{"id":13834,"date":"2014-11-18T20:42:47","date_gmt":"2014-11-18T19:42:47","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2271"},"modified":"2014-11-18T20:42:47","modified_gmt":"2014-11-18T19:42:47","slug":"ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","title":{"rendered":"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare - M\u00ebngjeset n\u00eb Paris\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> Sht\u00ebpia botuese \u00ab <strong>Onufri <\/strong>\u00bb sjell p\u00ebr lexuesit shqiptar nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh shqiptar, Ismail Kadare, \u00ab M\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand \u00bb.<\/p>\n<p>Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e sh\u00ebnimeve t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb n\u00eb Paris, ku pqrfshihen esse, sh\u00ebnime kritike, letra, synopse etj, t\u00eb cilat \u00ab Onufri \u00bb i ka p\u00ebrmbeldhur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Gazeta TemA po boton dy sh\u00ebnime t\u00eb k\u00ebtij libri, \u00ab Di\u00e7ka q\u00eb ka lidhje me Spanj\u00ebn \u00bb dhe Exegi Monumentum \u00bb, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga autori p\u00ebr gazet\u00ebn TemA.<\/p>\n<hr color=\"#ccc\"\/>\n<h2>Di\u00e7ka q\u00eb ka lidhje me Spanj\u00ebn<\/h2>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sh\u00ebnimet gjej di\u00e7ka p\u00ebr nj\u00eb shkrimtar argjentinas, q\u00eb ka botuar nj\u00eb shkrim apo thjesht nj\u00eb replik\u00eb lidhur me sprov\u00ebn \u201cZem\u00ebrimi i Akilit\u201d, pjes\u00eb e p\u00ebrmbledhjes me t\u00eb nj\u00ebjtin titull, v\u00ebn\u00eb n\u00eb qarkullim nga sht\u00ebpia botuese \u201cKatz\u201d.<\/p>\n<p>Ngaq\u00eb sh\u00ebnimi, si zakonisht, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me shpejt\u00ebsi, ve\u00e7 emrit t\u00eb shkrimtarit apo studiuesit, Ezequiel Martinez, nuk ka ndonj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb. Nuk m\u00eb kujtohet t\u00eb kem dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrimtar, aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr p\u00ebrmbledhjen \u201cZem\u00ebrimi i Akilit\u201d, madje as p\u00ebr sprov\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin titull, dhe q\u00eb quhet si e imja.<\/p>\n<p>Nuk jam fare i sigurt q\u00eb e kam shkruar nj\u00eb sprov\u00eb t\u00eb till\u00eb, megjithat\u00eb s\u2019mund t\u00eb them me bindje se s\u2019kam asnj\u00eb lidhje me t\u00eb. M\u00eb kujtohet se, nisur nga nj\u00eb th\u00ebnie e Konic\u00ebs, jam marr\u00eb, me nj\u00eb kureshti p\u00ebrkthimi, m\u00eb sakt\u00eb, me p\u00ebrkthimin e gabuar t\u00eb fjal\u00ebs \u201cm\u00ebri\u201d, me t\u00eb cil\u00ebn nis \u201cIliada\u201d, th\u00ebn\u00eb ndryshe, let\u00ebrsia bot\u00ebrore. (Historia e \u201czem\u00ebrimit t\u00eb Akilit\u201d, q\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, nuk ka qen\u00eb m\u00ebri, por di\u00e7ka e zgjatur, m\u00ebni, sipas shqipes, mani sipas latin\u00ebve, depresion, si\u00e7 do t\u00eb thuhej sot.)<\/p>\n<p>Martinez nuk e ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Me sa marr vesh nga teksti spanjisht, gjuh\u00eb q\u00eb nuk e njoh, ai habitet prej shifr\u00ebs 14 500 (kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb e pes\u00ebqind), q\u00eb un\u00eb e paskam p\u00ebrmendur n\u00eb sprov\u00ebn time dhe q\u00eb, sipas meje (m\u00eb sakt\u00eb, sipas tij q\u00eb mendon se sipas meje), jepet si numri i luftimeve q\u00eb njer\u00ebzimi paska b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Argjentinasi pyet se ku e ka gjetur I. K. k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr, ose ku qenka bazuar n\u00eb qoft\u00eb se e ka njehsuar vet\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb jem i drejt\u00eb, s\u2019mund t\u00eb them se s\u2019jam pak\u00ebz i habitur gjithashtu. Jo aq p\u00ebr at\u00eb se si nj\u00eb shkrimtar argjentinas dhjet\u00eb mij\u00eb kilometra larg shkruan di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb me veten time. Si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart, s\u2019mund t\u00eb them dot se shifra e \u00e7uditshme s\u2019ka fare lidhje me mua. Madje, turbull m\u00eb duket se nj\u00eb dit\u00eb e kam vrar\u00eb mendjen v\u00ebrtet p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ajo q\u00eb s\u2019m\u00eb kujtohet \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb m\u00eb paska bindur q\u00eb at\u00eb shif\u00ebr t\u00eb mallkuar ta kem shkruar apo th\u00ebn\u00eb (sipas tij etj.) diku.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha pyetjet q\u00eb b\u00ebn Martinez-i, madje t\u00eb shtuara, i p\u00ebrs\u00ebris tani me vete. A mund t\u00eb gjendej v\u00ebrtet numri i luft\u00ebrave t\u00eb njer\u00ebzimit? Si ishte e mundur q\u00eb historian\u00ebt s\u2019ishin marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb? E aq m\u00eb tep\u00ebr, ekspert\u00ebt e luft\u00ebrave t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve, t\u00eb rrufeshme, t\u00eb zgjatura, t\u00eb fshehta, ajrore, batajist\u00ebt, hartograf\u00ebt, shkrir\u00ebsit e bronzit, q\u00ebndis\u00ebset e medaljeve, numizmat\u00ebt, gjer te gdhend\u00ebsit e kryqeve t\u00eb varreve\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb titull t\u00eb shkrimit t\u00eb tij, \u201cT\u00ebrheqja pas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb panevojshme\u201d, krahas habitjes, spikaste nj\u00ebfar\u00eb t\u00ebrheqjeje, la atraccion, por los datos inutiles.<\/p>\n<p>Duke iu kthyer tekstit, marr vesh papritur se at\u00eb pun\u00ebn e 14 500 luft\u00ebrave e paskam th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Barcelon\u00eb.<\/p>\n<p>Aha, them me vete.<\/p>\n<p>(<b>Barcelon\u00eb, \u00e7\u2019t\u00eb pan\u00eb syt\u00eb<\/b>\u2026)<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet se Bashkim Shehu, q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrkthyesi im n\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb, di\u00e7ka m\u00eb ka folur p\u00ebr tekstin e nxjerr\u00eb prej saj dhe botimin si nj\u00eb sprov\u00eb m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Nuk e gjej dot n\u00eb telefon, nd\u00ebrsa e ndiej se d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh \u00e7\u2019ka ndodhur m\u00eb \u00ebsht\u00eb zbehur disi. M\u00eb shum\u00eb se t\u00eb jen\u00eb shpikur, ka gjas\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt t\u00eb jen\u00eb th\u00ebn\u00eb v\u00ebrtet prej meje.<\/p>\n<p>Jam duke i mbyllur sh\u00ebnimet, kur syt\u00eb m\u00eb shkojn\u00eb te fjala \u201cverg\u00fcenza\u201d. Mendja m\u00eb thot\u00eb se do t\u00eb thot\u00eb \u201cturp\u201d, por nuk arrij ta besoj se argjentinasi e ka me mua. Sidoqoft\u00eb, nuk e kam v\u00ebshtir\u00eb ta v\u00ebrtetoj se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht \u201cturp\u201d. E lexoj fraz\u00ebn disa her\u00eb n\u00eb spanjisht, pastaj t\u00eb p\u00ebrkthyer prej Google-it n\u00eb fr\u00ebngjisht, p\u00ebr t\u2019ia gjetur pak a shum\u00eb kuptimin krejt paragrafit: Gjith\u00eb kacafytjet q\u00eb, gjer m\u00eb sot, pra 14 500 luft\u00ebra gjithsej, dhe kjo p\u00ebr turp t\u00eb tyre, y ello para su verg\u00fcenza, nuk kan\u00eb pjell\u00eb dot aq let\u00ebrsi sa vet\u00ebm nj\u00ebra, ajo e Troj\u00ebs.<\/p>\n<p>(<strong>Barcelon\u00eb, \u00e7\u2019t\u00eb d\u00ebgjuan vesh\u00ebt<\/strong>\u2026)<\/p>\n<p>Pra, ishte fjala p\u00ebr turpin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb e pes\u00ebqind luft\u00ebrave, q\u00eb un\u00eb, Zoti e dinte ku e kisha gjetur, p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa po i mbyllja sh\u00ebnimet, s\u2019m\u00eb mbetej ve\u00e7 t\u00eb vija n\u00eb p\u00ebrfundimin gjysm\u00eb filozofik, se, po t\u00eb ishte puna p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb pasakta, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrdorur fjal\u00ebn \u201ct\u00eb pap\u00ebrgjegjshme\u201d, k\u00ebto i thosha zakonisht n\u00eb Spanj\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb merrej me mend.<\/p>\n<p><em>8 gusht 2014<\/em><\/p>\n<hr color=\"#ccc\"\/>\n<h2>Exegi monumentum<\/h2>\n<p><strong>Ismail Kadare<\/strong><\/p>\n<p>Pothuajse nj\u00ebz\u00ebri merret si vjersha e fundit e Pushkinit, ndon\u00ebse asgj\u00eb nuk e v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb. Ngjan si e sajuar enkas p\u00ebr vdekjen e poetit, aq sa mund t\u00eb duket si pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb t\u00eb. (Nj\u00eb vrasje q\u00eb pjell nj\u00eb tekst t\u00eb till\u00eb, ose nj\u00eb tekst q\u00eb pjell vrasjen.)<\/p>\n<p>Cila nga t\u00eb dyja, vdekja apo vjersha, nxit\u00ebn nj\u00ebra-tjetr\u00ebn? Krijohet p\u00ebrshtypja sikur poeti ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin midis t\u00eb dyjave, pa ditur cil\u00ebn t\u00eb zgjedh\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, pas m\u00ebdyshjeve, q\u00eb i ka ditur vet\u00ebm ai, i ka ardhur keq t\u00eb flijoj\u00eb nj\u00ebr\u00ebn, ndaj i ka pranuar t\u00eb dyja.<\/p>\n<p>Kishte mund\u00ebsi ta shmangte dyluftimin fatal? Plot\u00ebsisht. Mjaftonte t\u00eb mos e k\u00ebrkonte dhe dyluftimi s\u2019do t\u00eb b\u00ebhej kurr\u00eb. Dhe ai do t\u00eb mbetej gjall\u00eb p\u00ebr aq vite t\u00eb tjera sa \u00e7\u2019kishte jetuar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ai e kishte nisur nd\u00ebrkaq vjersh\u00ebn epilogale dhe gati-gati i vinte keq ta linte p\u00ebrgjysm\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Karamzinit, Pushkini e kishte shkruar vjersh\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb gushtit t\u00eb vitit 1836. Pra gati pes\u00eb muaj p\u00ebrpara duelit fatal. Pa qen\u00eb ndoshta fort i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, kishte hyr\u00eb n\u00eb zon\u00ebn ku vdekja dhe arti kishin l\u00ebn\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Atij s\u2019i mbetej ve\u00e7 t\u00eb ngush\u00ebllohej me fjal\u00ebt: njet vjes ja nje umrju. Jo, s\u2019do t\u00eb vdes un\u2019 krejt. Non omnis moriar, q\u00eb, ashtu sikurse epitafi i vjersh\u00ebs, ishte marr\u00eb prej odes 30 t\u00eb Horacit: \u201cExegi monumentum aere perennius\u201d.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb ngush\u00ebllimi kryesor ishte vet\u00eb monumenti. \u201cNj\u00eb monument q\u00eb dora s\u2019ngre dot i ngrita vetes.\u201d<\/p>\n<p>Monumenti i tij do t\u00eb jet\u00eb krenar, i pabraktisur kurr\u00eb, dhe kryesorja m\u00eb i lart\u00eb se ai i Aleksandrit.<\/p>\n<p>Aleksandri \u00ebsht\u00eb Cari i Rusis\u00eb, dhe shtylla e tij \u00ebsht\u00eb ngritur para disa vitesh n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrburg. Ka gjas\u00eb q\u00eb kjo shtyll\u00eb t\u00eb jet\u00eb kthyer, dashur pa dashur, n\u00eb nj\u00eb fiksim p\u00ebr poetin.<\/p>\n<p>Poeti me Carin njihen. Pushkini ka qen\u00eb n\u00eb ballot e tij. Bashk\u00eb me Natalin\u00eb, t\u00eb shoqen. Madje flitet se Cari ka vall\u00ebzuar me t\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 birbos francez q\u00eb i v\u00ebrtitet haptas.<\/p>\n<p>Cari. Poeti. Pavdek\u00ebsia. K\u00ebtu besohet se nis gjith\u00e7ka. Sidomos p\u00ebr propagand\u00ebn sovjetike, s\u00eb cil\u00ebs i volit kaq shum\u00eb kjo intrig\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur dyshimin se ishte vet\u00eb Cari ai q\u00eb sajoi vdekjen e poetit.<\/p>\n<p>Intriga p\u00ebr \u00e7udi ka nisur fill pas dyluftimit, n\u00eb tjet\u00ebr kah e tjet\u00ebr kuptim. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Pushkini \u00ebsht\u00eb duke dh\u00ebn\u00eb shpirt prej plag\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga dhomat e sht\u00ebpis\u00eb, ndodh nj\u00eb bastisje dor\u00ebshkrimesh, q\u00eb syt\u00eb e Natalis\u00eb, e \u00e7meritur si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, e v\u00ebn\u00eb re. Dor\u00ebshkrimet i dor\u00ebzohen nj\u00eb grupi mbik\u00ebqyr\u00ebs, midis t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebn pjes\u00eb Zhukovski. K\u00ebrkohet, me sa duket, dor\u00ebshkrimi i \u201cMonumentit\u201d. Ende sot diskutohet n\u00ebse Zhukovski b\u00ebn mir\u00eb apo b\u00ebn keq q\u00eb n\u00eb strof\u00ebn e par\u00eb, n\u00eb vargun e fundit, fjal\u00ebt \u201cshtyll\u00eb e Aleksandrit\u201d i fshin, p\u00ebr t\u00eb shkruar sip\u00ebr tyre \u201cshtyll\u00eb e Napoleonit\u201d. Besohet ende sot se ishte ky retush q\u00eb e shp\u00ebtoi vjersh\u00ebn e famshme, p\u00ebrndryshe ajo do t\u00eb ishte zhdukur krejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Polemika ka vazhduar megjithat\u00eb edhe pas rivendosjes s\u00eb fjal\u00ebs \u201cAleksand\u00ebr\u201d n\u00eb vend t\u00eb \u201cNapoleon\u201d. \u00c7\u2019ishte ky Aleksand\u00ebr? A ishte p\u00ebrnj\u00ebmend Cari rus apo nj\u00eb shtyll\u00eb e Aleksandris\u00eb e koh\u00ebs romake, apo e Aleksandrit tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Rusia e koh\u00ebs s\u00eb Pushkinit s\u2019pranonte q\u00eb poeti t\u00eb matej, e aq m\u00eb tep\u00ebr t\u2019ia kalonte Carit. Rusia sovjetike, p\u00ebrkundrazi, e quante fyerje p\u00ebr poetin krahasimin me mbretin. Rusis\u00eb s\u00eb sotme s\u2019i dihet.<\/p>\n<p><em>2014 &#8211; Source: Tema \u2013 Aktualitet<\/em><\/p>\n<hr color=\"#ccc\"\/>\n<h2>Ismail Kadare godet ashp\u00ebr qarqet Islamike n\u00eb Kosov\u00eb<\/h2>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare mbi Islamik\u00ebt\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare_mbi_islamin.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\nP\u00ebrgatiti: <strong>Flamur Maxharri<\/strong> \u2022 <em>18 N\u00ebntor 2014<\/em><\/p>\n<p>Ismail Kadare, n\u00eb librin e tij t\u00eb fundit \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d godet ashp\u00ebr disa teolog t\u00eb Islamit n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i akuzon p\u00ebr tjet\u00ebrsim t\u00eb identitet shqiptar, sipas k\u00ebtyre autor\u00ebve shqiptar\u00ebt kan\u00eb origjin\u00ebn prej nj\u00eb fisi arab\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dikush, me emrin E. Bega, paraqet n\u00eb shtypin shqiptar t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe t\u00eb Tiran\u00ebs librin &#8220;Shqiptar\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn arabe&#8221;. Autori i librit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur n\u00eb Damask, me doktoratur\u00eb  t\u00eb vitit 1981 n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zakoni n\u00eb paraqitjen dashamir\u00ebse t\u00eb botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb  t\u00eb lexuesit, qofshin n\u00eb Kosov\u00eb, qofshin n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: &#8220;Autori na tregon qysh n\u00eb fillim se midis shqiptar\u00ebve dhe arab\u00ebve ekziston nj\u00eb tradit\u00eb e pasur q\u00eb flet p\u00ebr prejardhjen e shqiptar\u00ebve prej vendeve arabe&#8230; K\u00ebshtu, t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tilla shpalosen s\u00eb pari n\u00eb nj\u00eb histori arabe me titullin &#8216;Tuarih Tuaf&#8217;, n\u00eb t\u00eb cilin shpjegohet gjer\u00eb e gjat\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb origjin\u00eb arabe. Me von\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna kalojn\u00eb n\u00eb burimet osmane&#8221;.<\/p>\n<p>Ja pra s\u00eb si nga p\u00ebrballja e mendimeve p\u00ebrfitonte e v\u00ebrteta, dhe vet\u00ebm ajo. Pra, s&#8217; ishte fisi Kurejsh, por fisi Gassan n\u00eb zanafill\u00ebn shqiptare. Dhe kurrsesi s&#8217;ishte prij\u00ebsi  Xhebel ul &#8211; Hama, por Xhablla Ibn &#8211; al &#8212; Ajhatn, qe ik\u00ebn nat\u00ebn me ndjek\u00ebsit e vet. Aq me tep\u00ebr s\u2019\u00ebsht\u00eb syri i nxjerrur\u00eb q\u00eb do to shp\u00ebrb\u00ebhej me nj\u00eb tjet\u00ebr sy t\u00eb nxjerr\u00eb, por shkelja e xhybes q\u00eb do t\u00eb , shlyhej me shkelje tjet\u00ebr xhybeje. E v\u00ebrteta e pal\u00ebkundshme q\u00eb mbetej nga gjith\u00eb kjo histori ishte s\u00eb vargani i arab\u00ebve q\u00eb po iknin n\u00ebp\u00ebr nat\u00eb, t\u00eb trembur prej Umer Ibn &#8211; al &#8211; Hattabit, nuk qenk\u00ebshin askush tjet\u00ebr ve\u00e7se shqiptar\u00ebt e ardhsh\u00ebm. K\u00ebshtu pra, lamtumire zanafill\u00eb ilire me  \u201cBellum Illyricum&#8221; dhe p\u00ebrplasja me romak\u00ebt, dhe tumir\u00ebmbe\u00e7 Gjergj Kastriot  Sk\u00ebnderbe dhe kryezot t\u00eb tjer\u00eb arb\u00ebror si Aranit Komnen\u00ebt, kont\u00ebt Muzaka e Dukagjin\u00ebt t\u00eb Kodit mesjetar.<\/p>\n<p>Dhe tumir\u00ebbe\u00e7i  aleancave dhe ndeshjeve dhe krushqive me princat e Europ\u00ebs a t\u00eb Venedikut dhe Shkod\u00ebr e rrethuar, dhe Kruj\u00eb, dhe alfabet latin. T\u00eb gjitha k\u00ebto ka gjas\u00eb t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb ngat\u00ebrresa t\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb b\u00ebra prej europian\u00ebve, Vatikanit dhe Venedikut, madje dhe ajo puna e ngat\u00ebrrimit t\u00eb syrit me xhyben\u00eb s&#8217;\u00ebshte \u00e7udi q\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb l\u00ebmshi t\u00eb till\u00eb pask\u00ebsh qen\u00eb. Me libra t\u00eb till\u00eb si ky i Dr. Mufakut, kjo mjegull do t\u00eb davaritej, m\u00eb n\u00eb fund, dhe n\u00eb vend t\u00eb tyre  t\u00eb ngasjes europianiste do t\u00eb kishim Xhabelin apo Xhabllan\u00eb ton\u00eb, dhe syrin e nxjerr\u00eb apo xhyben e shkelur, bashk\u00eb me ikjen n\u00ebp\u00ebr nat\u00eb, t\u00eb trembur dhe plot mllef t\u00eb t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb. arab\u00eb. Dhe ky kthjellim po ndodhte sot. Nj\u00ebqind vjet pas ikjes s\u00eb osmaneve nga Europa dhe Shqip\u00ebria<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebqind vjet pas. T\u00eb gjith\u00eb pyesin: si \u00ebsht\u00eb e mundur? Pastaj shumic\u00ebs i p\u00eblqen t\u00eb qet\u00ebsohet. S\u2019\u00ebsht\u00eb kushedi \u00e7far\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi. Nj\u00eb kot. Midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe otomaneve shtrihet shekulli me i pam\u00ebshirsh\u00ebm i historis\u00eb i nj\u00ebzeti. Ai \u00ebsht\u00eb kryene\u00e7, dantesk,  bethovenian. Shqip\u00ebria e ka mbajtur mbi shpin\u00eb vit pas viti.  Shk\u00ebputja nga osmanet. Shteti i par\u00eb republikan shqiptar. Pas ti, mbreti i par\u00eb gjerman, ashtu si ai i Greqis\u00eb, sipas dokeve t\u00eb Ballkanit. Lufta Bot\u00ebrore bashk\u00eb me greminat e saj. Republika p\u00ebrs\u00ebri, Mbret\u00ebria pas saj, k\u00ebt\u00eb her\u00eb shqiptare. Pas saj Europa modeli Italian. Me pas, modeli i rishikuar gjerman. Me pas Kund\u00ebreumpa model komunist. Pas tij. Hipereuropa modeli Atlantik. Epilogu me dy Shqip\u00ebri. T\u00eb dyja n\u00ebn mortjen e &#8220;NATO-s&#8230; dhe beftas&#8230; Xhebeli dhe Xhabilaja dalin nga terri qindravje\u00e7ar. A \u00ebsht\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kjo? K\u00ebta shqiptar\u00eb me flamuj arab\u00eb n\u00ebp\u00ebr tubime? K\u00ebta njer\u00ebz si q\u00eb p\u00ebshp\u00ebrit, nga shqiptar\u00eb t\u00eb sunduar, u gdhin\u00eb n\u00eb musliman\u00eb t\u00eb \u00e7liruar?<\/p>\n<p>K\u00ebto lajme t\u00eb pabesueshme q\u00eb ven\u00eb e vin\u00eb si era n\u00ebp\u00ebr t\u00eb dy Shqiperit\u00eb. N\u00eb 620-vjetorin e Lut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb deputet nga parlamenti e shpall Gjergj  Kastriotin vras\u00ebs  t\u00eb musliman\u00ebve, pra tradhtar t\u00eb kombit. Kryeqyteti tjet\u00ebr Tirana  shpall\u00ebt I themeluar nga nj\u00eb oficer osman. N\u00eb nj\u00eb xhami t\u00eb Kosov\u00ebs kryeministri turk  l\u00ebshon thirrjen &#8220;Kosova \u00ebsht\u00eb Turqi&#8221; S\u00eb fundi,  qershia mbi tort\u00eb. vijn\u00eb lajmet p\u00ebr shqiptar\u00ebt e rekrutuar nga qendrat terroriste p\u00ebr t\u00eb luftuar si xhihadist n\u00eb Siri. T\u00eb  dy krah\u00ebt, nj\u00ebri qet\u00ebsues (gj\u00ebra t\u00eb rastit marr\u00ebzira qe s&#8217;duhen marr\u00eb seriozisht) tjetri alarmues (c&#8217;gj\u00ebra t\u00eb rastit, ky \u00ebsht\u00eb fundi i bot\u00ebs), e shoq\u00ebrojn\u00eb pa pushim k\u00ebt\u00eb mishmash. Ka gjas\u00eb q\u00eb t\u00eb dy teprojn\u00eb, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb  me  e leht\u00eb n\u00eb gadishullin ton\u00eb. Megjithat\u00eb, zhurma nuk \u00ebsht\u00eb pa gj\u00eb. Dhe pyetja:  \u00e7\u2019po ndodh? \u00ebsht\u00eb e natyrshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sht\u00ebpia botuese \u00ab Onufri \u00bb sjell p\u00ebr lexuesit shqiptar nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh shqiptar, Ismail Kadare, \u00ab M\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand \u00bb. Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e sh\u00ebnimeve t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb n\u00eb Paris, ku pqrfshihen esse, sh\u00ebnime kritike, letra, synopse etj, t\u00eb cilat \u00ab Onufri \u00bb i ka p\u00ebrmbeldhur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Gazeta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sht\u00ebpia botuese \u00ab Onufri \u00bb sjell p\u00ebr lexuesit shqiptar nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh shqiptar, Ismail Kadare, \u00ab M\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand \u00bb. Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e sh\u00ebnimeve t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb n\u00eb Paris, ku pqrfshihen esse, sh\u00ebnime kritike, letra, synopse etj, t\u00eb cilat \u00ab Onufri \u00bb i ka p\u00ebrmbeldhur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Gazeta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-18T19:42:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d\",\"datePublished\":\"2014-11-18T19:42:47+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-18T19:42:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\"},\"wordCount\":2530,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\",\"name\":\"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg\",\"datePublished\":\"2014-11-18T19:42:47+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-18T19:42:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Sht\u00ebpia botuese \u00ab Onufri \u00bb sjell p\u00ebr lexuesit shqiptar nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkrimtarit t\u00eb madh shqiptar, Ismail Kadare, \u00ab M\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand \u00bb. Libri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e sh\u00ebnimeve t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb n\u00eb Paris, ku pqrfshihen esse, sh\u00ebnime kritike, letra, synopse etj, t\u00eb cilat \u00ab Onufri \u00bb i ka p\u00ebrmbeldhur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr. Gazeta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-11-18T19:42:47+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d","datePublished":"2014-11-18T19:42:47+00:00","dateModified":"2014-11-18T19:42:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/"},"wordCount":2530,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/","name":"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg","datePublished":"2014-11-18T19:42:47+00:00","dateModified":"2014-11-18T19:42:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/kadare_mengjeset_e_parisit.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-sjell-mengjeset-ne-kafe-rostand\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ismail Kadare sjell \u201cM\u00ebngjeset n\u00eb kafe Rostand\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13834"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13834"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13834\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}