{"id":14103,"date":"2015-04-27T00:40:25","date_gmt":"2015-04-26T23:40:25","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3527"},"modified":"2015-04-27T00:40:25","modified_gmt":"2015-04-26T23:40:25","slug":"me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/","title":{"rendered":"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em>Vrasja e nj\u00eb \u00abgjermani\u00bb n\u00eb Gjakov\u00eb, frika nga treni n\u00eb Prishtin\u00eb, shkolla franceze n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe italiane n\u00eb Shkup, 1200 dyqanet e Prizrenit dhe hekurudha q\u00eb e b\u00ebri Ferizajn qytet, Shkupi si \u00abzem\u00ebr\u00bb e Kosov\u00ebs dhe mudiri i Prishtin\u00ebs q\u00eb thot\u00eb: \u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb \u2013 k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa holl\u00ebsi nga disertacioni i historianes Eva Anne Frantz mbi Kosov\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn e vonshme osmane.<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\" wp-image-365613 aligncenter\" src=\"\/\/www.gazetatema.net\/web\/wp-content\/uploads\/2015\/04\/Sk\u00ebnderbeu....jpg\" alt=\"Sk\u00ebnderbeu...\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>I.\u00a0<strong>Rr\u00ebmuja e Gjakov\u00ebs e shtatorit t\u00eb vitit 1878: nj\u00eb gjerman i b\u00ebr\u00eb osman vritet nga mysliman\u00ebt q\u00eb i urrejn\u00eb katolik\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb trup\u00ebn mbrojt\u00ebse t\u00eb pash\u00ebs osman<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1878 marr\u00ebdh\u00ebniet mes katolik\u00ebve shqiptar\u00eb dhe mysliman\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb u p\u00ebrkeq\u00ebsuan, kur n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit 1878 Mehmed Ali Pasha u vra nga mysliman\u00ebt dhe fand\u00ebt katolik\u00eb shqiptar\u00eb si trup\u00eb mbrojt\u00ebse osmane e Mehmed Ali Pash\u00ebs u p\u00ebrpoq\u00ebn ta mbronin at\u00eb nga sulmuesit e tij. Si p\u00ebrfaq\u00ebsues osman n\u00eb komisionin kufitar osmano-malazez Mehmed Ali Pasha synonte ta bindte popullsin\u00eb lokale n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb vendimet e Kongresit t\u00eb Berlinit. N\u00eb luftime vdiq\u00ebn disa qindra persona.<\/p>\n<p>Rol thelb\u00ebsor n\u00eb eskalimin e dhun\u00ebs kund\u00ebr katolik\u00ebve n\u00eb Gjakov\u00eb luajt\u00ebn akter\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr shembull kadiu i Gjakov\u00ebs Ahmed Efendi Koronica, i cili i kishte prir\u00eb sulmit kund\u00ebr Mehmed Ali Pash\u00ebs dhe njihej si shum\u00eb armiq\u00ebsor ndaj t\u00eb krishter\u00ebve. Ai shpresonte se do t\u2019i bindte edhe mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb nga Mal\u00ebsia e Gjakov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar Mehmed Ali Pash\u00ebn dhe sipas n\u00ebnkonsullit austro-hungarez ai paralajm\u00ebroi se \u2039kauri, i cili e ka tradhtuar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb ndaj Europ\u00ebs, ka ardhur dhe po k\u00ebrc\u00ebnon t\u2019i p\u00ebrdhos\u00eb harem\u00ebt. Kush \u00ebsht\u00eb mysliman t\u00eb vij\u00eb vrap\u203a.<\/p>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb pash\u00ebs Koronica i nxiti mysliman\u00ebt jo vet\u00ebm kund\u00ebr fand\u00ebve, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve dhe \u2039proklamoi publikisht se mund t\u00eb godasin pa ngurrim, sepse ai e kishte shpin\u00ebn t\u00eb mbrotjur, se kishte instruksione nga Konstantinopoja dhe do t\u00eb p\u00ebrgjigjej p\u00ebr gjith\u00e7ka. Masakrat do t\u00eb kishin ndodhur sikur myftiu i Gjakov\u00ebs dhe disa krer\u00eb mysliman\u00eb t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb mos kishin kund\u00ebrshtuar synimin e paskrupullt dhe t\u00eb \u00e7mendur\u203a (sipas raportit q\u00eb Jelinek ia d\u00ebrgonte Andr\u00e1ssyt).\u00bb<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim shtes\u00eb: Mehmed Ali Pasha ishte gjerman. Ai u lind me emrin Ludwig Karl Friedrich Detroit n\u00eb vitin 1827 n\u00eb Megdeburg, Prusi dhe u vra m\u00eb 1878 n\u00eb Gjakov\u00eb. Ai ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane si gjeneralmareshal. Pasardh\u00ebs i tij \u00ebsht\u00eb poeti i famsh\u00ebm turk Nazim Hikmet, i cili u lind n\u00eb Selanik.<\/p>\n<p>II.\u00a0<strong>Banor\u00ebt e Prishtin\u00ebs n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX e shihnin stacionin hekurudhor si \u00abvep\u00ebr t\u00eb dreqit\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>\u00abU nd\u00ebrtuan vija hekurudhore dhe m\u00eb 1874 u hap linja Selanik-Shkup-Mitrovic\u00eb. Popullsia lokale n\u00eb fillim e kund\u00ebrshtoi me k\u00ebmb\u00ebngulje nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs, por n\u00eb vitet vijuese ky q\u00ebndrim ndryshoi. K\u00ebshtu, si\u00e7 konstatonte (diplomati austriak Theodor) Ippen n\u00eb fund t\u00eb shekulli XIX, stacioni hekurudhor i Prishtin\u00ebs ishte e mundshme t\u00eb nd\u00ebrtohej 7 kilometra larg qytetit, sepse [\u2026] at\u00ebbot\u00eb banor\u00ebt e Prishtin\u00ebs, q\u00eb nuk ishin aspak t\u00eb hapur dhe q\u00eb trembeshin nga kultura, donin ta kishin sa m\u00eb larg vetes at\u00eb \u2039vep\u00ebr\u203a moderne \u2039t\u00eb dreqit\u203a, derisa tani pand\u00ebrprer\u00eb luten q\u00eb stacioni t\u00eb vendoset n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm.\u00bb<\/p>\n<p>III.\u00a0<strong>Kur Isa Boletini tha: \u00abBoll kemi hoxhallar\u00eb\u00bb dhe kur Mitrovica kishte shkoll\u00eb franceze<\/strong><\/p>\n<p>\u00abKrahas shkollave shtet\u00ebrore brenda nj\u00eb rrethi t\u00eb ngusht\u00eb mysliman p\u00eblqeheshin edhe shkollat europiano-per\u00ebndimore. K\u00ebshtu n\u00eb Mitrovic\u00eb ekzistoi mes viteve 1907 dhe 1909 nj\u00eb shkoll\u00eb private franceze e drejtimit tregtar, e cila vijohej vet\u00ebm nga f\u00ebmij\u00ebt e agallar\u00ebve dhe bejler\u00ebve. Teolog\u00ebt mysliman\u00eb dhe banor\u00ebt \u2039fanatik\u00eb\u203a e kund\u00ebrshtonin k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, sepse frik\u00ebsoheshin se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb vijojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb do ta nd\u00ebrronin fen\u00eb. Si\u00e7 tregojn\u00eb kujtimet e Tafil Boletinit, f\u00ebmij\u00ebt mysliman\u00eb shpesh edhe m\u00eb tutje vijonin shkollat islame.<\/p>\n<p>Ai shkroi se axha i tij, Isa Boletini, i cili kishte hapur nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb vog\u00ebl private n\u00eb fshatin e tij t\u00eb lindjes, shpesh kur pyetej p\u00ebrse bijt\u00eb dhe nipat e tij nuk po e vijojn\u00eb medresen\u00eb, ai p\u00ebrgjigjej se tashm\u00eb ka boll hoxhallar\u00eb. Krahas shkoll\u00ebs franceze n\u00eb Mitrovic\u00eb \u00ebsht\u00eb e dokumentuar nj\u00eb shkoll\u00eb italiane n\u00eb Shkup, e cila u themelua m\u00eb 1903 dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jepeshin l\u00ebnd\u00ebt italisht, fr\u00ebngjisht, gjermanisht, osmanisht, gjeografi dhe matematik\u00eb. Derisa fillimisht numri i nx\u00ebn\u00ebsve u rrit \u2013 m\u00eb 1904 shkoll\u00ebn e ndiqnin 15 mysliman\u00eb, dy shqiptar\u00eb katolik\u00eb, 16 bullgar\u00eb, pes\u00eb serb\u00eb, 17 arumun\u00eb dhe tre hebrenj \u2013 n\u00eb vitin 1908 shkolla num\u00ebronte vet\u00ebm 23 nx\u00ebn\u00ebs, kryesisht katolik\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>IV.\u00a0<strong>Kur i kishte Prizreni 1200 dyqane dhe si u b\u00eb Ferizaj qytet?<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSi\u00e7 u p\u00ebrmend, n\u00eb Kosov\u00ebn lindore nd\u00ebrtimi i hekurudh\u00ebs solli nj\u00eb lul\u00ebzim ekonomik dhe demografik dhe zgjerimin e strukturave qytetare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me p\u00ebrjashtim t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb hekurudh\u00ebs pothuaj nuk shiheshin nisma p\u00ebr industrializim, por impulset n\u00eb pjes\u00ebn lindore leht\u00ebsuan krijimin e fabrikave t\u00eb para t\u00eb vogla. N\u00eb Mitrovic\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb u \u00e7el\u00ebn sharra me makina me avull dhe mullinj t\u00eb motorizuar. Lul\u00ebzimi i qyteteve n\u00eb Kosov\u00ebn lindore ndikoi q\u00eb Prizreni t\u00eb humb\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb si qend\u00ebr ekonomike mbirajonale, gj\u00eb q\u00eb shihet n\u00eb zhvillimin e pazarit t\u00eb Prizrenit, i cili e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm qytetin.<\/p>\n<p>Sipas konsullit austriak dhe njoh\u00ebsit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Johann Georg von Hahn pazari n\u00eb vitin 1863 kishte 1200 dyqane, derisa m\u00eb 1891 ekzistonin vet\u00ebm 100 t\u00eb tilla. (\u2026) Sidomos p\u00ebr qytetet e vogla si Mitrovica dhe Ferizaj, por edhe p\u00ebr fshatrat n\u00eb rrethin\u00eb si Lipjani hekurudha luajti nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. K\u00ebshtu Ferizaj u themelua si qytet tek si rrjedhoj\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb hekurudh\u00ebs. Sipas Branisllav Nushiqit atje m\u00eb par\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb mal dhe disa \u00absht\u00ebpi cigan\u00ebsh\u00bb, derisa n\u00eb fillim t\u00eb shekullit XX u krijua nj\u00eb qytet i vog\u00ebl me 400 sht\u00ebpi dhe 150 dyqane, banor\u00ebt e t\u00eb cilit kryesisht ishin \u00abt\u00eb huaj\u00bb dhe p\u00ebrb\u00ebheshin prej arumun\u00ebve, katolik\u00ebve dhe serb\u00ebve nga Prizreni dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb rrethin\u00ebs, por edhe nga boshnjak\u00ebt. R\u00ebnd\u00ebsia ekonomike e Ferizajt shihet edhe aty se atje, p\u00ebr dallim nga qytetet e tjera, pazari mbahej \u00e7do dit\u00eb.\u00bb<\/p>\n<p>V.\u00a0<strong>Fushata e p\u00ebrbashk\u00ebt elektorale shqiptaro-serbe<\/strong><\/p>\n<p>\u00abNj\u00eb bashk\u00ebpunim shqiptaro-serb u zhvillua n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrgatitore p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr parlamentin xhonturk n\u00eb ver\u00eb 1908. Sipas Gabriel Louis-Jaray n\u00eb Tetov\u00eb shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt lidh\u00ebn aleanc\u00eb kund\u00ebr bullgar\u00ebve dhe k\u00ebtu edhe zgjedh\u00ebsit shqiptar\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn kandidatin serb Aleksandar Parliq derisa zgjedh\u00ebsit serb\u00eb n\u00eb Manastir votuan p\u00ebr oficerin shqiptar Ali Vasfi Efendiun. P\u00ebrpjekje t\u00eb ngjashme kishte edhe n\u00eb shkurt 1912 gjat\u00eb p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr parlamentin xhonturk m\u00eb 1912. N\u00eb Sanxhakun e Shkupit shqiptar\u00ebt opozitar\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn partin\u00eb e Eksarhatit (bullgar), me t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt lidh\u00ebn marr\u00ebveshje. Opozitar\u00eb si Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i bindin edhe serb\u00ebt lokal\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb zgjedhje. Por bisedimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb kontakt t\u00eb ngusht\u00eb me konsullin serb n\u00eb Shkup dhe koordinoheshin me t\u00eb, d\u00ebshtuan, sepse serb\u00ebt vendos\u00ebn t\u00eb lidhin aleanc\u00eb me xhonturqit.\u00bb<\/p>\n<p>VI.\u00a0<strong>Shkupi \u2013 \u00abzemra e Kosov\u00ebs\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>\u00abSe me \u2039Kosov\u00eb\u203a mendohej t\u00ebr\u00eb Vilajeti i Kosov\u00ebs b\u00ebhet e qart\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat 14 pik\u00eb t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs, i cili krahas nocionit \u2039Shqypni\u203a shpesh e p\u00ebrdorte edhe \u2039Kosov\u00eb\u203a dhe s\u00eb paku n\u00eb nj\u00eb vend qart\u00eb i referohet krejt Vilajetit. Edhe n\u00eb gazet\u00ebn \u2039Shkupi\u203a q\u00eb dilte n\u00eb Shkup Kosova \u00ebsht\u00eb e barasvlershme me Vilajetin e Kosov\u00ebs si \u2039zem\u00ebr\u203a e t\u00eb cilit p\u00ebrmendej Shkupi. N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb k\u00ebsaj gazete, i cili u drejtohet direkt shqiptar\u00ebve t\u00eb Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, gjendet edhe em\u00ebrtimi \u2039kosovar\u203a, i cili n\u00eb p\u00ebrshkrimin e Hasan Prishtin\u00ebs t\u00eb kryengritjes shqiptare t\u00eb vitit 1912 \u00ebsht\u00eb i dokumentuar vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb.\u00bb<\/p>\n<p>VII.\u00a0<strong style=\"line-height: 1.5;\">\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb<\/strong><\/p>\n<p>\u00abN\u00eb burime \u00ebsht\u00eb i dokumentuar nj\u00eb p\u00ebrshkrim rajonal q\u00eb ia b\u00ebjn\u00eb vetes grupet e popullsis\u00eb shqiptare dhe i cili ishte i p\u00ebrhapur n\u00eb trevat e sotme malore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb veriore, por kryesisht edhe n\u00eb zonat e Kosov\u00ebs dhe me gjas\u00eb edhe p\u00ebrtej tyre. Vet\u00ebperceptimi si \u00abgeg\u00eb\u00bb, i cili derivon nga kryedialekti i shqipes s\u00eb folur n\u00eb trevat veriore dhe verilindore t\u00eb banuara me shqiptar\u00eb dhe i cili tregon mbi lidhjet e ngushta mes Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme veriore dhe Kosov\u00ebs, natyrisht tregon jo vet\u00ebm premis\u00ebn rajonale brenda popullsis\u00eb shqiptare, por edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e gjuh\u00ebs n\u00eb percetimin e vetvetes dhe n\u00eb perceptimin nga t\u00eb huajt.<\/p>\n<p>Aspekti i gjuh\u00ebs b\u00ebhet i qart\u00eb edhe n\u00eb udh\u00ebp\u00ebrshkrimet e Mackenzie dhe Irby, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shembull p\u00ebrshkruajn\u00eb bised\u00ebn me mudirin e Prishtin\u00ebs, i cili \u2039na tregoi emrin e familjes s\u00eb tij, duke shtuar se me rac\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb geg\u00eb dhe se n\u00eb vendin e tij askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u203a. Mbi ekzistimin e nj\u00eb identiteti geg\u00eb d\u00ebfton po ashtu edhe nj\u00eb not\u00eb proteste e popullsis\u00eb s\u00eb Pej\u00ebs, Gjakov\u00ebs dhe Gucis\u00eb kund\u00ebr vendimeve t\u00eb Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit, e cila u d\u00ebrgua n\u00eb Stamboll n\u00eb maj 1878 dhe ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u2039popullin ton\u00eb geg\u00eb\u203a dhe p\u00ebr \u2039kombin ton\u00eb geg\u00eb\u203a.<\/p>\n<p>Edhe Hasan Prishtina n\u00eb studimin e p\u00ebrmendur mbi kryengritjen shqiptare t\u00eb vitit 1912 krahas em\u00ebrtimeve \u2039Shqypni\u203a dhe \u2039shqiptar\u203a n\u00eb nj\u00eb vend e p\u00ebrdor\u00eb edhe \u2039Gegni\u203a, q\u00eb rezulton si n\u00ebnrajon i Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebng\u00ebt popullore shqiptare nga Kosova, t\u00eb botuara m\u00eb 1911 nga Vin\u00e7enc Prennushi, po ashtu ilustrojn\u00eb se nocioniet \u2039geg\u00eb\/Gegni\u203a ishin t\u00eb p\u00ebrhapura. M\u00eb 1912 n\u00eb gazet\u00ebn \u2039Shkupi\u203a q\u00eb botohej n\u00eb Shkup n\u00ebn titullin \u2039Deputet\u00ebt e Gegnis\u00eb\u203a num\u00ebroheshin qytetet Peja, Gjakova, Prishtina, Gjilani, Presheva, Mitrovica, Vu\u00e7it\u00ebrna, Ferizaj dhe Gucia, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr tjet\u00ebr k\u00ebtyre qyteteve iu shtua edhe Shkupi.\u00bb<\/p>\n<p><em>Nga disertacioni i Dr. Eva Anne Frantz: \u00abMes dhun\u00ebs dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore \u2013 mysliman\u00ebt dhe t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb Kosov\u00ebn e periudh\u00ebs s\u00eb vonshme osmane, 1870-1913\u00bb, Universiteti i Vjen\u00ebs, 2014. <\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrktheu: <strong>E.R.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrasja e nj\u00eb \u00abgjermani\u00bb n\u00eb Gjakov\u00eb, frika nga treni n\u00eb Prishtin\u00eb, shkolla franceze n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe italiane n\u00eb Shkup, 1200 dyqanet e Prizrenit dhe hekurudha q\u00eb e b\u00ebri Ferizajn qytet, Shkupi si \u00abzem\u00ebr\u00bb e Kosov\u00ebs dhe mudiri i Prishtin\u00ebs q\u00eb thot\u00eb: \u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vrasja e nj\u00eb \u00abgjermani\u00bb n\u00eb Gjakov\u00eb, frika nga treni n\u00eb Prishtin\u00eb, shkolla franceze n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe italiane n\u00eb Shkup, 1200 dyqanet e Prizrenit dhe hekurudha q\u00eb e b\u00ebri Ferizajn qytet, Shkupi si \u00abzem\u00ebr\u00bb e Kosov\u00ebs dhe mudiri i Prishtin\u00ebs q\u00eb thot\u00eb: \u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-04-26T23:40:25+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb\",\"datePublished\":\"2015-04-26T23:40:25+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-26T23:40:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/\"},\"wordCount\":1850,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/\",\"name\":\"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2015-04-26T23:40:25+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-26T23:40:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Vrasja e nj\u00eb \u00abgjermani\u00bb n\u00eb Gjakov\u00eb, frika nga treni n\u00eb Prishtin\u00eb, shkolla franceze n\u00eb Mitrovic\u00eb dhe italiane n\u00eb Shkup, 1200 dyqanet e Prizrenit dhe hekurudha q\u00eb e b\u00ebri Ferizajn qytet, Shkupi si \u00abzem\u00ebr\u00bb e Kosov\u00ebs dhe mudiri i Prishtin\u00ebs q\u00eb thot\u00eb: \u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-04-26T23:40:25+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb","datePublished":"2015-04-26T23:40:25+00:00","dateModified":"2015-04-26T23:40:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/"},"wordCount":1850,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/","name":"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2015-04-26T23:40:25+00:00","dateModified":"2015-04-26T23:40:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/me-race-jemi-gege-dhe-ne-vendin-tim-askush-asnje-fjale-turqisht-nuk-e-flet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00abMe rac\u00eb jemi geg\u00eb dhe n\u00eb vendin tim askush asnj\u00eb fjal\u00eb turqisht nuk e flet\u00bb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14103"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14103\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}