{"id":13951,"date":"2015-01-18T11:15:52","date_gmt":"2015-01-18T10:15:52","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2774"},"modified":"2015-01-18T11:15:52","modified_gmt":"2015-01-18T10:15:52","slug":"qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/","title":{"rendered":"Qazim Dervishi &#8211; nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Pjet\u00ebr Logoreci\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Pjet\u00ebr Logoreci<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr personazhet e spikatur q\u00eb kontribuan p\u00ebr vendosjen e themeleve t\u00eb sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shum\u00ebtalenti, atleti nga Shkodra, Qazim Dervishi. Ky burr\u00eb i ditur dhe i emancipuar, me kultur\u00eb perendimore, pat merit\u00ebn e fillimit t\u00eb shum\u00eb sporteve q\u00eb nuk njiheshin asokohe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku dhe ishte kampion e sillte vit pas viti rekorde t\u00eb reja p\u00ebrsonale. M\u00eb von\u00eb m\u00ebsues dhe edukator, vazhdoi t\u00eb p\u00ebrhapte tek brezat e rinj kultur\u00ebn komb\u00ebtare e d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr sport duke merituar titullin e lart\u00eb \u201cM\u00ebsues i popullit\u201d.<\/p>\n<p>Qazimi, gjoksi i t\u00eb cilit ishte i mbushur me medalje e dekorata, p\u00ebr rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera dhe p\u00ebr ndihmesen e madhe n\u00eb bot\u00ebn e sportit, fatkeq\u00ebsisht p\u00ebr sa jetoi nuk zot\u00ebroj asnj\u00eb titull sportiv. Sic duket, kultura dhe aktiviteti i tij e shqet\u00ebsuan pushtetin komunist, i cili n\u00eb vend q\u00eb ta nderonte me titullin \u201cMjesht\u00ebr i Madh Sporti\u201d, e perplasi nd\u00ebr qelit\u00eb e burgjeve fam\u00ebkeqe t\u00eb sistemit gjakatar komunist, duke e katandisur familjen e tij, deri sa doli nga burgu, p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>SI E NJOHA QAZIM DERVISHIN&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Nd\u00ebrrimi i sistemeve n\u00eb Shqip\u00ebri edhe pse n\u00eb vazhdim\u00ebsi me komunista, apo femij\u00ebt e tyre n\u00eb pushtet, mund\u00ebsoi p\u00ebr shum\u00eb familje shqiptare te ndara nga izolimi i dhun\u00ebsh\u00ebm dhe i eg\u00ebr komunist, bashkimin e pjestar\u00ebve, afrimin e njohjen e tyre, si dhe i mund\u00ebsoi vizita tek nj\u00ebri tjetri. Njerzit filluan t\u00eb frym\u00ebmarrin edhe pse plag\u00ebt, dh\u00ebmbjet e vuajtjeve nga raprezaljet e diktatur\u00ebs ishin t\u00eb m\u00ebdha. Pes\u00eb dekada dhune kund\u00ebr familjes dhe liris\u00eb s\u00eb individit, b\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, dy breza t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare t\u00eb keqtrajtohen, t\u00eb diskriminohen apo t\u00eb fshihen nga memorja qytetare si rezultat i \u201cluft\u00ebs s\u00eb klasave\u201d. Shum\u00eb u pushkatuan (edhe pa gjyq) dhe nuk i dihet as varri, disa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrndjekjen e tiranin\u00eb e \u201ckomunist\u00ebve internacionalist\u00eb\u201d u arratis\u00ebn nga atdheu duke gjetur streh\u00eb n\u00eb vendet perendimore, t\u00eb tjer\u00ebt jetuan s\u00eb bashku n\u00eb burgun e madh Shqip\u00ebri, n\u00eb \u201cfanarin ndricues\u201d, n\u00eb brigjet e Adriatikut&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb ndryshimesh t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb postkomunizmit, n\u00eb vitin 1993, pata fatin e mir\u00eb t\u00eb njihem me intelektualin Qazim Dervishi, i cili n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, jetonte me familjen e tij n\u00eb Shkod\u00ebr.<br \/>\nSi shum\u00eb familje t\u00eb tjera edhe familja ime, vuajti arratin\u00eb, ndarjen e pjestar\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt si intelektual\u00eb q\u00eb kishin studiuar n\u00eb shkoll\u00ebn teknike amerikane t\u00eb Fultzit e m\u00eb pas n\u00eb universitetet perendimore, shiheshin si armiq nga regjimi diktatorial. P\u00ebr afro gjys\u00ebm shekulli izolimi, ne nuk mund\u00ebm t\u00eb kontaktonin (telefon, letra, apo fizikisht), t\u00eb ndiheshin, me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb familjes, deri sa ato vdiq\u00ebn t\u00eb d\u00ebsh\u00ebruar n\u00eb dhe t\u00eb huaj. Qelloi q\u00eb n\u00eb prandver\u00ebn e vitit 1993, erdh\u00ebn p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pjestar\u00ebt e familjes time, t\u00eb cil\u00ebt jetonin n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Maturantet e Shkolles Teknike 1929\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi1.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Kush\u00ebririn im Philip (djali i xhaxhait tim, Anton Logoreci) dhe n\u00ebna e tij Doreen Clements (gazetare e nj\u00eb reviste londineze nga m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuarat e Anglis\u00eb)\u00b8 gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebrjetuan shum\u00eb surpriza t\u00eb k\u00ebnd\u00ebshme t\u00eb cilat jua zbukuruan dit\u00ebt e tyre t\u00eb q\u00ebndrimit, nj\u00eb nd\u00ebr to ishte dhe vizita n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e intelektualit e patriotit shkodran QAZIM DERVISHI. Meqen\u00ebse z. Dervishi ishte n\u00eb mosh\u00ebn 85 vjecare, shkuam ta takonim n\u00eb pallatin ku ai banonte. Vizitor\u00ebt nuk e flisnin gjuh\u00ebn shqipe prandaj k\u00ebrkova ndihm\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrkthysje profesioniste p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb interpretimin e bised\u00ebs nga gjuha angleze n\u00eb shqip. Takimi me anglez\u00ebt e solli zotni Qazimin n\u00eb kujtime t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rinis\u00eb kur ai, n\u00eb mes qindra student\u00ebsh nga i gjithe vendi, ishte pjestar i shkoll\u00ebs teknike amerikane t\u00eb Harry Fultz-it n\u00eb Tirane. P\u00ebr cudi edhe pse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe, z. Qazimi filloj t\u00eb komunikoj\u00eb me miqt\u00eb n\u00eb nj\u00eb anglishte perfekte, pa patur nevoje p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e p\u00ebrkthyeses.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Qazim Dervishi atlet. Foto Marubi 1933\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi2.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb ambietit t\u00eb ngroht\u00eb familjar q\u00eb u krijua, z. Qazimi filloj ti tregoj\u00eb miqve nga Anglia p\u00ebrjetimet e tmershme n\u00eb burgjet komuniste, e sidomos t\u00eb periudh\u00ebs dy vjecare t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb hetuesi. Nuk mund ti harroj drith\u00ebrimat q\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkuan kur d\u00ebgjova ngjarjen e tmershme q\u00eb i kishte ndodhur gjat\u00eb hetuesis\u00eb&#8230;. Pasi e kishin detyruar t\u00eb zhvishej dhe torturuar barbarisht, e kishin varur p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsh, fytyr\u00eb p\u00ebr fytyr\u00eb me kok\u00ebposht\u00eb, s\u00eb bashku me nj\u00eb prift katolik i cili kishte vdekur nga torturat. &#8230;.Ftoft\u00ebsia e kufom\u00ebs si dhe sekrecionet e mbrend\u00ebshme t\u00eb klerikut-kufom\u00eb, binin mbi trupin e gjakosur e t\u00eb zhveshur t\u00eb Qazimit. Dhe nuk mjaftonte kjo, por hetuesit sadist\u00eb duke gjetur k\u00ebnaq\u00ebsi e shum\u00eb agresiv\u00eb, kishin filluar t\u00eb l\u00ebshonin telin q\u00eb i mbante t\u00eb lidhur dy trupat, t\u00eb cil\u00ebt i kishin varur mbi grop\u00ebn e hapur p\u00ebr WC, &#8230;e vazhdonin ti l\u00ebshonin &#8230;deri sa kokat e t\u00eb burgosurve prek\u00ebn jashtqitjet n\u00eb grop\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Kjo ngjarje shkaktoi nj\u00eb reaksion t\u00eb fort\u00eb emocional tek anglezja mike e cila humbi ndjenjat. Ajo kishte d\u00ebgjuar qindra histori nga i shoqi Anton Logoreci, i cili fliste p\u00ebr tmerret e komunizmit cdo nat\u00eb n\u00eb emisionin shqip t\u00eb radios BBC\u00b8 por kjo q\u00eb d\u00ebgjoj k\u00ebtu ishte jasht\u00eb cdo limiti njerzor.<br \/>\nKush ishte QAZIM DERVISHI?<\/p>\n<p>Qazim Dervishi, i biri i Zades dhe i Selimit, lindi n\u00eb Shkod\u00ebr me 10 qeshor 1908. I ati i Selimit, Dervish Stankovic ishte kepuctar dhe kishte e ardhur n\u00eb Shkod\u00ebr rreth vitit 1866 nga Tuzi, nd\u00ebrsa n\u00ebna e Qazimit ishte me origjin\u00eb nga Mjeda.<\/p>\n<p>Qysh n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, Qazimi u vecua nga t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr shkatht\u00ebsin\u00eb e tij mendore dhe trupore e n\u00eb shkolle ai ishte kurdoher\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i dalluar. Edhe pse (sipas tregimit t\u00eb familjarve) rreth viteve 1916 &#8230; 1918, ishte e ndaluar q\u00eb femij\u00ebt nga familjet muslimane t\u00eb luanin me top (pasi shihej si gjynah), Qazimi organizonte me shok\u00ebt e mosh\u00ebs lojra me top, t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn\u00eb Zade-ja ja qepte me kujdes.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Qazim Dervishi (i pari siper majtas) dhe skuadra e futbollit e shkolles teknike amerikane ne Tirane\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi3.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Babai q\u00eb merrej me tregti, pat mund\u00ebsi ekonomike q\u00eb t\u00eb paguante nj\u00eb m\u00ebsues privat p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb t\u00eb birit njohuri t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat ai ishte shum\u00eb i interesuar. Pa mbushur mosh\u00ebn 12 vjecare, Qazimit i vdes babai duke l\u00ebn\u00eb pas kat\u00ebr femij\u00eb jetim\u00eb, dy djem dhe dy vajza. P\u00ebr familjen nisin koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por amaneti i babait ishte q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb shkolloheshin. Miqt\u00eb e familjes filluan t\u00eb interesoheshin q\u00eb Qazimi, si m\u00eb madhi nd\u00ebr femij\u00ebt, t\u00eb frekuentoje nj\u00eb shkoll\u00eb detare n\u00eb Turqi, por deshira e f\u00ebmijes ishte tjet\u00ebr. Ai nuk e pranoi propozimin dhe sapo mbaroj filloren u regjistrua n\u00eb Gjimnazin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Qazimi dhe skuadra e futbollit \u2013 Bashkimi Shkodran - 1934\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi4.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Duke par\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Qazimit, punonj\u00ebsit e kryqit t\u00eb kuq amerikan n\u00eb Shkod\u00ebr e k\u00ebshilluan t\u00eb regjistrohej n\u00eb shkoll\u00ebn teknike amerikane q\u00eb ishte hapur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 1922, ku ai filloj studimet e rregullta n\u00eb vitin shkollor 1924, viti i dyt\u00eb i egzistenc\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs. Shkolla me profil industrial, kishte drejtor 34 vjecarin Harry Fultz. Ajo financohej nga kryqi i kuq amerikan dhe kishte t\u00eb nj\u00ebjtin program me shkollat e Pityburgut, nj\u00eb qytet industrial i njohur n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi5.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Aty Qazimi u njoh edhe me student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb vinin nga qyteti i tij i lindjes si Viktor Beltoja, Ndoc Qerraxhia, Lec Barbullushi, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb shok\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tij\u00ebt. M\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitet e tjera, grupi i bashk\u00ebqytetar\u00ebve u zmadhua me Xheladin Bacin, Shaqir Kadin\u00eb, Anton Logorecin, Zef Qerraxhin\u00eb, Ndoc Geren, Ndrek Kodhelin, Mark Kurbinin, Loro Shirok\u00ebn. Gjat\u00eb mesimit nx\u00ebn\u00ebsit edukoheshin me dashurin\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn n\u00ebn motivin : \u201cIf we rest, we rust&#8221;, n\u00eb shqip: \u201ckush rri ndryshket\u201d, apo sic flitej n\u00eb mes nx\u00ebn\u00ebsve: secili duhet t\u00eb jet\u00eb gati t\u00eb pranoj\u00eb cdo pun\u00eb q\u00eb ti jepet&#8230;. Nx\u00ebn\u00ebsit duke punuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar zanate t\u00eb ndrysh\u00ebm siguronin dhe t\u00eb mirat e duhura materiale p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb konvikt. Fultzi e kishte v\u00ebn\u00eb Qazimin t\u00eb drejtonte sektorin e blegtoris\u00eb n\u00eb ferm\u00ebn q\u00eb zot\u00ebronte shkolla, n\u00eb Laprake. Qazimi punonte tokat e ferm\u00ebs me traktor, administronte gjeneratorin e shkoll\u00ebs, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb punonte edhe si shofer duke b\u00ebr\u00eb transportin e far\u00ebs s\u00eb misrit nga Tirana n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Qazim Dervishi dhe Skuadra e basketbollit e Shkolles se Perashit 1934\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi6.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Edhe aktivitetet e ndryshme sportive, futja e sporteve t\u00eb reja t\u00eb panjohura m\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ishin n\u00eb programin e shkoll\u00ebs teknike amerikane. Nd\u00ebr keto aktivitete Qazimi ishte gjithmon\u00eb prezent dhe sipas informacioneve t\u00eb gazet\u00ebs s\u00eb shkoll\u00ebs \u201cLaboremus\u201d, n\u00eb lojrat olimpike t\u00eb cilat organizoheshin p\u00ebr cdo vit nga shkolla, ai u dallua dhe zuri vende nderi n\u00eb gar\u00ebn e k\u00ebrcimit p\u00ebr s\u00eb gjati, n\u00eb gar\u00ebn e k\u00ebrcimit trehap\u00ebsh. N\u00eb vitin 1925, Qazimi u zgjodh kapiten i skuadres s\u00eb futbollit t\u00eb shkoll\u00ebs si dhe k\u00ebshilltar i p\u00ebrhersh\u00ebm i drejtoris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sport. N\u00eb lojrat olimpike t\u00eb vitit 1927, Qazimi theu rekordin e k\u00ebrcimit s\u00eb larti. Me inisitiven e drejtorit Harry Fultz, i cili ishte nj\u00eb lojtar basketbolli i mrekulluesh\u00ebm, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, u organizuan ndeshje basketbollit, ku Qazimi ishte kapiteni i 5-shes s\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn teknike amerikane.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Kercim mbi steken 1.58cm nga Luigj Shala nxenes\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi7.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb fillimin e vitit 1929, duke par\u00eb pun\u00ebn e mir\u00eb e serioze t\u00eb Qazimit, koleg\u00ebt k\u00ebrkuan q\u00eb ai t\u00eb ishte &#8211; kujdestar i konviktit Naim Frash\u00ebri-. Me emrimin e tij kujdestar, Qazimi p\u00ebrvec pun\u00ebve q\u00eb i takonin, filloj t\u00eb organizonte me nx\u00ebn\u00ebsit e konviktit, gara atletike dhe ndeshje basketbolli. Por d\u00ebshira e tij ishte t\u00eb transferohej n\u00eb qytetin e lindjes, t\u00eb ja dedikonte Shkodr\u00ebs rezultatet e mira q\u00eb arrinte n\u00eb sport. Mbas transferimit n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar nevojat ekonomike t\u00eb familjes ai filloj t\u00eb punoj\u00eb si m\u00ebsues te shkolla HADREJ, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht si kujdestar n\u00eb konviktin MALET TONA, pra m\u00ebsues dhe edukator. Me inisiativ\u00ebn e tij, n\u00eb vitin 1930, ai vendosin n\u00eb k\u00ebndin e vet\u00ebm sportiv q\u00eb egzistonte n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb at\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Perashit, tabelat e basketbollit, shkall\u00ebn suedeze, traun e ekuilibrit, grop\u00ebn e r\u00ebr\u00ebs, stekat p\u00ebr k\u00ebrcimin s\u00eb larti si dhe vizoj pistat p\u00ebr gara vrapimi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Qazim Dervishi dhe koleget atlete te viteve 3\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi8.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>N\u00ebn organimin e tij, terreni sportiv pat p\u00ebrher\u00eb lojra basketbolli, handbolli, futbolli apo gara vrapimi t\u00eb p\u00ebrziera p\u00ebr djem e vajza. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen e tij dhe me ndihm\u00ebn e shok\u00ebve e nx\u00ebn\u00ebsve, n\u00eb vitin 1934, Shkodra kishte 3 terrene sportive. Jasht\u00eb deshir\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb vitin 1939, Qazimi transferohet si m\u00ebsues n\u00eb Pogradec, por n\u00eb tetorin e vitit 1942 kthehet si m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00ebn Ismail Qemali t\u00eb Shkodr\u00ebs. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ai martohet me m\u00ebsuesen e njohur Meliha Dervishi (m\u00ebsuese e popullit) dhe s\u00eb bashku gjat\u00eb vitit 1945, punojn\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb dhe Gjirokaster.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Kryetari i Bashkise Shkoder, Filip Guraziu i dorezon titullin MESUES I POPULLIT\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi9.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb deshir\u00eb e madhe e Qazimit, ishte formimi i nj\u00eb klase p\u00ebr f\u00ebmijet shurdh\u00eb &#8211; memec\u00eb. Ai punoj papushim p\u00ebr nj\u00eb alfabet diadik duke u bazuar n\u00eb modelin e shkoll\u00ebs amerikane \u201cNorthwest school Philadelphia\u201d, ishte talent n\u00eb fush\u00ebn e didaktik\u00ebs si dhe p\u00ebrkthente nga anglishtja let\u00ebrsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, let\u00ebrsi sportive dhe didaktike.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Qazim Dervishi, kujdestar i konviktit Naim Frasheri Tirane 1929\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi10.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Pat nj\u00eb periudh\u00eb kohe kur Qazimin e d\u00ebrguan t\u00eb punoj\u00eb si instruktor i edukimit fizik n\u00eb hekurudh\u00ebn Peqin \u2013 Kavaj\u00eb. Aty, ai u vendos n\u00ebn sh\u00ebnjestr\u00ebn e sigurimit t\u00eb shtetit, i cili aktivitetin e zellsh\u00ebm dhe lidhjet e Qazimit i shihte me xhelozi.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt komunist t\u00eb koh\u00ebs, nuk mund t\u00eb pranonin planet e tij q\u00eb t\u00eb lidhej me shkollat amerikane dhe ato londineze p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga programet e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb, me 12 shtator 1947, n\u00eb mosh\u00ebn 39 vjecare, Qazimi arrestohet nga sigurimi i shtetit me akuz\u00ebn \u201cveprimtari n\u00eb grup kund\u00ebr shtetit\u00b8agjitacion e propagand\u00eb dhe spiunazh\u201d. Q\u00ebndron p\u00ebr 22 muaj n\u00eb birucat e shfarosjes t\u00eb hetuesis\u00eb, n\u00ebn tortura cnjerzore, ku fal\u00eb nj\u00eb fiziku t\u00eb hekurt prej sportisti i rreziston vdekjes. Denohet me 18 vite burg nga gjykata e Tiran\u00ebs e cila \u201ce gjeti fajtor\u201d n\u00ebn k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb. Shtat\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb, lirohet nga burgu. P\u00ebr vite me radh\u00eb familja e tij ishte viktim\u00eb e nj\u00eb fushate t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebrndjekjesh, frik\u00ebsimesh dhe bastisjesh nga sigurimi, t\u00eb cilat vazhduan sistematikisht deri 1971-shin e ndrrimin e sistemit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Qazim Dervishi - Dekreti i Presidentit per titullin MESUES I POPULLIT\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/qazim_dervishi11.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 ndihmes\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb sporteve t\u00eb reja n\u00eb Shqip\u00ebri, Qazimi pat nj\u00eb karrier brilante edhe si administrator e gjyqtar i futbollit. N\u00eb vitin 1945 ai emrohet kryetar dhe drejton shoq\u00ebrin\u00eb Vllaznia n\u00eb Shkod\u00ebr. Pervec se nj\u00eb atlet profesionist, nj\u00eb futbollist i pap\u00ebrmbajtur, ai ishte arbitri i par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb i futbollit n\u00eb Shqip\u00ebri. Qazimi ishte nj\u00eb gjyqtar shum\u00eb i vler\u00ebsuar si mbrenda vendit ashtu edhe n\u00eb ndeshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke arbitruar me shum\u00eb sukses n\u00eb ballkaniaden e vitit 1946.<\/p>\n<p>Me 11.06.1993, ai nderohet nga Presidenti i Republik\u00ebs me titullin e lart\u00eb \u201eM\u00ebsues i popullit. P\u00ebr t\u00eb nderuar kujtimin dhe vepr\u00ebn e tij, n\u00eb vitin 1996, pallatit t\u00eb ri t\u00eb sportit n\u00eb qytetin e Shkodres i vendoset emri QAZIM DERVISHI. Me k\u00ebrkes\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs\u00b8me 13.3.2009, k\u00ebshilli i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, i jep titullin \u201cQytetar Nderi\u201d. Qazim Dervishi vdiq m\u00eb 19 janar 1994 n\u00eb mosh\u00ebn 86 vje\u00e7, i nderuar nga koleget, qytetar\u00ebt e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por pa arritur t\u00eb shoh\u00eb sa ishte gjall\u00eb, titullin MJESHTER I MADH I SPORTIT apo CMIMIN E KARRIERES si sportist&#8230;..<\/p>\n<blockquote><p>Foto 1: Qazim Dervishi<br \/>\nFoto 2: Maturantet e Shkolles Teknike 1929<br \/>\nFoto 3: Qazim Dervishi atlet. Foto Marubi 1933<br \/>\nFoto 4: Qazim Dervishi (i pari siper majtas) dhe skuadra e futbollit e shkolles teknike amerikane ne Tirane<br \/>\nFoto 5: Qazimi dhe skuadra e futbollit \u2013 Bashkimi Shkodran &#8211; 1934<br \/>\nFoto 6: Qazim Dervishi dhe Skuadra e basketbollit e Shkolles se Perashit 1934<br \/>\nFoto 7: Kercim mbi steken 1.58cm nga Luigj Shala nxenes<br \/>\nFoto 8: Qazim Dervishi dhe koleget atlete te viteve 3<br \/>\nFoto 9: Kryetari i Bashkise Shkoder, Filip Guraziu i dorezon titullin MESUES I POPULLIT<br \/>\nFoto 10: Qazim Dervishi, kujdestar i konviktit Naim Frasheri Tirane 1929<br \/>\nFoto 11: Mesues e sportiste 1929 Tirane. Qazim Dervishi, Selman Stermazi, Elez Mahja\u2026<br \/>\nFoto 12: Dekreti i Presidentit per titullin MESUES I POPULLIT<\/p><\/blockquote>\n<p><em>Vjen\u00eb, me 12.1.2015<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pjet\u00ebr Logoreci Nj\u00eb nd\u00ebr personazhet e spikatur q\u00eb kontribuan p\u00ebr vendosjen e themeleve t\u00eb sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shum\u00ebtalenti, atleti nga Shkodra, Qazim Dervishi. Ky burr\u00eb i ditur dhe i emancipuar, me kultur\u00eb perendimore, pat merit\u00ebn e fillimit t\u00eb shum\u00eb sporteve q\u00eb nuk njiheshin asokohe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku dhe ishte kampion e sillte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13951","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-histori"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Qazim Dervishi - nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Qazim Dervishi - nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Pjet\u00ebr Logoreci Nj\u00eb nd\u00ebr personazhet e spikatur q\u00eb kontribuan p\u00ebr vendosjen e themeleve t\u00eb sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shum\u00ebtalenti, atleti nga Shkodra, Qazim Dervishi. Ky burr\u00eb i ditur dhe i emancipuar, me kultur\u00eb perendimore, pat merit\u00ebn e fillimit t\u00eb shum\u00eb sporteve q\u00eb nuk njiheshin asokohe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku dhe ishte kampion e sillte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-01-18T10:15:52+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Qazim Dervishi &#8211; nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar&#8230;\",\"datePublished\":\"2015-01-18T10:15:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/\"},\"wordCount\":2511,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/\",\"name\":\"Qazim Dervishi - nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg\",\"datePublished\":\"2015-01-18T10:15:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/pjeter_logoreci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Qazim Dervishi &#8211; nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar&#8230;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Qazim Dervishi - nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Qazim Dervishi - nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Pjet\u00ebr Logoreci Nj\u00eb nd\u00ebr personazhet e spikatur q\u00eb kontribuan p\u00ebr vendosjen e themeleve t\u00eb sportit shqiptar, ishte padyshim dhe shum\u00ebtalenti, atleti nga Shkodra, Qazim Dervishi. Ky burr\u00eb i ditur dhe i emancipuar, me kultur\u00eb perendimore, pat merit\u00ebn e fillimit t\u00eb shum\u00eb sporteve q\u00eb nuk njiheshin asokohe n\u00eb Shqip\u00ebri, ku dhe ishte kampion e sillte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-01-18T10:15:52+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Qazim Dervishi &#8211; nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar&#8230;","datePublished":"2015-01-18T10:15:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/"},"wordCount":2511,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/","name":"Qazim Dervishi - nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar... - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg","datePublished":"2015-01-18T10:15:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/pjeter_logoreci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/qazim-dervishi-nje-figure-elitare-e-sportit-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Qazim Dervishi &#8211; nj\u00eb figur\u00eb elitare e sportit shqiptar&#8230;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13951","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13951\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}