{"id":13868,"date":"2014-12-11T00:13:42","date_gmt":"2014-12-10T23:13:42","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2406"},"modified":"2014-12-11T00:13:42","modified_gmt":"2014-12-10T23:13:42","slug":"intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/","title":{"rendered":"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI"},"content":{"rendered":"<p><strong>NE KUJTIMIN TAN O KOLEGU I JON<\/strong><\/p>\n<h2>Mejdan Zhivani nj\u00eb em\u00ebr i njohur i GAZETARIS SPORTIVE<\/h2>\n<p>nga <strong>GJIN MUSA<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mejdan Zhivani\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Intervist\u00eb me gazetarin sportiv z. Mejdan Zhivani.<\/p>\n<p>Z.Zhivani ju falnderoje qe pranuat te benim s&#8217; bashku kete interviste.<\/p>\n<p><strong>1-Ku ka lindur Mejdan Zhivani?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb kam lindur n\u00eb fshatin Curraj t\u00eb komun\u00ebs Nikaj-Mertur, t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs, m\u00eb 28 qershor 1976.<\/p>\n<p><strong>2- \u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni p\u00ebr vitet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb?<\/strong><br \/>\nKam lindur dhe jam rritur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb thjesht\u00eb, ku prind\u00ebri qen\u00eb pun\u00ebtor t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb vitet e para 90-\u00ebs, n\u00eb sistemin e at\u00ebhersh\u00ebm, por me nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, vullnet dhe ambicje t\u00eb papar\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur sa m\u00eb shum\u00eb dije dhe kultur\u00eb, shkollim dhe p\u00ebrparim. Nga ata ( prind\u00ebrit e mi), un\u00eb s\u00eb bashku edhe me 4 v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb dhe dy motra, jemi rritur dhe edukuar me vlerat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb nj\u00eb familjeje shqiptare, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr malsore. Ashtu si\u00e7 \u00e7do f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr, n\u00eb ato vite e deri pas viteve 90-t\u00eb, q\u00eb filluam t\u00eb merrnim rrug\u00ebt e jet\u00ebs, f\u00ebmij\u00ebria ime ka kaluar n\u00ebp\u00ebr labirinthe normale t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb atyre viteve. Por gjithnj\u00eb t\u00eb ushqyer me faktin se jeta nd\u00ebrtohet dhe shijohet duke m\u00ebsuar shum\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb( gj\u00eb e cila mua dhe v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave t\u00eb mia nuk i ka munguar kjo gj\u00eb), pavar\u00ebsisht sakrificave nga t\u00eb gjitha llojeve dhe formave, duke ofruar respekt dhe dashuri t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr \u00e7do njeri apo \u00e7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb rrethon, duke pasqyruar p\u00ebrmes kultur\u00ebs dhe dijes se kush mund t\u00eb jemi. Dhe n\u00eb fund ia kemi arritur. Sot, secili prej nesh, b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb normale pran\u00eb familjeve t\u00eb tyre t\u00eb nd\u00ebrtuara me shum\u00eb dashuri dhe pastaj n\u00eb sofr\u00ebn e madhe t\u00eb familjes s\u00eb madhe t\u00eb prind\u00ebrve tan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3- Ku i mbaruat studimet fillestare t\u00eb jet\u00ebs tuaj? \u00c7far\u00eb kujtoni nga ato vite?<\/strong><br \/>\nStudimet fillestar, apo si\u00e7 quheshin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb shkolla fillore, i kam mbaruar n\u00eb fshatin e lindjes, Curraj Posht\u00ebm. M\u00eb pas, ato t\u00eb 8-vje\u00e7ares n\u00eb fshatin Sh\u00ebngjergj t\u00eb Komun\u00ebs Nikaj-Mertur. M\u00eb pas, mbarimi i studimeve 8-vje\u00e7are, na gjeti n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb apo periudh\u00eb tranzicioni, si\u00e7 ishin vitet pas 90-\u00ebs, ku fillimisht u duk sikur r\u00ebnd\u00ebsia e shkoll\u00ebs do t\u00eb vinte, duke r\u00ebn\u00eb. Madje pak kush shfaqte interes p\u00ebr t\u00eb. Por kultura ime familjare nuk ma lejonte nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb n\u00eb m\u00ebsime deri n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb isha i shk\u00eblqyer. (Disa vler\u00eb vler\u00ebsuar me \u00e7mime t\u00eb para n\u00eb aktivitetet e ndryshme t\u00eb grup-mosh\u00ebs ton\u00eb, n\u00eb zon\u00ebn ton\u00eb, apo edhe n\u00eb rang rrethi.) Si\u00e7 e thash\u00eb edhe m\u00eb lart, prind\u00ebrit tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr ne, f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb t\u00eb merrnin dije dhe shkollim, pavar\u00ebsisht sakrificave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb na mund\u00ebsuar neve nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. K\u00ebshtu, p\u00ebrmes nj\u00eb burse shtes\u00eb, t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb \u00e7astet e fundit, n\u00eb shtator t\u00eb 1991 un\u00eb vazhdova vitin e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme ushtarake \u201cSkenderbej\u201d- Tiran\u00eb. Pasi mbarova vitin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shkolle, un\u00eb u ktheva n\u00eb vendlindje p\u00ebr t\u00eb vazhduar tri vitet e tjera t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, pra n\u00eb gjimnazin e shkoll\u00ebs s\u00eb Lekbibajt (qendra e komun\u00ebs Nikaj-Mertur). (U shk\u00ebputa nga shkolla e mesme ushtarake \u201cSkenderbej\u201d, n\u00eb gusht t\u00eb 1992, pasi nj\u00eb vendim i qeveris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme shqiptare, e mbylli k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb dhe vendimi i saj, ishte q\u00eb ne kishim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vazhdonim shkoll\u00ebn e mesme vet\u00ebm n\u00eb vendlindje, apo n\u00eb ato rrethe apo zona nga ku kishim ardhur m\u00eb par\u00eb. ) P\u00ebr mua, personalisht, nuk kishte asnj\u00eb problem. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesm\u00ebe Lekbibaj kishte nj\u00eb staf pedagogjik t\u00eb shk\u00eblqyer, q\u00eb ende nuk u kishte hyr\u00eb \u201ckrimbi\u201d apo \u201cvisuri\u201d i sistemit t\u00eb pas 90-\u00ebs n\u00eb arsimin shqiptar. K\u00ebtu, n\u00eb vitin 1995, mbarova shkoll\u00ebn e mesme me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera dhe m\u00eb pas konkurova p\u00ebr shkoll\u00ebn e lart\u00eb, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme ( p\u00ebr arsye banale shqiptare), nuk e fillove menj\u00ebher\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kam filluar pak vite me von\u00eb dhe e kam mbaruar n\u00eb Shkod\u00ebr me rezultate mjaft t\u00eb mira.<\/p>\n<p><strong>4- N\u00eb \u00e7far\u00eb viti jeni larguar nga vendlindja dhe ku u vendos\u00ebt?<\/strong><br \/>\nNga vendlindja, p\u00ebrfundimisht, jam larguar n\u00eb vitin 2000. At\u00ebher\u00eb fillova edhe shkoll\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb familja ime e madhe prej koh\u00ebsh e kishte projektuar nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb till\u00eb drejt qytetit m\u00eb t\u00eb madh verior t\u00eb vendit ton\u00eb. U vendos\u00ebm n\u00eb periferi t\u00eb k\u00ebtij qyteti, brenda unaz\u00ebs s\u00eb qytetit, ku edhe banon akoma edhe sot familja ime. Nd\u00ebrsa, un\u00eb s\u00eb bashku me familjen time, q\u00eb nga viti 2011 banoj n\u00eb Tiran\u00eb, ku vazhdoj ta ushtroj profesionin e gazetarit sportiv.<\/p>\n<p><strong>5- Un\u00eb t\u00eb kam patur para pak vitesh, n\u00eb mos gabohem, para afro dy vitesh, n\u00eb nj\u00eb nga emisionet e mia n\u00eb radio. Un\u00eb pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, juve nuk e di se si jeni ndier n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb gjat\u00eb prej afro 80 minutash?&#8230;.<\/strong><br \/>\nKa qen\u00eb v\u00ebrtet emocionuese dhe tep\u00ebr t\u00eb k\u00ebndshme ato minuta q\u00eb kam kaluar me Ju, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb profesionist n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, m\u00eb pas nd\u00ebrtimi i emisionit nga ana juaj, ishte aq bukur dhe aq interesant sa m\u00eb jan\u00eb dukur sikur 8 minuta dhe jo 80. Ka qen\u00eb di\u00e7ka v\u00ebrtet e bukur p\u00ebr mua dhe jam ndier shk\u00eblqyesh\u00ebm. Madje, n\u00ebse njeriu ka di\u00e7ka q\u00eb ve\u00e7on n\u00eb jet\u00eb, kjo intervist\u00eb me Ju, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ve\u00e7antat dhe m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebset, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe kjo intervist\u00eb, q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb tani. Ju falenderoj me shum\u00eb sinqeritet p\u00ebr besimin q\u00eb keni patur tek un\u00eb, p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn dhe vler\u00ebsimin karshi meje, q\u00eb nga kontakti i par\u00eb dhe deri m\u00eb sot. T\u00eb jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>6- Mejdan Zhivani shpejt do t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb em\u00ebr i njohur n\u00eb mediat sportive. Si erdhi kjo, q\u00eb ju t\u00eb b\u00ebheshit nj\u00eb gazetar sportiv?<\/strong><br \/>\n<strong> S\u00eb parim, t\u00eb falenderoj p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb m\u00eb b\u00ebni. Un\u00eb mendoj se m\u00eb ka ardhur nj\u00eb shans n\u00eb jet\u00eb dhe jam munduar ta shfryt\u00ebzoj p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb profesionale, q\u00eb do ta kisha si bosht orientues n\u00eb jet\u00eb. Pastaj se sa ia kam arritur k\u00ebsaj, k\u00ebt\u00eb gj\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr e vler\u00ebson publiku.<\/strong><br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, q\u00eb i vog\u00ebl kam qen\u00eb i \u201cdashuruar\u201d me sportin, e kryesisht me futbollin. N\u00eb kushte t\u00eb tjera dhe n\u00eb rrethana t\u00eb tjera, n\u00eb mosh\u00ebn time, dhe n\u00eb vazhdim\u00ebsi, un\u00eb kam bindjen time personale se mund t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb si futbollist. Por kjo i p\u00ebrket t\u00eb shkruar\u00ebs, q\u00eb gjithsesi ka nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb me t\u00eb tashmen. N\u00eb vitin 1999 TVSH b\u00ebnte disa emosioneve sportive n\u00eb m\u00ebngjes, q\u00eb drejtoheshin nga gazetari i mir\u00ebnjohur Defrim Methasani. K\u00ebto emosione kishin larmi, pasi p\u00ebrve\u00e7 kronikave dhe personazheve t\u00eb ftuar n\u00eb studio, merrej parasysh edhe letrat e d\u00ebrguara n\u00eb adres\u00eb t\u00eb emisioneve, por edhe telefonatat. Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh, vendosa dhe un\u00eb t\u00eb shkruaja nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre emisioneve, p\u00ebr qejfin tim, duke trajtuar n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, lidhjen e sportit me ekonomin\u00eb e tregut. ( K\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00eb e nisa drejt k\u00ebtij emisioni, un\u00eb ende isha n\u00eb vendlindja, n\u00eb Curraj.) Kjo let\u00ebr u p\u00eblqye (nga drejtuesi i emisionit(Defrim Methasani), q\u00eb ishte edhe redaktor i sportit n\u00eb TVSH), jo vet\u00ebm nga tematika dhe drejtimi i saj me profesionaliz\u00ebm, por edhe nga m\u00ebnyra e t\u00eb shkruarit. Q\u00eb k\u00ebtu mora nj\u00eb ftes\u00eb nga drejtuesi i k\u00ebtij emisioni, q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha i ftuar n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto emisione n\u00eb t\u00eb ardhmen. M\u00eb par\u00eb nuk kisha patur asnj\u00eb kontakt, fizik apo telefonik apo n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera, me drejtuesin e k\u00ebtij emisioni, apo as me drejtues t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb TVSH. K\u00ebtu ishte kontakti i par\u00eb, q\u00eb u pasua m\u00eb pas nga nj\u00eb let\u00ebr e dyt\u00eb dhe m\u00eb pas me nj\u00eb telefonat\u00eb dhe n\u00eb fund t\u00eb vitit 2000, un\u00eb u shpalla fitues si let\u00ebrshkruesi dhe telefonuesi m\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha emisionet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit kalendarik. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e mikut tim t\u00eb ngusht\u00eb tashm\u00eb prej vitesh, Defrim Methasanit( q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb m\u00eb njiht\u00eb vet\u00ebm nga letrat dhe kishim patur vet\u00ebm nj\u00eb kontakt t\u00eb shkurt\u00ebr bashk\u00eb, pas letr\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb), i cili besoi te shkrimet e mia dhe mendimet e mia, pa m\u00eb njohur mir\u00eb m\u00eb par\u00eb, dhe m\u00eb ofroi mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit me TVSH p\u00ebr sportin nga Shkodra, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb isha student tashm\u00eb. Ai nuhati pak element\u00eb fillestar\u00eb tek un\u00eb, por ama besoi te k\u00ebta element, por m\u00eb pas u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e karrier\u00ebs time. M\u00eb pas, me kalimin e viteve raportet me mikun n\u00eb fjal\u00eb u shtuan, pasi ia u b\u00eb \u201cudh\u00ebrr\u00ebfyesi\u201d i gjith\u00eb karrier\u00ebs time t\u00eb deritanishme, udh\u00ebzuesi dhe mb\u00ebshtet\u00ebsi kryesor dhe i pandash\u00ebm edhe sot, pas 15 vitesh. Nj\u00eb njeri me zem\u00ebr t\u00eb madhe dhe i pakursyer p\u00ebr ask\u00ebnd.<br \/>\n\u2026..Kuptohet pastaj se \u00e7do profesion do p\u00ebrkushtimin e vet, do koh\u00ebn e vet p\u00ebr ta kuptuar dhe p\u00ebr ta ushtruar dhe perfeksionuar. Por kam qen\u00eb me fat q\u00eb fillimet e karrier\u00ebs time i kam nisur pik\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb qytetin e dijes dhe t\u00eb kultur\u00ebs, n\u00eb qytetin ku ka zanafill\u00ebn \u00e7do gj\u00eb q\u00eb lidhet me sportin n\u00eb Shqip\u00ebri, qoft\u00eb edhe gazetaria sportive. Kam qen\u00eb me fat gjithashtu q\u00eb aty kam gjetur dhe kam bashk\u00ebpunuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 10 vitesh emra t\u00eb njohur t\u00eb gazetaris\u00eb sportive shqiptare si Ymer Striniqi, Gasper Marku, Gjergj Kola, Admir Uru\u00e7i dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar pastaj me nj\u00eb brez pak m\u00eb t\u00eb ri si Drilona Hoxhaj, Anton Zalli, Senad Nikshiqi, e mjaft t\u00eb tjer\u00eb, mbi t\u00eb gjitha edhe njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Shkodra m\u00eb dha gjith\u00e7ka sa i takon gazetaris\u00eb sportive, por jo vet\u00ebm, e sigurisht edhe njer\u00ebzit e medias dhe t\u00eb sportit. Por me p\u00ebrkushtim dhe k\u00ebng\u00ebmbulje arrita deri k\u00ebtu ku jam sot, si pjes\u00eb e gazetaris\u00eb sportive shqiptare, pasi deri m\u00eb tani kam nj\u00eb eksperienc\u00eb pune t\u00eb konsiderueshme si n\u00eb gazeta, televizion dhe radio.<\/p>\n<p><strong>7- Kam patur nderin t\u00eb komunikoj me shum\u00eb miq t\u00eb mi, ku nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe gazetari i mir\u00ebnjohur Gasp\u00ebr Marku n\u00eb Shkod\u00ebr, dhe flasim me shum\u00eb dashamir\u00ebsi p\u00ebr Juve. Ku q\u00ebndron sekreti?<\/strong><br \/>\nN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i falenderoj t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrzem\u00ebrsisht, p\u00ebr fjal\u00ebt e mira q\u00eb th\u00ebna n\u00eb adres\u00ebn time. E thash\u00eb edhe pak m\u00eb lart se u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs t\u00eb gjith\u00ebve pap\u00ebrjashtim p\u00ebr gjith\u00eb ato vite q\u00ebndrimi dhe bashk\u00ebpunimi me tan \u00eb Shkod\u00ebr. Nuk e them p\u00ebr t\u00eb kaluar radh\u00ebn, por grupi i gazetar\u00ebve sportiv n\u00eb Shkod\u00ebr, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ve\u00e7antit n\u00eb Shqip\u00ebri, me nj\u00eb harmoni dhe komunikim t\u00eb shk\u00eblqyer me nj\u00ebri-tjetrin, si askush tjet\u00ebr, me nj\u00eb mbar\u00eb-vajtje dhe bashk\u00ebpunim t\u00eb papar\u00eb, deri n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa nuk c\u00ebnohet ana profesionale e secilit prej tyre.<br \/>\nE kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb them se cili mund t\u00eb sekreti i gjith\u00eb atij opinioni t\u00eb mir\u00eb dhe pozitiv n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr mua, por mund t\u00eb them vet\u00ebm kaq se n\u00eb karakterin tim dhe t\u00eb familjen time, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb korrekt\u00ebsia dhe ana njer\u00ebzore e komunikimit. Jam munduar t\u00eb jem korrekt me \u00e7do njeri, edhe me ata q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, me pa t\u00eb drejt\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me pun\u00ebn ton\u00eb si gazetar. Jam munduar gjithashtu t\u00eb jem vetvetja n\u00eb pun\u00eb e kudo, t\u00eb jem realist dhe profesionist dhe mbi t\u00eb gjitha njer\u00ebzor. Ja munduar t\u00eb jem gjithp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb varen nga un\u00eb. Jam munduar t\u00eb pasqyroj \u00e7do gj\u00eb me objektivitet. \u2026ndoshta mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr(qesh), por k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr mund ta thon\u00eb koleg\u00ebt e mi n\u00eb Shkod\u00ebr, apo edhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, qofshin k\u00ebta t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb s\u2019ka lidhje direkt me sportin, me t\u00eb cil\u00ebt un\u00eb mund t\u00eb kem patur kontakte me ta, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kam jetuar dhe punuar n\u00eb Shkod\u00ebr. Vler\u00ebsimi i publikut, qoft\u00eb edhe kritik, ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb reali.<\/p>\n<p><strong>8- Juve kaluat disa momente t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb gjendjes tuaj sh\u00ebndet\u00ebsore para disa koh\u00ebsh dhe sot, fal\u00eb Zotit, jeni shum\u00eb mir\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta dhe sa ishe i rrethuar nga kujdesi \u201chat\u00ebror\u201d i miqve tuaj?&#8230;<\/strong><br \/>\nE v\u00ebrtetse para nj\u00eb viti kam kaluar situat\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs time. P\u00ebrgjithsisht jam kam patur nj\u00eb organiz\u00ebm t\u00eb fort\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time nuk kam patur problem sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, qoft\u00eb edhe gripale, por kjo mesa duket nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb. Problemet n\u00eb organet e brendshme, ku mjek\u00ebt konstatuan gjendra tumorale, b\u00ebn\u00eb q\u00eb un\u00eb, pa pritur dhe pa kujtur, n\u00eb periudh\u00ebn prill-gusht 2013 t\u2019i n\u00ebnshtrohem tri operacioneve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Tani jam m\u00eb mir\u00eb, por sigurisht q\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e mjek\u00ebve edhe p\u00ebr pak koh\u00eb.<br \/>\n\u2026.Sa i takon mb\u00ebshtetjes s\u00eb miqve, ajo ka qen\u00eb e paimagjinueshme dhe e pakrahasueshme. Sinqerisht q\u00eb nuk gjej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur at\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua dhe fjala \u201cfaleminderit\u201d \u00ebsht\u00eb fare pak n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr ta. Mb\u00ebshtetja ka qen\u00eb e gjith\u00ebanshme dhe e pakufijshme dhe nga \u00e7do cep I Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrtej. Kam mbetur ka fjal\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb t\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb e mi, u kthyer n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb hekurt p\u00ebr mua, nj\u00eb nj\u00eb motiv t\u00eb madh, q\u00eb m\u00eb dhan\u00eb forc\u00eb dhe kurajo morale dhe psikologjike p\u00ebr t\u00eb kaluar dhe p\u00ebr t\u00eb mos e ndier gjith\u00eb at\u00eb kalvar t\u00eb gjat\u00eb problemesh sh\u00ebndet\u00ebsore dhe q\u00ebndrimi prej afro 8 muajsh n\u00eb spital.<br \/>\n\u2026Do t\u2019u k\u00ebrkoja ndjes\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe, q\u00eb nuk mund t\u2019ua p\u00ebrmend emrat t\u00eb gjith\u00eb, por me lejen e atyre q\u00eb nuk u p\u00ebrmend emrat t\u00eb gjith\u00ebve, pasi lista \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe nuk do t\u00eb mjaftonte as nj\u00eb roman i t\u00ebr\u00eb, un\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmed vet\u00ebm pak prej tyre. ai q\u00eb ka q\u00ebndruar 24 or\u00eb n\u00ebn \u201cstop\u201d pran\u00eb meje( e kam fjal\u00ebn nga miqt\u00eb gjithnj\u00eb) dhe q\u00eb e ka vuajtur shum\u00eb gjendjen time, ka qen\u00eb miku im i ngusht\u00eb, miku i jet\u00ebs, q\u00eb u kthye n\u00eb v\u00eblla, Defrim Methasani. Pastaj dua t\u00eb ve\u00e7oj t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e mi n\u00eb Shkod\u00ebr, dhe mbar\u00eb qytetin verior, jo vet\u00ebm njer\u00ebzit e sportit, por solidaritetin e treguar ndaj meje. Ka qen\u00eb nj\u00eb suport shum\u00eb i fuqish\u00ebm njer\u00ebzor dhe psikologjik p\u00ebr mua n\u00eb ato momente t\u00eb v\u00ebshtira. Pastaj t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt e miqt\u00eb n\u00eb kryeqytet, n\u00ebp\u00ebr \u00e7do rreth t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00eb, Maqedoni dhe p\u00ebrtej. Jan\u00eb shum\u00eb, v\u00ebrtet shum\u00eb dhe nuk mund t\u2019i them dot t\u00eb gjith\u00eb me emra. N\u00eb memorien time jan\u00eb t\u00eb fiskuara t\u00eb gjitha, qoft\u00eb edhe nj\u00eb sms i vet\u00ebm telefonik, apo nj\u00eb telefonat\u00eb. K\u00ebtyre njer\u00ebzve u jam mir\u00ebnjoh\u00ebs gjith\u00eb jet\u00ebn dhe u them \u201cfaleminderit\u201d gjith\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>9-Mejdan Zhivani, keni l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb muaj t\u00eb ngarkuar pune, pik\u00ebrisht me kampionatin bot\u00ebror. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb thuash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kampionat? Ku ndryshoi nga kampionatet e kaluara, \u2026golat e shumt\u00eb, apo di\u00e7ka tjet\u00ebr?&#8230;<\/strong><br \/>\nK\u00ebsaj radhe kam qen\u00eb i angazhuar \u00e7do dit\u00eb, me or\u00eb pa limit, n\u00eb radio-Tirana, me komente, analiza dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb lidhej me kampionatin bot\u00ebror, q\u00eb u zhvillua n\u00eb Brazil. Sigurisht q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb ngarkes\u00eb e madhe n\u00eb pun\u00eb, por fal\u00eb p\u00ebrkushtimit dhe k\u00ebmb\u00ebnguljes \u00e7do gj\u00eb arrihet.<br \/>\nKampionati i par\u00eb bot\u00ebror, q\u00eb kam ndjekur, ka qen\u00eb ai i vitit 1986. Megjith\u00ebse, i vog\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb at\u00ebher\u00eb, por mbaj mend me detaje \u00e7do gj\u00eb nga ai kampionat e n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00e7do kampionat t\u00eb zhvilluar nga ajo koh\u00eb e deri tani. Edhe me ato \u00e7far\u00eb kam lexuar dhe studiuar p\u00ebr kampionatet e m\u00ebparshme, mendoj se ky kampionat bot\u00ebror, pra \u201cBrazil 2014\u201d, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i bukuri i zhvilluar ndonj\u00eb her\u00eb. Nj\u00eb kampionat q\u00eb i ka patur t\u00eb gjitha brenda; gar\u00eb, rivalitet, gola t\u00eb shumt\u00eb, portier\u00eb q\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb, sulmues t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb e zhg\u00ebnjejn\u00eb, skuadra t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb eliminohen, sepse dikush do t\u00eb eliminohet i pari, surpriza, ku skuadrat e n\u00ebnvler\u00ebsuara kan\u00eb b\u00ebr\u00eb histori, penallti, gafa arbitrash, me nj\u00eb fjal\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb i sh\u00ebrben nj\u00eb gare t\u00eb bukur futbolli i ka patur ky kampionat bot\u00ebror. Futbollist\u00eb t\u00eb panjohur, por q\u00eb pas k\u00ebtij bot\u00ebrori nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb till\u00eb, fal\u00eb shk\u00eblqimit t\u00eb tyre e mjaft element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Prandaj mund t\u00eb them se edhe p\u00ebrfundimi i tij ashtu si\u00e7 erdhi, me ata fitues dhe renditje nga vendi i par\u00eb dhe deri n\u00eb fund. Mendoj se \u00e7do gj\u00eb ka qen\u00eb e merituar dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb skuadrat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fush\u00eb; spektak\u00ebl apo taktik\u00eb loje, trajner\u00eb t\u00eb njohur q\u00eb d\u00ebshtuan, apo t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb u rikonfirmuan apo u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>10- Ju jeni nj\u00eb gazetar model i t\u00eb mir\u00ebs, por jeni edhe nj\u00eb familjar shembullor. Si ndihesh mes k\u00ebtyre dy pozicioneve? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb familja p\u00ebr Ju, z. Zhivani?<\/strong><br \/>\nJu falenderoj p\u00ebr vler\u00ebsimin q\u00eb m\u00eb b\u00ebni. P\u00ebrgjigja e k\u00ebsaj pyetje, p\u00ebr mua personalisht, \u00ebsht\u00eb fare e thjesht\u00eb: familja \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb dhe e pakompensueshme. Ajo \u00ebsht\u00eb motivi dhe frym\u00ebzimi i \u00e7do gj\u00ebje n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Familja \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka dhe t\u00eb jep gjith\u00e7ka. M\u00eb pas vijn\u00eb \u201caksesor\u00eb\u201d t\u00eb tjer\u00eb. Sigurisht q\u00eb edhe puna, profesioni, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr domosdoshm\u00ebri n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe p\u00ebr t\u2019u ndier akoma m\u00eb i lumtur. Gjithsesi, ndihem shum\u00eb mir\u00eb dhe shum\u00eb i lumtur dhe i motivuar p\u00ebr jet\u00ebn, mes k\u00ebtyre dy pozicioneve: familja dhe profesioni.<\/p>\n<p><strong>11- Planet tuaja p\u00ebr t\u00eb ardhmen, besoj q\u00eb p\u00ebr ju Z.Mejdan jan\u00eb t\u00eb shumta. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb na thoni?<\/strong><br \/>\nNatyrisht q\u00eb njeriu q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktiv mendon p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb gj\u00ebra akoma m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se ato q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr momentin. Normalisht q\u00eb kemi mjaft ide p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar apo nd\u00ebrthurur plane p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por k\u00ebto t\u2019ia l\u00ebm\u00eb koh\u00ebs dhe momentit t\u00eb duhur p\u00ebr t\u2019i zbuluar. P\u00ebr momentin sapo ka mbaruar kampionati bot\u00ebror dhe ndoshta kemi nevoj\u00eb p\u00ebr pak pushim dhe pastaj, t\u00eb ushqehemi me energji t\u00eb reja dhe pozitive dhe t\u00eb shikojm\u00eb drejt s\u00eb ardhmes.<\/p>\n<p><strong>12- \u00c7far\u00eb ju sugjeroni koleg\u00ebve tuaj gazetar dhe reporter sportive, gjithashtu edhe sport\u00ebdash\u00ebsve t\u00eb futbollit shqiptar?<\/strong><br \/>\nEh! Do t\u2019u sugjeroja?!&#8230;.Do t\u2019u sugjeroja n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi, do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb t\u00eb ken\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, ta ushtrojn\u00eb profesionin e tyre me sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm, si\u00e7 e kam\u00eb b\u00ebr\u00eb deri tani. Dhe p\u00ebr sport\u00ebdash\u00ebsit uroj q\u00eb skuadrat e tyre t\u00eb zemr\u00ebs t\u2019i k\u00ebnaqin n\u00eb sezonin e ri futbollistik, duke shpresuar q\u00eb niveli i futbollit shqiptar t\u00eb vij\u00eb n\u00eb rritje nga sezoni n\u00eb sezon.<br \/>\nS\u00eb fundmi, ju falenderoj ju, i nderuar Gjin Musa, p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shejt\u00eb q\u00eb me dhe\u2019 p\u00ebr t\u00eb komunikuar edhe me diaspor\u00ebn, por edhe p\u00ebr t\u00eb komunikuar edhe me Ju, si nj\u00eb profesionist i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>INTERVISTOI: <strong>GJIN MUSA<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NE KUJTIMIN TAN O KOLEGU I JON Mejdan Zhivani nj\u00eb em\u00ebr i njohur i GAZETARIS SPORTIVE nga GJIN MUSA Intervist\u00eb me gazetarin sportiv z. Mejdan Zhivani. Z.Zhivani ju falnderoje qe pranuat te benim s&#8217; bashku kete interviste. 1-Ku ka lindur Mejdan Zhivani? Un\u00eb kam lindur n\u00eb fshatin Curraj t\u00eb komun\u00ebs Nikaj-Mertur, t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"NE KUJTIMIN TAN O KOLEGU I JON Mejdan Zhivani nj\u00eb em\u00ebr i njohur i GAZETARIS SPORTIVE nga GJIN MUSA Intervist\u00eb me gazetarin sportiv z. Mejdan Zhivani. Z.Zhivani ju falnderoje qe pranuat te benim s&#8217; bashku kete interviste. 1-Ku ka lindur Mejdan Zhivani? Un\u00eb kam lindur n\u00eb fshatin Curraj t\u00eb komun\u00ebs Nikaj-Mertur, t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-12-10T23:13:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI\",\"datePublished\":\"2014-12-10T23:13:42+00:00\",\"dateModified\":\"2014-12-10T23:13:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/\"},\"wordCount\":3498,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/\",\"name\":\"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg\",\"datePublished\":\"2014-12-10T23:13:42+00:00\",\"dateModified\":\"2014-12-10T23:13:42+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"NE KUJTIMIN TAN O KOLEGU I JON Mejdan Zhivani nj\u00eb em\u00ebr i njohur i GAZETARIS SPORTIVE nga GJIN MUSA Intervist\u00eb me gazetarin sportiv z. Mejdan Zhivani. Z.Zhivani ju falnderoje qe pranuat te benim s&#8217; bashku kete interviste. 1-Ku ka lindur Mejdan Zhivani? Un\u00eb kam lindur n\u00eb fshatin Curraj t\u00eb komun\u00ebs Nikaj-Mertur, t\u00eb rrethit t\u00eb Tropoj\u00ebs, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-12-10T23:13:42+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI","datePublished":"2014-12-10T23:13:42+00:00","dateModified":"2014-12-10T23:13:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/"},"wordCount":3498,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/","name":"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg","datePublished":"2014-12-10T23:13:42+00:00","dateModified":"2014-12-10T23:13:42+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mejdan_zhivani.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/intervista-e-fundit-me-gazetarin-mejdan-zhivani\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervista e fundit me gazetarin MEJDAN ZHIVANI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13868"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13868\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}