{"id":13899,"date":"2014-12-26T10:47:53","date_gmt":"2014-12-26T09:47:53","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2548"},"modified":"2014-12-26T10:47:53","modified_gmt":"2014-12-26T09:47:53","slug":"partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/","title":{"rendered":"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>N\u00eb 25-vjetorin e formimit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (Lidhja e Tret\u00eb e Prizrenit)<\/em><\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Askush m\u00eb shum\u00eb sesa Ibrahim Rugova nuk u shqua p\u00ebr guxim intelektual, me deklarata e intervista p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr krimet q\u00eb po i b\u00ebnte shteti jugosllav. Student i Parisit, me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb tradit\u00ebn shqiptare, \u201c\u00c7eta e Profet\u00ebnve\u201d t\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanit, nj\u00eb rilind\u00ebsi shqiptar e evropian qe interesimi i tij fondamental. Ai ndiqte modelin e Vaclav Havelit, disidentit t\u00eb njohur \u00e7ek, po ashtu shkrimtar.<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gani MEHMETAJ\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Gani MEHMETAJ<\/strong><\/p>\n<p>Ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX sigurisht \u00ebsht\u00eb formimi i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, partis\u00eb s\u00eb par\u00eb shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi dhe partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare q\u00eb ka funksionuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gadishullin Ilirik. Themelimi i LDK-s\u00eb u b\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb \u00e7uditshme, shum\u00eb t\u00eb ngjashme me rrethanat e formimit t\u00eb Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit, at\u00ebher\u00eb kur rrezikoheshin territoret shqiptare, sepse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb po rrezikohej qenia komb\u00ebtare shqiptare nj\u00eb shekull m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Ndihej shpartallimi i af\u00ebrt i Jugosllavis\u00eb, burgut t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndihej shk\u00ebrmoqja e diktatur\u00ebs shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb, regjimit m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb. Per\u00ebndimi nisi t\u2019i drejtonte reflektor\u00ebt e interesimit n\u00eb Ballkan si asnj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb, pasi e dob\u00ebsoi Bashkimin Sovjetik.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb viteve t\u00eb tet\u00ebdhjeta zhvillohej nj\u00eb situat\u00eb paradoksale. N\u00eb t\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn Lindore komunizmi po shk\u00ebrmoqej, diktaturat po dob\u00ebsoheshin, nd\u00ebrsa n\u00eb Jugosllavi ndodhte e kund\u00ebrta. N\u00eb k\u00ebto rrethana u formua Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, partia e par\u00eb shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi. Formimit t\u00eb LDK-s\u00eb i parapriu nj\u00eb debat i brendsh\u00ebm, kryesisht n\u00ebp\u00ebr kafene. Debatet u mbajt\u00ebn n\u00eb \u00ebmb\u00ebltoren \u201cElida\u201d, t\u00eb kryeqytetit, nga gazetar\u00ebt e shkrimtar\u00ebt e \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb zgjidhej kryetari i LDK-s\u00eb, njeriu m\u00eb energjik e sistematik i debateve, i p\u00ebrgatitjes s\u00eb dokumentacionit, i p\u00ebrgatitjeve t\u00eb tjera p\u00ebr formimin e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, ishte shkrimtari dhe redaktori i \u201cRilindjes\u201d, Jusuf Buxhovi. T\u00eb tjer\u00ebt e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e vet, kryesisht me ndonj\u00eb v\u00ebrejtje, preferenc\u00eb apo me mb\u00ebshtetje morale, por t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb konkrete, asnj\u00ebri nuk mund t\u00eb lavd\u00ebrohej para mbledhjes konstituive. Q\u00eb n\u00eb jav\u00ebt e para pati v\u00ebrejtje pse grumbullimi i dokumentacionit e formulimet e statusit mbaheshin disi fsheht\u00eb, megjith\u00ebse asnj\u00ebri nga ne nuk merrte vesh n\u00eb formulimet e statutit, n\u00eb procedurat administrative e juridike.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e themelimit lista u zgjerua me emra t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb entuziazmuar vun\u00eb n\u00ebnshkrimet.<br \/>\nNuk u b\u00ebra kurr\u00eb an\u00ebtar i Lidhjes Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb, prandaj an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb partin\u00eb shqiptare m\u00eb dukej interesante edhe p\u00ebr faktin sepse e konsideroja parti komb\u00ebtare. Shumica prej nesh ishim t\u00eb sigurt q\u00eb pas aktit t\u00eb konstituimit, apo mbase para tij, policia serbe do ta shp\u00ebrndante grupin nism\u00ebtar e grupin n\u00ebnshkrues, ose mund t\u00eb na arrestonin, sepse rrethanat e tjera e paralajm\u00ebronin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. K\u00ebshilltar\u00ebt e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb na d\u00ebrgonin ndonj\u00eb mesazh, m\u00eb shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim e krijuan atmosfer\u00ebn e frik\u00ebs e t\u00eb pritshm\u00ebris\u00eb n\u00eb tension, megjith\u00ebse edhe pa k\u00ebrc\u00ebnimet e tyre e dinim fare mir\u00eb se \u00e7\u2019mund t\u00eb na priste.<br \/>\nFormimi i LDK-s\u00eb u b\u00eb m\u00eb 23 dhjetor t\u00eb vitit 1989 n\u00eb objektin e \u201cKosovafilmit\u201d, i cili iu dha n\u00eb qeverisje Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, derisa Azem Shkreli ishte drejtor i \u201cKosovafilmit\u201d, meq\u00eb ata dol\u00ebn n\u00eb objektin e ri.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb spekulime p\u00ebr propozimet p\u00ebr kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb, ka edhe t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb disa libra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb konsolidimit t\u00eb demokracis\u00eb e pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk m\u00eb kujtohet sakt\u00ebsisht kush ishte p\u00ebr Rugov\u00ebn e kush p\u00ebr Qosjen, nuk e di as pse u dha emri i Qosjes, kur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs nuk u lakua fare emri i tij, t\u00eb gjith\u00eb e pat\u00ebm parasysh Rugov\u00ebn q\u00eb nga fillimet e para. Buxhovi tha se Qosja nuk e pranoi kandidatur\u00ebn. Megjithat\u00eb, m\u00eb b\u00ebhej se propozimi i kund\u00ebrkandidatit t\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs qe loj\u00eb e \u201cpluralizmit politik\u201d, sepse askush nuk e mendoi seriozisht R. Qosjen kryetar t\u00eb LDK-s\u00eb, askush nga grupi yn\u00eb nuk e propozoi.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb gj\u00eb dihet fare mir\u00eb: askush m\u00eb shum\u00eb sesa Ibrahim Rugova nuk u shqua p\u00ebr guxim intelektual, me deklarata e intervista p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr krimet q\u00eb po i b\u00ebnte shteti jugosllav. Ishte kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, intervistat e tij n\u00eb mediat per\u00ebndimore p\u00ebrfliteshin pastaj n\u00ebp\u00ebr kuluare, b\u00ebn\u00eb jehon\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Jugosllavi, kurse shtypin e Beogradit e nxit\u00ebn t\u00eb shkum\u00ebzonte kund\u00ebr tij. Fjala i d\u00ebgjohej e lexohej edhe n\u00eb opinionin europer\u00ebndimor. Student i Parisit, me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb tradit\u00ebn shqiptare, \u201c\u00c7eta e Profet\u00ebnve\u201d t\u00eb Pjet\u00ebr Bogdanit, nj\u00eb rilind\u00ebsi shqiptar e evropian qe interesimi i tij fondamental. Ai ndiqte modelin e Vaclav Havelit, disidentit t\u00eb njohur \u00e7ek, po ashtu shkrimtar. P\u00ebr disa muaj e pushtoi bot\u00ebn demokratike me guximin, men\u00e7urin\u00eb e maturin\u00eb q\u00eb nuk e pati asnj\u00eb intelektual tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet situata e nder\u00eb, derisa sh\u00ebtisnim n\u00eb mbr\u00ebmje me nj\u00eb grup gazetar\u00ebsh t\u00eb rubrik\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs, erdhi Ibrahim Rugova dhe na u bashkua. Vazhduam tutje t\u00eb ecnin n\u00eb korzo, u ul\u00ebm n\u00eb kafen para tetarit, nd\u00ebrsa ai na tregoi se posa ia dha nj\u00eb intervist\u00eb televizionit francez, jasht\u00eb Prishtin\u00ebs. Q\u00eb t\u2019i shmangej p\u00ebrcjelljes s\u00eb sh\u00ebrbimit sekret serb, ekipi i rryer francez e fut\u00ebn n\u00eb kombin e tyre duke e d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebr rrugica, p\u00ebr t\u2019i ikur ndjekjes. Dhe prap\u00eb e soll\u00ebn af\u00ebr sheshit kryesor p\u00ebr siguri. Na tregoi se q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritej (disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb foli p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin televizion), ua propozoi p\u00ebr freskim Rexhep Qosjen, por ata i treguan se Qosja nuk pranoi t\u00eb fliste.<br \/>\nIshte e kuptueshme, secili ruhej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kritike.<\/p>\n<p>Shumica prej nesh prisnim q\u00eb do ta arrestonin Rugov\u00ebn, sepse ata kishin arrestuar njer\u00ebz edhe m\u00eb me pak \u201cm\u00ebkate\u201d, mir\u00ebpo guximi i tij p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer bllokad\u00ebn informative n\u00eb televizionet per\u00ebndimore, duke dal\u00eb n\u00eb kreun e emisioneve televizive me em\u00ebr, iu b\u00eb engj\u00ebll mbrojt\u00ebs. Ambasadori amerikan u b\u00eb engj\u00eblli tjet\u00ebr mbrojt\u00ebs edhe m\u00eb i fuqish\u00ebm. K\u00ebshtu, derisa ne shkonim disa dhjet\u00ebra hapa prapa, ambasadori amerikan e Rugova ecnin para n\u00ebp\u00ebr gjysm\u00ebn e kryeqytetit. Ecja publike e njeriut t\u00eb shtetit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs me Rugov\u00ebn kishte nj\u00eb dometh\u00ebnie p\u00ebr policin\u00eb e sh\u00ebrbimin sekret serb. Sigurisht edhe njer\u00ebz t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb fsheht\u00eb jugosllav i shkonin pas, ose anash, nd\u00ebrsa ne nuk i v\u00ebrenim.<\/p>\n<p>Prandaj, nuk mendoj se propozimi i Ibrahim Rugov\u00ebs, kryetar i LDK-s\u00eb, ishte rast\u00ebsi. Asnj\u00eb situat\u00eb a ngjarje e asaj kohe nuk ishte rast\u00ebsi, gj\u00ebrat diku koordinoheshin, kurse ne kush m\u00eb shum\u00eb e kush m\u00eb pak ishim figurant\u00eb t\u00eb situatave e t\u00eb veprimeve.<br \/>\nFati yn\u00eb u gjend\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e duhur dhe n\u00eb vendin e duhur. Shkonim rrjedhave t\u00eb lumit t\u00eb rr\u00ebmbyesh\u00ebm q\u00eb na shpinte n\u00eb detin e qet\u00eb, ku synonim. Por t\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se mund t\u00eb ngelnim diku thepave t\u00eb shk\u00ebmbinjve n\u00ebntok\u00ebsor\u00eb apo t\u00eb mbyteshim.<\/p>\n<p>Formimi i LDK-s\u00eb u b\u00eb sepse na u dhan\u00eb disa sinjale nga jasht\u00eb, elita intelektuale reagoi n\u00eb koh\u00ebn e duhur, popullata na mb\u00ebshteti pa rezerva, ishim t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb sakrifikonim etj.<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00ebn e gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme k\u00ebrkohej rrug\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga shtjella e vrim\u00ebs s\u00eb zez\u00eb. Paralelisht me v\u00ebnien e masave t\u00eb dhunshme n\u00eb shumic\u00ebn e institucioneve, u shkarkuan pjesa e madhe e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs jo pse nuk punuan me zell p\u00ebr neutralizimin e rezistenc\u00ebs, por sepse n\u00eb Komitetin Qendror t\u00eb Serbis\u00eb e n\u00eb sh\u00ebrbimin sekret jugosllav ishin t\u00eb pak\u00ebnaqur me pun\u00ebn e tyre, ata e shuan me gjak e me tanke autonomin\u00eb, nuk u duhej m\u00eb demagogjia e parullave t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme, akti i konstituimit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb par\u00eb shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, u b\u00eb n\u00eb ambientet e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, ku m\u00eb shum\u00eb sesa entuziaz\u00ebm t\u00eb frenuar, mbret\u00ebronte atmosfer\u00eb tensioni, me tym duhani, me pak karrige e shum\u00eb njer\u00ebz, gjysma e t\u00eb cil\u00ebve rrinin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e n\u00eb korridore. Sipas rregullave u tha se duhej lista prej 100 vetash, k\u00ebshtu q\u00eb pos emrit tim, n\u00ebnshkrova p\u00ebr baban\u00eb, lejen e t\u00eb cilit e mora, nd\u00ebrsa dy v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr erdh\u00ebn t\u00eb n\u00ebnshkruheshin personalisht. Disa emra t\u00eb njohur publik\u00eb e p\u00eblqyen rahatin\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vend se t\u2019u ekspozoheshin rreziqeve, megjith\u00ebse disa prej tyre i thirra personalisht. M\u00eb inkurajoi ardhja e shum\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Formimi i LDK-s\u00eb b\u00ebri jehon\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa q\u00eb e priti optimisti m\u00eb i thekur. Mbizot\u00ebro nj\u00eb eufori e jasht\u00ebzakonshme. M\u00eb kujtohet se ato dit\u00eb vinin me mij\u00ebra njer\u00ebz t\u00eb regjistroheshin, nd\u00ebrsa ne t\u00eb gjith\u00eb i regjistronim me zell. Kur na mbaronin flet\u00ebt e regjistrimit, me disa veprimtar\u00eb, nj\u00eb her\u00eb edhe me Bujar Bukoshin shkuam n\u00eb Pallatin e Shtypit n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ku Nazi, nj\u00eb pun\u00ebtor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb i shtypte formular\u00ebt e regjistrimit, t\u00eb cilat prap\u00eb me Bujarin i d\u00ebrgonim n\u00eb LDK.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs u em\u00ebrtua duke pasur parasysh Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit, nj\u00eb organizat\u00eb politike \u00e7lirimtare, e cila fatkeq\u00ebsisht nuk pati jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por jehona e saj u shtri n\u00eb t\u00eb gjitha territoret etnike, ku u formuan deg\u00eb. Askush nuk e thoshte publikisht, por shum\u00eb nga ne e mendonim LDK-n\u00eb, Lidhjen e Tret\u00eb t\u00eb Prizrenit. Por ta em\u00ebrtonim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb thoshte t\u00eb nd\u00ebrseje qent\u00eb e policis\u00eb. Prandaj nuk ia thoshim as nj\u00ebri-tjetrit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin parim u formuan deg\u00ebt e n\u00ebndeg\u00ebt e LDK-s\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn, madje edhe n\u00eb Ulqin e Mal\u00ebsi, por q\u00eb m\u00eb von\u00eb u inkuadrua n\u00eb zgjedhjet e atjeshme.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para erdh\u00ebn njer\u00ebz nga qytete e katunde p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla sesi duhej t\u2019ia b\u00ebnin p\u00ebr formimin e deg\u00ebve e n\u00ebndeg\u00ebve. U tregonim se duhej t\u00eb formonin Grupin nism\u00ebtar, ose shpesh kishin formuar grupin nism\u00ebtar, propozonin organet e deg\u00ebve etj. Brenda disa muajve n\u00eb Kosov\u00eb u an\u00ebtar\u00ebsuan mij\u00ebra an\u00ebtar\u00eb, dy-tri her\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Lidhjes Komuniste.<br \/>\nNe shpesh talleshim me ata q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb Lidhjen Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb, duke u th\u00ebn\u00eb: ju p\u00ebr 50 vjet b\u00ebt\u00eb rreth 80 mij\u00eb komunist\u00eb me gjith\u00eb privilegjet e postet, q\u00eb ofronin, por edhe presionet q\u00eb ushtronin, nd\u00ebrsa ne p\u00ebr disa muaj ua kaluam. U tha n\u00eb medie se LDK-ja ishte partia m\u00eb e madhe shqiptare n\u00eb Gadishullin Ilirik. Dhe mbeti e till\u00eb, sepse asnj\u00eb parti nuk iu afrua me num\u00ebr as e tejkaloi.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb eufori e rrall\u00eb. Ato vite ishin vite t\u00eb solidaritetit t\u00eb madh n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve, ndihmat q\u00eb shp\u00ebrndaheshin e siguronin \u00e7do banor t\u00eb Kosov\u00ebs se nuk do t\u00eb k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb t\u2019ia shtrij\u00eb dor\u00ebn okupatorit, as t\u00eb vihej n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs. Meq\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe student\u00ebt i nxor\u00ebn nga objektet publike, LDK-ja organizoi m\u00ebsimin paralel n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi private. P\u00ebrkujdesja sociale e sh\u00ebndet\u00ebsore b\u00ebheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoqat\u00ebn bamir\u00ebse \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Rezistenca ndaj okupatorit b\u00ebhej me mosd\u00ebgjueshm\u00ebri e mekanizma paq\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa vjet u ngrit dhe funksionoi shteti paralel n\u00eb raport me Serbin\u00eb, i b\u00ebm\u00eb t\u00eb pavarura institucionet tona t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve e fush\u00ebveprimeve me disiplin\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb popullat\u00ebs q\u00eb e respektonte hierarkin\u00eb e shtetit t\u00eb tyre. Popullata mori p\u00ebrgjegj\u00ebsi e dha kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb. Diaspora ishte burimi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i financimit e i logjistik\u00ebs, q\u00eb u angazhua dhe u mobilizua si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb me deg\u00ebt e n\u00ebndeg\u00ebt e LDK-s\u00eb q\u00eb u formuan n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb m\u00eb von\u00eb nuk do t\u00eb zbrazet nj\u00eb energji e till\u00eb pozitive, mobilizim komb\u00ebtar e gatishm\u00ebri q\u00eb t\u2019u falej a t\u00eb harrohej e kaluara e atyre q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb k\u00ebqija.<br \/>\nN\u00eb at\u00eb koh\u00eb u nd\u00ebrtua nj\u00eb filozofi e rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore jo vet\u00ebm n\u00eb raport me pushtuesin, por u nd\u00ebrtua filozofia e paqes n\u00eb mes t\u00eb bashk\u00ebkomb\u00ebsve, u kultivua q\u00eb mosmarr\u00ebveshjet t\u00eb zgjidhshin me biseda e dialog, u vu n\u00eb pah toleranca ndaj t\u00eb vetit, por edhe ndaj fqinjit. Debatet qytetare rrezatonin mir\u00ebsi e mir\u00ebkuptim t\u00eb pakufish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjitha shtresat sociale. Rugova e rugovizmi nuk u b\u00ebn\u00eb vet\u00ebm sinonim i rezistenc\u00ebs paq\u00ebsore pa p\u00ebrdorimin e dhun\u00ebs, por edhe sinonim i kultivimit t\u00eb qytetaris\u00eb tradicionale, me nj\u00eb p\u00ebrcaktim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore e vlerat e qytet\u00ebrimit t\u00eb kontinentit t\u00eb mo\u00e7\u00ebm. Fryma e toleranc\u00ebs, e mir\u00ebkuptimit e qytetaris\u00eb ishin vlera fondamentale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, mekanizmat e brendsh\u00ebm t\u00eb kombit p\u00ebr t\u00eb mobilizuar rezistenc\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb forcuar identitetin shqiptar, t\u00eb p\u00ebrbuzur e t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur nga pushtuesi, thirr\u00ebm n\u00eb ndihm\u00eb Gjergj Kastriotin \u2013Sk\u00ebnderbeun, simbolin e bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve, iu kthyem rr\u00ebnj\u00ebve, nis\u00ebm t\u00eb betoheshim n\u00eb emrat e princ\u00ebrve e heronjve iliro-shqiptar\u00eb si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb, por pa patetik\u00ebn folklorike, i rim\u00ebsuan m\u00ebsimet nga historia q\u00eb t\u00eb mos na p\u00ebrs\u00ebriteshin n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re, iu kthyem Per\u00ebndimit si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Si ta kishim porositur p\u00ebr fatin ton\u00eb e rrug\u00ebn q\u00eb zgjodh\u00ebm, emri i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, Gonxhe Bojaxhiut, shqiptare, u b\u00eb emri m\u00eb i popullarizuar n\u00eb t\u00ebr\u00eb globin, nd\u00ebrsa ajo nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte shqiptarja m\u00eb e famshme. Ajo u b\u00eb ikon\u00eb e rezistenc\u00ebs, por edhe e solidaritetit nd\u00ebr shqiptar\u00ebt. N\u00ebn\u00eb Tereza, e cila do t\u2019u hap\u00eb rrug\u00eb takimeve t\u00eb Rugov\u00ebs me Klintonin e vinte n\u00eb pah shqiptar\u00ebsin\u00eb e vet, ajo e gjakonte shtetin shqiptar, n\u00eb t\u00eb cilin nuk e lan\u00eb t\u00eb shkonte derisa nuk ra diktatura komuniste, ajo gjakonte me popullin e p\u00ebrvuajtur shqiptar, prandaj angazhohej e lutej p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb filmin dokumentar amerikan p\u00ebr N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb q\u00eb e pash\u00eb m\u00eb 1984 n\u00eb nj\u00eb festival nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ajo thoshte: \u201cKam lindur n\u00eb Shkup n\u00eb nj\u00eb familje shqiptare, Shkupi at\u00ebher\u00eb ishte kryeqytet i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa shikuesit e huaj shihnin t\u00eb habitur, sepse Shkupi m\u00eb nuk ishte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Fryma e re pati ndikim t\u00eb madh n\u00eb shtresat sociale e n\u00eb kast\u00ebn politike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Qytet\u00ebrimi per\u00ebndimor nuk vihej n\u00eb dyshim nga asnj\u00ebri, as nga ato grupe q\u00eb ua kishin shp\u00ebrlar\u00eb trurin me paragjykimet p\u00ebr kapitalizmin apo me paragjykimin fetar, edhe atyre iu hap\u00ebn syt\u00eb, nis\u00ebn t\u00eb betoheshin n\u00eb shenjtor\u00eb t\u00eb rinj. Fryma e re, tolerante, e demokracis\u00eb qytetare, e kultivimit t\u00eb krenaris\u00eb komb\u00ebtare, e qytetaris\u00eb evropiane, nuk e krijoi njeriun e ri, por e ndryshoi njeriun q\u00eb i kishte kaluar t\u00eb gjitha fazat e dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ishte fitore e madhe, q\u00eb askush nuk mund ta mohoj\u00eb.<\/p>\n<p><em>Fragment nga libri n\u00eb dor\u00ebshkrim \u201c\u00cbndrra e madhe\u201d (Flet\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura ditari 1981-2006 me portretin e Rugov\u00ebs n\u00eb drit\u00ebhijen e ngjarjeve dramatike).<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 25-vjetorin e formimit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (Lidhja e Tret\u00eb e Prizrenit) Askush m\u00eb shum\u00eb sesa Ibrahim Rugova nuk u shqua p\u00ebr guxim intelektual, me deklarata e intervista p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr krimet q\u00eb po i b\u00ebnte shteti jugosllav. Student i Parisit, me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb tradit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13899","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"N\u00eb 25-vjetorin e formimit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (Lidhja e Tret\u00eb e Prizrenit) Askush m\u00eb shum\u00eb sesa Ibrahim Rugova nuk u shqua p\u00ebr guxim intelektual, me deklarata e intervista p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr krimet q\u00eb po i b\u00ebnte shteti jugosllav. Student i Parisit, me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb tradit\u00ebn [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-12-26T09:47:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb\",\"datePublished\":\"2014-12-26T09:47:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/\"},\"wordCount\":2801,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/gani_mehmetaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/\",\"name\":\"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/gani_mehmetaj.jpg\",\"datePublished\":\"2014-12-26T09:47:53+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/gani_mehmetaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/gani_mehmetaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"N\u00eb 25-vjetorin e formimit t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (Lidhja e Tret\u00eb e Prizrenit) Askush m\u00eb shum\u00eb sesa Ibrahim Rugova nuk u shqua p\u00ebr guxim intelektual, me deklarata e intervista p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr krimet q\u00eb po i b\u00ebnte shteti jugosllav. Student i Parisit, me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb tradit\u00ebn [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-12-26T09:47:53+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb","datePublished":"2014-12-26T09:47:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/"},"wordCount":2801,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/","name":"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg","datePublished":"2014-12-26T09:47:53+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/partia-qe-e-beri-shtetin-dhe-historine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Partia q\u00eb e b\u00ebri shtetin dhe historin\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13899\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}