{"id":141,"date":"2009-10-30T22:48:14","date_gmt":"2009-10-30T21:48:14","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=141"},"modified":"2009-10-30T22:48:14","modified_gmt":"2009-10-30T21:48:14","slug":"anasjelltas-nuk-ka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/","title":{"rendered":"Anasjelltas nuk ka!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bledar H. Prifti<\/strong>, <em>30.10.2009<\/em><\/p>\n<p>Kudo d\u00ebgjojm\u00eb ankesa dhe protesta p\u00ebr kapjen e medias nga politika, p\u00ebr kapjen e institucioneve shoq\u00ebrore nga politika, p\u00ebr kapjen e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga politika, p\u00ebr kapjen e individ\u00ebve dhe grupimeve shoq\u00ebrore nga nj\u00eb histori politike dhe p\u00ebr kapjen e institucioneve politike nga krimi.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, ne jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate ku mendohet se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb kapur nga t\u00eb gjith\u00eb. Por n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vorbull kapjesh, shum\u00eb analist\u00eb jan\u00eb fokusuar te &#8220;kapja&#8221; e medias nga politika. Por media dhe politika nuk jan\u00eb p\u00ebrjashtuese t\u00eb nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebs dhe zakonisht jan\u00eb inklusive.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja jan\u00eb produkt i nj\u00eb tregu konsumi &#8211; shoq\u00ebria. E para ekziston sepse d\u00ebgjohet, shikohet dhe lexohet, e dyta ekziston sepse pranohet dhe votohet. Por cilat jan\u00eb disa tipare t\u00eb medias dhe politik\u00ebs?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, politika p\u00ebrkufizohet si nj\u00eb shp\u00ebrndarje autoritative e vlerave t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. K\u00ebto vlera shp\u00ebrndahen p\u00ebrmes institucioneve shoq\u00ebrore edhe politike. Veprimtaria e k\u00ebtyre institucioneve (ku p\u00ebrfshihet edhe media) \u00ebsht\u00eb e krijuar, kusht\u00ebzuar dhe normuar nga kultura e p\u00ebrgjithshme e nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Kultura politike (pjes\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme) e nj\u00eb shoq\u00ebrie nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr por kombinim i orientimeve afektive (ndjesia), njoh\u00ebse (njohuri dhe besim) dhe evaluative (gjykim dhe opinione) q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ka p\u00ebrkundrejt institucioneve politike.<\/p>\n<p>Ndaj, kjo kultur\u00eb politike formohet nga ndjesia q\u00eb shoq\u00ebria ka p\u00ebrkundrejt institucioneve politike, m\u00ebnyra sesi k\u00ebto institucione politike dhe roli i tyre perceptohet nga shoq\u00ebria dhe opinioni apo gjykimi q\u00eb ka kjo shoq\u00ebri p\u00ebrkundrejt institucioneve politike.<\/p>\n<p>Kultura politike e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb e karakterizuar nga (1) skepticizmi radikal dhe mungesa e mb\u00ebshtetjes p\u00ebrkundrejt institucioneve politike, (2) injoranca mbi t\u00eb drejtat, detyrimet, dhe funksionimin e institucioneve politike, dhe nga (3) nj\u00eb gjykim me nota tejet negative (me doza animositeti) t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve politike.<\/p>\n<p>K\u00ebto karakteristika t\u00eb kultur\u00ebs politike shqiptare jo vet\u00ebm q\u00eb e margjinalizojn\u00eb sistemin politik nga shoq\u00ebria, por edhe krijojn\u00eb premisa p\u00ebr kriz\u00eb, manipulim dhe instrumentalizim t\u00eb vet\u00eb sistemit.<\/p>\n<p>Dhe kjo zgjat deri at\u00ebher\u00eb kur anomalit\u00eb e ndryshme rezultojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb totale t\u00eb sistemit nga ku gjenerohen oportunitete politike p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndryshime n\u00eb sistem, qofshin k\u00ebto sip\u00ebrfaq\u00ebsore apo thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ashtu si politika, media e ushtron aktivitetin e saj n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb caktuar social -kulturor. Media shqiptare e ushtron aktivitetin e saj brenda ambientit social &#8211; kulturor shqiptar.<\/p>\n<p>Kudo dhe kurdoher\u00eb, media nuk do t\u00eb mund t&#8217;i largohet dot vler\u00ebsimeve normative dhe impaktit t\u00eb ideologjis\u00eb dhe as p\u00ebrplasjeve me apo pa mb\u00ebshtetjen p\u00ebr grupime t\u00eb caktuara politike apo shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, media nuk do t\u00eb mund t&#8217;i largohet dot ndonj\u00ebher\u00eb kultur\u00ebs politike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Media, ashtu si politika, kusht\u00ebzohet nga faktori shoq\u00ebri, p\u00ebrb\u00ebrja dhe sofistikimi politik dhe social i k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja ushqejn\u00eb nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn. Ashtu si politika, mediat, si ato t\u00eb shkruara dhe ato figurative, p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb traditat, vlerat, bindjet, dhe p\u00ebrb\u00ebrjen e shoq\u00ebris\u00eb. Gazetat dhe televizionet ekzistojn\u00eb sepse ka njer\u00ebz q\u00eb i lexojn\u00eb ose i shikojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, partit\u00eb politike ekzistojn\u00eb sepse ka njer\u00ebz q\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr ato. Pozicionimi ideologjik dhe politik i mediave t\u00eb sotme korrespondon me pozicionimin ideologjik dhe politik t\u00eb elementeve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Media dhe politika nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dot pa nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn. Pak r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse politika influencon median apo media influencon politik\u00ebn derisa n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri lejohet kund\u00ebrshtia e mendimeve dhe liria e shprehjes.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e medias nga politika apo anasjelltas m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb indikator i nj\u00eb demokracie t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb indikator i profesionalizmit dhe i etik\u00ebs q\u00eb karakterizon k\u00ebto dy entitete. Marr\u00ebdh\u00ebnia midis tyre \u00ebsht\u00eb rezultat i formimit t\u00eb tyre profesional dhe etik, gjithashtu edhe sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb e sofistikimit politik t\u00eb vet shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Media ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb promovimin e socializimit dhe komunikimit politik. Socializimi politik \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb transmetuar vlerat dhe traditat nga nj\u00eb gjenerat\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Komunikimi politik \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb informuar, mobilizuar dhe rekrutuar publikun p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb proceset politike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Komunikimi politik, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb artikuluar interesat e shoq\u00ebris\u00eb, nevojat dhe problemet e saj.<br \/>\nN\u00eb rastin e medias shqiptare, ajo besohet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb p\u00ebrparimtare se vet\u00eb politika, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu duket.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht influenc\u00ebs q\u00eb ka politika n\u00eb t\u00eb, ne mund t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se media arrin t\u00eb artikuloj\u00eb interesat, nevojat dhe problemet e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00eb sistemit politik. Jan\u00eb t\u00eb rralla dit\u00ebt pa t\u00eb reja q\u00eb lidhen me korrupsionin politik dhe rrall\u00eb mund t\u00eb gjesh nj\u00eb shqiptar q\u00eb nuk pranon se klasa politike \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e korruptuar.<\/p>\n<p>Madje mund t\u00eb themi se ky artikulim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq i vazhduesh\u00ebm, intensiv, dhe i \u00e7rregullt sa, fatkeq\u00ebsisht, ka humbur spontanitetin dhe fuqin\u00eb apel &#8211; b\u00ebr\u00ebse n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Skandali dhe korrupsioni politik dhe ligjor nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Nj\u00eb politik\u00eb imorale dhe e korruptuar duket sikur nuk shqet\u00ebson njeri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duket sikur shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb imunizuar p\u00ebrkundrejt k\u00ebtyre s\u00ebmundjeve. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq thon\u00eb se &#8220;\u00e7udia m\u00eb e madhe zgjat vet\u00ebm tre dit\u00eb&#8221;. Por kjo nuk ndodh m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr faj t\u00eb medias (apo edhe politik\u00ebs) sesa p\u00ebr faj t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbroj\u00eb dhe t\u00eb promovoj\u00eb interesat e saj.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb rezultat i disa faktor\u00ebve kryesor\u00eb. Nj\u00eb faktor \u00ebsht\u00eb polarizimi politik i tejskajsh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe i klas\u00ebs s\u00eb saj intelektuale. Ky polarizim politik i shoq\u00ebris\u00eb dhe i klas\u00ebs intelektuale ka krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dikotomike dhe antagoniste midis pal\u00ebve. N\u00eb k\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebniesh, e mira dhe e drejta shpeshher\u00eb ngelen viktima apo jetime dhe e keqja me t\u00eb padrejt\u00ebn triumfojn\u00eb.<\/p>\n<p>Faktori i dyt\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb hegjemonia q\u00eb klasa politike ka vendosur mbi t\u00eb gjitha grupimet e tjera shoq\u00ebrore, duke i b\u00ebr\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit t\u00eb pranojn\u00eb ato t\u00ebr\u00ebsi normash, vlerash dhe parimesh q\u00eb udh\u00ebheqin dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb klas\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb faktor i tret\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshtimi profesional, moral dhe politik i klas\u00ebs intelektuale p\u00ebr t\u00eb mobilizuar grupimet shoq\u00ebrore n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave t\u00eb tyre. Nj\u00eb faktor i kat\u00ebrt \u00ebsht\u00eb mosnd\u00ebrtimi i nj\u00eb shteti t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb kapitalist t\u00eb bazuar n\u00eb ekonomin\u00eb e tregut. Kjo b\u00ebn q\u00eb p\u00ebr nevoja ekonomike, njer\u00ebzia t&#8217;i drejtohet politik\u00ebs dhe qeveris\u00eb, madje duke eliminuar edhe ekspert\u00ebt e fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndodhur n\u00eb k\u00ebto kushte, vetvetiu krijohet nj\u00eb klas\u00eb politike biznesmen\u00ebsh dhe pazarxhinjsh dhe nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e lidh politik\u00ebn jo me vlerat dhe principet por me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, me nevoj\u00ebn e kafshat\u00ebs. Kjo situat\u00eb ka krijuar nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb sh\u00ebrben si cirk (apo krijon cirqe) ku ofrohet buk\u00eb, tamam si n\u00eb Rom\u00ebn e lasht\u00eb.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse p\u00ebrflitet q\u00eb media \u00ebsht\u00eb e &#8220;kapur&#8221; nga politika apo q\u00eb media \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e politik\u00ebs? Nj\u00eb arsye mund t\u00eb jet\u00eb tendenca p\u00ebr t&#8217;ia faturuar (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme) medias d\u00ebshtimet e shoq\u00ebris\u00eb, klas\u00ebs intelektuale, dhe shtetit ligjor. Mediat nuk jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit, legjislativit apo e ekzekutivit dhe nuk ndikojn\u00eb direkt n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Edhe pse gjendja e medias shqiptare, nga ana profesionale, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u vajtuar me &#8220;ooiiii&#8221;, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb ka lidhje me d\u00ebshtimin e t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve kryesor\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe klas\u00ebs politike n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr t\u00eb vendosur shtetin ligjor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsye tjet\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb mosrespektimi i mendimit ndryshe dhe etiketimi i pozicionimit dhe mendimit ndryshe si nj\u00eb pozicionim apo mendim negativ. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, n\u00eb mos e konsiderojn\u00eb t\u00eb keqe, pal\u00ebt e konsiderojn\u00eb nj\u00ebra &#8211; tjetr\u00ebn si pron\u00eb t\u00eb forcave politike. Dhe arsyet mund t\u00eb vazhdojn\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht mendimeve dhe pretendimeve, asnj\u00ebri nuk mund t\u00eb jap\u00eb argumente t\u00eb plota n\u00ebse politika influencon median apo anasjelltas. Por, ajo q\u00eb mund t\u00eb thuhet me nivel t\u00eb lart\u00eb besueshm\u00ebrie \u00ebsht\u00eb fakti se t\u00eb dyja ia dedikojn\u00eb ekzistenc\u00ebn konsumatorit t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm &#8211; shoq\u00ebris\u00eb. Mediat ekzistojn\u00eb sepse d\u00ebgjohen, shikohen dhe lexohen. Politika ekziston sepse pranohet dhe votohet. Anasjelltas nuk ka!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bledar H. Prifti, 30.10.2009 Kudo d\u00ebgjojm\u00eb ankesa dhe protesta p\u00ebr kapjen e medias nga politika, p\u00ebr kapjen e institucioneve shoq\u00ebrore nga politika, p\u00ebr kapjen e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga politika, p\u00ebr kapjen e individ\u00ebve dhe grupimeve shoq\u00ebrore nga nj\u00eb histori politike dhe p\u00ebr kapjen e institucioneve politike nga krimi. Me pak fjal\u00eb, ne jemi p\u00ebrball\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Anasjelltas nuk ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Anasjelltas nuk ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Bledar H. Prifti, 30.10.2009 Kudo d\u00ebgjojm\u00eb ankesa dhe protesta p\u00ebr kapjen e medias nga politika, p\u00ebr kapjen e institucioneve shoq\u00ebrore nga politika, p\u00ebr kapjen e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga politika, p\u00ebr kapjen e individ\u00ebve dhe grupimeve shoq\u00ebrore nga nj\u00eb histori politike dhe p\u00ebr kapjen e institucioneve politike nga krimi. Me pak fjal\u00eb, ne jemi p\u00ebrball\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2009-10-30T21:48:14+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Anasjelltas nuk ka!\",\"datePublished\":\"2009-10-30T21:48:14+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-30T21:48:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/\"},\"wordCount\":1536,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/\",\"name\":\"Anasjelltas nuk ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2009-10-30T21:48:14+00:00\",\"dateModified\":\"2009-10-30T21:48:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Anasjelltas nuk ka!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Anasjelltas nuk ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Anasjelltas nuk ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Bledar H. Prifti, 30.10.2009 Kudo d\u00ebgjojm\u00eb ankesa dhe protesta p\u00ebr kapjen e medias nga politika, p\u00ebr kapjen e institucioneve shoq\u00ebrore nga politika, p\u00ebr kapjen e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga politika, p\u00ebr kapjen e individ\u00ebve dhe grupimeve shoq\u00ebrore nga nj\u00eb histori politike dhe p\u00ebr kapjen e institucioneve politike nga krimi. Me pak fjal\u00eb, ne jemi p\u00ebrball\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2009-10-30T21:48:14+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Anasjelltas nuk ka!","datePublished":"2009-10-30T21:48:14+00:00","dateModified":"2009-10-30T21:48:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/"},"wordCount":1536,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/","name":"Anasjelltas nuk ka! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2009-10-30T21:48:14+00:00","dateModified":"2009-10-30T21:48:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/anasjelltas-nuk-ka\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Anasjelltas nuk ka!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=141"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/141\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}