{"id":13823,"date":"2014-11-11T16:04:10","date_gmt":"2014-11-11T15:04:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2232"},"modified":"2014-11-11T16:04:10","modified_gmt":"2014-11-11T15:04:10","slug":"e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/","title":{"rendered":"&#8220;E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ndue Lazri\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_lazri.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <em>Intervist\u00eb me gazetarin Ndue Lazri, d\u00ebrguar p\u00ebr publikim nga Gjin Musa.<\/em><\/p>\n<p>PYETJE &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Ndue.<br \/>\nPo i l\u00eb formalizmat dhe s\u2019po t\u00eb drejtohem me\u201czot\u00ebri\u201d apo \u201ci nderuar\u201d(q\u00eb mendoj se jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb).<br \/>\nKjo, duke t\u00eb konsideruar koleg, me t\u00eb cilin na lidh fjala e shkruar, mik me t\u00eb cilin kemi shk\u00ebmbyer librat e botuar dhe mendime t\u00eb ndryshme mbi krijimtarin\u00eb, natyrisht, duke ia ditur p\u00ebr nder internetit, i cili na ka ofruar aq njohje sa t\u00eb mos jemi krejt t\u00eb panjohur p\u00ebr nj\u00ebri &#8211; tjetrin.<br \/>\nS\u00eb pari, komplimente p\u00ebr form\u00ebn fizike. Jeni si nj\u00eb djalosh energjik.<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje, Drita. Po t\u00eb mos m\u00eb kishe folur me em\u00ebr, do kujtoja se p\u00ebr form\u00ebn fizike po i drejtoheshe k\u00ebtij sportistit q\u00eb ishte pas meje\u2026<br \/>\nPor e th\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb poete dhe gazetare energjike dhe e hijshme, duhet konsideruar si vler\u00ebsim dhe kjo nxit mendimin p\u00ebr t\u00eb ardhur m\u00eb shpesh n\u00eb Atdhe\u2026<br \/>\nJam i k\u00ebnaqur q\u00eb ndodhem k\u00ebtu, n\u00eb vendin ton\u00eb, pas disa vitesh mungese, por edhe q\u00eb po m\u00eb jepet rasti t\u00eb t\u00eb shikoj e d\u00ebgjoj nga af\u00ebr pas komunikimeve e leximeve internetike, apo librave t\u00eb shk\u00ebmbyer, q\u00eb po arrij t\u00eb bashkoj z\u00ebrin me figur\u00ebn. Faleminderit p\u00ebr ftes\u00ebn e nj\u00eb interviste spontane, po nuk e di n\u00ebse p\u00ebrgjigjet e mia do jen\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e pyetjeve q\u00eb do m\u00eb drejtosh.<br \/>\nArdhja n\u00eb vendlindje ka padyshim emocionet e veta, ashtu si edhe kuriozitetin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7\u2019 ndryshime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite. Dit\u00ebt n\u00eb vijim do m\u00eb diktojn\u00eb edhe se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj. Me siguri, takimet me shum\u00eb miq e koleg\u00eb japin nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nPYETJE &#8211; Kthehesh n\u00eb Tiran\u00eb pas 6 vitesh. \u00c7do njeri ka motivet e tij t\u00eb ardhjes apo t\u00eb largimit.<br \/>\nUn\u00eb dua nj\u00ebrin nd\u00ebr motivet ose motivin e vet\u00ebm(t\u00eb ardhjes)<br \/>\nApo s\u2019 ka asnj\u00eb motiv. Apo \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb motiv vjeshte, nj\u00eb motiv tetori?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Dikur tetori ka qen\u00eb muaji i let\u00ebrsis\u00eb dhe arteve\u2026Mbase mund t\u00eb ishte nj\u00eb motiv po t\u00eb kishte mbetur i till\u00eb tetori.<br \/>\nShiko, p\u00ebrgjith\u00ebsisht emigrant\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb ver\u00eb kryesisht p\u00ebr pushime. P\u00ebrfitojn\u00eb nga ajo periudh\u00eb kur n\u00eb vendet per\u00ebndimore, por edhe gjetk\u00eb besoj, pushimet marrin forc\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruar dhe ngjyra feste.<br \/>\nUn\u00eb kam ardhur m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr disa sebepe familjare, por edhe malli ka pesh\u00ebn e vet, ashtu si edhe d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb kontaktuar miq e koleg\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb rinj.<br \/>\nNj\u00eb takim t\u00eb till\u00eb e organizuam bashke me kritiken, p\u00ebrkthyesen dhe redaktoren e njohur Iskra Thoma, q\u00eb kishte ardhur edhe ajo nga Italia. Nj\u00eb takim \u2013 koktejl, ku mor\u00ebn pjes\u00eb shkrimtar\u00eb e botues. Kisha emocione t\u00eb m\u00ebdha tek takoja miq e shok\u00eb t\u00eb mi, me t\u00eb cilt \u00ebnuk shiheshim prej gati 40 vjet\u00ebsh. Jeta na kishte shp\u00ebrndar\u00eb kur ishim ende t\u00eb rinj, t\u00eb sapo dale nga bankat e universitetit, plot me \u00ebndrra. E tani takohemi duke patur nj\u00ebfar\u00eb moshe, thinja, m\u00eb pak flok\u00eb, \u00ebndrra t\u00eb realizuara e \u00ebndrra t\u00eb vrara. Dialektika e jet\u00ebs. Sidoqoft\u00eb ishte bukur dhe u \u00e7mall\u00ebm sadopak, duke biseduar e duke p\u00ebrk\u00ebdhelur veprat letrare t\u00eb nj\u00ebri \u2013 tjetrit.<br \/>\nPYETJE &#8211; M\u00eb thuaj si po ndihesh, n\u00eb Tiran\u00eb?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Tirana \u00ebsht\u00eb qyteti me t\u00eb cilin m\u00eb lidhin shum\u00eb kujtime, qyteti ku kam kryer studimet, ku kam njohur emocionet e botimeve t\u00eb para n\u00eb faqet e shtypit, emocionet e dashuris\u00eb s\u00eb par\u00eb, qyteti ku kam punuar disa vjet, qyteti q\u00eb na b\u00ebn ta kthejm\u00eb menj\u00ebher\u00eb kok\u00ebn nga ekrani kur p\u00ebrmendet emri i tij n\u00eb televizionin e vendit ku jetojm\u00eb.<br \/>\nKur vij n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb l\u00ebviz n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Me makin\u00eb nuk kam mundur t\u00eb ambientohem kurr\u00eb n\u00eb trafikun e zhurmsh\u00ebm e kaotik, ku, tek shikon se si l\u00ebvizin t\u00eb tjer\u00ebt me makin\u00eb, t\u00eb vjen paniku se mos vall\u00eb ke harruar rregullat e qarkullimit.<br \/>\nPastaj e shijoj m\u00eb mir\u00eb Tiran\u00ebn m\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Kafen e par\u00eb m\u00ebngjesit her\u00ebt n\u00eb lokalet e bregut t\u00eb Lan\u00ebs, nj\u00eb sh\u00ebtitje nga Universiteti dhe kodrat e liqenit, nj\u00eb kafe tjet\u00ebr n\u00eb Qytetin e Student\u00ebve, ku nuk e gjej m\u00eb at\u00eb romantik\u00ebn e koh\u00ebs son\u00eb, zbritje n\u00eb ish &#8211; rrug\u00ebn e Barrikadave, n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, q\u00eb e gjej disi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm me ndryshimet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, ndonj\u00eb got\u00eb raki me miq n\u00eb qend\u00ebr ose nga ish- blloku. Kilometra t\u00eb t\u00ebra m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, ku kujtimet ua heqin r\u00ebndes\u00ebn hapave dhe lodhja nuk ndjehet.<br \/>\nGjithsesi Tirana t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh mir\u00eb.<br \/>\nPYETJE &#8211; Kam d\u00ebgjuar q\u00eb njer\u00ebzit flasin, ose geg\u00ebrisht, ose tosk\u00ebrisht ose gjuh\u00eb letrare. Juve ju d\u00ebgjoj n\u00eb timb\u00ebr dhe n\u00eb theks t\u00eb leht\u00eb verior,e me fjal\u00eb jo t\u00eb pakta prej jugu.<br \/>\nKe d\u00ebgjuar p\u00ebr shprehjen \u201cjam nga fshati i gruas\u201d?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Jam nga fshati i gruas p\u00ebr disa arsye. S\u00eb pari se ai \u201cfshati\u201d i bash\u00ebshortes sime \u00ebsht\u00eb mjaft i bukur dhe i ve\u00e7ant\u00eb e ka nj\u00eb liqen t\u00eb rrall\u00eb. \u00cbsht\u00eb Pogradeci, q\u00eb e dua shum\u00eb si qytet, me t\u00eb cilin m\u00eb lidhin shum\u00eb kujtime t\u00eb bukura. S\u00eb dyti ai ka nxjerr\u00eb kolos\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb si Lasgushi e Kuteli, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb pasuri e kolorit gjuh\u00ebs son\u00eb e q\u00eb imponohen me at\u00eb bukuri gjuhe. K\u00ebsisoj, vetvetiu ndonj\u00eb fjal\u00eb mbetet, si ata rubin\u00ebt q\u00eb i rezistojn\u00eb koh\u00ebs apo edhe ndryshimit t\u00eb vendq\u00ebndrimit t\u00eb secilit.<br \/>\nFaktikisht un\u00eb jam mirditor dhe i till\u00eb mbetem, por preferoj gjuh\u00ebn letrare t\u00eb shkruar e t\u00eb folur dhe mundohem t\u00eb respektoj normat e saj.<\/p>\n<p>PYETJE &#8211; Keni punuar p\u00ebr gati 20 vjet si gazetar n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrpara se t\u00eb emigronit. Disa nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs suaj profesionale si gazetar.<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Nj\u00ebzet vjet e mbushin me shum\u00eb momente jet\u00ebn e p\u00ebrvoj\u00ebn e nj\u00eb gazetari. Un\u00eb do kujtoja me k\u00ebnaq\u00ebsi organet e shtypit ku kam punuar dhe koleg\u00ebt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi n\u00eb rrjedh\u00ebn e viteve. Ata e kan\u00eb pasuruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jet\u00ebn time. Rreth 18 vjet n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, ku fillova pun\u00ebn si gazetar pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve, kan\u00eb qen\u00eb vite t\u00eb bukura n\u00eb nj\u00eb qytet me kultur\u00eb, me tradita e me humor. Puna si redaktor n\u00eb gazet\u00ebn lokale e pastaj si kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cHumor shkodran\u201d m\u00eb kan\u00eb njohur me nj\u00eb qytet t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe me njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, pran\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ndjehesha si n\u00eb familjen time. Bashk\u00ebpunimi me teatrin \u201cMigjeni\u201d m\u00eb afroi edhe me bot\u00ebn e sken\u00ebs.<br \/>\nPastaj specializimi si dokumentarist pran\u00eb Kinostudios \u201cShqip\u00ebria e re\u201d dhe eksperienca n\u00eb realizimin e disa dokumentar\u00ebve, puna si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i shtypit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Kasacionit, pran\u00eb nj\u00eb personaliteti t\u00eb pakorruptuesh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si Zef Brozi, p\u00ebrvoja e shkurt\u00ebr si redaktor i faqes kulturore n\u00eb gazet\u00ebn \u201cAlbania\u201d, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa t\u00eb shumta n\u00eb jet\u00ebn time profesionale.<br \/>\nPYETJE &#8211; Jeton n\u00eb Bolonj\u00eb, por besoj e ndiqni gazetarin\u00eb q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\n\u00c7\u2019 mendim keni?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Esht\u00eb e nj\u00ebjta si para 20 vitesh t\u00eb largimit t\u00ebnd nga Shqip\u00ebria apo m\u00eb e mir\u00eb?<br \/>\nD\u00ebgjo, s\u2019dua t\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjigjesh si gazetar e t\u00eb m\u00eb humb\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr labirinthe diplomacie.<br \/>\nE di q\u00eb rrisku \u00ebsht\u00eb, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb b\u00ebsh miq dhe \u201carmiq\u201d;<br \/>\nJu zgjidhni pra: t\u00eb shtoni miqt\u00eb apo t\u00eb b\u00ebni \u201carmiq\u201d, hahaha.<br \/>\nPYETJE &#8211; Jo, do t\u00eb p\u00ebrgjigjem me sinqeritet e pa diplomaci, nuk besoj se ka arsye t\u00eb b\u00ebj armiq. Jemi n\u00eb epok\u00ebn e shtypit t\u00eb lir\u00eb, apo jo?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Nuk m\u00eb jepet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb lexoj rregullisht gazetat shqiptare. Se jan\u00eb edhe shum\u00eb, aq shum\u00eb sa v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh profilin e nj\u00ebr\u00ebs nga tjetra. Por ka raste q\u00eb m\u00eb bien n\u00eb dor\u00eb gazeta t\u00eb ndryshme dhe at\u00ebher\u00eb u hedh nj\u00eb sy edhe n\u00eb aspektin profesional.<br \/>\nMendoj q\u00eb gazetaria e sotme ka b\u00ebr\u00eb hapa p\u00ebrpara n\u00eb lirin\u00eb e t\u00eb shprehurit, por shum\u00eb hapa prapa n\u00eb kultur\u00ebn e seriozitetin e t\u00eb shkruarit, n\u00eb profesionalizmin e mjesht\u00ebrin\u00eb e gazetarit. E ve\u00e7an\u00ebrisht mungon etika e gazetarit, serioziteti dhe rrept\u00ebsia n\u00eb grumbullimin e fakteve dhe verifikimin e tyre p\u00ebrpara publikimit. Ka shum\u00eb shkrues, por pak gazetar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Jam skandalizuar nj\u00eb her\u00eb me nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur gazetar, q\u00eb merrej me kronik\u00ebn, dhe stiste lajme t\u00eb paqena, skandaloze e i botonte n\u00eb gazet\u00eb, i nisur nga parimi q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen p\u00ebr t\u00eb shitur gazet\u00ebn. E nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nuk e kishte p\u00ebr gj\u00eb t\u00eb botonte p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimin e atij lajmi, po p\u00ebr t\u00eb shitur gazet\u00ebn.<br \/>\nGjuha e gazetave \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr e shpesh here aspak korekte p\u00ebrsa i p\u00ebrket drejtshkrimit. Nuk ekziston figura e korektorit letrar n\u00ebp\u00ebr redaksira e gjuha shqipe masakrohet, varf\u00ebrohet e shpesh her\u00eb vulgarizohet. Ka varf\u00ebri gjinish gazetareske. T\u00eb merr malli t\u00eb lexosh nj\u00eb reportazh emocionues, nj\u00eb p\u00ebrshkrim, nj\u00eb fejton, nj\u00eb pamflet. Jan\u00eb gjini q\u00eb e pasurojn\u00eb gazetarin\u00eb dhe gjuh\u00ebn e saj.<br \/>\nShum\u00eb nga ata q\u00eb shkruajn\u00eb e tjerrin llafin gjat\u00eb e gjat\u00eb derisa ia nxjerrin kok\u00ebn faktit. Kjo e lodh gazetarin\u00eb. Arti i t\u00eb shkruarit \u00ebsht\u00eb arti i t\u00eb shkurtuarit, ka th\u00ebn\u00eb dikush. Zhorzh Simenoni, shkrimet q\u00eb kap\u00ebrcenin 250 fjal\u00eb, i fuste n\u00eb gjinin\u00eb e romanit.<br \/>\nPor, k\u00ebto q\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, po i quajm\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shtypi n\u00eb rritje n\u00eb periudh\u00ebn e demokracis\u00eb. Kuptohet, do isha i padrejt\u00eb po t\u2019 i fusja t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb thes apo t\u00eb mohoja meritat e pun\u00ebn e mjaft koleg\u00ebve t\u00eb respektuar e t\u00eb talentuar q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb shtypin e mediat shqiptare. Por mendoj se vend p\u00ebr qiliz\u00ebm ka.<\/p>\n<p>PYETJE &#8211; Koh\u00ebt e fundit, ke shkruar nj\u00eb lib\u00ebr poetik, ke botuar edhe ndonj\u00eb tregim<br \/>\nGazetari apo let\u00ebrsi artistike?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Profesioni im \u00ebsht\u00eb gazetaria. Let\u00ebrsin\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ta lexoj. Mundohem t\u2019i ndjek edhe miqt\u00eb e mi, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebrmjet internetit, por edhe t\u00eb librave q\u00eb botojn\u00eb. Me q\u00eb ra fjala. T\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebr librat q\u00eb m\u00eb ke d\u00ebrguar. I kam lexuar me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi. Do t\u00eb b\u00ebja komplimente p\u00ebr v\u00ebllimin me tregime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb ky vendi e momenti.<br \/>\nSa p\u00ebr librin tim me vjersha apo ndonj\u00eb tregim t\u00eb botuar, le t\u2019i quajm\u00eb sprov\u00ebza. Nuk jam e nuk b\u00ebhem as shkrimtar e as poet. Jam gazetar e dua t\u00eb mbetem i till\u00eb. Kam n\u00eb p\u00ebrgatitje nj\u00eb lib\u00ebr publi\u00e7istik me sh\u00ebnime udh\u00ebtimi nga vizitat n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Europ\u00ebs, si Parisi, Barcelona, San Pjet\u00ebrburgu, Athina, Stambolli, Brukseli, Viena, Budapesti etj. Aty ndihem n\u00eb profesionin tim e n\u00eb terrenin tim.<br \/>\nPYETJE &#8211; Si \u00ebsht\u00eb m\u00eb leht\u00eb, q\u00eb nj\u00eb poet &#8211; prozator t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe gazetari, apo t\u00eb jesh gazetar mund t\u00eb b\u00ebsh m\u00eb mir\u00eb edhe poetin dhe prozatorin? Kush kalon m\u00eb leht\u00eb tek \u201cprofesioni\u201d i nj\u00ebri &#8211; tjetrit, apo gardhet jan\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm , madje me gjemba?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Do t\u00eb thoja q\u00eb nuk ka gardhe aq t\u00eb prera, sidoq\u00eb \u201cgjembat\u201d q\u00eb p\u00ebrmende ekzistojn\u00eb. P\u00ebrvoja ka treguar q\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe shkrimtar\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Drit\u00ebro Agolli, Agim Shehu e t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb qen\u00eb gazetar\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb e jan\u00eb b\u00ebr\u00eb poet\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. Ismail Kadare ka shkruar sh\u00ebnime udh\u00ebtimi t\u00eb mrekullueshme, por edhe artikuj me pesh\u00eb.<br \/>\nDo t\u00eb thoja q\u00eb gazetaria e ndihmon krijuesin n\u00eb gjetjen e fakteve e motiveve nga jeta q\u00eb pastaj shkrimtari apo poeti i talentuar i p\u00ebrpunon n\u00eb laboratorin e tij krijues e i largon nga gazetaria, duke i futur n\u00eb let\u00ebrsi. Nd\u00ebrsa nga ana e vet poeti e shkrimtari, kur merren me gazetari, i japin asaj forc\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb artistike.<br \/>\nPYETJE &#8211; Nuk e shihni veten p\u00ebrfundimisht n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Tashm\u00eb po b\u00ebhen 20 vjet q\u00eb jam larguar nga Shqip\u00ebria. E kam nd\u00ebrtuar jet\u00ebn diku tjet\u00ebr, jam ambientuar, vajzat u rrit\u00ebn dhe u arsimuan atje, e madhja ka krijuar familjen e vet me nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb mir\u00eb bolonjez. Rrethana t\u00eb reja, njohje t\u00eb reja, nj\u00eb vend q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen dhe e dua. Nuk do kishte vend p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarata mbi patriotizmin.<br \/>\nPYETJE &#8211; \u00c7far\u00eb mendimi keni p\u00ebr intervistat apo bisedat q\u00eb tash b\u00ebhen jo n\u00eb sy, por n\u00ebp\u00ebrmjet internetit?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; E shikoj thjesht\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrshtatje me teknologjin\u00eb e re, e cila duhet vler\u00ebsuar dhe shfryt\u00ebzuar. I japin rit\u00ebm intervist\u00ebs. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e koh\u00ebs. Tashm\u00eb b\u00ebhen edhe konferenca n\u00eb distanc\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet teknikave internetike, si skype etj. Madje edhe nd\u00ebrhyrje kirurgjikale n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb komanduara nga nj\u00eb kontinent n\u00eb tjetrin. Jan\u00eb avantazhet e teknologjive t\u00eb reja.<br \/>\nKuptohet, e gjitha kjo zhvishet nga emocionet e takimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e t\u00eb shikimit sy nd\u00ebr sy midis intervistuesit dhe t\u00eb intervistuarit.<br \/>\nPYETJE &#8211; \u201cKush ka vajza, bot\u00ebn ka\u201d. K\u00ebng\u00eb e bukur apo jo? E k\u00ebndon Irma Libohova.<br \/>\nMes tre femrash, i p\u00ebrkedhelur, apo i p\u00ebrkushtuar?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; \u00cbsht\u00eb pa dyshim k\u00ebng\u00eb e bukur ajo e Irm\u00ebs dhe thot\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Pavar\u00ebsisht se koncepti i dikursh\u00ebm mirditor i jepte preferenc\u00eb djalit si trash\u00ebgimtar, nuk kam patur komplekse dhe vajzat kan\u00eb qen\u00eb e mbeten g\u00ebzim i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\nE p\u00ebrdorin edhe italian\u00ebt: \u201cbeato tra le donne\u201d (I p\u00ebrk\u00ebdhelur mes femrash). Por mendoj se di t\u00eb jem edhe i kujdessh\u00ebm e i p\u00ebrkushtuar ndaj tyre\u2026Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk m\u00eb takon mua t\u00eb flas\u2026<br \/>\nPYETJE &#8211; Nuk e kam provuar dhimbjen e ikjes nga vendi, nga profesioni.<br \/>\nPjesa m\u00eb e madhe e gazetar\u00ebve, kur kan\u00eb emigruar, jan\u00eb detyruar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar s\u00eb pari, dhe gazetarin\u00eb e kan\u00eb ushtruar n\u00eb koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb. K\u00ebshtu edhe ju.<br \/>\nT\u00eb grish ideja t\u00eb merresh ve\u00e7 me gazetari? T\u00eb pengon puna e p\u00ebrditshme t\u00eb b\u00ebsh gazetarin?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Un\u00eb e kam provuar at\u00eb dhimbje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn fole. Nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb. Por ishte nj\u00eb zgjedhje e b\u00ebr\u00eb me koshienc\u00eb. P\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk jam penduar. M\u00eb ka munguar profesioni p\u00ebr shum\u00eb vite. Pastaj, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb erdhi epoka e internetit. U krijuan lidhjet si me magji, me miqt\u00eb, me koleg\u00ebt e hersh\u00ebm, me redaksit\u00eb, me sht\u00ebpit\u00eb botuese. Bashk\u00ebpunoj rregullisht me disa gazeta n\u00eb Shqip\u00ebri, Greqi, Amerik\u00eb, kemi Lidhjen e Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb ku publikojm\u00eb materiale e shk\u00ebmbejm\u00eb mendime mes koleg\u00ebsh. Pra, edhe pse n\u00eb Itali b\u00ebj pun\u00eb tjet\u00ebr, kur kthehem n\u00eb sht\u00ebpi pran\u00eb kompiuterit ndihem plot\u00ebsisht n\u00eb profesion.<br \/>\nPuna e p\u00ebrditshme m\u00eb ka ndihmuar t\u00eb njoh shum\u00eb mir\u00eb Italin\u00eb, nga jugu n\u00eb veri. \u00cbsht\u00eb pa diskutim nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb bot\u00eb, ku nj\u00eb gazetar apo dashamir\u00ebs i artit e kultur\u00ebs ka \u00e7do dit\u00eb e n\u00eb \u00e7do hap ku shkel, mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zbuloj\u00eb e shikoj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb reja. Kjo jep shum\u00eb edhe n\u00eb aspektin profesional.<br \/>\nPYETJE &#8211; Ndihesh mirditor, shkodran, pogradecar, Italian, shqiptar, apo pak nga t\u00eb gjitha?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Mirditor, pa asnj\u00eb hezitim. E dua vendlindjen time dhe krenohem me faktin e t\u00eb q\u00ebnit mirditor.<br \/>\nPor, pse ta mohoj? Jam edhe qytetar i Republik\u00ebs italiane dhe m\u00eb jep jo pak k\u00ebnaq\u00ebsi ky identitet i ri.<br \/>\nPYETJE &#8211; Beson n\u00eb Zot apo n\u00eb Dashuri?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; N\u00eb shkrimet e shenjta thuhet: Zoti \u00ebsht\u00eb dashuri. N\u00ebqoft\u00ebse e marrim ekuacionin t\u00eb barazvlersh\u00ebm at\u00ebheher\u00eb: Dashuria \u00ebsht\u00eb Zot. Besoj n\u00eb Dashurin\u00eb.<br \/>\nPYETJE &#8211; Un\u00eb mendoj, q\u00eb nj\u00eb gazetar, t\u00eb shkruaj\u00eb, t\u00eb zhbiroj\u00eb, zbuloj\u00eb dhe publikoj\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pak mosbesues n\u00eb ato \u00e7ka sheh dhe vrojton.<br \/>\n\u00c7\u2019 lidhje ke me sinqeritetin?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; I re pak nga Kina p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb tek sinqeriteti\u2026<br \/>\nAjo q\u00eb the lidhur me mosbesimin ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje skepti\u00e7izmi, por profesionalizmi. N\u00eb teorin\u00eb e gazetaris\u00eb na m\u00ebsonin q\u00eb nj\u00eb fakt duhej ta verifikonim n\u00eb dy \u2013 tre burime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u2019 u bindur n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tij. Ky \u00ebsht\u00eb seriozitet profesional.<br \/>\nGazetar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj kan\u00eb rr\u00ebzuar qeveri e president\u00eb me forc\u00ebn e fjal\u00ebs dhe padiskutueshm\u00ebrin\u00eb e fakteve t\u00eb publikuara.<br \/>\nP\u00ebrsa i p\u00ebrket sinqeritetit\u2026Jam i sinqert\u00eb nga natyra e mbase ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb se duhet. Kjo, ngaq\u00eb i dua njer\u00ebzit dhe besoj leht\u00eb, jo nga mendjeleht\u00ebsia, por nga dashamir\u00ebsia. Megjithat\u00eb nuk pendohem.<br \/>\nPYETJE &#8211; E mendon vdekjen ndonj\u00ebher\u00eb?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Mendoj se \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e natyrshme me kalimin e mosh\u00ebs. Sa je i ri, t\u00eb duket vetja i pavdeksh\u00ebm e vdekja si nj\u00eb fenomen q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebdo tjet\u00ebr, por jo me ty. Pastaj, kur i kalon t\u00eb pes\u00ebdhjetat mendimi p\u00ebr t\u00eb m\u00ebson nj\u00eb shteg tinzar e vjen here pas here pa t\u00eb pyetur.<br \/>\nE kam menduar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb para 17 vjet\u00ebsh kur b\u00ebra nj\u00eb aksident me makin\u00eb n\u00eb Rimini. Nuk u tremba, \u00e7udit\u00ebrisht. Mbase ngaq\u00eb nuk pata koh\u00eb, sepse ndodhi aq papritur. Nga q\u00eb puna ime \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb b\u00ebj \u00e7do dit\u00eb 200 \u2013 300 km me makin\u00eb, q\u00eb nga ai \u00e7ast i them vetes: kujdes n\u00eb rrug\u00eb, se \u00e7do dit\u00eb q\u00eb del, mund t\u00eb jet\u00eb e fundit\u2026<\/p>\n<p>PYETJE &#8211; Kush mund t\u00eb b\u00ebhet gazetar?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Nuk besoj se m\u00eb takon mua t\u00eb jap definicione p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>\n-Ja, p\u00ebr shembull ti, ke profesionin farmaciste, je poete dhe prozatore, por nga m\u00ebnyra se si i ke nd\u00ebrtuar pyetjet, tregon se ke stof\u00eb p\u00ebr gazetare.<br \/>\nPYETJE &#8211; Q\u00eb t\u00eb zhvillosh nj\u00eb intervist\u00eb ose bised\u00eb me nj\u00eb person mendon se duhet ta njoh\u00ebsh deri diku jet\u00ebn e tij?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb themelore. N\u00ebse e njeh jet\u00ebn e personit q\u00eb interviston, at\u00ebher\u00eb je ti q\u00eb e drejton me kompetenc\u00eb intervist\u00ebn, e fut n\u00eb kanalet q\u00eb d\u00ebshiron, i zbulon lexuesit ato an\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb personazhit q\u00eb do ti, madje duke e befasuar edhe vet\u00eb personazhin. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me tendenca negative, at\u00ebher\u00eb di edhe t\u2019 i ngresh \u201cgracka\u201d personazhit q\u00eb t\u00eb vjel\u00ebsh at\u00eb \u00e7ka do ti. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt intervista<br \/>\nb\u00ebhet si e p\u00ebrgjumur dhe intervistuesi mbetet i varuar nga ajo \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me vullnetin e tij i intervistuari.<br \/>\nPYETJE &#8211; Cilat kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr momentet e ve\u00e7anta, ose pikante q\u00eb mbani mend nga karriera juaj gazetareske n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb, por po p\u00ebrpiqem t\u00eb sjell nd\u00ebrmend ndonj\u00eb.<br \/>\nKam patur emocione t\u00eb ve\u00e7anta kur kam b\u00ebr\u00eb intervistat e para n\u00eb gjuh\u00ebn italiane, me ish ambasadorin Italian n\u00eb shqip\u00ebri, Torquato Cardilli dhe regjisorin e njohur Italian Gianni Amelio kur realizoi n\u00eb vitin 1990 filmin \u201cL\u2019 America\u201d p\u00ebr ikjet masive t\u00eb refugjat\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Itali\u2026<br \/>\nKurse nga vendi\u2026 Isha ende student n\u00eb deg\u00ebn e gazetaris\u00eb kur gazeta \u201cZ\u00ebri i rinis\u00eb\u201d m\u00eb ngarkoi t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb shkrim p\u00ebr k\u00ebng\u00ebtaren Zeliha Sina, q\u00eb sapo kishte k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebn p\u00ebr Vojo Kushin dhe q\u00eb kishte p\u00ebr koh\u00ebn nj\u00eb sukses t\u00eb madh. Aty kam provuar emocionet e para n\u00eb profesion, pavar\u00ebsisht se kisha botuar n\u00eb gazeta q\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb gjimnazit.<br \/>\nPo kjo gazet\u00eb, me rastin e nj\u00eb p\u00ebrvjetori t\u00eb Kongresit t\u00eb Helm\u00ebsit, m\u00eb d\u00ebrgoi t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb intervist\u00eb me nj\u00eb veterane pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb at\u00eb kongres. Delegatja ishte Nefo Myftiu, bashk\u00ebshortja e ish-kryeministrit, Manush Myftiy. Ajo n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte drejtoresh\u00eb e nd\u00ebrmarrjes artistike \u201cMigjeni\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Un\u00eb nuk e dija q\u00eb redaktor\u00ebt e gazet\u00ebs kishin refuzuar t\u00eb shkonin ta intervistonin, (k\u00ebt\u00eb e m\u00ebsova m\u00eb von\u00eb), sepse ajo njihej si nj\u00eb njeri shum\u00eb i rrept\u00eb, e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb komunikim e q\u00eb mund t\u00eb nxirrte telashe. Kryeredaktorja, Lu\u00e7ie Do\u00e7i, m\u00eb thirri dhe ma ngarkoi at\u00eb detyr\u00eb e un\u00eb e mora natyrsh\u00ebm si \u00e7do shkrim tjet\u00ebr. Me sa duket, veteranja, meq\u00eb iu duka ende gazetar n\u00eb vez\u00eb m\u00eb priti me dashamir\u00ebsi, m\u00eb ofroi kafe n\u00eb zyr\u00ebn e saj, m\u00eb krijoi atmosfer\u00eb dhe iu p\u00ebrgjigj me buz\u00ebqeshje pyetjeve t\u00eb mia. Pas dy dit\u00ebsh, kur doli gazeta, ajo mori n\u00eb telefon kryeredaktoren, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime p\u00ebr shkrimin dhe p\u00ebr autorin. Padyshim ishte nj\u00eb sodisfaksion n\u00eb aspektin profesional.<br \/>\nKurse nj\u00eb rast tjet\u00ebr ka nota komike. Po intervistoja kryetarin e kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore t\u00eb tipit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Daj\u00e7it n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebr rendimentet n\u00eb kultur\u00ebn e orizit. Po bisedonim n\u00eb mens\u00ebn e kooperativ\u00ebs. Ishte koh\u00eb dreke. P\u00ebrball\u00eb kisha nj\u00eb tip q\u00eb po hante nj\u00eb pilaf q\u00eb nxirrte avull t\u00eb ngroht\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb moment un\u00eb i drejtohem kryetarit me pyetjen:-Sa kuintal\u00eb pilaf keni marr\u00eb p\u00ebr hektar? (doja ta pyesja sa kuintal\u00eb oriz). P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ai e mori si batut\u00eb dhe tha: Po t\u2019 i shtojm\u00eb edhe ujin b\u00ebhen shum\u00eb\u2026 Kurse un isha skuqur i t\u00ebri\u2026<br \/>\nPYETJE &#8211; \u00c7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh nga Mirdita?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Do t\u00eb thot\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku jo rrall\u00eb edhe t\u00eb vegj\u00eblit jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb maten me t\u00eb moshuarit n\u00eb urti. M\u00eb ka mbetur nj\u00eb mendje nj\u00eb moment nga nj\u00eb das\u00ebm, kur un\u00eb isha n\u00eb mosh\u00ebn 10 vje\u00e7. Kisha shkuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb t\u00eb tim eti e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb radhit\u00ebn nd\u00ebr burra. Kur hym\u00eb n\u00eb od\u00ebn e burrave, ai q\u00eb na printe p\u00ebrsh\u00ebndeti: &#8211; Si ini (jeni) burra? Ata q\u00eb ishin n\u00eb od\u00eb u ngrit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe u p\u00ebrgjigj\u00ebn: -Burrat po vijn\u00eb\u2026<br \/>\nDelikates\u00eb q\u00eb do e kishte zili \u00e7do formul\u00eb protokollare salloneve mondane.<br \/>\nPYETJE &#8211; P\u00ebr \u00e7\u2019arsye do ktheheshit p\u00ebrfundimisht n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Deri tani nuk kam ndonj\u00eb arsye bind\u00ebse. Mendoj se jam mir\u00eb n\u00eb Itali.<br \/>\nPYETJE &#8211; Cili ishte mendimi i par\u00eb, kur hipe n\u00eb avion dhe more rrug\u00ebtimin drejt Tiran\u00ebs?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; Q\u00eb ishte hera e par\u00eb q\u00eb vija n\u00eb vendin tim si qytetar i huaj.<br \/>\nPYETJE &#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kthim\u2026<br \/>\nDhuratat\u2026 apo kujtimet?<br \/>\nNDUE LAZRI &#8211; P\u00ebr dhuratat nuk kam menduar akoma, megjith\u00ebse do ket\u00eb.<br \/>\nKujtimet, pa dyshim. T\u00eb shumta dhe t\u00eb bukura.<br \/>\nNd\u00ebr to dhe kjo intervist\u00eb.<br \/>\nFaleminderit.<br \/>\nBisedoi,<br \/>\nDrita Lushi,tetor 2014<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Intervist\u00eb me gazetarin Ndue Lazri, d\u00ebrguar p\u00ebr publikim nga Gjin Musa. PYETJE &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Ndue. Po i l\u00eb formalizmat dhe s\u2019po t\u00eb drejtohem me\u201czot\u00ebri\u201d apo \u201ci nderuar\u201d(q\u00eb mendoj se jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb). Kjo, duke t\u00eb konsideruar koleg, me t\u00eb cilin na lidh fjala e shkruar, mik me t\u00eb cilin kemi shk\u00ebmbyer librat e botuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13823","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-intervista"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>&quot;E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"&quot;E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Intervist\u00eb me gazetarin Ndue Lazri, d\u00ebrguar p\u00ebr publikim nga Gjin Musa. PYETJE &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Ndue. Po i l\u00eb formalizmat dhe s\u2019po t\u00eb drejtohem me\u201czot\u00ebri\u201d apo \u201ci nderuar\u201d(q\u00eb mendoj se jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb). Kjo, duke t\u00eb konsideruar koleg, me t\u00eb cilin na lidh fjala e shkruar, mik me t\u00eb cilin kemi shk\u00ebmbyer librat e botuar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-11T15:04:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_lazri.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"&#8220;E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d\",\"datePublished\":\"2014-11-11T15:04:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/\"},\"wordCount\":3984,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ndue_lazri.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/\",\"name\":\"\\\"E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ndue_lazri.jpg\",\"datePublished\":\"2014-11-11T15:04:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ndue_lazri.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/ndue_lazri.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8220;E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"\"E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"\"E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Intervist\u00eb me gazetarin Ndue Lazri, d\u00ebrguar p\u00ebr publikim nga Gjin Musa. PYETJE &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Ndue. Po i l\u00eb formalizmat dhe s\u2019po t\u00eb drejtohem me\u201czot\u00ebri\u201d apo \u201ci nderuar\u201d(q\u00eb mendoj se jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb). Kjo, duke t\u00eb konsideruar koleg, me t\u00eb cilin na lidh fjala e shkruar, mik me t\u00eb cilin kemi shk\u00ebmbyer librat e botuar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-11-11T15:04:10+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_lazri.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"&#8220;E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d","datePublished":"2014-11-11T15:04:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/"},"wordCount":3984,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_lazri.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/","name":"\"E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_lazri.jpg","datePublished":"2014-11-11T15:04:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_lazri.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_lazri.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/e-dua-gazetarine-me-ben-te-ndihem-ne-terrenin-tim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8220;E DUA GAZETARIN\u00cb, M\u00cb B\u00cbN T\u00cb NDIHEM N\u00cb TERRENIN TIM\u201d"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13823"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13823\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}