{"id":13938,"date":"2015-01-16T11:27:20","date_gmt":"2015-01-16T10:27:20","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2728"},"modified":"2015-01-16T11:27:20","modified_gmt":"2015-01-16T10:27:20","slug":"ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/","title":{"rendered":"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Xheladin MJEKU\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Xheladin MJEKU<\/strong>:<\/p>\n<p>(<em>Brahim AVDYLI: \u201cSHTEGTIMI I LIRIS\u00cb\u201d, poezi, \u201cFaik Konica\u201d &#8211; Prishtin\u00eb, 2014<\/em>)<\/p>\n<p><strong>Prologu i nj\u00eb portreti krijues<\/strong><\/p>\n<p>Brahim Avdyli (1960), vjen n\u00eb bot\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb \u00e7erekun e tret\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u00eb mbetur em\u00ebr q\u00eb premton dhe synon drejt vlerave t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare n\u00eb p\u00ebrmasat komb\u00ebtare, duke sjellur shum\u00eb vepra n\u00eb poezi e proz\u00eb, dram\u00eb, publicistik\u00eb dhe politik\u00eb, p\u00ebr \u00e7ka ka vend meritor n\u00eb panteonin krijues t\u00eb k\u00ebsaj periudhe kohore. Q\u00eb n\u00eb fillimet e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij kishte kuptuar se burimi i pashterrsh\u00ebm i frym\u00ebzimit t\u00eb muz\u00ebs s\u00eb tij krijuese \u00ebsht\u00eb dhe mbetet vendlindja e tij. Q\u00eb me p\u00ebrmbledhjen e par\u00eb t\u00eb poezive \u201cN\u00eb hijen e Alpeve\u201d, (1983), ai kishte v\u00ebn\u00eb vul\u00ebn e besimit se frym\u00ebzimet e jet\u00ebs vijn\u00eb nga trualli i t\u00eb par\u00ebve t\u00eb tij, atje ku u lind, ku kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe vazhdoi ta kuptoj jet\u00ebn me t\u00eb gjitha vlerat e saj.<\/p>\n<p>Me koh\u00eb parap\u00eblqeu spontanisht, por q\u00ebndruesh\u00ebm, t\u00eb marr tem\u00ebn e frym\u00ebzimeve krijuese nga gurra autoktone dhe ta shtrij mendimin n\u00eb tradit\u00ebn dhe urtit\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb tij. Fal\u00eb k\u00ebsaj dashurie p\u00ebr artin e fjal\u00ebs, Brahimi nuk u ndal p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast edhe n\u00eb aktivitetet e tij p\u00ebr lirin\u00eb e atdheut dhe bashkimin komb\u00ebtar, si \u00e7\u00ebshtje madhore dhe t\u00eb domosdoshme t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij botimi, vijn\u00eb nj\u00ebri pas tjetrit shum\u00eb tituj tjer\u00eb n\u00eb poezi, proz\u00eb, dram\u00eb, publicistik\u00eb, etj. si: &#8220;Buka e kuqe&#8221;, &#8220;Kur zgjohet Dodona&#8221;, &#8220;Pasqyr\u00eb e p\u00ebrgjakur&#8221;, &#8220;Klithje nga fundi i ferrit&#8221;, &#8220;Gjuha e dheut tim&#8221;, &#8220;Baraspesha e humbur&#8221;, &#8220;Vrragat e nj\u00eb kohe&#8221;, &#8220;L\u00ebvozhga e vdekjes&#8221;, etj. \u00cbsht\u00eb prezantuar edhe n\u00eb shum\u00eb libra e antologji dhe, poahtu \u00ebsht\u00eb fitues i shum\u00eb \u00e7mimeve letrare n\u00eb vend dhe n\u00eb aktivitetet letrare n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb. Nuk duhet harruar p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast edhe prezantimin e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb italisht, gjermanisht, rumanisht dhe anglisht.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Brahim Avdyli - Shtegtim i liris\u00eb\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/brahim_avdyli_shtegtim_lirise.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><\/p>\n<p>I lindur dhe i rritur n\u00eb nj\u00eb vend me tradita t\u00eb njohura kulturore dhe komb\u00ebtare, q\u00eb n\u00eb vitet e hershme t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb tij u dha pas dy prirjeve: pas artit t\u00eb fjal\u00ebs dhe pas l\u00ebvizjes konspirative p\u00ebr lirin\u00eb dhe bashkimin e kombit shqiptar. Q\u00eb n\u00eb dy k\u00ebto rrafshe shtroi aktivitetin e tij p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin prej krijuesi dhe veprimtari t\u00eb kauz\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebtyre veprimtarive t\u00eb pandara vazhdoi gjithnj\u00eb e m\u00eb me ngulm t\u00eb krijoj opusin e tij letrar, edhepse \u201c\u00c7udit\u00ebrisht\/ m\u00eb \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb koha\/diku\u201d, si do t\u00eb kujtohet autori n\u00eb nj\u00eb rast. Por, pavar\u00ebsisht asaj ngulitje kohe, shkrimtari edhe m\u00eb tutje vazhdon veprimtarin\u00eb e tij krijuese, edhepse kjo \u201cvrarje kohe\u201d sikur i ka paralajm\u00ebruar di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrfundimisht i ka mbetur peng. Domosdoshm\u00ebrisht, po ai peng i mbetur n\u00eb atdheun e tij e mban stoikisht n\u00eb fuqin\u00eb krijuese dhe n\u00eb p\u00ebrballjen e er\u00ebrave t\u00eb koh\u00ebs, duke hapur shtigje t\u00eb reja krijuese me tehun e mpreht\u00eb t\u00eb shpat\u00ebs s\u00eb tij prej vargjeve shp\u00ebthyese dhe plot mesazh.<\/p>\n<p><strong>Fryma e atdheut si pik\u00ebpjekje<\/strong><\/p>\n<p>Edhepse me nj\u00eb bagazh t\u00eb ngarkuar krijimtarie prej m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, Brahim Avdyli nuk pushon p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast t\u00eb shpurpuris\u00eb n\u00eb pal\u00ebt e kujtes\u00ebs dhe t\u2019i p\u00ebrgjigjet z\u00ebrit t\u00eb muz\u00ebs s\u00eb tij krijuese, duke g\u00ebrmuar kujdessh\u00ebm, por me mjeshtrin\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb zeje t\u00eb rryer tashm\u00eb, duke hedhur drit\u00eb mbi tema e ngjarje t\u00eb reja e duke latuar vargje plot ndiesi, deri n\u00eb rrezikun e thyerjes, sa nga bukuria, aq edhe nga sensualiteti dhe kristalizimi i pamjes. N\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebsaj gatishm\u00ebrie t\u00eb p\u00ebrhershme vjen edhe me p\u00ebrmbledhjen e re poetike, \u201cShtegtimi i liris\u00eb\u201d, t\u00eb organizuar me p\u00ebrkushtim, ku i paraprin\u00eb \u201cPrologu im\u201d, me poezin\u00eb programatike \u201cN\u00eb vend t\u00eb dashuris\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj me ciklet: \u201cUj\u00ebvarat e mallit\u201d, \u201cFlatrat e qiellit tim\u201d, \u201cKrah\u00ebt e hapsir\u00ebs\u201d dhe \u201cLejleku i \u00ebndrrave t\u00eb mia\u201d.<\/p>\n<p>Si mbyllje e k\u00ebsaj kurore poetike me plot befasi t\u00eb reja, Brahim Avdyli nuk harron t\u2019ia v\u00eb edhe kupol\u00ebn me \u201cFrym\u00ebn e fundit\u201d n\u00eb \u201cN\u00eb vend t\u00eb epilogut\u201d. Q\u00eb n\u00eb nism\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre mbresave t\u00eb pakta nga leximi i k\u00ebtij libri poetik, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund ta anashkalojm\u00eb pa mos e v\u00ebn\u00eb n\u00eb spikam\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr trajtimin tematik, qoft\u00eb p\u00ebr pjekurin\u00eb e autorit n\u00eb rrahjen e temave dhe ngjarjeve, t\u00eb brumosura me petkun e atdheut, gjithandej nga vendi ku vepron e jeton p\u00ebrkoh\u00ebsisht. Nj\u00eb lidhje diametralisht mes Alpeve t\u00eb Zvicr\u00ebs dhe Alpeve shqiptare, si rrall\u00ebkund vjen k\u00ebtu e sforcuar me elementin e patjet\u00ebrsuar-atdhe:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cJam n\u00eb Zvic\u00ebr<br \/>\npor kujtoj se jam n\u00eb Morin\u00eb<br \/>\ndhe e shoh veten f\u00ebmij\u00eb<br \/>\nn\u00ebp\u00ebr arat me mis\u00ebr\u201d<\/p>\n<p>(\u201dKam zbritur nga yjet\u201d, &#8211; fq. 13)<\/p><\/blockquote>\n<p>Por, autori nuk ndalet vet\u00ebm me kaq, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje kjo lidhje motivore me atdheun. Ai flet p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb tij t\u00eb kudondodhur, p\u00ebrmes d\u00ebshmor\u00ebve poet\u00ebve, nip\u00ebrve, mbesave, etj. dhe p\u00ebr asnj\u00eb moment nuk harron q\u00eb ngjarjen ta lidh me atdheun, me mallin, me elemente jet\u00ebsore atje, me tradit\u00ebn, me trim\u00ebrit\u00eb, etj.<\/p>\n<p>Pik\u00ebtakimi i vargut poetik t\u00eb Brahim Avdylit ka atdheun dhe vlerat e d\u00ebshmuara autoktone n\u00eb \u00e7do koh\u00eb. Trajtimet e k\u00ebtyre temave nga ky rrafsh vijn\u00eb t\u00eb gdhendura me p\u00ebrkushtim dhe t\u00eb shtruara mbi bazamentin e ngjarjeve dhe pamjeve t\u00eb ve\u00e7anta, duke sjellur imazhin e vendlindjes s\u00eb tij tek lexuesi, si nj\u00eb ekspozit\u00eb prej q\u00ebndistari t\u00eb talentuar, ku edhe zogu, edhe gjethet n\u00eb er\u00eb, edhe fije bari e guri i pal\u00ebkundur nga vendi i vet, kan\u00eb fuqin\u00eb transponuese t\u00eb nj\u00eb pamje t\u00eb bukur dhe plot jet\u00eb. T\u00eb k\u00ebtilla jan\u00eb poezit\u00eb: \u201cUj\u00ebvarat e mallit\u201d, \u201cTrandje\u201d, \u201cTeat\u00ebr i dhimbjes s\u00eb pafund\u201d, \u201cZogj t\u00eb pik\u00eblluar\u201d, \u201cKthimi i p\u00ebllumbave\u201d, \u201cLejlek\u00ebt e dhimbjes sime\u201d, e ndonj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Poezia \u201cShtegtar i liris\u00eb\u201d paraqet shum\u00eb kjart\u00eb rrug\u00ebtimin nga koh\u00ebrat e lashta pellazxhike e k\u00ebtej, si\u00e7 shprehet autori me vargjet: \u201cne jemi lelek\u00ebt e par\u00eb\/ prej emrit t\u00eb Karian\u00ebve\/ pellazg\u00ebve parahelen\u00eb\/ dhe paralajm\u00ebtar\u00ebve\/t\u00eb dit\u00ebve m\u00eb t\u00eb mira\u201d, duke i p\u00ebrmbyllur me vargjet: \u201cB\u00ebhemi s\u00eb bashku\/ me lejlek\u00ebt e sotsh\u00ebm\/ e dalim kudo\/ n\u00ebp\u00ebr bot\u00ebn e dhimbjeve\/ p\u00ebr ta mundur dimrin\/ n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb\/ dhe d\u00ebshirojm\u00eb Lirin\u00eb\u201d dhe krejt n\u00eb fund duke shpjeguar q\u00ebllimin e k\u00ebsaj enigme mes leleg\u00ebve dhe lejlek\u00ebve, shton: \u201cleleg\u00eb apo lejlek\u00eb\/ duke ikur nga vuajtjet\/ me flatrat e liris\u00eb\u201d, (fq. 78).<\/p>\n<p>Autori e trajton edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb duke gjurmuar n\u00eb gjenealogjin\u00eb ton\u00eb, n\u00ebp\u00ebr arkivat e bot\u00ebs dhe e sjell k\u00ebtu t\u00eb realizuar poetikisht: \u201cNga kaosi e ndau jet\u00ebn\/ si\u00e7 shpjegojn\u00eb shqiptar\u00ebt\/ apo pellazg\u00ebt mitik\u00eb\/ n\u00ebp\u00ebr qindra mitet\/ q\u00eb na kthehen nga bota\u201d, (\u201cShpejt\u00ebsi e ndritshme\u201d, fq. 12). K\u00ebto gjetje poetike Brahim Avdyli i sforcon edhe m\u00eb, n\u00eb poezin\u00eb tjet\u00ebr \u201cKoka e luanit\u201d, (fq. 58), duke d\u00ebshmuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ai ka prirje p\u00ebr gjurmime t\u00eb reja p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebn e Iliris\u00eb: \u201cLeu trim\/ Llav\u00eb e ujq\u00ebrve\/ Luan\/ tre emra pellazg\u00eb\/ p\u00ebrp\u00ebliten\/ n\u00ebp\u00ebr Alpet tona\u201d. Fal\u00eb k\u00ebsaj, mund t\u00eb besojm\u00eb se poeti synon ta lidh autoktonin\u00eb ton\u00eb me Alpet shqiptare, qoft\u00eb edhe p\u00ebrmes miteve e legjendave. Kjo ngritje poetike e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje, q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet nga m\u00eb t\u00eb arriturat, pa e l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb gjith\u00eb opusin e tij t\u00eb deritash\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Ambientimi me jet\u00ebn, traditat dhe kultur\u00ebn nga vendlindja \u2013 shtytje e pakap\u00ebrcyeshme<\/strong><\/p>\n<p>Mbi parimin e ambientimit sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me jet\u00ebn, traditat dhe kultur\u00ebn e vendlindjes, q\u00eb reflekton d\u00ebshir\u00ebn, synimin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit dhe p\u00ebr jet\u00ebn e bukur atje, autori sjell mjaft poezi t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi k\u00ebto elemente. Ai e sjell vendlindjen e tij tek lexuesi ashtu t\u00eb virgj\u00ebr, me shum\u00eb ambientim jet\u00ebsor nga e kaluara e tij e hershme e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebtyre kujtimeve. Autori nuk ngurron t\u00eb krijoi ambiente familjare edhe n\u00eb kurbet, duke ua p\u00ebrkujtuar nip\u00ebrve dhe mbesave t\u00eb tij me mjete e forma tjera nga vendlindja. Sa her\u00eb q\u00eb kthehet nga vendlindja e tij, sjell di\u00e7ka t\u00eb bukur dhe autoktone, q\u00eb t\u00eb ngris\u00eb dashurin\u00eb e brezave t\u00eb rinj\u00eb p\u00ebr atdheun, p\u00ebr traditat, zakonet dhe kultur\u00ebn shekullore. K\u00ebt\u00eb mall t\u00eb vendlindjes e p\u00ebrcepton edhe me vargjet e poezis\u00eb \u201cTradita n\u00eb miniatur\u00eb\u201d, (fq.16), ku si\u00e7 shprehet autori:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cSa her\u00eb u ktheva nga vendlindja<br \/>\ni solla nga nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Atdheut<\/p>\n<p>her\u00eb tirqit e xhamadanin<br \/>\ntopin plisin e shqiponj\u00ebn<br \/>\nher\u00eb \u00e7iftelin\u00eb e vog\u00ebl<\/p>\n<p>shpirt i zbritur nga yjet<br \/>\nZog nd\u00ebr shtigje t\u00eb dhimbjes&#8230;\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebshtu, e rrumbullakson n\u00eb poezin\u00eb e tij mallin dhe dashurin\u00eb p\u00ebr atdheun, duke d\u00ebshmuar se bukurit\u00eb e tij jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuara, fal\u00eb natyr\u00ebs, traditave dhe kultur\u00ebs. Ai gjithmon\u00eb ia ka droj\u00ebn nj\u00eb fenomeni, q\u00eb tashm\u00eb ka z\u00ebn\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj rr\u00ebnj\u00eb gjithandej kah \u00ebsht\u00eb shprishur etniteti yn\u00eb, n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, duke u mish\u00ebruar me elemente t\u00eb reja t\u00eb vendeve ku jetojn\u00eb e veprojn\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb anash k\u00ebto bukuri natyrore dhe shpirt\u00ebrore, t\u00eb cilat e rrit\u00ebn, e frym\u00ebzuan dhe vazhdojn\u00eb ta mbajn\u00eb gjall\u00eb edhe autorin dhe intuit\u00ebn e tij krijuese. Tematika t\u00eb k\u00ebtilla takojm\u00eb edhe n\u00eb poezi t\u00eb tjera, duke sjellur tek lexuesi bindsh\u00ebm dhe me korrekt\u00ebsi lidhjet e tij t\u00eb patjet\u00ebrsuara me atdheun dhe njeriun e tij fisnik dhe liridash\u00ebs.<\/p>\n<blockquote><p>\u201cN\u00ebp\u00ebr bot\u00eb<br \/>\nu desh t\u00eb ikja<br \/>\nme dhimbjet e vetmin\u00eb<br \/>\npesha e jet\u00ebs qe e r\u00ebnd\u00eb\u201d<\/p>\n<p>(\u201cGjaku i shenjt\u00eb\u201d, fq.22)<\/p><\/blockquote>\n<p>K\u00ebtu autori flet n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb babait dhe lidh dy polet e jet\u00ebs s\u00eb tij; t\u00eb kaluar\u00ebn e dhimbshme me njer\u00ebzit e tij q\u00eb ka n\u00eb vendlindje dhe p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebrgim, q\u00eb e mban t\u00eb lidhur ngusht\u00eb edhe p\u00ebrmes vargjeve t\u00eb k\u00ebtilla; me fuqin\u00eb e mallit dhe dashuris\u00eb s\u00eb pashuar. K\u00ebt\u00eb mall e shpreh edhe n\u00eb kujtimet p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn, p\u00ebr bashk\u00ebvend\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00ebt p\u00ebr liri dhe shum\u00eb ngjarje q\u00eb e p\u00ebrshkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi kaq sensitive dhe plot dhimbje, q\u00eb nuk i shp\u00ebton as vet poeti, i cili i tronditur nga ngjarje t\u00eb k\u00ebtilla shkund pen\u00ebn e tij me gjith\u00eb forc\u00ebn e shprehjes, deri n\u00eb \u00e7mallje.<br \/>\nN\u00eb poezin\u00eb \u201cGjurm\u00eb kohe\u201d, (fq.29), poeti shpreh mllefin e tij p\u00ebr dashurin\u00eb e humbur, p\u00ebr mosbesimin e askujt dhe synon daljen nga kjo katrahur\u00eb jete, gjithnj\u00eb duke ftuar arsyen:<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb vet\u00ebm pyes a \u00ebsht\u00eb kjo bota n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebshtillem<br \/>\naskush nuk m\u00eb v\u00ebren se jam gjall\u00eb edhe pse nj\u00eblloj marr frym\u00eb<br \/>\na u dashka t\u00eb jem shum\u00eb m\u00eb pak njeri dhe kjo qenka e v\u00ebrteta<br \/>\ne t\u00eb zbres posht\u00eb n\u00eb tok\u00eb sikur t\u00eb tjer\u00ebt dhe t\u00eb luaj pa ndenja\u201d<\/p>\n<p>Ai k\u00ebt\u00eb gjendje jet\u00ebsore dhe shpirt\u00ebrore e p\u00ebrmbyll me vargun e tij t\u00eb fuqish\u00ebm dhe shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs p\u00ebr rrethanat q\u00eb trajton k\u00ebtu: \u201cjeta ime \u00ebsht\u00eb luft\u00eb me t\u00eb keqen e vetme e pa dashuri&#8230;\u201d, (po aty .<\/p>\n<p>Poezit\u00eb me tematik\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb, jet\u00ebn urbane, transformimet e shumta politike, edhe te Brahim Avdyli hetohet duksh\u00ebm, fal\u00eb jet\u00ebs dhe q\u00ebndrimit jasht\u00eb vendlindjes q\u00eb kalon ai prej dekadash. I detyruar t\u00eb b\u00ebj jet\u00eb m\u00ebrgimtari, patjet\u00ebr q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb integrohet n\u00eb vendin, kultur\u00ebn dhe traditat ku jeton dhe vepron. Kjo ia b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe i sjell freski poezis\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb e nd\u00ebrlidhur me bot\u00ebn imagjinative, me elemente t\u00eb q\u00ebndrueshme letrare, filozofike dhe sociale, t\u00eb trajtuara me vigjilenc\u00eb prej kurreshtari q\u00eb nuk ka t\u00eb ndalur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, poezit\u00eb \u201cQyqja e maleve tona\u201d, \u201cLoti i qyqes\u201d dhe \u201cLulja e qyqes\u201d, vijn\u00eb n\u00eb k\u00ebtu me motivin e bes\u00ebs, dhimbjes dhe dashuris\u00eb q\u00eb shpreh motra p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit e saj, deri n\u00eb transponimin e variantit t\u00eb ri t\u00eb k\u00ebsaj tematike nga baladat e hershme shqiptare, ku qyqja vjen si: \u201dlule e bukur dhe e mjer\u00eb\/ prore e vetmuar\/ lulja e qyqes&#8230;\u201d, (fq. 85).<\/p>\n<p><strong>Epilog i pap\u00ebrmbyllur<\/strong><\/p>\n<p>Brahim Avdyli k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje poetike e filloi me poezin\u00eb \u201cN\u00eb vend t\u00eb dashuris\u00eb\u201c, ku paralajm\u00ebronte: \u201cFusha e ndjenjave\/ Shtrihet\/ pran\u00eb lumit t\u00eb gjakut\u201d, p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur me vargjet: \u201ck\u00ebng\u00ebn e zjarrt\u00eb t\u00eb liris\u00eb&#8230;\u201d, (\u201cFryma e fundit\u201d, fq. 93), q\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast nuk do t\u00eb pushoj s\u00eb d\u00ebgjuari edhe n\u00eb krijimet tjera t\u00eb reja, edhe n\u00eb librat e ardhsh\u00ebm, ku pik\u00ebsynimi i autorit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb liria, n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs, jo vet\u00ebm asaj t\u00eb daljes nga thundra e okupatorit. Nj\u00eb ngritje e k\u00ebtill\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranishme n\u00eb t\u00eb gjitha librat e Brahim Avdylit, pavar\u00ebsisht n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethana e krijon dhe p\u00ebrballet me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb, nga m\u00eb sublimet n\u00eb gjith\u00eb opusin e tij krijues.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka u tha n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim p\u00ebr librin poetik \u201cShtegtimi i liris\u00eb\u201d vjen si nj\u00eb shtegtim i kujdessh\u00ebm n\u00eb gjith\u00eb at\u00eb l\u00ebnd\u00eb poetike, ku edhe mund t\u00eb lind mendimi ndryshe dhe e b\u00ebn t\u00eb hutohet lexuesi. E them k\u00ebt\u00eb nga fakti se poezia e Brahim Avdylit ka reputacion t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm te nj\u00eb shtres\u00eb lexuesish t\u00eb formuar, q\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb mund t\u00eb degradojn\u00eb vlerat e pakontestuara, pa dashje, por n\u00eb munges\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrimi dhe shqyrtimi t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si epilog i k\u00ebtij v\u00ebshtrimi mbetet fakti se, fal\u00eb aft\u00ebsive krijuese dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb krijimtari, duke i njohur mir\u00eb teknikat e krijimit letraro-poetik, me elemente p\u00ebrcjell\u00ebse gjuh\u00ebsore, me nj\u00eb figuracion t\u00eb pasur, me metafora e toponime nga vendlindja e tij, me rrjedhshm\u00ebri gjuh\u00ebsore, etj. i sigurojn\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsi dhe receptor t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm k\u00ebsaj krijimtarie poetike t\u00eb k\u00ebtij eruditi t\u00eb letrave tona.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xheladin MJEKU: (Brahim AVDYLI: \u201cSHTEGTIMI I LIRIS\u00cb\u201d, poezi, \u201cFaik Konica\u201d &#8211; Prishtin\u00eb, 2014) Prologu i nj\u00eb portreti krijues Brahim Avdyli (1960), vjen n\u00eb bot\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb \u00e7erekun e tret\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u00eb mbetur em\u00ebr q\u00eb premton dhe synon drejt vlerave t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare n\u00eb p\u00ebrmasat komb\u00ebtare, duke sjellur shum\u00eb vepra n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7,9],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xheladin MJEKU: (Brahim AVDYLI: \u201cSHTEGTIMI I LIRIS\u00cb\u201d, poezi, \u201cFaik Konica\u201d &#8211; Prishtin\u00eb, 2014) Prologu i nj\u00eb portreti krijues Brahim Avdyli (1960), vjen n\u00eb bot\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb \u00e7erekun e tret\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u00eb mbetur em\u00ebr q\u00eb premton dhe synon drejt vlerave t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare n\u00eb p\u00ebrmasat komb\u00ebtare, duke sjellur shum\u00eb vepra n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-01-16T10:27:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE\",\"datePublished\":\"2015-01-16T10:27:20+00:00\",\"dateModified\":\"2015-01-16T10:27:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/\"},\"wordCount\":2457,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/\",\"name\":\"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg\",\"datePublished\":\"2015-01-16T10:27:20+00:00\",\"dateModified\":\"2015-01-16T10:27:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Xheladin MJEKU: (Brahim AVDYLI: \u201cSHTEGTIMI I LIRIS\u00cb\u201d, poezi, \u201cFaik Konica\u201d &#8211; Prishtin\u00eb, 2014) Prologu i nj\u00eb portreti krijues Brahim Avdyli (1960), vjen n\u00eb bot\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb \u00e7erekun e tret\u00eb t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr t\u00eb mbetur em\u00ebr q\u00eb premton dhe synon drejt vlerave t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare n\u00eb p\u00ebrmasat komb\u00ebtare, duke sjellur shum\u00eb vepra n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2015-01-16T10:27:20+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE","datePublished":"2015-01-16T10:27:20+00:00","dateModified":"2015-01-16T10:27:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/"},"wordCount":2457,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/","name":"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg","datePublished":"2015-01-16T10:27:20+00:00","dateModified":"2015-01-16T10:27:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2015\/xheladin_mjeku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ngjitja-mitike-ne-alpet-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NGJITJA MITIKE N\u00cb ALPET SHQIPTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13938"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13938\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}