{"id":14024,"date":"2015-03-03T20:43:10","date_gmt":"2015-03-03T19:43:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=3168"},"modified":"2015-03-03T20:43:10","modified_gmt":"2015-03-03T19:43:10","slug":"arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/","title":{"rendered":"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"G\u00ebzim Alpion\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Intervistoi <strong>Ben Andoni<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Revista JAVA<\/strong>, <em>Tiran\u00eb, 3 Mars 2015<\/em><br \/>\n<a href=\"http:\/\/revistajava.al\/sociale\/201532\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">http:\/\/revistajava.al\/<\/a><\/p>\n<p>Intervist\u00eb e \u201cJAVA\u201d me pedagogun e universitetit t\u00eb Birmingham-it, G\u00ebzim Alpion. Si e shikon ai reform\u00ebn e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe si mund t\u00eb b\u00ebhej v\u00ebrtet\u00eb, sipas modelit anglo-sakson. Fondet p\u00ebr k\u00ebrkimet shkencore dhe si duhet t\u00eb menaxhohen ato, apo \u00e7far\u00eb e pengon nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb mir\u00ebfilli arsimore&#8230;<\/p>\n<p><strong>G\u00ebzim Alpion<\/strong> \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb pak\u00ebt studiues shqiptar, q\u00eb nd\u00ebrrimi i regjimit e gjeti n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore. Sot, pedagog n\u00eb Birmingham dhe rezident n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe mbetet nj\u00eb z\u00eb vazhdimisht autoritar sa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb ndryshme. Por, fusha, ku studimet e tij kan\u00eb ngjallur m\u00eb shum\u00eb interes ka qen\u00eb pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje, ajo q\u00eb lidhet me N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, ku ai mbahet si nj\u00eb nga njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb saj dhe nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb saj n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore dhe lindore. Ashtu si shprehet dhe vet\u00eb, n\u00eb k\u00ebto momente, \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb me \u2018err\u00ebsir\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb kontekstin post-modernist\u2019.<\/p>\n<p><strong>Mendoni se modeli anglo-sakson \u00ebsht\u00eb i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u ndjekur p\u00ebr Reform\u00ebn e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cReforma e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb mos lejuar degradimin e m\u00ebtejsh\u00ebm q\u00eb, p\u00ebr mendimin tim, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb krim, pasojat e t\u00eb cilit Shqip\u00ebria do t\u2019i vuaj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Duke par\u00eb sesa posht\u00eb ka r\u00ebn\u00eb Arsimi i Lart\u00eb, me gjith\u00eb reform\u00ebn e trumbetuar me t\u00eb madhe nga qeveria dhe shtypi q\u00eb ajo ka n\u00ebn kontroll, \u00e7\u00ebshtja nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb shtrohet n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndjek modelin anglo-sakson pasi p\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, e shkurt\u00eb dhe e zymt\u00eb: JO.<br \/>\nDo t\u00eb ishte tjet\u00ebr gj\u00eb po qe se shteti shqiptar do t\u00eb funksiononte normalisht si nj\u00eb institucion ligjor transparent, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb komentoj m\u00eb gjer\u00eb e m\u00eb posht\u00eb.<br \/>\nNuk duhet t\u00eb g\u00ebnjejm\u00eb veten se fakti q\u00eb nj\u00eb agjenci britanike akreditimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Reform\u00ebn Arsimore do t\u00eb thot\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb ndryshojn\u00eb p\u00ebr mir\u00eb si me magji.<br \/>\nEksperienc\u00ebn pozitive bot\u00ebrore \u2013 modeli anglo-sakson \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb njoh m\u00eb mir\u00eb dhe q\u00eb un\u00eb preferoj, por nuk duhet shikuar si i vetmi nga i cili duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb \u2013 si n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb ashtu edhe at\u00eb pasuniversitar do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje ta sjellin n\u00eb Shqip\u00ebri kryesisht intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie, funksione administrative dhe, mbi t\u00eb gjitha, q\u00eb jan\u00eb autor\u00eb studimesh t\u00eb publikuar nga sht\u00ebpi botuese akademike dhe revista shkencore me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ka munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme fondesh n\u00eb arsim. A nuk e penalizojn\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkimin shkencor me k\u00ebt\u00eb ligj?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMungesa e fondeve sigurisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr Arsimin e Lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri por kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e pazgjidhshme. Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb se kush financon n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimesh.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet kryesore p\u00ebrse tani p\u00ebr tani aplikimi i modelit anglo-sakson \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sesa nj\u00eb mund\u00ebsi reale. N\u00eb Shqip\u00ebri termi modeli \u2018anglo-sakson\u2019 \u00ebsht\u00eb lakuar nga qeveria dhe mediat m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajt\u00eb disi parokiale duke l\u00ebn\u00eb pas-dore paradigm\u00ebn e tij t\u00eb nuancuar. N\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar universitetet u p\u00ebrkasin disa kategorive, por un\u00eb do t\u00eb ve\u00e7oj vet\u00ebm dy: \u2018Grupin Russell\u2019 dhe \u2018Universitetet e Reja\u2019.<br \/>\nN\u00eb grupin e par\u00eb p\u00ebrfshihen 24 institucione me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb konsoliduar si rezultat i kontributit t\u00eb tyre n\u00eb fusha t\u00eb caktuara t\u00eb dijes dhe p\u00ebrkushtimit q\u00eb tregojn\u00eb kryesisht ndaj veprimtaris\u00eb k\u00ebrkimore-shkencore. Ky grup universitetesh, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ekuivalenti britanik i grupit elitar prej 8 universitetesh amerikane, q\u00eb njihen si Ivy League, ka k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb larta pranimi p\u00ebr student\u00ebt p\u00ebrsa i p\u00ebrket rezultateve n\u00eb provimet AS (Advanced Subsidiary) and A (Advanced) Level.<br \/>\nN\u00eb grupin e dyt\u00eb p\u00ebrfshihen kryesisht ato institucione arsimore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i nj\u00eb numri ish-politeknikumesh, t\u00eb cil\u00ebve iu akordua statusi i universitetit pas 1992. N\u00eb k\u00ebto universitete v\u00ebmendja kryesore \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb theksuar se nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm universitetesh t\u00eb reja po afirmohen edhe p\u00ebr v\u00ebmendjen q\u00eb i kushtojn\u00eb aktiviteteve k\u00ebrkimore-shkencore, gj\u00eb q\u00eb ka ndikuar pozitivisht edhe n\u00eb shtimin e resurseve financiare.<br \/>\nAjo q\u00eb shumica e universiteteve britanike kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb para tre vitesh \u00ebsht\u00eb se 80 p\u00ebrqind e fondeve i sigurojn\u00eb nga tarifat e student\u00ebve dhe 20 p\u00ebrqind nga burime t\u00eb tjera, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb \u2018grants nga Research Council\u2019, institucione si Akademia Britanike, si dhe nga Research Exercise, q\u00eb organizohet \u00e7do 5 vjet. Pavar\u00ebsisht n\u00ebse k\u00ebto fonde akordohen nga shteti, institucione shkencore apo individ\u00eb bamir\u00ebs, ata nuk shoq\u00ebrohen me asnj\u00eb kusht. Pra, akorduesit nuk kan\u00eb asnj\u00eb influenc\u00eb, p\u00ebrsa i p\u00ebrket programeve akademike apo axhend\u00ebs k\u00ebrkimore-shkencore t\u00eb universiteteve q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga k\u00ebto fonde, t\u00eb cilat akordohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb merit\u00ebs dhe administrohen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe transparenc\u00eb.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo pavar\u00ebsi intelektuale, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn themelin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb universiteteve britanike, pavar\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pakompromentueshme.<br \/>\nE r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb fondet, si nga tarifat e student\u00ebve ashtu edhe nga burimet e tjera, p\u00ebrdoren me efikasitet p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebrbyer sa m\u00eb mir\u00eb tre grupe njer\u00ebzish t\u00eb cil\u00ebt, s\u00eb bashku, mund\u00ebsojn\u00eb funksionimin normal t\u00eb \u00e7do universiteti: student\u00ebt, administrat\u00ebn, dhe stafin akademik.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri ka neglizhime dhe abuzime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si trajtohen student\u00ebt, punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs dhe pedagog\u00ebt. Koh\u00ebt e fundit, p\u00ebr shembull, kam m\u00ebsuar se n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs ka pasur disa shkarkime, pezullime dhe em\u00ebrime, t\u00eb cilave u vjen era bajraktariz\u00ebm, inkuizicion intelektual dhe nepotiz\u00ebm. K\u00ebto veprime jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme dhe t\u00eb trishtueshme sepse po ndodhin n\u00eb koh\u00ebn, kur reforma n\u00eb Arsimin e Lart\u00eb akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces. Po q\u00eb se pro\u00e7ka t\u00eb tilla akoma jan\u00eb \u2018norm\u00eb\u2019 n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, imagjino se \u00e7\u2019b\u00ebhet n\u00eb universitete t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht ato private. P\u00ebr aq koh\u00eb sa universitetet nuk p\u00ebrmbushin detyrimet ndaj t\u00eb tre k\u00ebtyre kategorive njer\u00ebzish, Arsimi i Lart\u00eb nuk mund t\u00eb funksionoj normalisht.\u201d<\/p>\n<p><strong>Mungesa e institucioneve t\u00eb pavarura, a nuk e b\u00ebn vall\u00eb t\u00eb thyeshme k\u00ebt\u00eb reform\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb hall akoma m\u00eb t\u00eb madh se Arsimi i Lart\u00eb dhe ai pasuniversitar. Pa u zgjidhur ky hall, nuk mund t\u00eb zgjidhet drejt asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr. Ky hall p\u00ebr t\u00eb cilin akoma nuk po gjejm\u00eb zgjidhje, \u00ebsht\u00eb \u2018shteti partiak\u2019, q\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me shtetin ligjor n\u00eb Per\u00ebndim. Ne nuk mund t\u00eb marrim eksperienc\u00ebn e mir\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb asnj\u00eb fush\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb arsim, po qe se nuk \u00e7lirojm\u00eb shtetin nga kthetrat e pronar\u00ebve t\u00eb partive.<br \/>\nPolitika n\u00eb momente t\u00eb caktuara ka rrezikuar pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve arsimore edhe n\u00eb per\u00ebndim. K\u00ebshtu, p\u00ebr shembull, Max Weber, nj\u00eb nga themeluesit e sociologjis\u00eb moderne, u angazhua personalisht para nj\u00eb shekulli p\u00ebr t\u00eb mbajtur universitetet gjermane jasht\u00eb influencave politike.<br \/>\nTani p\u00ebr tani, fatkeq\u00ebsisht, intelektual\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb as vizionin, as guximin t\u00eb p\u00ebrballen me lider\u00ebt amator\u00eb q\u00eb e shikojn\u00eb politik\u00ebn si vokacion t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Asnj\u00eb kryeminist\u00ebr gjat\u00eb amullis\u00eb s\u00eb tranzicionit t\u00eb st\u00ebrgjatur nuk ka pasur predispozicionin t\u00eb inicioj nj\u00eb dialog konstruktiv me intelektual\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, si n\u00eb Shqip\u00ebri ashtu edhe n\u00eb diaspor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr zhvillimin e vendit pa u b\u00ebr\u00eb marioneta politike.<br \/>\nNga sa jam informuar, duket se reforma aktuale e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb kompromentuar q\u00eb n\u00eb fillim pasi qeveria ka lejuar institucione dhe individ\u00eb me reputacion t\u00eb diskutuesh\u00ebm t\u00eb influencojn\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb dhe n\u00eb disa raste edhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Kjo influenc\u00eb, me sa duket, p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb element financiar. Po q\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja se deri n\u00eb \u00e7\u2019shkall\u00eb drejtuesit e politik\u00ebs shqiptare \u2013 si n\u00eb qeveri dhe n\u00eb opozit\u00eb \u2013 jan\u00eb vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen mjerane n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb katandisur Arsimi i Lart\u00eb.<br \/>\nNuk e kuptoj se si ka mund\u00ebsi q\u00eb intelektualet n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e ngren\u00eb z\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb protestuar p\u00ebr masakrimin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb? Z\u00ebrat q\u00eb d\u00ebgjohen rrall\u00eb jan\u00eb ose t\u00eb mek\u00ebt ose nuk kan\u00eb kredibilitet, pasi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo indirekte kan\u00eb gisht n\u00eb katrahur\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrjeton Arsimi i Lart\u00eb. Arsimi u shkat\u00ebrrua jo nga politikan\u00ebt por nga akademik\u00ebt q\u00eb nuk pat\u00ebn kurajo t\u2019u thon\u00eb \u2018ndal\u2019 politikan\u00ebve, q\u00eb shikuan tek arsimi nj\u00eb burim tjet\u00ebr pasurimi p\u00ebr ta dhe sejmen\u00ebt e tyre.\u201d<\/p>\n<p><strong>Dhe, gjendja e arsimit pasuniversitar&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>\u201cGjendja e arsimit pasuniversitar \u00ebsht\u00eb po aq e zymt\u00eb. Numri i madh i doktoraturave q\u00eb \u2018prodhohen\u2019 n\u00eb disa universitete shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet donkishotesk. Un\u00eb kam mbi 10 vjet n\u00eb Universitetin e Birmingham-it dhe gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe kam udh\u00ebhequr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar temash pasuniversitare. Kjo pasi kriteret e pranimit q\u00eb ka universiteti dhe une personalisht jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb nuk lejojn\u00eb akordimin e nj\u00eb vendi n\u00eb programin ton\u00eb t\u00eb doktoratur\u00ebs pa plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha kushtet.<br \/>\nNuk e kuptoj se p\u00ebrse doktorant\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri lejojn\u00eb t\u00eb drejtohen nga akademik\u00eb \u2018anonim\u00eb\u2019, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb rekord kualifikimesh dhe botimesh n\u00eb Per\u00ebndim. Ashtu si me \u2018Korleon\u00ebt\u2019 e politik\u00ebs shqiptare, edhe disa \u2018kapo\u2019 t\u00eb universiteteve shqiptare shnd\u00ebrohen n\u00eb njer\u00ebz anonim\u00eb sapo len\u00eb Rinasin.<br \/>\n\u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb reformuar Arsimin e Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se k\u00ebto reforma anashkalojn\u00eb hallkat e tjera t\u00eb arsimit duke filluar nga ai parashkollor, dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa em\u00ebrimet e m\u00ebsuesve dhe drejtor\u00ebve b\u00ebhen kryesisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsive dhe orientimeve politike.<br \/>\nFaik Konica \u00ebsht\u00eb shprehur se n\u00eb fillimet e shtetit shqiptar, monarkia ishte ndoshta forma qeveris\u00ebse m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shqiptaret. Sot politika shqiptare ka \u2018mbret\u00ebr\u2019 t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb gjoja p\u00ebr reformimin e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe atij pasuniversitar sipas k\u00ebtij apo atij modeli Per\u00ebndimor kur, me sa duket, nuk jan\u00eb t\u00eb interesuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb inteligjence q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019u k\u00eblthas\u00eb me zem\u00ebrim t\u00eb ligjsh\u00ebm zolaesk k\u00ebtyre satrap\u00ebve t\u00eb pandreqsh\u00ebm: \u2018J\u2019accuse!\u2019<\/p>\n<p><strong>Biografi e shkurt\u00ebr<\/strong>:<\/p>\n<p>G\u00ebzim Alpion u lind n\u00eb Peshkopi m\u00eb 1962. Ai ka studiuar n\u00eb Kajro p\u00ebr BA dhe MA, dhe n\u00eb 1997 mbrojti doktorat\u00ebn n\u00eb Universitetin e Durhamit. Ai ishte lektor n\u00eb Universitetet e Huddersfield, Sheffield Hallam, dhe Newman p\u00ebrpara em\u00ebrimit n\u00eb vitin 2002 n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Birminghamit ku aktualisht \u00ebsht\u00eb Drejtor i Sociologjis\u00eb, dhe Drejtor i Programeve t\u00eb Kombinuara n\u00eb Shkoll\u00ebn e Qeverisjes dhe Shoq\u00ebris\u00eb. Alpion \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i bordit t\u00eb disa revistave shkencore, p\u00ebrfshir\u00eb \u2018Celebrity Studies\u2019, q\u00eb botohet nga Routledge.<br \/>\nFillimisht ai t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e mediave britanike me botimin dhe v\u00ebnien n\u00eb sken\u00eb n\u00eb disa qytete angleze t\u00eb dramave \u2018Vouchers: A Tragedy\u2019 (2001) dhe \u2018If Only the Dead Could Listen\u2019 (2008).<br \/>\nMonografia \u2018Mother Teresa: Saint or Celebrity?\u2019 \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb gjuh\u00ebn angleze nga Routledge n\u00eb Lond\u00ebr dhe New York (2007), New Delhi (2008), dhe n\u00eb gjuh\u00ebn italiane nga Salerno Editrice n\u00eb Rom\u00eb (2008). Kjo vep\u00ebr dhe v\u00ebllimet me es\u00eb \u2018Foreigner Complex\u2019 (2002) dhe \u2018Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa\u2019, botuar n\u00eb Indi (2008) dhe Amerik\u00eb (2009 dhe 2011) nga Transaction Publications, jan\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb nga kritika akademike. Autor i nj\u00eb numri studimesh n\u00eb revista shkencore dhe p\u00ebrmbledhje akademike, Alpion konsiderohet si eksperti m\u00eb autoritar p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. Ai ka botuar artikuj n\u00eb disa gazeta nd\u00ebrkomb\u00ebtare si \u2018The Guardian\u2019, \u2018Hindustan Times\u2019, \u2018The Middle East Times\u2019, and \u2018The H\u00fcrriyet Daily News\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervistoi Ben Andoni Revista JAVA, Tiran\u00eb, 3 Mars 2015 http:\/\/revistajava.al\/ Intervist\u00eb e \u201cJAVA\u201d me pedagogun e universitetit t\u00eb Birmingham-it, G\u00ebzim Alpion. Si e shikon ai reform\u00ebn e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe si mund t\u00eb b\u00ebhej v\u00ebrtet\u00eb, sipas modelit anglo-sakson. Fondet p\u00ebr k\u00ebrkimet shkencore dhe si duhet t\u00eb menaxhohen ato, apo \u00e7far\u00eb e pengon nj\u00eb reform\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervistoi Ben Andoni Revista JAVA, Tiran\u00eb, 3 Mars 2015 http:\/\/revistajava.al\/ Intervist\u00eb e \u201cJAVA\u201d me pedagogun e universitetit t\u00eb Birmingham-it, G\u00ebzim Alpion. Si e shikon ai reform\u00ebn e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe si mund t\u00eb b\u00ebhej v\u00ebrtet\u00eb, sipas modelit anglo-sakson. Fondet p\u00ebr k\u00ebrkimet shkencore dhe si duhet t\u00eb menaxhohen ato, apo \u00e7far\u00eb e pengon nj\u00eb reform\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-03-03T19:43:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d\",\"datePublished\":\"2015-03-03T19:43:10+00:00\",\"dateModified\":\"2015-03-03T19:43:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/\"},\"wordCount\":2115,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/\",\"name\":\"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg\",\"datePublished\":\"2015-03-03T19:43:10+00:00\",\"dateModified\":\"2015-03-03T19:43:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervistoi Ben Andoni Revista JAVA, Tiran\u00eb, 3 Mars 2015 http:\/\/revistajava.al\/ Intervist\u00eb e \u201cJAVA\u201d me pedagogun e universitetit t\u00eb Birmingham-it, G\u00ebzim Alpion. Si e shikon ai reform\u00ebn e Arsimit t\u00eb Lart\u00eb dhe si mund t\u00eb b\u00ebhej v\u00ebrtet\u00eb, sipas modelit anglo-sakson. Fondet p\u00ebr k\u00ebrkimet shkencore dhe si duhet t\u00eb menaxhohen ato, apo \u00e7far\u00eb e pengon nj\u00eb reform\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-03-03T19:43:10+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d","datePublished":"2015-03-03T19:43:10+00:00","dateModified":"2015-03-03T19:43:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/"},"wordCount":2115,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/","name":"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg","datePublished":"2015-03-03T19:43:10+00:00","dateModified":"2015-03-03T19:43:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gezim_alpion.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/arsimin-tone-te-larte-e-shkaterruan-akademiket-jo-politikanet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cArsimin ton\u00eb t\u00eb Lart\u00eb e shkat\u00ebrruan akademik\u00ebt jo politikan\u00ebt\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14024"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14024"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14024\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}