{"id":14062,"date":"2015-03-21T23:46:27","date_gmt":"2015-03-21T22:46:27","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3321"},"modified":"2015-03-21T23:46:27","modified_gmt":"2015-03-21T22:46:27","slug":"largimi-i-ismail-kadarese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/","title":{"rendered":"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-full wp-image-321663\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\" alt=\"Ismail Kadare\" width=\"300\" \/> Shkruar nga gazetari <strong>ROBERT GORO<\/strong><\/p>\n<p><em><b>DOSJA 1990-1991, deshmija e Ki\u00e7o Mustaqit<\/b><\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb ishte duke u zhvilluar (p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebtu), Takimi i Ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Ballkanit- nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb se Shqip\u00ebria po b\u00ebnte hapa p\u00ebr daljen nga vetizolimi, rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit u hap si bu\u00e7im\u00eb rrufeje lajmi se Ismail Kadare kishte k\u00ebrkuar strehim politik n\u00eb Paris. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 27 tetor 1990, gjith\u00eb gazetat qendrore, n\u00ebn titullin \u201cIsmail Kadare dezertoi\u201d, publikuan nj\u00eb njoftim lakonik q\u00eb n\u00ebnshkruhej nga ATSH, por q\u00eb padyshim ishte hartuar n\u00eb zyrat e Komitetit Qendror t\u00eb PPSH:<br \/>\n\u201cNga njoftimet e shtypit t\u00eb huaj b\u00ebhet e ditur se shkrimtari Ismail Kadare, q\u00eb ndodhej prej afro nj\u00eb muaji n\u00eb Franc\u00eb, k\u00ebrkoi dje strehim politik atje.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb sh\u00ebmtuar, q\u00eb fyen r\u00ebnd\u00eb nd\u00ebrgjegjjen patriotike e qytetare t\u00eb njer\u00ebzve tan\u00eb, ai braktisi atdheun dhe e vuri veten n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb armiqve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb kombit shqiptar\u201d.<br \/>\nMe t\u00eb nj\u00ebjtin ton e komentonte largimin e Kadares\u00eb edhe Lidhja e Shkrimtar\u00ebve dhe artist\u00ebve, e cila gjat\u00eb atij viti, n\u00ebp\u00ebrmjet gazet\u00ebs s\u00eb saj \u201cDrita\u201d kishte treguar shenja shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse emancipimi. Sipas deklarat\u00ebs s\u00eb Lidhjes, Kadareja \u201cme k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb turpsh\u00ebm fyen sidomos intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb, krijuesit dhe nd\u00ebrgjegjjen komb\u00ebtare t\u00eb popullit, duke e v\u00ebn\u00eb veten n\u00eb pozita t\u00eb nj\u00ebjta me ata q\u00eb nuk e duan Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebrparimin e saj. Arratisja e tij nga vendi nuk p\u00ebrligjet as nga pozitat shoq\u00ebrore, as nga ato letrare\u201d.<br \/>\nVersione t\u00eb ndryshme, p\u00ebrve\u00e7 atij zyrtarit, qarkulluan p\u00ebr motivimin e largimit t\u00eb Kadares\u00eb. Diku u tha se iku ngase i rrezikohej jeta. Disa e komentuan si nj\u00eb akt spektakolar p\u00ebr ta ndihmuar q\u00eb t\u00eb fitonte \u00e7mimin Nobel. Dezertor e quajti Kadaren\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, natyrisht jo nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi q\u00eb e kishte cil\u00ebsuar t\u00eb till\u00eb shteti. Ata vler\u00ebsonin se prania e Kadares\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb ato momente do t\u00eb ishte nj\u00eb forc\u00eb l\u00ebviz\u00ebse dhe nj\u00eb garanci p\u00ebr proceset e demokratizimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Muajt e fundit, n\u00ebp\u00ebrmjet intervistave dhe artikujve, Kadare ishte b\u00ebr\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i vet\u00ebm i ndjenjave mbar\u00ebpopullore, ndjenja q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin aspak me pohimin e Ramiz Alis\u00eb se \u201cn\u00eb ve\u00e7anti populli k\u00ebrkonte vazhdimin e politik\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme\u201d, p\u00ebrkundrazi!<br \/>\nNga gjith\u00eb versionet rreth motiveve t\u00eb \u201cdezertimit\u201d t\u00eb Kadares\u00eb, m\u00eb i mundshmi dhe m\u00eb i besueshmi duket ai q\u00eb jep vet\u00eb Kadareja n\u00eb deklarat\u00ebn e publikuar m\u00eb 24 tetor 1990 n\u00eb Paris: \u201cGjer m\u00eb sot jam p\u00ebrpjekur t\u00eb ndihmoj p\u00ebr zbutjen e rregjimit me ato mjete q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mundura n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230; Mir\u00ebpo premtimet e dh\u00ebna nuk u mbajt\u00ebn dhe zhg\u00ebnjimi im, ashtu si dhe i shum\u00eb shqiptar\u00ebve ishte i hidhur&#8230; Duke mos pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb pozicionin tim, meqen\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ekziston mund\u00ebsia e opozit\u00ebs legale, zgjodha rrug\u00ebn q\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebshiroja kurr\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebn nuk do t\u2019ia k\u00ebshilloja askujt\u201d.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Kushdo prej njer\u00ebzve t\u00eb letrave dhe jo vet\u00ebm ata, e di shum\u00eb mir\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn 1975-1990, Ismail Kadareja, pavar\u00ebsisht funksioneve t\u00eb larta shoq\u00ebrore (deputet marionet\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, dhe n\u00ebnkryetar [po ashtu kukull] i Frontit Demokratik), n\u00eb syt\u00eb e udh\u00ebheqjes s\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs e t\u00eb shtetit ishte ndofta personi m\u00eb i pad\u00ebshiruesh\u00ebm. Sot shum\u00ebkush duhet t\u00eb bashkohet n\u00eb mendimin se funksionet e m\u00ebsip\u00ebrme i ishin caktuar thjesht p\u00ebr ta pasur peng Kadaren\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs shkak p\u00ebr m\u00ebrin\u00eb ishte krijimtaria letrare (e kjo v\u00ebrtetohet prej faktit t\u00eb st\u00ebrnjohur se shum\u00eb vepra t\u00eb tij mbeteshin pa u botuar, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjera botoheshin p\u00ebr t\u2019u mbuluar nga nj\u00eb heshtje e \u00e7uditshme), n\u00eb fund t\u00eb viteve 1980 Kadareja nisi t\u00eb b\u00ebhet i bezdissh\u00ebm, pse \u201cfilloi t\u2019i fuste hund\u00ebt aty ku s\u2019i takonte\u201d, dhe m\u00eb keq akoma, k\u00ebt\u00eb e b\u00ebnte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike. N\u00eb majat e larta t\u00eb piramid\u00ebs shkaktoi komente t\u00eb t\u00ebrbuara shkrimi i tij n\u00eb tetor 1989, n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb romanit \u201cThikat\u201d t\u00eb Neshat Tozajt, shkrim q\u00eb ndofta Kadareja nuk e b\u00ebri aq prej ndonj\u00eb entusiazmi q\u00eb i shkaktoi niveli artistik i vepr\u00ebs, se sa p\u00ebr shkakun q\u00eb tema e romanit t\u2019i p\u00ebrligjte atij kritik\u00ebn p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe rolin obskurantist t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit dhe t\u00eb theksonte se vet\u00ebm duke pranuar dhe ndrequr gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs, Shqip\u00ebria do t\u00eb mund t\u00eb ecte p\u00ebrpara.<br \/>\nPak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb plenumin e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve, Kadare u ngrit me guxim kund\u00ebr tutel\u00ebs s\u00eb vendosur nga PPSH mbi krijimtarin\u00eb letrare dhe artistike, duke theksuar se askush nuk ka t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb dhe t\u2019i jap\u00eb apo t\u2019i marr\u00eb lejen p\u00ebr t\u00eb krijuar shkrimtarit e artistit.<br \/>\nNd\u00ebrsa ret\u00eb kund\u00ebr tij sa vinte e shtoheshin, m\u00eb 21 mars 1990, Kadare boton n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d intervist\u00ebn me titull \u201cLet\u00ebrsia, koha dhe qytet\u00ebrimi shqiptar\u201d, fotokopjet e s\u00eb cil\u00ebs, disa muaj m\u00eb von\u00eb, demonstruesit e dit\u00ebve t\u00eb ambasadave i mbanin n\u00eb duar si pankarta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Kadareja shkund pluhurin e harres\u00ebs s\u00eb partishme ndaj tre korifejve t\u00eb letrave e kultur\u00ebs shqipe: Gjergj Fisht\u00ebs, Faik Konic\u00ebs e Ernest Koliqit. Fjal\u00ebt e Kadares\u00eb, i cili k\u00ebrkonte q\u00eb ata t\u00eb ngjiteshin aty ku kishin vendin, n\u00eb panteonin e kultur\u00ebs komb\u00ebtare, ran\u00eb si bomb\u00eb mbi opinionin e p\u00ebrgjumur shqiptar. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb dikush k\u00ebrkonte publikisht rehabilitimin dhe rivler\u00ebsimin e k\u00ebtyre figurave t\u00eb sakrifikuara n\u00eb altarin e ideologjizmave idiote q\u00eb u ushtruan p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje edhe vet\u00eb Kadareja, nga mesi i viteve 1970-t\u00eb, kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Fisht\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar si \u201ckonservatorin m\u00eb fanatik kur ishte fjala p\u00ebr p\u00ebrparimin dhe revolucionin\u201d, dhe \u201cliberalin m\u00eb t\u00eb madh kur ishte fjala p\u00ebr fatet e atdheut, p\u00ebr lirin\u00eb dhe kufijt\u00eb\u201d.<br \/>\nIntervista, pra, shkaktoi tollovi n\u00eb uj\u00ebrat e amullta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare dhe t\u00ebrbim prej Zeusi n\u00eb zyrat e Komitetit Qendror dhe vilat e Bllokut. Gazetari i njohur Marash Hajati, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, tregon n\u00eb kujtimet e veta se menj\u00ebher\u00eb pas botimit t\u00eb intervist\u00ebs e thirri Ramiz Alia dhe i tha: \u201cE lexove Kadaren\u00eb? Dometh\u00ebn\u00eb ai filloi atakimin&#8230; Jo, k\u00ebto mendime ai i ka pasur q\u00eb m\u00eb par\u00eb, tani gjen momentin p\u00ebr t\u2019i servirur p\u00ebrs\u00ebri\u201d. M\u00eb tej M.Hajati tregon se si Alia e porositi q\u00eb mos t\u00eb shkruhej asgj\u00eb p\u00ebr intervist\u00ebn, por i sugjeroi q\u00eb p\u00ebrgjigjja t\u2019i jepej n\u00ebp\u00ebrmjet botimit t\u00eb nj\u00eb rubrike me krijime t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb shquar t\u00eb tradit\u00ebs dhe bashk\u00ebkohor\u00eb.<br \/>\nSugjerimi i Ramiz Alis\u00eb sigurisht u vu n\u00eb jet\u00eb, duke botuar edhe nga Kadareja \u201cShqiponjat fluturojn\u00eb lart\u201d dhe \u201cP\u00ebrse mendohen k\u00ebto male\u201d. P\u00ebrzgjedhja e k\u00ebtyre dy poemave, nuk ishte pa dometh\u00ebnie dhe mund t\u00eb merret si nj\u00eb parath\u00ebnie e denigrimeve t\u00eb m\u00ebpastajme t\u00eb Kadares\u00eb, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin aq t\u00eb shpeshta e do t\u00eb vazhdonin edhe n\u00eb vitin 2002, me fushat\u00ebn spekulative p\u00ebr \u201cPashallar\u00ebt e kuq\u201d.<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Kadareja gjat\u00eb gjith\u00eb atij viti kishte p\u00ebrdorur t\u00ebr\u00eb reputacionin e tij dhe raportet e mira me Ramiz Alin\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb ta inkurajonte e bindte udh\u00ebheq\u00ebsin e plotpushtetsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrte reforma t\u00eb qen\u00ebsishme. M\u00eb 3 maj 1990 Kadare shfryt\u00ebzon nj\u00eb ngjarje t\u00eb rast\u00ebsishme, dor\u00ebzimin e librit t\u00eb V.Gjeorgjevi\u00e7it \u201cShqiptar\u00ebt dhe fuqit\u00eb e m\u00ebdha\u201d, q\u00eb ia kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb libanez p\u00ebr Ramiz Alin\u00eb, dhe me k\u00ebt\u00eb sebep i shkruan Alis\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb, ku pasi me 2-3 rreshta e p\u00ebrg\u00ebzonte p\u00ebr vendimet e plenumit t\u00eb 9-t\u00eb e t\u00eb 10-t\u00eb, i shprehte shqet\u00ebsimin p\u00ebr \u201cnj\u00eb grusht njer\u00ebzish q\u00eb nuk e desh\u00ebn, dhe jan\u00eb e do t\u00eb jen\u00eb ndofta deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs kund\u00ebr demokratizimit\u201d. Duke denoncuar shefin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, Zylyftar Ramizin, q\u00eb e cil\u00ebson si njerin nga frym\u00ebzuesit e psikoz\u00ebs antidemokratike, Kadare i b\u00ebn Alis\u00eb nj\u00eb ekspoze t\u00eb shkurt\u00ebr por t\u00eb qart\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e asaj kohe, por edhe shpreh skepticizmin p\u00ebr efektivitetin dhe sinqeritetin e reformave ligjore. \u201cP\u00ebrse p\u00ebr demokratizimin e ligjeve merren pik\u00ebrisht ata \u201cspecialist\u00eb\u201d q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kushdo kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr deformimin e tyre?\u201d, pyet Kadare dhe i referohet kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb dhe Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. M\u00eb tej, duke denoncuar vrasjet pa ar\u00ebsye t\u00eb ndodhura n\u00eb kufi gjat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb atij viti, Kadare t\u00ebrheq v\u00ebmendjen se \u201ck\u00ebrkimi dhe d\u00ebnimi i fajtor\u00ebve (p\u00ebr vrasjet), do t\u00eb ishte m\u00eb i logjiksh\u00ebm se sa k\u00ebnaq\u00ebsia e shprehur andej k\u00ebndej prej ithtar\u00ebve t\u00eb dhun\u00ebs me fjal\u00ebt cinike \u201c\u00c7\u2019ua b\u00ebm\u00eb mir\u00eb\u201d\u201d.<br \/>\nIsmail Kadare natyrisht ia drejtoi Ramiz Alis\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr (p\u00ebrmbajtja e s\u00eb cil\u00ebs fare mir\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb interpretohej edhe nga shtetari m\u00eb liberal si \u201ctep\u00ebr armiq\u00ebsore\u201d) me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta inkurajuar e p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb se \u201cNe, (dometh\u00ebn\u00eb populli), jemi me ty\u201d. \u201c&#8230;ju i keni hapur nj\u00eb horizont t\u00eb ri kombit shqiptar dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij horizonti, q\u00eb ai t\u00eb mos err\u00ebsohet, t\u00eb ngushtohet, t\u00eb mos mbyllet, ne, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi kemi p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019ju ndihmojm\u00eb e t\u2019ju mb\u00ebshtesim&#8230; Historia do t\u2019ju jap\u00eb juve merit\u00ebn e madhe, merit\u00ebn e njeriut q\u00eb n\u00eb momentin e duhur historik zgjodhi rrug\u00ebn e vetme, alternativ\u00ebn e vetme q\u00eb mund t\u00eb zgjidhej\u201d, e p\u00ebrfundon letr\u00ebn e vet Kadareja.<br \/>\nMir\u00ebpo, Ramiz Alia nuk e thithi dot k\u00ebt\u00eb mesazh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm (p\u00ebr t\u00eb cilin normalisht kishte nevoj\u00eb), p\u00ebr ar\u00ebsyen e thjesht\u00eb pse nuk arrinte as ta konceptonte at\u00eb. Pavendosm\u00ebria e vendosur e tij (n\u00ebse mund t\u00eb shpreheshim k\u00ebshtu), n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe refuzimi apo mungesa e aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin konfirmohen n\u00eb at\u00eb \u00e7ka Alia ka shkruar disa vjet m\u00eb pas n\u00eb librin \u201cDitari i burgut\u201d:<br \/>\n\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha i mendimit se ndryshimet duheshin b\u00ebr\u00eb me kujdes t\u00eb madh q\u00eb t\u00eb mos krijohej opinioni se po ndryshonte vija e Enver Hoxh\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb keqkuptohej nga forcat konservatore, t\u00eb cilat ndon\u00ebse nuk p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb grup t\u00eb organizuar, ekzistonin brenda n\u00eb parti. Dometh\u00ebn\u00eb, ishte e domosdoshme q\u00eb ndiqnim rrug\u00ebn e nj\u00eb kompromisi t\u00eb heshtur. \u00c7do ndryshim t\u00eb inkurajohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb dhe me referime n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs. At\u00eb periudh\u00eb udh\u00ebheqja e partis\u00eb, por n\u00eb ve\u00e7anti populli, k\u00ebrkonin nj\u00ebz\u00ebri vazhdimin e politik\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. Aq sa shpeshher\u00eb njer\u00ebzit num\u00ebronin se sa her\u00eb e kisha p\u00ebrmendur Enver Hoxh\u00ebn n\u00eb fjalimet e mia. Pati nj\u00eb opinion krejt t\u00eb pabaz\u00eb, se gjoja n\u00eb fillim t\u00eb reformave demokratike nuk pati faktor\u00eb q\u00eb pengonin dhe forca konservatore q\u00eb nuk e donin er\u00ebn e ndryshimeve dhe t\u00eb demokratizimit. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht deri n\u00eb vitin 1990 ekzistonte nj\u00eb rezistenc\u00eb e fuqishme ndaj ideve t\u00eb reja\u201d.<br \/>\nRamiz Alia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sinqert\u00eb n\u00eb pohimin e m\u00ebsip\u00ebrm, pse ai dhe gjith\u00eb udh\u00ebheqja e PPSH-s\u00eb e ndiqnin realitetin nga kupola prej qelqi ku ishin rehatuar dhe ku britmat e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb e revolt\u00ebs popullore d\u00ebgjoheshin ndofta si muzik\u00eb e partishme baritore q\u00eb shprehte \u201ck\u00ebrkes\u00ebn e nj\u00ebz\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e Enverit\u201d!&#8230; Sado potenc\u00eb q\u00eb t\u00eb kishin forcat konservatore, Ramiz Alia nuk e kishte problem t\u2019i b\u00ebnte zap, p\u00ebrderisa kishte plot\u00ebsisht n\u00ebn hyq\u00ebm Sigurimin e Shtetit (e dim\u00eb tashm\u00eb se \u00e7\u00ebshtjet e \u201carm\u00ebs m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Partis\u00eb\u201d nuk u diskutuan kurr\u00eb as n\u00eb Byro Politike as n\u00eb K\u00ebshillin e Mbrojtjes, pik\u00ebrisht pse ato i drejtonte sekretari i par\u00eb), at\u00eb struktur\u00eb q\u00eb, sipas Misha Glenit-njoh\u00ebsit t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb periudh\u00ebs komuniste t\u00eb Europ\u00ebs Juglindore, \u201cishte e vetmja q\u00eb mund t\u00eb krahasohej me Securitate-n e tmerrshme t\u00eb \u00c7ausheskut n\u00eb Rumani\u201d.<br \/>\nRamiz Alia \u00ebsht\u00eb gjithashtu i sinqert\u00eb pse, as n\u00eb vitin 1990 ai nuk kishte l\u00ebvizur nga \u201cinstikami\u201d i tij ideologjik e mental. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky mentalitet q\u00eb i privon atij shansin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar p\u00ebrkushtimin e tij ndaj reformave dhe t\u2019i fliste Kadares\u00eb me zem\u00ebr n\u00eb dor\u00eb, e jo t\u2019i drejtonte nj\u00eb leksion bajat, q\u00eb b\u00ebhet aty-k\u00ebtu interesant vet\u00ebm prej n\u00ebnteksteve k\u00ebrc\u00ebnuese.<br \/>\nQysh n\u00eb fillim t\u00eb p\u00ebrgjigjes, q\u00eb ia d\u00ebrgon m\u00eb 21 maj 1990, pra pasi kishte\u201dp\u00ebrcjell\u00eb\u201d sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb Simos Peres de Kuejar, Ramiz Alia i shkruan Ismail Kadares\u00eb:<br \/>\n\u201cLetra nuk m\u00eb la p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb, jo p\u00ebr paragraf\u00ebt \u201ce zymt\u00eb\u201d, po p\u00ebr shp\u00ebrthimin inat\u00e7or ndaj atyre forcave q\u00eb ti i quan konservatore&#8230; Un\u00eb nuk marr n\u00eb mbrojtje asnj\u00eb forc\u00eb regresive, nga \u00e7do an\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqitet&#8230; Por nga k\u00ebto raste t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet t\u00ebr\u00eb meraku yt vet\u00ebm te \u201ckonservator\u00ebt\u201d, duke harruar an\u00ebn tjet\u00ebr, reaksionin e huaj dhe at\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb na shtyj\u00eb drejt mohimit t\u00eb liris\u00eb e t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb si popull e t\u00eb vetvetes si komunist\u00eb, e them hapur, m\u00eb shqet\u00ebsoi&#8230; N\u00eb letr\u00ebn t\u00ebnde me mbi 3 mij\u00eb fjal\u00eb, nuk ndesha asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn \u201cParti\u201d\u201d.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb e fillon me \u201cI dashur Ismail\u201d, p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb tej me \u201cshoku Ismail\u201d, Ramiz Alia thekson se pluralizmi partiak do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb ndarjen e kombit.<br \/>\nRamiz Alia nuk toleron asnj\u00eb prej \u201cdevijimeve\u201d t\u00eb Kadares\u00eb, madje nuk harron t\u2019i p\u00ebrmend\u00eb atij se \u00e7\u2019kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cPartia, shoku Enver dhe un\u00eb vet\u00eb\u201d p\u00ebr shkrimtarin, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkujtuar ndofta se tani \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ky t\u00eb laj\u00eb borxhet&#8230; Pasi i kujton veprat \u201ckushtuar Enver Hoxh\u00ebs, mbrojtjes s\u00eb atdheut, liris\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb\u201d, Alia thekson: \u201cKjo t\u00eb nderon jo vet\u00ebm si shkrimtar, por mbi t\u00eb gjitha si luft\u00ebtar, si patriot e komunist&#8230; Mos harro at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shoku Enver p\u00ebr ty, as an\u00ebsin\u00eb time n\u00eb favorin t\u00ebnd. Bile, n\u00ebse t\u00eb shkruaj k\u00ebshtu hapur, kjo ka lidhje me ato marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore q\u00eb ekzistojn\u00eb mes nesh, por edhe nisur nga ai kujdes q\u00eb partia vazhdimisht ka treguar p\u00ebr Ismail Kadaren\u00eb, t\u00eb cilin e kemi dashur dhe e duam shkrimtar t\u00eb madh po e po, por edhe luft\u00ebtar konsekuent p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Partis\u00eb e t\u00eb popullit\u201d.<br \/>\nN\u00eb fund Alia q\u00eb duket se e ka interpretuar si sfid\u00eb letr\u00ebn e Kadares\u00eb, i drejton k\u00ebtij sfid\u00ebn e vet:<br \/>\n\u201c&#8230; d\u00ebshiroj q\u00eb kushdo, populli e intelektual\u00ebt tan\u00eb, si dhe opinioni publik jasht\u00eb te Kadareja t\u00eb mos shoh\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb her\u00eb b\u00ebn nj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr sigurimin ose sistemin gjyq\u00ebsor e dogmatik\u00ebt e mediokr\u00ebt n\u00eb fush\u00ebn e arteve, por t\u00eb shohim nj\u00eb shkrimtar komunist q\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira lufton bashk\u00eb me partin\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb e t\u00eb atdheut dhe zhvillimin e socializmit n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<br \/>\nNdofta u zgjat\u00ebm me citimet dhe analiz\u00ebn e k\u00ebtij let\u00ebrk\u00ebmbimi, por kemi mendimin se ia vlen, p\u00ebrderisa autor\u00ebt e tij jan\u00eb dy figurat m\u00eb kulmore p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb dy kampeve t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e 1990-s; dy kulme q\u00eb ato dit\u00eb maji mendonin ndofta se i kishin dh\u00ebn\u00eb njeri-tjetrit, e rrjedhimisht demokratizimit, shansin e fundit&#8230;<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Muajt e vjesht\u00ebs 1990 n\u00eb Tiran\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb qytetet e tjer\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb qen\u00eb muaj t\u00eb nj\u00eb apatie q\u00eb m\u00eb shum\u00eb buronte te zhg\u00ebnjimi i njer\u00ebzve se di\u00e7ka e mir\u00eb do t\u00eb ndodhte p\u00ebr vendin e p\u00ebr ata vet\u00eb, pas retorikave t\u00eb moderuara t\u00eb Ramiz Alis\u00eb dhe pas \u00e7lirimit q\u00eb v\u00ebrehej n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme apo n\u00eb programet e radiotelevizionit. Sot t\u00eb vjen p\u00ebr t\u00eb qeshur kur mendon se si njer\u00ebzit ngaz\u00eblleheshin dhe e quanin ogur t\u00eb mir\u00eb transmetimin e videoklipit t\u00eb Lambad\u00ebs (k\u00ebng\u00eb braziliane shum\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb). Por n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb mbyllur prej gjysm\u00ebshekulli, ku gjith\u00e7ka ishte rrept\u00ebsisht e kontrolluar si n\u00eb nj\u00eb fjetin\u00eb ushtarake, edhe ato pak rreze t\u00eb mezishquajtshme merrnin p\u00ebrmasa hiperbolike. Megjithat\u00eb, njer\u00ebzit qen\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe zhg\u00ebnjimi rritej edhe m\u00eb kur nga goja e \u201cGorba\u00e7ovit t\u00eb Ballkanit\u201d (si\u00e7 ishte cil\u00ebsuar nga shtypi per\u00ebndimor Ramiz Alia), vazhdonin t\u00eb d\u00ebgjonin shprehje t\u00eb tilla si \u201cforcimi i pushtetit popullor fuqizon veprimet demokratike\u201d, apo \u201ckomunist\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb besimin dhe do t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb mendimin ideologjik e politik m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar bashk\u00ebkohor, ashtu si\u00e7 jan\u00eb n\u00eb gjendje ta v\u00ebn\u00eb at\u00eb n\u00eb jet\u00eb\u201d. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb k\u00ebto shprehje d\u00ebgjoheshin pasi sistemi kishte marr\u00eb rrokullim\u00ebn dhe forca e par\u00eb opozitare, partia Demokratike, ishte krijuar.<\/p>\n<p><em>DERGOI PER PUBLIKIM: GJIN MUSA<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga gazetari ROBERT GORO DOSJA 1990-1991, deshmija e Ki\u00e7o Mustaqit Nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb ishte duke u zhvilluar (p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebtu), Takimi i Ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Ballkanit- nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb se Shqip\u00ebria po b\u00ebnte hapa p\u00ebr daljen nga vetizolimi, rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit u hap si bu\u00e7im\u00eb rrufeje lajmi se Ismail Kadare kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-14062","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruar nga gazetari ROBERT GORO DOSJA 1990-1991, deshmija e Ki\u00e7o Mustaqit Nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb ishte duke u zhvilluar (p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebtu), Takimi i Ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Ballkanit- nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb se Shqip\u00ebria po b\u00ebnte hapa p\u00ebr daljen nga vetizolimi, rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit u hap si bu\u00e7im\u00eb rrufeje lajmi se Ismail Kadare kishte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-03-21T22:46:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb\",\"datePublished\":\"2015-03-21T22:46:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/\"},\"wordCount\":3069,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ismail_kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/\",\"name\":\"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ismail_kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2015-03-21T22:46:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ismail_kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ismail_kadare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/largimi-i-ismail-kadarese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shkruar nga gazetari ROBERT GORO DOSJA 1990-1991, deshmija e Ki\u00e7o Mustaqit Nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb ishte duke u zhvilluar (p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebtu), Takimi i Ministrave t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Ballkanit- nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb se Shqip\u00ebria po b\u00ebnte hapa p\u00ebr daljen nga vetizolimi, rrug\u00ebve t\u00eb kryeqytetit u hap si bu\u00e7im\u00eb rrufeje lajmi se Ismail Kadare kishte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-03-21T22:46:27+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb","datePublished":"2015-03-21T22:46:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/"},"wordCount":3069,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/","name":"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg","datePublished":"2015-03-21T22:46:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/largimi-i-ismail-kadarese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LARGIMI I ISMAIL KADARES\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14062","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14062"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14062\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14062"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14062"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14062"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}