{"id":13877,"date":"2014-12-12T20:40:19","date_gmt":"2014-12-12T19:40:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2498"},"modified":"2014-12-12T20:40:19","modified_gmt":"2014-12-12T19:40:19","slug":"likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/","title":{"rendered":"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Dr. Nail Draga\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nail_draga.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <em>Me rastin e 70-vjetorit t\u00eb krimeve t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb Ulqin<\/em><\/p>\n<p><strong>Dr. Nail Draga<\/strong><\/p>\n<p>Trajtimi i ngjarjeve dhe personalitet\u00ebve q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ne lidhje mbi qytetin e Ulqinit dhe t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb tij paraqet nj\u00eb inspirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ dhe studiues. E dh\u00ebna se nga viti 1941-1944 tokat shqiptare iu bashkangjiten shtetit am\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebtu u vendos administrata dhe pushteti shqiptar me t\u00ebr\u00eb mekanizmin qeveris\u00ebs paraqiste nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr popullsin\u00eb vendore. Por, kjo periudh\u00eb kohore ndonse e shkurt\u00ebr e cila njihet si koha e Shqipnis\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbushur me momente dhe ngjarje interesante t\u00eb cilat deri m\u00eb tash jan\u00eb hulumtuar shum\u00eb pak. Andaj me ket\u00eb rast do t\u00eb trajtojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb rolin e dy figurave fetare si dhe likuidimin e tyre nga komunist\u00ebt me vendosjen e pushtetit t\u00eb tyre nga muaji n\u00ebntor i vitit 1944.<\/p>\n<p><strong>1. Hafiz Hasan Llunji<\/strong><\/p>\n<p>Hasan Llunji, i biri i Alushit, myfti dhe myderriz i qytetit, lindi n\u00eb Ulqin. Ka dy data, vitet 1897 dhe 1900. U rrit dhe u formua n\u00eb nj\u00eb familje arsimdash\u00ebse dhe p\u00ebrparimtare. Ne mosh\u00ebn 13-vje\u00e7are kryen hafizllekun-merr thirrjen hafiz, nd\u00ebrsa diploma e ti, e l\u00ebshuar n\u00eb vitin 1916\/17, d\u00ebshmon se ai kreu shkoll\u00ebn dyvje\u00e7are kroate-shqipe t\u00eb Ulqinit. M\u00eb tej d\u00ebshironte t\u00eb vazhdonte shkollimin n\u00eb mederesen\u00eb e Sarajev\u00ebs. Nga t\u00eb par\u00ebt e tij trash\u00ebgoj nj\u00eb bibliotek\u00eb t\u00eb pasur me literatur\u00eb sa fetare dhe artistike me alfabet arabo-osman. Pasi kreu kualifikimet shkollore, b\u00ebri njohuri solide nga l\u00ebmi s\u00eb drejt\u00ebs trash\u00ebgimore t\u00eb sheriatit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb u diplomua dhe u specializua n\u00eb Shkod\u00ebr te Sabri Begu, at\u00ebbot\u00eb kryemyfti i Shkodr\u00ebs.Gjat\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb vise t\u00eb ndryshme si m\u00ebsues i fes\u00eb, ofi\u00e7ar, myderriz dhe myfti, ka qen\u00eb pajtues n\u00eb disa revista q\u00eb botoheshin n\u00eb Sarajev\u00eb, n\u00eb Shkup e sidomos \u00e7monte lart revist\u00ebn \u201cZani i nalt\u00eb\u201d q\u00eb botohej n\u00eb Shkod\u00ebr. Nga ajo revist\u00eb informohej p\u00ebr t\u00eb arriturat e ndryshme n\u00eb fush\u00ebveprimin e tij sidomos p\u00ebr veprimtarin\u00eb e shum\u00eb emrave t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb kultur\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb veprimtaris\u00eb dhe sh\u00ebrbimit hafiz Hasan Llunji ka sh\u00ebrbyer ne disa vende nga viti 1918-1944. Ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Ulqin, n\u00eb Kraj\u00eb, n\u00eb An\u00eb t\u00eb Malit, n\u00eb rrethinat e Tivarit dhe t\u00eb Tuzit. Ai nuk ka mundur p\u00ebr t\u00eb qendruar imun ndaj disa dukurive antikomb\u00ebtare q\u00eb organizonte pushteti i koh\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb SKS. K\u00ebshtu n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb viteve 30-ta n\u00eb Ulqin flitej s\u00eb do te vinin disa anije turke p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb familjet ulqinake t\u00eb cilat nga skamja ekonomike dhe shtypja nacionale b\u00ebh\u00ebshin gati p\u00ebr ta l\u00ebshuar Ulqinin e p\u00ebr t\u00eb emigruar n\u00eb Turqi. Ndaj nj\u00eb veprimi t\u00eb till\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb pushtetit q\u00eb si qellim kishin shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve nga ky qytet me plot guxim reagoi hafiz Hasan Llunji, duke i bindur bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tij p\u00ebr te mos e l\u00ebshuar Ulqinin. Nga nj\u00eb qendrim i till\u00eb ai ishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushtetit dhe u detyru p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ta l\u00ebshoj\u00eb Ulqinin dhe u vendos n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, por po ashtu ka qendruar edhe n\u00eb Durr\u00ebs, ku pati takime edhe me Mujo Ulqinakun.<\/p>\n<p><strong>Njohja me dom Nikoll\u00eb Tush\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Sipas sh\u00ebnimeve dhe d\u00ebshmive t\u00eb nj\u00ebr\u00ebzve q\u00eb e kan\u00eb njohur dom Nikoll\u00ebn dhe hafiz Hasanin, k\u00ebto personalitete t\u00eb ndritura fetare dhe patriotike, q\u00eb vepronin n\u00eb Ulqin, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishin njohur n\u00eb vitin 1927 n\u00eb fshatin Sal\u00e7. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb hasani sipas dokumenteve, Hasani kishte qen\u00eb m\u00ebsues i fes\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn serbe t\u00eb koh\u00ebs. Por, ne ket\u00eb koh\u00eb n\u00eb Sal\u00e7 kishte ardhur p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer edhe dom Nikoll\u00eb Tusha. Q\u00eb t\u00eb dy kishin nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb admiruesh\u00ebm q\u00eb u b\u00ebn\u00eb sh\u00ebmbull edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm. T\u00eb dy s\u00eb bashku perve\u00e7 s\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim fetar me disa patriot t\u00eb Ulqinit vazhduan aktivitetin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Me vendosjen e pushtuesve gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Ulqin n\u00eb prill 1941 k\u00ebto udh\u00ebheqes fetar\u00eb s\u00eb bashku me disa at\u00ebdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb iu bashkuan Mustaf\u00eb Alibegut figur\u00eb e njohur atdhetare nga Ulqini i cili ne popull njihej me emrin Cafo Begu. Familja Alibegu, me tradita detare dhe tregtare, ishte me orientime t\u00eb qarta komb\u00ebtare. Kjo familje ka dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb madh, sa n\u00eb fush\u00ebn komb\u00ebtare at edhe n\u00eb at\u00eb arsimore, n\u00eb lqin dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb. Ai s\u00eb pari ishte detar, pastaj tregtar dhe an\u00ebtar i disa partive, me koh\u00eb edhe kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit.<\/p>\n<p>Ne koh\u00ebn e Karagjorgjeviq\u00ebve ishte kryetar shum\u00ebvje\u00e7ar i komun\u00ebs s\u00eb Ulqinit, senator n\u00eb oborrin mbret\u00ebror dhe deputet. Gjat\u00eb LDB, Cafo Begu ishte s\u00ebrish kryetar komune n\u00eb Ulqin, pastaj deputet e m\u00eb von\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i shqiptar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi n\u00eb parlamentin shqiptar. Ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Regjenc\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga Mehdi Frash\u00ebri, Fuad Dibra, lef Nosi, me kryetar Rexhep Mitrovica. Ne ket\u00eb staf ai do ta lidh\u00eb aktivitetin n\u00eb Ulqin, gjithnj\u00eb i ndihmuar nga shok\u00ebt e tij dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb: dom Nikoll\u00eb Tusha, hafiz Hasan Llunji e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tokat shqiptare i bashkohen shtetit am\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (1941-1944)<\/strong><\/p>\n<p>Fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore solli ndryshime edhe ne hart\u00ebn politike t\u00eb ballkanit. K\u00ebshtu pushtuesit e rinj\u00eb italian u angazhuan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar gabimin e m\u00ebparsh\u00ebm duke ia bashkangjitur tokat etnike shqiptare n\u00ebn Mal t\u00eb Zi shtetit shqiptar\u00eb te koh\u00ebs nga muaji prill i vitit 1941. Nj\u00eb veprim i till\u00eb ishte nj\u00eb surpriz\u00eb e k\u00ebndshm\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr dom Nikollen dhe hafiz Hasanin dhe Cafo Begun por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ne rrethana t\u00eb reja politike dhe shoq\u00ebrore nga viti 1941-44 Ulqini ishte n\u00ebnprefektur\u00eb e Shkodr\u00ebs. N\u00ebnprefekt ishte Luigj Lufi, me origjin\u00eb nga Mir\u00ebdita i cili kishte te kryer fakultetin e historis\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs amtare dinte edhe tre gjuh\u00eb t\u00eb huaja. Truproje e tij ka qen\u00eb Rrok Shkreli. Zyrat e n\u00ebnprefektur\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb af\u00ebr Ran\u00ebs n\u00eb shtepin\u00eb e Bidin Selit\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb sot pushimorja e pensioner\u00ebve. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ne Ulqin p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb vendoset administrata n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, hapet shkolla shqipe \u201cSk\u00ebnderbe\u201d me arsmitar\u00eb vendas por shumica ishin nga Shkodra nd\u00ebrsa drejtori i saj ishte shkodrani Jahja Domnori. Ne qytet ka funksionuar edhe gjykata, xhandarm\u00ebria, ushtria ku t\u00eb gjith\u00eb ishin shqiptar\u00eb. Komandanti i qytetit t\u00eb Ulqinit ishte Gjon Zefi Ivanaj.<\/p>\n<p>Ne rrethana te reja ne nj\u00eb shtet t\u00eb ri k\u00ebtyre dy figurave t\u00eb nderuara fetare n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1941, iu bashkohen edhe qytetar\u00ebt vendas si Sel\u00eb Lamoja, Cuf Brahushi, Hodo Alibegu, Rifat Alibegu, Riza Sula, Tahir Nikeziqi e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Nuk ka dilem\u00eb se ngritja e Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar me 14.6.1941 paraqet dit\u00ebn dhe dat\u00ebn me t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb p\u00ebr popullin shqiptar\u00eb ne krahinen e Ulqinit. At\u00eb dit\u00eb u mblodhen para kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Zefit(Mal t\u00eb Bardh\u00eb) rreth 5000 qytetar\u00eb pa dallim feje e krahine.<\/p>\n<p>Ja si p\u00ebrshkruan ket\u00eb moment historik Rrok Shkreli: \u201dAt\u00eb dit\u00eb ishte mbledhur popull i madh nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Shestani&#8230; Erdhen edhe krer\u00ebt e iu bashkuan popullit, dom Nikoll\u00eb Tusha, Cafo Begu, dom Ivo Bellashi, hoxh\u00eb Llunja, Lush Paloka, Ded\u00eb Gjo Nik\u00eb Delija, Sel\u00eb Lamoja me t\u00eb birin Elezin, Rexhep Dollari e shum\u00eb ulqinak\u00eb me ta.S\u00eb pari ka mbajtur nj\u00eb fjalim t\u00eb fuqish\u00ebm atdhetari dom Nikolla, pastaj ka folur Cafo Begu e ne fund dom Ivo Bellashi n\u00eb kroatisht pasi ishte kroat&#8230;Pas k\u00ebsaj kemi k\u00ebrkuar nj\u00eb shkall\u00eb p\u00ebr t\u00eb hypur n\u00eb kompanjel t\u00eb kish\u00ebs, shkall\u00ebn e ka sjellur Kol\u00eb Luc\u00eb Ndoja q\u00eb asokohe iu binte kambanave t\u00eb kish\u00ebs. Flamurin e kishte dom Nikoll\u00eb Tusha, i cili ia dor\u00ebzoi Cafo Beg Ulqinit e ky ia dha Ded\u00eb Gjo Nik\u00eb Delis\u00eb; shkall\u00ebt i solli dhe i mbeshteti fort p\u00ebr mur t\u00eb kish\u00ebs Kol\u00eb Luc\u00eb Ndoja, kurse Ded\u00eb Gjoni ma afroi mua shtiz\u00ebn e Flamurit, t\u00eb cilin e val\u00ebvita disa her\u00eb n\u00eb aj\u00ebr e kjo ndezi zemrat e t\u00eb pranishm\u00ebve, pastaj e vendosa dhe e sht\u00ebrngova mir\u00eb n\u00eb kompanjol.<\/p>\n<p>Me rastin e ngritjes s\u00eb Flamurit u ndez gazmendi liridash\u00ebs e atdhetar ashtuq\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku i k\u00ebnduan Flamurit k\u00ebto vargje:<\/p>\n<p>O Flamur ti kuq e zi<br \/>\npo valon nj\u00eb bukuri<br \/>\np\u00ebr Shqipni e p\u00ebr liri<br \/>\nn\u00eb Kosov\u00eb e \u00c7am\u00ebri<br \/>\nme gazmend e hijeshi<br \/>\np\u00ebr t\u00eb shtrejten k\u00ebt\u00eb liri.<\/p>\n<p>More djelt e Traboinit,<br \/>\nt\u00eb Shestanit e t\u2019 Ulqinit<br \/>\nbanju bashk\u00eb e lutni i fest\u00eb<br \/>\np\u00ebr kufinin q\u00eb u kan\u00eb hjek\u00eb,<br \/>\nshkoi kufini ku a ken\u00eb motit<br \/>\nn\u2019 Sutorman e n\u2019 Qaf\u00eb t\u2019 Kokotit \u201c.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj ko deri n\u00eb vitin 1944 ne Ulqin edhe pse kan\u00eb pasur k\u00ebrcnime dhe akuza nga qarqe t\u00eb ndryshme k\u00ebta dy figura fetare t\u00eb nderuara ishin sh\u00ebmbull me sjelljen, komunikimin dhe bashk\u00ebpunimin me popullin. Te dy dilshin vazhdimisht s\u00eb bashku. Ishte kjo nj\u00eb shoq\u00ebri dhe toleranc\u00eb q\u00eb nuk ishte ne favorin e individ\u00ebve dhe qarqeve t\u00eb ndryshme antishqiptare. Ata u g\u00ebzuan shum\u00eb kur ne vitin 1943 m\u00ebsuan nga Cafo Begu p\u00ebr formimin e Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit. Ishin te bindur se ajo forc\u00eb politike dhe ushtarake do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb realizimin e aspiratave shqiptare p\u00ebr bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin am\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne ket\u00eb drejtim ai grup veprimtar\u00ebsh ulqinak\u00eb shkrin\u00eb t\u00ebr\u00eb energjin\u00eb rreth organizimit t\u00eb pun\u00ebs lidhur me formimin dhe forcimin e Komitetit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit n\u00eb Ulqin, n\u00eb p\u00ebrpilimin dhe n\u00eb sistemimin e dokumentacionit t\u00eb tij.<\/p>\n<p><strong>Burgosja dhe pushkatimi<\/strong><\/p>\n<p>B\u00ebhet m\u00eb dije se m\u00eb 24 n\u00ebntor 1944, Ulqinin e v\u00ebrshuan nj\u00ebsit\u00eb lokale partizane. Me t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb tyre fillojn\u00eb m\u00ebnj\u00ebher ndjekjet, maltretimet, burgimet dhe vrasjet. Nj\u00eb pjes\u00eb e veprimtar\u00ebve nuk u gjet n\u00eb Ulqin, nj\u00eb pjes\u00eb arratiset, e frik\u00ebsuar nga hakmarrjet q\u00eb tashm\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb skena t\u00eb dit\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb mbetet n\u00eb Ulqin.<\/p>\n<p>Ne grupin e atyre q\u00eb mbeten n\u00eb Ulqin ishte edhe hafiz Hasan Llunji. Nat\u00ebn e 26 n\u00ebntorit nga OZNA arrestohet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe d\u00ebrgohet ne nj\u00eb burg t\u00eb improvizuar t\u00eb tyre n\u00eb Ulqin. Aty gjen edhe tre ulqinak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kishin burgosur m\u00eb par\u00eb: Hodo beg Bushatin m\u00eb t\u00eb birin Ahmetin, not\u00ebr i Gjykat\u00ebs s\u00eb Ulqinit dhe Rafo Goran\u00ebn, oficier aviacioni. K\u00ebtu e turturojn\u00eb mizorisht duke iu k\u00ebrcnuar me pushkatim. K\u00ebrkonin t\u00eb fliste p\u00ebr aktivitetin dhe shok\u00ebt e tij. P\u00ebrkoh\u00ebsisht hafiz Hasanin e l\u00ebshojn\u00eb pasi nuk siguruan prova p\u00ebr akuzen q\u00eb ia ngarkonin, por nuk vonoi shum\u00eb dhe e burgosen p\u00ebrs\u00ebri. Organet e OZN-\u00ebs p\u00ebrmes spiun\u00ebve t\u00eb tyre p\u00ebrfundimisht realizojn\u00eb qellimin e tyre, sepse ata i detyrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur n\u00ebnshkrime nga populli p\u00ebr gjoja krimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ky gjat\u00eb koh\u00ebs 1941-1944. Dhe ne nj\u00eb gjyq t\u00eb improvizuar n\u00eb Ulqin, n\u00eb mbeshtetje t\u00eb n\u00ebnshkrimeve t\u00eb mbledhura, organet e OZN-\u00ebs gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cgjyqit t\u00eb popullit\u201d dhan\u00eb fjalen e tyre p\u00ebrfundimtare- deportimin e tyre n\u00eb Cetin\u00eb, n\u00eb vazhdimin e hetuesis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ende ne varr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Por, me dat\u00ebn 15 dhjetor 1944 kat\u00ebr t\u00eb burgosurit me duar lidhur: hafiz Hasan Llunji, Memin Resulbegu, pun\u00ebtor i gjeodezis\u00eb, Caf Canka dhe Zyhdi Fici, me roje t\u00eb maskuara dhe t\u00eb armatosur p\u00ebrcilleshin gjoja drejt Cetin\u00ebs q\u00eb atje t\u2019iu shqiptohej denimi p\u00ebrfundimtar. Dhe ne drejtim t\u00eb Tivarit pran\u00eb fshatit Bratic\u00eb arriten ne nj\u00eb kthes\u00eb ku iu ishte ven\u00eb prita, ku i pushkatuan t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Ne vendin qe sot quhet \u201cLaku i Hoxh\u00ebs\u201d i varrosen ne nj\u00eb varr t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Edhe sot jan\u00eb mu ne at\u00eb vend pa asnj\u00eb shenj\u00eb dalluese, edhe pse e kan\u00eb merituar t\u00eb zhvarrosen dhe t\u00eb varrosen me ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2. Dom Nikoll\u00eb Noga-Tusha<\/strong><\/p>\n<p>Ne saj\u00eb te t\u00eb dh\u00ebnave biografike q\u00eb disponojm\u00eb Nikoll\u00eb Noga-Tusha ka lndur n\u00eb Shirok\u00eb(Shkod\u00ebr) n\u00eb vitin 1895. Sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij, nga kushrini dom Pjet\u00ebr Noga(Tusha), mbasi kreu shkollen fillore n\u00eb vendlindje u d\u00ebrgu n\u00eb Itali n\u00eb Sarzana, ku kreu gjimnazin dhe filozofin\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb n\u00eb Gjenova kreu teologjin\u00eb. \u00cbsht\u00eb shuguruar p\u00ebr meshtar n\u00eb vitin 1919. Meshen e par\u00eb e tha n\u00eb Genazzano tek shenjtorja e Zoj\u00ebs. Pasi erdhi ne Shqip\u00ebri u em\u00ebru famullitar n\u00eb Dush t\u00eb Puk\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb Qelez. Ne ket\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri u krijuan rrethana t\u00eb reja shoq\u00ebrore dhe politike sepse ne vitin 1924 ne pushtet vie Fan Noli i cili ne dhjetor t\u00eb ati viti p\u00ebrmbyset nga Zogu. Ne k\u00ebto rrethana s\u00eb bashku me dom Gjon Gazullin organizuan opoziten popullore p\u00ebr rrethin e Puk\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Largimi nga Shqip\u00ebria si kund\u00ebrshtar i pushtetit<\/strong><\/p>\n<p>Pushtetar\u00ebt e rinj\u00eb nuk e lan\u00eb t\u00eb qet\u00eb sepse ai cil\u00ebsohej sipas tyre kund\u00ebrshtar i pushtetit andaj ndiqej nga xhandarm\u00ebria. Ne nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb u b\u00eb e pap\u00ebrballueshme nga xhandarm\u00ebria e Zogut detyrohet me lan\u00eb vendin e tij dhe gjen strehim ne Arqipeshkvin\u00eb e Tivarit. M\u00eb pas em\u00ebrohet famullitar n\u00eb Kllez\u00ebn Posht\u00eb(1927-1933). Por p\u00ebrve\u00e7 s\u00eb ishte famullitar ne ket\u00eb fshat ne munges\u00eb t\u00eb prift\u00ebrinj\u00ebve ne vitet 1931-1934 ka administruar edhe famullin n\u00eb breg t\u00eb Bun\u00ebs n\u00eb Sh\u00ebngjergj. P\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb si meshtar i zellsh\u00ebm nga Selia e Shenjt\u00eb n\u00eb vitin 1933 i jepet titulli Imzot, latinisht \u201cMonsinjor\u201d n\u00eb vitin 1933, q\u00eb d.m.th. kapelan i Pap\u00ebs. Ne pragun e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, dom Nikolla sh\u00ebrbeu n\u00eb Sal\u00e7. Ne vitet 1940-1945 me sh\u00ebrbim ishte ne Ulqin n\u00eb kishen e Sh\u00ebn Zefit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs ishte p\u00ebrkrah Cafo Begut dhe t\u00eb gjitha forcave atdhetare duke p\u00ebrkrahur pushtetin e ri dhe bashkimin e tokave shqiptare shtetit am\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nMe dat\u00ebn 14 qershor 1941 ishte nd\u00ebr organizator\u00ebt p\u00ebr ngirtjen e Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Zefit n\u00eb Ulqin. Ai k\u00ebtu mbajti fjalimin e rastit. Ishte ky nj\u00eb moment historik p\u00ebr ket\u00eb qytet sepse Flamuri komb\u00ebtar valvitej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ndjekja ndaj figurave komb\u00ebtare<\/strong><\/p>\n<p>Vendosja e pushtetit komunist ne Ulqin me 24 n\u00ebntor 1944 p\u00ebr figurat komb\u00ebtare ishte fatale sepse atyre iu pengonte \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare shqiptare dhe ngirtja e k\u00ebsaj vet\u00ebdije tek masa e popullit ne ket\u00eb mjedis. Andaj te ndodhur ne nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb figurat komb\u00ebtare u detyruan t\u00eb shp\u00ebrndahen sepse filloi ndjekja e tyre. K\u00ebshtu dom Nikolla e detyru me u largu nga Ulqini dhe u strehu te kush\u00ebrini i tij n\u00eb fshatin Juban af\u00ebr Shkodr\u00ebs. Por, as k\u00ebtu nuk ishte i sigurt\u00eb sepse sigurimi shqiptar\u00eb i cili kishte bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me ate jugosllav, zbuloj qendrimin e tij dhe pasi e arrestoj iu dor\u00ebzoj jugosllav\u00ebve.Ishte ky nj\u00eb rast i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ku shtetasi shqiptar\u00eb iu dor\u00ebzohet organeve t\u00eb ndjekj\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shteti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb veprim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr \u00e7uditur sepse p\u00ebr pushtetar\u00ebt e rinj\u00eb par\u00ebsore ishte orientimi ideologjik e jo ai komb\u00ebtar.Ngjajsh\u00ebm kan\u00eb vepruar edhe me Hodo Alibegun t\u00eb cilin e burgosin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e sjellin n\u00eb burgun e Tivarit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas t\u00eb dy i sjellin n\u00eb burgun e Ulqinit. Pas hetuesis\u00eb s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, u mbajt\u00eb gjykimi publik n\u00eb sall\u00ebn e hotelit \u201cJadran\u201d t\u00eb Ulqinit.<\/p>\n<p><strong>Procesi gjyq\u00ebsor dhe pushkatimi<\/strong><\/p>\n<p>Me qellim q\u00eb ta komprometonin para mas\u00ebs, dom Nikoll\u00eb Tush\u00ebs, ne petk fetar, i jepej n\u00eb dor\u00eb makina e shkrimit q\u00eb ta barte n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qytetit deri n\u00eb sall\u00ebn e gjykimit. Nga disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb porositur p\u00ebrjetoi fyerje derisa kalonte rrug\u00ebs. Gjyqi k\u00ebta dy patriot\u00eb i d\u00ebnoi me nga 20 vjet burg t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Pas shpalljes s\u00eb denimit dom Nikoll\u00eb Tusha dhe Hodo Alibegu d\u00ebrgohen p\u00ebr t\u00eb vuajtur denimin n\u00eb burgun e Cetin\u00ebs. Atje ne burgun Bogdanovkraj pati qendrim burr\u00ebror, por pik\u00ebrisht p\u00ebr ket\u00eb qendrim dom Nikoll\u00eb Tusha edhe pushkatohet m\u00eb 4 n\u00ebntor 1946, n\u00eb Bjellashka Papretina. Po ashtu jan\u00eb pushkatuar edhe Hodo Alibegu nga Ulqini, Vas\u00eb Filip Mirdita nga Pistulli, Ali Beqir Bajrami nga Krytha, Merush Halil Omeri nga Krytha, Ali Veli Kalimani nga Kalimani, Lek\u00eb Maci Perkolaj, Vuk\u00eb Pjet\u00ebr Malaj, Gjon Zef Malaj nga Shestani etj. Ende sot nuk dihet gj\u00eb p\u00ebr \u00ebshtrat dhe varrin e tyre.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Me vendosjen e pushtetit t\u00eb ri te quajtur komunist nga fillimi u d\u00ebshmu se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb sistem t\u00eb diktatur\u00ebs ku fillimisht filloi me ndjekjen e figurave komb\u00ebtare dhe nacionaliste e po ashtu edhe me burgosjen dhe likuidimin e tyre. Pjes\u00ebtar\u00ebt e pushtetit gjat\u00eb LDB ne n\u00ebnprefektur\u00ebn e Ulqinit me ne krye kryetarin Cafo Begun-Alibegaj u larguan nga qyteti duke dalur ne mal e qendruar ka\u00e7ak\u00eb p\u00ebr disa vite, nd\u00ebrsa disa te tjer\u00eb u burgosen dhe u denuan me gjyqe te improvizuara me burg dhe pushkatim. Ne saj\u00eb t\u00eb autoritetit q\u00eb kishin dy figurat fetare te Ulqinit hafiz Hasan Llunji dhe dom Nikoll\u00eb Tusha u pushkatuan.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se mekati i tyre nga pushteti komunist kishte t\u00eb b\u00ebnte me ngritjen e Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar ne Ulqin me 14.6.1941 si dhe ngitjen e vet\u00ebdijes komb\u00ebtare t\u00eb populli shqiptar i k\u00ebsaj krahine. Pushtetar\u00ebt e rinj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb nuk mund ta p\u00ebrballonin sepse pushteti i tyre ishte me plot demagogji dhe se premtimet e dh\u00ebna gjat\u00eb luft\u00ebs i mohuan me t\u00eb p\u00ebrfunduar ajo. Ishte ky nj\u00eb mashtrim perfid dhe g\u00ebnjesht\u00ebr transparente q\u00eb d\u00ebshmohet me shum\u00eb argumente te k\u00ebsaj kohe. Sepse pushteti i ri komunist d\u00ebshironte te mos degjohej z\u00ebri i shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt deshironin t\u00eb jen\u00eb t\u00eb barabart\u00eb si te tjer\u00ebt, sepse atyre iu konvenonin individ anonim dhe servil ne sh\u00ebrbim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nuk ka dilem\u00eb se trajtimi kompetent i k\u00ebsaj periudhe kohore meriton nj\u00eb qasje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sidomos p\u00ebr personat t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb denuar, persekutuar dhe likuiduar vet\u00ebm s\u00eb ishin shqiptar\u00eb dhe kishin bindjet dhe pik\u00ebpamjet e tyre politike e shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><em>Dhjetor 2014<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me rastin e 70-vjetorit t\u00eb krimeve t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb Ulqin Dr. Nail Draga Trajtimi i ngjarjeve dhe personalitet\u00ebve q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ne lidhje mbi qytetin e Ulqinit dhe t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb tij paraqet nj\u00eb inspirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ dhe studiues. E dh\u00ebna se nga viti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13877","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-histori"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Me rastin e 70-vjetorit t\u00eb krimeve t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb Ulqin Dr. Nail Draga Trajtimi i ngjarjeve dhe personalitet\u00ebve q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ne lidhje mbi qytetin e Ulqinit dhe t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb tij paraqet nj\u00eb inspirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ dhe studiues. E dh\u00ebna se nga viti [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-12-12T19:40:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nail_draga.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946)\",\"datePublished\":\"2014-12-12T19:40:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/\"},\"wordCount\":3228,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nail_draga.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/\",\"name\":\"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nail_draga.jpg\",\"datePublished\":\"2014-12-12T19:40:19+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nail_draga.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2012\\\/nail_draga.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Me rastin e 70-vjetorit t\u00eb krimeve t\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb Ulqin Dr. Nail Draga Trajtimi i ngjarjeve dhe personalitet\u00ebve q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me koh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ne lidhje mbi qytetin e Ulqinit dhe t\u00eb rrethin\u00ebs s\u00eb tij paraqet nj\u00eb inspirim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr \u00e7do individ dhe studiues. E dh\u00ebna se nga viti [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-12-12T19:40:19+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nail_draga.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946)","datePublished":"2014-12-12T19:40:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/"},"wordCount":3228,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nail_draga.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/","name":"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nail_draga.jpg","datePublished":"2014-12-12T19:40:19+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nail_draga.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/nail_draga.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/likuidimi-i-udheheqesve-fetare-ne-ulqin-1944-1946\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"LIKUIDIMI I UDH\u00cbHEQ\u00cbSVE FETAR\u00cb N\u00cb ULQIN (1944-1946)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13877","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13877"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13877\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13877"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13877"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13877"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}