{"id":13788,"date":"2014-10-21T15:38:56","date_gmt":"2014-10-21T14:38:56","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2111"},"modified":"2014-10-21T15:38:56","modified_gmt":"2014-10-21T14:38:56","slug":"ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/","title":{"rendered":"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Ismail Kadare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga <strong>Mira Kazhani<\/strong>, <em>21 Tetor 2014<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar pas zhurm\u00ebs mediatike t\u00eb ngjarjes s\u00eb Beogradit, e gjeta veten t\u00eb hutuar dhe me nj\u00eb shije t\u00eb p\u00ebrzier q\u00ebndrimesh. Disa miq po m\u00eb akuzonin si nacionaliste dhe kur u b\u00ebra gati t\u00eb k\u00ebrkoja \u201cfalje\u201d, mendja m\u00eb shkoi tek nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, i cili p\u00ebr mua si gazetare, por m\u00eb s\u00eb shumti si shqiptare, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb kumti. E dija q\u00eb do t\u00eb gjeja nj\u00eb p\u00ebrgjigje ku mendimet dhe ndjenjat t\u00eb lidhura nyje, do b\u00ebheshin pluhur sheqeri n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm. E dija q\u00eb tek ai do gjeja gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb fjali.<\/em><\/p>\n<p><em>Ora sh\u00ebnonte rreth 15.00 dhe fillimisht mendova se ky nuk ishte nj\u00eb orar i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb telefonuar shkrimtarin ton\u00eb t\u00eb madh, Ismail Kadare. Kushedi, thash\u00eb me vete, duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb studio, ndoshta edhe pushon pak diku, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Paris. N\u00eb celular gjeta numrin q\u00eb e kam t\u00eb sh\u00ebnuar, Kadare Paris. N\u00eb zilen e dyt\u00eb u d\u00ebgjua z\u00ebri i tij i qet\u00eb dhe i mir\u00ebsjellsh\u00ebm si gjithmon\u00eb, me nj\u00eb shqiptim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Alo-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>&#8211; Jam Mira Kazhani. Ndoshta t\u00eb shqet\u00ebsoj? E pyeta un\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo Mira, nuk m\u00eb shqet\u00ebson. Si je?<\/p>\n<p><em>Mir\u00eb, -i p\u00ebrgjigjem un\u00eb shkurt dhe me nj\u00eb fjali q\u00eb s\u2019po mbaronte, m\u2019u duk se ja b\u00ebra t\u00eb qart\u00eb q\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr mendimin e tij p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb kish ndodhur n\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli. I rr\u00ebfeva se kisha nevoj\u00eb t\u00eb dija, k\u00ebshtu personalisht, dhe biseduam p\u00ebrreth \u00e7erek ore. 15 minuta t\u00eb cilat nuk do t\u2019i rr\u00ebfej p\u00ebr publikun p\u00ebr sa koh\u00eb ajo telefonat\u00eb ishte personale. Por mund t\u00eb them se d\u00ebgjova fjal\u00eb zemre, dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ai mu duk vet\u00eb kombi. Diku nga fundi i bised\u00ebs e pyeta n\u00ebse kish menduar t\u00eb shkruante nj\u00eb let\u00ebr publike? Ndoshta ishte nj\u00eb pyetje naive, por m\u2019u duk se edhe vet\u00eb ai e kish menduar dhe ndoshta para sesa t\u00eb ndodhte, n\u00eb fshehtathellat e tij. E pyeta n\u00ebse mund t\u00eb gjeja n\u00eb veprat e tij rreshta q\u00eb mund t\u2019i jepnin shpjegim k\u00ebtij konflikti; Nj\u00eb p\u00ebrgjigje, nj\u00eb der\u00eb q\u00eb sillte drit\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p>\u201cPa fund\u201d, \u2013 m\u00eb tha ai. \u201cK\u00ebrko diku n\u00eb librat e mi dhe boto \u00e7far\u00eb t\u00eb duash n\u00eb gazet\u00ebn ku punon\u201d.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam disa vite q\u00eb e njoh nga af\u00ebr Ismail Kadaren\u00eb, dhe kur ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb edhe takohemi p\u00ebr nj\u00eb kafe. Kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb Paris, m\u00eb ka ndodhur ta telefonoj p\u00ebr ta pyetur si \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i uruar nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur. Zakonisht ai flet shkurt, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb m&#8217;u duk sikur ishte aty para meje; i nervozuar me at\u00eb \u00e7far\u00eb i kish ndodhur <em>Himnit<\/em>, t\u00eb cilit i ka dedikuar jo vet\u00ebm rreshta por edhe copa t\u00eb shpirtit t\u00eb vet. Ai qe mbi t\u00eb gjitha, i l\u00ebnduar, i mall\u00ebngjyer, krenar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, edhe kur ajo si nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb e but\u00eb fluturonte pafaj\u00ebsisht si nj\u00eb provokim anonim. Kuptova q\u00eb Ismail Kadare i kish pritur n\u00eb shpirtin dhe nd\u00ebrgjegjen e tij, nj\u00eb e nga nj\u00eb \u00e7do monedh\u00eb, grusht, karrige e fyerje, q\u00eb u l\u00ebshuan n\u00eb at\u00eb stadium. Un\u00eb i d\u00ebgjova argumentet e tij dhe besoj q\u00eb di\u00e7ka e ngjashme shkruhet tek nj\u00eb nga veprat e fundit, \u201c<em>Mosmarr\u00ebveshja<\/em>\u201d t\u00eb cil\u00ebs ju riktheva.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb do t\u00eb lexoni pjes\u00eb nga kapitulli \u201c<em>Themeluesi<\/em>\u201d:<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Pranohet pothuajse nga t\u00eb gjith\u00eb se nga kat\u00ebr zgjatimet e Europ\u00ebs, ai q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti e ka humbur pesh\u00ebn n\u00eb syt\u00eb e kontinentit \u00ebsht\u00eb Gadishulli Ballkanik. I cil\u00ebsuar si djep i qytet\u00ebrimit per\u00ebndimor, me fjal\u00eb t\u00eb tjera e n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrlikim edipian si baba e nj\u00ebher\u00ebsh bir i Europ\u00ebs, sot ai trajtohet zakonisht pa respekt, madje mund t\u00eb thuhet se diplomat\u00ebt rishtar\u00eb t\u00eb Brukselit d\u00ebrgohen shpesh atje, q\u00eb t\u00eb ushtrohen me doz\u00ebn e nevojshme t\u00eb stilit autoritar, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrdorur fjal\u00ebn arroganc\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e ballkanasve e din\u00eb k\u00ebt\u00eb, madje ka nga ata q\u00eb thon\u00eb mir\u00eb \u00e7\u2019na b\u00ebhet, ashtu si\u00e7 ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb turfullojn\u00eb e l\u00ebshojn\u00eb ahtet e njohura, se kur ne kishim tempuj mermeri e shkolla filozofike, europian\u00ebt ende kacavireshin n\u00ebp\u00ebr pem\u00eb, etj., etj., gjersa gjendet ndonj\u00eb q\u00eb iu b\u00ebn thirrje t\u2019i l\u00ebn\u00eb p\u00ebrrallat e t\u00eb shikojn\u00eb si i kan\u00eb pun\u00ebt me standardet e BE-s\u00eb. Ballkanasit e kishin humbur qart\u00ebsin\u00eb e shpjegimit, pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur i ishte dashur m\u00eb shum\u00eb: te portat e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb zymt\u00eb e t\u00eb turbullt, her\u00eb t\u00eb heshtur, her\u00eb t\u00eb zhurmsh\u00ebm, ata kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb varg, me brengat dhe ahtet, me mitet, rr\u00ebfimet e qena dhe t\u00eb paqena, me mllefet, faj\u00ebsimet ndaj nj\u00ebri-tjetrit, e natyrisht me etjen p\u00ebr shpagim. Her\u00eb pas here kujtoheshin p\u00ebr ca k\u00ebng\u00eb e ca vaje t\u00eb nj\u00eb bukurie t\u00eb rrall\u00eb, a p\u00ebr letrat e tyre t\u00eb fisnik\u00ebris\u00eb, grek\u00ebt p\u00ebr antikitetin e famsh\u00ebm, maqedonasit p\u00ebr Aleksandrin e Madh, serb\u00ebt p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Fush\u00ebn e M\u00ebllenjave e shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb kryezot, nj\u00eb lord t\u00eb tyre, nj\u00eb senator t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm mu midis Europ\u00ebs, Gjergj Kastriotin Sk\u00ebnderbe, q\u00eb ndoshta do t\u2019i ndihmonte n\u00eb or\u00ebn e tyre t\u00eb keqe. Europa s\u2019mund t\u00eb ishte ve\u00e7 mosbesuese p\u00ebr k\u00ebta shkretan\u00eb. Vet\u00eb ishte zbukuruar e rinuar, nd\u00ebrkaq, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ata qen\u00eb mbushur me rrudha. Ishte e leht\u00eb t\u2019i mbanin m\u00ebri, si\u00e7 i mbahet n\u00ebn\u00ebs s\u00eb shkujdesur, q\u00eb, e dh\u00ebn\u00eb pas aventurave, s\u2019ka \u00e7ar\u00eb kryet p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebt. Ashtu si\u00e7 ishte e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb ishte qortuese: p\u00ebrse kishin vonuar aq shum\u00eb dhe \u00e7\u2019kishin b\u00ebr\u00eb atje, midis atij terri? Shpjegimet e tyre nuk mund t\u00eb ishin ve\u00e7se t\u00eb turbullta. E megjithat\u00eb, kthimi i tyre p\u00ebrb\u00ebnte histori, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb moskthimi kurrsesi.<\/p>\n<p>Zonj\u00ebs trillane, t\u00eb m\u00ebsuar me sh\u00ebrbesa, i dukej e natyrshme q\u00eb, jo vet\u00ebm Ballkani, por t\u00eb kat\u00ebr gadishujt e saj, t\u2019i b\u00ebheshin mburoj\u00eb nga rreziqet e mundshme t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor dhe at\u00eb verior e kishte vetvetiu t\u00eb mbrojtur prej Oqeanit Atlantik dhe Arktikut t\u00eb akullt. Nga lindja ishte Rusia, q\u00eb, duke e shkrehur n\u00eb barkun e saj t\u00eb gjer\u00eb furin\u00eb mongole, e kishte shp\u00ebtuar zonj\u00ebn e brisht\u00eb nga dhunimi nomad. M\u00eb e thyeshmja si p\u00ebrher\u00eb mbetej ana jugore. Dukej sikur natyra ishte kujdesur q\u00eb tre gadishujt e ashp\u00ebr e kryene\u00e7\u00eb t\u2019i rreshtonte pik\u00ebrisht te kjo vij\u00eb. Nga t\u00eb tre, m\u00eb i eturi p\u00ebr v\u00ebmendje ishte Ballkaniku, pik\u00ebrisht ai ndaj t\u00eb cilit Europa do ta humbte s\u00eb pari v\u00ebmendjen.<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Moskuptimet nuk ishin m\u00eb t\u00eb pakta nga pala ballkanase. Kjo Europ\u00eb e qeshur dhe e rinuar ishte v\u00ebrtet aq e p\u00ebrt\u00ebritur sa \u00e7\u2019dukej? Th\u00ebn\u00eb ndryshe, ishte vall\u00eb aq krenarisht pa shpirt? Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, u kishte dh\u00ebn\u00eb lamtumir\u00ebn p\u00ebrftimeve t\u00eb tilla si atdheu, liria, kombi, e bashk\u00eb me to, epopes\u00eb dhe th\u00ebnies s\u00eb famshme se \u201cEuropa morale niste te Thermopilet\u201d?<\/p>\n<p>Kjo luft\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb, ky nd\u00ebshkim me arm\u00eb i nj\u00eb kombi europian, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kombi tjet\u00ebr europian, ndon\u00ebse p\u00ebr nga ashp\u00ebrsia ngjante si kthim tek epopeja, u shpall dhe u pranua nga shumica e europian\u00ebve si luft\u00eb e tipit t\u00eb ri. Kjo tregonte se p\u00ebrcaktimin renanian t\u00eb kombit si nj\u00eb \u201cparim shpirt\u00ebror\u201d, Europa e Bashkuar, ajo q\u00eb quhej gjithashtu Europa e kombeve, e kishte b\u00ebr\u00eb parim t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Faktorin e moral e theksonte, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, fakti q\u00eb lufta u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb mbrojtje m\u00eb jetimin, m\u00eb t\u00eb vetmuarin e popujve, shqiptar\u00ebt. Her\u00eb m\u00eb haptas, her\u00eb m\u00eb t\u00ebrthorazi shprehej mendimi se a e meritonin ballkanasit nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb till\u00eb, shkurt, a mos p\u00ebr shkak t\u00eb oborrit po liheshin m\u00ebnjan\u00eb hallet e brendshme t\u00eb \u201csht\u00ebpis\u00eb europiane\u201d?<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Sado i nd\u00ebrlikuar t\u00eb ishte ligj\u00ebrimi p\u00ebr kombin, p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po b\u00ebhej e qart\u00eb se kombi nuk ishte vet\u00ebm \u201cgjaku dhe balta\u201d. Kjo dikotomi aq e l\u00ebvduar n\u00eb poezi (pra raca, alias fisi dhe trualli, alias atdheu), as gjuha, po aq e hyjnizuar, as kujtimet e p\u00ebrbashk\u00ebta (sidomos ato t\u00eb zymtat). T\u00eb gjitha k\u00ebto hynin, pa dyshim, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e kombit, por pa harruar nj\u00eb kusht\u00ebzues t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb: Vullnetin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb. Ishte ai q\u00eb do t\u00eb jepte befasimin e keq, ngaq\u00eb pik\u00ebrisht ky vullnet ishte dob\u00ebsuar te ky komb.<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb gjendje q\u00eb e jepte me kursim ngaz\u00ebllimin, \u00e7ka ngjante e natyrshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dyshtetsh, ngaq\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve kishin ndjesin\u00eb e brendshme se, pik\u00ebrisht tani, q\u00eb Shqip\u00ebria ngjante m\u00eb e fort\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb, ajo ishte ndoshta m\u00eb e brisht\u00eb dhe m\u00eb e rrezikuar se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja se \u00e7\u2019do t\u00eb thoshte vall\u00eb Gjergj Kastrioti p\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb, ishte e natyrshme, aq sa \u00e7\u2019do t\u00eb ishte e till\u00eb e nj\u00ebjta pyetje drejtuar Djallit, e natyrisht, Zotit.<\/p>\n<p>Se Zoti vet\u00eb do ta thoshte me goj\u00eb\u2026 at\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb mbi kombet varej.<\/p>\n<p>Mungesa e vullnetit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar bashk\u00eb ishte v\u00ebrtet e keqja e pakap\u00ebrcyeshme, ajo e fundbotshmja q\u00eb \u00e7onte gjer n\u00eb shuarje? \u00c7\u2019e pillte, nga i vinte fuqia e fsheht\u00eb, ajo q\u00eb s\u2019prapsej nga asgj\u00eb dhe vinte n\u00eb gjunj\u00eb gjith\u00e7ka?<\/p>\n<p>Nj\u00eb zhbirim n\u00eb raportet midis njeriut dhe kombit nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe rob\u00ebris\u00eb dhe vdekjes, nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb na afronte, ndoshta, drejt nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi m\u00eb t\u00eb ep\u00ebrm t\u00eb gj\u00ebrave.<\/p>\n<p>Sado befasues t\u00eb dukej si mendim, mund t\u00eb thuhej se njeriu, qenie e vetmuar, e p\u00ebrballonte rob\u00ebrin\u00eb m\u00eb leht\u00eb se kombi. Krijes\u00eb luksoze e plot trille, ndaj ende i pam\u00ebsuar me tmerret e bot\u00ebs, ky i fundit mund t\u00eb rr\u00ebzohej pik\u00ebrisht aty ku njeriu vetmitar mbijetonte. Nisur nga kjo, nj\u00eb nga shkaqet e lidhjes s\u00eb njeriut me kombin, ka gjas\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb iluzioni se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij t\u00eb fundit, mund t\u2019i afrohej \u00ebndrr\u00ebs s\u00eb pavdek\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si migruesit q\u00eb nd\u00ebrsa kthehen n\u00eb viset ku kan\u00eb munguar, kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb kujdesi p\u00ebr veshjen e p\u00ebrshtatshme, ballkanasit po vinin n\u00eb Europ\u00eb me kostumin q\u00eb pak a shum\u00eb ishte n\u00eb mod\u00eb, at\u00eb t\u00eb kombit.<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>Themeluesi i shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlora, fill pas vendosjes n\u00eb postin e kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kishte z\u00ebn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr post, n\u00eb nj\u00eb skajim ku vendet ishin tep\u00ebr t\u00eb kursyera, at\u00eb t\u00eb poetik\u00ebs popullore. Rrjedhimisht, udh\u00ebtimi i tij n\u00eb Europ\u00eb do t\u00eb ndiqej sipas protokollit t\u00eb k\u00ebsaj poetike.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrritja e Themeluesit t\u00eb shtetit m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb kontinentit, nuk mund t\u00eb ishte ve\u00e7se befasuese. Sipas poetit t\u00eb paem\u00ebr, dialogu me Europ\u00ebn, p\u00ebrpara se t\u00eb ishte i v\u00ebshtir\u00eb, ngjante krejt\u00ebsisht \u00e7orodit\u00ebs:<\/p>\n<p>Cili je ti, more djal\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkon vulat e mia?<\/p>\n<p>\u2026A propos, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo fjal\u00eb e habitshme \u201ckomb\u201d. Me \u00e7\u2019m\u00ebsova sot prej jush, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebr \u201cnation\u201d.<\/p>\n<p>Ishte kultura e tij e gjer\u00eb, joshja vetjake, gjuh\u00ebt q\u00eb fliste, apo di\u00e7ka tjet\u00ebr, nga ato q\u00eb lidheshin me shprehjen \u201ce kishte t\u00eb shkruar n\u00eb ball\u00eb\u201d, at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00e7mohej? Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, dallohej q\u00eb larg t\u00eb qen\u00ebt ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, fati i tij i ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb rrezatimi i njeriut q\u00eb kishte ardhur n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shtet t\u00eb ri?<\/p>\n<p>Europa ishte e ngusht\u00eb, s\u2019kishte as stepa, as shkret\u00ebtira, ku mir\u00eb a keq, mund t\u00eb sajohej nj\u00eb shtet m\u00eb tep\u00ebr. N\u00eb kontinentin e motsh\u00ebm, t\u00eb mbushur cip m\u00eb cip, krijimi i nj\u00eb shteti t\u00eb ri ngjante ndoshta, po aq i v\u00ebshtir\u00eb sa e nj\u00eb trupi t\u00eb ri qiellor. Megjithat\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb habi t\u00eb madhe, at\u00eb e prit\u00ebn ashtu si dikur. Me v\u00ebmendje, mir\u00ebkuptim, madje, dhe kjo ishte m\u00eb e habitshmja: me dashuri. Ishte befasues ky stil, thuase Themeluesit po ia jepnin para kohe dhe me tepric\u00eb at\u00eb, q\u00eb vite m\u00eb pas, do t\u2019ia kursenin aq fort Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb stacionet e trenit zviceran, shit\u00ebsit e gazetave shqiptojn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb titujt. Emra shtetesh t\u00eb m\u00ebdhenj, kryeministra, shefa t\u00eb lart\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ai i ka njohur. Kurse emrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s\u00eb Themeluar\u00ebs s\u00eb tij, mezi i vjen radha. Greqia k\u00ebrkon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Albanis\u00eb. D\u00ebrgata shqiptare e hedh posht\u00eb\u2026<\/p>\n<p>E vogla, ndoshta ka m\u00ebsuar t\u00eb mbrohet. N\u00eb mendjen e tij t\u00eb lodhur, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb e Themeluara e tij. Si t\u00eb thuash, e vluara\u2026 E kishin detyruar t\u00eb ndahej me t\u00eb (p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e saj, si\u00e7 kishin th\u00ebn\u00eb), p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb princi gjerman. Por as ajo s\u2019i kishte sjell\u00eb fat princit, e as princi asaj\u2026<\/p>\n<p>Kujtimi i larg\u00ebt i martes\u00ebs s\u00eb tij, aq shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur nga gazetat, e ndjek n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Stacionet ngjajn\u00eb dhe britmat e gazetashit\u00ebsve gjithashtu. Dhe fjala \u201cnationes\u201d dhe fjala e munguar \u201cAlbanie\u201d, \u201cAlbanien\u201d Dhe nj\u00eb tjet\u00ebr fjal\u00eb, e r\u00ebnd\u00eb, e trishtueshme: Jetimll\u00ebk. Por kjo e fundit nuk ndihet kurrkund, jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb e huaj n\u00eb k\u00ebto treva, por ngaq\u00eb ndodhet ve\u00e7 brenda kok\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb penduar kurr\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, ve\u00e7 her\u00eb-her\u00eb ndodh q\u00eb nj\u00eb hije ankthi nuk i ndahet. Ka vonuar, si\u00e7 qe b\u00ebr\u00eb zakon t\u00eb thuhej, apo p\u00ebrkundrazi, ka qen\u00eb ndoshta shpejt? E kishte nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga perandoria, por pa e siguruar dot q\u00eb t\u00eb mos mbetej jetime n\u00eb kontinent. Do t\u00eb dinte vall\u00eb, e vogla, t\u00eb \u00e7apitej n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb? Do ta donin vall\u00eb europian\u00ebt, dhe kryesorja, a do t\u2019i donte ajo? M\u00eb sakt\u00eb: Do t\u00eb dinte t\u2019i donte?<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr stacione, britmat: Paqe, Paris, nationes gj\u00ebmojn\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa fjala \u201cAlbanien\u201d \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e rrall\u00eb, fjala \u201ckomb\u201d as q\u00eb mund t\u00eb mendohet. Ku e keni gjetur k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, shk\u00eblqesi?<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb ndoshta Graf Berthold, ministri i Jasht\u00ebm i Austro-Hungaris\u00eb q\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb i pari k\u00ebt\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Si t\u2019i p\u00ebrgjigjej? T\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb mahi, duke i th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrderisa \u201cnation\u201d-i kishte qen\u00eb i jasht\u00ebligjsh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt, ata p\u00ebrdornin nj\u00eb nofk\u00eb p\u00ebr t\u00eb, si\u00e7 ndodhte me fjal\u00ebt e ndaluara?<\/p>\n<p>Nj\u00eb si k\u00ebng\u00eb e mo\u00e7me vlonjate, m\u00eb tep\u00ebr se vet\u00eb k\u00ebnga, nj\u00eb motiv i shk\u00ebputur, nga ato q\u00eb quhen gjedhe e q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb k\u00ebng\u00ebtime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar zbraz\u00ebtit\u00eb, rreh t\u2019i vij\u00eb nd\u00ebr mend.<\/p>\n<p>Se\u00e7 m\u00eb doli gjumi<\/p>\n<p>Se\u00e7 m \u2018u b\u00eb<\/p>\n<p>nj\u00eb komb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ai, kuptimi i v\u00ebrtet\u00eb, kryesor i fjal\u00ebs komb. Nj\u00eb nyje q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb fyt. P\u00ebr shqiptar\u00ebt e mi, p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ide, nj\u00eb thelb historik, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb nyje, nj\u00eb l\u00ebmsh q\u00eb mblidhet n\u00eb gjoks. Q\u00eb t\u00eb shtr\u00ebngon. Do t\u00eb thosha nj\u00eb dhimbje, zoti baron.<\/p>\n<p>Harmonia me Europ\u00ebn e Bashkuar do t\u00eb ishte pjes\u00eb e harmonis\u00eb nd\u00ebrshqiptare. E p\u00ebr t\u2019iu kthyer motivit nism\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj sprove, mosmarr\u00ebveshja e mundshme mes Europ\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, do t\u00eb ishte n\u00eb thelb mosmarr\u00ebveshje me vetveten.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria me shenjat e saj. Flamurin dhe himnin, do t\u00eb avitej me droj\u00eb te sheshi i kombeve, p\u00ebrball\u00eb flamurit dhe himnit t\u00eb Europ\u00ebs, muzik\u00ebs s\u00eb Bethovenit dhe fjal\u00ebve t\u00eb Schiller-it p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebrimin e popujve, me tagrin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb z\u00ebrin dhe arsyet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet himnit, shqiptar\u00ebt i kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje dhe nj\u00eb premtim Zotit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tyre. Dhe kishin m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull q\u00eb prisnin p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Se Zoti vet\u00eb e kishte th\u00ebn\u00eb me goj\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Zoti dhe sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qen\u00eb dhe ende mbetej thelbi i dram\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p><em><strong>Kadare, pjes\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn Z\u00ebri n\u00eb qershor 2014<\/strong><\/em><\/p>\n<h3><strong>Projekti i hersh\u00ebm serb, t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnojn\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrpara Europ\u00ebs<\/strong><\/h3>\n<p>\u201cEsht\u00eb nj\u00eb projekt i hersh\u00ebm serb, fam\u00ebkeqi drafti i \u00c7ubrilovi\u00e7it, i cili ka parashtruar rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb kurth shqiptar\u00ebt. Thelbi i kurthit ka qen\u00eb armiq\u00ebsimi shqiptar\u00eb \u2013 Evrop\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb draft, nj\u00eb vend i ve\u00e7ant\u00eb i kushtohej rolit q\u00eb do t\u00eb luanin imam\u00ebt dhe hoxhallar\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrnguljen e nj\u00eb pjese t\u00eb kombit shqiptar jasht\u00eb Evrop\u00ebs dhe sidomos p\u00ebr turqizimin e tij.<\/p>\n<p>Testamenti i \u00c7ubrilovi\u00e7it, ende i pad\u00ebnuar nga Serbia, e shpall t\u00eb qart\u00eb se Serbia s\u2019mund t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb normale me kombin shqiptar p\u00ebrbri. Rrjedhimisht doktrina e tij jep si zgjidhje zhb\u00ebrjen, shp\u00ebrnguljen ose shfytyrimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kombi rival. Vet\u00ebm k\u00ebshtu, sipas mendjes s\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga shovinizmi, Serbia, p\u00ebrbri Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar, do t\u00eb dukej m\u00eb e qytet\u00ebruar n\u00eb syt\u00eb e Evrop\u00ebs! Rrjedhimisht do t\u00eb p\u00ebrfitonte favoret evropiane dhe, kryesorja, nj\u00eb skajim sundues n\u00eb gadishull.<\/p>\n<p>E vetmja shpres\u00eb, edhe ajo gjysm\u00eb halu\u00e7inante, ka qen\u00eb shfytyrimi i bot\u00ebs shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonj\u00eb shkoll\u00eb e vetmuar (shkollat jan\u00eb p\u00ebr sllav\u00ebt, p\u00ebr ju mjaftojn\u00eb xhamit\u00eb), hap\u00ebsira shqiptare p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr do t\u2019i ngjante Anadollit. N\u00eb draftin e tij, \u00c7ubrilovi\u00e7i ka gjithmon\u00eb parasysh bashk\u00ebpunimin turko-osman. Qoft\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb fshehta p\u00ebr shp\u00ebrnguljen shqiptare, qoft\u00eb ndalimin e gjuh\u00ebs shqipe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrgj\u00ebrimet mall\u00ebngjyese p\u00ebr miq\u00ebsi, ende nuk ka nj\u00eb k\u00ebrkim ndjese. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb besoj se her\u00ebt a von\u00eb Serbia ka gjas\u00eb t\u00eb \u00e7lirohet nga xanxa t\u00eb tilla. K\u00ebto dit\u00eb, nj\u00eb koleg yni tep\u00ebr i njohur, Dobrica Qosiq, n\u00eb prag t\u00eb ikjes nga kjo bot\u00eb, e \u00e7liroi nd\u00ebrgjegjen e vet duke l\u00ebn\u00eb m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb porosi t\u00eb arsyeshme lidhur me keqkuptimin serb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mira Kazhani, 21 Tetor 2014 N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar pas zhurm\u00ebs mediatike t\u00eb ngjarjes s\u00eb Beogradit, e gjeta veten t\u00eb hutuar dhe me nj\u00eb shije t\u00eb p\u00ebrzier q\u00ebndrimesh. Disa miq po m\u00eb akuzonin si nacionaliste dhe kur u b\u00ebra gati t\u00eb k\u00ebrkoja \u201cfalje\u201d, mendja m\u00eb shkoi tek nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Mira Kazhani, 21 Tetor 2014 N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar pas zhurm\u00ebs mediatike t\u00eb ngjarjes s\u00eb Beogradit, e gjeta veten t\u00eb hutuar dhe me nj\u00eb shije t\u00eb p\u00ebrzier q\u00ebndrimesh. Disa miq po m\u00eb akuzonin si nacionaliste dhe kur u b\u00ebra gati t\u00eb k\u00ebrkoja \u201cfalje\u201d, mendja m\u00eb shkoi tek nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, i cili [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-10-21T14:38:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar\",\"datePublished\":\"2014-10-21T14:38:56+00:00\",\"dateModified\":\"2014-10-21T14:38:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/\"},\"wordCount\":3217,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/\",\"name\":\"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\",\"datePublished\":\"2014-10-21T14:38:56+00:00\",\"dateModified\":\"2014-10-21T14:38:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Mira Kazhani, 21 Tetor 2014 N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar pas zhurm\u00ebs mediatike t\u00eb ngjarjes s\u00eb Beogradit, e gjeta veten t\u00eb hutuar dhe me nj\u00eb shije t\u00eb p\u00ebrzier q\u00ebndrimesh. Disa miq po m\u00eb akuzonin si nacionaliste dhe kur u b\u00ebra gati t\u00eb k\u00ebrkoja \u201cfalje\u201d, mendja m\u00eb shkoi tek nj\u00eb njeri i vet\u00ebm, i cili [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-10-21T14:38:56+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar","datePublished":"2014-10-21T14:38:56+00:00","dateModified":"2014-10-21T14:38:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/"},"wordCount":3217,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/","name":"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg","datePublished":"2014-10-21T14:38:56+00:00","dateModified":"2014-10-21T14:38:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/ismail_kadare.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ismail-kadare-europa-morale-serbet-dhe-kombi-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ismail Kadare: Europa \u201cmorale\u201d, serb\u00ebt dhe kombi shqiptar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13788"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13788"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13788\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13788"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13788"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13788"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}