{"id":13829,"date":"2014-11-15T21:37:49","date_gmt":"2014-11-15T20:37:49","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2251"},"modified":"2014-11-15T21:37:49","modified_gmt":"2014-11-15T20:37:49","slug":"ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/","title":{"rendered":"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet"},"content":{"rendered":"<p><em>MapoOnline <\/em>14\/11\/2014<\/p>\n<blockquote><p>\u201c<em>Vizita e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb historike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet eventuale mes Ram\u00ebs dhe Vu\u00e7i\u00e7it, nuk ia vlen\u00eb t\u00eb flitet fare<\/em>\u201d, pohon n\u00eb intervist\u00eb me Deutsche Wellen, Vuk Drashkovi\u00e7.<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Drashkovi\u00e7 - intervist\u00eb\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<strong>Zoti Drashkovi\u00e7, si e vler\u00ebsoni vizit\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama n\u00eb Beograd: a mund t\u00eb quhet ajo si nj\u00eb vizit\u00eb historike apo mund t\u00eb thuhet se ky ishte nj\u00eb d\u00ebshtim historik i kryeministrave Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7, p\u00ebr t\u00eb filluar faz\u00ebn e afrimit mes dy popujve?<\/strong><\/p>\n<p>Vizita \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie shum\u00eb t\u00eb madhe. Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb erdhi n\u00eb Beograd dhe bisedoi me kryeministrin e Serbis\u00eb. Ai e ka vizituar edhe bashk\u00ebsin\u00eb etnike shqitpare n\u00eb Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb dhe Bujanoc. E ka ftuar kryeministrin e Serbis\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe sikur t\u00eb mos ishin dakorduar asgj\u00eb tjet\u00ebr, vet marr\u00ebveshja q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr udh\u00ebtim vet\u00ebm me let\u00ebrnjoftime t\u00eb shtetasve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende, paraqet arritje historike. Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, shpresoj me rastin e vizit\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it n\u00eb Tiran\u00eb, dhe pas fillimit t\u00eb zbatimit t\u00eb saj, jam shum\u00eb i sigurt se me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra mij\u00ebra turist\u00eb serb\u00eb do t\u00eb nisen drejt bregdetit shqiptar. Jami i bindur se atje do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb dhe njer\u00ebzit e biznesit. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive do t\u00eb nisen drjet Serbis\u00eb edhe shqitpar\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje e karakterit evropian, q\u00eb sh\u00ebnon evropeizimin e marr\u00ebveshjeve mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb. Un\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk dua t\u2019i v\u00ebrej\u00eb shk\u00ebndijat q\u00eb kan\u00eb ndodhur mes kryeministrave Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7. Nuk u kushtoj kurfar\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie dhe ato shpejt do t\u00eb harrohen.<\/p>\n<p><strong>Si e shpjegoni faktin q\u00eb vet p\u00ebrmendja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga kryeministri Rama shkaktoi nj\u00eb reagim kaq t\u00eb ashp\u00ebr jo vet\u00ebm t\u00eb kryeministrit Vu\u00e7i\u00e7 por edhe t\u00eb gjitha mediave dhe opinionit n\u00eb Serbi? Rama n\u00eb fakt nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb t\u00eb re, ai vet\u00ebm ka p\u00ebrs\u00ebritur realitetin q\u00eb Kosov\u00ebn e kan\u00eb njohur 108 vende \u2013 q\u00eb e di edhe Serbia?<\/strong><\/p>\n<p>Realitet \u00ebsht\u00eb q\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e njohin 108 vende. Realitet \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia prej vitit 1999 nuk e ka sovranitet mbi Kosov\u00ebn. Nuk e ka atje pushtetin juridik, legjilativ dhe ekzekutiv. Nuk i ka atje forcat policore apo ushtarake. Realitet \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb Serbia dhe Shqip\u00ebria duan t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Evropian dhe se nga 28 vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, 23 e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb ana politike dhe k\u00ebto jan\u00eb fakte t\u00eb pakontestueshme. Por realiteti i Kosov\u00ebs i ka disa kate. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb ai historik, i cili n\u00ebnkupton q\u00eb populli serb e p\u00ebrjeton Kosov\u00ebn ashtu si\u00e7 parashikon miti dhe epi p\u00ebr Kosov\u00ebn. Sipas k\u00ebtij miti, Kosova \u00ebsht\u00eb themeli shpirt\u00ebror dhe kulturor, jo vet\u00ebm i serb\u00ebve n\u00eb Serbi, por i t\u00ebr\u00eb popullit serb. Realitet \u00ebsht\u00eb q\u00eb kur njeriut i amputojn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb apo k\u00ebmb\u00eb, nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ai i ndjen\u00eb k\u00ebto gjymtyr\u00eb dhe ndjen\u00eb dhembje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. E ndjen\u00eb gjymtyr\u00ebn q\u00eb nuk e ka, q\u00eb n\u00eb medicin\u00eb quhet dhembje fantome. Realitet \u00ebsht\u00eb poashtu q\u00eb sot n\u00eb Kosov\u00eb ka shum\u00eb probleme. Procesi i pajtimit po shkon tmerrsh\u00ebm ngadal\u00eb. Kthimi i serb\u00ebve po zhvillohet kaq ngadal\u00eb, sa q\u00eb mund t\u00eb thuhet se ky proces gati q\u00eb nuk ekziston fare. Nd\u00ebrsa realieti m\u00eb i ri \u00ebsht\u00eb Marr\u00ebveshja e Brukselit. Zbatimi i k\u00ebsaj Marr\u00ebveshjeje \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb. Nuk do t\u00eb na \u00e7oj\u00eb askund n\u00eb qoft\u00eb se pal\u00ebt e faj\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebn dhe b\u00ebjn\u00eb gara se kush e ka fajin p\u00ebr mos zbatimin, por fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb Marr\u00ebveshja duhet t\u00eb zbatohet menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si njeri me p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb diplomatike, m\u00eb intereson mendimi Juaj: duke e ditur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cdhembje fantome\u201d t\u00eb popullit serb p\u00ebr humbjen e Kosov\u00ebs dhe duke e ditur q\u00eb kjo vizit\u00eb realizohet pas 68 vitesh, a \u00ebsht\u00eb dashur kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama ta hap\u00eb k\u00ebt\u00eb plag\u00eb hapur n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Beograd, duke k\u00ebrkuar q\u00eb Serbia ta njoh Kosov\u00ebn, dhe si e vler\u00ebsoni reagimin e pamatur t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7it?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb jem k\u00ebshilltar politik i kryeministrit shqiptar e as i atij serb. N\u00eb dit\u00ebn e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Paqes (kur po flasim, 11. 11. 2014.) dua t\u00eb theksoj se mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb kurr\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb e domosdoshme nj\u00eb marr\u00ebveshje e paqes. Serbia dhe Shqip\u00ebria kurr\u00eb n\u00eb histori nuk kan\u00eb luftuar mes vete. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e madhe. K\u00ebto shk\u00ebndija mes kryeministrave nuk m\u00eb interesojn\u00eb fare. Un\u00eb m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb do t\u00eb flisja p\u00ebr nevoj\u00ebn e afrimit shum\u00eb t\u00eb shpjet\u00eb mes dy popujve. Elitave politike t\u00eb t\u00eb dy popujve dua t\u2019u d\u00ebrgoj v\u00ebretje shum\u00eb t\u00eb hidhura, sepse ato kan\u00eb mbetur shum\u00eb mbrapa d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb popujve shqiptar\u00eb dhe serb\u00eb p\u00ebr pajtim dhe bashk\u00ebpunim. Un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dy her\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2004 dhe jam bindur se shumica d\u00ebrmuese e popullit shqiptar, gati t\u00eb gjith\u00eb, duan t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb gjithansh\u00ebm me popullin serb. Edhe k\u00ebtu n\u00eb Serbi shumica e popullit \u00ebsht\u00eb absolutisht p\u00ebr bashk\u00ebpunim. Ne duam t\u00eb kemi raportet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb mundshme edhe me Prishtin\u00ebn, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb mbrojm\u00eb popullin serb n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 sipas standardeve m\u00eb t\u00eb larta evropiane dhe mbi baz\u00ebn e Planit t\u00eb Ahtisarit, i cili duhet t\u00eb zbatohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Dua n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb n\u00ebnvizoj: kur si minist\u00ebr i Jasht\u00ebm kam qen\u00eb p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2004 , kam qen\u00eb shum\u00eb i prekur me pritjen e mir\u00eb atje. M\u00eb kan\u00eb pritur edhe presidenti i vendit Alfred Mojsiu dhe kryeministri Fatos Nano. Kam pasur edhe nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se nj\u00eb or\u00eb n\u00eb televizionin shtet\u00ebror. Ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb Beograd edhe ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Jasht\u00ebm Kastriot Islami. Raportet e ngrira n\u00eb vitin 1948 jan\u00eb shkrir\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me k\u00ebto vizita.<\/p>\n<p><strong>Pasi q\u00eb po bisedojm\u00eb n\u00eb dt\u00ebin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Paqes: a besoni n\u00eb paqe dhe pajtim mes serb\u00ebve dhe shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ky proces nuk mund t\u00eb ndalet. Edhe pse ende ka shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Serbi q\u00eb tani nuk e fshehin fare se edhe sot e bartin kapon\u00eb e Sllobodan Millosheviqit dhe regjimit t\u00eb tij t\u00eb dikursh\u00ebm, i cili mban\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike p\u00ebr rr\u00ebnimin e ish-Jugosllavis\u00eb, p\u00ebr luft\u00ebrat e p\u00ebrgjakshme. Millosheviqi dhe ky regjim e mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb historike p\u00ebr t\u00eb gjitha q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Kosov\u00eb. Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e njohin 108 vende t\u00eb bot\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysma e an\u00ebtareve t\u00eb OKB. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk e mban\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Edi Rama, Angela Merkel apo Vlladimir Putin. Fajin e ka Sllobodan Millosheviqi, i cili i ka prir\u00eb nj\u00eb rendi retrograd, t\u00eb mbrapsht\u00eb dhe nuk e ka kuptuar kur para 25 vitesh se Muri i Berlinit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe sot kemi tep\u00ebr njer\u00ebz n\u00eb elit\u00ebn ton\u00eb shpirt\u00ebrore, n\u00eb media dhe n\u00eb nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb pushtetit, t\u00eb cil\u00ebt ende i mbajn\u00eb kapot\u00eb e Millosheviqit.<\/p>\n<p><strong>Ju theksuat se normalizimi i raporteve mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i pandalsh\u00ebm. Por n\u00eb Beograd ende ka ide p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs, apo mendoni se kjo ide \u00ebsht\u00eb tejkaluar?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dua t\u00eb flas p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht jasht\u00eb realitetit dhe normalitetit. Kjo pun\u00eb ka p\u00ebrfunduar. Thjesht, fuqit\u00eb e m\u00ebdha nuk lejojn\u00eb ndryshimin e kufij\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, sepse kjo do t\u00eb shktaktonte efektin domino. Ndaj Ballkani duhet t\u00eb evropeizohet. Duhet v\u00ebn\u00eb pik\u00eb n\u00eb k\u00ebto iluzione dhe duhet t\u2019i zgjidhim problemet sa m\u00eb par\u00eb. Evropa na ka d\u00ebrguar mesazhin e qart\u00eb: s\u00eb pari duhet t\u00eb b\u00ebheni Evrop\u00eb e pastaj mund t\u00eb futeni n\u00eb Evrop\u00eb. Nd\u00ebrsa ajo po na ndihmon. Pse t\u00eb mos merremi vesh q\u00eb n\u00eb Ballkan t\u00eb aplikojm\u00eb standardet evropiane p\u00ebr kufij\u00eb. Duhet t\u2019i heqim kufijt\u00eb dhe t\u00eb lejojm\u00eb kalimin e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve dhe mallrave \u2013 t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb hapsir\u00eb unike ekonomike.<\/p>\n<p><strong>Do t\u00eb thot\u00eb, ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo ide \u00ebsh\u00eb e parealizueshme tani. Ndoshta dikur edhe un\u00eb kam menduar se m\u00eb s\u00eb lehti do t\u00eb ishte sikur t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit p\u00ebr ndarjen e Kosov\u00ebs. Por kjo m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Serbia dhe Kosova jan\u00eb vet\u00ebm dy kashta t\u00eb vogl\u00eb n\u00eb mesin e plepave shtatlart\u00eb. P\u00ebr fatin e bot\u00ebs vendosin t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb. K\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Drashkovi\u00e7, k\u00ebtu n\u00eb Beograd, por edhe n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Tiran\u00eb, shpesh flitet p\u00ebr krijimin e shteteve t\u00eb m\u00ebdha: Serbis\u00eb s\u00eb madhe, Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb madhe etj. \u00c7far\u00eb mendoni ju p\u00ebr k\u00ebto ide?<\/strong><\/p>\n<p>Mitin p\u00ebr nj\u00eb Serbi t\u00eb madhe ne e kemi paguar me gjak dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak kemi p\u00ebrjetuar humbje t\u00eb tmerrshme. E kemi turp\u00ebruar veten, gjeneratat e ardhmshme dhe historin\u00eb ton\u00eb. E kemi pasur ne Serbin\u00eb e madhe \u2013 n\u00eb Jugosllavi. N\u00eb Jugosllavi e kemi pasur edhe Bosnjen, Kosov\u00ebn, Malin e Zi dhe Maqedonin\u00eb e madhe. Nuk duhet ta faj\u00ebsojm\u00eb askend tjet\u00ebr p\u00ebr vendosjen e barotit n\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr ndezjen e k\u00ebtij baroti dhe larjen me gjak t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb. Kjo gjenerat\u00eb e k\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe e ka hedhur mbi vete mallkimin historik. Njer\u00ebzit e rinj, idet\u00eb e reja duhet t\u2019i kthehen t\u00eb ardhmes. Duhet t\u2019i menjanojm\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb gjitha mosmarr\u00ebveshjet dhe urrejtjen. Asnj\u00eb armiq\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb fituar me armiq\u00ebsi, por vet\u00ebm me miq\u00ebsi. N\u00eb historin\u00eb ton\u00eb shqiptaro-serbe kemi shum\u00eb shembuj q\u00eb kemi ndihmuar nj\u00ebri-tjetrin, si p\u00eb shembull n\u00eb koh\u00ebn e lufterave ballkanike, kur ushtria serbe dhe Esad Pasha jan\u00eb ndihmuar mes vete. Kurdo q\u00eb shkoj n\u00eb varrezat serbe n\u00eb Paris, un\u00eb i marr me vete dy buqeta lulesh: nj\u00eb p\u00ebr ushar\u00ebt serb\u00eb q\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb atje dhe tjetr\u00ebn p\u00ebr Esad Pash\u00ebn, i cili ka vdekur n\u00eb spitalin ushtarak n\u00eb Paris dhe me d\u00ebshir\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb mesin e ushtar\u00ebve serb\u00eb. Po n\u00ebn\u00ebn ja kajsha: pse nuk i p\u00ebrmendim k\u00ebto raste t\u00eb ndirtshme, pse nuk i marrim ato si shembull, por gjithmon\u00eb i nxjerrim rastet negative.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb e domsodoshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb sh\u00ebrimit Serbia ta njoh edhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb tilla jan\u00eb q\u00ebndrimet e BE, t\u00eb cilat jan\u00eb th\u00ebn\u00eb shum\u00eb qart\u00eb. Nuk kam \u00e7far\u00eb t\u00eb shtoj. Por zbatimi pa kushte i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit dhe zbatimi i Planit t\u00eb Ahtisarit do t\u00eb ulin tensionet mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. N\u00eb Planin e Ahtisarit jepen garanca p\u00ebr kishat serbe, p\u00ebr pasurin\u00eb dhe kthimin e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Pasi q\u00eb ne k\u00ebtu n\u00eb Serbi, ende e trajtojm\u00eb Ahtisarin si antiserb, si armikun num\u00ebr nj\u00eb, dhe pasi q\u00eb propaganda ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb shumica e serb\u00ebve t\u00eb besoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto t\u00eb pa v\u00ebrteta, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pranojm\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn zgjidhjet q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me statusin. N\u00eb shpjegime mund t\u00eb thuhet se Serbia p\u00ebr shkak t\u00eb statusin nuk do t\u00eb hap\u00eb ambasad\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb. Por kjo i hap\u00eb rrug\u00ebn tregtis\u00eb, bashk\u00ebpunimit dhe shk\u00ebmbimeve mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. I hap rrug\u00eb tejkalimit t\u00eb hijeve dhe pengesave n\u00eb raporte. Mendoj se m\u00eb kuptuat.<\/p>\n<p><strong>Presidenti i Rusis\u00eb Vlladimir Putin \u00ebsht\u00eb pritur n\u00eb Beograd me nderimet m\u00eb t\u00eb larta. T\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb thon\u00eb se influenca e Rusis\u00eb n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e madhe. Kjo me siguri q\u00eb pengon edhe rrug\u00ebn e Serbis\u00eb drejt BE?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e dua Rusin\u00eb. Dua t\u00eb jet\u00eb e fuqishme, m\u00eb e fuqishmja. Por Rusia mund ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb vet\u00ebm n\u00eb bashk\u00ebpunimin m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me BE-n\u00eb dhe Per\u00ebndimin dhe jo n\u00eb konflikt me to. Un\u00eb shpresoj q\u00eb Rusia dhe Per\u00ebndimi do t\u2019i kthehen bashk\u00ebpunimit. Strategjia e Mosk\u00ebs nuk duhet t\u00eb jet\u00eb krijimi i nj\u00eb Rusie q\u00eb ia kan\u00eb frik\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb, por i nj\u00eb Rusie q\u00eb e respektojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb edhe Per\u00ebndimi ka pranuar se ka b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb m\u00ebdha ndaj Rusis\u00eb. Shpresoj normalizimin e raporteve mes tyre. Ndryshe, n\u00ebse vendoset nj\u00eb mur i ndarjeve n\u00eb Ukrain\u00eb, edhe k\u00ebtu do t\u00eb kemi destabilizime t\u00eb m\u00ebdha \u2013 n\u00eb Bosnje, Kosov\u00eb, Serbi dhe Maqedoni. Akush nuk do t\u00eb kursehet.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7\u2019drejtim po shkon Serbia sot?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Per\u00ebndim jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr milion\u00eb serb\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb: q\u00ebllimi strategjik i Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb orientimi drejt Evrop\u00ebs dhe Per\u00ebndimit. Ne edhe sikur t\u00eb donim t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00eb e ndonj\u00eb uninoni ruso-aziatik, nuk mundemi. Nuk jemi zogj t\u00eb fluturojm\u00eb. K\u00ebto gj\u00ebra ka mundur t\u2019i mendoj\u00eb vet\u00ebm Millosheviqi n\u00eb koh\u00ebn e tij. Ne jemi t\u00eb rrethuar me vendet e BE dhe NATO-s. Pra un\u00eb dua q\u00eb t\u00eb kemi raporte sa m\u00eb t\u00eb mira me Rusin\u00eb, por treni serb duhe t\u00eb shkoj\u00eb drejt Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>*<em><strong>Vuk Drashkovi\u00e7<\/strong> ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebs kryeminist\u00ebr i Jugosllavis\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 18 janar 1999 \u2013 28 prill 1999. Ai ka mbajtur edhe postin e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm gjat\u00eb viteve 2004-2007<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>MapoOnline 14\/11\/2014 \u201cVizita e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb historike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet eventuale mes Ram\u00ebs dhe Vu\u00e7i\u00e7it, nuk ia vlen\u00eb t\u00eb flitet fare\u201d, pohon n\u00eb intervist\u00eb me Deutsche Wellen, Vuk Drashkovi\u00e7. Zoti Drashkovi\u00e7, si e vler\u00ebsoni vizit\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama n\u00eb Beograd: a mund t\u00eb quhet ajo si nj\u00eb vizit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"MapoOnline 14\/11\/2014 \u201cVizita e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb historike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet eventuale mes Ram\u00ebs dhe Vu\u00e7i\u00e7it, nuk ia vlen\u00eb t\u00eb flitet fare\u201d, pohon n\u00eb intervist\u00eb me Deutsche Wellen, Vuk Drashkovi\u00e7. Zoti Drashkovi\u00e7, si e vler\u00ebsoni vizit\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama n\u00eb Beograd: a mund t\u00eb quhet ajo si nj\u00eb vizit\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-15T20:37:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet\",\"datePublished\":\"2014-11-15T20:37:49+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-15T20:37:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/\"},\"wordCount\":2374,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/\",\"name\":\"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg\",\"datePublished\":\"2014-11-15T20:37:49+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-15T20:37:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"MapoOnline 14\/11\/2014 \u201cVizita e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb historike. Nd\u00ebrsa p\u00ebr mosmarr\u00ebveshjet eventuale mes Ram\u00ebs dhe Vu\u00e7i\u00e7it, nuk ia vlen\u00eb t\u00eb flitet fare\u201d, pohon n\u00eb intervist\u00eb me Deutsche Wellen, Vuk Drashkovi\u00e7. Zoti Drashkovi\u00e7, si e vler\u00ebsoni vizit\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama n\u00eb Beograd: a mund t\u00eb quhet ajo si nj\u00eb vizit\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-11-15T20:37:49+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet","datePublished":"2014-11-15T20:37:49+00:00","dateModified":"2014-11-15T20:37:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/"},"wordCount":2374,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/","name":"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg","datePublished":"2014-11-15T20:37:49+00:00","dateModified":"2014-11-15T20:37:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/drashkovic_interviste.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ish-ministri-i-jashtem-drashkovic-pavaresia-e-kosoves-eshte-realitet\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ish-ministri i Jasht\u00ebm, Drashkovi\u00e7: Pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13829"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13829\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}