{"id":14088,"date":"2015-04-15T08:05:58","date_gmt":"2015-04-15T07:05:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3465"},"modified":"2015-04-15T08:05:58","modified_gmt":"2015-04-15T07:05:58","slug":"fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/","title":{"rendered":"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Xhafer LECI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Intervist\u00eb me Kryeministrin e par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Jusuf Zejnullahu<\/strong><\/p>\n<p><em>Zot\u00ebri Zejnullahu, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1992 ishim takuar n\u00eb Lugano t\u00eb Zvicr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb tetor 1992 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Slovenis\u00eb, me Ju dhe ministrin e arsimit, zot\u00ebri Muhamet Bicaj. At\u00ebher\u00eb pat\u00ebm biseduar p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka, rreth okupimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia pushtuese etj. Shum\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb harruar nga at\u00ebher\u00eb, sepse nuk kemi shkruar asgj\u00eb p\u00ebr opinionin. K\u00ebsaj radhe d\u00ebshiroj t\u00eb bisedojm\u00eb p\u00ebr opinionin rreth 3%-it, e t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/jusuf_zejnullahu.jpg\" alt=\"Jusuf Zejnullahu, e motra Zyle, Xhafer e Refike Leci, gruaja e Jusufit Deti\" width=\"500\" \/><em>Nga e majta: Jusuf Zejnullahu, e motra Zyle, Xhafer e Refike Leci, gruaja e Jusufit, Deti<\/em><\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Kur dhe si u lindi ideja p\u00ebr formimin e Fondit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Po , jemi takuar n\u00eb rrethana t\u00eb posa\u00e7me. Kosova ishte e okupuar, kurse Qeveria dhe Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ishin larguar, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb pun\u00ebn e vet.<br \/>\nI kam n\u00eb kujtes\u00eb ato bisedime dhe faktin se ju jeni nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb keni vu kontaktin me mua, sepse si veprimtar i vjet\u00ebr i \u00e7\u00ebshtjes ton\u00eb komb\u00ebtare, keni qen\u00eb i preokupuar, p\u00ebr ta forcuar e ndihmuar Qeverin\u00eb, p\u00ebr realizimin e aspiratave tona komb\u00ebtare.<br \/>\nSa i p\u00ebrket harres\u00ebs, ne shqiptar\u00ebt vuajm\u00eb nga harresa ose nuk duam t\u00eb ballafaqohemi me t\u00eb vertet\u00ebn. E kjo na kushton shum\u00eb e na p\u00ebrcjell gjat\u00eb. <strong>DUHET TE KUPTOHET SE PA NDRI\u00c7IMIN E T\u00cb KALUAR\u00cbS, NUK MUND T\u00cb SHIHET E ARDHMJA.<\/strong><\/p>\n<p>Pas grusht-shtetit t\u00eb Serbis\u00eb, m\u00eb 5 korrik 1990, Kosova p\u00ebrs\u00ebri u gjend n\u00ebn okupimin e Serbis\u00eb. Shkat\u00ebrrimi i institucioneve, q\u00eb shprehnin autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb Federat\u00ebn Jugosllave, largimin nga puna t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve nga organet administrative dhe shtet\u00ebrore,v\u00ebnien e nd\u00ebrmarrjeve ekonomike n\u00ebn drejtimin direkt t\u00eb Serbis\u00eb, largimi sistematik dhe t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb nd\u00ebrmarrje ekonomike dhe n\u00eb institucione joekonomike, ishte shprehje brutale e regjimit okupues.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar me t\u00eb shpejt\u00eb planin e eliminimit t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe shkatrrimin e baz\u00ebs materiale t\u00eb Kosov\u00ebs, Serbia emroi prefektin e Kosov\u00ebs, si n\u00eb koh\u00ebn e krajlit .<br \/>\nSerbia e kishte planifikuar v\u00ebshtir\u00ebsimin e jet\u00ebs politike t\u00eb shqiptar\u00ebve e ve\u00e7mas at\u00eb sociale. Planifikonte q\u00eb shqiptar\u00ebt t`i sjell\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb till\u00eb materiale, t\u00eb cil\u00ebt pa burime elementare p\u00ebr jet\u00eb, do t\u00eb gjunj\u00ebzoheshin para regjimit okupues.<br \/>\nN\u00eb mbledhjen e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb dy Qeverive, Serbi &#8211; Kosov\u00eb, e cila qe mbajtur n\u00eb G\u00ebrmi, af\u00ebr Prishtin\u00ebs, m\u00eb 6 qershor 1990, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pas 20 or\u00eb zgjatje, mbledhja mori fund, me refuzimin tim t\u00eb prer\u00eb dhe t\u00eb vendosur t\u00eb Ultimatumit, p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e politik\u00ebs serbe p\u00ebr Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e pat prezantuar, kryetari i Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte ai kund\u00ebrshtimi i par\u00eb institucional, p\u00ebr 50 vite, q\u00eb iu b\u00eb Serbis\u00eb, me refuzimin e politik\u00ebs s\u00eb saj. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb shumta, ata n\u00eb at\u00eb mbledhje u shpreh\u00ebn se tani e tutje me shqiptar\u00ebt do t\u00eb bisedohet vet\u00ebm p\u00ebrmes tyt\u00ebs s\u00eb pushk\u00ebs!<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb evituar gjendjen e r\u00ebnd\u00eb eventuale sociale dhe gjunj\u00ebzimin e popullat\u00ebs, para okupatorit serb, duhej k\u00ebrkuar zgjidhjen e problemit ekonomik dhe social, p\u00ebrmes solidaritetit te popullata, sidomos nga m\u00ebrgata shqiptare, e cila kishte m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb kontribuar me mjete materiale dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte nuk ishte e ndikuar me okupimin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: A ka qen\u00eb projekt i Juaj vendimi p\u00ebr themelimin e Fondit t\u00eb 3 %-it?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: M\u00eb von\u00eb me formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme, Isa Mustafa inkuadrohet n\u00eb t\u00eb bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb dokument t\u00eb cilin ai e posedonte si p\u00ebrgjegj\u00ebs, t\u00eb cilin e kisha emruar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tij definitiv.<br \/>\nStatuti i k\u00ebtij Fondi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb precize, i ka parapa \u00e7\u00ebshtjet e realizimit t\u00eb obligimit, p\u00ebr p\u00ebrdorjen e kontrollit rigoroz t\u00eb mjeteve t\u00eb tij.<br \/>\nShpallja e k\u00ebtij obligimi dhe fillimi i realizimit nuk u caktua. Un\u00eb isha n\u00eb aktivitetet e krijimit t\u00eb Qeveris\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb Republik\u00ebs, Kosova u gjet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejst\u00ebisht t\u00eb re dhe tejet t\u00eb nd\u00ebrlikuar. Situata k\u00ebrkonte unitet t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebve, q\u00eb veq kishin qen\u00eb t\u00eb inkuadruara n\u00eb vendimet rreth Deklrat\u00ebs Kushtetuese dhe shpalljes s\u00eb Republik\u00ebs. Ishin k\u00ebto partit\u00eb alternative politike me vend t\u00eb posaqem t\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn, nd\u00ebr t\u00eb parat e p\u00ebrkraha edhe si kryetar i qeveris\u00eb, por edhe si qeveri, bashk\u00eb me p\u00ebrkrahjen e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe shum\u00ebpartiake.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: A e keni informuar Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn p\u00ebr pun\u00ebn e Qeveris\u00eb n\u00eb Kroaci ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Po, n\u00eb n\u00ebntor 1990, n\u00eb Zagreb u takova me Dr.Ibrahim Rugov\u00ebn, kryetar i LDK-s\u00eb. Me t\u00eb isha takuar edhe disa her\u00eb ma par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e her\u00ebn e fundit, p\u00ebr tu marr\u00eb vesh rreth Shpalljes s\u00eb Kosov\u00ebs Republik\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb ishim dakorduar plot\u00ebsisht.<br \/>\nN\u00eb gjendje okupimi, Kosova kishte m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb nevoj\u00eb, p\u00ebr krijimin e unitetit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Takimet me Dr.Ibrahim Rugov\u00ebn, ishin t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe vendimtare p\u00ebr krijimin e k\u00ebtij uniteti dhe t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs. Me Rugov\u00ebn, bashkarisht, shqyrtuam \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb asaj kohe. P\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet u dakorduam plot\u00ebsisht. Diskutuam p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mbrojtjes t\u00eb liris\u00eb s\u00eb popullit, t\u00eb drejtave komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs dhe evitimin e v\u00ebshtir\u00ebsive q\u00eb t\u00eb ashp\u00ebrsoheshin p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Rugov\u00ebn e njoftova edhe p\u00ebr krijimin e Fondit, me shkall\u00eb prej 3%, dhe n\u00eb vija t\u00eb shkurt\u00ebra edhe funksionin e tij, e ve\u00e7mas at\u00eb p\u00ebr parandalimin e katastrof\u00ebs sociale, t\u00eb cil\u00ebn, me q\u00ebllim dhe me veprime nd\u00ebshkuese, do ta shkaktonte Serbia dhe se Fondi do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb funksion menj\u00ebher\u00eb pas krijimit t\u00eb Qeveris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb inkuadrohen t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt relevant t\u00eb asaj kohe.<br \/>\nDr.Rugov\u00ebs ia komunikova gadishm\u00ebrin\u00eb time, q\u00eb edhe pozita e kryetarit t\u00eb Qeveris\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb disponim, dhe i shpreha gatishm\u00ebrin\u00eb, n\u00ebse e k\u00ebrkon nevoja t\u00eb largohem, p\u00ebr hir\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb unitetit dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit proporcional t\u00eb forcave relevante politike dhe shtet\u00ebrore t\u00eb asaj kohe. Dr.Ibrahim Rugova nuk u pajtua me k\u00ebt\u00eb dhe kategorisht e hodhi posht\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb largohem nga posti i Kryeministrit dhe, n\u00eb vazhdim, k\u00ebrkoi q\u00eb un\u00eb t\u00eb kam kujdes, t\u00eb mos bie n\u00eb duar t\u00eb policis\u00eb serbe, sepse, ai tha: &#8220;Situata me at\u00eb rast do t\u00eb komplikohet&#8221;! Dr.Rugova ma nuk erdhi. Si duket ata \u201dshok\u00ebt\u201d e kan\u00eb bindur q\u00eb LDK-ja t\u00eb formoj\u00eb vet Qeverin\u00eb e P\u00ebrkohshme, me njer\u00ebzit nga radh\u00ebt LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Ju p\u00ebrmend\u00ebt &#8220;shok\u00ebt&#8221;, n\u00eb thojza, q\u00eb n\u00ebnkuptohet se disa ishin t\u00eb dyshimt\u00eb dhe ia kishin me hile Rugov\u00ebs. A e keni v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Dr. Rugov\u00ebn p\u00ebr dyshimet q\u00eb keni pasur p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz, p\u00ebr t`i larguar nga LDK-ja?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Po, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kam pas njoftuar Rugov\u00ebn qysh n\u00eb gusht t\u00eb viti 1990. I kam th\u00ebn\u00eb krejt at\u00eb q\u00eb ne e kemi ditur dhe besoj se ai k\u00ebt\u00eb e ka marr\u00eb si serioze. E di se Rugova nuk ka pasur pushtet ekzekutiv, por vet\u00ebm moral, t\u00eb bazuar n\u00eb vullnetin e popullit dhe se nuk ka qen\u00eb hi\u00e7 e leht\u00eb p\u00ebr Rugoven ta b\u00ebnte pastrimin nga \u201eshok\u00ebt\u201c, t\u00eb cil\u00ebt e rrethonin n\u00eb kabinetin e tij!<\/p>\n<p>Dr. Rugova, si duket, si parim kishte: hudhjen e librezave t\u00eb LKJ-s\u00eb, bashkimin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, pavar\u00ebsisht, a ishin ata titist\u00eb, enverist\u00eb apo nacionalist\u00eb. Q\u00ebllimi ishte p\u00ebr ta mundur pushtuesin serb. Megjithat\u00eb, ka qen\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr t`i larguar t\u00eb dyshuarit nga kabineti i Tij. Kur jam k\u00ebtu, sot dihet, se un\u00eb e kam p\u00ebrkrahur formimin e LDK-s\u00eb, masovizimin e saj dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi, nuk kam lejuar q\u00eb Dr. Ibrahim Rugova, p\u00ebr kund\u00ebr k\u00ebrkesave dhe insistimeve t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb ndalohet, malltretohet, apo edhe t\u00eb burgoset, vet\u00ebm pse ishte kryetar i nj\u00eb partie alternative. Dihet se LDK-ja i ka marr\u00eb krah\u00ebt dhe p\u00ebrforcimin mu n\u00eb koh\u00ebn sa un\u00eb isha kryetar i Qeveris\u00eb. Ajo lirisht u zhvillua dhe pa pengesa, n\u00eb tavolina, n\u00eb qendra t\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, b\u00ebnte regjistrimin e antar\u00ebsis\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mua Serbia m\u00eb ka akuzuar, vazhdimisht, si nj\u00ebrin nga kryesor\u00ebt e themelimit- formimit t\u00eb LDK-s\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkrahjes s\u00eb saj dhe bashk\u00eb me ministrin e legjistartur\u00ebs s\u00eb Federat\u00ebs dhe kryeministrit Ante Markovi\u00e7, e kemi krijuar baz\u00ebn ligjore p\u00ebr regjistrimin e saj n\u00eb Federat\u00ebn e at\u00ebhershme, si parti politike.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: E majta ekstreme e Kosov\u00ebs, gjithmon\u00eb ka akuzuar Ibrahim Rugov\u00ebn se partin\u00eb e tij, LDK-n\u00eb e ka regjistruar ke maqedonasi Vllado Kapovski, sekretar i at&#8217;hersh\u00ebm n\u00eb Beograd. Cila \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta p\u00ebr regjistrimin e LDK-s\u00eb si parti politike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Absolutisht, jo. Baz\u00ebn ligjore p\u00ebr regjistrimin e LDK-s\u00eb n\u00eb Federat\u00ebn e at\u00ebhershme, e kam p\u00ebrgaditur un\u00eb bashk\u00eb me ministrin e legjislatur\u00ebs s\u00eb Federat\u00ebs dhe kryeministrin Ante Markovi\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: A e dinit se n\u00eb radh\u00ebt e kryesis\u00eb s\u00eb LDK-s\u00eb, dhe antar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj t\u00eb zgjeruar kishte shum\u00eb atdhetar\u00eb e intelektual\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Po, si jo, shum\u00eb prej tyre kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz me t\u00eb cil\u00ebt kam bashk\u00ebpunuar gjat\u00eb, n\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn: Gazmend Zajmi, Fehmi Agani, Idriz Ajeti e disa t\u00eb tjer\u00eb i kam njohur edhe nga koha e studimeve. Vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb nuk e dijn\u00eb, po e p\u00ebrmendi akademik Gazmend Zajmin, i cili ka qen\u00eb kuad\u00ebr shum\u00eb i p\u00ebrgaditur, Ai ishte nj\u00ebri prej atyre q\u00eb ka punuar n\u00eb tekstin e Deklarat\u00ebs Kushtetuese, t\u00eb aprovuar m\u00eb 2 korrik 1990 dhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vitit 1976.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Ka z\u00ebra q\u00eb flasin e shkruajn\u00eb se Dr. Ibrahim Rugova ka k\u00ebrkuar Autonomi, e jo Republik\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn! Sa q\u00ebndron kjo?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Kjo nuk q\u00ebndron fare, dihet bot\u00ebrisht Deklarata e Kushtetuese e Kaqanikut, Kosova Republik\u00eb. Referendumi\u2026<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Cilat ishin problemet me t\u00eb cilat ballafaqohej at\u00ebher\u00eb Qeveria, t\u00eb cil\u00ebn e drejtonit Ju?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Me formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme, n\u00eb kushte tejet t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr Kosov\u00ebn, filloi lufta p\u00ebr pushtet, e cila kurr\u00eb m\u00eb nuk u ndal. Un\u00eb n\u00eb Qeveri nuk kam hyr\u00eb p\u00ebr pushtet, sepse e dija q\u00eb pushteti i at\u00ebhersh\u00ebm ka qen\u00eb shum\u00eb i hidhur, k\u00ebt\u00eb e kam pasur t\u00eb qart\u00eb, por kam hyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin tim, edhepse n\u00eb kushte e rrethana shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.<br \/>\nN\u00eb momentin kur jam ballafaquar me pamund\u00ebsi t\u00eb kryej detyr\u00ebn time, si kryetar qeverie, pas 3 muajve, kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb mospajtimit me udh\u00ebheqjen politike t\u00eb Kosov\u00ebs, drejtuar nga Rrahman Morina, dhe mospajtimit me politik\u00ebn e Serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs.<br \/>\nPlot 3 muaj, Kuvendi i Kosov\u00ebs, n\u00eb debate t\u00eb nxehta, nuk ka arritur t\u00eb ma aprovoj\u00eb dor\u00ebheqjen, t\u00eb cil\u00ebn kam qen\u00eb i detyruar ta t\u00ebrheqi nga presioni i popullit. Shum\u00ebkush at\u00ebher\u00eb m\u00eb thonin: &#8220;Tash je kryetar i v\u00ebrtet\u00eb i qeveris\u00eb, sepse populli ka krijuar besimin te Ju&#8230;!<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: N\u00eb koh\u00ebn kur Ju ishit Kryetar i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, si u p\u00ebrgatit Deklarata Kushtetuese?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Pas gjitha k\u00ebtyre q\u00eb p\u00ebrmenda, m\u00eb sip\u00ebr, kulmoi mospajtimi me Serbin\u00eb, u p\u00ebrgatit dhe n\u00ebn drejtimin tim u p\u00ebrcaktua varianti i fundit i Deklarat\u00ebs Kushtetuese, e cila u aprovua m\u00eb 2 korrik, n\u00ebn masa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sigurimit nga policia e Kosov\u00ebs. Serbia, m\u00eb 5 korrik 1990, nd\u00ebrhyri me forca te m\u00ebdha policore, e ndihmuar me Korparmat\u00ebn e vendosur n\u00eb Kosov\u00eb dhe okupoi Kosov\u00ebn, duke shpall\u00eb se m\u00eb ka larguar nga pozita, bashk\u00eb me Qeverin\u00eb dhe Kuvendin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ne vazhduam pun\u00ebn dhe m\u00eb 7 shtator 1990, pas p\u00ebrgatitjeve t\u00eb duhura, takimit tim dhe marr\u00ebveshjes s\u00eb plot\u00eb me Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn, u aprovua Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Kosova u shpall Republik\u00eb, me kushtetut\u00eb, q\u00eb njihet si Kushtetuta e Ka\u00e7anikut dhe Qeveris\u00eb iu vazhdua mandati deri n\u00eb zgjedhjet e lira.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Si ndodhi z\u00ebvend\u00ebsimi i Juaj me zot\u00ebri Bujar Bukoshin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Formimi i Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkoh\u00ebshme, mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm luft\u00eb p\u00ebr dominim dhe pushtet. Nuk kam pasur dijeni p\u00ebr formimin e saj. Nj\u00eb pjes\u00eb e Kuvendit \u00ebsht\u00eb takuar n\u00eb Slloveni dhe e kan\u00eb formuar Qeverin\u00eb e P\u00ebrkohshme. Krijimi i saj ka qen\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila nuk kishte parapar\u00eb formim t\u00eb qeveris\u00eb, deri n\u00eb zgjedhjet e lira e ato duhej t\u00eb organizoheshin vet\u00ebm pas \u00e7lirimit nga okupimi.<\/p>\n<p>Ai grup i Kuvendit e ka b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb gabim. E ka zgjedhur nj\u00eb Qeveri t\u00eb P\u00ebrkoh\u00ebshme, n\u00eb vend t\u00eb asai legale dhe kushtetuese, t\u00eb p\u00ebrkrahur edhe nga populli i Kosov\u00ebs dhe nga opinioni bot\u00ebror. Ajo luajti rol vendimtar p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e suprimimit t\u00eb qeveris\u00eb legale dhe kushtetuese nga Serbia, nga opinion bot\u00ebror, q\u00eb pat ndikuar n\u00eb lirimin tim nga burgosja n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1990. U krijua ajo Qeveri e P\u00ebrkoh\u00ebshme, pa u shkarkuar ajo legale, sepse ai shkarkim as q\u00eb ishte i mundur, p\u00ebr ate edhe u hesht. Me k\u00ebt\u00eb edhe filloi praktika e mosrespektimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjeve, e cila Kosov\u00ebn po e percjell edhe sot.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Si ka mund\u00ebsi t\u00eb shkarkohet nj\u00eb kryeminist\u00ebr, pa e ftuar-informuar at\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb Kuvend?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: N\u00eb esenc\u00eb, un\u00eb k\u00ebt\u00eb mund ta quaj nj\u00eb grushtshtet, i cili veproi hi\u00e7 m\u00eb ndryshe se ai i Serbis\u00eb, kur e largoi Qeverin\u00eb legale me 5 korrik 1990. P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs dramatike t\u00eb asaj kohe, vendosa dhe zgjodha heshtjen, vet\u00ebm me q\u00ebllim q\u00eb mos t\u00eb futej p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb ambientin politik dhe shoq\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs. Kosova dhe populli shqiptar kishte shum\u00eb telashe, e nuk kishte nevoj\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00eb ato raste individ\u00ebt duhet t`u p\u00ebrul\u00ebn interesave t\u00eb larta dhe un\u00eb e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr inkuadrimin e dy minstrave t\u00eb Qeveris\u00eb legale, n\u00eb ate t\u00eb P\u00ebrkoh\u00ebshme, nuk kam qen\u00eb i informuar-konsultuar. P\u00ebr mua kjo ka qen\u00eb befasi edhe kur jan\u00eb n\u00eb pyetje ata dy individ\u00eb . Ata kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb, ligj\u00ebrisht, njer\u00ebzisht dhe moralisht ka qen\u00eb dashur t\u00eb m\u00eb informojn\u00eb, por shihet qart\u00eb se ata ishin karrierist\u00eb dhe hilegji.<\/p>\n<p>Ata nuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb till\u00eb, e cila nuk \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr merita tjera, p\u00ebrpos disponimit dhe drejtimin e mjeteve materiale t\u00eb fondit t\u00eb 3%-it. Ndoshta nga k\u00ebto mjete materiale \u00ebsht\u00eb ndihmuar pak arsimi dhe lufta, por ato mjete nuk u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr zbutjen e pozit\u00ebs sociale dhe v\u00ebshtir\u00ebsive tjera t\u00eb popullit. Ato v\u00ebshtir\u00ebsi i zvogluan njer\u00ebzit e Diaspor\u00ebs, me kontribut jasht\u00eb k\u00ebtij Fondi. P\u00ebr at\u00eb ajo qeveri, me koh\u00eb, e humbi edhe kuptimin e Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkohshme dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb drejtori t\u00eb atij fondi dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: A kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Qeveris\u00eb Tuaj nga fillimi i formimit t\u00eb saj k\u00ebta dy persona q\u00eb po i p\u00ebrmendni Ju? Dhe, n\u00ebse po, a ua keni t\u00ebrhequr v\u00ebretjen ndonj\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Me rastin e formimit t\u00eb Qeveris\u00eb m\u00eb 1989, ka pasur reagime, ve\u00e7mas, p\u00ebr rolin e tyre n\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin\u00eb e m\u00ebparshme t\u00eb Kosov\u00ebs, kur jan\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Kosov\u00ebn, si ato p\u00ebr pranimin e reduktimit t\u00eb Autonomis\u00eb dhe izolimeve. Tani ata, thua se nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit, u inkuadruan n\u00eb nj\u00eb qeveri, emrat e s\u00eb cil\u00ebs nuk u shpall\u00ebn n\u00eb qeverin\u00eb klandestine.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Ju Zotni Zejnullahu, a jeni takuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar me Qeverin\u00eb Bukoshi n\u00eb ekzil ? <\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Qeveria e Bukoshit kurr\u00eb nuk m\u00eb ka kontaktuar. Ata e kan\u00eb ditur se un\u00eb nuk do t\u00eb bisedoja me ta, sepse i konsideroja jolegal dhe jokushtetues. K\u00ebshtu e ka konsideruar edhe shumica e opinioni t\u00eb vendit ton\u00eb dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebr ate ajo as q\u00eb ka shkuar m\u00eb larg se nj\u00eb grup, i cili \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm me parat e Fondit dhe kontributin e m\u00ebrgat\u00ebs-popullit, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nevoja t\u00eb popullit, p\u00ebr diplomaci, politik\u00eb, skamnor\u00eb dhe, krejt n\u00eb fund, p\u00ebr luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e atij Fondi. Si duket ky fond edhe ishte shkaktar i formimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb P\u00ebrkoh\u00ebshme, pasi ajo me di\u00e7 tjet\u00ebr nuk u shqua, nuk u b\u00eb e njohur.<\/p>\n<p>Programi dhe kahjet t\u00eb cilat ishin n\u00eb p\u00ebrgaditje me nj\u00eb qeveri unike, garantonin suksese n\u00eb planin e mbrojtjes nga sulmi i Serbis\u00eb dhe n\u00eb planin diplomatik n\u00eb bot\u00eb. Kosova e asaj kohe kishte pozit\u00eb t\u00eb volitshme gjeostartegjike, q\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me startegjin\u00eb e Aleanc\u00ebs Atlantike dhe bot\u00ebs demokratike. Konflikti i gjer\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk do t\u00eb lejohej. Dihet, sot, fare mir\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte vija e kuqe, e t\u00ebrhequr nga kryetari SHBA-ve, q\u00eb do t\u00eb intervenohet, n\u00eb rast t\u00eb sulmit te Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, si\u00e7 ndodhi, por me shum\u00eb vones\u00eb, pasi q\u00eb Sebia e filloi planin e vet p\u00ebrfundimtar, p\u00ebr shfarosjen e shqiptar\u00ebve dhe kulminoi me at\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb sot si shtet i pavarur. Pra vija e kuqe nuk ishte bllof, si\u00e7 mendoi Serbia dhe si\u00e7 nuk e kuptuam mir\u00eb e me koh\u00eb ne. shqipetar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Xh.Leci: Si e shini n\u00eb t\u00eb ardhmen Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p><strong>J. Zejnullahu<\/strong>: Si\u00e7 e dini, rrjedhat e deritanishme n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb larg prej asaj \u00e7far\u00eb, realisht, \u00ebsht\u00eb pritur. Pasojat e k\u00ebtyre kahjeve, deri tani dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen, r\u00ebnd\u00eb do t\u00eb peshojn\u00eb mbi supet e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb horizont nuk v\u00ebrehet asnj\u00eb shpres\u00eb e ndonj\u00eb ndryshimi pozitiv dhe n\u00eb pajtim me aspiratat e popullit p\u00ebr liri politike dhe ekonomike dhe p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr shtetin q\u00eb aq shum\u00eb e kemi \u00ebnd\u00ebrruar.<br \/>\nPor shpresa q\u00ebndron n\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e ecurive shoq\u00ebrore, e cila nuk duron k\u00ebto deformime t\u00eb r\u00ebnda dhe \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb form\u00eb, ndoshta edhe brutale, do t\u00b4i nd\u00ebshkoj\u00eb bart\u00ebsit e tyre&#8230;!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Xhafer LECI Intervist\u00eb me Kryeministrin e par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Jusuf Zejnullahu Zot\u00ebri Zejnullahu, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1992 ishim takuar n\u00eb Lugano t\u00eb Zvicr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb tetor 1992 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Slovenis\u00eb, me Ju dhe ministrin e arsimit, zot\u00ebri Muhamet Bicaj. At\u00ebher\u00eb pat\u00ebm biseduar p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka, rreth okupimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14088","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Xhafer LECI Intervist\u00eb me Kryeministrin e par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Jusuf Zejnullahu Zot\u00ebri Zejnullahu, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1992 ishim takuar n\u00eb Lugano t\u00eb Zvicr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb tetor 1992 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Slovenis\u00eb, me Ju dhe ministrin e arsimit, zot\u00ebri Muhamet Bicaj. At\u00ebher\u00eb pat\u00ebm biseduar p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka, rreth okupimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-04-15T07:05:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/jusuf_zejnullahu.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS\",\"datePublished\":\"2015-04-15T07:05:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/\"},\"wordCount\":3294,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/jusuf_zejnullahu.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/\",\"name\":\"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/jusuf_zejnullahu.jpg\",\"datePublished\":\"2015-04-15T07:05:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/jusuf_zejnullahu.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/jusuf_zejnullahu.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Xhafer LECI Intervist\u00eb me Kryeministrin e par\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Jusuf Zejnullahu Zot\u00ebri Zejnullahu, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1992 ishim takuar n\u00eb Lugano t\u00eb Zvicr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb tetor 1992 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Slovenis\u00eb, me Ju dhe ministrin e arsimit, zot\u00ebri Muhamet Bicaj. At\u00ebher\u00eb pat\u00ebm biseduar p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka, rreth okupimit t\u00eb Kosov\u00ebs nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-04-15T07:05:58+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/jusuf_zejnullahu.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS","datePublished":"2015-04-15T07:05:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/"},"wordCount":3294,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/jusuf_zejnullahu.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/","name":"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/jusuf_zejnullahu.jpg","datePublished":"2015-04-15T07:05:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/jusuf_zejnullahu.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/jusuf_zejnullahu.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/fondi-i-republikes-se-kosoves-ishte-projekt-i-qeverise-se-kosoves\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FONDI I REPUBLIK\u00cbS S\u00cb KOSOV\u00cbS ISHTE PROJEKT I QEVERIS\u00cb S\u00cb KOSOV\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14088","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14088"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14088\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14088"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14088"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14088"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}