{"id":14080,"date":"2015-04-11T10:12:27","date_gmt":"2015-04-11T09:12:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3430"},"modified":"2015-04-11T10:12:27","modified_gmt":"2015-04-11T09:12:27","slug":"gjak-ne-debore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/","title":{"rendered":"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Aurel Dasareti\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nga <strong>Aurel Dasareti<\/strong>, <em>USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike<\/em> (<em>dasaretiaurel@yahoo.com.au<\/em>)<\/p>\n<p>Oficer\u00ebt domosdoshm\u00ebrish t\u00eb posedojn\u00eb kat\u00ebr fusha me r\u00ebnd\u00ebsi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etik\u00ebs s\u00eb ushtarakut \u00ebsht\u00eb: <strong>Detyra<\/strong>, <strong>Nderi<\/strong>, <strong>Atdheu<\/strong>. Nj\u00eb oficer nuk do t\u00eb g\u00ebnjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Kaluan 16 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar n\u00eb Koshare dhe nga nd\u00ebrhyrja e NATO-s me 24 mars 1999. Mjerisht, gjat\u00eb k\u00ebtyre vjet\u00ebve, qeveria amatore, analfabete, e korruptuar, antikomb\u00ebtare e Kosov\u00ebs, nuk b\u00ebni nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim q\u00eb p\u00ebrmban Padin\u00eb e ngritur kund\u00ebr Serbis\u00eb p\u00ebr gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve q\u00eb ai shtet terrorist, fashist, nazist, ortodoks-fundamentalist e realizoi n\u00eb vitet 1998-99. \u00cbsht\u00eb gjakatarja, Serbia q\u00eb ka ngritur Aktpadi kund\u00ebr U\u00c7K-s\u00eb; duke luajtur rolin e viktim\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Listat e veteran\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb jan\u00eb false sepse::<br \/>\n1. N\u00eb to nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb (v\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb fush\u00ebbetej\u00ebs)<br \/>\n2. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb ato lista figurojn\u00eb edhe \u201dluft\u00ebtar\u00ebt\u201d e rrejsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs ishin fshehur n\u00ebn fustanet e grave. Dhe, numri i atyre shakaxhinjve mafioz \u00ebsht\u00eb 6 her\u00eb m\u00eb i madh se numri i luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb version t\u00eb shkurtuar t\u00eb nj\u00eb historie lufte (ndokund n\u00eb Evrop\u00eb), nga p\u00ebrvoja ime personale, d\u00ebshiroj t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb mesazhe t\u00eb caktuara tek brezat e rinj, sidomos tek oficer\u00ebt:<br \/>\n(fragmente nga Ditari im luftarak: &#8220;Dera e pest\u00eb e ferrit&#8221; \u2026n\u00ebntor 1995)<\/p>\n<p>Af\u00ebr 3 jav\u00eb luftojm\u00eb n\u00ebn rrethim. Sot u vra komandanti i batalionit t\u00eb cilit i n\u00ebnshtrohemi. Jam pas tij dhe para tjer\u00ebve n\u00eb rang ushtarak, kapiten, e z\u00ebvend\u00ebsoj. Epror\u00ebt e nj\u00ebsive mblidhen n\u00eb llogoret me t\u00eb af\u00ebrme. U sqaroj situat\u00ebn e re, lypset t\u00eb p\u00ebrpilohet \u201cUrdhri luftarak i batalionit t\u00eb rrethuar gjat\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb rrethimit.\u201d<\/p>\n<p>U shpjegoj\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cUshtar\u00eb, te lufta n\u00ebn rrethim do t\u00eb ndodhemi n\u00eb rast t\u00eb dep\u00ebrtimit t\u00eb shpejt t\u00eb nj\u00ebsive armike n\u00eb krah\u00ebt dhe prapa shpin\u00ebs t\u00eb pozicioneve tona dhe n\u00ebse ata do t\u00eb p\u00ebrdorin nj\u00ebsi desant nga ajri, si dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00ebsiteve t\u00eb forta n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb krah\u00ebve ton\u00eb. Prandaj, i gjith\u00eb batalioni prej 480 ushtar\u00ebve, ose nj\u00ebra prej kat\u00ebr \u00e7etave do t\u00eb marr detyr\u00ebn t\u00eb luftoj\u00eb n\u00ebn rrethim ashtu q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb lidh pas veti forca t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb armikut; q\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr t`u lidhur me forcat tona t\u00eb cilat gjenden n\u00eb kund\u00ebrsulm.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb pengojm\u00eb rrethimin total urdh\u00ebroj: observimin e pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb krah\u00eb dhe pas shpine; sigurimin e pikave t\u00eb caktuara; mbrojtjen k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse t\u00eb objekteve kryesore; manovrimin e armeve t\u00eb zjarrit dhe pengimin plot\u00ebsues; kund\u00ebrsulme t\u00eb shpejta dhe guximshme n\u00eb armikun q\u00eb stabilizohet n\u00eb pika strategjike ose b\u00ebn inspektimin e rajoneve tona t\u00eb mbrojtjes; t\u00ebrheqjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur t\u00eb nj\u00ebsiteve prej rajoneve t\u00eb rrethuara, n\u00ebse kjo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyr\u00ebn e batalionit.<\/p>\n<p>N\u00ebse rrethimi total \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, duhet me koh\u00eb t\u00eb evakuohen luft\u00ebtar\u00ebt e plagosur r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, t\u00eb b\u00ebhet rigrupimi i t\u00eb plagosurve leht\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb luftojn\u00eb s`bashku me forcat rezerve, nj\u00ebsitet me koh\u00eb t\u00eb pajisen me materialin e domosdosh\u00ebm luftarak si dhe me mjetet tjera teknike n\u00eb dispozicion, t\u00eb rritet numri i kanaleve p\u00ebr lidhje me komandantin e brigad\u00ebs q\u00eb i n\u00ebnshtrohemi dhe fqinj\u00ebt, si dhe renditjet luftarake t\u00eb p\u00ebrshtaten p\u00ebr luft\u00eb n\u00ebn rrethim.<\/p>\n<p>Lufta n\u00ebn rrethim do t\u00eb zhvillohet duke mbrojtur me trim\u00ebri dhe k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsi objektet strategjike t\u00eb territorit t\u00eb rrethuar t\u00eb ndihmuar nga veprimet aktive t\u00eb nj\u00ebsive tona jasht\u00eb rrethimit. Nuk guxojm\u00eb t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb armiku me dep\u00ebrtime t\u00eb befasishme t\u00eb ndaj forcat tona, gjithashtu nuk duhet lejuar renditjen e armikut n\u00eb pozita t\u00eb volitshme q\u00eb do t`iu mund\u00ebsonte p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve kimike kund\u00ebr nesh. Me ruajtjen kompakte t\u00eb terrenit n\u00ebn rrethim krijohen kushtet p\u00ebr manovrime n\u00eb drejtimet e rrezikuara.<\/p>\n<p><strong>Urdhri p\u00ebr dep\u00ebrtim<\/strong> prej rrethimit do t\u00eb jepet nga komandanti i batalionit ose me vetiniciativ\u00ebn e juaj, parimisht nat\u00ebn.<br \/>\n<strong>Urdhri luftarak<\/strong> (order of battle) p\u00ebr dep\u00ebrtim nga rrethimi p\u00ebrb\u00ebhet nga: nj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr dep\u00ebrtim, nj\u00ebsitet mbrojt\u00ebse dhe rezerv\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-321663\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/njesi_depertimi.jpg\" alt=\"Nj\u00ebsia p\u00ebr dep\u00ebrtim\" width=\"400\" \/><\/p>\n<p><strong>Nj\u00ebsia p\u00ebr dep\u00ebrtim<\/strong> p\u00ebrb\u00ebhet m\u00eb s\u00eb paku nga gjysma e forcave (me p\u00ebrforcime), detyra e tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb thyejn\u00eb rrethimin e armikut dhe me dep\u00ebrtime t\u00eb shpejta nga skajet t\u00eb krijojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00ebrheqjen e forcave tjera. Forcat mbrojt\u00ebse formohen prej pjes\u00ebve tjera dhe mbesin n\u00eb pozicione t\u00eb caktuara me detyr\u00eb t\u00eb mbyllin drejtime t\u00eb caktuara, duke siguruar manovrimet e paracaktuara p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb e dep\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Rezerva mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrmas\u00ebs nj\u00eb e treta e forcave dhe l\u00ebviz\u00eb pas nj\u00ebsive t\u00eb dep\u00ebrtimit me detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb suksesin e saj.<\/p>\n<p>Kur dep\u00ebrtimi b\u00ebhet nat\u00ebn, nj\u00ebsia nd\u00ebrmerr sulme t\u00eb befasishme \u2013 hap\u00ebn zjarr prej distancave t\u00eb af\u00ebrta. Pjesa m\u00eb e madhe e mjeteve p\u00ebr mb\u00ebshtetje \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e forcave t\u00eb nj\u00ebsive p\u00ebr dep\u00ebrtim p\u00ebr arsye t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb af\u00ebrme. N\u00ebse dep\u00ebrtimi zbatohet dit\u00ebn, at\u00ebher\u00eb i paraprin\u00eb p\u00ebrgatitja e shkurt\u00ebr dhe e befasishme gjuajtjeje artilerie q\u00eb pason me sulm t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb thyer unaz\u00ebn. Rendi i l\u00ebvizjes (t\u00ebrheqjes) s\u00eb nj\u00ebsive nga rrethimi (unaza) \u00ebsht\u00eb k\u00ebsisoj: nj\u00ebsia p\u00ebr dep\u00ebrtime, nj\u00ebsit\u00eb logjistike me t\u00eb plagosurit (n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb evakuimi), artileria e cila nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00ebsive p\u00ebr dep\u00ebrtim, dhe rezerva (e cila mund t\u00eb l\u00ebviz\u00eb para ose mbas artileris\u00eb). Pas kryerjes s\u00eb dep\u00ebrtimit nga rrethimi, pjesa kryesore e ushtris\u00eb l\u00ebviz\u00eb me urdh\u00ebr marshimi ose urdh\u00ebr luftarak, me sigurime, deri at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb ndahet nga armiku \u2013 e pastaj vepron sipas detyrave t\u00eb marra dhe situatave konkrete&#8230;Pa\u00e7i jet\u00ebn e gjat\u00eb&#8230; Sukses&#8230;\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Ne sapo u zgjuam. Ora \u00ebsht\u00eb gjasht\u00eb e m\u00ebngjesit. Papritmas u sulmuam prej kat\u00ebr aeroplan\u00ebve. Napalm bombat ran\u00eb af\u00ebr. Pas pak kohe d\u00ebgjuam z\u00ebrin e helikopter\u00ebve. Pes\u00eb nga to u ul\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e misrit t\u00eb mbuluar me bor\u00ebn e par\u00eb, dhe me dhjet\u00ebra ushtar\u00eb t\u00eb armikut dal\u00ebn me hov prej tyre. Ata zbuluan pozitat tona dhe na gjuajt\u00ebn me pushk\u00eb automatike. Disa prej tyre vrapuan n\u00eb drejtimin ton\u00eb, por ne i ndaluam me bresh\u00ebri t\u00eb koordinuara, precize dhe t\u00eb fuqishme. Grupi tjet\u00ebr u mundua t\u00eb na ndaj\u00eb n\u00eb dysh, t\u00eb krijoj\u00eb ur\u00eb mbrojt\u00ebse dhe parakushte p\u00ebr ushtar\u00ebt tjer\u00eb e pastaj t\u00eb na asgj\u00ebsoj\u00eb m\u00eb leht\u00eb, por ne me sukses organizuam nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Provuan t\u00eb kthehen prapa te helikopter\u00ebt, por shumica e tyre u vra gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>S\u00ebrish thirr\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb aeroplan\u00ebt bombardues, nuk pat\u00ebm koh\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb strehim n\u00eb llogore, pat\u00ebm t\u00eb vdekur dhe t\u00eb plagosur. P\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb armiku q\u00eb ka iniciativ\u00ebn. Si frikacak q\u00eb jan\u00eb thirrin n\u00eb ndihm\u00eb aeroplan\u00eb bombardues pas \u00e7do disfate tok\u00ebsore. Pas pak u sulmuam nga tanke dhe forca k\u00ebmb\u00ebsorie t\u00eb brigad\u00ebs fam\u00ebkeqe&#8230;e cila dep\u00ebrtoi pasi theu nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb efektivave tona. U p\u00ebrgjigjemi me minahedh\u00ebse 120 milimet\u00ebr, me topa mali, mitraloza t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, bazuka dhe bomba dore. Kaluan 4 or\u00eb luftimesh t\u00eb rrepta prej larg\u00ebsis\u00eb s\u00eb af\u00ebrt, askush nuk p\u00ebrparon, por radh\u00ebt tona l\u00ebkunden. Kemi humbje t\u00eb m\u00ebdha, armiku gjithashtu. Me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta kriminel nuk na frikojn\u00eb, na motivojn\u00eb t`i urrejm\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb m\u00eb se kritike&#8230; Telefonisti m\u00eb lajm\u00ebroi se para disa minutash, p\u00ebr hakmarrje, k\u00ebta terrorist\u00eb bombarduan fshatin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe vran\u00eb 73 civil t\u00eb pafajsh\u00ebm, shumic\u00eb e tyre f\u00ebmij\u00eb, gra dhe pleq. Krimet e k\u00ebtyre barbar\u00ebve nuk zvog\u00ebluan moralin luftarak t\u00eb batalionit tim t\u00eb p\u00ebrzier nga ushtar\u00eb vendas dhe legjionar\u00eb t\u00eb huaj idealist, p\u00ebrkundrazi, zemrat tona mor\u00ebn hov dhe u trim\u00ebruan edhe m\u00eb tep\u00ebr. Befasish\u00ebm, me forca speciale, pat\u00ebm sukses t\u00eb dep\u00ebrtojm\u00eb brenda formacioneve t\u00eb tyre dhe t`i ndajm\u00eb n\u00eb disa grupime t\u00eb ve\u00e7uara n\u00eb xhepa larg mund\u00ebsis\u00eb t\u00eb koordinojn\u00eb operacionet. Ne nd\u00ebrmor\u00ebm nj\u00eb kund\u00ebrsulm masiv dhe me ndihm\u00ebn e minahedh\u00ebsve dore, pushk\u00ebve automatike dhe mitralozave t\u00eb leht\u00eb i p\u00ebrgjysmuam k\u00ebto grupime t\u00eb cilat me sukses i rrethuam hermetikisht n\u00eb terrenin ton\u00eb t\u00eb rrethuar&#8230;<\/p>\n<p>Pas 7 or\u00ebsh beteje t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb dhe pam\u00ebshirshme me humbje t\u00eb m\u00ebdha nga t\u00eb dy pal\u00ebt, derisa me disa oficer dhe 8 ushtar\u00eb special gjendesha p\u00ebr konsultim t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb nj\u00ebrin prej llogoreve t\u00eb gjuajtjes, u sulmuam nga nj\u00ebsia speciale e armikut (24 ushtar\u00eb) q\u00eb hodhi bomba dore para se me k\u00ebrcyer brenda llogoreve tona. Isha duke biseduar me eprorin e logjistik\u00ebs, kam n\u00eb dor\u00eb hart\u00ebn &#8211; Urdhrin luftarak p\u00ebr dep\u00ebrtim &#8211; t\u00eb cilin sapo e kisha skicuar\/p\u00ebrpiluar), mitralozin e kam af\u00ebr meje por nuk kam koh\u00eb t\u00eb gjuaj. U hodha mbi ushtarin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb armikut, e rroka p\u00ebr fyti, ia grabita kallashnikovin nga dora, p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00eb godas me thik\u00eb, e pengoj, filloi p\u00ebrleshja p\u00ebr jet\u00eb o vdekje, shajm\u00eb, secili n\u00eb gjuh\u00ebn e vet\u00eb, nuk jam m\u00ebsuar shum\u00eb me bor\u00ebn, m\u00eb rr\u00ebshqasin k\u00ebmb\u00ebt, bie posht\u00eb, hidhet mbi mua, rrokullisemi, mundohem t\u00eb nxjerr revolverin \u201c357 Magnum Colt Python\u201d q\u00eb e barti t\u00eb varur n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb kofsh\u00ebs&#8230;e boshatisi n\u00eb te. Ngrihem n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Shoku i tij mjekrosh, p\u00ebrpiqet t\u00eb hakmerret, m\u00eb v\u00ebrsulet me bajonet\u00ebn e vendosur n\u00eb tyt\u00ebn e pushk\u00ebs tehu i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm disa centimetra nga gjoksi im, jam i rraskapitur, marr frym\u00eb me v\u00ebshtir\u00ebsi, un\u00eb me dor\u00ebn e majt\u00eb e largoj bajonet\u00ebn nga gjoksi, me t\u00eb djatht\u00ebn ia mb\u00ebshtes revolverin n\u00eb ball\u00eb, shtypi k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn ama klikoj n\u00eb t\u00eb that\u00eb, nuk kam fishek n\u00eb te. Por, mrekulli,nuk jam un\u00eb ai q\u00eb do vdes at moment, mjekroshi papritmas rrokulliset n\u00eb tok\u00eb duke l\u00ebshuar z\u00ebre t\u00eb tmerrshme nga dhembja, pas tij shikoj nj\u00eb luft\u00ebtar timin kallashnikovi i t\u00eb cilit akoma tymon derisa gjaku i rrjedh fytyr\u00ebs; \u201cZot\u00ebri komandant, k\u00ebshtu zgjidhet problemi,\u201d &#8211; m\u00eb buz\u00ebqesh\u00ebn shkurt\u00ebr dhe p\u00ebrleshet me nj\u00eb mjekrosh tjet\u00ebr nga i cili u sulmua befasisht nga shpina.<\/p>\n<p>E rroka mitralozin, plumbat ngecin brenda, e kapa p\u00ebr tyte, e ngre lart\u00eb si bariu shkopin dhe i m\u00ebshoj fuqish\u00ebm n\u00eb krye mjekroshit, l\u00ebkundet por nuk bie, e mbron helmeta, i m\u00ebshoj s\u00ebrish, tash shum\u00eb m\u00eb fuqish\u00ebm, helmeta shkat\u00ebrrohet t\u00ebr\u00ebsisht &#8230;\u201dNuk ka m\u00ebshir\u00eb, o do qaje n\u00ebna ime o do qaje n\u00ebna e tij\u201d &#8211; i them ushtarit tim. T\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebrdorim pushk\u00ebt, revolver\u00ebt, bajonetat, lopatat luftarake p\u00ebr g\u00ebrmihje llogoresh beteje, por edhe grushtet, thonjt\u00eb, dh\u00ebmb\u00ebt. P\u00ebrleshja e tmerrshme gjoks m\u00eb gjoks brenda llogoreve betejash, 2 m t\u00eb ngushta, 1m 60 cm t\u00eb thella zgjati vet\u00ebm disa minuta por n\u00eb ato momente kisha p\u00ebrshtypjen se ky ankth nuk ka mbarim. Isha n\u00eb trans, d\u00ebgjoja vet\u00ebm gjuajtjet p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi pjes\u00ebmarr\u00ebs i s\u00eb cil\u00ebs jam vet, sharjet n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb dhe klithjet nga dhimbja masive e atyre q\u00eb jepnin shpirt dhe t\u00eb plagosurve&#8230;<\/p>\n<p>Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njeriu p\u00ebr njeriun qenka ujk. Mes gjith\u00eb gjitar\u00ebve, njeriu \u00ebsht\u00eb i vetmi sadist dhe vras\u00ebs n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Shum\u00eb kafsh\u00eb luftojn\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e species s\u00eb vet, por n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cjo-shfaros\u00ebse\u201d, nd\u00ebrsa njeriu n\u00eb rrjedhat e historis\u00eb, me paramendim, e ka sos nj\u00ebri-tjetrin. Por, agresioni n\u00eb rob\u00ebri i nj\u00eb populli t\u00eb okupuar dhe kolonizuar \u00ebsht\u00eb legjitim dhe i domosdosh\u00ebm kund\u00ebr atyre q\u00eb me agresion ia mohojn\u00eb lirin\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Jepet \u201cUrdhri luftarak p\u00ebr dep\u00ebrtim\u201d. P\u00ebr nj\u00eb moment m\u00eb kaplon nostalgjia dhe malli p\u00ebr familjen atje diku larg, p\u00ebrtej oqeaneve, m\u00eb kaplon frika dhe dyshimi. Ndoshta do t\u00eb shp\u00ebrthejm\u00eb rrethimin para se t\u00eb zbardh\u00eb m\u00ebngjesi, ndoshta do t\u00eb vritemi t\u00eb gjith\u00eb. Dje pata dit\u00eblindjen, ndoshta do t\u00eb vritem n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb 19 vje\u00e7are, n\u00eb dhe t\u00eb huaj, i dua m\u00eb shum\u00eb se veten prind\u00ebrit e mi, v\u00ebllain, motr\u00ebn time t\u00eb vog\u00ebl&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;Gjendem n\u00eb radh\u00ebt e para t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dep\u00ebrtim t\u00eb cil\u00ebn do ta udh\u00ebheq direkt. I porosis shkurt\u00ebr:<\/p>\n<p>\u201cLuft\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar forc\u00ebn e ndikimit fillestar, duhet t\u00eb sigurojm\u00eb v\u00ebrsuljet e nj\u00ebkohshme t\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsive n\u00eb pikat e para t\u00eb mbrojtjes s\u00eb armikut. Zon\u00ebn prej pozit\u00ebs s\u00eb sulmit deri n\u00eb pikat e p\u00ebrparme t\u00eb mbrojtjes s\u00eb armikut (150-200 m) nj\u00ebsit\u00eb do ta kalojn\u00eb me l\u00ebvizje t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe vrapim. Luft\u00ebtar\u00eb, kryeni detyr\u00ebn me nder e trim\u00ebri, zbatoni urdhrat e epror\u00ebve t\u00eb juaj, ruani veten dhe mbroni nj\u00ebri-tjetrin&#8230;\u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdes\u00ebsh m\u00eb k\u00ebmb\u00eb sesa t\u00eb jetosh m\u00eb gjunj\u00eb\u2026 Le tu prij\u00eb e mbara. Komandant\u00eb, d\u00ebrgoni nj\u00ebsit\u00eb n\u00eb pozicionet e sulmit.\u201d<\/p>\n<p>&#8230;V\u00ebrsulemi fuqish\u00ebm&#8230;Shikoj, para meje l\u00ebvizin siluetat e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb mi, jan\u00eb t\u00eb moshave 18-23 vje\u00e7are, veprojn\u00eb t\u00eb disiplinuar, manovrojn\u00eb shpejt, me shkatht\u00ebsi, efikasitet, burr\u00ebri, krenohem me ta, u bashkohem. Kaluan af\u00ebr 3 or\u00eb luftimesh t\u00eb p\u00ebrgjakshme, t\u00eb vrar\u00ebt nuk num\u00ebroheshin m\u00eb. Bora \u00ebsht\u00eb ngjyer me boj\u00eb t\u00eb kuqe gjaku. Akoma nuk kemi shp\u00ebrthyer unaz\u00ebn.<\/p>\n<p>Avancojm\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>D\u00ebgjoj z\u00ebrat shurdhuese t\u00eb arm\u00ebve, ndjej er\u00ebn e thar\u00ebt t\u00eb barutit, shikoj zjarrin dhe tymin nga p\u00eblcitjet masive t\u00eb granatave t\u00eb gjuajtura nga arm\u00eb artilerie p\u00ebr mb\u00ebshtetje q\u00eb pastrojn\u00eb rrug\u00ebn para nesh&#8230;T\u00eb plagosurit barten prapa&#8230; Shp\u00ebrthejm\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) Oficer\u00ebt domosdoshm\u00ebrish t\u00eb posedojn\u00eb kat\u00ebr fusha me r\u00ebnd\u00ebsi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etik\u00ebs s\u00eb ushtarakut \u00ebsht\u00eb: Detyra, Nderi, Atdheu. Nj\u00eb oficer nuk do t\u00eb g\u00ebnjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. * * * Kaluan 16 vjet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14080","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) Oficer\u00ebt domosdoshm\u00ebrish t\u00eb posedojn\u00eb kat\u00ebr fusha me r\u00ebnd\u00ebsi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etik\u00ebs s\u00eb ushtarakut \u00ebsht\u00eb: Detyra, Nderi, Atdheu. Nj\u00eb oficer nuk do t\u00eb g\u00ebnjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. * * * Kaluan 16 vjet nga [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-04-11T09:12:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb\",\"datePublished\":\"2015-04-11T09:12:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/\"},\"wordCount\":2498,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/\",\"name\":\"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg\",\"datePublished\":\"2015-04-11T09:12:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/gjak-ne-debore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) Oficer\u00ebt domosdoshm\u00ebrish t\u00eb posedojn\u00eb kat\u00ebr fusha me r\u00ebnd\u00ebsi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etik\u00ebs s\u00eb ushtarakut \u00ebsht\u00eb: Detyra, Nderi, Atdheu. Nj\u00eb oficer nuk do t\u00eb g\u00ebnjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. * * * Kaluan 16 vjet nga [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-04-11T09:12:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb","datePublished":"2015-04-11T09:12:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/"},"wordCount":2498,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/","name":"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg","datePublished":"2015-04-11T09:12:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/aurel_dasareti_ilustrim.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/gjak-ne-debore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Gjak n\u00eb d\u00ebbor\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14080","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14080"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14080\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14080"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14080"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14080"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}