{"id":13862,"date":"2014-12-06T15:18:06","date_gmt":"2014-12-06T14:18:06","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2373"},"modified":"2014-12-06T15:18:06","modified_gmt":"2014-12-06T14:18:06","slug":"kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","title":{"rendered":"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Ismail Kadar\u00e9<\/strong>, <em>author 2005\u00a0 <\/em><\/p>\n<p>Recens\u00eb nga <strong>Ndue Ukaj<\/strong>, <em>06 Dhjetor 2014<\/em><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<\/p>\n<p>Lumturia e librit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb s\u2019gjen pandehm\u00eb krahasimi. I ngjan nj\u00eb lumturie t\u00eb pashpjegueshme; di\u00e7ka q\u00eb ka fuqi magjike e kompetenc\u00eb: t\u00eb lart\u00ebson dhe t\u2019i jep krah\u00ebt t\u00eb fluturosh n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb. Pastaj, t\u00eb kundrosh si p\u00ebrplasen n\u00eb bot\u00eb e mira dhe e keqja, dashuria dhe urrejtja, gjithnj\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb dhe ligj\u00ebrim tjet\u00ebr, t\u00eb ep\u00ebrm e t\u00eb pazakont\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb lexoj, sepse leximi m\u00eb jep g\u00ebzim dhe k\u00ebnaq\u00ebsi. Ky nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb mendim i panjohur n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb. P\u00ebrkundrazi. Ndaj jam me at\u00eb kategori shkrimtar\u00ebsh e studiuesish t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, q\u00eb thon\u00eb se vepra letrare s\u2019duhet lexuar me \u00e7do kusht, por me g\u00ebzim. Nj\u00eb vep\u00ebr e till\u00eb q\u00eb lexohet me g\u00ebzim e k\u00ebnaq\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb ajo e Kadares\u00eb, sepse ka k\u00ebt\u00eb tag\u00ebr t\u00eb fuqish\u00ebm: t\u00eb josh, t\u00eb th\u00ebrret, t\u00eb grish, t\u00eb t\u00ebrheq, aq sa s\u2019mund t\u2019i ndahesh.<\/p>\n<p>E filloj librin e Kadares\u00eb dhe e mbyll leximin pa u shuar aspak ajo ndjenja e g\u00ebzimit; e t\u00eb lexuarit me k\u00ebnaq\u00ebsi. Dhe mb\u00ebrrij tek ai mendimi i H. L. Borgesit, q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ta citoj k\u00ebtu, se: \u201cq\u00ebllimi i nj\u00eb libri nuk \u00ebsht\u00eb t\u2019i zbuloj\u00eb gj\u00ebrat: nj\u00eb lib\u00ebr duhet thjesht t\u00eb na ndihmoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbuluar.\u201d Pa m\u00ebdyshje, ky lib\u00ebr i Kadares\u00eb, \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand\u201d, nd\u00ebr t\u00eb tjera e ka k\u00ebt\u00eb mision, k\u00ebt\u00eb tag\u00ebr dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ai na ndihmon t\u2019i zbulojm\u00eb shum\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e autorit, p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me bot\u00ebn frankofone, me shkrimtar\u00eb e intelektual\u00eb aristokrat\u00eb t\u00eb Parisit imagjinar. Na ndihmon, sidomos t\u2019i kuptojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e autorit me bot\u00ebn e madhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, m\u00ebnyra sesi ai e sheh dhe lexon Danten, Shekspirin, dhe shum\u00eb vigan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sigurisht se na ndihmon edhe t\u00eb kuptojm\u00eb nj\u00eb nga pikat nevralgjike, q\u00eb debatohet shpesh zhurmsh\u00ebm nd\u00ebr ne; marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me politik\u00ebn, t\u00eb trazuara- n\u00eb fakt, jo me politik\u00ebn, por me tiranin\u00eb shtyp\u00ebse, ku pati fatin ai t\u00eb shkruaj\u00eb dhe jetoj\u00eb. Kadare jep shum\u00eb shpjegime interesante p\u00ebr kalvarin n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb kaluar shum\u00eb vepra t\u00eb tij: ndalimet, habitjet, thirrjet, bezdit\u00eb.<\/p>\n<p>Libri i ngjan nj\u00eb autobiografie, por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se autobiografi, edhe pse autori rr\u00ebfen n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb dhe p\u00ebr ngjarje q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me t\u00eb. P\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr, q\u00eb s\u2019ka nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizohet sipas parimeve dhe premisave teorike, t\u00eb cilat, p\u00ebrvoja letrare e ka d\u00ebshmuar se jan\u00eb t\u00eb ngushta dhe t\u00eb varfra p\u00ebrball\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<\/p>\n<p>S\u2019\u00ebsht\u00eb Muzgu i Per\u00ebndive t\u00eb Step\u00ebs, ku lexuesi ndesh ferrin dantian, as ai muzgu i ngrysur kur Konstandini realizoi amanetin (bes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb), dhe e ktheu motr\u00ebn tek e \u00ebma e mbetur vet\u00ebm, dhe zhdukja n\u00ebp\u00ebr at\u00eb mjegull\u00ebn e m\u00ebrzitshme; n\u00eb at\u00eb humb\u00ebtir\u00eb ku mbesin syt\u00eb e mpir\u00eb t\u00eb lexuesve. S\u2019\u00ebsht\u00eb as ai gjenerali q\u00eb mbledh eshtra, n\u00eb koh\u00ebn kur k\u00ebrkohej let\u00ebrsi tjet\u00ebr, p\u00ebr njeriun ideologjik sipas instruksioneve t\u00eb moralit komunist.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb muzg tjet\u00ebr, ai i rr\u00ebfimeve t\u00eb Kadares\u00eb. Nj\u00eb muzg q\u00eb shkakton habi, trandje, dhe pse jo, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb kuptuar si \u00ebsht\u00eb krijuar aureola e shkrimtarit t\u00eb madh; si jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me shkrimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, shqiptar\u00eb dhe t\u00eb huaj?! Ky rr\u00ebfim, s\u2019ka ndonj\u00eb sken\u00eb e as ndonj\u00eb publik ku pritet t\u00eb shfaqet; s\u2019ka as skenarist, aktor\u00eb, rekuizita e muzik\u00eb. E n\u00eb fakt, i ka gjitha k\u00ebto, por ato i b\u00ebn vet\u00eb autori, duke i harmonizuar e dirigjuar mjesht\u00ebrisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kafe Rostand, n\u00eb Parisin e \u00ebndrrave- Parisin e imagjinuar, ku kan\u00eb kaluar jet\u00ebn shum\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb ka tagrin, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj vepre, t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb toposin e let\u00ebrsis\u00eb shqipe. P\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb referenc\u00eb letrare. N\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb letrare, me nj\u00eb sh\u00ebnjues t\u00eb p\u00ebrcaktuar, vepr\u00ebn e Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>E un\u00eb si nj\u00eb lexues i apasionuar i vepr\u00ebs s\u00eb tij, g\u00ebzohem sa her\u00eb kuptoj se nga pena e tij do t\u00eb botohet di\u00e7ka e re, sepse let\u00ebrsis\u00eb shqipe, s\u2019i shtohet nj\u00eb vep\u00ebr dosido, t\u00eb tilla \u00e7far\u00eb botohen shum\u00eb, por nj\u00eb kryevep\u00ebr. Ndryshe, \u00ebsht\u00eb ai g\u00ebzimi i leximit, q\u00eb sigurisht ka burimin te vepra e tij e pasur letrare, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb univers letrar t\u00eb arrir\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lexuesi gjen k\u00ebnaq\u00ebsi, dituri, joshje, ngaz\u00ebllim; thjesht, gjen nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme ku shfaqet nj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr bot\u00ebn; nj\u00eb jet\u00eb paralele, do t\u00eb thoshte shkrimtari.<\/p>\n<p>E po k\u00ebrkove me ngulm ta p\u00ebrthith\u00ebsh vepr\u00ebn e tij, kalon n\u00eb nj\u00eb instanc\u00eb tjet\u00ebr, dhe sheh si rri ajo dinjitetsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb rrafsh me kolos\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbotshme. Dhe, ashtu si\u00e7 kan\u00eb v\u00ebrejtur kudo lexuesit e tij t\u00eb kultivuar-studiues e shkrimtar\u00eb n\u00eb z\u00eb- vepra e tij shquhet p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb homerike, t\u00eb veshur me nj\u00eb petk shekspirian.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb vepra e tij, q\u00eb ka nj\u00eb magji rr\u00ebfimi, ku melankolia dhe dhimbja ecin paralelisht, dhe ku heronj e antiheronj p\u00ebrplasen si n\u00eb beteja antike. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj vepre, \u00ebsht\u00eb shkrimtari yn\u00eb i s\u00ebr\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb rri n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb admirueshme t\u00eb hierarkis\u00eb letrare bot\u00ebrore. Ndaj, drama e tij, \u00ebsht\u00eb dram\u00eb edhe e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr ai rr\u00ebfen p\u00ebr procese q\u00eb ju b\u00ebhen veprave t\u00eb tij, dhe p\u00ebr refuzimin estetik (I. Rugova) q\u00eb ai i b\u00ebri diktatur\u00ebs dhe m\u00ebsimeve socrealiste p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb.<\/p>\n<p>Vepra letrare e Kadares\u00eb, \u00ebsht\u00eb e shkruar me drith\u00ebrima homerike dhe aty shqiptohen drama t\u00eb njeriut, si n\u00eb skenat shekspiriane. Ndaj, s\u2019\u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb autori, kudo t\u2019i k\u00ebt\u00eb referenca morale e kulturore, veprat e Homerit e Shekspirit, edhe kur rr\u00ebfen p\u00ebr ngat\u00ebrrimet politike n\u00eb Ballkanin e tij. Gjithnj\u00eb p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrlidhur me nj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Dante, sidomos me pjes\u00ebn e Ferrit. Sepse, edhe Kadare u ngrys n\u00eb nj\u00eb Ferr, at\u00eb t\u00eb tiranis\u00eb komuniste, ku dergjej nd\u00ebrgjegjja e njeriut, p\u00ebrball\u00eb etik\u00ebs marksiste, q\u00eb synonte t\u00eb krijonte njeriun e ri.<br \/>\n<strong><br \/>\n3<\/strong>.<\/p>\n<p>N\u00ebse di\u00e7ka lexohet me v\u00ebshtir\u00ebsi, autori s\u2019e ka p\u00ebrmbushur misionin e vet-k\u00ebshillon Borgesi t\u00eb eseja brilante, \u201cLumturia e librit.\u201d Kadare i ditur dhe skurpoloz n\u00eb let\u00ebrsi, e ndjek k\u00ebt\u00eb parim kudo n\u00eb vepr\u00ebn e tij, ndaj qart\u00ebsia n\u00eb mendime, shfaqet si talent dhe virtyt letrar. N\u00eb mos instanc\u00eb relevante. Ai shkruan p\u00ebr fenomene e ngjarje reale socio-politike, por mjesht\u00ebrisht di t\u2019i mvesh\u00eb ato me petkun letrar, saq\u00eb t\u00eb mb\u00ebrthen, sikur t\u00eb ishe duke lexuar ndonj\u00eb tregim fiktiv.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ai rr\u00ebfen p\u00ebr dram\u00ebn e emigrimit t\u00eb tij, dhe t\u00eb duket sikur ke kaluar caqet e reales dhe po lexon fiksion. Ai shkruan p\u00ebr p\u00ebrbuzjen q\u00eb i b\u00ebn shteti shqiptar, kur e anashkaloi pjes\u00ebmarrjen n\u00eb ceremonin\u00eb e pranimit t\u00eb tij an\u00ebtar nderi n\u00eb Akademin\u00eb Franceze, n\u00eb vend t\u00eb Karl Popper-it gjerman, dhe ty t\u00eb duket sikur kjo sken\u00eb po luhet n\u00eb teatrot e Danimark\u00ebs a Londr\u00ebs, ashtu si\u00e7 shfaqet rr\u00ebfimi i autorit p\u00ebr Frederik Rreshpjen, t\u00eb kapitulli \u201cNj\u00eb Prill p\u00ebr Fredin\u201d ku thekson se d\u00ebnimi i poet\u00ebve t\u00eb kujton teatrin absurd. E n\u00eb fakt, gjitha k\u00ebto ngjarje e ndodhi jan\u00eb reale, ashtu si jan\u00eb reale takimet e panum\u00ebrta t\u00eb autorit, me personazhe t\u00eb kultur\u00ebs europiane, n\u00eb Parisin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb morin\u00eb e ngjarjeve interesante q\u00eb rr\u00ebfen autori, \u00ebsht\u00eb ajo me Pierre Bordeaux Groult, historian dhe themelues i nj\u00eb fondacioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, me t\u00eb cilin Kadare b\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Rom\u00eb, m\u00eb sakt\u00ebsisht, n\u00eb Vatikan, ku takohen me sekretarin e shtetit t\u00eb Vatikanit dhe shefin e \u201cPropaganda Fide\u201d. E motivi i k\u00ebsaj vizite lidhet me shp\u00ebrfilljen q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb identitetit t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Historiani francez, ashtu si shkrimtari yn\u00eb, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet rilindja e k\u00ebtij kombi, sepse p\u00ebrlindja \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb Europ\u00ebs, prandaj ai s\u2019ngurron t\u00eb shkruan: \u201cEuropa duhet t\u00eb mb\u00ebshtet te ky komb p\u00ebr t\u00eb emancipuar Ballkanin.\u201d Duke e ditur se Vatikani e njeh m\u00eb mir\u00eb se kushdo, historikisht kombin e shqiptar\u00ebve, dhe ai mund t\u00eb loz\u00eb nj\u00eb rol nism\u00ebtar, n\u00eb at\u00eb q\u00eb Groul-ti e quan \u201crishikim t\u00eb faktorit ballkanik\u201d.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<\/p>\n<p>Kadare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregim, i mbushur me mistere e enigma: nj\u00eb personazh real, mir\u00ebpo personaliteti i t\u00eb cilit, endet mes t\u00eb mundshmes dhe t\u00eb pamundshmes, mu si jeta e nj\u00eb shkrimtari, e karakterizuar me drith\u00ebrima, lavd\u00ebrime, fam\u00eb, dekorata, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, refuzim, droje, p\u00ebrbuzje, marr\u00ebzi.<\/p>\n<p>Shkrimtari Kadare shkroi Gjeneralin, Dit\u00eb Kafenesh, Pallatin e \u00cbndrrave, Nata pa H\u00ebn\u00eb, P\u00ebrbind\u00ebshin, etj, n\u00eb koh\u00ebn kur vijat ideologjike t\u00eb partis\u00eb ishin t\u00eb rrethuara me mina, q\u00eb p\u00ebr \u00e7do shkrimtar, mund t\u00eb ishin fatale. N\u00eb k\u00ebto rr\u00ebfime, ai kujton trysnin\u00eb q\u00eb regjimet totalitare i b\u00ebjn\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb ilustruar k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrmend me shum\u00eb kompetenc\u00eb Rusin\u00eb, aty ku kaloi shum\u00eb vite si student.<\/p>\n<p>E Kadare, si mjesht\u00ebr, diti t\u2019i tejkaloj\u00eb ato mina dhe vijat ideologjike t\u00eb partis\u00eb, me pushtetin e ep\u00ebrm t\u00eb fjal\u00ebs artistike, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se \u201ctirania\u201d e fjal\u00ebs s\u00eb bukur dhe pesha e shkrimtarit, \u00ebsht\u00eb mbi at\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb spiunazhit, shtr\u00ebngimit, tendenc\u00ebs p\u00ebr ta fabrikuar njeriun nga laborator\u00ebt e partis\u00eb: t\u00eb urt\u00eb, etik, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm e pa m\u00ebkate. Nj\u00eb qenie utopike. T\u00eb keqen e k\u00ebsaj ideologjie shkat\u00ebrruese, Kadare e sheh m\u00eb ndryshe, nga \u00e7\u2019e kemi par\u00eb kur pohon: \u201cGjith\u00eb shekullin XX do t\u00eb sundonte aleanca e pashpallur e otomanizmit me komunizmin.\u201d Ky pohim, sigurisht trazon nd\u00ebrgjegjen shqiptare!<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr, q\u00eb i ngjan nj\u00eb autobiografie, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare e s\u00ebr\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, e stilit kadarean, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet \u00e7el\u00ebs p\u00ebr interpretimin semantik t\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij. E shkruar nga njeriu q\u00eb artin e shikon me sy skrupuloz, dhe s\u2019i l\u00eb asgj\u00eb rast\u00ebsis\u00eb, libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grishje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsiat\u00eb, po ashtu, p\u00ebr shum\u00eb tema t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, moralit, identitetit e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, Kafe Rostand, b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb domenin e t\u00eb panjohur\u00ebs. Mir\u00ebpo, meq\u00eb aty ka kaluar dy dekada personazhi kryesor i kultur\u00ebs dhe identitetit shqiptar; fytyra m\u00eb e ndritshme europiane e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr mese 20 vite, ajo dosido b\u00ebhet e jona; e identitetit ton\u00eb, p\u00ebr faktin se aty jan\u00eb ngjizur rr\u00ebfime, vepra, ngjarje e ndodhi q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ne.<\/p>\n<p>E Kadare si mjesht\u00ebr q\u00eb di ta lart\u00ebsoj\u00eb kombin e tij, gjithnj\u00eb gjen m\u00ebnyra p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. A s\u2019mjafton k\u00ebtu t\u00eb kthehet n\u00eb v\u00ebmendje vet\u00ebm balada p\u00ebr Konstandinin dhe Doruntin\u00ebn? Kjo balad\u00eb q\u00eb la poetin e madh gjerman, Goethe-n 24 or\u00eb pa gjum\u00eb?! K\u00ebshtu, Kadare e fut lexuesin n\u00eb dallg\u00ebt e s\u00eb bukur\u00ebs, p\u00ebr ta sprovuar me p\u00ebrvojat nga ma t\u00eb bukurat e let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<\/p>\n<p>Kadare, si shkrimtar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, ka koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb flamurtar i identitetit europian dhe i lufton pa kompromis mbeturinat e fanatizmit osman. Ai s\u2019resht s\u00eb shkruari p\u00ebr identitetin europian t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebrball\u00eb mohuesve t\u00eb shumt\u00eb. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, si tek eseja e tij p\u00ebr Identitetin Europian t\u00eb Shqiptar\u00ebve dhe sidomos te libri monumental \u201cMosmarr\u00ebveshja\u201d, ai s\u2019pran s\u00eb k\u00ebrkuari me ngulm t\u00eb nxjerr\u00eb identitetin europian t\u00eb shqiptar\u00ebve, unik dhe t\u00eb vet\u00ebm; si p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb vetme dhe absolute p\u00ebr t\u00eb ardhmen e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu v\u00eb theksin te marr\u00ebzia q\u00eb vjen nga neoosmanizmi, t\u00eb cilin e godet pam\u00ebshirsh\u00ebm, sidomos te kapitulli \u201cMakth\u201d, ku kritikon nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb pretendon kuturu t\u2019i nxjerr\u00eb shqiptar\u00ebt me origjin\u00eb arabe. Nd\u00ebrkaq, tem\u00ebn e ndjeshme t\u00eb ferexhes\u00eb, e trajton me mjesht\u00ebri te kapitulli p\u00ebr \u201cZonjat e vogla t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe\u201d. Ky kapitull \u00ebsht\u00eb i shkruar jasht\u00ebzakonisht bukur.<\/p>\n<p>Kadare e admiron gruan, t\u00eb pap\u00ebrkulur, t\u00eb bukur e t\u00eb \u00ebmb\u00ebl. E v\u00ebshtron n\u00eb hijer\u00ebsin\u00eb e saj, me nj\u00eb delikates\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme estetike. E, p\u00ebr t\u00eb mos e kufizuar shkrimin t\u00eb autoret shqiptare p\u00ebr t\u00eb cilat flet, ai i b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb socio-psikologjike faktor\u00ebve q\u00eb ndikuan n\u00eb personalitetin e gruas shqiptare. Mosdor\u00ebzimin. K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta hequr ferexhen\u00eb si shenj\u00eb t\u00eb rob\u00ebris\u00eb. P\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtet\u00eb idet\u00eb e tij, th\u00ebrret n\u00eb ndihm\u00eb shkrimtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe dhe p\u00ebrmendjen e par\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs grua e gjen te Lek\u00eb Matrenga.<\/p>\n<p>Duke pasur p\u00ebr shkas shkrimtar\u00ebt e afirmuar shqiptar\u00eb, si Elivra Dones, Ornela Vorpsi, Ani Wilms, Luljeta Lleshanaku, Besa Myftiu, Lindita Arapi, Ledia Dushi, Jonila Godole, Kadare flet p\u00ebr fenomenin e ferexhes\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn shqiptare, p\u00ebr Kanunin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me komunizmin. Duke shqiptuar me ankth pyetjen: ishte mposhtur apo jo vepra shqiptare prej territ osman? \u2013 Kadare e sprovon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, mosdor\u00ebzimin e saj. Dhe k\u00ebt\u00eb e gjen sidomos t\u00eb faqet e shumta t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<p><strong>7<\/strong>.<\/p>\n<p>Kadare kudo shkruan me pasion, si nj\u00eb lexues i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i let\u00ebrsis\u00eb. Aft\u00ebsia e tij gjeniale p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrlidh\u00eb ngjarjet dhe fenomenet politike, kulturore, letrare, me nuanca letrare, me qes\u00ebndi e humor, t\u00eb l\u00eb pa frym\u00eb. Ai shkruan p\u00ebr politik\u00ebn tiranike shqiptare, dhe papritur e kupton se aty z\u00eb vend \u201cFerri\u201d i Dantes. Ai e nd\u00ebrfut nj\u00eb personazh nga jeta e sportit, Luan Krasniqin, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet letr\u00ebs q\u00eb ai ia d\u00ebrgon shkrimtarit, kupton domosdon\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs kadareane: \u201cFati mua m\u00eb rr\u00ebzoi n\u00eb Hamburg, n\u00eb vitin 2005. Uroj q\u00eb fati t\u00eb sillet me ju ndryshe, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e krejt kombit ton\u00eb\u201d. E n\u00eb fakt, kjo vep\u00ebr e Kadares\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e kombit dhe kultur\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb folur e shkruar shum\u00eb p\u00ebr karakterin e let\u00ebrsis\u00eb dhe funksionin e saj. Semiologu i ditur Umberto Eco, tek eseja e famshme \u201cP\u00ebr disa funksione t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb\u201d, shpjegon disa nga funksionet e shumta t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, sidomos fuqin\u00eb e saj jol\u00ebndore, e cila peshon shum\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Eco ia atribuon let\u00ebrsis\u00eb funksionin edukativ, funksion ky q\u00eb nuk reduktohet vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebr\u00e7imin e ideve morale, qofshin t\u00eb mira a t\u00eb k\u00ebqija ose n\u00eb formimin e sensit t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs. E k\u00ebto funksione jan\u00eb t\u00eb pakta me at\u00eb substancialin, ngase let\u00ebrsia- thot\u00eb Eco- mund t\u00eb na edukoj\u00eb ndjenj\u00ebn e liris\u00eb dhe krijimtaris\u00eb. E lexuesi shqiptar i kudondodhur ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto ndjenja, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pa dashur t\u00eb shtoj ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr funksionin e k\u00ebsaj vepre, edhe pse ka shum\u00eb \u00e7ka mund t\u00eb shkruhet, m\u00eb p\u00eblqen ta p\u00ebrmbyll k\u00ebt\u00eb tekst me mendimin e At Zef Pllumit p\u00ebr Kadaren\u00eb: \u201cHistoria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori llogoresh, e sot m\u00eb i madhi luft\u00ebtar n\u00eb mbrojtje t\u00eb kultur\u00ebs, identitetit dhe integrimit evropian t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb Ismail Kadareja, e un\u00eb gjendem krah p\u00ebr krah tij n\u00eb ato llogore\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismail Kadar\u00e9, author 2005\u00a0 Recens\u00eb nga Ndue Ukaj, 06 Dhjetor 2014 1. Lumturia e librit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb s\u2019gjen pandehm\u00eb krahasimi. I ngjan nj\u00eb lumturie t\u00eb pashpjegueshme; di\u00e7ka q\u00eb ka fuqi magjike e kompetenc\u00eb: t\u00eb lart\u00ebson dhe t\u2019i jep krah\u00ebt t\u00eb fluturosh n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb. Pastaj, t\u00eb kundrosh si p\u00ebrplasen n\u00eb bot\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,7],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ismail Kadar\u00e9, author 2005\u00a0 Recens\u00eb nga Ndue Ukaj, 06 Dhjetor 2014 1. Lumturia e librit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb s\u2019gjen pandehm\u00eb krahasimi. I ngjan nj\u00eb lumturie t\u00eb pashpjegueshme; di\u00e7ka q\u00eb ka fuqi magjike e kompetenc\u00eb: t\u00eb lart\u00ebson dhe t\u2019i jep krah\u00ebt t\u00eb fluturosh n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb. Pastaj, t\u00eb kundrosh si p\u00ebrplasen n\u00eb bot\u00eb e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-12-06T14:18:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand\",\"datePublished\":\"2014-12-06T14:18:06+00:00\",\"dateModified\":\"2014-12-06T14:18:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\"},\"wordCount\":2752,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\",\"name\":\"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg\",\"datePublished\":\"2014-12-06T14:18:06+00:00\",\"dateModified\":\"2014-12-06T14:18:06+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ismail Kadar\u00e9, author 2005\u00a0 Recens\u00eb nga Ndue Ukaj, 06 Dhjetor 2014 1. Lumturia e librit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebzim q\u00eb s\u2019gjen pandehm\u00eb krahasimi. I ngjan nj\u00eb lumturie t\u00eb pashpjegueshme; di\u00e7ka q\u00eb ka fuqi magjike e kompetenc\u00eb: t\u00eb lart\u00ebson dhe t\u2019i jep krah\u00ebt t\u00eb fluturosh n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb. Pastaj, t\u00eb kundrosh si p\u00ebrplasen n\u00eb bot\u00eb e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-12-06T14:18:06+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand","datePublished":"2014-12-06T14:18:06+00:00","dateModified":"2014-12-06T14:18:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/"},"wordCount":2752,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","name":"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg","datePublished":"2014-12-06T14:18:06+00:00","dateModified":"2014-12-06T14:18:06+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_2005.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/kadare-dhe-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kadare dhe m\u00ebngjeset n\u00eb Kafe Rostand"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13862"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13862\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}