{"id":13956,"date":"2015-01-20T15:48:45","date_gmt":"2015-01-20T14:48:45","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2821"},"modified":"2015-01-20T15:48:45","modified_gmt":"2015-01-20T14:48:45","slug":"viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/","title":{"rendered":"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shkodra, 1913\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shkodra_1913.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <em>nacionalalbania.com<\/em>, <em>6 tetor 2013<\/em><\/p>\n<p>Nga <strong>Gazmend SHPUZA<\/strong><\/p>\n<p>Tema e k\u00ebtij shkrimi p\u00ebrfshin nj\u00eb moment fare t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb historis\u00eb diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr fatet e saj. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb shtetit t\u00eb porsanjohur, me t\u00eb cil\u00ebn Konferenca e Londr\u00ebs u mor shum\u00eb gjat\u00eb. Dhe kjo p\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb dhimbshme t\u00eb saj p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Porse po n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb fuqit\u00eb europiane njoh\u00ebn, fal\u00eb Sh\u00ebn Adriatikut, dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7ka nuk mund t\u00eb injorohet kurrsesi. Pas p\u00ebrgjysmimit t\u00eb trupit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me vendimet e padrejta t\u00eb marsit dhe t\u00eb gushtit t\u00eb vitit 1913 nuk do t\u00eb hedhim posht\u00eb dhe vendimin e 29 korrikut t\u00eb po atij viti. E shohim t\u00eb nevojshme ta theksojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt sepse gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve n\u00eb mjaft artikuj t\u00eb shtypit dhe n\u00eb ndonj\u00eb veprimtarie shkencore vendimi shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, madje jetik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shtetit shqiptar, ngat\u00ebrrohet keqas me vendimet e m\u00ebparshme dhe t\u00eb m\u00ebvonshme t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare.<\/p>\n<p>E pasakt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu t\u00eb pretendohet se vendimet p\u00ebr cop\u00ebtimin e trojeve shqiptare qenkan sanksionuar n\u00eb nj\u00eb traktat t\u00eb Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1913. Keqkuptimi arrin deri atje sa nj\u00eb parti politike ka afishuar mbi nj\u00eb ur\u00eb t\u00eb Lan\u00ebs thirrjen patetike: \u201cViti 2013 fund! Traktati i Londr\u00ebs\u201d!! Me sa duket, ngat\u00ebrrohen vendimet e Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve me Traktatin e Fsheht\u00eb t\u00eb Londr\u00ebs t\u00eb vitit 1915, i cili parashikonte cop\u00ebtimin e plot\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar. K\u00ebt\u00eb traktat populli shqiptar, duke p\u00ebrfituar nga koniunktura e re nd\u00ebrkomb\u00ebtare pas Luft\u00eb s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, e hodhi posht\u00eb me Luft\u00ebn e Vlor\u00ebs dhe me vendimet e Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Dibra \u2013 qendra e kuvendeve dhe kongreseve historike t\u00eb Rilindjes<\/strong><\/p>\n<p>Dibra ndodhej n\u00eb mesin e trojeve shqiptare t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb vilajetet per\u00ebndimore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Megjith\u00ebse rrjeti rrugor i koh\u00ebs nuk ia mund\u00ebsonte, ajo u shnd\u00ebrrua, n\u00eb saje t\u00eb bijve t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb shquar, n\u00eb qendr\u00ebn m\u00eb t\u00eb par\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb themeluar m\u00eb 15 qershor 1878 n\u00eb Kuvendin e Prizrenit, t\u00eb kryesuar nga biri i saj Iliaz pash\u00eb Qoku. Ky bir i madh i Dibr\u00ebs dhe i mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrkrah pati Pashko Vas\u00eb Shkodranin. At\u00eb e zgjodh\u00ebn kryetar t\u00eb Lidhjes, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai e kreu me qart\u00ebsi politike dhe me vendosm\u00ebri deri n\u00eb fund, duke mbledhur rreth vetes atdhetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb vendosur nga t\u00eb gjitha trojet shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb ball\u00eb t\u00eb forcave radikale t\u00eb Lidhjes, duke p\u00ebrballuar element\u00ebt e l\u00ebkundur dhe neutralizuar t\u00eb moderuarit, duke pasur p\u00ebrkrah tashm\u00eb jo vet\u00ebm Ali pash\u00eb Gucin\u00eb, por dhe kryetarin e Lidhjes Shqiptare p\u00ebr Tosk\u00ebrin\u00eb, Abdyl bej Frash\u00ebrin, Iliaz pasha organizoi Kuvendin e Dibr\u00ebs m\u00eb 14 tetor 1878. N\u00ebn kryesin\u00eb e tij ky kuvend i Lidhjes s\u00eb Prizrenit siguroi bashkimin e t\u00eb gjitha trojeve shqiptare rreth programit t\u00eb saj komb\u00ebtar t\u00eb 15 qershorit 1878. Me autoritetin dhe prestigjin q\u00eb g\u00ebzonte vijoi t\u00eb punonte energjikisht, pa marr\u00eb parasysh mosh\u00ebn, p\u00ebr mobilizimin e mbar\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb programit autonomist t\u00eb Lidhjes. Nga Kuvendi i Dyt\u00eb i Dibr\u00ebs, q\u00eb u mblodh m\u00eb 10 n\u00ebntor 1880, t\u00eb organizuar dhe t\u00eb kryesuar po prej tij, iu parashtrua sulltanit edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Tosk\u00ebris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Abdyl Frash\u00ebri dhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr krijimin e vilajetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Meq\u00eb Stambolli b\u00ebri s\u00ebrish veshin e shurdh\u00ebr, udh\u00ebheq\u00ebsit e vendosur t\u00eb Lidhjes, t\u00eb udh\u00ebhequr nga Omer Prizreni, u vun\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb, tashm\u00eb pa hirin e sulltanit, t\u00eb vendimit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs. Ata formuan qeverin\u00eb e Lidhjes, e cila nisi t\u00eb zgjeroj\u00eb dhe thelloj\u00eb kompetencat qeveris\u00ebse q\u00eb i kishte njohur vetes q\u00eb me formimin e saj. Pas Kuvendit t\u00eb Dibr\u00ebs ajo e shtriu pushtetin e saj nga vilajeti i Kosov\u00ebs dhe sanxhaku i Dibr\u00ebs n\u00eb shumic\u00ebn e trojeve shqiptare. Si\u00e7 mund t\u00eb konkludohet, n\u00eb Dib\u00ebr n\u00eb vitet 1878-1881 u zhvilluan takime dhe bisedime n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare dhe u mor\u00ebn vendime themelore nga udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. N\u00eb k\u00ebto vite udh\u00ebheq\u00ebsit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare me Vaso Pash\u00eb Shkodranin, ideolog i saj, Iliaz pash\u00eb Dibr\u00ebn, Ali pash\u00eb Gucin\u00eb, Abdyl bej Frash\u00ebrin.<\/p>\n<p>Omer efendi Prizrenin, kryeministri i par\u00eb i mbar\u00eb shqiptar\u00ebve, e t\u00eb tjer\u00eb, hodh\u00ebn themelet e pavar\u00ebsis\u00eb shqiptare. Pas revolucionit xhonturk dhe rivendosjes s\u00eb kushtetut\u00ebs L\u00ebvizja Komb\u00ebtare Shqiptare njohu nj\u00eb zhvillim t\u00eb vrullsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn kulturore. T\u00eb trembur p\u00ebrball\u00eb zhvillimeve t\u00eb tilla, pas konsolidimit t\u00eb pushtetit t\u00eb saposht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb, qeveritar\u00ebt xhonturq nd\u00ebrmor\u00ebn menj\u00ebher\u00eb masa drastike kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. M\u00eb 23 korrik 1909 ata organizuan pik\u00ebrisht n\u00eb Dib\u00ebr ongresin, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb zgjedhur nga bashkit\u00eb dhe komitetet e tyre lokale. Meq\u00eb nuk ishin t\u00eb sigurt q\u00eb delegat\u00ebt shqiptar\u00eb, edhe pse t\u00eb zgjedhur n\u00ebn kontrollin e tyre, do t\u00eb pajtoheshin me programin e tyre, organizator\u00ebt ftuan n\u00eb kongres dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb vilajetit t\u00eb Selanikut.<\/p>\n<p>Synimi i tyre p\u00ebr t\u2019i paraqitur shqiptar\u00ebt mb\u00ebshtet\u00ebs pa kushte t\u00eb regjimit t\u00eb tyre d\u00ebshtoi. N\u00eb rezolut\u00ebn e kongresit u parashtruan k\u00ebrkesa p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave autonomiste t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe p\u00ebr m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb shkollat ekzistuese n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Kongresit t\u00eb Manastirit dhe n\u00eb shkollat e reja q\u00eb k\u00ebrkohej t\u00eb ngriheshin. Shp\u00ebrthimi i kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 1912 n\u00eb Kosov\u00eb u mb\u00ebshtet s\u00eb pari nga Dibra dhe nga l\u00ebvizja e oficer\u00ebve opozitar\u00eb t\u00eb komanduar nga Tajar Tetova. Si qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare, Dibra u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb terrorit xhonturk gjat\u00eb ekspedit\u00ebs nd\u00ebshkimore t\u00eb komanduar nga Shefqet Turgut pasha m\u00eb 1910, ekspedit\u00eb q\u00eb u shtri n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Tiran\u00eb e n\u00eb Manastir.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb kontributin e dh\u00ebn\u00eb nga dibran\u00ebt n\u00eb L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare kund\u00ebrosmane, ata, sikurse gjysma e popullsis\u00eb shqiptare, nuk e g\u00ebzuan pavar\u00ebsin\u00eb e shpallur m\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 dhe t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht disa muaj m\u00eb von\u00eb. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb muajit shkurt 1913, diplomacia ruse n\u00eb vend t\u00eb Shkodr\u00ebs k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb Serbis\u00eb ve\u00e7 tokave t\u00eb tjera t\u2019i dhuroheshin dhe Gjakova dhe Dibra, t\u00ebr\u00ebsisht shqiptare. Parimi etnik nuk merrej parasysh dhe pretendimet sllave mb\u00ebshteteshin, si\u00e7 sh\u00ebnonte Theodhor Ipen, mbi tradit\u00ebn fetare. Gjakova dhe Dibra k\u00ebrkoheshin nga Pet\u00ebrburgu p\u00ebr Serbin\u00eb meq\u00eb karakteri sllav i tyre nuk mund t\u00eb provohej me arsye kishtare. Manastiri serb i De\u00e7anit kishte prona t\u00eb gjera tok\u00ebsore n\u00eb krahin\u00ebn e Gjakov\u00ebs. Nd\u00ebrsa Dibra ishte selia e dy peshkop\u00ebve ortodoks\u00eb dhe fare pran\u00eb saj ndodhej manastiri ortodoks i Sh\u00ebn Jovan Bigorit.<\/p>\n<p><strong>Pleksja e fatit t\u00eb Dibr\u00ebs me at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Fati i Dibr\u00ebs dhe ai i Gjakov\u00ebs u lidh\u00ebn ngusht\u00eb nga diplomacia ruso-franceze, e mb\u00ebshtetur nga ajo angleze, me at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs. Pretendimet serbo-ruse mbi Dibr\u00ebn dhe Gjakov\u00ebn u b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse pas dor\u00ebzimit t\u00eb qytetit verior n\u00eb duart e ushtris\u00eb malazeze. Esat pasha e dor\u00ebzoi qytetin verior pik\u00ebrisht pasi Konferenca e Londr\u00ebs kishte vendosur q\u00eb Shkodra t\u2019i mbetej Shqip\u00ebris\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur Beogradi urdh\u00ebroi t\u00ebrheqjen e forcave serbe nga rrethimi i qytetit. Fuqit\u00eb e m\u00ebdha k\u00ebrkuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ultimative nga Mali i Zi t\u00ebrheqjen e forcave nga rrethimi i Shkodr\u00ebs. Mbrojt\u00ebsit e Shkodr\u00ebs q\u00eb nga maja e malit t\u00eb Taraboshit kishin par\u00eb dritat e flotiljes nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb kishte ardhur n\u00eb brigjet e Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb sanxhakut t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr ta detyruar krajl Nikoll\u00ebn q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshtrohej vendimit t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto rrethana nuk e p\u00ebrligjin kurrsesi q\u00ebndrimin kapitjes t\u00eb pashait. P\u00ebrball\u00eb q\u00ebndrimit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs proserb t\u00eb Rusis\u00eb dhe t\u00eb Franc\u00ebs Shkodra u shp\u00ebtua nga diplomacia austriake, duke sakrifikuar Gjakov\u00ebn dhe Dibr\u00ebn. Pra, akti tradhtar i pashait toptanas qe fatal p\u00ebr fatin e Dibr\u00ebn dhe t\u00eb Gjakov\u00ebs. Pretendimet e Serbis\u00eb p\u00ebr Gjakov\u00ebn dhe Dibr\u00ebn n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb qyteti t\u00eb madh si\u00e7 ishte Shkodra p\u00ebr ambasadorin e Franc\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr P. Cambon na ishin nj\u00eb \u201ck\u00ebrkes\u00eb e arsyeshme\u201d. Dhe sipas ambasadorit angles Kartrajt pazarlleqet e Londr\u00ebs n\u00eb kurriz t\u00eb trojeve shqiptare b\u00ebheshin \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb paqtimit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis fuqive t\u00eb m\u00ebdha\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb 1000 e ca dibran\u00eb vijonin t\u00eb luftonin n\u00eb mbrojtjen e Shkodr\u00ebs. Porse k\u00ebto sakrifica t\u00eb mbrojt\u00ebsve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs t\u00eb mb\u00ebshtetur nga dibran\u00ebt u tradhtuan nga Esat pasha. Vrasja e Hasan Riza pash\u00ebs dhe dor\u00ebzimi i Shkodr\u00ebs u b\u00ebn\u00eb viktima t\u00eb ambicieve t\u00eb pashait toptanas, si\u00e7 kujton atdhetari i shquar dibran Ismail Strazimiri, partizani 73-vje\u00e7ar, d\u00ebshmor i LAN\u00c7L.<\/p>\n<p>Shkodra me rezervat ushqimore dhe luftarake t\u00eb siguruara ishte n\u00eb gjendje t\u2019u rezistonte sulmeve t\u00eb pareshtura t\u00eb malaziasve edhe kat\u00ebr-pes\u00eb dit\u00eb t\u00eb tjera. K\u00ebto dit\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme deri n\u00eb zbatimin e vendimit t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr heqjen e rrethimit nga ana e krajl Nikoll\u00ebs, q\u00eb ndodhej n\u00ebn presionin e demonstrat\u00ebs s\u00eb tyre detare. Esat pasha duke ia shitur Shkodr\u00ebn Malit t\u00eb Zi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shiti Gjakov\u00ebn dhe Dibr\u00ebn. Me demagogjin\u00eb tij dhelparake dhe t\u00eb paskrupull n\u00eb kurriz t\u00eb dibran\u00ebve, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb mbrojtjen e Shkodr\u00ebs, Esat pasha u p\u00ebrpoq t\u00eb bindte dibran\u00ebt se do \u201cta \u00e7lironte Dibr\u00ebn e pushtueme prej serb\u00ebve\u201d!<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet e tij me Pashi\u00e7in nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb flasin p\u00ebr pazarll\u00ebqe t\u00eb reja n\u00eb kurriz t\u00eb trojeve t\u00eb mbetura brenda shtetit shqiptar. Demagogjia e Esat pash\u00ebs Toptanit arriti kulmin gjat\u00eb kryengritjes s\u00eb shtatorit 1913, e cila nisi n\u00eb Dib\u00ebr, duke premtuar ndihma n\u00eb arm\u00eb e municione. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb ai ushtronte presion mbi Ismail Qemalin q\u00eb qeveria e Vlor\u00ebs t\u00eb angazhohej direkt n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb kryengrit\u00ebsve. Me k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb synonte t\u2019u jepte pretekstin ushtrive serbe p\u00ebr t\u00eb marshuar brenda tokave t\u00eb shtetit shqiptar. Forcat q\u00eb mblodhi n\u00eb Tiran\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebrhapur fjal\u00eb se do t\u2019i niste n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb dibran\u00ebve, ai i drejtoi kah Lushnja kund\u00ebr qeveris\u00eb se Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb sip\u00ebr u p\u00ebrpoq\u00ebm t\u00eb provojm\u00eb se Dibra e kuvendeve dhe e kongreseve historike t\u00eb Rilindjes, sikurse afro gjysma e trojeve shqiptare, nuk e meritonte fatin historik q\u00eb i caktuan p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e fuqive t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Konferenc\u00ebn e tyre t\u00eb Londr\u00ebs m\u00eb 1913 pa d\u00ebgjuar t\u00eb pakt\u00ebn z\u00ebrin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve legjitim\u00eb t\u00eb popullit shqiptar. Nga ana tjet\u00ebr, dibran\u00ebt dhe mbar\u00eb populli shqiptar nuk ua pati borxh t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb u vun\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb armiqve t\u00eb kombit ton\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb vorbull t\u00eb pazarll\u00ebqeve diplomatike t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb monarkive t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga nacionalalbania.com, 6 tetor 2013 Nga Gazmend SHPUZA Tema e k\u00ebtij shkrimi p\u00ebrfshin nj\u00eb moment fare t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb historis\u00eb diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr fatet e saj. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb shtetit t\u00eb porsanjohur, me t\u00eb cil\u00ebn Konferenca e Londr\u00ebs u mor shum\u00eb gjat\u00eb. Dhe kjo p\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13956","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga nacionalalbania.com, 6 tetor 2013 Nga Gazmend SHPUZA Tema e k\u00ebtij shkrimi p\u00ebrfshin nj\u00eb moment fare t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb historis\u00eb diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr fatet e saj. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb shtetit t\u00eb porsanjohur, me t\u00eb cil\u00ebn Konferenca e Londr\u00ebs u mor shum\u00eb gjat\u00eb. Dhe kjo p\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-01-20T14:48:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shkodra_1913.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn\",\"datePublished\":\"2015-01-20T14:48:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/\"},\"wordCount\":2017,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/shkodra_1913.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/\",\"name\":\"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/shkodra_1913.jpg\",\"datePublished\":\"2015-01-20T14:48:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/shkodra_1913.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2015\\\/shkodra_1913.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga nacionalalbania.com, 6 tetor 2013 Nga Gazmend SHPUZA Tema e k\u00ebtij shkrimi p\u00ebrfshin nj\u00eb moment fare t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb historis\u00eb diplomatike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare p\u00ebr fatet e saj. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufijve t\u00eb shtetit t\u00eb porsanjohur, me t\u00eb cil\u00ebn Konferenca e Londr\u00ebs u mor shum\u00eb gjat\u00eb. Dhe kjo p\u00ebrfaq\u00ebson pjes\u00ebn m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-01-20T14:48:45+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shkodra_1913.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn","datePublished":"2015-01-20T14:48:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/"},"wordCount":2017,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shkodra_1913.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/","name":"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shkodra_1913.jpg","datePublished":"2015-01-20T14:48:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shkodra_1913.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/shkodra_1913.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/viti-1913-si-u-sakrifikua-gjakova-dhe-dibra-per-te-shpetuar-shkodren\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Viti 1913, si u sakrifikua Gjakova dhe Dibra p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Shkodr\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13956","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13956"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13956\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13956"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13956"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13956"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}