{"id":1410,"date":"2010-01-26T16:21:54","date_gmt":"2010-01-26T15:21:54","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1410"},"modified":"2010-01-26T16:21:54","modified_gmt":"2010-01-26T15:21:54","slug":"mbi-nenin-71-te-kushtetutes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/","title":{"rendered":"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Luan Omari \u2013 Njazi Jaho<\/strong>, <em>26.01.2010<\/em><\/p>\n<p>Kur Kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi ka diskutuar dhe miratuar nenin 71 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (1998), ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbarimin e mandatit t\u00eb deputetit, rastet kur ai nuk b\u00ebn betimin kur, heq dor\u00eb nga mandati apo mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht n\u00eb Kuvend, mendojm\u00eb se ka pasur parasysh raste dhe jo nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm deputet\u00ebsh (afro gjysma e Kuvendit) dhe as q\u00ebndrimin bojkotues t\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mosb\u00ebrja e betimit<\/strong><\/p>\n<p>Deputetit, nuk mund t&#8217;i mbaroj\u00eb mandati, si\u00e7 mendon dikush, qysh n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb re, meq\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin. E themi k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00eb nenin 4 pika 4 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit thuhet: &#8220;deputet\u00ebt q\u00eb mungojn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn kur kryhet betimi, betohen n\u00eb seanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn marrin pjes\u00eb&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb nuk p\u00ebrcaktohet ndonj\u00eb afat dhe as koha q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb nga seanca e par\u00eb e Kuvendit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Q\u00eb mbarimi i mandatit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me persona t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, del edhe nga p\u00ebrmbajtja e nenit 164 t\u00eb Kodit Zgjedhor ku thuhet se &#8230;deputeti q\u00eb nuk b\u00ebn betimin ose heq dor\u00eb nga mandati, duhet ta deklaroj\u00eb k\u00ebt\u00eb &#8220;n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike p\u00ebrpara Komisionit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Kuvendit&#8221;.<\/p>\n<p>Pas seanc\u00ebs t\u00eb par\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb re asnj\u00eb nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb till\u00eb. P\u00ebr ilustrim mund t&#8217;i referohemi rastit t\u00eb ish-deputetit, z. Sabit Brokaj, q\u00eb publikisht n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare deklaroi se hiqte dor\u00eb nga mandati.<\/p>\n<p>Dikush ka shprehur mendimin se mund t\u00eb zbatohej nenin 4 pika 5 e Rregullores st\u00eb Kuvendit ku thuhet: &#8220;&#8230;Drejtuesi i seanc\u00ebs n\u00eb k\u00ebshillim me sekretarin\u00eb e p\u00ebrkohshme, deklaron mbarimin e mandatit t\u00eb deputetit kur ai nuk pranon t\u00eb betohet ose i shmanget betimit&#8230;&#8221;<\/p>\n<p>Kjo dispozit\u00eb mund t\u00eb zbatohej, po kur, n\u00eb cilin moment? Ajo mund t\u00eb zbatohej n\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb legjislatur\u00ebs t\u00eb re t\u00eb Kuvendit q\u00eb drejtohet nga deputeti m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb mosh\u00eb i ndihmuar nga sekretaria e p\u00ebrkohshme q\u00eb funksionoi deri n\u00eb zgjedhjen e Byros\u00eb t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p><strong>Mungesa pa arsye mbi 6 muaj <\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 duket, koh\u00ebt e fundit, diskutimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te neni 71 pika 2 shkronja &#8220;d&#8221; e Kushtetut\u00ebs, ku parashikohet mbarimi i mandatit t\u00eb deputetit, kur ai mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Ka pasur deklarata se n\u00eb 6 mars t\u00eb k\u00ebtij viti mbaron afati 6-mujor q\u00eb k\u00ebrkon Kushtetuta dhe si rrjedhim n\u00ebse 64 deputet\u00ebt e opozit\u00ebs nuk paraqiten n\u00eb Kuvend, mandati i tyre nd\u00ebrpritet dhe KQZ-ja i z\u00ebvend\u00ebson ata me t\u00eb tjer\u00eb. Mendojm\u00eb se nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb binte ndesh me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Kemi mendimin se Kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi n\u00eb formulimin e dispozit\u00ebs t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme ka pasur parasysh rastin kur deputeti ka b\u00ebr\u00eb betimin dhe pas k\u00ebsaj (brenda periudh\u00ebs t\u00eb mandatit t\u00eb Kuvendit) mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Mund t&#8217;i referohemi rastit t\u00eb ish-deputetit z. Nano, q\u00eb p\u00ebr arsyet e tij, shfryt\u00ebzonte hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb i lejonte neni 71 i Kushtetut\u00ebs, mungoi n\u00eb Kuvend, por nuk e kaloi afatin 6-mujor. Me shprehjen &#8220;mungon&#8221; mendojm\u00eb se duhet kuptuar momenti pas kryerjes s\u00eb betimit, ndryshe do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrdorej shprehja &#8220;nuk paraqitet n\u00eb Kuvend mbi 6 muaj rresht&#8221;.<\/p>\n<p>Jan\u00eb shprehur mendime se sistemi i ri i zgjedhjeve lejon z\u00ebvend\u00ebsimin nga listat e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk paraqiten n\u00eb Kuvend mbi 6 muaj rresht, pa qen\u00eb nevoja q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Mendojm\u00eb se ky argument nuk q\u00ebndron. Duhet pasur parasysh se Kushtetuta \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb 1998. Ndryshimi i sistemi zgjedhor u b\u00eb n\u00eb 29 dhjetor 2008, por neni 71 i Kushtetut\u00ebs ngeli i pandryshuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb konceptim m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij problemi e shikojm\u00eb t\u00eb arsyeshme t&#8217;i referohemi Kodit Zgjedhor t\u00eb shfuqizuar, i cili n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 64 t\u00eb Kushtetut\u00ebs parashikonte zgjedhjen e 100 deputet\u00ebve n\u00eb zona nj\u00ebem\u00ebrore dhe zgjedhjen e 40 deputet\u00ebve, sipas listave shumem\u00ebrore.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb veprohej n\u00ebse PS-ja t\u00eb themi do t\u00eb fitonte n\u00eb zonat nj\u00ebem\u00ebrore 45 mandate dhe sipas proporcionalitetit 19 mandate?<br \/>\nN\u00ebse t\u00eb 64 deputet\u00ebt nuk do t\u00eb paraqiteshin n\u00eb Kuvend mbi 6 muaj rresht, \u00e7do t\u00eb b\u00ebhej?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se n\u00eb 45 zona do t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhje t\u00eb reja, nd\u00ebrsa 19 deputet\u00ebt e tjer\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin nga kandidat\u00ebt q\u00eb pasonin n\u00eb listat shumem\u00ebrore. Kaq p\u00ebr sa i p\u00ebrket mund\u00ebsis\u00eb hipotetike q\u00eb ky skenar t\u00eb zhvillohej n\u00eb kushtet e sistemit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Po t&#8217;i rikthehemi gjendjes aktuale, duhet pasur parasysh nenin 164 t\u00eb Kodit Zgjedhor n\u00eb fuqi q\u00eb shtjellon paragrafin 2 t\u00eb nenit 71 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili p\u00ebrcakton rastet kur mandati i deputetit mbaron ose \u00ebsht\u00eb i pavlefsh\u00ebm. Neni 164 i Kodit Zgjedhor trajton konkretisht vet\u00ebm rastet e parashikuara n\u00eb shkronjat &#8220;a&#8221; dhe &#8220;b&#8221; t\u00eb nenin 71\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Shkronja &#8220;a&#8221; parashikon mbarimin ose pavlefshm\u00ebrin\u00eb e mandatit kur deputeti nuk b\u00ebn betimin, nd\u00ebrsa shkronja &#8220;b&#8221; p\u00ebrmend rastin kur deputeti &#8220;heq dor\u00eb nga mandati&#8221;. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, Kodi p\u00ebrcakton se deputeti duhet t\u00eb deklaroj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike p\u00ebrpara komisionit p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb Kuvendit refuzimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin ose heqjen dor\u00eb nga mandati.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Kuvendi brenda 30 dit\u00ebve, duhet t\u00eb njoftoj\u00eb KQZ-n\u00eb p\u00ebr krijimin e vakanc\u00ebs. KQZ merr vendim q\u00eb mandati i nd\u00ebrprer\u00eb t&#8217;i kaloj\u00eb kandidatit vijues n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs parti politike (n\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb Partia Socialiste) n\u00eb zon\u00ebn zgjedhore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb rast refuzimi t\u00eb marrjes s\u00eb mandatit vakant nga t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e PS n\u00eb zon\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse, ky mandat i kalon partis\u00eb me her\u00ebsin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb edhe eventualisht, partive t\u00eb tjera t\u00eb koalicionit.<\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor nuk b\u00ebn fjal\u00eb se si do t\u00eb veprohej p\u00ebr rastin e parashikuar n\u00eb shkronj\u00ebn &#8220;d t\u00eb nenit 71\/2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb humbjen e mandatit t\u00eb deputetit e lidh me munges\u00ebn pa arsye mbi 6 muaj rresht n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb mendojm\u00eb se, p\u00ebr analogji, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si Kuvendi edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do t\u00eb veprojn\u00eb nj\u00ebsoj si p\u00ebr rastet e parashikuara n\u00eb shkronjat &#8220;a&#8221; dhe &#8220;b&#8221;.<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja: \u00e7do t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebse asnj\u00eb nga kandidat\u00ebt vijues nuk do t\u00eb pranonte mandatin vakant ose k\u00ebt\u00eb mandat do ta pranonin vet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr i kufizuar kandidat\u00ebsh dhe si rrjedhoj\u00eb numri i deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit, nuk do t\u00eb arrinte n\u00eb 140, si\u00e7 e p\u00ebrcakton neni 64 i Kushtetut\u00ebs?<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb k\u00ebsaj pyetjeje, mund t\u00eb thuhet se Kuvendi do t\u00eb humbiste \u00e7do legjitimitet. Ai nuk mund kurrsesi t\u00eb funksionoj\u00eb deri n\u00eb shtatorin 2013, kur mbaron mandati i tij me nj\u00eb num\u00ebr posht\u00eb kufirit t\u00eb caktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur deputet\u00ebt &#8220;e p\u00ebrjashtuar&#8221; nuk mund t\u00eb rikthehen sepse atyre u \u00ebsht\u00eb hequr mandati dhe kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nuk ka, zgjidhja e vetme e p\u00ebrligjur do t\u00eb ishte shp\u00ebrndarja e Kuvendit, i cili nuk mund t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb nj\u00eb norme themelore t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe caktimi i zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion t\u00eb \u00e7on interpretimi logjik i dispozit\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe asaj t\u00eb Kodit Zgjedhor.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim \u00ebsht\u00eb kuptimplot\u00eb, ajo q\u00eb thuhet n\u00eb nenin 53 pika 2 t\u00eb Kushtetut\u00ebs greke se: &#8220;P\u00ebr nj\u00eb vend deputeti q\u00eb ka mbetur vakant gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit nuk b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb pjesshme kur kjo k\u00ebrkohet nga ligji, n\u00eb qoft\u00eb se numri i vendeve nuk e kalon nj\u00eb t\u00eb pest\u00ebn e numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb deputet\u00ebve&#8221;. Nga kjo del se n\u00eb vitet e tjera t\u00eb mandatit, numri i deputet\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ka interes t\u00eb p\u00ebrmendim k\u00ebtu edhe nenin 70 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb si shkak p\u00ebr mbarimin e mandatit t\u00eb deputetit parashikon munges\u00ebn prej 6 muaj rresht &#8220;n\u00eb seancat e Kuvendit&#8221;.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, si\u00e7 theksohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb, &#8220;Kuvendi i Kosov\u00ebs, mund t\u00eb vendos ndryshe&#8221;. Mendojm\u00eb se ky formulim n\u00ebnkupton munges\u00ebn n\u00eb seancat e Kuvendit pas b\u00ebrjes s\u00eb betimit. Madje edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast &#8220;Kuvendi mund t\u00eb vendos\u00eb ndryshe&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim mund t\u00eb thuhet se nd\u00ebrprerja e mandateve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, n\u00eb Kuvend do t\u00eb ishe nj\u00eb precedent q\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohej me interpretime t\u00eb sforcuara t\u00eb nenit 71 pika 2 shkronja &#8220;d&#8221; t\u00eb Kushtetut\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shoq\u00ebrohej me pasoja t\u00eb d\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Prandaj del nevoja q\u00eb, ashtu si\u00e7 rekomandojn\u00eb edhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e q\u00ebndrueshme dhe m\u00eb e efektshme do t\u00eb ishte dialogu q\u00eb do t\u00eb ngjallte besimin dhe do t\u00eb ndikonte pozitivisht n\u00eb veprimtarin\u00eb parlamentare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Luan Omari \u2013 Njazi Jaho, 26.01.2010 Kur Kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi ka diskutuar dhe miratuar nenin 71 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (1998), ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbarimin e mandatit t\u00eb deputetit, rastet kur ai nuk b\u00ebn betimin kur, heq dor\u00eb nga mandati apo mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht n\u00eb Kuvend, mendojm\u00eb se ka pasur parasysh raste dhe jo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1410","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Luan Omari \u2013 Njazi Jaho, 26.01.2010 Kur Kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi ka diskutuar dhe miratuar nenin 71 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (1998), ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbarimin e mandatit t\u00eb deputetit, rastet kur ai nuk b\u00ebn betimin kur, heq dor\u00eb nga mandati apo mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht n\u00eb Kuvend, mendojm\u00eb se ka pasur parasysh raste dhe jo [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-26T15:21:54+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs\",\"datePublished\":\"2010-01-26T15:21:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/\"},\"wordCount\":1568,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/\",\"name\":\"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-01-26T15:21:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Luan Omari \u2013 Njazi Jaho, 26.01.2010 Kur Kushtetut\u00ebb\u00ebr\u00ebsi ka diskutuar dhe miratuar nenin 71 t\u00eb Kushtetut\u00ebs (1998), ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbarimin e mandatit t\u00eb deputetit, rastet kur ai nuk b\u00ebn betimin kur, heq dor\u00eb nga mandati apo mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht n\u00eb Kuvend, mendojm\u00eb se ka pasur parasysh raste dhe jo [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-26T15:21:54+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs","datePublished":"2010-01-26T15:21:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/"},"wordCount":1568,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/","name":"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-01-26T15:21:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/mbi-nenin-71-te-kushtetutes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Mbi nenin 71 t\u00eb kushtetut\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1410","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1410"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1410\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1410"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1410"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1410"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}