{"id":13838,"date":"2014-11-21T10:22:48","date_gmt":"2014-11-21T09:22:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2286"},"modified":"2014-11-21T10:22:48","modified_gmt":"2014-11-21T09:22:48","slug":"hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/","title":{"rendered":"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO)"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Hamdi Haklaj - intervist\u00eb\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Mira Kazhani &#8211; INTERVISTE<\/strong>, <em>21 N\u00ebntor 2014<\/em><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e fundit e k\u00ebsaj interviste t\u00eb gjat\u00eb me Hamdi Haklajn, v\u00ebllan\u00eb e madh t\u00eb nj\u00eb familjeje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar nga nj\u00eb konflikt i p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Haklajt akuzojn\u00eb se p\u00ebrball\u00eb tyre kan\u00eb pasur Sali Berish\u00ebn, bashk\u00ebpatriotin tropojan q\u00eb pas vitit 1991 drejtoi shtetin shqiptar p\u00ebr periudha t\u00eb gjata kohore. Por kan\u00eb patur edhe Azem Hajdarin, tropojanin tjet\u00ebr, raportet me t\u00eb cilin kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb drit\u00ebhije, por gjithsesi ndryshe nga Berisha, komunikimi nuk ka munguar. Megjithat\u00eb, si p\u00ebr Hajdarin, ashtu dhe p\u00ebr Berish\u00ebn, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj interviste nuk kan\u00eb munguar akuzat se ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb loj\u00ebn e sh\u00ebrbimeve serbe apo t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, jan\u00eb marr\u00eb me trafiqe, kontrabanda dhe korrupsion, dhe se konflikti mes t\u00eb dyve, n\u00eb fund t\u00eb fundit, ishte nj\u00eb p\u00ebrplasje brenda llojit. Padyshim, Berisha rezultoi m\u00eb i rafinuar, m\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb dhe arriti ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb \u201chero\u201d Azemin pasi krijoi makinacionin p\u00ebr ta hequr qafe me duart e t\u00eb tjer\u00ebve. Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb prononcim t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb Hamdi Haklajt, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkaq edhe rikthimi n\u00eb vrasjet e 2 prillit 1991 n\u00eb Shkod\u00ebr, ku sipas tij viktimat jan\u00eb shkaktuar nga njer\u00ebz brenda turm\u00ebs s\u00eb protestuesve, me synim q\u00eb t\u00eb derdhet gjak, t\u00eb acarohet situata dhe t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i kollajt\u00eb nd\u00ebrrimi i duarve t\u00eb pushtetit. M\u00eb pas Berisha nuk e kishte p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb heronj ata q\u00eb u vran\u00eb dhe t\u00eb luaj\u00eb me figur\u00ebn e tyre. Ashtu si\u00e7 tentoi t\u00eb heq\u00eb qafe edhe ata q\u00eb dinin shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e tij, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i t\u00eb intervistuarit tjet\u00ebr t\u00eb DITA-s, Izet Haxhis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, e shohim me vend t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb ndihmuar lexuesin, lidhur me kull\u00ebn e Haklajve n\u00eb K\u00ebrnaj\u00eb t\u00eb Tropoj\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pyetet edhe Hamdiu. Pas largimit t\u00eb Haklajve jasht\u00eb vendit, kulla iu la p\u00ebr ruajtje disa t\u00eb af\u00ebrmve, q\u00eb jetonin aty dhe kujdeseshin. Por s\u00ebrish presionet me telefon e deri tek sulmet nga njer\u00ebz t\u00eb panjohur nuk pushuan, p\u00ebr t\u00eb detyruar familjen Selimvrada t\u00eb braktiste nd\u00ebrtes\u00ebn. Mesnat\u00ebn e 24 korrikut 2006, Kulla e Haklajve u godit tre her\u00eb me antitank duke i shkaktuar d\u00ebme serioze n\u00eb \u00e7ati. Mbr\u00ebmjen e t\u00eb diel\u00ebs s\u00eb 13 gushtit 2006 pes\u00eb persona t\u00eb armatosur dogj\u00ebn kull\u00ebn shekullore. Kjo ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb digjej kulla 200 vje\u00e7are e Haklajve. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ajo ishte djegur nga ushtria Austro-Hungareze gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. M\u00eb 16 shtator 2006, e nj\u00ebjta komando vendosi q\u00eb ta m\u00ebsynte dhe nj\u00ebher\u00eb kull\u00ebn e Haklajve, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t\u2019i lar\u00eb hesapet p\u00ebrfundimisht. E minuan at\u00eb me 70 kilogram eksploziv. Vatrat e eksplozivit ishin lidhur n\u00eb seri por n\u00eb momentin e shp\u00ebrthimit disa nga lidhjet jan\u00eb shk\u00ebputur prej tronditjes, duke l\u00ebn\u00eb pa aktivizuar afro 40 kilogram l\u00ebnd\u00eb plas\u00ebse. Gjithsesi, u rrafshua m\u00eb shum\u00eb se 70 p\u00ebrqind e kull\u00ebs dhe fortifikimeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>Vijon nga dje<\/em><\/p>\n<p>Mira Kazhani: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ju jeni kaq i sigurt\u00eb q\u00eb Sali Berisha ishte urdh\u00ebruesi i vrasjes s\u00eb v\u00ebllait tuaj Shk\u00eblqimit dhe m\u00eb pas t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb, dhe thoni q\u00eb vendos\u00ebt nga ana tjet\u00ebr t\u00eb mos hakmerreni ndaj tij?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: M\u00eb duket se ju sqarova m\u00eb lart. N\u00eb ato th\u00ebnie mir\u00eb ju thash\u00eb q\u00eb Sali Berisha ishte i njohur si lider dhe n\u00ebse do i ndodhte ndonj\u00eb gj\u00eb Sali Berish\u00ebs\u2026 ne nuk i b\u00ebnim gj\u00eb Sali Berish\u00ebs prapa krah\u00ebve, se do t\u00eb dilnim tradhtar\u00eb.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Pra po thoni q\u00eb nuk mbrojt\u00ebt Sali Berish\u00ebn, por pozicionin q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Ne nuk mbrojt\u00ebn Sali Berish\u00ebn dhe as liderin e PD, po mbrojt\u00ebm veten. Nuk desh\u00ebm me u quajt tradhtar\u00eb. Sepse ka akoma njer\u00ebz q\u00eb i besojn\u00eb. Po dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb i besonin.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb Azem Hajdari, 10 dit\u00eb p\u00ebrpara 12 shtatorit i d\u00ebrgon nj\u00eb let\u00ebr Fatmirit, v\u00ebllait tuaj. I jep besimin bab\u00ebs tuaj Muharremit se nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me at\u00eb vrasje, dhe papritur shfaqet si bashk\u00ebpun\u00ebtor me liderin e PD, zotin Berisha?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Ne e njihnim Azemin. Ai ka qen\u00eb prapaskenist! Por nuk ishim t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebse Azemi kish marr\u00eb pjes\u00eb ose jo. M\u00eb mir\u00eb me th\u00ebn\u00eb, n\u00ebse e ka organizue ose jo, sepse urdhrin e ka l\u00ebshue Saliu, kjo dihet. N\u00eb kaset\u00eb ka qen\u00eb e qart\u00eb q\u00eb \u201ce du t\u00eb gjall\u00eb ose t\u00eb vdekun\u201d, k\u00ebshtu ka lyp ai n\u00eb Tropoj\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb ka urdh\u00ebru edhe vrasjen.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: A jeni p\u00ebrpjekur ju t\u00eb hakmerreni me njer\u00ebzit, q\u00eb ndoshta i keni verifikuar se jan\u00eb organizuar nga Sali Berisha? Gjithmon\u00eb n\u00ebse ka qen\u00eb k\u00ebshtu si thoni ju.<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Jo, nuk jemi p\u00ebrpjek!<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Pse nuk thuhet emri i personit q\u00eb ishte at\u00eb dit\u00eb n\u00eb PD, t\u00eb cilin k\u00ebrkonte t\u00eb takonte Fatmiri?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Sepse nuk ju intereson. Ndoshta me u b\u00eb gjyqi, e themi. Po nuk i intereson kujt ai em\u00ebr. Ai nuk \u00ebsht\u00eb njeri i panjohur. Nuk \u00ebsht\u00eb se po b\u00ebhet gjyqi\u2026 kot sa me b\u00eb ndonj\u00eb debat\u2026 k\u00ebto q\u00eb po them kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm q\u00eb jan\u00eb impliku. Dhe po ju them q\u00eb autori \u00ebsht\u00eb vllau jem. Haxhiajt dhe Mulosmani jan\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje! Jan\u00eb d\u00ebnu vet\u00ebm se i ka interesu Sali Berish\u00ebs. K\u00ebto rrenat q\u00eb thon\u00eb, ka bashk\u00ebpunu e majta dhe e djathta nuk q\u00ebndrojn\u00eb. Ai ka qen\u00eb shtet brenda shtetit dhe Fatos Nano nuk di q\u00eb \u00ebsht\u00eb kriminel, sikur Saliu, por nj\u00eb pijanec ka qen\u00eb.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Fakti q\u00eb Jaho Mulosmani \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar i p\u00ebrjetsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb se ai akuzohet se ka qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb nj\u00eb vrasje t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Nuk ka patur asnj\u00eb organizim. Un\u00eb jua sqarova, nuk ka shkuar v\u00ebllai im at\u00eb nat\u00eb p\u00ebr t\u00eb vra ask\u00ebnd!<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Zonja Hajdari, e veja e Azem Hajdarit n\u00eb bised\u00ebn q\u00eb kam patur me t\u00eb n\u00eb ver\u00eb, m\u00eb tha se ajo vrasje \u00ebsht\u00eb gjykuar nga nj\u00eb prokurore e huaj. Ajo m\u00eb tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dosje nuk kishte asnj\u00eb dyshim, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb gjyqtare dhe beson se ekspertiza \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb vrasje t\u00eb organizuar. Dhe i vetmi pretendim i zonj\u00ebs Hajdari \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo vrasje t\u00eb quhet politike.<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po \u00e7far\u00eb ekspertiz\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00eb, kur nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb autopsia e njer\u00ebzve? Ata njer\u00ebz jan\u00eb vra n\u00eb Tiran\u00eb, nuk u vran\u00eb n\u00eb Afganistan. \u00c7far\u00eb ekspertiz\u00eb u b\u00eb? \u00c7far\u00eb ekspertize ju b\u00eb shokut t\u00eb Fatmirit q\u00eb ai at\u00eb e ka vra gabimisht. \u00c7far\u00eb ekspertize ju ka ba Azem Hajdarit, \u00c7far\u00eb ekspertiz\u00eb ju ka ba \u00c7er\u00ebs. Askund nuk del. Nuk ka gjykat\u00eb n\u00eb bot\u00eb. E di ka qen\u00eb nj\u00eb norvegjeze dhe nuk them q\u00eb ajo nuk ka qen\u00eb e aft\u00eb. Nuk di \u00e7far\u00eb me th\u00ebn\u00eb. K\u00ebta kan\u00eb vendos \u00e7a kan\u00eb dasht vet\u00eb.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Ju po thoni se i \u00ebsht\u00eb servirur drejt\u00ebsis\u00eb nj\u00eb material i retushuar, i reduktuar\u2026<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Drejt\u00ebsia, n\u00ebqoft\u00ebse nuk ka qen\u00eb e korruptuar, ka qen\u00eb n\u00ebn tutel\u00eb. Nuk ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb gjykohet nj\u00eb person pa ju b\u00eb ekzaminimi i personit q\u00eb ka vdek. Duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet shkaku pse ka vdek personi. Nuk b\u00ebn vaki n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb vdes\u00eb dikush e t\u00eb mos i b\u00ebhet asnj\u00eb lloj ekspertimi. Ku shkoi telefoni i Azemit? Kush i mori shenjat e gishtave t\u00eb g\u00ebzhojave? Jan\u00eb t\u00eb gjitha faktet q\u00eb flasin, por normalisht ai q\u00eb ka pushtetin thot\u00eb \u00e7ka don e b\u00ebn \u00e7ka don. Ti ke media, un\u00eb s\u2019kam media. Ti flet \u00e7ka don e un\u00eb s\u2019t\u00eb mund dot ty. Ata jan\u00eb vet\u00eb Kadiu e vet\u00eb shkopi!<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Nj\u00eb tjet\u00ebr diskutim; q\u00ebndrimi i makin\u00ebs at\u00eb dit\u00eb para selis\u00eb s\u00eb PD. Ka disa q\u00eb pyesin, pse duhet t\u00eb q\u00ebndronin patjet\u00ebr para selis\u00eb kur mund ta takonin diku tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb? Pse duhet t\u00eb q\u00ebndronte aty makina me or\u00eb?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb qenka e rrezikshme q\u00eb makina t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb aty me or\u00eb? Ata kan\u00eb q\u00ebndruar aty me or\u00eb por nuk shkuan me i hy njeriut n\u00eb zyr\u00eb, apo n\u00eb kafe, me i hy njeriut n\u00eb kafe\u2026<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Ju m\u00eb that\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb interesante Hamdi, q\u00eb edhe pse zoti Berisha e dinte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb vrasja e Azemit u krye nga Fatmiri, ai s\u00ebrish nuk u arrestua nga drejt\u00ebsia p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje! Dhe ju thoni se Berisha e kishte frik\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb Berisha ka frik\u00eb dhe shum\u00eb. Berisha \u00ebsht\u00eb njeri dhe ka frik\u00eb. Sepse nuk jemi vet\u00ebm ne q\u00eb na ka vra. Po Berisha ka vra me mij\u00ebra njer\u00ebz n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk po them ve\u00e7 me mosveprimet, por me veprimet e tij ka vrar\u00eb. Dhe ka vrar\u00eb me mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb me mosveprime. Por ka vrar\u00eb me mij\u00ebra me veprimet dhe porosit\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: N\u00ebse un\u00eb ju kam ndjekur mir\u00eb e drejt, ju that\u00eb sonte se heronjt\u00eb e demokracis\u00eb si Arben Broci dhe Azem Hajdari qenkan krijuar nga Berisha?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Arben Broci, p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb hero demokracie, por vrasja si\u00e7 kam d\u00ebgjue\u2026 di p\u00ebr Azemin konkretisht, por nuk e di p\u00ebr at\u00eb konrektisht. Kam ndigju n\u00eb Shkod\u00ebr se organizimi i vrasjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prej Berish\u00ebs dhe Azem Hajdarit dhe ai ngat\u00ebrres\u00ebn e ka pas me Pjet\u00ebr Arbnorin.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: A besoni se do t\u00eb hapet kjo dosje, besoni se do zbardhet dosja Hajdari, ndoshta edhe dosja Tropoja, por meqen\u00ebse sot fol\u00ebm m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Hajdari?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Normalisht \u00ebsht\u00eb p\u00ebr me u hap, por nj\u00ebher\u00eb nuk ma merr mendja se ka kush e hap.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: N\u00ebse del dikush q\u00eb do e hap\u00eb, ju do e jepni kontributin tuaj, do t\u00eb depononi qoft\u00eb edhe nga vendi ku jetoni n\u00eb azil politik?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Jam krejt i gatsh\u00ebm! Dhe k\u00ebto q\u00eb ju thash\u00eb, jam krejt i gatsh\u00ebm t\u2019i deponoj para nj\u00eb gjykate. Nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb ka qen\u00eb Sali Berisha organizatori. Ai \u00ebsht\u00eb organizatori, sepse ai ka qen\u00eb shum\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar pas takimit t\u00eb bab\u00ebs krye m\u00eb krye me Azemin. Ka qen\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar se \u00e7ka i ka than\u00eb Azemi.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Ju e keni kaset\u00ebn?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Ju nuk keni nd\u00ebrmend t\u00eb zbardhni di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb nga ajo kaset\u00eb. Di\u00e7ka q\u00eb nuk dihet, e kam fjal\u00ebn?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Nuk kemi arsye t\u2019i themi. Sepse nuk zgjidhim gj\u00eb. Ajo dosje normalisht duhet me u hap. Nuk ka pse quhet ndonj\u00eb vrasje e shekullit, pavar\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb deputet apo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb plagoset n\u00eb parlament. Nj\u00eb person q\u00eb rrahet me njer\u00ebz, p\u00ebrplaset me policin\u00eb, e n\u00eb vendin e vrasjes vritet me pistolet\u00eb me silenciator n\u00eb dor\u00eb, nuk e kuptoj \u00e7ka \u00ebsht\u00eb ajo vrasja e shekullit. \u00c7far\u00eb demokracie ka ardh n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb qenka shpall \u201chero i demokracis\u00eb\u201d? N\u00eb Shqip\u00ebri ka ardh fashizmi, jo demokracia. Pas \u201891 n\u00eb Shqip\u00ebri ka ardh fashizmi. Komunizmi paska qen\u00eb lule.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Tani q\u00eb kan\u00eb kaluar shum\u00eb vite, \u00e7far\u00eb mendoni p\u00ebr Azemin. M\u00eb that\u00eb se e kishit me pik\u00ebpyetje n\u00eb ato koh\u00eb, n\u00ebse kishte gisht n\u00eb vrasjen e v\u00ebllait tuaj ose jo. Tani?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Asnj\u00eb pik\u00ebpyetje nuk kemi, se Azemi nuk duhet t\u00eb kishte pranuar me ardh aty, derisa Azemi kish deklaru se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb vinte ku t\u00eb doj\u00eb Fatmiri. Fatmiri e ka pas t\u00eb drejt\u00ebn me e thirr\u00eb edhe n\u00eb Tropoj\u00eb, edhe n\u00eb Tiran\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb s\u2019ka pas kurrfar\u00eb arsyeje. N\u00ebqoft\u00ebse Saliu, nuk e di por n\u00ebse Saliu nuk iu ka treguar q\u00eb \u00ebsht\u00eb Fatmiri n\u00eb makin\u00eb\u2026 Mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb Saliu kurth\u2026 nuk e di aty \u00e7ka i ka than\u00eb\u2026 Po Azemin nuk ka qen\u00eb as duke e prit kush, as duke e vra kush. Ndoshta pas fjal\u00ebve q\u00eb kishim than\u00eb, gjith\u00e7ka mund t\u00eb kish ndodh. Un\u00eb personalisht kam fol disa her\u00eb me Izet Haxhin\u00eb p\u00ebr Saliun, dhe kurr\u00eb Izet Haxhia nuk ka pranu me th\u00ebn\u00eb se Saliu \u00ebsht\u00eb fajtor. Gjithmon\u00eb Izet Haxhia e ka mbrojt. Por besnik\u00ebt, Berisha ka mund\u00ebsi q\u00eb ka qen\u00eb i interesum me i eleminu. Ata vllazrit, t\u00eb dy. Izet Haxhia ka jetu brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs dhe i ka dit shum\u00eb nga posht\u00ebrsit\u00eb q\u00eb ai ka ba. Mafia nuk b\u00ebn gj\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebt\u00eb pun\u00eb b\u00ebn mafia. Eliminojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr mbijetes\u00eb. Saliu e ka dit q\u00eb Fatmiri \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ne nuk kemi patur asgj\u00eb kund\u00ebr Partis\u00eb Demokratike. Edhe sot kam miq n\u00eb PD. Nuk e urrej tjetrin p\u00ebr bindje politike.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Ka nj\u00eb perceptim n\u00eb Shqip\u00ebri prej disa vitesh Hamdi, nuk e di n\u00ebse e keni d\u00ebgjuar q\u00eb zoti Berisha mban antiplumb vitet e fundit, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb hakmarrjeje t\u00eb mundshme t\u00eb Haklajve? \u00cbsht\u00eb si nj\u00eb legjend\u00eb urbane. Nj\u00eb thashethem tavolinash. Ju keni ndonj\u00eb reagim?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ka mbajt Berisha ose q\u00eb i mban, nuk e di k\u00eb mban tash, por ata q\u00eb ka mbajt Berisha rreth vetes kan\u00eb manipulu p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfitu p\u00ebr vete, duke i th\u00ebn\u00eb Berish\u00ebs b\u00ebj kujdes k\u00ebtu, ruhu aty, p\u00ebr me i tregu q\u00eb p\u00ebr ty jemi shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe se ty t\u00eb duam shum\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb manipulu, ma merr mendja me t\u00eb. Ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, as v\u00ebllai im Fatmiri, asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb kund\u00ebr Saliut. Ata edhe nat\u00ebn e 12 shtatorit, kan\u00eb shkuar e kan\u00eb q\u00ebndru n\u00eb makin\u00eb, madje kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rrezikuar. Ata nuk kan\u00eb shku as t\u00eb mbuluar. E dinin q\u00eb do i njihnin. N\u00eb PD kishte shum\u00eb tropojan\u00eb.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: \u00c7far\u00eb uron me zem\u00ebr Hamdi. P\u00ebr \u00e7far\u00eb lutesh m\u00eb shum\u00eb. Ndonj\u00ebher\u00eb kur e urrejm\u00eb dik\u00eb q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb keq, i urojm\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb keqen. Kur e mendon, \u00e7far\u00eb reflektimi ke?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Nuk po t\u00eb kuptoj p\u00ebr k\u00eb e ke fjal\u00ebn? P\u00ebr ndonj\u00eb person apo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/p>\n<p>Mira Kazhani: \u00c7far\u00eb uroni p\u00ebr Sali Berish\u00ebn? Po t\u00eb pyes m\u00eb tro\u00e7.<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Thjesht t\u00eb p\u00ebrgjigjet para gjykat\u00ebs. Nuk uroj asnj\u00eb t\u00eb keqe edhe me e pas n\u00eb gjum\u00eb nuk i b\u00ebj asgj\u00eb. Uroj vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjigjet para nj\u00eb gjykate t\u00eb pavarur dhe jo para gjykatave t\u00eb atij. T\u00eb p\u00ebrgjigjet para nj\u00eb gjykate t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb gjitha ato q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebve edhe neve.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Si mendon se do ta pres\u00eb ai k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Hi\u00e7 nuk jam i interesuar si e pret Saliu intervist\u00ebn. Saliut nuk i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje intervistat. Ato q\u00eb thon\u00eb se del me antiplumb, jan\u00eb problem t\u00eb tij. Ai e din q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lym n\u00eb gjak. Nuk \u00ebsht\u00eb i lym vet\u00ebm n\u00eb gjakun ton\u00eb. Un\u00eb e kam ndjek televizionin me rastin e 11 janarit dhe me ta th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, jo nj\u00eb kryeminist\u00ebr, po asnj\u00eb rruga\u00e7 i rrugave nuk kishte ba si ai me dal\u00eb n\u00eb dritare, me kqyr, e me zbardh dh\u00ebmb\u00ebt pas xhamit tuj pa publikun jasht\u00eb. Ata kishin sulmu muret, asgj\u00eb tjet\u00ebr. E z\u00ebm\u00eb se i prish\u00ebn ata mure\u2026. Nuk pash\u00eb asnj\u00eb mjet aty, as tanke as autoblinda nga ata.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: A keni menduar t\u00eb shkruani nj\u00eb lib\u00ebr?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Nuk jam shum\u00eb i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkrime dhe nuk kam ndonj\u00eb mendim t\u00eb shkruj gj\u00eb.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: E mendon Tropoj\u00ebn, kull\u00ebn n\u00eb fshat?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Normal q\u00eb e mendoj, (pushon pak) ndoshta jo m\u00eb rrall\u00eb se \u00e7do or\u00eb. (krijohet heshtje)<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Nuk dua t\u2019ju b\u00ebj pyetje personale dhe nuk dua t\u00eb l\u00ebndoj m\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb po zhvendosem nga Tropoja. I ndiqni zhvillimet n\u00eb Tiran\u00eb? E kam fjal\u00ebn i lexoni \u00e7do dit\u00eb gazetat online etj, mjete informimi? E dini \u00e7far\u00eb ndodh aktualisht n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: \u00c7do dit\u00eb! P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn i d\u00ebgjoj lajmet paralelisht \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Vura re q\u00eb ju kish l\u00ebn\u00eb mbresa vizita e Kryeministrit Rama n\u00eb Beograd dhe paralelisht, u kujtova q\u00eb Haklajt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontribut n\u00eb luft\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrmendeni k\u00ebtu si patriot.<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Po nuk kemi b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk e kam kuptu k\u00ebt\u00eb kur u th\u00ebrrasin kosovar\u00eb, ata jan\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs si\u00e7 jan\u00eb shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb, apo shqiptar\u00eb ata t\u00eb Shkodr\u00ebs, sepse fatkeq\u00ebsisht shqiptar\u00ebt jan\u00eb shp\u00ebrnda n\u00eb shum\u00eb shtete. Pastaj Kosova \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl e tok\u00ebs shqiptare. Pjesa m\u00eb e madhe e Serbis\u00eb deri para 110 vjet\u00ebsh ka qen\u00eb tok\u00eb shqiptare. Me largimin e turkut i kan\u00eb \u00e7popullue serb\u00ebt disa katunde shqiptare.<\/p>\n<p>Mira Kazhani: Faleminderit Hamdi Haklaj q\u00eb pranuat t\u00eb flisnit. Uroj q\u00eb gjithashtu mos t\u2019ju kem l\u00ebnduar me ndonj\u00eb pyetje. Puna ime \u00ebsht\u00eb t\u00eb intervistoj, t\u00eb pyes, t\u00eb \u00e7oj p\u00ebrgjigje tek lexuesit. Uroj q\u00eb sonte t\u00eb kem qen\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb ur\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, e cila shpresoj t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb mbi t\u00eb gjitha shqiptar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb din\u00eb, mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre dhe vitet e tranzicionit. Drejt\u00ebsia do b\u00ebj\u00eb t\u00eb saj\u00ebn. T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb e dini ju, e kan\u00eb dosjet brenda, e ka drejt\u00ebsia. Kur vjen fjala k\u00ebtu kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket gazetaris\u00eb. Ju falenderoj sinqerisht q\u00eb ju pranuat t\u00eb flisnit.<\/p>\n<p>Hamdi Haklaj: Faleminderit juve Mira. Kalofsh nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb mir\u00eb. E t\u00eb fala kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb fala. Nat\u00ebn e mir\u00eb!<\/p>\n<p><center><iframe loading=\"lazy\" width=\"560\" height=\"315\" src=\"\/\/www.youtube.com\/embed\/_yYKnYC-DIY\" frameborder=\"0\" allowfullscreen><\/iframe><\/center><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mira Kazhani &#8211; INTERVISTE, 21 N\u00ebntor 2014 Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e fundit e k\u00ebsaj interviste t\u00eb gjat\u00eb me Hamdi Haklajn, v\u00ebllan\u00eb e madh t\u00eb nj\u00eb familjeje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar nga nj\u00eb konflikt i p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Haklajt akuzojn\u00eb se p\u00ebrball\u00eb tyre kan\u00eb pasur Sali Berish\u00ebn, bashk\u00ebpatriotin tropojan q\u00eb pas vitit 1991 drejtoi shtetin shqiptar p\u00ebr periudha t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13838","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mira Kazhani &#8211; INTERVISTE, 21 N\u00ebntor 2014 Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e fundit e k\u00ebsaj interviste t\u00eb gjat\u00eb me Hamdi Haklajn, v\u00ebllan\u00eb e madh t\u00eb nj\u00eb familjeje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar nga nj\u00eb konflikt i p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Haklajt akuzojn\u00eb se p\u00ebrball\u00eb tyre kan\u00eb pasur Sali Berish\u00ebn, bashk\u00ebpatriotin tropojan q\u00eb pas vitit 1991 drejtoi shtetin shqiptar p\u00ebr periudha t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-21T09:22:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO)\",\"datePublished\":\"2014-11-21T09:22:48+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/\"},\"wordCount\":3146,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/\",\"name\":\"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\",\"datePublished\":\"2014-11-21T09:22:48+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/hamdi_haklaj_interviste.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Mira Kazhani &#8211; INTERVISTE, 21 N\u00ebntor 2014 Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa e fundit e k\u00ebsaj interviste t\u00eb gjat\u00eb me Hamdi Haklajn, v\u00ebllan\u00eb e madh t\u00eb nj\u00eb familjeje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar nga nj\u00eb konflikt i p\u00ebrgjaksh\u00ebm. Haklajt akuzojn\u00eb se p\u00ebrball\u00eb tyre kan\u00eb pasur Sali Berish\u00ebn, bashk\u00ebpatriotin tropojan q\u00eb pas vitit 1991 drejtoi shtetin shqiptar p\u00ebr periudha t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-11-21T09:22:48+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO)","datePublished":"2014-11-21T09:22:48+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/"},"wordCount":3146,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/","name":"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO) - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg","datePublished":"2014-11-21T09:22:48+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/hamdi_haklaj_interviste.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/hamdi-haklaj-cfare-duhet-te-prese-berisha-pjesa-iv-audio\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Hamdi Haklaj: \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb Berisha (PJESA IV \u2013 AUDIO)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13838"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13838\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}