{"id":13848,"date":"2014-11-28T16:48:14","date_gmt":"2014-11-28T15:48:14","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2316"},"modified":"2014-11-28T16:48:14","modified_gmt":"2014-11-28T15:48:14","slug":"nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/","title":{"rendered":"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga marrja e pushtetit nga xhonturqit, populli yn\u00eb do t\u00eb kalonte tri vitet e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb historin\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb pushtimit otoman.<br \/>\nM\u00eb 1909,1910,1911,shqiptar\u00ebt pat\u00ebn p\u00ebrjetimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, me plot vuajtje njer\u00ebzore e komb\u00ebtare, shkaktuar nga ekspeditat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme shkat\u00ebrrimtare dhe nd\u00ebshkimore t\u00eb ushtris\u00eb pushtuese turke, kund\u00ebr shprehjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb popullit ton\u00eb n\u00eb trojet e veta etnike.<br \/>\nT\u00eb d\u00ebrmuar nga reprezaljet e pareshtura perandorake, ata nga p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb pa-rezerv\u00eb, para marrjes s\u00eb pushtetit, do t\u00eb ktheheshin n\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb vendosur, pas ardhjes s\u00eb xhonturqve n\u00eb qeveri.<br \/>\nMadje, p\u00ebrpjekjet e pa suksesshme t\u00eb elit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme politike dhe intelektuale shqiptare, para refuzimeve kategorike xhonturke p\u00ebr nj\u00ebsimin e kat\u00ebr vilajeteve, krijimin e nj\u00eb shteti komb\u00ebtar dhe pranimin e tij si shtet autonom n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb, si\u00e7 ishte vepruar edhe nga shtetet tjera ballkanike, para arritjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, detyruan deputet\u00ebt shqiptar q\u00eb gjendjen e tensionuar nga arenat e luft\u00ebs, ta bartnin n\u00eb Parlamentin perandorak otoman.<br \/>\nAtje dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, si\u00e7 d\u00ebshmohet edhe nga dokumentet historike, n\u00eb seanc\u00ebn e tret\u00eb plenare t\u00eb Parlamentit turk, mbajtur m\u00eb 11 janar t\u00eb vitit 1912, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb 25 deputet\u00ebve bashk\u00ebkomb\u00ebs dhe popullit shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, fjal\u00ebn do ta merrte Hasan Prishtina, i cili me guxim dhe vendosm\u00ebri t\u00eb rrall\u00eb, do t\u00eb deklaronte; n\u00ebse edhe k\u00ebsaj radhe nuk merrni parasysh k\u00ebrkesat tona t\u00eb arsyeshme, p\u00ebrs\u00ebritur disa her\u00eb k\u00ebtu para jush, si p\u00ebrdorimin e lir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs, njohjen e kombit dhe pranimin e shtetit autonom shqiptar n\u00eb trojet e tij etnike, un\u00eb do t\u00eb jem i pari, ai q\u00eb me flamurin e liris\u00eb n\u00eb dor\u00eb, do ti prij\u00eb popullit tim, p\u00ebr \u00e7lirim nga Perandoria.<br \/>\nSipas nj\u00eb shkrimi t\u00eb Dr. Kristo Frash\u00ebrit te &#8220;Ora e Shqypnis\u00eb&#8221; me titull &#8220;Hasan Prishtina: 11 janar 1912, fjalimi n\u00eb Parlamentin turk&#8221;, i impresionuar nga fjal\u00ebt e guximshme t\u00eb tij, Ismail Qemali, menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs plenare, do t\u00eb shkonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Hasan Prishtin\u00ebs, ku q\u00eb t\u00eb dy, thell\u00ebsisht t\u00eb brengosur, do t\u00eb bisedonin kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb dhe gjer\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb trojet shqiptare. (oraeshqypnise.blogspot.com \/&#8230;\/ hasan-prishtina-11-jan&#8230;)<br \/>\nMadje, pas shp\u00ebrndarjes s\u00eb Parlamentit turk, m\u00eb 11 janar t\u00eb vitit 1912,q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb 12 janar t\u00eb atij viti, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali do t\u00eb takoheshin edhe nj\u00eb her\u00eb, n\u00eb hotelin &#8220;Pera Palace&#8221;, ku do t\u00eb merreshin vesh p\u00ebr mbajtjen e nj\u00eb tubimi t\u00eb fsheht\u00eb me pes\u00eb-gjasht\u00eb deputet t\u00eb besuesh\u00ebm shqiptar.<br \/>\nTakimi do t\u00eb mbahej mbr\u00ebmjen e po asaj date(12 janar 1912) n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Syrja Vlor\u00ebs n\u00eb lagjen Taksim t\u00eb Stambollit dhe sipas vendit ku ai u mbajt, n\u00eb histori do t\u00eb njihej si \u201cKuvendi i Taksimit\u201d n\u00eb t\u00eb cilin u mor vendim q\u00eb t\u00eb organizohej nj\u00eb kryengritje e p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare, p\u00ebr \u00e7lirimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb trojeve shqiptare nga Perandoria osmane.<br \/>\nNdaj, nga Stambolli, Hasan Prishtina do t\u00eb kthehej me urgjenc\u00eb n\u00eb Atdhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb niste sa m\u00eb par\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr organizmin e Kryengritjes, kurse Ismail Qemali do t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb Evropiane p\u00ebr marrjen e p\u00eblqimit t\u00eb tyre dhe p\u00ebrfitimin e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Shtetin e ri Shqiptar, pavar\u00ebsia e t\u00eb cilit parashihej t\u00eb shpallej po at\u00eb vit.<br \/>\nIshte koha kur Bajram Curri vepronte n\u00eb Shkup, prej nga mbante lidhje t\u00eb ngushta me t\u00eb gjitha qendrat e vendit, dhe me tu njoftuar nga Hasan Prishtina p\u00ebr vendimin e marr\u00eb n\u00eb \u201cKuvendin e Taksimit\u201d, Shkupi do t\u00eb kthehej n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb veprimit komb\u00ebtar, ku pa vonuar, ai me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij do t\u00eb formonin \u201cKomitetin p\u00ebr Shp\u00ebtim\u201d i cili kishte p\u00ebr detyr\u00eb organizimin e kryengritjes n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim,mb\u00ebshtetur edhe nga gjeneral\u00ebt e tij,Bajram Curri, Isa Buletini, Zeqir Halili, Bajram Daklani e shum\u00eb prij\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dalluar kryengritjesh,me nism\u00ebn e Hasan Prishtin\u00ebs nga 21 deri m\u00eb 25 maj t\u00eb vitit 1912, do t\u00eb mbahej Kuvendi i Junikut,ku do t\u00eb vendosej p\u00ebr shpalljen e Kryengritjes s\u00eb P\u00ebrgjithshme Komb\u00ebtare.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas vendimit p\u00ebr nisjen e luftimeve, forcat kryengrit\u00ebse, nga maji deri n\u00eb fillim-gushtin e vitit 1912 do t\u00eb \u00e7lironin shumic\u00ebn e vendbanimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe qytetet kryesore shqiptare.<br \/>\nSukseset e nj\u00eb pas nj\u00ebshme t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme, nxit\u00ebn krer\u00ebt e kryengritjes me n\u00eb krye Hasan Prishtin\u00ebn, q\u00eb m\u00eb 9 gusht t\u00eb vitit 1912,ti paraqisnin Memorandumin e fundit komisionit qeveritar xhonturk, me nj\u00eb ultimatum prej 48 or\u00ebsh, p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebrkesave t\u00eb shqiptar\u00ebve, para se kryengrit\u00ebsit ta \u00e7lironin edhe Shkupin.<br \/>\nMegjithat\u00eb qeveria kryene\u00e7e xhonturke, nuk do tu kthente asnj\u00eb p\u00ebrgjigje atyre, ndaj luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar, tanim\u00eb t\u00eb grumbulluar n\u00eb Ferizaj, nd\u00ebrmor\u00ebn t\u00eb gjitha masat e nevojshme paraprake p\u00ebr \u00e7lirimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb kryeqytetit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nMe vendimin e Hasan Prishtin\u00ebs,plani p\u00ebr \u00e7lirimin e Shkupit, do ti besohej Bajram Currit, ai ishte gjenerali q\u00eb njihte m\u00eb s\u00eb miri kryeqytetin e Dardanis\u00eb, secil\u00ebn pjes\u00eb dhe \u00e7do rrug\u00eb e rrugic\u00eb t\u00eb tij, ndaj pas \u00e7lirimit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Bajram Curri me 6000 luft\u00ebtar\u00eb, ishte vendosur n\u00eb Ferizaj, dhe priste sinjalin nga Hasan Prishtina p\u00ebr nisjen e sulmit.<br \/>\nKurse p\u00ebr \u201cBajraktar\u201d dhe arkitekt t\u00eb ngritjes s\u00eb Flamurit mbi Shkupin e lir\u00eb, ngjarjes m\u00eb madhore q\u00eb pas rreth 5 shekujsh sundimi turk,pritej t\u00eb ndodhte ato dit\u00eb, zgjodhi Bajram Daklanin, i cili si\u00e7 e thoshte edhe k\u00ebnga; \u201cai e kishte adet, nga nj\u00eb Qaush me vra p\u00ebr vjet\u201d, nj\u00ebri nga prij\u00ebsit m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb kryengritjes, n\u00eb radh\u00ebt e udh\u00ebheq\u00ebsve q\u00eb kishin m\u00ebsy Kryeqytetin Dardan.<br \/>\nBajram Daklani, si udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor i luft\u00ebs nga Krasniqja e Reka,b\u00ebnte pjes\u00eb n\u00eb grupin e rangut t\u00eb prij\u00ebsve madhor t\u00eb kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme komb\u00ebtare, ndaj, Bajram Curri personalisht, do ta pajiste at\u00eb me nj\u00eb Flamur t\u00eb madh Shqiptar dhe vinte n\u00eb krye t\u00eb 200 luft\u00ebtar\u00ebve, me detyr\u00ebn q\u00eb t\u00eb hynte i pari nga t\u00eb par\u00ebt n\u00eb Kryeqytet dhe vendoste Flamurin Komb\u00ebtar t\u00eb fitores mbi Shkup.<br \/>\nK\u00ebshtu edhe do t\u00eb ndodhte kur m\u00eb 12 gusht t\u00eb vitit 1912,n\u00eb krye t\u00eb 200 bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve pararoj\u00eb, nga Ferizaj do t\u00eb futej triumfalisht n\u00eb kryeqytetin e sapo\u00e7liruar t\u00eb Kosov\u00ebs, ku edhe sipas gazet\u00ebs \u201cShkupi\u201d t\u00eb dat\u00ebs19 gusht t\u00eb vitit 1912, pas 500 vjet\u00ebsh sundimi turk, Bajram Daklani i pari do ta ngrinte lart\u00eb dhe me krenari, Flamurin Komb\u00ebtar t\u00eb fitores.<br \/>\nNd\u00ebrsa Hasan Prishtina dhe udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor t\u00eb kryengritjes; Bajram Curri, Isa Buletini, Idriz Seferi, Mehmet Deralla, etj., nga 13 gushti do t\u00eb arrinin nj\u00ebri pas tjetrit n\u00eb Kryeqytetin Dardan, n\u00eb t\u00eb cilin do t\u00eb v\u00ebrshonin mbi 30 mij\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e trojeve shqiptare, anipse shumica nga ta, pa armatim t\u00eb duhur apo edhe vet\u00ebm me nga nj\u00eb thik\u00eb a kobure n\u00eb brez, por ushtar\u00eb t\u00eb vendosur t\u00eb cil\u00ebt kishin vendosur t\u00eb luftonin me t\u00eb gjitha mjetet, p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pas \u00e7lirimit t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, Udh\u00ebheqja Shqiptare e luft\u00ebs, si n\u00eb Shkup ashtu edhe n\u00eb qytetet e tjera t\u00eb \u00e7liruara shqiptare do t`i shkarkonte t\u00eb gjith\u00eb qeveritar\u00ebt dhe administrator\u00ebt turq, duke liruar nga \u00e7do funksion edhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e mbetur fanatik t\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb shuar osmane, pushtueses s\u00eb kamotshme t\u00eb shqiptar\u00ebve.<br \/>\nKurse Bajram Curri, pasi mori post\u00eb-telegrafin, ai me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e tij, liroi nga burgu edhe rreth 1000 t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb, t\u00eb mbyllur pa t\u00eb drejt\u00eb nga xhonturqit atje, qysh para \u00e7lirimit t\u00eb vendit.<br \/>\nPas \u00e7lirimit t\u00eb Shkupit si kryeqytet i vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs, do t\u00eb trazohej e gjith\u00eb qeveria xhonturke, madje kjo ngjarje historike p\u00ebr kombin dhe popullin shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, do ta rr\u00ebzonte edhe vet kryeministrin e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Perandoris\u00eb osmane, Seid Pasha-in, nga pushteti perandorak.<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht, suksesit t\u00eb kryengrit\u00ebsve shqiptar, nuk do tu g\u00ebzoheshin si pushtuesit otoman,ashtu edhe Rusia si dhe vendet hegjemoniste p\u00ebrreth, me \u00e7 \u2018rast, sipas Dr.Hakif Bajramit, vet\u00ebm tri dit pas ngritjes s\u00eb Flamurit Komb\u00ebtar n\u00eb Shkup, m\u00eb 15 gusht t\u00eb vitit 1912,nga Beogradi n\u00eb Shkup do t\u00eb arrinin tre diplomat t\u00eb lart\u00eb evropian, nj\u00eb rus, nj\u00eb anglez dhe nj\u00eb austriak.<br \/>\nAta, n\u00eb vend t\u00eb urimit p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit, do tu dor\u00ebzonin shqiptar\u00ebve nj\u00eb ultimatum, me t\u00eb cilin k\u00ebrkonin ndalimin e t\u00eb gjitha luftimeve, \u00e7armatosjen e menj\u00ebhershme dhe demobilizimin e t\u00eb gjith\u00eb kryengrit\u00ebsve, me arsyetimin se shqiptar\u00ebt do ta kishin t\u00eb drejt\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe shkollimit, por nuk do t\u00eb pranohej ndryshimi i kufijve t\u00eb Perandoris\u00eb me forc\u00ebn e arm\u00ebve.<br \/>\nHasan Prishtina me gjeneral\u00ebt e tij, Bajram Currin, Isa Buletinin, Idriz Seferin, Bajram Daklanin etj, do t\u00eb ngulnin k\u00ebmb\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7lirimit t\u00eb vendit dhe formimin e shtetit komb\u00ebtar, si\u00e7 kishin vepruar edhe popujt tjer\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara.<br \/>\nNdaj ,sipas historianit Dr. Hakif Bajrami, n\u00eb Shkup dhe rrethin\u00eb p\u00ebr 4 dit\u00eb me radh\u00eb, do t\u00eb thirrej gjendja e jasht\u00ebzakonshme, koh\u00eb kur pas nd\u00ebrrimit t\u00eb kryeministrit turk, m\u00eb 18 gusht t\u00eb vitit 1912 do t\u00eb arrinte edhe p\u00ebrgjigja e qeveris\u00eb perandorake, sipas s\u00eb cil\u00ebs, do t\u00eb pranoheshin,12 nga 14 pikat e parashtruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit shqiptar, nga Hasan Prishtina.<br \/>\nMe k\u00ebt\u00eb vendim, mjerisht v\u00ebrtetohej edhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se edhe n\u00eb momentet e fundit, kur Perandoria otomane jepte shpirt, turqit ende refuzonin njohjen e kombit ton\u00eb dhe pranimin e shtetit autonom shqiptar, qoft\u00eb edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb tyre, tashm\u00eb n\u00eb grahmat e fundit t\u00eb vdekjes.<br \/>\nDy pikat e refuzuara, ishin k\u00ebrkesat p\u00ebr njohjen e kombit dhe pranimin e shtetit. Ato ishin k\u00ebrkesat kryesore dhe kishin dometh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Popullit Shqiptar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilat, m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr kryengrit\u00ebsit gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kishin luftuar dhe ishin p\u00ebrpjekur pa reshtur duke dh\u00ebn\u00eb \u00e7do gj\u00eb nga vetja. Ndaj, mospranimi i tyre vinte t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe ekzistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan.<br \/>\nMadje \u201cmikja jon\u00eb e madhe\u201cTurqia, \u201cdashurin\u00eb\u201d e saj t\u00eb pashuar p\u00ebr popullit ton\u00eb e ka ruajtur pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si dikur, t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pa l\u00ebkundur qysh nga shekujt e gjat\u00eb n\u00ebn pushtimin e saj. Ajo, nga at\u00ebher\u00eb,nuk ka ndryshuar fare mendje as q\u00ebndrim ndaj k\u00ebtij kombi dhe nj\u00ebjt\u00eb si para shum\u00eb shekujsh, as tani nuk ua njeh gjuh\u00ebn as pranon komb\u00ebsin\u00eb miliona shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt ende, edhe sot e k\u00ebsaj dite, ndoshta si i vetmi popull n\u00eb Turqi dhe rajon, jetojn\u00eb pa t\u00eb drejta komb\u00ebtare dhe pa asnj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre.<br \/>\nPerandoria turke edhe n\u00eb muajt e fundit t\u00eb vitit 1912,dhe pothuajse fundin e vet ekzistenc\u00ebs si perandori, n\u00eb vend sa ta njihte dhe pranonte Shtetin ton\u00eb t\u00eb Pavarur, vazhdonte edhe m\u00eb tej, me kok\u00ebfort\u00ebsi t\u00eb deklaronte se si tokat shqiptare i takonin Perandoris\u00eb s\u00eb saj.<br \/>\nNdaj, pretendimi turk mbi trojet tona, u kthye n\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe pretekst p\u00ebr Serbin\u00eb, Malin e Zi, Greqin\u00eb dhe Bullgarin\u00eb, t\u00eb cilat, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb &#8220;\u00e7lirimit&#8221; t\u00eb popujve ortodoks\u00eb nga shteti &#8220;osman&#8221; t\u00eb ndihmuara poashtu nga Rusia ,n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1912, do ti shpallnin luft\u00eb Turqis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb pushtuar me forc\u00ebn e arm\u00ebve, tokat shqiptare.<br \/>\nAt\u00ebbot\u00eb, edhe t\u00eb ashtuquajturat Fuqi t\u00eb M\u00ebdha si Rusia dhe Franca nuk pranonin krijimin e asnj\u00ebfar shteti shqiptar, sado i vog\u00ebl dhe i kufizuar qoft\u00eb ai, kurse Anglia dhe Italia, nuk pajtoheshin me formimin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur n\u00eb hapsirat e kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike n\u00eb Ballkan.<br \/>\nNdaj, megjith\u00ebse m\u00eb 28 N\u00ebntor t\u00eb vitit 1912, Shqip\u00ebria do t\u00eb shpallte Pavar\u00ebsin\u00eb komb\u00ebtare dhe k\u00ebrkonte njohjen e shtetit t\u00eb sapo-shpallur si dhe t\u00ebrheqjen e ushtrive pushtuese t\u00eb shteteve fqinje, t\u00eb cilat pothuajse kishin zaptuar t\u00eb gjitha trojet tona komb\u00ebtare nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, Fuqit\u00eb e M\u00ebdha, p\u00ebr rreth nj\u00eb vit, gati sa hesht\u00ebn fare.<br \/>\nKurse pas nj\u00eb viti, po ato do ti shp\u00ebrblenin -jo shqiptar\u00ebt, por agresor\u00ebt me m\u00eb tep\u00ebr se gjysm\u00ebn e trojeve tona t\u00eb pushtuara q\u00eb m\u00eb par\u00eb duke pranuar vet\u00ebm rreth gjysm\u00ebn e mbetur t\u00eb tyre, si gjysm\u00eb-shteti shqiptar, sipas vizatimit famoz m\u00eb dat\u00ebn 29 korrik t\u00eb vitit 1913, nga ambasador\u00ebt e Fuqive vendimmarr\u00ebse n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs.<br \/>\nMegjithat\u00eb, q\u00eb nga koha e shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb u dasht\u00eb shum\u00eb mund e p\u00ebrpjekje, madje edhe luft\u00ebra t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtij shteti edhe aq sa ai ishte, nga armiqt\u00eb e shumt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt synonin zhdukjen e tij.<br \/>\nMadje, edhe p\u00ebrpjekjet e brendshme pa ndihm\u00ebn e miqve t\u00eb m\u00ebdhenj e besnik nga jasht\u00eb, si\u00e7 u d\u00ebshmua disa her\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb nuk do t\u00eb mjaftonin pa nd\u00ebrhyrjen e tyre ,si\u00e7 ishte rasti me mb\u00ebshtetjen e vendosur t\u00eb Presidentit Wilson Widrow n\u00eb konferenc\u00ebn e Paqes m\u00eb 1919 n\u00eb Paris\u00eb, koh\u00eb kur ende tentohej cop\u00ebtimi edhe i asaj pjese t\u00eb mbetur brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb londineze.<br \/>\nKontribut t\u00eb madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb ipte Vatra n\u00eb Amerik\u00eb e cila nga atje me zjarrin e pa shuar komb\u00ebtar, ngrohte zemrat e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve me p\u00ebrpjekjet e saj, jo vet\u00ebm duke zhvilluar fushat\u00ebn e mir\u00ebnjohur nga qershori i vitit 1917, p\u00ebr shp\u00ebtimin e Atdheut gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb botrore, por edhe duke lobuar deri tek kryetari Amerikan Winston Wodrow.<br \/>\nKoh\u00eb kjo- kur Fan Noli i frym\u00ebzuar nga takimi me Presidentin Winston dhe premtimet e tij p\u00ebr mbrojtjen e Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb shkruante vargjet famoze t\u00eb mbetura testament n\u00eb histori, t\u00eb cilat edhe sot e k\u00ebsaj dite me d\u00ebshir dhe besim k\u00ebndohen nga shqiptar\u00ebt kudo:<br \/>\n&#8220;Mbahu N\u00ebno mos ke frik\u00eb<br \/>\nSe ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb\u201d.<br \/>\nMegjithat\u00eb,Fuqit\u00eb e M\u00ebdha pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore k\u00ebrkonin rishikimin e kufijve dhe ndarje t\u00eb reja n\u00eb Ballkan, ndaj n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1919, n\u00eb prag t\u00eb mbajtjes s\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Versaj\u00ebs,Presidentit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, z. Woodrow Winston,n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve edhe Hasan Prishtina do ti d\u00ebrgonte nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr mbrojtjen e Shtetit Shqiptar ende t\u00eb pa m\u00ebk\u00ebmbur si duhet, i cili rrezikohej me cop\u00ebtime t\u00eb m\u00ebtejme,nga Greqia dhe Italia q\u00eb tanim\u00eb kishte pushtuar Vlor\u00ebn.<br \/>\nI entuziazmuar nga p\u00ebrpjekjet e pareshtura komb\u00ebtare, patrioti Sotir Kolea,n\u00eb gazet\u00ebn dyjavore shqiptare,&#8221;L`Albanie&#8221;, e cila botohej n\u00eb gjuh\u00ebn fr\u00ebnge n\u00eb Lozan\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs, do t\u00eb shkruante;populli yn\u00eb nuk do t\u00eb gjente p\u00ebrfaq\u00ebsues m\u00eb besnik se sa grupi i atdhetar\u00ebve t\u00eb udh\u00ebhequr nga Hasan Bej Prishtina\u201d.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb,festa jon\u00eb-28 N\u00ebntori, p\u00ebrve\u00e7 si fest\u00eb gjith\u00ebkomb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb nderimi dhe mir\u00ebnjohjeje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ndaj mikes ton\u00eb t\u00eb madhe- SHBA-s, me fal\u00ebnderimet m\u00eb t\u00eb mira,si p\u00ebr Presidentin e28-t, t\u00eb saj, Winston Wodrow, i cili m\u00eb 1919 n\u00eb Konferenc\u00ebn e Versaj\u00ebs, mb\u00ebshteti vendosm\u00ebrisht Shqip\u00ebrin\u00eb dhe garantoi ekzistenc\u00ebn e saj,ashtu edhe p\u00ebr Presidentin Bill Klinton dhe George W. Bush, si dhe Shtetin mik t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<br \/>\nSHBA edhe n\u00eb koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb reja ndihmoi Dardanin\u00eb e vjet\u00ebr dhe shp\u00ebtoi popullin e saj shqiptar nga t\u00ebrbimi serb,e cila n\u00eb krye t\u00eb NATO-s, me sulmet 78 dit\u00ebshe-ajrore nga 24 marsi i vitit 1999, gjunj\u00ebzoi Serbin\u00eb dhe detyroj t\u00ebrheqjen e saj si okupatore nga Kosova.<br \/>\nPoashtu, edhe m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb Kosova do ta arrinte vet\u00ebm pas deklarimit t\u00eb Presidentit Amerikan George W. Bush,me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb tij m\u00eb 10 qershor t\u00eb vitit 2007, n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili garantoi t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, se ajo s\u00eb shpejti do t\u00eb jet\u00eb e pavarur.<br \/>\nNdaj, 28 N\u00ebntori, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb g\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb fal\u00ebnderimi me pietet p\u00ebr miken m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit ton\u00eb-SHBA-t, si dhe nj\u00eb dat\u00eb kujtimi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt q\u00eb nga viti 1878 e k\u00ebtej, luftuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe dinjitetin e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, mbajt\u00ebn gjall\u00eb shpresat e tyre se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pa varur dhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt komb\u00ebtar, duke dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn dhe sakrifikuar \u00e7do gj\u00eb nga vetja q\u00eb sot t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb. G\u00ebzuar!<br \/>\n<strong>Gani Bajram Qarri<\/strong>, Cyrih, <em>28 N\u00ebntor 2014<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga marrja e pushtetit nga xhonturqit, populli yn\u00eb do t\u00eb kalonte tri vitet e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb historin\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb pushtimit otoman. M\u00eb 1909,1910,1911,shqiptar\u00ebt pat\u00ebn p\u00ebrjetimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, me plot vuajtje njer\u00ebzore e komb\u00ebtare, shkaktuar nga ekspeditat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme shkat\u00ebrrimtare dhe nd\u00ebshkimore t\u00eb ushtris\u00eb pushtuese turke, kund\u00ebr shprehjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Q\u00eb nga marrja e pushtetit nga xhonturqit, populli yn\u00eb do t\u00eb kalonte tri vitet e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb historin\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb pushtimit otoman. M\u00eb 1909,1910,1911,shqiptar\u00ebt pat\u00ebn p\u00ebrjetimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, me plot vuajtje njer\u00ebzore e komb\u00ebtare, shkaktuar nga ekspeditat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme shkat\u00ebrrimtare dhe nd\u00ebshkimore t\u00eb ushtris\u00eb pushtuese turke, kund\u00ebr shprehjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-28T15:48:14+00:00\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb\",\"datePublished\":\"2014-11-28T15:48:14+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-28T15:48:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/\"},\"wordCount\":2948,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/\",\"name\":\"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"datePublished\":\"2014-11-28T15:48:14+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-28T15:48:14+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Q\u00eb nga marrja e pushtetit nga xhonturqit, populli yn\u00eb do t\u00eb kalonte tri vitet e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira n\u00eb historin\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb pushtimit otoman. M\u00eb 1909,1910,1911,shqiptar\u00ebt pat\u00ebn p\u00ebrjetimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, me plot vuajtje njer\u00ebzore e komb\u00ebtare, shkaktuar nga ekspeditat e nj\u00ebpasnj\u00ebshme shkat\u00ebrrimtare dhe nd\u00ebshkimore t\u00eb ushtris\u00eb pushtuese turke, kund\u00ebr shprehjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-11-28T15:48:14+00:00","author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb","datePublished":"2014-11-28T15:48:14+00:00","dateModified":"2014-11-28T15:48:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/"},"wordCount":2948,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/","name":"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"datePublished":"2014-11-28T15:48:14+00:00","dateModified":"2014-11-28T15:48:14+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nga-ngritja-e-flamurit-ne-shkup-deri-te-shpallja-e-pavaresise-ne-vlore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nga ngritja e Flamurit n\u00eb Shkup deri te shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13848"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13848"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13848\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13848"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13848"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13848"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}