{"id":13822,"date":"2014-11-14T16:01:51","date_gmt":"2014-11-14T15:01:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2230"},"modified":"2014-11-14T16:01:51","modified_gmt":"2014-11-14T15:01:51","slug":"perballja-me-vetveten-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/","title":{"rendered":"P\u00ebrballja me vetveten"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ndue Ukaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Ndue Ukaj<\/strong><\/p>\n<p><strong>I<\/strong>.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zbehur dhe tani shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb e ka mposhtur indiferentizmi dhe kaosi. Kur them kaosi, e kam fjal\u00ebn sidomos te ai politik. Ekziston nj\u00eb kategorin\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb indiferent\u00eb me \u00e7do procese jetike n\u00eb vend, dhe k\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrfshihet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila mendon se asgj\u00eb s\u2019varet nga ne. Kjo teori s\u2019p\u00ebrkon me mend\u00ebsin\u00eb per\u00ebndimore, e cila synon p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb, dhe k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon n\u00ebp\u00ebrmjet vet\u00ebdijesimit dhe k\u00ebrkimit me ngulm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs; k\u00ebsisoj edhe besimit se e mira dhe e keqja varen pik\u00ebrisht nga ne. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ata q\u00eb zgjedhin indiferentizmin si strehe, vegjetojn\u00eb, pa u b\u00ebr\u00eb aksionar\u00eb n\u00eb shtetnd\u00ebrtim. Kjo kategori vet\u00ebk\u00ebnaqet me pak. Si e till\u00eb, krijojn\u00eb ishulthin e rrethuar me gjemba. N\u00eb mesin e k\u00ebsaj kategori, gjejm\u00eb sidomos persona nga bota akademike dhe aty k\u00ebtu filiza q\u00eb kan\u00eb mbetur pa u zhvilluar n\u00ebn hijen e ideologjive politike e partiake.<\/p>\n<p>E meq\u00eb k\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbehur, at\u00ebher\u00eb mbi shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb po zot\u00ebron d\u00ebshp\u00ebrimi, molepsja, apatia, ang\u00ebshtia, dredhia. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb mjegull e zez\u00eb v\u00ebrtitet ankthsh\u00ebm mbi t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi, syt\u00eb e popullit jan\u00eb drejtuar e fokusuar te politika, nga e cila presin ndryshime. Duke e par\u00eb e p\u00ebrjetuar degdisjen e vendit ton\u00eb kah humnera, mu p\u00ebr shkak t\u00eb politik\u00ebs dosido shtrohet pyetja: a mjafton politika q\u00eb njer\u00ebzit ta pranojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin ashtu si\u00e7 v\u00ebrtet jan\u00eb, dhe a \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme kjo p\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebtuar kah e v\u00ebrteta, lira e nj\u00ebmend dhe p\u00ebrparimi? P\u00ebrvoja e jon\u00eb, por edhe ajo universalja, kan\u00eb d\u00ebshmuar me argumente bind\u00ebse: asnj\u00eb shoq\u00ebri, s\u2019mund t\u00eb jetoj\u00eb pa disa t\u00eb v\u00ebrteta dhe postulate thelb\u00ebsore, mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet humanizmi i domosdosh\u00ebm q\u00eb ruan dhe garanton kohezionin e brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Meq\u00eb asgj\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb rast\u00ebsore, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb pyesim: \u00e7ka na pengon t\u00eb ecim krah p\u00ebr krah me popujt e qytet\u00ebruar? Un\u00eb mendoj, se, nd\u00ebr t\u00eb tjera, na mungon aft\u00ebsia, guximi dhe vullneti q\u00eb t\u00eb ballafaqohemi me vetveten. Th\u00ebn\u00eb ndryshe: frika nga e v\u00ebrteta. Kjo \u00ebsht\u00eb pika nevralgjike, ku jan\u00eb ngat\u00ebrruar pun\u00ebt tona. Ndaj, si gjithher\u00eb, duhet dikush tjet\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrplas k\u00ebt\u00eb p\u00ebr fytyre dhe ne t\u00eb zgjohemi nga kllapia. K\u00ebsaj here, at\u00eb e b\u00ebri ambasadorja Tracey Ann Jacobson. Ne gjith\u00eb e dinim se ka politika ka kund\u00ebrmuar kaher\u00eb, por i mbyllnim hund\u00ebt. Kambanat binin pa pushim, por ne s\u2019i d\u00ebgjonim. Edhe pse na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante: ato bien p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb vesh\u00eb. Tash si foshnje t\u00eb papastra, duhet t\u2019ia fillojm\u00eb t\u2019i heqim pelenat. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb rritemi.<\/p>\n<p><strong>II<\/strong>.<br \/>\nAf\u00ebrsisht para nj\u00eb shekulli, kumbonte e pabesueshme klithma e eruditit Faik Konica, kur thoshte armiku i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vetvetja. Nga perspektiva e sotme, ting\u00ebllon profetike dhe fatale. Si erudit, ai e q\u00ebmtonte realitetin deri n\u00eb imt\u00ebsi, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, k\u00ebrkonte nga elita e koh\u00ebs, t\u00eb ballafaqohej me vetveten dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ai ishte i bindur se plag\u00ebt e trash\u00ebguara- zinxhir\u00ebt e mendjes- duhej t\u00eb hiqeshin. E bashk\u00eb me ta, nj\u00eb zinxhir vesesh e cenesh, si: shpirtngusht\u00ebsia, cekt\u00ebsia, gjykimi p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe \u00e7do her\u00eb; paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar p\u00ebr ideale t\u00eb larta, etj. Nj\u00eb ballafaqim i till\u00eb me vetveten nuk ndodhi as n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, s\u2019ndodh as tash, ndon\u00ebse Shqip\u00ebria e koh\u00ebs s\u00eb Konic\u00ebs, kishte nj\u00eb elit\u00eb mjaft t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme, fryte e s\u00eb cil\u00ebs, n\u00eb fush\u00ebn e dijes, kultur\u00ebs dhe publicistik\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb admirueshme.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebshillat e Konic\u00ebs s\u2019m\u00ebsoi as Kosova, edhe pse k\u00ebtu thuhet t\u00eb ket\u00eb pasur lexues t\u00eb tij.<br \/>\nDeri te p\u00ebrballja me vetveten, s\u2019mund t\u00eb vijm\u00eb pa nj\u00eb kritik\u00eb shoq\u00ebrore, sepse \u201ckritika asht shenj\u00eb e mendjes s\u00eb pjekun\u201d- shkruan me t\u00eb drejt n\u00eb nj\u00eb ese t\u00eb tij i dituri Arshi Pipa. Pa e kuptuar kritik\u00ebn, si shenj\u00eb t\u00eb mendjes s\u00eb pjekun, shoq\u00ebria bahet e zhurmshme. Aty \u00e7do kush flet dhe askush s\u2019d\u00ebgjon. Apo si n\u00eb rastin ton\u00eb, aty flasin ata q\u00eb e mundojn\u00eb gurmazin dhe jo mendjen. Shoq\u00ebria e till\u00eb, i ngjan nj\u00eb g\u00ebrmadhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb \u00e7orientuar. \u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebso situatash, askush nuk merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe askush s\u2019priret nga ide e ideale t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Aty gul\u00e7on injoranca dhe shprishet hierarkia e vlerave. Sepse, n\u00eb sken\u00eb zhurmsh\u00ebm dalin ata q\u00eb para dite brohorasin e b\u00ebrtasin me t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb e gurmazit: Hosana, hasana. E pas dite, nd\u00ebrrojn\u00eb trajt\u00eb dhe brohorasin e b\u00ebrtasin: kryq\u00ebzojeni, kryq\u00ebzojeni. Ky sindrom pengon rrug\u00ebtimin kah limani i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb synim i \u00e7do shoq\u00ebrie t\u00eb qytet\u00ebruar. Meq\u00eb k\u00ebto dit\u00eb i &#8220;shijuam&#8221; frytet e politik\u00ebs pa dinjitet dhe t\u00eb dominuar nga llumi e injoranca, \u00ebsht\u00eb koha ta rihapim debatin konician: t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb dhe t\u00eb mundohemi t\u00eb ballafaqohemi me vetveten: t\u00eb shtegtojm\u00eb kah ai liman, p\u00ebrkund\u00ebr dallg\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb na godasin. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Dhemb. Por \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb kah liria e nj\u00ebmend. Ndaj, sa ma par\u00eb q\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, aq m\u00eb leht\u00eb e tejkalojm\u00eb stadin e ul\u00ebt ku ndodhemi: si politik\u00eb, dije e kultur\u00eb.<\/p>\n<p><strong>III<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb vazhd\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb, duhet t\u00eb prekim pik\u00ebn nevralgjike, e cila ka degdis\u00eb dhe ngat\u00ebrruar pun\u00ebt e shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb. E ajo, pa m\u00ebdyshje, \u00ebsht\u00eb politika e pap\u00ebrgjegjshme dhe e pand\u00ebrgjegjshme. \u00cbsht\u00eb kjo politik, e cila, me vite t\u00eb t\u00ebr\u00eb e ka m\u00ebkuar me pafytyr\u00ebsi t\u00eb keqen, nganj\u00ebher\u00eb duke e lart\u00ebsuar n\u00eb \u201cvler\u00ebn\u201d e vetme, prej s\u00eb cil\u00ebs varet \u00e7do gj\u00eb dhe \u00e7do kush. Dhe sipas k\u00ebsaj logjike, e cila ka funksionuar gjer tani bukur mir\u00eb, njeriu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb dy kushte: t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebgjuesh\u00ebm dhe sa m\u00eb pak i dijsh\u00ebm. K\u00ebshtu i ec\u00ebn kungulli mbi uj\u00eb.<\/p>\n<p>E ky parim i pashkruar, ka zvet\u00ebnuar idealet e dijes dhe kultur\u00ebs, duke i z\u00ebvend\u00ebsuar ato me forc\u00ebn e klanit, kapadaill\u00ebkut, lidhjeve klienteliste, letrave t\u00eb quajtura diploma. Si rezultat e k\u00ebsaj, kapadaill\u00ebku i ka z\u00ebn\u00eb vendin dijes dhe dredhia ka z\u00ebvend\u00ebsuar urt\u00ebsin\u00eb, nderin e sinqeritetin. Dhe qytetari i yn\u00eb, po s\u2019diti t\u2019iu p\u00ebrshtatet k\u00ebtyre rregullave dhe po s\u2019u b\u00eb pjes\u00eb e llumit q\u00eb ka \u201cparacaktuar\u201d shoq\u00ebria, at\u00ebher\u00eb ai shihet hale n\u00eb sy p\u00ebr gjith\u00eb. Kjo s\u2019\u00ebsht\u00eb pandehm\u00eb, por realitet, sepse n\u00eb p\u00ebrkim me gjuh\u00ebn orvelliane, injoranca \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fuqi. Kjo ka penguar ballafaqimin me vetveten. P\u00ebr pasoj\u00eb, shoq\u00ebria jon\u00eb s\u2019ka shpreh tendenca t\u00eb p\u00ebrtejme: t\u00eb sheh matan\u00eb politik\u00ebs. Dhe me koh\u00eb, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201cgjah\u201d p\u00ebr politik\u00ebn.<\/p>\n<p>E tani, kur t\u00eb tjer\u00ebt na japin flakaresh, ne shtangemi. S\u2019arrijm\u00eb ta p\u00ebrthithim mesazhin e p\u00ebrtejm\u00eb, t\u00eb kambanave q\u00eb s\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb vesh\u00ebt e shurdh\u00ebr. Ndryshe, me reagime t\u00eb vagullta, lejojm\u00eb q\u00eb fatin ton\u00eb shpjegojn\u00eb disa falltar\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, t\u00eb kujdesen ata q\u00eb nd\u00ebrgjegjen e kan\u00eb armatos\u00eb me helm. Sigurisht, s\u2019p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia aty k\u00ebtu t\u00eb gjendet edhe ndonj\u00eb kompilues idesh nga kontingjenti i atyre q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb rolet e t\u00eb gjith\u00ebdijshmeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri; t\u00eb till\u00eb q\u00eb e p\u00ebrrallisin nj\u00eb popull, duke dashur ta bindin se kur ata thon\u00eb fluturon gomari (F. Konica), populli si n\u00eb kor duhet t\u00eb brohoris nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm: fluturon. Tash na k\u00ebrkohet m\u00eb s\u00eb shumti nj\u00eb ideal i lart, nj\u00eb thirrje bu\u00e7it\u00ebse, p\u00ebr ta mposht\u00eb dyshimin, mosbesimin e vazhduesh\u00ebm, frik\u00ebn dhe humbjen.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, duhet t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb ligji dhe drejt\u00ebsia, t&#8217;i prekin zemrat tona. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t&#8217;i vjelim frytet e qytet\u00ebrimit dhe t\u00eb ecim me dinjitet p\u00ebrkrah me kombet e qytet\u00ebruara. Jet\u00ebs ton\u00eb politike e kulturore, k\u00ebto vite i ka munguar dhe vazhdon t\u2019 i mungoj\u00eb kritika, si shenj\u00eb e mendjes s\u00eb pjekun. Kjo munges\u00eb, ka prodhuar avari politike e kulturore. Ju ka mund\u00ebsua shum\u00ebkujt, q\u00eb na mo\u00e7alin e mjerimit, ta ngreh kok\u00ebn. M\u00eb s\u00eb shumti atyre q\u00eb e kan\u00eb mjel\u00eb \u201clop\u00ebn patriotike\u201d nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebrpjekur me dokrra t\u2019na mbushin mendjen se po b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb e shtet qytetarie.<\/p>\n<p><strong>IV<\/strong>.<br \/>\nPas flakareshit q\u00eb na dha ambasadorja amerikane, shoq\u00ebria jon\u00eb, ka nevoj\u00eb emergjente t\u00eb k\u00ebndellet dhe t\u00eb shikohen n\u00eb pasqyre. Pastaj t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb injektohet nga etika e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe dashuria vepruese p\u00ebr atdheun, dijen e kultur\u00ebn. E atdheut, sh\u00ebrbimin ma t\u00eb mir\u00eb ja b\u00ebjm\u00eb me shkollim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe institucionalizim t\u00eb dijes dhe paralelisht me k\u00ebt\u00eb, deinstitucionalizim t\u00eb kapadaill\u00ebkut, njer\u00ebzve t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb varf\u00ebrua jet\u00ebn ton\u00eb n\u00eb gjitha pik\u00ebpamjet. Arsimi \u00ebsht\u00eb forca ma e fuqishme drejtpeshuese p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb aspiron lirin\u00eb e nj\u00ebmend dhe progresin. Arsimi \u00ebsht\u00eb arma e vetme p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb shumta dhe nj\u00eb mas\u00eb mbrojt\u00ebse nga helmi i gjuh\u00ebs politike.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta mposht\u00eb t\u00eb keqen, duhet investim sistematik n\u00eb dije dhe kultur\u00eb. Shpata e sotme, \u00ebsht\u00eb hollimi i mendjes- thoshte iluministi Shtjefen Gje\u00e7ovi. Po, vendit ton\u00eb i duhen mendje t\u00eb holla dhe jo karagjoz\u00eb e bashibozuk\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Dhe t\u00eb m\u00ebsohemi: e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e dhimbshme, por \u00ebsht\u00eb e vetmja rruga q\u00eb na shpie kah liria e nj\u00ebmend. Asnj\u00eb shoq\u00ebri s\u2019\u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkryer, por gjitha shoq\u00ebrit\u00eb e qytet\u00ebruar e synojn\u00eb at\u00eb. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, kalohet n\u00ebp\u00ebrmjet kap\u00ebrcimit t\u00eb pragut t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.\u00b4<\/p>\n<p><strong>V<\/strong>.<br \/>\nAskush s\u2019mund t\u00eb jetoj\u00eb pa nj\u00eb histori, pa nj\u00eb tregim dhe pa nj\u00eb synim: nga vijm\u00eb, ku jemi dhe kah shkojm\u00eb? Ky \u00ebsht\u00eb fakt empirik. \u00cbsht\u00eb momenti i fundit, t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrsiasim seriozisht p\u00ebr pyetjen: kah duam t\u00eb shkojm\u00eb?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndue Ukaj I. K\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zbehur dhe tani shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb e ka mposhtur indiferentizmi dhe kaosi. Kur them kaosi, e kam fjal\u00ebn sidomos te ai politik. Ekziston nj\u00eb kategorin\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb indiferent\u00eb me \u00e7do procese jetike n\u00eb vend, dhe k\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrfshihet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila mendon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>P\u00ebrballja me vetveten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrballja me vetveten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Ndue Ukaj I. K\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zbehur dhe tani shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb e ka mposhtur indiferentizmi dhe kaosi. Kur them kaosi, e kam fjal\u00ebn sidomos te ai politik. Ekziston nj\u00eb kategorin\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb indiferent\u00eb me \u00e7do procese jetike n\u00eb vend, dhe k\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrfshihet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila mendon [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-11-14T15:01:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"P\u00ebrballja me vetveten\",\"datePublished\":\"2014-11-14T15:01:51+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-14T15:01:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/\"},\"wordCount\":1817,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/\",\"name\":\"P\u00ebrballja me vetveten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg\",\"datePublished\":\"2014-11-14T15:01:51+00:00\",\"dateModified\":\"2014-11-14T15:01:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrballja me vetveten\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrballja me vetveten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrballja me vetveten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Ndue Ukaj I. K\u00ebrkimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, \u00ebsht\u00eb zbehur dhe tani shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb e ka mposhtur indiferentizmi dhe kaosi. Kur them kaosi, e kam fjal\u00ebn sidomos te ai politik. Ekziston nj\u00eb kategorin\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb jan\u00eb indiferent\u00eb me \u00e7do procese jetike n\u00eb vend, dhe k\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrfshihet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila mendon [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-11-14T15:01:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"P\u00ebrballja me vetveten","datePublished":"2014-11-14T15:01:51+00:00","dateModified":"2014-11-14T15:01:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/"},"wordCount":1817,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/","name":"P\u00ebrballja me vetveten - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg","datePublished":"2014-11-14T15:01:51+00:00","dateModified":"2014-11-14T15:01:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ndue_ukaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/perballja-me-vetveten-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrballja me vetveten"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13822"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13822"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13822\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}