{"id":14123,"date":"2015-05-09T09:36:13","date_gmt":"2015-05-09T08:36:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3623"},"modified":"2015-05-09T09:36:13","modified_gmt":"2015-05-09T08:36:13","slug":"jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/","title":{"rendered":"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb."},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"11 minuta - Jon Leka\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/11_minuta_jon_leka.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" \/>  <em>Rreth librit \u00ab11 MINUTA PARA OR\u00cbS \u201900 \u2013 ose mirazhi i suksesit t\u00eb LDK-s\u00eb\u00bb t\u00eb Shefqet Dibranit, Prishtin\u00eb 2011.<\/em><\/p>\n<p><strong>I<\/strong>.<br \/>\n13 Janar i vitit 1898. Emil Zola i shkruan let\u00ebr t\u00eb hapur presidentit francez F\u00e9lix Faure. Titulli i letr\u00ebs: \u00abJ\u2019accuse\u2026!\u00bb. Shkrimtari, gazetari, natyralisti dhe themeluesi i par\u00eb i teoris\u00eb mbi kontekstualitetin e Arteve dhe Politik\u00ebs, Emil Zola akuzonte aparatin shtet\u00ebror dhe vet\u00eb presidentin francez t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb veg\u00ebl e nj\u00eb klani kriminel t\u00eb udh\u00ebhequr nga koloneli du Paty de Clam. Shkak i protest\u00ebs ishte d\u00ebnimi i oficerit Alfred Dreyfus p\u00ebr tradhti komb\u00ebtare, i cili sipas Zol\u00ebs nuk ishte hi\u00e7gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb komplot i posht\u00ebr i klanit n\u00eb fjal\u00eb. Akuza e Zol\u00ebs: Strategjia e detashmentit t\u00eb prir\u00eb nga koloneli intrigant du Paty de Clam \u00ebsht\u00eb q\u00eb, duke d\u00ebnuar patriot\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm si Dreyfus t\u00eb fsheh\u00eb tradhtit\u00eb e veta q\u00eb b\u00ebn n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Franc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 14 janar, aksionit t\u00eb Emil Zolas iu bashk\u00ebngjit\u00ebn edhe 102 shkrimtar\u00eb dhe demokrat\u00eb fam\u00ebr\u00ebnd\u00eb t\u00eb vendit, duke publikuar \u00abManifestin intelektual\u00bb me titullin \u00abProtest\u00eb\u00bb n\u00eb gazetat kryesore t\u00eb vendit. N\u00eb dy procese gjyq\u00ebsore d\u00ebnohet Emil Zola me nj\u00eb vit burg dhe 3mij\u00eb franga. P\u00ebr t\u2019i ikur burgut ai emigron n\u00eb Angli.<\/p>\n<p><strong>II. EMIL ZOLA ND\u00cbR NE<\/strong><br \/>\nTragjedia personale e Emil Zolas ka nj\u00eb \u00abhappy end\u00bb, mir\u00ebpo drama e intelektualit n\u00eb luft\u00ebn e tij kund\u00ebr padrejt\u00ebsive, klaneve, mafive parapolitike si duket nuk do t\u00eb marr\u00eb fund kurr\u00eb. Se kjo e v\u00ebrtet\u00eb fatkeqe edhe 114 vjet m\u00eb von\u00eb lul\u00ebzon me ekzistenc\u00ebn e saj gjithandej, k\u00ebt\u00eb na e d\u00ebshmon edhe libri \u00ab11 MINUTA PARA OR\u00cbS `00\u00bb q\u00eb po trajtojm\u00eb sot. Sot e trajtojm\u00eb viktim\u00ebn ton\u00eb, Emil Zol\u00ebn ton\u00eb, Shefqet Dibranin, ky p\u00ebr dallim nga shkrimtari francez nuk kishte m\u00eb se ku t\u00eb emigroj\u00eb pasi ishte i till\u00eb. Edhe me keq: bashk\u00eb me t\u00eb, po me t\u00eb nj\u00ebjtin tren t\u00eb koh\u00ebs, kishin emigruar edhe falanga t\u00eb du Paty de Clam-\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt proceset gjyq\u00ebsore dhe atentatet do t\u00eb ia b\u00ebjn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>III. PARIMI DHE KRITIKA<\/strong><br \/>\nN\u00eb parim vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb gjykohet e krahasohet rasti Shefqet Dibrani. Asnj\u00eb sjellje e tij nuk justifikon dot dhun\u00ebn, proceset dhe intrigat e zhvilluara kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Detyra jon\u00eb ama sot nuk \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohemi n\u00eb komitet nderi e feste p\u00ebr autorin, por, konform edhe thirrjes s\u00eb organizatorit, ta diskutojm\u00eb librin e tij. T\u00eb polemizojm\u00eb rreth tezave, akuzave dhe mesazheve q\u00eb Shefqet Dibrani na i ofron si argumente, si teza q\u00eb rr\u00ebqethin, q\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e duan Kosov\u00ebn. Paragjykimi i par\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkroi trurin tim, kur pash\u00eb librin ishte ky: Titullin \u00ab11 minuta para `00\u00bb e lexova si \u00abFushat\u00eb hakmarrjeje e Shefqet Dibranit kund\u00ebr \u2026\u00bb<\/p>\n<p>Para se t\u00eb zhytemi edhe m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb paragjykime ta hapim librin pra:<\/p>\n<p><strong>IV. STRUKTURA E LIBRIT<\/strong><br \/>\nPjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb librit e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkrime publicistike, korrespondenc\u00eb dhe analiza rreth proceseve n\u00eb Kosov\u00eb, respektivisht t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb aktiv Shefqet Dibrani.<\/p>\n<p>Libri hapet me nj\u00eb korrespondenc\u00eb t\u00eb autorit q\u00eb ka pasur me k\u00ebshilltarin e Fatmir Sejdiut Ibrahim Berisha, i cili n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrgjigjes i tregon Shefqet Dibranit se ka zbuluar ekzistenc\u00ebn e Zotit po si kolegu i tij Milazim Krasniqi. Natyrisht se botimi nga ana e Dibranit nuk e ka k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, pra t\u00eb shpaloj\u00eb religjiozitetin e zot\u00ebri Berish\u00ebs, por sillet aty si indikator q\u00eb d\u00ebshmon nivelin ordiner t\u00eb komunikimit nga nj\u00eb kabinet presidencial.<\/p>\n<p>Kapitulli i par\u00eb i librit del si nj\u00eb polemik\u00eb e ashp\u00ebr kund\u00ebr destruktor\u00ebve dhe fenomeneve negative q\u00eb sipas Dibranit, furish\u00ebm demolonin vizionin e Ibrahim Rugov\u00ebs dhe t\u00eb LDK-s\u00eb, duke i degjeneruar ato (pra vizionin dhe partin\u00eb) q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u2019i transferuar m\u00eb von\u00eb si merita t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb atyre q\u00eb Rugov\u00ebn e konsideronin si armikun num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb tyre.<br \/>\nKapitulli i dyt\u00eb dokumenton apelet e Shefqet Dibranit p\u00ebr reformim dhe demokratizim t\u00eb partis\u00eb, po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn frym\u00eb vazhdon polemika dhe denoncimi i destruktor\u00ebve goxha t\u00eb fort\u00eb brenda partis\u00eb.<\/p>\n<p>Kapitulli i tret\u00eb na sjell\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme rreth funksionalitetit t\u00eb klaneve, organizimit konfuz hierarkik dhe personave q\u00eb ndjekin vet\u00ebm nj\u00eb udh\u00eb: interesin personal e semifeudal t\u00eb fisit.<\/p>\n<p>Kapitulli i kat\u00ebrt e p\u00ebrshkruan episodin m\u00eb tragjik, dram\u00ebn m\u00eb eutanazive q\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje, nj\u00eb parti mund t\u2019ia b\u00ebj vetes: ky kapitull sillet nga Shefqet Dibrani si nj\u00eb scen\u00e9rie n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn triumfojn\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb ngjeshur me t\u00eb gjitha arm\u00ebt e mundshme politike e pushtetore p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb atentatin p\u00ebrfundimtar vizionit rugovian.<\/p>\n<p>Kapitulli i pest\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i sfidave individuale. Nj\u00eb kapitull ku un\u00eb personalisht madje mund ta konsideroj veten si d\u00ebshmitar. Kur \u00ebsht\u00eb sulmuar fizikisht Shefqet Dibrani po n\u00eb at\u00eb moment kam qen\u00eb un\u00eb duke lexuar nj\u00eb kritik\u00eb promovuese n\u00eb sall\u00ebn e \u00abP\u00ebrparimit\u00bb. Kampanja q\u00eb u finalizua me procese gjyq\u00ebsore kund\u00ebr tij u nis dhe zhvillua n\u00eb gazeta, n\u00eb t\u00eb cilat un\u00eb isha kryeredaktor i tyre. Pra nj\u00eb kapitull q\u00eb e njoh mir\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi.<\/p>\n<p>Pas polemikave, analizave dhe apeleve intensive, pas nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00ebp\u00ebr dhimbje, sulme e drama personale, nga fundi i k\u00ebtij kapitulli kthehet Shefqet Dibrani n\u00eb sht\u00ebpi. N\u00eb poezi. Aty ku un\u00eb si recipient mund t\u00eb marr\u00eb m\u00eb s\u00eb r\u00ebndi frym\u00eb dhe aty ku un\u00eb si njeri edhe nj\u00ebher\u00eb bindem se bestialiteti jon\u00eb shpirt\u00ebror vritet m\u00eb s\u00eb miri me art.<br \/>\nLibrin Shefqet Dibrani e \u00abp\u00ebrmbyll\u00bb me nj\u00eb analiz\u00eb mbi filozofin\u00eb e njeriut, politikanit, krijuesit, dhe shkenc\u00ebtarit Ibrahim Rugova.<\/p>\n<p><strong>V. TEZAT<\/strong><br \/>\nP\u00ebr arsye se Shefqet Dibrani me \u00e7do tekst t\u00eb publikuar brenda \u00ab11 minuta para or\u00ebs 00\u00bb elaboron nj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb segmente politike, partiake e shoq\u00ebrore, numri i tezave, konstatimeve dhe p\u00ebrfundimeve n\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb voluminoz. Un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrqendrohem n\u00eb ato q\u00eb i konsideroj kryesore dhe t\u00eb diskutueshme. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebse do t\u2019i ekspozoj\u00eb tezat e tij dhe nisur nga fokusi im personal do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i demantoj\u00eb, t\u2019i pranoj si argumente t\u00eb pakontestueshme ose t\u2019i relativizoj\u00eb.<\/p>\n<p>V. 1. TEZA E PAR\u00cb ose esenca e librit: Shefqet Dibrani thot\u00eb se Ibrahim Rugova kishte nj\u00eb vizion: Ta b\u00ebj Kosov\u00ebn shtet t\u00eb pavarur. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ai kishte farkuar n\u00eb bindje e shpirt konceptin e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Strategji q\u00eb kombinonte dy kapitale vlerash historike e kulturologjike: at\u00eb t\u00eb Dardanis\u00eb ilirike me at\u00eb t\u00eb vlerave t\u00eb iluminizmit[6] evropian, epok\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha konventat supranacionale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me lirin\u00eb dhe dinjitetin e individit dhe popujve. Kosova, pra \u2013 si Republik\u00eb e Hapur q\u00eb do t\u00eb bartej nga qytetari i prir\u00eb nga parimi kantian i cila thot\u00eb: \u00abVepro sipas maksim\u00ebs, e cila nj\u00ebkoh\u00ebsisht mund t\u00eb vlej\u00eb si ligj universal\u00bb.[7] LDK ishte forca politike me t\u00eb cil\u00ebn Ibrahim Rugova donte ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb synim dhe po n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj force politike ai donte t\u2019ia garantoj\u00eb progresin shtetit t\u00eb tij, q\u00eb de fakto edhe ekzistonte, para se t\u00eb pranohej vite m\u00eb von\u00eb nga bota.[8]<\/p>\n<p>V. 2. TEZA E DYT\u00cb: \u00abFilozofia e durimit\u00bb q\u00eb praktikonte Rugova p\u00ebr vite me radh\u00eb b\u00ebri q\u00eb sallonet e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb korrigjojn\u00eb strategjit\u00eb e tyre rreth ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7ka edhe m\u00eb n\u00eb fund u finalizua me intervenimin e shteteve qendrore t\u00eb Per\u00ebndimit \u2013 shum\u00eb vite para se t\u00eb ndodh\u00eb akti final \u2013 p\u00ebr ta njohur Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur.[9]<br \/>\n[K\u00ebto dy teza t\u00eb Dibranit rreth rolit t\u00eb personalitetit t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj Kosove q\u00eb kemi sot, pra k\u00ebsaj Kosove si shtet t\u00eb pavarur nuk besoj se mund t\u2019i kontestoj kush. Dhe me sa di un\u00eb nuk ekziston ndonj\u00eb teori serioze diku q\u00eb do t\u00eb mundej t\u00eb demantoj r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e filozofis\u00eb rugoviane n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.]<\/p>\n<p><strong>V. 3. TEZA E TRET\u00cb<\/strong>:<br \/>\nParalelisht me suksesin e vij\u00ebs rugoviane dhe LDK nisin subverzionet. Jo vet\u00ebm nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt Shefqet Dibrani i grupon brenda etiket\u00ebs marksiste-leniniste, por fatkeq\u00ebsisht demoluesit m\u00eb prepotent\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes dhe liderit t\u00eb saj gjendeshin brenda LDK-s\u00eb dhe at\u00eb n\u00eb poste ky\u00e7e.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga zgjedhja e Bujar Bukoshit si Kryeminist\u00ebr, ky i fundit do t\u00eb p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u2019ia eliminoj\u00eb Rugov\u00ebs karizmin dhe dominimin n\u00eb baz\u00eb.[10]<\/p>\n<p>Pas kthjellimit se kulti i Rugov\u00ebs n\u00eb mas\u00eb e sidomos n\u00eb diaspor\u00eb \u00ebsht\u00eb i pathyesh\u00ebm, Bujar Bukoshi me kompani nisin presionet brenda strukturave \u00abqeveritare\u00bb. Ai bllokon dhe zhbllokon financimin e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs bashk\u00eb me Isa Mustaf\u00ebn dhe Xhafer Shatrin saher\u00eb q\u00eb Ibrahim Rugova t\u00eb refuzoj\u00eb iniciativat e tyre p\u00ebr t\u00eb pranuar bashk\u00ebpunimin me forca politike q\u00eb i preferonin Bujar Bukoshi dhe Xhafer Shatri ose sa her\u00eb q\u00eb Rugova t\u00eb sulmonte ato rryma politike nga t\u00eb cilat ve\u00e7an\u00ebrisht Bujar Bukoshi kishte frik\u00eb dhe dridhej acart\u00eb n\u00eb zyrat e tij n\u00eb Shtutgart.[11]<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup vepronte edhe ministri i at\u00ebhersh\u00ebm Isa Mustafa. Si d\u00ebshmi t\u00eb par\u00eb vet\u00ebdenoncimi t\u00eb Isa Mustaf\u00ebs Shefqet Dibrani e sjell aksionin e tij p\u00ebr eliminimin e besnik\u00ebve t\u00eb Rugov\u00ebs q\u00eb administronin 3% n\u00eb diaspor\u00eb. Si\u00e7 ndodhi me Nazmi Pecin n\u00eb mars t\u00eb viti 1993.[12]<\/p>\n<p>Q\u00eb nga momenti kur Milazim Krasniqi n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Maqedonis\u00eb \u2013 si i d\u00ebbuar i spastrimeve serbe \u2013 zbuloi Allahun nisi nj\u00eb luft\u00eb speciale kund\u00ebr ish idolit, favorizuesit dhe shefit t\u00eb tij. Multikonvertiti Milazim Krasniqi nuk b\u00ebn si\u00e7 vepruan t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb lart\u00eb t\u00eb cil\u00ebt edhe sot e k\u00ebsaj dite \u00abluftojn\u00eb armikun nga brenda\u00bb, por i mbetet besnik premtimit t\u00eb tij duke vepruar nga jasht\u00eb si ekspert negativ i politik\u00ebs rugoviane. [13]<\/p>\n<p>K\u00ebsaj liste Shefqet Dibrani i shton edhe emra t\u00eb tjer\u00eb jasht\u00eb e brenda LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vepruar si nj\u00eb makineri kanceroze kund\u00ebr institucioneve ky\u00e7e t\u00eb LDK-s\u00eb dhe t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs para intervenimit t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>[F\u00ebrkimet dhe konfliktet rreth bart\u00ebsve t\u00eb Qeveris\u00eb n\u00eb Ekzil dhe Ibrahim Rugov\u00ebs kemi mundur q\u00eb t\u2019i ndjekim t\u00eb gjith\u00eb qoft\u00eb n\u00eb media e qoft\u00eb si an\u00ebtar\u00eb subjektesh t\u00eb ndryshme. N\u00eb parim teza e tret\u00eb e Shefqet Dibranit q\u00ebndron. Nga lektura e teksteve t\u00eb autorit krijohet p\u00ebrshtypja sikur treshja Bukoshi, Mustafa dhe Shatri t\u00eb ken\u00eb pasur nj\u00eb strategji programatike p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e LDK-s\u00eb nga brenda. Gj\u00eb q\u00eb k\u00ebtyre figurave pa asnj\u00eb dilem\u00eb mund t\u00eb iu njihet si zot\u00ebsi. Autori mir\u00ebpo nuk materializon tez\u00ebn e tij sa duhet, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar konkretisht ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb komploti t\u00eb till\u00eb sistematik. Ose th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb: k\u00ebto akuza t\u00eb ashpra ai duhej t\u2019i b\u00ebnte publike ve\u00e7 pas vitrinizimit t\u00eb nj\u00eb faktografie bind\u00ebse, e cila sipas mendimit tim nuk mungon. <\/p>\n<p>Shefqet Dibrani e portretizon Milazim Krasniqin si tradhtar t\u00eb pamoral\u00ebt. P\u00ebr idealet e LDK-s\u00eb dhe t\u00eb Rugov\u00ebs kjo edhe q\u00ebndron, sepse i apostrofuari nd\u00ebrroi taborin n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb kritike. Megjithat\u00eb Shefqet Dibrani duket se ka harruar q\u00eb t\u00eb mos ia mohoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe lirin\u00eb individuale t\u00eb tij q\u00eb t\u00eb konvertoj\u00eb sa her\u00eb q\u00eb atij t\u2019i nd\u00ebrrohen bindjet. Mendoj se autori \u00ebsht\u00eb dashur vet\u00ebm t\u2019ia num\u00ebroj\u00eb d\u00ebmet q\u00eb Krasniqi ia shkaktoi LDK-s\u00eb me kalimin n\u00eb bllokun tjet\u00ebr. Ose madje do t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm t\u2019ia shkruante emrin n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb bardhe, pas asnj\u00eb lloj komenti dhe \u00e7do lexues vetvetiu do t\u00eb asocionte se me \u00e7\u2019karakter kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.]<\/p>\n<p><strong>V. 4. TEZA E KAT\u00cbRT<\/strong>:<br \/>\nP\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebtyre t\u00ebrmeteve t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme LDK mbijetoi. Me ardhjen e Fatmir Sejdiut n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb dhe me em\u00ebrimin e tij si president t\u00eb Kosov\u00ebs ritet shpresa e forcave konstruktive brenda partis\u00eb. K\u00ebto forca nga jasht\u00eb e brenda k\u00ebrkojn\u00eb nga lideri i tyre reforma qen\u00ebsore n\u00eb parti. Shefqet Dibrani v\u00eb gishtin sidomos n\u00eb riorganizimin e mjeteve t\u00eb komunikimit e me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb apelon n\u00eb riaktivizimin e QIK-ut. Mosgatishm\u00ebria e presidentit p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje reformat \u2013 k\u00ebtu konkretisht QIK-un \u2013 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Shefqet Dibranin indikator i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr tu bindur se Fatmir Sejdiu nuk disponon me formatin e nj\u00eb lideri q\u00eb do t\u00eb mundej t\u2019iu b\u00ebj ball\u00eb klaneve t\u00eb reja, poashtu destruktive brendaLDK-s\u00eb. Shkelja e kushtetut\u00ebs nga ana e Fatmir Sejdiut i d\u00ebshmon Shefqet Dibranit se Sejdiu nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i denj\u00eb ta z\u00eb karrigen e Ibrahim Rugov\u00ebs.[14]<\/p>\n<p>TEZA E PEST\u00cb: \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht \u00abmerit\u00eb\u00bb e Sjediut dhe njer\u00ebzve t\u00eb tij p\u00ebrreth q\u00eb d\u00ebshtuan reformat dhe Kuvendi i shtat\u00eb i LDK-s\u00eb. Paaft\u00ebsia e k\u00ebsaj strukture q\u00eb u hapi terrenin klaneve, t\u00eb cilat jan\u00eb duke p\u00ebrgatitur ceremonin\u00eb mortore t\u00eb idealeve t\u00eb LDK-s\u00eb.[15]<\/p>\n<p>TEZA E GJASHT\u00cb: Brenda LDK militojn\u00eb tre klane. I pari udh\u00ebhiqet nga Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Sk\u00ebnder Hyseni dhe t\u00eb tjer\u00eb. I dyti p\u00ebrb\u00ebhet nga Astrit Hara\u00e7ia, Uk\u00eb Rugova dhe Dardan Gashi dhe i treti klan \u00ebsht\u00eb ai i Isa Mustaf\u00ebs dhe rrjetit t\u00eb trash\u00ebguar qysh n\u00eb fillim t\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta e q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart\u00eb n\u00eb kontekst me afer\u00ebn e trep\u00ebrqind\u00ebshit.[16]<br \/>\n[N\u00eb tez\u00ebn e kat\u00ebrt Shefqet Dibrani na b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se Sejdiu nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar Rugov\u00ebn. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb e di edhe Zoti. Tezat pest\u00eb dhe gjasht\u00eb , respektivisht trajtesa rreth klaneve ka efekt t\u00eb kund\u00ebrt tek lexuesi. <\/p>\n<p>Historia e klaneve ia krijon atij, pra recipientit nj\u00eb lloj m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr Fatmir Sejdiun dhe ai- pra lexuesi \u2013 shpejt\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrshtypjen se autori i b\u00ebn nj\u00eb padrejt\u00ebsi ish Presidentit kur e di se lufta kund\u00ebr atyre klaneve aq t\u00eb thella brenda LDK-s\u00eb nuk fitohet edhe aq leht\u00eb. Jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb David\u00eb q\u00eb mund t\u00eb alivanosin Goliat\u00eb.<\/p>\n<p>Klanet q\u00eb i num\u00ebron autori ekzistojn\u00eb. P\u00ebr LDK-n\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs q\u00eb ka internalizuar parimin e pluralizmit dhe ka shkruar n\u00eb flamur lirin\u00eb e mendimit dhe demokracis\u00eb shfaqja e klaneve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb krejt normale. K\u00ebt\u00eb ka harruar ta potencoj\u00eb Dibrani, para se t\u00eb p\u00ebrshkruaj natyr\u00ebn semifeudale, patriarkale, egomane e snobike dhe destruktive t\u00eb prir\u00ebsve t\u00eb k\u00ebtyre klikave q\u00eb v\u00ebrtet paralizojn\u00eb funksionimin e suksessh\u00ebm t\u00eb LDK-s\u00eb.]<\/p>\n<p><strong>VI. ANALIZA<\/strong><br \/>\nDo t\u00eb ishte p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00ebse eksponent\u00eb edhe t\u00eb partive t\u00eb tjera kosovare dalin me libra t\u00eb k\u00ebtij lloji. Vepra q\u00eb me nj\u00eb transparenc\u00eb dhe pa pardon p\u00ebrpunojn\u00eb historin\u00eb e tyre para opinionit dhe nxisin debate n\u00eb bazat e tyre rreth proceseve q\u00eb e presin Kosov\u00ebn. Paras\u00ebgjithash ato jan\u00eb t\u00eb domosdoshme, si\u00e7 na d\u00ebshmon libri \u00ab11 minuta para or\u00ebs 00\u00bb, p\u00ebr \u00e7\u2019 personalizimin e politik\u00ebs, p\u00ebrparimin e demokracis\u00eb brenda subjektit politik dhe izolimin e klaneve q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb procese politike.<\/p>\n<p>Se Shefqet Dibrani ka shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me akuzat e tij tregon edhe gjendja aktuale e LDK-s\u00eb. Ajo stagnon. Aktualisht ajo vepron pa nj\u00eb program baz\u00eb e atraktiv p\u00ebr masat, t\u00eb vetmet programe aksioni ka kapitalin historik q\u00eb ia krijoi Ibrahim Rugova. Pa media. Pa strategji q\u00eb do t\u2019ia kthenin at\u00eb primat q\u00eb k\u00ebrkon autori p\u00ebr partin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kuptoj pjes\u00ebn publicistike t\u00eb librit si nj\u00eb apel nga dhimbja e Shefqet Dibranit drejtuar baz\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb k\u00ebrkoj llogari nga ata q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj shtrydh\u00ebn materialisht diaspor\u00ebn, devijuan, t\u00eb k\u00ebrkoj reforma nga ata q\u00eb ditenat\u00eb sillen politikan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb progresit kosovar e sillen si at\u00eb bandit\u00ebt social n\u00eb librin e Eric Hobsbawm-it.[17]<\/p>\n<p><strong>VII. ZOLA, DIBRANI DHE PANTEONI<\/strong><br \/>\nE drejta e autorit p\u00ebr t\u00eb akuzuar \u00ebsht\u00eb legjitime, sidomos kur kemi parasysh sakrificat e tij personale n\u00eb favor t\u00eb vizionit rugovian dhe LDK-s\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Pik\u00ebrisht duke menduar n\u00eb historin\u00eb e tij personale m\u00eb ran\u00eb nd\u00ebrmend nga nj\u00ebra an\u00eb historia e Emil Zolas dhe nga ana tjet\u00ebr libri i filozofit Italian Giorgio Agamben me titullin: \u00abHomo sacer. Pushteti dhe jeta e zhveshur\u00bb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja sepse k\u00ebtij fjalimi tim ia kam\u00eb v\u00ebn\u00eb titullin: \u00abShefqet Dibrani si homo sacer\u00bb.<\/p>\n<p>Fundin e afer\u00ebs s\u00eb Emil Zolas e konsideroj si nj\u00eb storie me \u00abhappy end\u00bb, sepse at\u00eb e p\u00ebrkrah\u00ebn publikisht gati t\u00eb gjith\u00eb intelektual\u00ebt e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Franc\u00ebs. Dreyfus u lirua si i pafajsh\u00ebm, klanet dhe komplotist\u00ebt ran\u00eb. Zola vdiq n\u00eb rrethana enigmatike dhe sot e k\u00ebsaj dite ende nuk dihet se a u vra apo vdiq i helmuar. Pushteti e nderoi shkrimtarin q\u00eb luftoi p\u00ebr drejt\u00ebsi duke e varrosur n\u00eb Panteon dhe duke e shpallur hero.<\/p>\n<p>Kur u sulmua Shefqet Dibrani nuk protestuan 102 intelektual\u00eb. P\u00ebrkundrazi disa prej tyre do ta zvarrisin gjyqeve p\u00ebr fjal\u00ebn e tij publike. I motivuar nga k\u00ebto elemente e pag\u00ebzova Shefqet Dibranin homo sacer, sipas konceptit t\u00eb Agambenit: homo sacer i quan ai t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mallkohen dhe ndiqen nga bot\u00ebkuptimet tiranike, totalitare, vet\u00ebm se jan\u00eb ahstu si\u00e7 jan\u00eb dhe nuk ecin dot sipas turm\u00ebs, mainstreamit, por \u00e7ojn\u00eb z\u00ebrin t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ashtu si\u00e7 b\u00ebri n\u00ebp\u00ebr histori \u00e7do poet, \u00e7do intelektual q\u00eb nuk mund t\u00eb duronte \u00e7izmet e atyre q\u00eb shkelnin mbi idealet e tij.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb jet\u00eb fundi i stories mbi Shefqet Dibranin? Do t\u00eb triumfoj\u00eb vizioni i tij rugovian n\u00eb kushtet kosovare? K\u00ebsaj radhe nuk spekulojm\u00eb. Nj\u00eb triumf kolosal ai e ka arritur qysh brenda k\u00ebtij libri: sipas mendimit tim \u00abbalada e motr\u00ebs Xif\u00eb duke ikur nga Prishtina\u00bb, \u00abBalada p\u00ebr babain dhe motr\u00ebn Bahrije\u00bb, \u00abBalada p\u00ebr Ibrahim Rugov\u00ebn\u00bb dhe \u00abMisionari i Paqes\u00bb jan\u00eb vargjet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb deri m\u00eb tani jan\u00eb shkruar p\u00ebr historin\u00eb m\u00eb te re t\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb historia me e kompletuar mbi Kosov\u00ebn dhe Ibrahim Rugov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfim q\u00eb nuk vritet dot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth librit \u00ab11 MINUTA PARA OR\u00cbS \u201900 \u2013 ose mirazhi i suksesit t\u00eb LDK-s\u00eb\u00bb t\u00eb Shefqet Dibranit, Prishtin\u00eb 2011. I. 13 Janar i vitit 1898. Emil Zola i shkruan let\u00ebr t\u00eb hapur presidentit francez F\u00e9lix Faure. Titulli i letr\u00ebs: \u00abJ\u2019accuse\u2026!\u00bb. Shkrimtari, gazetari, natyralisti dhe themeluesi i par\u00eb i teoris\u00eb mbi kontekstualitetin e Arteve dhe Politik\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14123","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rreth librit \u00ab11 MINUTA PARA OR\u00cbS \u201900 \u2013 ose mirazhi i suksesit t\u00eb LDK-s\u00eb\u00bb t\u00eb Shefqet Dibranit, Prishtin\u00eb 2011. I. 13 Janar i vitit 1898. Emil Zola i shkruan let\u00ebr t\u00eb hapur presidentit francez F\u00e9lix Faure. Titulli i letr\u00ebs: \u00abJ\u2019accuse\u2026!\u00bb. Shkrimtari, gazetari, natyralisti dhe themeluesi i par\u00eb i teoris\u00eb mbi kontekstualitetin e Arteve dhe Politik\u00ebs, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-05-09T08:36:13+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/11_minuta_jon_leka.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb.\",\"datePublished\":\"2015-05-09T08:36:13+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/\"},\"wordCount\":3157,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/11_minuta_jon_leka.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/\",\"name\":\"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/11_minuta_jon_leka.jpg\",\"datePublished\":\"2015-05-09T08:36:13+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/11_minuta_jon_leka.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/11_minuta_jon_leka.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rreth librit \u00ab11 MINUTA PARA OR\u00cbS \u201900 \u2013 ose mirazhi i suksesit t\u00eb LDK-s\u00eb\u00bb t\u00eb Shefqet Dibranit, Prishtin\u00eb 2011. I. 13 Janar i vitit 1898. Emil Zola i shkruan let\u00ebr t\u00eb hapur presidentit francez F\u00e9lix Faure. Titulli i letr\u00ebs: \u00abJ\u2019accuse\u2026!\u00bb. Shkrimtari, gazetari, natyralisti dhe themeluesi i par\u00eb i teoris\u00eb mbi kontekstualitetin e Arteve dhe Politik\u00ebs, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-05-09T08:36:13+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/11_minuta_jon_leka.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb.","datePublished":"2015-05-09T08:36:13+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/"},"wordCount":3157,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/11_minuta_jon_leka.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/","name":"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb. - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/11_minuta_jon_leka.jpg","datePublished":"2015-05-09T08:36:13+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/11_minuta_jon_leka.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/11_minuta_jon_leka.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/jon-leka-shefqet-dibrani-si-homo-sacer\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Jon Leka: Shefqet Dibrani si \u00abHomo sacer\u00bb."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14123\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}