{"id":14076,"date":"2015-04-04T15:18:52","date_gmt":"2015-04-04T14:18:52","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3415"},"modified":"2015-04-04T15:18:52","modified_gmt":"2015-04-04T14:18:52","slug":"cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-321663\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\" alt=\"Ndue Ukaj\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Ndue Ukaj<\/strong>, <em>04 Prill 2015<\/em><\/p>\n<p>Let\u00ebrsia gjithmon\u00eb shtron pyetje, dilema, sepse natyra e saj shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, e pap\u00ebrcaktuar, dhe kalon p\u00ebrtej dogmave, doktrinave, sistemeve t\u00eb ngurta, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn autonome brenda shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Fuqia e saj \u00ebsht\u00eb e pamatshme, ndaj s\u2019ka arritur asnj\u00eb diktatur\u00eb, ideologji a pushtet q\u00eb ta kontrolloj\u00eb plot\u00ebsisht, p\u00ebrkund\u00ebr tendencave t\u00eb tilla q\u00eb ka pasur p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb. Me fuqin\u00eb e ep\u00ebrme, shpirt\u00ebrore, let\u00ebrsia ka triumfuar p\u00ebrball\u00eb diktaturave m\u00eb mizore, sepse \u00ebsht\u00eb produkt i shpirtit, do t\u00eb pohonte Georg Vilhelm Friedrich Hegeli.<\/p>\n<p>Pa dyshim, let\u00ebrsia mbetet nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb komunikimit njer\u00ebzor dhe si veprimtari shpirt\u00ebrore, vazhdon t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb formimin e identiteteve t\u00eb caktuara t\u00eb individ\u00ebve dhe bashk\u00ebsive dhe gjat\u00eb historis\u00eb ka luajtur rol ta pamatsh\u00ebm n\u00eb emancipimin e njer\u00ebzimit. Ajo, me t\u00eb drejt, vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrgjegjja m\u00eb e emancipuar e njer\u00ebzimit, ndaj t\u00eb shkruarit me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb artistike, etike e intelektuale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e p\u00ebrhershme q\u00eb shoq\u00ebria ia v\u00eb shkrimtarit, q\u00eb nga antika e k\u00ebndej.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00ebsht\u00eb proverbial mendimi i Platonit p\u00ebr shkrimtar\u00ebt. E shkrimtar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, Franc Kafka n\u00eb p\u00ebrkim me k\u00ebt\u00eb, thoshte se nuk ka let\u00ebrsi t\u00eb madhe pa t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe moralin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, mund t\u00eb pohojm\u00eb se let\u00ebrsia e mir\u00eb, gjithmon\u00eb i k\u00ebrkon t\u00eb v\u00ebrtetat e vjetra; t\u00eb v\u00ebrtetat e amshueshme, t\u00eb p\u00ebrhershme e t\u00eb tejkohshme, ato t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb priren nga universalja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sens, shkrimtari William Faulkner, k\u00ebshillon p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebrsi t\u00eb bazuar te dashuria, nderi, dhembshuria, krenaria, m\u00ebshira, sakrifica, te vuajta, te dramat jet\u00ebsore, etj.<\/p>\n<p>Sa rrekemi t\u00eb p\u00ebrsiasim p\u00ebr k\u00ebto tema \u2013 gjithsesi komplekse \u2013 futemi n\u00ebp\u00ebr labirinte t\u00eb komplikuara dhe na dalin p\u00ebrpara nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dilemash e pyetjesh: \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i jep vler\u00ebn specifike nj\u00eb poezi apo romani? Pse p\u00ebrjetimi i nj\u00eb vepre, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se i nj\u00eb tjetre? \u00c7\u2019 \u00ebsht\u00eb vlera? Pse parap\u00eblqejm\u00eb t\u00eb lexojm\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz e gjera q\u00eb s\u2019i njohim, p\u00ebr ndodhi e tregime q\u00eb paraprakisht e dim\u00eb se objektivisht jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta? E n\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb e diferencon let\u00ebrsin\u00eb nga komunikime tjera dhe mu k\u00ebtu q\u00ebndron fuqia e magjia e saj.<\/p>\n<p>Dihet, let\u00ebrsia, s\u2019ka ndonj\u00eb funksion praktik n\u00eb jet\u00ebn e njeriut, e k\u00ebrkon gjithmon\u00eb t\u00eb pamundsh\u00ebm, shpeshher\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb qenies njer\u00ebzore, realitetin e transfiguron n\u00eb iluzion dhe iluzionin n\u00eb realitet letrar; me nj\u00eb gjuh\u00eb josh\u00ebse, t\u00ebrheq\u00ebse, magjeps\u00ebse, tunduese. Duke shtruar gjithmon\u00eb pyetje t\u00eb tilla, p\u00ebrher\u00eb ka k\u00ebrkuar e provuar t\u00eb jep p\u00ebrgjigje p\u00ebr relacionin q\u00eb krijon ajo me shoq\u00ebrin\u00eb, individin dhe politik\u00ebn; me t\u00eb cil\u00ebn zakonisht \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb konflikt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, nj\u00eb rol nd\u00ebrmjet\u00ebsi, si\u00e7 e kishte parapa qysh n\u00eb antik\u00eb Aristoteli \u2013 luan kritiku \u2013 lexuesi i let\u00ebrsis\u00eb, ai q\u00eb e riprodhon vepr\u00ebn letrare ne nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, kur p\u00ebrsiat apo shkruan p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit diskutohet mjaft p\u00ebr k\u00ebrkesat etike ndaj let\u00ebrsis\u00eb. Shkrimtar\u00ebt, vihen para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike, p\u00ebr prodhimin e tyre shpirt\u00ebror -vepr\u00ebn letrare, por e nj\u00ebjta gj\u00eb s\u2019ndodh p\u00ebr lexuesin, gazetarin e kultur\u00ebs, at\u00eb q\u00eb jep gjykime dhe vler\u00ebsime t\u00eb caktuara p\u00ebr vepra letrare. Ndaj, sot, nj\u00eb gazet\u00eb apo televizion i madh, mund ta nxis\u00eb fam\u00ebn e nj\u00eb autori minor dhe mund ta pengoj\u00eb fam\u00ebn e nj\u00eb autori t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, q\u00eb b\u00ebn jet\u00eb murgu.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga kjo premis\u00eb, studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm, si Derek Attridges, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pyesin p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka lexuesi karshi vepr\u00ebs letrare, p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb, se, asnj\u00eb vep\u00ebr s\u2019mund t\u00eb kuptohet pa marr\u00ebdh\u00ebnien q\u00eb ajo e krijon me lexuesin, sidomos me lexuesit q\u00eb i p\u00ebrkasin dijes s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb; t\u00eb till\u00ebt q\u00eb me tekstet e tyre p\u00ebr shkrimtar\u00eb a vepra t\u00eb caktuar, marrin q\u00ebndrime publike; pra i riartikulojn\u00eb mesazhet e autorit dhe vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb roli i lexuesit dhe kritikut n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes shkrimtarit dhe publikut? Cili \u00ebsht\u00eb ai lexues q\u00eb e shkruan gjysm\u00ebn e vepr\u00ebs: \u00ebsht\u00eb lexuesi i r\u00ebndomt\u00eb, lexuesi q\u00eb lexon p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi apo ai lexuesi model e i kultivuar, q\u00eb kalitet me kryevepra letrare, lexon e rilexon dhe let\u00ebrsin\u00eb e ka profesion? N\u00ebse ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi lexuesi, at\u00ebher\u00eb natyrsh\u00ebm shtrohet pyetja: E \u00e7\u2019nivelit \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebrgjegj\u00ebsi? \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi etike apo profesionale? Apo te dyja bashk\u00eb? Pa e p\u00ebrvijuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e shkrimtarit p\u00ebr tekstin q\u00eb e shkruan, ka kritik\u00eb bashk\u00ebkohor\u00eb q\u00eb pyesin:<\/p>\n<p>A duhet shtruar dhe shtuar k\u00ebrkesat p\u00ebr lexuesin dhe n\u00ebse po, cilat duhet t\u00eb jen\u00eb k\u00ebrkesat etike dhe kulturore p\u00ebr nj\u00eb lexues? P\u00ebr lexuesin profesional, p\u00ebr kritikun letrar, p\u00ebr nj\u00eb lexues q\u00eb e p\u00ebrzgjedh nj\u00eb lib\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr d\u00ebshir\u00eb t\u00eb veten. K\u00ebto p\u00ebrsiatje, t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te pyetja thelb\u00ebsore: \u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi? P\u00ebrkitazi me k\u00ebto q\u00eb tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr dhe n\u00eb funksion te tem\u00ebs q\u00eb kam parashtruar, po sjell dy mendime q\u00eb i vler\u00ebsoj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb debat: I pari vjen nga shkrimtari suedez, Torgny Lindgren, i cili thot\u00eb: \u201cShkrimtari shkruan vet\u00ebm gjysm\u00ebn e librit, do t\u00eb mund t\u00eb thuhej, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr kujdeset lexuesi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb lexuesit ata q\u00eb i japin cil\u00ebsi nj\u00eb libri. Nj\u00eb lexues i mir\u00eb, b\u00ebn t\u00eb d\u00ebgjohet \u00e7do lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lexues i keq mund ta pengoj\u00eb \u00e7do lib\u00ebr.\u201d Nd\u00ebrsa mendimi tjet\u00ebr vjen nga studiuesi Michail Bachtin, i cili pohon: \u201cShkrimtari \u00ebsht\u00eb i burgosur n\u00eb epok\u00ebn e tij, n\u00eb koh\u00ebn e tij. E ardhmja e liron at\u00eb nga kjo rob\u00ebri, nd\u00ebrsa shkenca e let\u00ebrsis\u00eb, \u00ebsht\u00eb thirrur ta ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb lirohet.\u201d N\u00eb p\u00ebrkim me k\u00ebto dy referenca, lexuesi duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vepr\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs mund t\u2019i jap\u00eb cil\u00ebsi dhe po ashtu mund ta pengoj\u00eb. Lexuesi, gjithashtu duhet ta ndihmoj\u00eb shkrimtarin t\u00eb lirohet nga \u201cburgu\u201d n\u00eb t\u00eb cilin e vendos epoka e tij.<\/p>\n<p>Nga kjo rezulton se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e lexuesit t\u00eb kultivuar; e atij q\u00eb e lexon nj\u00eb lib\u00ebr me synimin q\u00eb t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb e barasvlershme me at\u00eb t\u00eb shkrimtarit. Lexuesi i kultivuar, n\u00ebp\u00ebrmjet mendimeve p\u00ebr nj\u00eb lib\u00ebr apo p\u00ebr nj\u00eb autor, krijon nj\u00eb realitet t\u00eb ri p\u00ebr librin e autorin dhe k\u00ebsisoj nd\u00ebrhyn drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet letrare e kulturore t\u00eb nj\u00eb let\u00ebrsie. Kjo pastaj ndikon n\u00eb hierarkin\u00eb letrare t\u00eb nj\u00eb kulture dhe n\u00eb identitetin e saj. Ndaj, ky lexues, duhet t\u00eb lexoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, etik\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe p\u00ebrgatitje profesionale, sepse, me mendimet dhe q\u00ebndrimet e tij, ai form\u00ebson nj\u00eb realitet t\u00eb ri kulturor.<\/p>\n<p>T\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb: Jo domosdoshm\u00ebrisht, ky realitet ndikon n\u00eb rritjen apo nd\u00ebshkimin e nj\u00eb libri t\u00eb caktuar n\u00eb shoq\u00ebri, por, gjithsesi vler\u00ebsimi q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb vepre specifike, mund ta shtyt\u00eb apo ta pengoj\u00eb lexuesin e k\u00ebnaq\u00ebsive, at\u00eb t\u00eb r\u00ebndomtin q\u00eb t\u2019i qaset apo jo nj\u00eb libri a autori. N\u00eb fakt, p\u00ebrvoja e let\u00ebrsis\u00eb njeh shembuj t\u00eb gjithfarsh\u00ebm, q\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebtyre evidencave; njeh shembuj sesi kryevepra dhe shkrimtar\u00eb t\u00eb caktuar jan\u00eb anatemuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe vepra e autor\u00eb t\u00eb dob\u00ebta jan\u00eb lart\u00ebsuar. Sa p\u00ebr rikujtes\u00eb, mjafton t\u00eb shtegtojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste, ku fabrikoheshin shkrimtar\u00ebt dhe lart\u00ebsoheshin deri n\u00eb qiell dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr m\u00ebnjanoheshin shkrimtar\u00ebt e mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo \u00e7\u2019ngjet kur sistemet p\u00ebrmbysen dhe lexuesi \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb? Ata e gjejn\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e mir\u00eb, ashtu si\u00e7 ndodhi n\u00eb Shqip\u00ebri. Lexuesi sapo u \u201c\u00e7lirua\u201d nga mendimi institucional p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, ai gjeti nj\u00eb let\u00ebrsi tjet\u00ebr nga rendi i parap\u00ebrcaktuar. K\u00ebshtu ndodhi me rikthimin e bujsh\u00ebm t\u00eb shum\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb anatemuar, t\u00eb cil\u00ebt, mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb tentoi t\u2019i zhb\u00ebnte. Pra, mendimi p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb ka fuqin\u00eb e nj\u00eb lloj navigatori q\u00eb e \u00e7on lexuesin te let\u00ebrsia dhe libri. Mir\u00ebpo, n\u00ebse e \u00e7on te vepra e gabuar, \u00e7\u2019ngjet at\u00ebher\u00eb? A ndodh refuzim p\u00ebr vepr\u00ebn, let\u00ebrsin\u00eb dhe si gjykohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast puna e kritikut?<\/p>\n<p><strong>Lexuesi i k\u00ebnaq\u00ebsive dhe ai i specializuari<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 leximit me q\u00ebllim t\u00eb caktuara, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb kritik\u00ebt dhe studiuesit e let\u00ebrsis\u00eb, ekziston edhe kategoria tjet\u00ebr e lexuesve, e atyre q\u00eb lexojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi dhe sipas mendimit tim, ky lexim gjithandej n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i popullarizuar. Jan\u00eb mij\u00ebra lexues q\u00eb kalojn\u00eb net t\u00eb t\u00ebra n\u00eb vetmi dhe udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb imagjinat\u00ebn e \u201cKomedis\u00eb Hyjnore\u201d, \u201cFaustit\u201d, \u201cHamletit\u201d, \u201cKrimit dhe nd\u00ebshkimit\u201d, \u201cAna Karenin\u00ebs\u201d, \u201cProcesit\u201d, \u201cPallatit t\u00eb \u00ebndrrave\u201d dhe t\u00eb dhjet\u00ebra kryeveprave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbotshme, me t\u00eb cilat vepra arg\u00ebtohen, k\u00ebnaqen dhe prej t\u00eb cilave p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi estetike, dije e kultur\u00eb. Kjo kategori lexuesish lexon p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion e dituri. Nj\u00ebsoj nuk vepron kategoria e tjet\u00ebr e atyre q\u00eb lexojn\u00eb me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrtejm\u00eb: p\u00ebr t\u00eb shkruar; lexues k\u00ebta t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu p\u00ebrfitojn\u00eb nga vepra letrare t\u00eb nj\u00ebjtat frute, por q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb edhe realitete kulturore n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Po e p\u00ebrs\u00ebrisim: p\u00ebrgjegj\u00ebsia e shkrimtari, n\u00eb raport me vepr\u00ebn e tij, \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebkuptueshme. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn observim t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb opsionit kulturor e letrar. Mir\u00ebpo, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, nuk shtrohet kaq ashp\u00ebr, ndaj atyre q\u00eb krijojn\u00eb mendime p\u00ebr shkrimtar\u00ebt, sepse ata kan\u00eb nj\u00eb liri t\u00eb pakufishme me t\u00eb cil\u00ebn e gjykojn\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare; lirin\u00eb e interpretimeve, si\u00e7 thot\u00eb Umberto Eco. Dijetar\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, thon\u00eb se mendimi p\u00ebr tekstin mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, madje edhe nga vet\u00eb autori (E. D. Hirsch).<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamja historike, ndryshimi ndodh nga epoka n\u00eb epok\u00eb, mir\u00ebpo ai ndodh edhe nga perspektiva e leximeve psikologjike; nga leximi n\u00eb lexim, mendim t\u00eb cilin e pohonte edhe Borgesi kur fliste p\u00ebr p\u00ebrvojat e tij t\u00eb leximit. Kjo t\u00eb \u00e7on ka mendimi se let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb e amshueshme, nd\u00ebrkaq mendimi p\u00ebr t\u00eb- kritika- mund t\u00eb jen\u00eb e gabuara, ndaj k\u00ebrkohet vazhdimisht korrigjime, n\u00ebp\u00ebrmjet leximeve dhe rilexime t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Kritika e mir\u00eb dhe let\u00ebrsia shqipe<\/strong><\/p>\n<p>Tash, shtrohet pyetja tjet\u00ebr, mjaft sfiduese: cilat jan\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr nj\u00eb kritik t\u00eb mir\u00eb dhe a ka t\u00eb till\u00eb let\u00ebrsia shqipe, p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb dhe p\u00ebr bashk\u00ebkohoren?<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr fund, po e zbresim debatin n\u00eb rrafshin ton\u00eb letrar dhe t\u00eb p\u00ebrsiasim p\u00ebr k\u00ebto tema, n\u00eb t\u00eb cilat s\u2019jemi sa duhet t\u00eb rryer. Dihet, mendimi letrar shqiptar \u00ebsht\u00eb relativisht i vonsh\u00ebm dhe si i till\u00eb, s\u2019ka ndonj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb pasur. Ndaj, let\u00ebrsis\u00eb shqipe, t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebve i kan\u00eb munguar lexuesit e kultivuar, ata t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb dashur ta shkruajn\u00eb pjes\u00ebn q\u00eb u takon. P\u00ebr pasoj\u00eb, rendi i vlerave letrare \u00ebsht\u00eb ngritur e p\u00ebrmbysur m\u00eb shum\u00eb sipas k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs sesa nga p\u00ebrvoje letrare.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb, duhej afirmuar let\u00ebrsia me prirje misionarike e programore, ndaj edhe fokusi i mendimit kulturor ishte n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, mir\u00ebpo, n\u00eb shum\u00ebsin\u00eb e vler\u00ebsimeve t\u00eb tilla, ka munguar p\u00ebrqasja artistike p\u00ebr vepr\u00ebn dhe kontekstin e saj. K\u00ebshtu, kemi p\u00ebrjetuar dhe lexuar vler\u00ebsime skematike me nuanca t\u00eb dominuara ideologjike, glorifikuese ose mohuese dhe pak vler\u00ebsime mbi premisa t\u00eb qarta teorike e kritike. P\u00ebr pasoj\u00eb, n\u00eb taborin e shkrimtar\u00ebve t\u00eb pavler\u00ebsuar estetikisht, jan\u00eb burgosur shum\u00eb autor\u00eb, vet\u00ebm pse predimensionimi i kritik\u00ebs letrare ka shkuar n\u00eb disfavor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E njeh apo s\u2019e njeh let\u00ebrsia shqipe leximin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, \u00e7\u00ebshtja k\u00ebrkon analiza e st\u00ebrhollime. Gjer m\u00eb tani, p\u00ebrgjegj\u00ebsia zakonisht iu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb shkrimtar\u00ebve, mir\u00ebpo kritiku, lexuesi, \u00ebsht\u00eb privuar nga kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb koha q\u00eb edhe ai t\u00eb lexoj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruhet pjesa q\u00eb i takon.<\/p>\n<p>Ka koh\u00eb q\u00eb theksohet nevoja p\u00ebr rivler\u00ebsimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb korpusit t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb mb\u00ebrrijm\u00eb t\u00eb lexojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi etike dhe profesionale. Deri at\u00ebher\u00eb, lexuesit e k\u00ebnaq\u00ebsive, duhet t\u00eb hulumtojn\u00eb let\u00ebrsin\u00eb pa ndjekur instruksionet navigator\u00ebve q\u00eb mund t\u2019i shpien te libri i gabuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndue Ukaj, 04 Prill 2015 Let\u00ebrsia gjithmon\u00eb shtron pyetje, dilema, sepse natyra e saj shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, e pap\u00ebrcaktuar, dhe kalon p\u00ebrtej dogmave, doktrinave, sistemeve t\u00eb ngurta, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn autonome brenda shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Fuqia e saj \u00ebsht\u00eb e pamatshme, ndaj s\u2019ka arritur asnj\u00eb diktatur\u00eb, ideologji a pushtet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14076","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Ndue Ukaj, 04 Prill 2015 Let\u00ebrsia gjithmon\u00eb shtron pyetje, dilema, sepse natyra e saj shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, e pap\u00ebrcaktuar, dhe kalon p\u00ebrtej dogmave, doktrinave, sistemeve t\u00eb ngurta, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn autonome brenda shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Fuqia e saj \u00ebsht\u00eb e pamatshme, ndaj s\u2019ka arritur asnj\u00eb diktatur\u00eb, ideologji a pushtet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-04-04T14:18:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi?\",\"datePublished\":\"2015-04-04T14:18:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/\"},\"wordCount\":2319,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/\",\"name\":\"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2015-04-04T14:18:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Ndue Ukaj, 04 Prill 2015 Let\u00ebrsia gjithmon\u00eb shtron pyetje, dilema, sepse natyra e saj shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, e pap\u00ebrcaktuar, dhe kalon p\u00ebrtej dogmave, doktrinave, sistemeve t\u00eb ngurta, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb jet\u00ebn autonome brenda shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Fuqia e saj \u00ebsht\u00eb e pamatshme, ndaj s\u2019ka arritur asnj\u00eb diktatur\u00eb, ideologji a pushtet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-04-04T14:18:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi?","datePublished":"2015-04-04T14:18:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/"},"wordCount":2319,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/","name":"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi? - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2015-04-04T14:18:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/cfare-domethene-te-lexosh-me-pergjegjesi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u00c7far\u00eb dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb lexosh me p\u00ebrgjegj\u00ebsi?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14076\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}