u00eb sy n\u00eb Stamboll nj\u00eb gazetari, pasi ka kaluar gati nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Kin\u00eb? P\u00ebrtypja e farave t\u00eb lulediellit, dashuria p\u00ebr potere, rruga e vock\u00ebl n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dhjet\u00eb dyqane shesin t\u00eb nj\u00ebjtat burma. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrshtypjet e para t\u00eb Kai Strittmatterit pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Stamboll, ku s\u00ebrish [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Enver Robelli* \u00c7far\u00eb i bie n\u00eb sy n\u00eb Stamboll nj\u00eb gazetari, pasi ka kaluar gati nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Kin\u00eb? P\u00ebrtypja e farave t\u00eb lulediellit, dashuria p\u00ebr potere, rruga e vock\u00ebl n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dhjet\u00eb dyqane shesin t\u00eb nj\u00ebjtat burma. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrshtypjet e para t\u00eb Kai Strittmatterit pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Stamboll, ku s\u00ebrish [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-05-29T07:55:56+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin\",\"datePublished\":\"2015-05-29T07:55:56+00:00\",\"dateModified\":\"2015-05-29T07:55:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/\"},\"wordCount\":2438,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/\",\"name\":\"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2015-05-29T07:55:56+00:00\",\"dateModified\":\"2015-05-29T07:55:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Enver Robelli* \u00c7far\u00eb i bie n\u00eb sy n\u00eb Stamboll nj\u00eb gazetari, pasi ka kaluar gati nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Kin\u00eb? P\u00ebrtypja e farave t\u00eb lulediellit, dashuria p\u00ebr potere, rruga e vock\u00ebl n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dhjet\u00eb dyqane shesin t\u00eb nj\u00ebjtat burma. K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrshtypjet e para t\u00eb Kai Strittmatterit pas shp\u00ebrnguljes n\u00eb Stamboll, ku s\u00ebrish [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-05-29T07:55:56+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin","datePublished":"2015-05-29T07:55:56+00:00","dateModified":"2015-05-29T07:55:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/"},"wordCount":2438,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/","name":"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2015-05-29T07:55:56+00:00","dateModified":"2015-05-29T07:55:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nje-doracak-seriozisht-gazmor-per-stambollin\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb doracak seriozisht gazmor p\u00ebr Stambollin"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14143"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14143"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14143\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14143"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14143"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14143"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}