{"id":13789,"date":"2014-10-21T21:43:28","date_gmt":"2014-10-21T20:43:28","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2115"},"modified":"2014-10-21T21:43:28","modified_gmt":"2014-10-21T20:43:28","slug":"rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/","title":{"rendered":"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s&#8217;\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Edi Rama\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd sTIRANE- \u201cP\u00eblhura e ngarkuar me simbole komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk \u00ebsht\u00eb as flamuri yn\u00eb, as flamuri i ndonj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb ne kemi n\u00eb plan\u201d. <\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu deklaroi kryeministri, Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Frankurter Allgemeine Zeitung. M\u00eb tej Rama theksoi se presidenti dhe qeveria serbe mbajt\u00ebn po t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si ajo e tifoz\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn Beogradi do t\u00eb vizitohej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb Kryeminist\u00ebr shqiptar n\u00eb 68 vjet. T\u00eb diel\u00ebn, vizita u shty nga Kryeministri serb, p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 10 n\u00ebntor. A e kuptoni\/shihni k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb refuzim?<\/strong><br \/>\nP\u00ebrcaktimi i dat\u00ebs 10 ishte nj\u00eb vendim i p\u00ebrbashk\u00ebt pas nj\u00eb telefonate t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ne pat\u00ebm. Fakti q\u00eb vizita do t\u00eb mbahet rreth tre jav\u00eb m\u00eb tej dat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar paraprakisht, nuk tregon refuzim, po v\u00ebshtir\u00ebsi dhe vullnet p\u00ebr t&#8217;i kap\u00ebrcyer v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb. Ajo \u00e7ka ndodhi gjat\u00eb dhe pas ndeshjes n\u00eb Beograd, tregoi se sa e brisht\u00eb \u00ebsht\u00eb paqja e arritur n\u00eb rajonin ton\u00eb dhe se sa pak mund t\u00eb mjaftoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb na rikthyer n\u00eb pozicione t\u00eb vjetra e n\u00eb retorika t\u00eb nj\u00eb kohe tjet\u00ebr. Por ajo \u00e7ka ka ndodhur pas 100 vjet\u00ebsh, qysh prej fillimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Ballkan, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb 2014-ta t\u00eb jet\u00eb viti i par\u00eb i historis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt pa asnj\u00eb kufi ne konflikt, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e madhe se sa incidentet e nj\u00eb ndeshjeje futbolli. Prandaj un\u00eb kam qen\u00eb qysh minut\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pasndeshjes i vendosur p\u00ebr t\u00eb luftuar q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb mos kthehen mbrapa.<\/p>\n<p><strong>Dit\u00ebt e kaluara pati sulme dhe djegie mbi qytetar\u00eb shqiptar\u00eb dhe institucione n\u00eb Serbi dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jugore pati p\u00ebrleshje midis shqiptar\u00ebve dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb minoritetit grek, n\u00eb Mitrovice u dogj\u00ebn flamujt serb\u00eb. A pritet nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim i m\u00ebtejsh\u00ebm i konflikteve?<\/strong><br \/>\nS\u00eb pari nuk ka pasur asnj\u00eb p\u00ebrleshje midis shqiptar\u00ebve dhe pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb minoritetit grek dhe lejom\u00ebni t&#8217;ju them se n\u00ebse ka nj\u00eb arsye p\u00ebr mua qe t\u00eb them me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se jam krenar q\u00eb jam shqiptar, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb b\u00ebri edhe vet\u00eb Papa Fran\u00e7eskun t\u00eb zgjedh\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb Europ\u00eb: V\u00ebllaz\u00ebria fetare si\u00e7 e quajti vet\u00eb Papa i Rom\u00ebs harmonin\u00eb fetare mes nesh dhe v\u00ebllaz\u00ebria etnike si\u00e7 e kan\u00eb p\u00ebrjetuar gjithnj\u00eb grek\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb me ne! Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb dasi e sherr mesveti si mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb dhe asnj\u00eb dasi e sherr me minoritetet etnike q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb trojet e tyre. Kjo vlen jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, po edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn, shtetin tjet\u00ebr shqiptar n\u00eb rajon. Sa u takon atyre q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb stadiumin e Beogradit ku tridhjet\u00eb mij\u00eb vet\u00eb ul\u00ebrinin papushim &#8220;Vritini shqiptar\u00ebt!&#8221; dhe atyre q\u00eb ndodhen m\u00eb pas ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Serbi, jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb tregojn\u00eb se paqja q\u00eb kemi mb\u00ebrritur ngjan shum\u00eb e madhe p\u00ebr shpatullat tona, prandaj edhe i jam thell\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs kancelares Merkel, e cila \u00ebsht\u00eb e para udh\u00ebheq\u00ebse europiane q\u00eb ka kuptuar se sa me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn q\u00eb kjo paqe t\u00eb mb\u00ebshtetet konkretisht, duke e afruar e ndihmuar m\u00eb shum\u00eb Ballkanin. Mund t&#8217;ju them me plot goj\u00ebn se po t\u00eb mos kishte ndodhur Konferenca e Berlinit, ku kancelarja na mblodhi n\u00eb tryez\u00ebn e saj, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e rajonit bashk\u00eb, p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr t\u00eb ardhmen e p\u00ebrbashk\u00ebt europiane t\u00eb Ballkanit, as vizita ime n\u00eb Beograd nuk do t\u00eb kishte ndodhur dot pas asaj q\u00eb ndodhi gjat\u00eb e pas ndeshjes n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb, ku fatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr disa dit\u00eb rresht, Presidenti e qeveria serbe zgjodh\u00ebn t\u00eb sillen si tifoz\u00ebt e tyre p\u00ebrmes retorik\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr ndaj shqiptar\u00ebve. Fal\u00eb procesit t\u00eb nisur n\u00eb Berlin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtys\u00eb e madhe drejt shpres\u00ebs, un\u00eb dhe Aleksander Vu\u00e7ic mund\u00ebm t\u00eb komunikojm\u00eb e t\u00eb merremi vesh p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara edhe pse nuk kemi absolutisht t\u00eb nj\u00ebjtin k\u00ebndv\u00ebshtrim p\u00ebr ndodhit\u00eb e stadiumit t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Beograd, por edhe n\u00eb vendet e tjera fqinje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i tremben nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb Madhe t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe zonat e banuara nga shqiptar\u00eb n\u00eb Serbin\u00eb jugore, n\u00eb Maqedoni, Malin e Zi dhe Greqin\u00eb e Veriut. Dhe n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Partit\u00eb e m\u00ebdha shqiptare (n\u00eb kuptimin e promovimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe) po marrin nj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb rritje. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Qeveris\u00eb shqiptare kundrejt Nacionalizmit mbar\u00ebshqiptar (n\u00eb kontekstin e konceptit Shqip\u00ebri e madhe)?<\/strong><br \/>\nShqip\u00ebria e Madhe \u00ebsht\u00eb kryesisht nj\u00eb makth i serb\u00ebve, q\u00eb shfaqet hera &#8211; her\u00ebs edhe tek fqinj\u00eb t\u00eb tjer\u00eb apo gjen vend n\u00eb diskutimin mbi rajonin ton\u00eb edhe p\u00ebrmes ndonj\u00eb gazetari t\u00eb huaj, q\u00eb kujton se thot\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe kur e p\u00ebrmend Shqip\u00ebrin\u00eb e Madhe si nj\u00eb projekt t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por e gjitha mbaron k\u00ebtu. Sepse Shqip\u00ebria e Madhe nuk \u00ebsht\u00eb projekti yn\u00eb, ashtu sikund\u00ebr edhe p\u00eblhura e ngarkuar me simbole komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk \u00ebsht\u00eb as flamuri yn\u00eb, as flamuri i ndonj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb ne kemi n\u00eb plan. Ju thoni se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb partit\u00eb e m\u00ebdha shqiptare n\u00eb kuptimin e promovimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe po marrin mb\u00ebshtetje n\u00eb rritje, po edhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb sepse p\u00ebr shembull n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb parti q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet e k\u00ebsaj natyre, nuk mori as 1% t\u00eb votave e u tret si kripa n\u00eb uj\u00eb. Projekti yn\u00eb real, \u00ebndrra jon\u00eb aspak e fsheht\u00eb, \u00ebsht\u00eb Europa e Madhe, jo Shqip\u00ebria e Madhe, nj\u00eb Europ\u00eb e Bashkuar e shpres\u00ebs me Ballkanin brenda saj, jo ky Bashkim Europian i frik\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nxitjet e pad\u00ebshiruara nacionaliste, qoft\u00eb brenda mureve t\u00eb unionit e qoft\u00eb jasht\u00eb tyre. Dhe lejom\u00ebni t&#8217;ju kujtoj se shqiptar\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedoni, n\u00eb Serbi, n\u00eb Mal t\u00eb Zi a n\u00eb Greqi, nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb problemi i t\u00eb tjer\u00ebve, por jan\u00eb p\u00ebrpjekur vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mos jen\u00eb problemi i tyre; q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mos i pastrojn\u00eb etnikisht; q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mos i margjinalizojn\u00eb etnikisht; q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mos i diskriminojn\u00eb etinikisht. Nuk \u00ebsht\u00eb faji i shqiptar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb vendbanimet e tyre n\u00eb kaq shtete t\u00eb rajonit, po besoj \u00ebsht\u00eb merit\u00eb q\u00eb duhet t&#8217;u njihet shqiptar\u00ebve, se n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb trazuara, s&#8217;kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb promotor\u00eb t\u00eb luft\u00ebs e t\u00eb racizmit etnik apo ksenofobis\u00eb, por kan\u00eb investuar p\u00ebr paqen e p\u00ebr stabilitetin e rajonit. Shqip\u00ebria e Madhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit q\u00eb prej koh\u00ebsh tanim\u00eb mbahet gjall\u00eb nga ata q\u00eb e p\u00ebrdorin kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. Ose edhe nga gazetar\u00eb europian\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt edhe k\u00ebto dit\u00eb nuk kan\u00eb munguar t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb k\u00ebtij miti, madje edhe n\u00eb tribuna prestigjoze nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke i&#8217;u referuar nj\u00eb lodre fluturake q\u00eb n\u00eb nj\u00eb stadium gjerman do t\u00eb kishte shkaktuar ilaritet, nd\u00ebrsa n\u00eb faqet e shtypit n\u00eb Gjermani e gjetk\u00eb u paraqit si <em>corpus delicti<\/em> q\u00eb provon ekzistenc\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe. Madje aq i gjall\u00eb u b\u00eb ky mit n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik bot\u00ebror, sa q\u00eb bota demokratike, e cila me plot t\u00eb drejt\u00eb nuk toleron hedhjen n\u00eb fush\u00eb t\u00eb nj\u00eb bananeje apo ul\u00ebrimat monosilabike ndaj nj\u00eb lojtari me ngjyr\u00eb si shfaqje racizmi, as q\u00eb nuk u informua hi\u00e7 se n\u00eb stadiumin e Beogradit u ul\u00ebrit p\u00ebr 40 minuta rresht vdekje shqiptar\u00ebve, vritini shqiptar\u00ebt, vritini v\u00ebllez\u00ebrit e kroat\u00ebve!<\/p>\n<p><strong>Serbia dhe Shqip\u00ebria po p\u00ebrpiqen p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi n\u00eb BE. Kusht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb. Por sa t\u00eb q\u00ebndrueshme jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, kur mjaftojn\u00eb vet\u00ebm rrahje n\u00eb fush\u00ebn e futbollit p\u00ebr t\u00eb shkaktuar nj\u00eb kriz\u00eb?<\/strong><br \/>\nBesoj se e dhash\u00eb p\u00ebrgjigjen e k\u00ebsaj pyetjeje dhe kush e njeh historin\u00eb ton\u00eb tmerr\u00ebsisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb as pse nj\u00eb ndeshje futbolli mund t\u00eb zgjoj\u00eb kaq shum\u00eb emocione e pasione politike, as pse nd\u00ebrmarrja e madhe e paqes dhe bashk\u00ebpunimit rajonal n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vet\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar e t\u00eb ardhmen e saj. Sot Bashkimi Europian ka nevoj\u00eb p\u00ebr Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevoj\u00eb p\u00ebr Bashkimin Europian. T\u00eb gjith\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb se paqja e paimagjinueshme q\u00eb kemi arritur ka ardhur jo sepse ne jemi b\u00ebr\u00eb \u00ebngj\u00ebj, po sepse ne t\u00eb gjith\u00eb, popujt tan\u00eb pa dallim, duan Europ\u00ebn e t\u00eb ardhmes jo Ballkanin e t\u00eb shkuar\u00ebs. Ballkani sot shpirt\u00ebrisht mund t\u00eb jet\u00eb ndoshta zona m\u00eb proeuropiane e Europ\u00ebs, n\u00eb Ballkan Europa e Bashkuar \u00ebsht\u00eb mish\u00ebrimi i shpres\u00ebs jo i frik\u00ebs, q\u00eb n\u00eb fakt e ka mb\u00ebrthyer BE-n\u00eb nga vetvetja.<\/p>\n<p><strong>A besoni se nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim i BE-s\u00eb, do t\u00eb ishte ndihmues p\u00ebr t\u00eb qet\u00ebsuar kriz\u00ebn?<\/strong><br \/>\nKjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krize e re, po thjesht nj\u00eb reminishenc\u00eb e kriz\u00ebs shekullore t\u00eb besimit mes pal\u00ebve. BE-ja \u00ebsht\u00eb mjaftuar me nj\u00eb deklarat\u00eb fatkeqe t\u00eb nes\u00ebrmen e incidenteve t\u00eb Beogradit, nd\u00ebrsa Berlini dhe kancelarja Merkel kan\u00eb pasur nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb kap\u00ebrcimin e ng\u00ebr\u00e7it t\u00eb krijuar mes dy vendeve lidhur me takimin e paracaktuar. E m\u00eb pas nuk ka qen\u00eb fort e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua e homologun tim Aleksander Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr.<br \/>\n(<em>ed.me\/BalkanWeb<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd sTIRANE- \u201cP\u00eblhura e ngarkuar me simbole komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk \u00ebsht\u00eb as flamuri yn\u00eb, as flamuri i ndonj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb ne kemi n\u00eb plan\u201d. K\u00ebshtu deklaroi kryeministri, Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Frankurter Allgemeine Zeitung. M\u00eb tej Rama theksoi se presidenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s&#039;\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s&#039;\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd sTIRANE- \u201cP\u00eblhura e ngarkuar me simbole komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk \u00ebsht\u00eb as flamuri yn\u00eb, as flamuri i ndonj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb ne kemi n\u00eb plan\u201d. K\u00ebshtu deklaroi kryeministri, Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Frankurter Allgemeine Zeitung. M\u00eb tej Rama theksoi se presidenti [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-10-21T20:43:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s&#8217;\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm\",\"datePublished\":\"2014-10-21T20:43:28+00:00\",\"dateModified\":\"2014-10-21T20:43:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/\"},\"wordCount\":1779,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/\",\"name\":\"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s'\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg\",\"datePublished\":\"2014-10-21T20:43:28+00:00\",\"dateModified\":\"2014-10-21T20:43:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s&#8217;\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s'\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s'\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd sTIRANE- \u201cP\u00eblhura e ngarkuar me simbole komb\u00ebtare shqiptare q\u00eb u shfaq fluturimthi mbi stadiumin e Beogradit nuk \u00ebsht\u00eb as flamuri yn\u00eb, as flamuri i ndonj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb ne kemi n\u00eb plan\u201d. K\u00ebshtu deklaroi kryeministri, Edi Rama gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr Frankurter Allgemeine Zeitung. M\u00eb tej Rama theksoi se presidenti [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-10-21T20:43:28+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s&#8217;\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm","datePublished":"2014-10-21T20:43:28+00:00","dateModified":"2014-10-21T20:43:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/"},"wordCount":1779,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/","name":"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s'\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg","datePublished":"2014-10-21T20:43:28+00:00","dateModified":"2014-10-21T20:43:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/edi_rama1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rama-pelhura-e-shfaqur-ne-beograd-seshte-flamuri-yne-be-e-frikesuar-nxit-nacionalizem\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rama: P\u00eblhura e shfaqur n\u00eb Beograd s&#8217;\u00ebsht\u00eb flamuri yn\u00eb. BE e frik\u00ebsuar, nxit nacionaliz\u00ebm"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13789"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13789"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13789\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}