{"id":14110,"date":"2015-04-28T06:45:09","date_gmt":"2015-04-28T05:45:09","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3554"},"modified":"2015-04-28T06:45:09","modified_gmt":"2015-04-28T05:45:09","slug":"mugullime-e-drites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/","title":{"rendered":"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg\" alt=\"Bajram Kallaba\" width=\"200\" \/> N\u00eb foto \u00ebsht\u00eb; <strong>Bajram Kallaba<\/strong>, drejtor i Shkoll\u00ebs Fillore, &#8220;Metush Krasniqi&#8221;<\/p>\n<p><em>Ese, me rastin e 70 vjetorit t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb hap\u00ebsh tok\u00ebn me duart tua \/ t\u00eb mbush\u00ebsh at\u00eb me arom\u00eb farash \/ t\u00eb ngresh fytyr\u00ebn drejt qiellit t\u00ebnd \/ t\u00eb thith\u00ebsh aj\u00ebr nga qielli yt \/ kjo \u00ebsht\u00eb paqja p\u00ebrgjigjeshin gjysh\u00ebrit e mi<\/em>, shkruan n\u00eb nj\u00eb poezi t\u00eb tij, poeti, Humberto Ak\u00b4abel. Mugullim\u00eb e drit\u00ebs p\u00ebr dijet \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb. M\u00ebsuesi, nx\u00ebn\u00ebsi, librat, fletoret, dashuria p\u00ebr shkoll\u00ebn, t\u00eb gjitha i sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00ebsimnx\u00ebnies, dhe dijeve t\u00eb koh\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb dua ti besoj\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb shkrimtarit T.S. Eliotit, \u201eSe prilli \u00ebsht\u00eb m\u00eb i egri i muajve, lind zambak\u00ebt nga tok\u00eb e eg\u00ebr\u201c. K\u00ebshtu, edhe Shkolla e Rogan\u00ebs, p\u00ebr 70 vjet nxori nga gjiri i saj, ( kalli e zambak ) , intelektual\u00eb q\u00eb do ti sh\u00ebrbejn\u00eb Kosov\u00ebs e Atdheut me devotshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Ngritja nga err\u00ebsira 6 shekullore Osmane, vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende e v\u00ebshtir\u00eb. Pushtimi 6 shekullor Osman shk\u00ebrmoqi Ilirin\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebt ma t\u00eb ndjeshme t\u00eb saj. Prandaj, mundja e pushtuesit serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ku pakica serbe b\u00ebnte \u201eligjin dhe drejt\u00ebsin\u00eb\u201c, ishte luft\u00eb Promethiane e shqiptar\u00ebve. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb mugullim\u00eb drite t\u00eb shkoll\u00ebs shqipe, asnj\u00eb fqinj i yni dhe asnj\u00eb lob p\u00ebrtej fqinj\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb s\u00b4mund t\u00b4i pengoj\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb bashkohen. Ne jemi fjal\u00ebt dhe shkronjat e nj\u00eb gjuhe dhe t\u00eb nj\u00eb alfabeti. Atdheu dhe kombi yn\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb gjaku, t\u00eb nj\u00eb gjuhe, t\u00eb nj\u00eb flamuri. Dashuria p\u00ebr atdheun s\u00b4\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb. Se fjal\u00ebt e shkruara n\u00eb let\u00ebr s\u00b4jan\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb, shprehej i madhi Metush Krasniqi, se fjal\u00ebt e shkruara kan\u00eb shpirt, kan\u00eb zem\u00ebr, kan\u00eb duar nga m\u00eb t\u00eb fuqishmet. Prandaj, fjal\u00ebt liri, bashkim, mir\u00ebqenie, shpresojn\u00eb n\u00eb pritjen e \u00e7astit historik!..<\/p>\n<p>Shkolla Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb, u lind 70 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 1945, nga intelektuali dhe patrioti nga Disivojca e Dardan\u00ebs, Xhavit Podina, dhe shok\u00ebt e tij. Hapja e Shkoll\u00ebs Fillore n\u00eb Rogan\u00eb aso kohe ishte nj\u00eb ogur i mir\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn e mb\u00ebrthyer n\u00eb skamje dhe pranga. Xhavit Podina e kishte hetuar ku mund ta fshehte z\u00ebrin e pushk\u00ebs s\u00eb tij, dhe t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn e lir\u00eb. Hapja e Shkoll\u00ebs Fillore n\u00eb Rogan\u00eb nga patrioti Xhavit Podima, ishte nj\u00eb p\u00ebrgjigjje kund\u00ebr shp\u00ebrnguljes masovike t\u00eb lagjeve dhe fshatrave t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr n\u00eb Turqi, nga Komuna e Dardan\u00ebs. Gurthemeli shkoll\u00ebs fillore n\u00eb Rogan\u00eb iu vu n\u00eb vitin 1943. Me at\u00eb rast, patrioti Xhavit Podina para fshatar\u00ebve t\u00eb Rogan\u00ebs ku kishte pranish\u00ebm edhe kolon serb\u00eb e malazez, gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij nd\u00ebr t\u00eb tjera kishte th\u00ebn\u00eb: \u201c K\u00ebtu po e hapim shkoll\u00ebn shqipe, sepse k\u00ebtu p\u00ebrher\u00eb kan\u00eb jetuar dhe sunduar kapuqbardh\u00ebt \u201c. Ky fjalim thuhet se i kishte tmerruar pa mas\u00eb kolon\u00ebt e k\u00ebsaj ane, dhe i kishte trim\u00ebruar shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mos shp\u00ebrnguleshin.<\/p>\n<p>U kujtojm\u00eb se m\u00ebsuesi i par\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e Rogan\u00ebs ishte Xhevat Aliu nga Gjilani. I nj\u00ebjti m\u00ebsues m\u00ebpastaj q\u00e9 emeruar drejtor i shkoll\u00ebs fillore n\u00eb Rogan\u00eb. Nd\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit e par\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e Rogan\u00ebs ishin: Sejdi Hoxha, Ndue Nekaj, Babush Tali, Ismet D\u00ebrmaku, Selami Masurica, Gani Gashi, Adem Kastrati etj. N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, Shkolla Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c ( q\u00eb at\u00eb koh\u00eb quhej \u201e1 Maji\u201c ) grumbulloi 56 nx\u00ebn\u00ebs, q\u00eb ishte nj\u00eb sukses i madh p\u00ebr themeluesit e shkoll\u00ebs. Heroika e Shkoll\u00ebs Fillore n\u00eb Rogan\u00eb, ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn e vet tek kuadrot e forta komb\u00ebtare, dhe tek intelegjenca krijuese e nx\u00ebn\u00ebsve. N\u00eb vijim\u00ebsi, Shkolla Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb u b\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb tempullore, e dijeve dhe e dituris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Shkoll\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Rogan\u00ebs, Analumit, Dajkocit, Kranidellit, Hodonocit, 2 Karaqevave, Breznic\u00ebs, dhe aty k\u00ebtu, t\u00eb Muhocit dhe Pribocit, mbushnin me shpres\u00eb shkoll\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse populli yn\u00eb nuk shp\u00ebrngulet, nga vendi ku \u00ebsht\u00eb bimur e rritur, shprehej patrioti Metush Krasniqi, n\u00eb nj\u00eb mbledhje miq\u00ebsh n\u00eb Rogan\u00eb, Kosova dhe shqiptar\u00ebt p\u00ebrher\u00eb do t\u00eb jemi bashk\u00eb. Prandaj, shprehej patrioti Metush Krasniqi, ne duhet t\u00eb angazhohemi, dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb shp\u00ebrngulja t\u00eb ndalet. Metushi Krasniqi, Rogan\u00ebn e deshi si vendlindjen e tij. Mbase n\u00eb Rogan\u00eb Metushi kishte shum\u00eb shok\u00eb e miq. Metush Krasniqi, mik t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb e kishte Sejdi Kryeziun, patriotin e shquar nga Rogana. Metueshi ishte figur\u00eb p\u00ebrbashkuese e shqiptar\u00ebve. Ai n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast nuk u zmbraps p\u00ebr t\u00b4ju kund\u00ebvu \u201eAksionit fam\u00ebkeq t\u00eb grumbullimit t\u00eb arm\u00ebve\u201c t\u00eb organizuar nga OZNA e xhelatit Rankoviq.<\/p>\n<p>Metush Krasniqi fillimisht n\u00eb Rogan\u00eb ishte m\u00ebsues, dhe m\u00ebpastaj u em\u00ebrua, edhe drejtor shkolle. Kontributi i patriotit Metush Krasniqit dh\u00ebn\u00eb Arsimit shqip t\u00eb koh\u00ebs mbetet i madh. Metush Krasniqi me sukses iu kund\u00ebrvu kund\u00ebrshtimeve fetare ndaj arsimimit t\u00eb masave popullore. Udha e m\u00ebsuesit dhe patriotit, Metush Krasniqit ishte udh\u00eb burgjesh dhe vuajtjesh t\u00eb m\u00ebdha. Mir\u00ebpo, heroi komb\u00ebtar Metush Krasniqi kurr\u00eb nuk u dha, as para shtypjes gjenocidale serbe, as para torturave vras\u00ebse n\u00eb burgun e Mitrovic\u00ebs. N\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj, Shkolla Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c ( q\u00eb at\u00eb koh\u00eb quhej \u201e1 Maji\u201c ) grumbulloi 56 nx\u00ebn\u00ebs, q\u00eb ishte nj\u00eb sukses i madh p\u00ebr themeluesit e shkoll\u00ebs. Heroika e Shkoll\u00ebs Fillore n\u00eb Rogan\u00eb, ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebn e vet tek kuadrot e forta komb\u00ebtare, dhe tek intelegjenca krijuese e nx\u00ebn\u00ebsve. N\u00eb vijim\u00ebsi, Shkolla Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb u b\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb tempullore, e dijeve dhe e dituris\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetasit e Rogan\u00ebs dhe t\u00eb fshatrave p\u00ebrreth e p\u00ebrkrah\u00ebn hapjen e shkoll\u00ebs, dhe numri i nx\u00ebn\u00ebsve fal patriot\u00ebve ilegal u shtua shum\u00eb, dhe m\u00ebsimi mbahej n\u00eb 3 nd\u00ebrrime. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebsim dhan\u00eb m\u00ebsues t\u00eb nderuar, dhe patriot\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm. Xhevat Aliu, Babush Tali, Metush Krasniqi, e krejt m\u00ebpastaj, arsimtari i par\u00eb i diplomuar i gjuh\u00ebs shqipe, dhe prij\u00ebs i shum\u00eb aksioneve n\u00eb Rogan\u00eb, Ramadan Islam Kallaba. Roli i shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb, q\u00ebndron n\u00eb zhdukjen e analfabetizmit, n\u00eb emancipimin e femr\u00ebs shqiptare, n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare, n\u00eb perspektiv\u00ebn p\u00ebr t\u00b4u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb bashkuar. Metush Krasniqi isht\u00eb figur\u00eb p\u00ebrbashkuese e t\u00eb gjitha shtresave t\u00eb popullit n\u00eb Anamorav\u00ebn e Hogoshtit e m\u00eb gjer\u00eb.. Hapja e Shkoll\u00ebs Fillore n\u00eb Rogan\u00eb, ndaloi shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Turqi, dhe rrezatoi drit\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha familjet n\u00eb Rogan\u00eb, Analum, Dajkoc, Kranidell, Hodonoc, Karaqev\u00eb, Breznic\u00eb, Muhoc e Priboc. Rogana sot ka p\u00ebrse t\u00eb krenohet. Sukseset e b\u00ebra p\u00ebr 70 vjet, jan\u00eb p\u00ebr t\u00b4ia marr k\u00ebng\u00ebs p\u00ebr s\u00eb mbari.<\/p>\n<p>Bajram Kallaba, drejtor i Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c, bir i minatorit Haki Kallaba, prindi i t\u00eb cilit shkoll\u00ebn dhe kombin e kishte mbi t\u00eb gjitha.. Hakiu n\u00eb koh\u00ebn e monizmit ishte rrjeshtuar pro demokracis\u00eb, dhe vepronte n\u00eb Grupin e Qytetar\u00ebve Liberal, kund\u00ebr LKJ-s\u00eb. Edhe djali i tij p\u00ebr shkak t\u00eb prindit, por edhe t\u00eb vet Bajramit ishte i p\u00ebrndjekur dhe i burgosur i nd\u00ebrgjjes. Bajrami Kallaba, me pietet flet p\u00ebr historin\u00eb e lavdishme t\u00eb Shkoll\u00ebs, dhe p\u00ebr rolin e saj n\u00eb t\u00eb gjitha vitet e pun\u00ebs. P\u00ebr 70 vjet, m\u00eb thot\u00eb drejtori, Bajram Kallaba, n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb u arsimuan dhe u diplomuan rreth 24 547 mij\u00eb nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb tet\u00ebvje\u00e7ares, prej tyre, 13 613 mashkuj, nd\u00ebrsa 10 915 femra, t\u00eb arritura v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb armat\u00eb nx\u00ebn\u00ebsish vazhdon m\u00ebtej Bajrami, p\u00ebr 70 vjet t\u00eb k\u00ebsaj vatre t\u00eb dijes, u kujdes\u00ebn 344 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, 4 administrator, dhe u nd\u00ebrruan 22 drejtor shkolle, Nd\u00ebrsa, Bajram Kallaba \u00ebsht\u00eb drejtori i 22- t\u00eb i k\u00ebsaj shkolle t\u00eb sukseshme. Jeta dhe vepra e Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb \u00ebsht\u00eb drit\u00eb p\u00ebr gjithsecil\u00ebn sht\u00ebpi t\u00eb Rogan\u00ebs, e m\u00eb gjer\u00eb. Shkolla Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb, ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shkolle prej 2590 metra katror, ka 22 klas\u00eb, 355 nx\u00ebn\u00ebs, dhe tre cikle nx\u00ebn\u00ebsish; parashkollor, t\u00eb ult\u00eb dhe t\u00eb lart\u00eb. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnien e dijeve dhe edukimin arsimor n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb v\u00ebrtet\u00eb komb\u00ebtare, tani punojn\u00eb 45 arsimtar\u00eb, dhe administrator.<\/p>\n<p>Drejtori, Bajram Kallaba u lind m\u00eb 05. 02. 1955 n\u00eb Rogan\u00eb. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje, t\u00eb mesmen n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa u diplomua p\u00ebr Let\u00ebrsi dhe Gjuh\u00eb Shqipe n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Pas mbarimit t\u00eb Fakultetit, Bajram Kallaba pun\u00ebsohet n\u00eb Gjimnazin \u201cIsmail Qemali\u201c, n\u00eb Dardan\u00eb. N\u00eb flak\u00ebt e terrorit t\u00eb diferencimeve ideo-politke n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb vitin 1985, Bajram Kallaba dhe 8 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs koleg t\u00eb tij, nd\u00ebshkohen nga dora gjakatare e pushtetit t\u00eb pushtuesit. Shtypja n\u00eb Kosov\u00eb aso kohe s\u00b4kishte t\u00eb ndalur. Gjat\u00eb Grev\u00ebs s\u00eb Minator\u00ebve dhe ndryshimeve kushtetuese t\u00eb vitit 1989, Bajram Kallaba organizoi nj\u00eb Demonstrat\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb Rogan\u00eb, kund\u00ebr mang\u00ebsis\u00eb s\u00eb liris\u00eb, dhe kund\u00ebr mohimit t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve. P\u00ebr Demonstrat\u00ebn n\u00eb Rogan\u00eb, Bajram Kallaba d\u00ebnohet me 7, 5 muaj burg. N\u00eb burgun e Gjilanit, Bajram Kallaba njihet me shum\u00eb shok\u00eb e miq patriot\u00eb t\u00eb koh\u00ebs. Intelektuali, Bajram Kallaba \u00ebsht\u00eb edhe poet, ka nj\u00eb lib\u00ebr me poezi n\u00eb dor\u00ebshkrim.<\/p>\n<p>Rogana, ky vendbanim i lasht\u00eb pellazgo-ilir, \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebse e Gurit t\u00eb T\u00ebrrnocit, t\u00eb Deas Dardane t\u00eb gjendur n\u00eb Smir\u00eb t\u00eb Vitis\u00eb, bashk\u00ebkoh\u00ebse me rr\u00ebnojat e lashta t\u00eb Artan\u00ebs, bashk\u00ebkoh\u00ebse me monumentet n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb Krahin\u00ebs s\u00eb Moll\u00ebs s\u00eb Kuqe. Ky fshat rr\u00ebz\u00eb kodr\u00ebs s\u00eb lasht\u00eb t\u00eb \u201eBrij\u00ebs\u201c, n\u00eb antik\u00eb quhej, Kryenjeri. Qyteza e Rogan\u00ebs sot ka 450 sht\u00ebpi, 200 biznese, 900 hektar\u00eb tok\u00eb t\u00eb punueshme, 3 vende arkeologjike t\u00eb fjetura, dhe pasuri minerale t\u00eb pahulumtuara. Ky jubile i 70-t\u00eb i shkoll\u00ebs fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c, Rogan\u00ebn e gjen t\u00eb bukur, t\u00eb pasur, dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme shpirt\u00ebrisht. P\u00ebr 70 vjet t\u00eb zhvillimt t\u00eb arsimit n\u00eb Rogan\u00eb, Rogana \u00ebsht\u00eb shembull i shkollimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nga kjo shkoll\u00eb e 70 vjetorit, nga bankat e k\u00ebsaj shkolle, dol\u00ebn 6 doktor\u00eb shkecash, 17 magjistra, dhe \u00e7do sht\u00ebpi tani ka student\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb diplomuar. \u00cbsht\u00eb interesant, dhe vlen t\u00eb theksohet se vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Prof. dr. Refik Kryeziut, nga Rogana, 3 f\u00ebmij\u00ebt e tij jan\u00eb me fakultet, dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb krijues, me nga disa dorishkrime librash n\u00eb proces t\u00eb botimit.<\/p>\n<p>N\u00eb Rogan\u00eb u lind mjeku i njohur shqiptar, Prof.doc dr. Shaban Geci. N\u00eb Rogan\u00eb u lind studiuesi, dhe Albanalogu i shquar shqiptar, prof. dr. Bahtiar Kryeziu, autor i 15 librave, N\u00eb Rogan\u00eb u lind historiani, Tefik Geci. N\u00eb Rogan\u00eb u lind Gjeneral Ramadan Qehaja, autori 3 librave nga l\u00ebmia e siguris\u00eb. N\u00eb Rogan\u00eb u lind shkrimtari, Xhavit Kryeziu, autor i 7 monografive. N\u00eb Rogan\u00eb u lind piktori i shquar shqiptar, Faik Kryeziu. N\u00eb Rogan\u00eb u lind Prof. Bajram Kryeziu, komandant i U\u00c7K-s\u00eb, autor i 3 librave n\u00eb proces t\u00eb botimit. N\u00eb Rogan\u00eb u lind gazetari i nderuar, i ndjeri, Hevzi Kryeziu, auator i nj\u00eb libri n\u00eb proces t\u00eb botimit. N\u00eb Rogan\u00eb u lind mjeku, Prof. dr. Emrush Kryeziu. N\u00eb Rogan\u00eb u lind kompozitori shqiptar, Izet Kallaba, autor i 50 k\u00ebng\u00ebve t\u00eb komponuara. N\u00eb Rogan\u00eb u lind, Shkrimtari, Rrustem Geci, autor i 17 veprave letrare. N\u00eb Rogan\u00eb u b\u00eb e Rogan\u00ebs, shkrimtarja, Hasije Selishta Kryeziu, autore e 10 librave. N\u00eb Rogan\u00eb u lind Xhevdet Kallaba, autor i 3 monografive. N\u00eb Rogan\u00eb u lind poetesha, Kimete Kryeziu.<\/p>\n<p>N\u00eb Rogana u lind poeti p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, Selim Geci. N\u00eb Rogan\u00eb u lind piktori i talentuar, shpresa e artit pamor t\u00eb Kosov\u00ebs, Naim Geci. Prej Rogane jan\u00eb dy ambasador\u00ebr e Shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Shk\u00ebndije Geci- Sherifi, ambasadore n\u00eb Zagreb, dhe Shpend Kallaba, ambasador, n\u00eb Sofje t\u00eb Bullgaris\u00eb. Nga Rogana jan\u00eb dy Regjisor\u00eb t\u00eb Kinematografis\u00eb s\u00eb Kosov\u00eb, Arta Kallaba, regjisore e Teatrit n\u00eb Nju Jork, dhe Durim Kryeziu, regjisor filmash dokumentar e artistik, shpres\u00eb e Kinematografis\u00eb s\u00eb Kosov\u00eb, me 5 \u00e7mime nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mir\u00ebpo, du ata shkruaj, nj\u00eb sukses tjet\u00ebr, me prejardhje nga Rogana, p\u00ebr piloten shqiptaro-amerikane, nga Rogana, pjes\u00ebmarr\u00ebse e bombaerdimeve, me forcat e NATOS, kund\u00ebr Serbis\u00eb n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nj\u00eb sukses tjet\u00ebr, q\u00eb tejkalon kufijt\u00eb e Rogan\u00ebs, dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nder i Kosv\u00ebs, \u00ebsht\u00eb \u201eKlubi i Atletik\u00ebs Rogana\u201c, Ky Klub \u00ebsht\u00eb fitues i shum\u00eb medelave t\u00eb Kosov\u00eb, dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb zgjedhjen e atleteve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosoves p\u00ebr vitin 2014 t\u00eb organizuar nga Federata Atletike e Kosoves: Vijona Kryeziu nga Klubi Atletikes \u201c Rogana\u201d \u00ebsht\u00eb zgjedhur Mbret\u00ebresh\u00eb e vitit 2014. Musa Hajdari \u00ebsht\u00eb shpallur atleti m\u00eb i mir\u00eb i vitit 2014, i p\u00ebrcjellur nga Astrit Kyreziu seniori i dyt\u00eb dhe Granit Kryeziu seniori i tret\u00eb, si dhe Suad Kryeziu seniori i gjasht\u00eb. Te Junioret e para: Majlinda Canaj Nd\u00ebrsa te Junior\u00ebt i dyti: Kreshnik Baxhuku, Trajner i vitit 2014 u zgjodh Zijadin Kryeziu.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00eblindjen e 70 \u2013 t\u00eb, t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c t\u00eb Rogan\u00ebs ka shum\u00e7ka p\u00ebr t\u00b4u th\u00ebn\u00eb. Kjo mugullim\u00eb drite e Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c, \u00ebsht\u00eb shk\u00eblqimi i dijeve q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb vet\u00ebm shkolla. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ese p\u00ebr jubileun e Shkoll\u00ebs, Fillore, \u201cMetush Krasniqi\u201c \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb p\u00ebrmblidhet t\u00ebr\u00eb puna 70 vje\u00e7are e 344 arsimtar\u00ebve dhe 22 drejtor\u00ebve. N\u00eb Rogan\u00ebn patriotike t\u00eb Kosov\u00ebs kurr\u00eb s\u00b4kan\u00eb munguar dijetar\u00ebt dhe luft\u00ebtar\u00ebt. N\u00eb \u00e7do luft\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs Rogana ishte pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb betejat e atdheut p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shekull jete, Rogana i dha Liris\u00eb Kosov\u00ebs, 75 d\u00ebshmor\u00eb, 2 K\u00ebshilltar\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor t\u00eb Bajram Currit, Murat Kryeziun, dhe Azem Gecin, 2 Kryengrit\u00ebs t\u00eb d\u00ebgjuar; Selman Tren\u00ebn, dhe Hamdi Beh\u00ebn. Nd\u00ebrsa n\u00eb Luft\u00ebn e 1999-t\u00ebs, Rogana ishte pjes\u00ebmarr\u00ebse e U\u00c7K-s\u00eb, e Luft\u00ebs ma \u00e7lirimtare t\u00eb popullit ton\u00eb. Rogana e pushk\u00ebs dhe e pen\u00ebs n\u00eb vitin 1999 Liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs i dha, 3 d\u00ebshmor\u00eb; Nevzad Bal\u00eb Kryeziun, Selver Bajram Kryeziun, dhe Emin Ruzhdi Kryeziun. Po e mbylli k\u00ebt\u00eb ese me nj\u00eb poezi t\u00eb k\u00ebnduar nga n\u00ebna ime, Naxhije Geci; O zog q\u00eb k\u00ebndon n\u00eb pem\u00eb \/ Udh\u00ebn mos e humb kah sht\u00ebpia \/ sigurisht edhe ti ke motra e v\u00ebll\u00ebz\u00ebr \/ q\u00eb t\u00eb duan dhe jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmalluar!..<\/p>\n<p><strong>Rrustem Geci<\/strong> \u2013 <em>Dortmund, 2015<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb foto \u00ebsht\u00eb; Bajram Kallaba, drejtor i Shkoll\u00ebs Fillore, &#8220;Metush Krasniqi&#8221; Ese, me rastin e 70 vjetorit t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb T\u00eb hap\u00ebsh tok\u00ebn me duart tua \/ t\u00eb mbush\u00ebsh at\u00eb me arom\u00eb farash \/ t\u00eb ngresh fytyr\u00ebn drejt qiellit t\u00ebnd \/ t\u00eb thith\u00ebsh aj\u00ebr nga qielli yt \/ kjo \u00ebsht\u00eb paqja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb foto \u00ebsht\u00eb; Bajram Kallaba, drejtor i Shkoll\u00ebs Fillore, &#8220;Metush Krasniqi&#8221; Ese, me rastin e 70 vjetorit t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb T\u00eb hap\u00ebsh tok\u00ebn me duart tua \/ t\u00eb mbush\u00ebsh at\u00eb me arom\u00eb farash \/ t\u00eb ngresh fytyr\u00ebn drejt qiellit t\u00ebnd \/ t\u00eb thith\u00ebsh aj\u00ebr nga qielli yt \/ kjo \u00ebsht\u00eb paqja [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-04-28T05:45:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS\",\"datePublished\":\"2015-04-28T05:45:09+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-28T05:45:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/\"},\"wordCount\":2541,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/\",\"name\":\"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg\",\"datePublished\":\"2015-04-28T05:45:09+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-28T05:45:09+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb foto \u00ebsht\u00eb; Bajram Kallaba, drejtor i Shkoll\u00ebs Fillore, &#8220;Metush Krasniqi&#8221; Ese, me rastin e 70 vjetorit t\u00eb Shkoll\u00ebs Fillore \u201eMetush Krasniqi\u201c n\u00eb Rogan\u00eb T\u00eb hap\u00ebsh tok\u00ebn me duart tua \/ t\u00eb mbush\u00ebsh at\u00eb me arom\u00eb farash \/ t\u00eb ngresh fytyr\u00ebn drejt qiellit t\u00ebnd \/ t\u00eb thith\u00ebsh aj\u00ebr nga qielli yt \/ kjo \u00ebsht\u00eb paqja [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-04-28T05:45:09+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS","datePublished":"2015-04-28T05:45:09+00:00","dateModified":"2015-04-28T05:45:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/"},"wordCount":2541,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/","name":"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg","datePublished":"2015-04-28T05:45:09+00:00","dateModified":"2015-04-28T05:45:09+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/bajram_kallaba.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mugullime-e-drites\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MUGULLIM\u00cb E DRIT\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14110"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14110"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14110\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14110"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14110"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14110"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}