{"id":1395,"date":"2010-01-25T09:22:52","date_gmt":"2010-01-25T08:22:52","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.shkoder.net\/?p=1395"},"modified":"2010-01-25T09:22:52","modified_gmt":"2010-01-25T08:22:52","slug":"para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/","title":{"rendered":"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em>D\u00ebshmitarja Drita Cani, q\u00eb humbi bashk\u00ebshortin nga shp\u00ebrthimi tragjik, tha para gjykat\u00ebs, se n\u00eb G\u00ebrdec kishte incidente t\u00eb vazhdueshme thuajse \u00e7do dit\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Leonard Bakillari<\/strong><\/p>\n<p>TIRAN\u00cb &#8211; Deri m\u00eb sot, d\u00ebshmitar\u00ebt kishin treguar p\u00ebr zjarre t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb ndodhnin n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb vdekjes dhe gjith\u00e7ka mbyllej aty p\u00ebr aty. Por askush m\u00eb par\u00eb nuk ka treguar p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e plagosur gjat\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt sipas d\u00ebshmitares ishin t\u00eb shumt\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, secili prej tyre duhet t\u00eb paguante vet\u00eb shpenzimet e mjekimit, nd\u00ebrsa ngjarjet mbaheshin t\u00eb fshehta, ose akoma m\u00eb keq, askush nuk kujtohej p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e plagosur, t\u00eb cil\u00ebt mungonin edhe p\u00ebr disa dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Drita Cani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb pakt\u00eb q\u00eb ka treguar p\u00ebr d\u00ebmtimet e vazhdueshme t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve gjat\u00eb procesit t\u00eb pun\u00ebs. Me lot n\u00eb sy ajo ka treguar para gjykat\u00ebs, se nga shp\u00ebrthimi tragjik ka humbur bashk\u00ebshortin dhe i jan\u00eb plagosur dy f\u00ebmij\u00ebt, nd\u00ebrsa vet\u00eb nuk ka shkuar n\u00eb pun\u00eb dit\u00ebn e ngjarjes, pasi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte d\u00ebmtuar nga nj\u00eb predh\u00eb. Pas saj kan\u00eb d\u00ebshmuar edhe t\u00eb pakt\u00ebn 9 ish-pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kryesisht gra dhe t\u00eb mitur, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb treguar p\u00ebr kushtet skandaloze t\u00eb pun\u00ebs dhe rrezikun e vazhduesh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn. Mes d\u00ebshmitar\u00ebve ka qen\u00eb edhe Alketa Hazizaj, nj\u00eb prej t\u00eb plagosurve t\u00eb G\u00ebrdecit, e cila ka depozituar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb nj\u00eb padi ndaj ish-ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Fatmir Mediu.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Alketa Hazizaj, d\u00ebshmitarja q\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur gjat\u00eb pun\u00ebs nga nj\u00eb predh\u00eb, ka treguar se t\u00eb gjith\u00eb shpenzimet e mjekimit i ka paguar vet\u00eb, edhe pse pasojat e plag\u00ebve t\u00eb marra n\u00eb tragjedin\u00eb e dy viteve t\u00eb shkuara vazhdon t\u2019i vuaj\u00eb ende sot. \u201cNj\u00eb dit\u00eb n\u00eb pun\u00eb m\u00eb ra nj\u00eb predh\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe ndenja dy dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Shpenzimet e mjekimit m\u2019u desh t\u2019i paguaja vet\u00eb, pasi askush nga firma nuk u interesua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, &#8211; tha d\u00ebshmitarja, e cila tregoi d\u00ebmtimet e shumta q\u00eb kishte marr\u00eb nga shp\u00ebrthimi. Ajo ka p\u00ebsuar djegie t\u00eb r\u00ebnda nga mesi e posht\u00eb, nd\u00ebrsa aktualisht \u00ebsht\u00eb e paaft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb. Duke rr\u00ebfyer momentet tragjike t\u00eb 15 marsit, d\u00ebshmitarja tha: \u201cNga shp\u00ebrthimi i dyt\u00eb u rr\u00ebzova n\u00eb tok\u00eb dhe nuk e di sesi p\u00ebrfundova n\u00eb spital. M\u00eb operuan, por ende vuaj nga djegia. Jam e paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar dhe t\u00eb gjith\u00eb shpenzimet i kam mbuluar vet\u00eb, pa mb\u00ebshtetjen e askujt. Drita Cani, nj\u00eb tjet\u00ebr ish-pun\u00ebtore e fabrik\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit, tha se \u00e7do dit\u00eb kishte persona q\u00eb d\u00ebmtoheshin gjat\u00eb pun\u00ebs, nd\u00ebrsa ishin t\u00eb detyruar t\u00eb mjekoheshin n\u00eb sht\u00ebpi ose spital, pasi n\u00eb ambientet e fabrik\u00ebs nuk kishte as kuti t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb shpejt\u00eb. Sipas saj, askush prej tyre nuk ka marr\u00eb ndihm\u00eb financiare nga kompania dhe t\u00eb plagosurit detyroheshin t\u2019i paguanin vet\u00eb shpenzimet e mjekimit. \u201cDy dit\u00eb para shp\u00ebrthimit burri u plagos, pasi i ra nj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb predhe te gishti. Janie Caka ka thyer krahun gjat\u00eb pun\u00ebs te larja e predhave. Nj\u00eb dit\u00eb para shp\u00ebrthimit, nj\u00eb shuf\u00ebr baruti m\u00eb ra n\u00eb sy dhe shkova n\u00eb spital p\u00ebr t\u2019u mjekuar, duke i paguar vet\u00eb shpenzimet\u201d, &#8211; Drita Cani.<\/p>\n<p>Prej disa jav\u00ebsh, procesi ndaj t\u00eb akuzuarve si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr tragjedin\u00eb e G\u00ebrdecit ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e d\u00ebgjimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve. Fillimisht, prokuroria ka thirrur p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar ish-pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb demontimit t\u00eb predhave, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb treguar munges\u00ebn e kushteve dhe siguris\u00eb gjat\u00eb proceseve q\u00eb kryheshin n\u00eb fabrik\u00eb, duke faj\u00ebsuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drejtuesit e k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje. Po ashtu, nj\u00eb nga q\u00ebllimet e prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebshmive \u00ebsht\u00eb t\u00eb provoj\u00eb shkakun q\u00eb solli tragjedin\u00eb e 15 marsit. Deri tani d\u00ebshmitar\u00ebt kan\u00eb treguar se zjarri, q\u00eb m\u00eb pas solli edhe shp\u00ebrthimin tragjik, ka ardhur nga nj\u00eb karroc\u00eb q\u00eb ishte salduar n\u00eb banes\u00ebn e Qemal Deliut, e cila ndodhej vet\u00ebm pak metra larg fabrik\u00ebs, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht mbeti edhe m\u00eb e d\u00ebmtuara nga shp\u00ebrthimi tragjik. Zjarri i ardhur nga karroca e salduar ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb n\u00eb raportin e tyre edhe ekspert\u00ebt amerikan\u00eb t\u00eb ATF-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se gjith\u00e7ka erdhi nga nj\u00eb zjarr q\u00eb ndodhi n\u00eb nj\u00eb karroc\u00eb t\u00eb saposalduar. Por disa nga t\u00eb pandehurit e k\u00ebtij procesi kan\u00eb dyshime se zjarrv\u00ebnia n\u00eb G\u00ebrdec ka qen\u00eb e q\u00ebllimshme, nd\u00ebrsa dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb ata po p\u00ebrballen me d\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb mbijetuarve, t\u00eb cil\u00ebt tregojn\u00eb momentet fatale t\u00eb 15 marsit, kur nj\u00eb zjarr i ardhur nga karroca q\u00eb po transportonte nj\u00eb sasi t\u00eb vog\u00ebl baruti shkaktoi edhe tragjedin\u00eb, ku mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb 26 persona dhe u plagos\u00ebn me qindra t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebshmia e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Cani: Dit\u00ebn e ngjarjes m\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi vajza, un\u00eb isha e plagosur<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 18 qershor t\u00eb vitit 2007 fillova pun\u00eb n\u00eb fabrik\u00eb dhe hapja arkat e fishek\u00ebve bashk\u00eb me burrin dhe djalin. N\u00eb pun\u00eb na mori Vangjeli dhe Dritan Mixolli, por nuk kemi pasur kontrata pune. Procesi i pun\u00ebs na shpjegohej nga Dritani dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, Vangjeli. Na e rrisnin vazhdimisht norm\u00ebn e pun\u00ebs. Kur arrinim norm\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen ajo rritej p\u00ebrs\u00ebri. Jemi ankuar disa her\u00eb te p\u00ebrgjegj\u00ebsi, Vangjeli, por ai na thoshte se nuk dinte gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Nuk kam firmosur asnj\u00eb rregullore pune. Nj\u00ebher\u00eb m\u00eb kan\u00eb pushuar nga puna, pasi n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rreshtohesha me t\u00eb tjer\u00ebt, vajta dhe mora nj\u00eb karroc\u00eb. Vangjeli m\u00eb pushoi nga puna dhe t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb mori prap\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Baruti transportohej n\u00eb magazin\u00eb me karroca dore me rrota. Sa her\u00eb q\u00eb k\u00ebto karroca prisheshin, ato \u00e7oheshin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Qemal Deliut p\u00ebr t\u2019u salduar. Qemal Deliu i merret udh\u00ebzimet nga drejtori Mixolli. Ka r\u00ebn\u00eb zjarr disa her\u00eb te fishek\u00ebt dhe fikej me kova uji. Dy dit\u00eb para shp\u00ebrthimit, burri u plagos, pasi i ra te gishti nj\u00eb g\u00ebzhoj\u00eb predhe. Vajti n\u00eb sht\u00ebpi, e lidhi dhe u kthye prap\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Mbaj mend rastin e Janie Cak\u00ebs, e cila theu krahun teksa po lante predhat. \u00c7do dit\u00eb ndodhte q\u00eb ndonj\u00ebri t\u00eb priste dor\u00ebn ose t\u00eb vriste gishtat. Nj\u00eb dit\u00eb para shp\u00ebrthimit m\u00eb ra n\u00eb sy nj\u00eb shuf\u00ebr baruti dhe shkova n\u00eb spital p\u00ebr ta mjekuar. Dit\u00ebn e ngjarjes isha n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb pun\u00eb vajti vajza n\u00eb vendin tim. Ishte drek\u00eb, d\u00ebgjova nj\u00eb zhurm\u00eb, dola te dera dhe pash\u00eb nj\u00eb zjarr t\u00eb madh. Dola me vrap p\u00ebrjashta, pasi doja t\u00eb vdisja bashk\u00eb me vajz\u00ebn, djalin dhe burrin. Por dikush m\u00eb ndaloi dhe m\u00eb tha se ata kishin dal\u00eb nga fabrika. Nga shp\u00ebrthimi m\u00eb vdiq burri, nd\u00ebrsa vajza dhe djali u dogj\u00ebn shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Minxolli-d\u00ebshmitares<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u201cBurrin t\u00ebnd e pushova, se nuk punonte n\u00eb grup\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Dritan Minxolli, i cili ka vendosur t\u00eb jet\u00eb prezent n\u00eb gjykat\u00eb prej disa seancash, dit\u00ebn e djeshme ka replikuar s\u00ebrish me nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb ka d\u00ebshmuar kund\u00ebr tij. Ish-drejtori i fabrik\u00ebs s\u00eb G\u00ebrdecit ka nd\u00ebrhyr\u00eb gjat\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Rabie G\u00ebrdecit, e cila tregoi para gjykat\u00ebs se Dritan Minxolli kishte pushuar nga puna bashk\u00ebshortin e saj, sepse ishte ankuar p\u00ebr norm\u00ebn q\u00eb \u00e7do dit\u00eb rritej. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb Minxolli, i cili tha se ka qen\u00eb i detyruar t\u00eb pushonte bashk\u00ebshortin e saj, pasi nuk ka pranuar t\u00eb punonte n\u00eb grup me persona t\u00eb tjera. \u201cD\u00ebshmitarja Rabie G\u00ebrdeci \u00ebsht\u00eb paraqitur me burrin dhe m\u00eb ka k\u00ebrkuar pun\u00eb. Burri i saj nuk donte t\u00eb punonte n\u00eb grup me asnj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se me bashk\u00ebshorten e tij. Madje, ai nuk donte t\u00eb punonte as me v\u00ebllan\u00eb e tij. Kjo ka qen\u00eb arsyeja pse e pushova. Por m\u00eb pas ai punoi n\u00eb grup me gruan e tij, dhe ka qen\u00eb rast unik. T\u00eb gjith\u00eb grupet kan\u00eb qen\u00eb kat\u00ebrshe, nd\u00ebrsa ky ishte grup prej dy vetash. Madje atyre u kisha caktuar edhe nj\u00eb norm\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pune\u201d, &#8211; tha Minxolli.<\/p>\n<p><strong>Ngje\u00e7i: \u00c7militarizimi kryhet nga shteti <\/strong><\/p>\n<p>Sokol Ngje\u00e7i, nj\u00eb nga kat\u00ebr t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasje masive, ka reaguar n\u00eb seanc\u00ebn e djeshme, duke u k\u00ebrkuar p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb akuz\u00ebs t\u00eb mos p\u00ebrdorin m\u00eb termin \u201cdemontim arm\u00ebsh\u201d. Sipas tij, forcat e ushtris\u00eb nuk kan\u00eb \u00e7uar asnj\u00ebher\u00eb arm\u00eb n\u00eb G\u00ebrdec, por vet\u00ebm municione dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e akuz\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kujdes me p\u00ebrdorimin e termave, pasi po thon\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pav\u00ebrteta. \u201cDua t\u00eb deklaroj me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, se forcat e ushtris\u00eb nuk kan\u00eb \u00e7uar asnj\u00ebher\u00eb arm\u00eb n\u00eb fabrik\u00eb, por vet\u00ebm municione. Dhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket termit \u201c\u00e7militarizim\u201d, ky proces nuk kryhet nga ushtria, por nga ana e shtetit\u201d, &#8211; tha Ngje\u00e7i.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmitarja Drita Cani, q\u00eb humbi bashk\u00ebshortin nga shp\u00ebrthimi tragjik, tha para gjykat\u00ebs, se n\u00eb G\u00ebrdec kishte incidente t\u00eb vazhdueshme thuajse \u00e7do dit\u00eb Leonard Bakillari TIRAN\u00cb &#8211; Deri m\u00eb sot, d\u00ebshmitar\u00ebt kishin treguar p\u00ebr zjarre t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb ndodhnin n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb vdekjes dhe gjith\u00e7ka mbyllej aty p\u00ebr aty. Por askush m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-1395","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshmitarja Drita Cani, q\u00eb humbi bashk\u00ebshortin nga shp\u00ebrthimi tragjik, tha para gjykat\u00ebs, se n\u00eb G\u00ebrdec kishte incidente t\u00eb vazhdueshme thuajse \u00e7do dit\u00eb Leonard Bakillari TIRAN\u00cb &#8211; Deri m\u00eb sot, d\u00ebshmitar\u00ebt kishin treguar p\u00ebr zjarre t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb ndodhnin n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb vdekjes dhe gjith\u00e7ka mbyllej aty p\u00ebr aty. Por askush m\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2010-01-25T08:22:52+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d\",\"datePublished\":\"2010-01-25T08:22:52+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/\"},\"wordCount\":1618,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/\",\"name\":\"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"datePublished\":\"2010-01-25T08:22:52+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"D\u00ebshmitarja Drita Cani, q\u00eb humbi bashk\u00ebshortin nga shp\u00ebrthimi tragjik, tha para gjykat\u00ebs, se n\u00eb G\u00ebrdec kishte incidente t\u00eb vazhdueshme thuajse \u00e7do dit\u00eb Leonard Bakillari TIRAN\u00cb &#8211; Deri m\u00eb sot, d\u00ebshmitar\u00ebt kishin treguar p\u00ebr zjarre t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb ndodhnin n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb vdekjes dhe gjith\u00e7ka mbyllej aty p\u00ebr aty. Por askush m\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2010-01-25T08:22:52+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d","datePublished":"2010-01-25T08:22:52+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/"},"wordCount":1618,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/","name":"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2010-01-25T08:22:52+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/para-tragjedise-ne-gerdec-cdo-dite-plagosej-nje-punetor\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"\u201cPara tragjedis\u00eb, n\u00eb G\u00ebrdec \u00e7do dit\u00eb plagosej nj\u00eb pun\u00ebtor\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1395"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1395\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}