{"id":14098,"date":"2015-04-21T18:09:08","date_gmt":"2015-04-21T17:09:08","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3505"},"modified":"2015-04-21T18:09:08","modified_gmt":"2015-04-21T17:09:08","slug":"fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/","title":{"rendered":"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg\" alt=\"Ben Blushi\" width=\"300\" \/> <strong>Ben Blushi<\/strong>, <em>20 Prill 2015<\/em><\/p>\n<p>Zakonisht i evitoj funeralet, megjith\u00ebse jam i pafuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrshkruaj. Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur sikur po marr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb funeral. Q\u00eb vazhdon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb funeral ku nuk mungoj dot.<br \/>\nP\u00ebr mua, ky \u00ebsht\u00eb funerali i Rilindjes, n\u00eb t\u00eb cilin jemi ftuar t\u00eb marrim pjes\u00eb. \u00c7udia \u00ebsht\u00eb se Rilindja akoma nuk e di q\u00eb jan\u00eb mbledhur ta p\u00ebrcjellin. N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur, \u00ebsht\u00eb e vetmja pjes\u00eb komike e k\u00ebsaj drame politike.<br \/>\nN\u00ebse sheh \u00e7far\u00eb po ndodh me Rilindjen, kauz\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkoi besim dhe u votua p\u00ebrpara 22 muajsh, kupton se ajo \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb paadministruesh\u00ebm. Rilindja nuk ka m\u00eb kontroll mbi veten dhe prandaj nuk parashikon dot pasojat q\u00eb po afrojn\u00eb. R\u00ebnia e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb tipari i saj m\u00eb i duksh\u00ebm. Mediokriteti \u00ebsht\u00eb pesha e pap\u00ebrballueshme q\u00eb e t\u00ebrheq posht\u00eb. Hipokrizia \u00ebsht\u00eb shk\u00eblqimi q\u00eb shohim n\u00eb aj\u00ebr. Neveria \u00ebsht\u00eb shija e saj. Vrima \u00ebsht\u00eb gjurma. Zbraz\u00ebtia \u00ebsht\u00eb zhurma.<br \/>\nRilindja nuk ka frym\u00eb, nuk ka organizim, nuk ka motivim, nuk ka mobilizim, nuk ka ide, nuk mbrohet, nuk mendohet, nuk pendohet, por vet\u00ebm rr\u00ebzohet dhe bie. Bie n\u00eb grop\u00ebn e vet ideologjike, e cila ishte e dukshme q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u krijua. Rilindja ishte ambalazhi i nj\u00eb kutie, q\u00eb koha provoi se ishte e mbushur me uj\u00eb fiziologjik, q\u00eb vlen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pastruar vesh\u00ebt, hund\u00ebt dhe l\u00ebkur\u00ebn, por meq\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm uj\u00eb, derdhet dhe prandaj zbrazet. Rilindja nuk kishte ideologji, nuk kishte parime, nuk kishte personalitet, por kishte vet\u00ebm ambicie fizike p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Dhe ia arriti t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb grop\u00ebn e pushtetit, t\u00eb cil\u00ebn po e zgjeron. Me shpejt\u00ebsi dhe k\u00ebmb\u00ebngulje. Sepse k\u00ebmb\u00ebngulja e Rilindjes p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb vet\u00ebvrasje \u00ebsht\u00eb e paqortueshme. Shpejt\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u mbuluar me dh\u00e9 \u00ebsht\u00eb e pakonkurrueshme.<br \/>\nMegjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e besuan kur lindi dhe u krijua, ky ishte nj\u00eb funeral i parashikuesh\u00ebm.<br \/>\nDhe ja pse.<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb detyrimit p\u00ebr t\u00eb fituar, Partia Socialiste b\u00ebri koalicion. Ia la pushtetin Rilindjes. I dhuroi organizimin dhe i huazoi zgjedh\u00ebsit. Por, megjith\u00ebse fitoi zgjedhjet, Partia Socialiste nuk qeverisi asnj\u00eb dit\u00eb. Q\u00eb nga dita e par\u00eb qeveris Rilindja. Qeveris ambalazhi dhe jo kutia.<br \/>\nPrandaj sot nuk ka zgjedhje n\u00eb Partin\u00eb Socialiste. Rilindja ka rregullat e veta. Ajo nuk zgjidhet. Ajo em\u00ebrohet. Rilindja nuk votohet. Ajo nuk ka arsye t\u00eb zgjidhet nga nj\u00eb parti tjet\u00ebr. Nuk ka asnj\u00eb motiv t\u00eb respektoj\u00eb statutin dhe normat e nj\u00eb partie, q\u00eb sipas saj kishte dhe ka vet\u00ebm nj\u00eb pun\u00eb: t\u00eb num\u00ebroj\u00eb votat sa her\u00eb ka zgjedhje komb\u00ebtare. Por zgjedhje brenda partis\u00eb nuk ka dhe s\u2019ka pse t\u00eb ket\u00eb, sepse Rilindja nuk \u00ebsht\u00eb parti. Ajo \u00ebsht\u00eb pushimi, pushtimi, pushteti dhe shteti i nj\u00eb partie. Prej dy vitesh, n\u00eb Partin\u00eb Socialiste askush nuk mblidhet dhe askush nuk zgjidhet, megjith\u00ebse sipas ligjit t\u00eb k\u00ebsaj partie zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vjet, Asambleja mblidhet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj dhe Kryesia t\u00eb pakt\u00ebn, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj. Por Rilindja nuk ka statut, nuk ka norma, nuk ka ligj\u00ebsi dhe nuk ka forume. Ajo ka vet\u00ebm ambicie. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7adra q\u00eb duhej t\u00eb ishte. Rilindja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shi. Vet\u00ebm nd\u00ebshkim. Dhe \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rilindje, Rilindja e quan krim. P\u00ebrfshi edhe vet\u00ebvrasjen e saj, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet ndihmuar.<br \/>\nNatyrisht edhe rilindist\u00ebt kan\u00eb tiparet e Rilindjes.<br \/>\nRilindist\u00ebt kan\u00eb dhuntin\u00eb e njer\u00ebzve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur besojn\u00eb n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk e njohin. P\u00ebr ta, Rilindja, si frym\u00eb \u00ebsht\u00eb epokale, si model \u00ebsht\u00eb unikale dhe si mekaniz\u00ebm \u00ebsht\u00eb industrial. Energjia e saj \u00ebsht\u00eb rrezatuese, fuqia e saj \u00ebsht\u00eb riprodhuese, shpejt\u00ebsia e saj \u00ebsht\u00eb transportuese. Rilindja, sipas rilindist\u00ebve, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epidemi pozitive, nga e cila vuajn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb nuk pranojn\u00eb t\u00eb infektohen. N\u00ebse rilindist\u00ebt m\u00ebrziten, kjo ndodh vet\u00ebm kur t\u00eb tjer\u00ebt thon\u00eb se nuk e shohin at\u00eb q\u00eb ata b\u00ebjn\u00eb sikur e shohin.<br \/>\nMeq\u00eb ra fjala, rilindist\u00ebt nuk besojn\u00eb n\u00eb asgj\u00eb. Besimi i tyre \u00ebsht\u00eb pushteti, kauza e tyre \u00ebsht\u00eb defekti i t\u00eb tjer\u00ebve, instrumenti i tyre \u00ebsht\u00eb efekti mbi t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nSi t\u00eb gjitha speciet, rilindist\u00ebt kan\u00eb gjuh\u00ebn edhe simbolet e tyre. Gjuha e tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kollare q\u00eb tundet n\u00eb televizor. Rilindist\u00ebve u duket si flamur dhe i p\u00ebrulen. Simboli i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb papagall q\u00eb b\u00ebn selfie. Atyre u duket si nj\u00eb shqiponj\u00eb dhe prandaj ia japin flok\u00ebt p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pupla q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb aj\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb 22 muajt e fundit, rilindist\u00ebt nuk jan\u00eb shtuar. Ata jan\u00eb deg\u00ebzuar. Sot jan\u00eb ndar\u00eb tipologjikisht n\u00eb dy deg\u00eb:<br \/>\nT\u00eb par\u00ebt jan\u00eb krenarist\u00ebt dhe t\u00eb dyt\u00ebt jan\u00eb kanabist\u00ebt.<br \/>\nGjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb, kur Rilindja mendonte se pun\u00ebt po shkonin mir\u00eb, se papun\u00ebsia po ulej, se taksat po mblidheshin dhe se Shqip\u00ebria i mb\u00ebshteste, ishin krenarist\u00ebt ata q\u00eb dukeshin m\u00eb shpesh.<br \/>\nTipari kryesor i krenarist\u00ebve \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krenar\u00eb edhe n\u00eb humbje. Krenarist\u00ebt jan\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka edhe kur pun\u00ebt shkojn\u00eb keq, edhe kur s\u2019ka pun\u00eb, edhe kur s\u2019ka reforma, edhe kur s\u2019ka progres. Krenarist\u00ebt jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb, kur shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb pak.<br \/>\nMegjith\u00ebse deri m\u00eb sot s\u2019kam par\u00eb asnj\u00eb krenarist bind\u00ebs, ata nuk dor\u00ebzohen. Ata mund t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb t\u00eb bindin se edhe kaosi q\u00eb kan\u00eb shkaktuar prej 22 muajsh \u00ebsht\u00eb i organizuar. Krenarist\u00ebt nuk jan\u00eb nj\u00eb qenie e panjohur, megjith\u00ebse mbeten nj\u00eb qenie e papritur, pra njer\u00ebz q\u00eb besonim se nuk do t\u2019i takonim m\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb krenarist do ishte krenar edhe n\u00eb kushtet kur gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e nj\u00eb shkolle mbeten n\u00eb klas\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, krenaristi do thoshte: ne jemi krenar\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb mbetur n\u00eb klas\u00eb, sepse kjo ka ndodhur me forcat tona. N\u00eb regjimin e kaluar t\u00eb gjith\u00eb e kalonin klas\u00ebn, sepse paguanin m\u00ebsuesit. Prandaj jemi krenar\u00eb q\u00eb kemi zhdukur korrupsionin dhe asnj\u00eb not\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamerituar. Ja pse jemi krenar\u00eb! Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ju nuk jeni?<br \/>\nKrenarist\u00ebt nuk kuptojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj sikur nj\u00eb ekip t\u00eb humbte me autogol dhe trajneri t\u00eb krenohej se e kishin humbur ndeshjen me forcat e veta. K\u00ebta jan\u00eb krenarist\u00ebt. Ata jan\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb dhe madje habiten se si ne t\u00eb tjer\u00ebt nuk jemi krenar\u00eb p\u00ebr ta. Ne duhet t\u00eb jemi krenar\u00eb p\u00ebr \u00e7do d\u00ebshtim, p\u00ebr \u00e7do rr\u00ebnim dhe p\u00ebr \u00e7do teprim. Krenarist\u00ebt kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dyshim: n\u00ebse shqiptar\u00ebt kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb dhe inteligjenc\u00ebn e duhur per t\u2019i kuptuar, por, edhe n\u00ebse nuk i kuptojn\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb faji i tyre. S\u00ebrish ata mbeten krenar\u00eb p\u00ebr injoranc\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Sepse krenarist\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb idiot\u00ebsi riprodhuese.<br \/>\nDega tjet\u00ebr e rilindist\u00ebve jan\u00eb kanabist\u00ebt.<br \/>\nSot ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm, m\u00eb t\u00eb zhurmsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb vendosur. Kanabist\u00ebt jan\u00eb rrethi i dyt\u00eb i rilindist\u00ebve. Ata nuk qeverisin direkt, por mb\u00ebshtesin krenarist\u00ebt n\u00eb \u00e7do d\u00ebshtim. Duken m\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt dhe m\u00eb t\u00eb motivuar dit\u00ebt e fundit, kur vet\u00eb Rilindja e ka zbehur krenarin\u00eb p\u00ebr krenarist\u00ebt.<br \/>\nKanabist\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb tipar t\u00eb cilin nuk e fshehin dhe prandaj jan\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, \u00e7ka bie menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sy. Ata duan t\u00eb fitojn\u00eb vet\u00ebm me ndihm\u00ebn e shtetit. Shteti \u00ebsht\u00eb banka, shteti \u00ebsht\u00eb prona, shteti \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrmarrja, nd\u00ebrmarrja, huamarrja dhe pengmarrja e tyre. I quaj kanabist\u00eb, pasi n\u00eb kushtet kur reformat e krenarist\u00ebve nuk prodhuan dot m\u00eb shum\u00eb vende pune, m\u00eb pak taksa, m\u00eb pak polarizim, m\u00eb pak injoranc\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb kohezion social, ata dol\u00ebn n\u00eb sheshin e ideve dhe propozuan at\u00eb q\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi quhet \u201cdeus ex machina\u201d. Pra, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb papritur, nj\u00eb dor\u00eb Zoti, nj\u00eb instrument t\u00eb befasish\u00ebm, q\u00eb ndryshon gjith\u00e7ka q\u00eb ka qen\u00eb dhe gjith\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb.<br \/>\nDhe, megjith\u00ebse e din\u00eb se n\u00eb krahasim me krenarist\u00ebt, teknika e tyre ka shum\u00eb defekte, jan\u00eb krenar\u00eb q\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebria e tyre \u00ebsht\u00eb perfekte.<br \/>\nKanabist\u00ebt, pra, propozuan legalizimin e kanabisit. Jo si nj\u00eb mjekim, por si nj\u00eb shp\u00ebtim. Jo si kur\u00eb, por si ekonomi. Ata duan q\u00eb ne t\u00eb besojm\u00eb se legalizimi i kanabisit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb ekonomike q\u00eb do dyfishoj\u00eb buxhetin, do hap\u00eb vende pune, do shtoj\u00eb investimet e huaja, do zgjidh\u00eb kriz\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb, do ul\u00eb kriminalitetin dhe do t\u2019i shtyj\u00eb student\u00ebt t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb frym\u00ebzimit q\u00eb shkakton tymosja e pacensuruar.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ata nuk kuptojn\u00eb se ky propozim shtoi edhe nj\u00eb dyshim. \u00c7\u00ebshtja e legalizimit t\u00eb kanabisit, e shtruar si reform\u00eb ekonomike, e b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm dyshimin popullor mbi munges\u00ebn e ideve ekonomike t\u00eb Rilindjes.<br \/>\nImagjino sikur gjith\u00eb qeverit\u00eb e Europ\u00ebs, shumica e t\u00eb cilave jan\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, t\u00eb b\u00ebnin propozime t\u00eb ngjashme p\u00ebr daljen nga kriza. Fushat e Rusis\u00eb, Rumanis\u00eb, Serbis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Ukrain\u00ebs, Moldavis\u00eb do na vinin n\u00eb siklet, sepse ngastrat tona bujq\u00ebsore do dukeshin si peceta para tapeteve t\u00eb tyre t\u00eb mbjella me kanabis. Por, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, kanabist\u00ebt nuk thon\u00eb se Europa nuk e mbjell, nuk e kultivon, por vet\u00ebm e blen dhe e p\u00ebrdor kanabisin. Dhe, n\u00ebse e legalizon, legalizon p\u00ebrdorimin, por jo mbjelljen. Prandaj, n\u00ebse droni kanabist do v\u00ebrtitej mbi Europ\u00eb me flatrat e krenarist\u00ebve, nuk do gjente askund nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb me lule kanabisi, sepse Europa ka politikan\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin kanabis, por nuk ka kanabis q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr politik\u00eb.<br \/>\nE megjithat\u00eb, kanabist\u00ebt s\u00ebrish mbrohen nj\u00eblloj si krenarist\u00ebt, pasi kjo \u00ebsht\u00eb tipike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rilindist\u00ebt. Ata thon\u00eb se megjith\u00ebse edhe t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u2019i mbjellin fushat e tyre me kanabis, s\u00ebrish ne do kemi avantazh njer\u00ebzor, pasi, si\u00e7 thon\u00eb kanabist\u00ebt, populli shqiptar ka aft\u00ebsi t\u00eb pakonkurrueshme n\u00eb mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit dhe fshatar\u00ebve europian\u00eb do t\u2019i duhen vite p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin e mjesht\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb lindur. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb ndonj\u00eb dit\u00eb t\u2019i nxjerrin gjyshet e lodhura t\u00eb Lazaratit t\u00eb demonstrojn\u00eb truket e tharjes s\u00eb kanabisit, nj\u00eblloj si grat\u00eb kubane q\u00eb i f\u00ebrkojn\u00eb purot mbi kofsh\u00ebt e tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb fare \u00e7udi! Kanabist\u00ebt kan\u00eb fantazi.<br \/>\nDhe, n\u00ebse idiot\u00ebsia e krenarist\u00ebve \u00ebsht\u00eb riprodhuese, nd\u00ebrsa paturp\u00ebsia e kanabist\u00ebve \u00ebsht\u00eb prodhuese, vet\u00ebvrasja selfuese e t\u00eb dy pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebdhuruese.<br \/>\nK\u00ebshtu pra, me k\u00ebmbenguljen e rilindist\u00ebve, me besimin e krenarist\u00ebve n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e Rilindjes, me dehjen e paimitueshme t\u00eb kanabist\u00ebve, t\u00eb gjith\u00eb po marrim pjes\u00eb n\u00eb funeralin e Rilindjes. Fatkeq\u00ebsisht nuk mund t\u00eb mungojm\u00eb dot, megjith\u00ebse shum\u00eb prej nesh e miratojn\u00eb at\u00eb. Edhe un\u00eb pa dyshim.<br \/>\nDhe, n\u00ebse do duhej t\u00eb mbaja nj\u00eb fjalim, ky do ishte fjalimi im.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ben Blushi, 20 Prill 2015 Zakonisht i evitoj funeralet, megjith\u00ebse jam i pafuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrshkruaj. Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur sikur po marr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb funeral. Q\u00eb vazhdon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb funeral ku nuk mungoj dot. P\u00ebr mua, ky \u00ebsht\u00eb funerali i Rilindjes, n\u00eb t\u00eb cilin jemi ftuar t\u00eb marrim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ben Blushi, 20 Prill 2015 Zakonisht i evitoj funeralet, megjith\u00ebse jam i pafuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrshkruaj. Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur sikur po marr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb funeral. Q\u00eb vazhdon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb funeral ku nuk mungoj dot. P\u00ebr mua, ky \u00ebsht\u00eb funerali i Rilindjes, n\u00eb t\u00eb cilin jemi ftuar t\u00eb marrim [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-04-21T17:09:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes\",\"datePublished\":\"2015-04-21T17:09:08+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-21T17:09:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/\"},\"wordCount\":1963,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/\",\"name\":\"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg\",\"datePublished\":\"2015-04-21T17:09:08+00:00\",\"dateModified\":\"2015-04-21T17:09:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ben Blushi, 20 Prill 2015 Zakonisht i evitoj funeralet, megjith\u00ebse jam i pafuqish\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrshkruaj. Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur sikur po marr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb funeral. Q\u00eb vazhdon. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb funeral ku nuk mungoj dot. P\u00ebr mua, ky \u00ebsht\u00eb funerali i Rilindjes, n\u00eb t\u00eb cilin jemi ftuar t\u00eb marrim [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-04-21T17:09:08+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes","datePublished":"2015-04-21T17:09:08+00:00","dateModified":"2015-04-21T17:09:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/"},"wordCount":1963,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/","name":"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg","datePublished":"2015-04-21T17:09:08+00:00","dateModified":"2015-04-21T17:09:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ben_blushi.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fjalimi-im-ne-funeralin-e-rilindjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fjalimi im n\u00eb Funeralin e Rilindjes"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14098"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14098"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14098\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14098"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14098"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14098"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}