{"id":13911,"date":"2014-12-31T09:46:54","date_gmt":"2014-12-31T08:46:54","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2607"},"modified":"2014-12-31T09:46:54","modified_gmt":"2014-12-31T08:46:54","slug":"interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij n\u00eb shtypin italian.<br \/>\n* Nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri<br \/>\n* &#8211; N\u00eb 74 vjetorin e vdekjes s\u00eb poetit dhe atdhetarit t\u00eb madh &#8211;<\/p><\/blockquote>\n<p>Nga <strong>KOLEC TRABOINI <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim disa vjet m\u00eb par\u00eb me m\u00ebsuesin Kel Vuji, ve\u00e7 bisedave p\u00ebr m\u00ebsuesin\u00eb dhe mal\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Hotin, ra fjala edhe p\u00ebr At Gjergj Fisht\u00ebn. M\u00eb kishte sjell\u00eb nj\u00eb flet\u00eb reviste n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn At Gjergj Fishta kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periodik italian.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"At Gjergj Fishta - traboini, ese\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>M\u00ebsues Keli e kishte ruajtur at\u00eb intervist\u00eb n\u00ebp\u00ebr vite e p\u00ebr t\u00eb mos u pikasur e kishte grisur flet\u00ebn e fshehur diku mes librash, por nuk e dinte n\u00ebse ajo ishte p\u00ebrkthyer m\u00eb par\u00eb n\u00eb shtyp dhe a ishte e njohur prej studiuesve. Ajo flet\u00eb e printuar me cil\u00ebsi t\u00eb dob\u00ebt, ka t\u00eb sh\u00ebnuar pak gj\u00ebra q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcaktonim vitin apo di\u00e7 tjet\u00ebr, sidoqoft\u00eb n\u00eb fundin e flet\u00ebs sh\u00ebnohet emri i intervistuesit Ugo Cangiano dhe sh\u00ebnimi \u201cArti Lettera e Storia\u201d. Nuk e dim\u00eb gjithashtu n\u00ebse ky em\u00ebrtim \u00ebsht\u00eb emri i revist\u00ebs apo thjesht rubrika q\u00eb mbulonte redaktori Cangiano.<\/p>\n<p>Gjithsesi duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb revist\u00eb voluminoze sepse sh\u00ebnohet numuri i faqes 319, kjo n\u00ebse revista ndiqte si kriter rendin faqor p\u00ebr \u00e7do num\u00ebr t\u00eb ri. Nuk dim\u00eb as n\u00ebse ishte revist\u00eb mujore, tremujore apo vjetore dhe \u00e7far\u00eb vitit i p\u00ebrket. Gjat\u00eb k\u00ebrkimeve emri i Ugo Cangiano del n\u00eb nj\u00eb botim si redaktor i \u201cLetrat e viteve t\u00eb dhimbshme\u201d t\u00eb Giovanni Ruffini; Rom\u00eb: botuar n\u00eb \u201cAntologjin\u00eb e re\u201d n\u00eb 1 tetor 1938. Pra kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb redaktor t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb italiane.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb dim\u00eb e mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb indirekt n\u00eb p\u00ebrcaktimin e koh\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se At Gjergj Fishta \u00ebsht\u00eb zgjedhur akademik i Italis\u00eb m\u00eb 3 qershor 1939, me \u00e7\u2019rast ishte si detyrim p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsi q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte gjasht\u00eb muaj n\u00eb Itali duke dh\u00ebn\u00eb konferenca t\u00eb ndryshme nd\u00ebr institucionet e artit, kultur\u00ebs dhe universitete. Prandaj mendohet se kjo intervist\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1939, me shkakun se n\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs Ugo Cangiano shkruan se At Fishta n\u00eb q\u00ebndrimin e vet t\u00eb gjat\u00eb \u201cn\u00eb Itali, do t\u00eb vizitoj\u00eb luginat tona alpine\u201d dhe \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb ta ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Intervista e botuar titullohet \u201cAt\u00eb Fishta n\u00eb pun\u00eb\u201d, dhe krahas p\u00ebrgjigjeve, At Gjergji, gjen rast e citon edhe nj\u00eb fragment nga vepra e vet e re, e cila ende nuk kishte par\u00eb drit\u00ebn e botimit, duke shprehur shpres\u00ebn se me t\u2019u kthyer n\u00eb atdhe do ta botonte poem\u00ebn melodramatike \u201cJerina ose mbretnesha e luleve\u201d , q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si botim i ve\u00e7ant\u00eb do t\u00eb shtypej vet\u00ebm post mortem n\u00eb Shkod\u00ebr, 1941. At Fishta e nis intervist\u00ebn duke folur p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb, tragjedin\u00eb \u201cHajria\u201d dhe shpjegon element\u00ebt tragjik\u00eb t\u00eb personazhit n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme gjat\u00eb pushtimit osman. Hajria vret burrin e vet, sepse ky e kishte prer\u00eb n\u00eb bes\u00eb v\u00ebllan\u00eb e saj, pra kunatin e vet. \u201c- Prej koh\u00ebsh po punoj me nj\u00eb tragjedi dhe nj\u00eb poem\u00eb melodramatike.- nis intervist\u00ebn At\u00eb Fishta.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Intervist\u00eb, At Gjergj Fishta\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/interviste_fishta.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>&#8211; Tragjedia, s\u00eb cil\u00ebs i kam v\u00ebn\u00eb emrin \u201cHajria\u201d zhvillohet n\u00eb periudh\u00ebn e sundimit osman. Nj\u00eb grua martohet me nj\u00eb mal\u00ebsor i cili tradhton lidhjet e gjakut dhe p\u00ebr nj\u00eb grusht florinj ia shiti armikut kunatin kryengrit\u00ebs. At\u00ebher\u00eb gruaja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb nderin n\u00eb vend e vrau burrin e akoma m\u00eb tep\u00ebr edhe djalin e vet ferishte p\u00ebr t\u00eb mos mbetur n\u00eb jet\u00eb fara e tradhtarit.\u201d Por m\u00eb gjat\u00eb At Fishta n\u00eb intervist\u00ebn e tij, ndalon n\u00eb paraqitjen e vepr\u00ebs s\u00eb vet ende t\u00eb pabotuar \u201cJerina ose Mbretnesha e luleve\u201d dhe shtys\u00ebn pse e nd\u00ebrmori krijimin e k\u00ebsaj vepre lirike.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua, \u2013 thot\u00eb Fishta, &#8211; \u00ebsht\u00eb poema melodramatike q\u00eb pritet t\u00eb dal\u00eb s\u00eb shpejti nga shtypi. Titulli i saj \u00ebsht\u00eb \u201cJerina ose Mbretnesha e luleve\u201d. Fishta thot\u00eb n\u00eb intervist\u00eb se poem\u00ebn melodramatike e ka shkruar n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb shkrimtari sllav Vladam Georgevic, i cili kishte th\u00ebn\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk din\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb poezi p\u00ebr grat\u00eb. Dhe un\u00eb, frati, &#8211; thekson At Fishta, &#8211; shkruajta k\u00ebt\u00eb poem\u00eb ku nalt\u00ebsoj bukurin\u00eb femr\u00ebs n\u00eb form\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, sipas tradicionit popullor; sepse tek ne ma s\u00eb shumti gruas nuk i k\u00ebndohet p\u00ebr dashuni, por p\u00ebr bukurin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Dhe vazhdon: \u201cSubjekti \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb. Lulet nj\u00eb dit\u00eb ju rebeluan mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb tyre, trandafiles, dhe vendos\u00ebn t\u00eb zgjedhin nj\u00eb tjet\u00ebr lule n\u00eb krye. Por disa prej tyre propozojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur mbret\u00ebresh\u00eb bij\u00ebn e njeriut q\u00eb quhej Jerina, e bukur si nj\u00eb hyjnesh\u00eb. Zanat, q\u00eb jan\u00eb fuqia e gjall\u00eb n\u00eb poezin\u00eb popullore, jan\u00eb ftuar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb zgjedhjen q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet nga tre k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt e bukuris\u00eb: Homeri q\u00eb i k\u00ebndoi bukuris\u00eb q\u00eb shkaktoi luft\u00ebn, Dante q\u00eb i k\u00ebndoi bukuris\u00eb hyjnore, Petrarka q\u00eb i k\u00ebndoi bukuris\u00eb njer\u00ebzore dhe harmonike. Kori, t\u00eb cilin e kam trajtuar nga tradita popullore, &#8211; v\u00eb n\u00eb dukje At Fishta, &#8211; bashkon episode t\u00eb ndryshme. Meq\u00eb po m\u00eb k\u00ebrkoni, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn time, me k\u00ebnaq\u00ebsi po ju citoj nj\u00eb pasazh t\u00eb k\u00ebtij kori.<\/p>\n<p>Po ju lexoj, intermexon e par\u00eb, at\u00eb ku lulet celebrojn\u00eb bukurin\u00eb e Jerin\u00ebs: \u201dFishta i reciton n\u00eb italisht fragmente nga vepra lirike. P\u00ebr faktin se lexuesi e njeh tashm\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr n\u00eb origjinal nuk po b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrkthimin por, po citojm\u00eb nga libri \u201cJerina ose mbretnesha e luleve\u201d, botimi shqip pik\u00ebrisht po ato vargje.<\/p>\n<blockquote><p><strong>LULET<\/strong><br \/>\nKush e ka ballin si hana?<br \/>\nKush e ka synin si dielli?<br \/>\nKush e ka shtatin si Zana?<br \/>\nKush e ka gazin si Prilli?<\/p>\n<p><strong>KORI<\/strong><br \/>\nIka&#8217;i Vash\u00eb, emnit Jerina<br \/>\nN&#8217;at Shqypni le, si prendvera,<br \/>\nSi ajo voesa mbi kodrina,<br \/>\nSi ajo Lulja qi i vjen era.<br \/>\nDuka e saj\u00eb si drita e agimit,<br \/>\nFjala e saj\u00eb shkon tue ferfllue<br \/>\nPorsi flladi n&#8217;mes t&#8217;blerimit,<br \/>\nKu rrin\u00eb Zanat tue mrizue.<br \/>\nKah\u00eb t&#8217;i bjeri ajo ndoj vendi:<br \/>\nSi flamuri n&#8217;ball\u00eb t&#8217;ushtris:<br \/>\nG\u00ebzon landa, guri e shpendi,<br \/>\nNieri i falet Per\u00ebndis.<br \/>\nSi lum nana qi e ka rritun,<br \/>\nSi lum ajri qi asht tue e mbajtun,<br \/>\nSi lum rrezja qi a tue e shndritun,<br \/>\nsi lum toka qi asht tue e bajtun!<\/p>\n<p><strong>LULET E MALEVE<\/strong><br \/>\nOh rrnoft\u00eb! E aj Zot prej qiellit,<br \/>\nQi i fali mendt e kthiellta,<br \/>\nQ&#8217;i a shtroj ftyr\u00ebs<br \/>\nDrandofillet<br \/>\nE i ndezi m&#8217;ball\u00eb dy diella,<br \/>\nAj rrug\u00ebn i a shtroft\u00eb para<br \/>\nE i prift\u00eb gjithmon\u00eb ka&#8217; e mbara.<br \/>\nP\u00ebrpara saj\u00eb potera<br \/>\nU shuft\u00eb, edhe duhija;<br \/>\n\u00c7il\u00ebt edhe e but\u00eb pranvera,<br \/>\nKahdo t&#8217;i bjer\u00eb hija.<br \/>\nP\u00ebr te \u00e7ilshin zymbylat!<br \/>\nP\u00ebr te knofshin bylbylat.<\/p><\/blockquote>\n<p>Intervistuesi Ugo Cangiano shkruan se At Fishta na p\u00ebrmend k\u00ebng\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb poem\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb planifikonte p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkthyer n\u00eb italisht. Ai shpreson q\u00eb ta botoj\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe me kthimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, pas nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Itali, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb vizitoj\u00eb lugina tona Alpine. Pastaj do t\u00eb kthehet n\u00eb Shkod\u00ebr ku do t\u00eb rifilloj\u00eb pun\u00ebn e tij t\u00eb dyfisht\u00eb fetare dhe t\u00eb poetit.<\/p>\n<p><center><a href=\"http:\/\/shkoder.net\/images\/shkodra\/corriere_della_sera_lajmi_vdekjes_gjergj_fishtes_211240.jpg\"><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/shkoder.net\/images\/shkodra\/corriere_della_sera_lajmi_vdekjes_gjergj_fishtes_211240.jpg\" alt=\"At Gjergj Fishta (1871-1940) - Corriera della Sera shkruan p\u00ebr vdekjen\" width=\"500\" align=\"center\" border=\"1\" \/><\/a><br \/>\n<strong>Corriera della Sera shkruan p\u00ebr vdekjen e poetit komb\u00ebtar Gjergj Fishta m\u00eb 31 dhjetor 1940<\/strong><\/center><\/p>\n<p>Ugo Cangiano e mbyll intervist\u00ebn me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201c- Puna \u2013\u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u2013 na thot\u00eb At Fishta duke u ndar\u00eb, &#8211; por q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb i bukur: t\u00eb jep paqe dhe k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr shpirtin\u201d. At Fishta u kthye n\u00eb Atdhe nga fundi i vitit 1939, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 1940 u p\u00ebrkeq\u00ebsua nga gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore, s\u00ebmundjes s\u00eb zemr\u00ebs iu shtua dhe nj\u00eb e ftohur n\u00eb mushk\u00ebri dhe mbylli syt\u00eb m\u00eb 30 dhjetor 1940 pa arritur t\u00eb shoh\u00eb botimin e librit t\u00eb vet lirik \u201cJerina ose Mbretnesha e luleve\u201d p\u00ebr t\u00eb cilin kishte nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebrsa tragjedin\u00eb \u201cHajrija\u201d nuk e dim\u00eb a e ka p\u00ebrfundur dhe a e ka par\u00eb drit\u00ebn e botimit.<\/p>\n<p><center><iframe loading=\"lazy\" width=\"560\" height=\"315\" src=\"\/\/www.youtube.com\/embed\/S3QePTpbbCU\" frameborder=\"0\" allowfullscreen><\/iframe><\/center><\/p>\n<p>Duhet t\u00eb shtojm\u00eb se fotografia e p\u00ebrdorur n\u00eb shoq\u00ebrim t\u00eb intervist\u00ebs \u00ebsht\u00eb e njohur nd\u00ebr botime t\u00eb ndryshme, duhet t\u00eb jet\u00eb e vitit 1939 kur \u00ebsht\u00eb pranuar akademik, por fotoja q\u00eb \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb revist\u00ebn italiane ka edhe firm\u00ebn e At Gjergj Fisht\u00ebs, \u00e7far\u00eb e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk dim\u00eb n\u00ebse At Fishta t\u00eb ket\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb fotografit\u00eb e veta me autograf ve\u00e7 rastit n\u00eb fjal\u00eb. Intervist\u00ebn e plot\u00eb e kemi t\u00eb shqip\u00ebruar dhe p\u00ebr shkak se intervista \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb italisht, nuk na u duk e nevojshme ta paraqesim t\u00eb shqip\u00ebruar n\u00eb t\u00eb folmen gegnishte.<\/p>\n<p><em>30 dhjetor 2014<\/em><\/p>\n<p>Marr\u00eb nga: <a href=\"http:\/\/traboini1.blogspot.com\/2014\/12\/nje-interviste-dhe-nje-foto-e-at-gjergj.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">http:\/\/traboini1.blogspot.com\/2014\/12\/nje-interviste-dhe-nje-foto-e-at-gjergj.html<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij n\u00eb shtypin italian. * Nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri * &#8211; N\u00eb 74 vjetorin e vdekjes s\u00eb poetit dhe atdhetarit t\u00eb madh &#8211; Nga KOLEC TRABOINI N\u00eb nj\u00eb takim disa vjet m\u00eb par\u00eb me m\u00ebsuesin Kel Vuji, ve\u00e7 bisedave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3,7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13911","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-histori","8":"category-letersi"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij n\u00eb shtypin italian. * Nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri * &#8211; N\u00eb 74 vjetorin e vdekjes s\u00eb poetit dhe atdhetarit t\u00eb madh &#8211; Nga KOLEC TRABOINI N\u00eb nj\u00eb takim disa vjet m\u00eb par\u00eb me m\u00ebsuesin Kel Vuji, ve\u00e7 bisedave [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-12-31T08:46:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\\\/ Traboini\",\"datePublished\":\"2014-12-31T08:46:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/\"},\"wordCount\":1601,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\\\/ Traboini - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg\",\"datePublished\":\"2014-12-31T08:46:54+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\\\/ Traboini\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij n\u00eb shtypin italian. * Nuk dihet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri * &#8211; N\u00eb 74 vjetorin e vdekjes s\u00eb poetit dhe atdhetarit t\u00eb madh &#8211; Nga KOLEC TRABOINI N\u00eb nj\u00eb takim disa vjet m\u00eb par\u00eb me m\u00ebsuesin Kel Vuji, ve\u00e7 bisedave [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-12-31T08:46:54+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini","datePublished":"2014-12-31T08:46:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/"},"wordCount":1601,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/","name":"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg","datePublished":"2014-12-31T08:46:54+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/at_gjergj_fishta_traboini_ese.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-dhe-foto-e-at-gjergj-fishtes-me-shkrimin-e-tij-traboini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervist\u00eb dhe foto e At Gjergj Fisht\u00ebs me shkrimin e tij\/ Traboini"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13911\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}