{"id":13901,"date":"2014-12-28T09:29:48","date_gmt":"2014-12-28T08:29:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2555"},"modified":"2014-12-28T09:29:48","modified_gmt":"2014-12-28T08:29:48","slug":"albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/","title":{"rendered":"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d"},"content":{"rendered":"<p><em>28 Dhjetor 2014<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Replik\u00eb me shkrimin e Albatros Rexhajt: \u201cPse e vrava Zonj\u00ebn Z\u201d, botuar n\u00eb Gazet\u00ebn Express<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Agim Ba\u00e7i\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/agim_baci.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Agim Ba\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka ndonj\u00eb aspekt t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm replika me shkrimtar\u00ebt, sepse mund t\u00eb ndodh\u00eb fare mir\u00eb keqkuptimi, q\u00eb t\u00eb lexohet sikur ka di\u00e7ka personale. Madje, edhe shkrimi i vet\u00eb Albatros Rexhajt t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb \u201cGazeta Express\u201d t\u00eb Prishtin\u00ebs me titullin \u201c<em>Pse e vrava Zonj\u00ebn Z<\/em>\u201d t\u00eb jepte k\u00ebt\u00eb ndjesi, edhe pse autori ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb nj\u00eb replik\u00eb me q\u00ebndrime t\u00eb kulturuara, e jo si\u00e7 ndodh r\u00ebndom me t\u00eb kritikuarit, q\u00eb p\u00ebrdorin etiketime ekstreme apo banale. Megjithat\u00eb, duket se Albatrosi ishte rreshtuar n\u00eb turm\u00ebn e lexuesve t\u00eb tij, q\u00eb e kishte marr\u00eb kritik\u00ebn time, botuar dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cMapo\u201d me titullin \u201c<em>Let\u00ebrsi mes e posht\u00eb<\/em>\u201d si nj\u00eb kritik\u00eb xhelozie, apo edhe m\u00eb keq, t\u00eb nj\u00eb prapaniku. Nuk po them konservatori, se mbase ashtu jam, por fjala konservator nuk ka kuptimin q\u00eb i dha diktatura \u2013 por kuptimin e q\u00ebndrimit mbi disa norma e vlera t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb Njeriut.<\/p>\n<p>Gjithsesi, t\u00eb qenurit n\u00eb k\u00ebto pozita, konservatori \u2013 si\u00e7 e quan Albatrosi -, nuk m\u00eb ka penguar kurr\u00eb ta vler\u00ebsoj femr\u00ebn dhe t\u00eb besoj se \u00e7do dhunim ndaj saj \u00ebsht\u00eb dhunim ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u2013 e si pasoj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe humbje e t\u00eb gjith\u00ebve ne. Ve\u00e7se un\u00eb nuk e shoh lirin\u00eb e femr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrdorur mes k\u00ebmb\u00ebve, por n\u00eb mendjen e saj. Nuk e shoh tek vendimi i saj p\u00ebr t\u00eb provuar sa e aft\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb si burr\u00eb, por tek mrekullia e saj q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb si nj\u00eb fem\u00ebr e p\u00ebrhershme, e plot\u00eb dhe e till\u00eb, si\u00e7 e ka dh\u00ebn\u00eb Zoti. Kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vendos\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se e shoh femr\u00ebn si nj\u00eb veg\u00ebl mahnit\u00ebse p\u00ebr d\u00ebshirat e burrit. Madje, kur funksionon mes e posht\u00eb, ose kur ka preokupimin kryesor t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrvojave t\u00eb pandalshme t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb trupit, ajo b\u00ebhet nj\u00eb veg\u00ebl e till\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu ka z\u00ebn\u00eb fill edhe q\u00ebndrimi im kritik lidhur me at\u00eb tekst, q\u00eb le ta quajm\u00eb letrar, megjith\u00ebse n\u00eb kopertin\u00ebn e tij libri nuk thot\u00eb asgj\u00eb, se kujt i drejtohet. Dometh\u00ebn\u00eb i ngjan nj\u00eb komunikimi t\u00eb pap\u00ebrcaktuar, ashtu si\u00e7 mbetet bota e vet\u00eb personazhit. Dhe, un\u00eb nuk akuzoj autorin se p\u00ebrse e \u00e7oi n\u00eb vet\u00ebvrasje. Fatmir\u00ebsisht autori nuk gjykohet p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Por, gjith\u00e7ka imja \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb pari n\u00eb aspektin e vlerave artistike. Dhe \u00e7alimi nis pik\u00ebrisht k\u00ebtu, pasi let\u00ebrsia, sipas meje, nuk \u00ebsht\u00eb as \u201cvet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb\u201d e as \u201cvet\u00ebm e shkruar bukur\u201d. Por \u00ebsht\u00eb\u201cnj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb e shkruar bukur\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt Albatrosi \u00e7alon nga t\u00eb dyja an\u00ebt e k\u00ebsaj medaljeje. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk i vijn\u00eb dot n\u00eb ndihm\u00eb fanset n\u00eb facebook. Madje edhe t\u00eb b\u00ebrit replik\u00eb t\u00eb autorit me kritikun \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka absurde, pasi autori mbaron misionin e tij me librin duke e shkruar. M\u00eb pas komentet jan\u00eb pjes\u00eb e lexuesve dhe e komentuesve dhe jo e autorit, pasi p\u00ebrndryshe gjith\u00e7ka merr kuptimin e nj\u00eb lajmi gazete q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrohet.<\/p>\n<p>Ndaj, autorit mund t\u2019i vijn\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb kritik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, por ma do mendja se nuk kan\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019t\u00eb thon\u00eb, pasi libri \u00ebsht\u00eb i dominuar nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb femr\u00ebs se je e lir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh \u00e7\u2019t\u00eb duash dhe s\u2019ke t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb gjykohesh. Nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb pasqyron nj\u00eb protest\u00eb pak a shum\u00eb adoleshent\u00ebsh, ose e njer\u00ebzve t\u00eb d\u00ebshtuar, t\u00eb cil\u00ebt pasi nuk kan\u00eb patur fuqi kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb tjetrin, i akuzojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt se po i gjykojn\u00eb moralisht. Tamam si\u00e7 ndodh me vet\u00eb Albatrosin \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe shkruesi \u2013 q\u00eb m\u00eb akuzon se i kam b\u00ebr\u00eb gjyqin moral. Ky n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhg\u00ebnjim i madh, pasi besoj se autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej minimalisht t\u00eb ishte pasuruar me nj\u00eb q\u00ebndrim m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr librin. Ose duhet ta botonte duke pohuar se duhet ta lexojn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb filozofin\u00eb e tij. Por ai n\u00eb shkrim thjesht ka cituar personazhin e tij, \u201cZonj\u00ebn Z\u201d, dhe me akuz\u00ebn, nj\u00eblloj si personazhi, se po e gjykoj moralisht.<\/p>\n<p>N\u00eb teorit\u00eb letrare, libri \u00ebsht\u00eb aq her\u00eb sa lexohet. Dhe leximet jan\u00eb ato q\u00eb ridimensionojn\u00eb vlerat letrare, ashtu si\u00e7 ka ndodhur me autor\u00eb q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e vet kan\u00eb jetuar n\u00eb mosnjohje, por tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb gjith\u00ebstudiuar, ashtu edhe n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, q\u00eb shum\u00eb \u201cgjeni\u201d t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb vet jan\u00eb magazinuar n\u00eb harres\u00eb. Arsyeja se p\u00ebrse libri i Albatrosit duhej komentuar, ishte fakti i p\u00ebrhapjes s\u00eb tij publike. Dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb komenti po b\u00ebhej thjesht n\u00eb raportin e fansave. Mir\u00ebpo, kurr\u00eb shijet letrare nuk kan\u00eb qen\u00eb raport turmash, e as sugjerim prej tyre. Vlerat e p\u00ebr\u00e7uara letrare kan\u00eb patur ndihmes\u00eb debatet profesionale, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb disa parime, q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht mb\u00ebshteten tek ajo q\u00eb na b\u00ebn Njeri, q\u00eb n\u00eb fton t\u00eb ngrihemi edhe kur rr\u00ebzohemi, q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se gabimi \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzor dhe pranimi i tij na b\u00ebn edhe m\u00eb njer\u00ebzor, duke na zhdukur nga mund\u00ebsia e vetmis\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb gabimtar dhe mrekullia e let\u00ebrsis\u00eb \u00ebsht\u00eb pikturimi i njer\u00ebzores p\u00ebrmes gabimit. Por zgjidhja kurr\u00eb nuk i ka ardhur nga kuptimi i aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr qejf, por nga kuptimi mbi at\u00eb q\u00eb i jep kuptim g\u00ebzimit dhe dhimbjes, lotit dhe buz\u00ebqeshjes, ku padyshim futet edhe k\u00ebnaq\u00ebsia apo trishtimi q\u00eb vjen prej seksit apo munges\u00ebs s\u00eb tij. Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu vjen dallimi, q\u00eb ajo pjes\u00eb duhet bashkangjitur me vlerat shpirt\u00ebrore. P\u00ebrndryshe, ose jan\u00eb makin\u00eb pjellore, ose makin\u00eb qejfi \u2013 e q\u00eb t\u00eb dyja nuk jan\u00eb as t\u00eb bukura e as njer\u00ebzore. Madje jan\u00eb fyese p\u00ebr femr\u00ebn.<\/p>\n<p>P.sh, mrekullia e Madam\u00eb Bovaris\u00eb t\u00eb Floberit nuk \u00ebsht\u00eb tek aft\u00ebsia e saj p\u00ebr t\u00eb tradhtuar t\u00eb shoqin, por tek t\u00eb gjitha trandjet shpirt\u00ebrore dhe humbjen q\u00eb i provoi ajo aft\u00ebsi. Edhe Albatrosi ka dashur t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb Ana Karenin\u00eb, por pa mundur as t\u2019u afrohet dilemave t\u00eb saj, q\u00eb ishin p\u00ebr moskuptim t\u00eb dashuris\u00eb, e jo p\u00ebr t\u00eb provuar teknikat e reja t\u00eb seksit. K\u00ebshtu q\u00eb vet\u00ebvrasjet e tyre nuk jan\u00eb nj\u00eblloj.<\/p>\n<p>Albatrosi thot\u00eb n\u00eb shkrimin e tij se teknikat e reja krijojn\u00eb pap\u00ebrcaktueshm\u00ebri stili, dhe si rrjedhoj\u00eb, edhe liri t\u00eb reja n\u00eb t\u00eb shkruar. Po, Albatrosi ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, q\u00eb askush nuk mund t\u00eb pengoj\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb shkruaj\u00eb. Por kur vjen puna tek gjykimi q\u00eb e lidh let\u00ebrsin\u00eb me letraren, me njer\u00ebzoren, me thirrjen p\u00ebr Njeriun, kjo Liri \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb prang\u00ebn e vlerave, sepse promovon at\u00eb trishtim q\u00eb vjen nga paplot\u00ebsia. Dhe kritika ime konsiston pik\u00ebrisht n\u00eb ndaljen e teksteve t\u00eb tilla q\u00eb mb\u00ebshtesin njeriun drejt lirive absurde, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb \u00e7do dit\u00eb t\u00eb humb\u00eb nga mrekullia e t\u00eb qenurit nj\u00eb qenie plot vet\u00ebdije, nga mrekullia e t\u00eb qenurit i aft\u00eb t\u00eb ringrihet pas \u00e7do rr\u00ebzimi. Dhe nuk ka pse ata t\u00eb plaken p\u00ebr t\u00eb kuptuar rrug\u00ebn e gabuar.<\/p>\n<p>Lexuesve nuk ka pse t\u2019u v\u00ebm\u00eb litar\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbritur lirisht n\u00eb gremin\u00eb. Let\u00ebrsia e v\u00ebrtet\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb kurr\u00eb, as n\u00eb rastet e librave t\u00eb Bukovskit apo Tupjes, t\u00eb cil\u00ebt autori k\u00ebrkon t\u2019i marr\u00eb si avokatur\u00eb se po shkel n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb njohur. P\u00ebrkundrazi, let\u00ebrsia ka qen\u00eb litar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga gremina e p\u00ebr t\u00eb ngritur kok\u00ebn lart, drejt t\u00eb besuarit se mundesh edhe at\u00ebher\u00eb kur askush nuk beson te ty.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>28 Dhjetor 2014 Replik\u00eb me shkrimin e Albatros Rexhajt: \u201cPse e vrava Zonj\u00ebn Z\u201d, botuar n\u00eb Gazet\u00ebn Express Nga Agim Ba\u00e7i Nuk ka ndonj\u00eb aspekt t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm replika me shkrimtar\u00ebt, sepse mund t\u00eb ndodh\u00eb fare mir\u00eb keqkuptimi, q\u00eb t\u00eb lexohet sikur ka di\u00e7ka personale. Madje, edhe shkrimi i vet\u00eb Albatros Rexhajt t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb \u201cGazeta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13901","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"28 Dhjetor 2014 Replik\u00eb me shkrimin e Albatros Rexhajt: \u201cPse e vrava Zonj\u00ebn Z\u201d, botuar n\u00eb Gazet\u00ebn Express Nga Agim Ba\u00e7i Nuk ka ndonj\u00eb aspekt t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm replika me shkrimtar\u00ebt, sepse mund t\u00eb ndodh\u00eb fare mir\u00eb keqkuptimi, q\u00eb t\u00eb lexohet sikur ka di\u00e7ka personale. Madje, edhe shkrimi i vet\u00eb Albatros Rexhajt t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb \u201cGazeta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-12-28T08:29:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/agim_baci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d\",\"datePublished\":\"2014-12-28T08:29:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/\"},\"wordCount\":1393,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/agim_baci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/\",\"name\":\"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/agim_baci.jpg\",\"datePublished\":\"2014-12-28T08:29:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/agim_baci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/agim_baci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"28 Dhjetor 2014 Replik\u00eb me shkrimin e Albatros Rexhajt: \u201cPse e vrava Zonj\u00ebn Z\u201d, botuar n\u00eb Gazet\u00ebn Express Nga Agim Ba\u00e7i Nuk ka ndonj\u00eb aspekt t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm replika me shkrimtar\u00ebt, sepse mund t\u00eb ndodh\u00eb fare mir\u00eb keqkuptimi, q\u00eb t\u00eb lexohet sikur ka di\u00e7ka personale. Madje, edhe shkrimi i vet\u00eb Albatros Rexhajt t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb \u201cGazeta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-12-28T08:29:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/agim_baci.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d","datePublished":"2014-12-28T08:29:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/"},"wordCount":1393,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/agim_baci.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/","name":"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/agim_baci.jpg","datePublished":"2014-12-28T08:29:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/agim_baci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/agim_baci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/albatrosi-e-vrau-vete-zonjen-z\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Albatrosi e vrau vet\u00eb \u201cZonj\u00ebn Z\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13901\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}