{"id":13762,"date":"2014-10-05T16:34:39","date_gmt":"2014-10-05T15:34:39","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=2012"},"modified":"2014-10-05T16:34:39","modified_gmt":"2014-10-05T15:34:39","slug":"rugova-shamibardha-jote-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/","title":{"rendered":"RUGOVA &#8211; SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Xhemail Peci\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Xhemail Peci<\/strong><\/p>\n<p>(<strong>Fragment<\/strong>)<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb ngritur shpesh si jatagan i brinj\u00ebve t\u00eb trupit kund\u00ebr pushtuesve shekullor\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb vatra e pashuar e flak\u00ebs s\u00eb atdhedashuris\u00eb, burrat e s\u00eb cil\u00ebs iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur gjithmon\u00eb kushtrimeve shekullore p\u00ebr ta mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore. Ajo ka qen\u00eb sofra e shtruar me barut &#8211; p\u00ebr armikun, dhe me buk\u00eb, me krip\u00eb e me zem\u00ebr &#8211; p\u00ebr mikun.<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga e kreshnik\u00ebve, \u00ebsht\u00eb eposi legjendar q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e trim\u00ebrive t\u00eb saj lahutave, k\u00ebtyre lotoreve tona t\u00eb cilat n\u00eb munges\u00eb t\u00eb heksametrave t\u00eb Homerit, si kronika t\u00eb p\u00ebrvajshme sh\u00ebnonin trim\u00ebrit\u00eb legjendare dhe frym\u00ebzonin djelm\u00ebnin\u00eb atdhetare.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rugova\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rugova.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Rugova ka par\u00eb dhe p\u00ebrjetuar shum\u00eb, ka par\u00eb ploj\u00eb dhe gjak, luft\u00ebra dhe masakra, tmerre dhe lemeri, por edhe ka q\u00ebndruar fort sepse sa shkonte nj\u00eb pushtues vinte nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb vatra ku \u00ebsht\u00eb ruajtur e p\u00ebrcjellur brez pas brezi dashuria p\u00ebr atdheun e p\u00ebr kombin, p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebr flamurin. Ajo \u00ebsht\u00eb sofra ku u gatua e u ruajt ndjenja e atdhedashuris\u00eb, e ku burra dhe gra luftuan krah p\u00ebr krah kund\u00ebr armikut. Aty i \u00ebsht\u00eb k\u00ebnduar trim\u00ebris\u00eb legjendare, por n\u00eb epik\u00ebn e saj legjendare i \u00ebsht\u00eb k\u00ebnduar edhe bukuris\u00eb p\u00ebr Gjelin\u00ebn e Bardh\u00eb. Njer\u00ebzit e Rugov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb bekuar me shpirtmadh\u00ebsin\u00eb dhe shpirtbardh\u00ebsin\u00eb e tyre, po furtunat e fatit t\u00eb pafat, soll\u00ebn mbi kokat e tyre kuj\u00eb e vaj, gjam\u00eb e dhimbje, nj\u00eb fat q\u00eb ata nuk e meritonin ta kishin kurr\u00eb, sepse shpirti i tyre ishte shum\u00eb m\u00eb fisnik, shum\u00eb m\u00eb bujar, shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, dhe shum\u00eb m\u00eb i bardh\u00eb sesa zezonat e mallkuara t\u00eb shekujve.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, mes kuj\u00ebs dhe gjam\u00ebs, mes vajit dhe ankthit, lokemadhet e Rugov\u00ebs, k\u00ebto sopotare t\u00eb kombit e k\u00ebto zem\u00ebrbardha q\u00eb shpalos\u00ebn shamit\u00eb e tyre (si vet\u00eb zemrat e tyre) drejt qiellit, d\u00ebrgonin mesazhet m\u00eb paq\u00ebsore q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb dhimbja p\u00ebr Omerin e vrar\u00eb kishte lutur providenc\u00ebn hyjnore, q\u00eb nga koha e Ajkun\u00ebs.<\/p>\n<p>Me p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt e duarve t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrflakura nga buka q\u00eb piqnin n\u00eb magje, me stendat e muzeut t\u00eb krahanor\u00ebve t\u00eb tyre q\u00eb nxjerrnin lutje bekimesh e p\u00ebrjet\u00ebsimesh prej zem\u00ebrbardhash, me duart e tyre t\u00eb p\u00ebrgjakura nga luft\u00ebrat dhe bajonetat, ato jan\u00eb shamibardhat shpirtshpalosur, jan\u00eb mermeri m\u00eb monumental q\u00eb Per\u00ebndia ia ka dh\u00ebn\u00eb si bekimin e saj m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb Rugov\u00ebs kreshnike.<\/p>\n<p>Jan\u00eb duart e tyre q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr djepin e heroizmit e t\u00eb trim\u00ebrive legjendare, jan\u00eb ninulat e tyre ato q\u00eb e kan\u00eb mundur vajin e theksh\u00ebm t\u00eb lahutave dhe kan\u00eb sfiduar mortin.<\/p>\n<p>Rugova ka ecur mes zjarreve dhe flak\u00ebve, mes stuhive dhe shqotave, mes pritave dhe nd\u00ebrskamcave, mes eg\u00ebrsive dhe padrejt\u00ebsive t\u00eb shekujve, mes lukunive t\u00eb ujq\u00ebrve t\u00eb uritur dhe qen\u00ebve t\u00eb t\u00ebrbuar, t\u00eb cil\u00ebt turreshin ta kafshonin n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e shekujve t\u00eb \u00e7mendur, q\u00eb aq mizorisht ran\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Rugova ka ecur k\u00ebmb\u00ebzbathur dhe k\u00ebmb\u00ebp\u00ebrgjakur mbi tehet e shpatave e mbi majat e jatagan\u00ebve.<\/p>\n<p>Rugova ka shpalosur gjoksin p\u00ebrball\u00eb bresh\u00ebris\u00eb s\u00eb plumbave, e ballin e ka ngritur tej lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb Bjeshk\u00ebve, duke sfiduar mallkimin dhe duke gjakuar bekimin e brezave, q\u00eb si nj\u00eb testament gjaku lenin trash\u00ebgim t\u00eb bardh\u00ebn e zemrave dhe t\u00eb bardh\u00ebn e sofrave.<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb logu i burrave e logu i zanave, logu i luft\u00ebs e logu i mendjes. Aty \u00ebsht\u00eb gatuar ndjenja e liris\u00eb, aty \u00ebsht\u00eb pjekur buka e aty ka jehuar k\u00ebnga dhe vallja.<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb ansambli epik i martir\u00ebve t\u00eb kombit, t\u00eb cil\u00ebt ngrisnin shtatin e tyre p\u00ebrmbi bjeshk\u00ebt.<\/p>\n<p>Me plag\u00ebt q\u00eb i kullonin gjak si plag\u00ebt e Gjergj Elez Alis\u00eb, me trupin plagosur e me varr\u00ebt e hapura, Rugova e vinte oping\u00ebn p\u00ebrmbi gur\u00eb e nuk linte t\u2019ia shkelnin barin mbi vorre. Aty vallja merrte shtat e k\u00ebnga rriste brezat.<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb epika legjendare e Zhuj Selmanit, q\u00eb lirin\u00eb e kishte p\u00ebr k\u00ebng\u00eb e p\u00ebr djep. Rugova \u00ebsht\u00eb logu i urt\u00eb i burrave t\u00eb motit, t\u00eb cil\u00ebt si n\u00eb Senatin e Rom\u00ebs antike, her\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs e her\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e kandilit, mblidheshin &#8211; jo se si t\u00eb pushtonin tokat e huaja, por t\u00eb cil\u00ebt e tirrnin aq holl mendimin e tyre n\u00eb nj\u00eb mision edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb se si t\u00eb heshtnin arm\u00ebt e t\u00eb flisnin librat.<\/p>\n<p>Nga mendja e k\u00ebtyre burrave me tiparet dhe virtytet e fisnik\u00ebve t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb, dhe nga vendimet e tyre jetike, varej e ardhmja e djepave dhe e brezave q\u00eb do t\u00eb vinin.<\/p>\n<p>Vallen dhe k\u00ebng\u00ebn e Rugov\u00ebs e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, trim\u00ebrin\u00eb dhe men\u00e7urin\u00eb e saj e njohin larg. Ajo e ka dh\u00ebn\u00eb prov\u00ebn n\u00eb zjarrin e luft\u00ebs, ajo e ka ngritur t\u00eb bardh\u00ebn e saj n\u00eb brezin e qiellit.<\/p>\n<p>E veshur me tirq e me xhamadana, por edhe e stolisur si nj\u00eb nuse e bukur lirie e si dasmore e bahtit t\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb cep Ilirie, Rugova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Zvic\u00ebr n\u00eb miniatur\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb Mona Liza e kombit.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb dora e bardh\u00eb sa edhe e but\u00eb q\u00eb k\u00ebnduar dhe bekuar ka p\u00ebrmbi djepat: q\u00eb djepat t\u00eb rriteshin sa shkrepat, q\u00eb brezat t\u00eb rriteshin si plepat, q\u00eb burrat t\u00eb ngjanin me kullat. Barut gatoi Rugova n\u00eb luft\u00eb e drit\u00eb gjakoi, sa her\u00eb q\u00eb hordhit\u00eb e \u00e7mendura barbare shkel\u00ebn mbi pragun e saj t\u00eb shenjt\u00eb, mbi pragun e liris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>E veshur me kostumet komb\u00ebtare, e ve\u00e7mas me t\u00eb bardh\u00ebn e saj karakteristike sa dhe t\u00eb bekuar, q\u00eb ve\u00e7 Per\u00ebndia ia ka falur n\u00eb shenjt\u00ebrin\u00eb e vet, me t\u00eb bardh\u00ebn e mb\u00ebshtjellur drejt fytit e t\u00eb ngritur mbi kok\u00eb si kreshta e Bjeshk\u00ebve, Rugova \u00ebsht\u00eb shamibardha jote Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga e brezave, \u00ebsht\u00eb testamenti i gjakut, \u00ebsht\u00eb vallja e shekjuve q\u00eb sfidoi mortin i cili aq padrejt\u00ebsisht dhe aq shpesh i ra mbi kok\u00eb.<\/p>\n<p>Rugova \u00ebsht\u00eb lumi i gjakut e himni i pragut \u00ebsht\u00eb: Rugova. E k\u00ebnga e saj \u00e7eli si nj\u00eb tr\u00ebndafil mbi bok\u00ebrrima, e ecja dhe rimti i valles s\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb si lulekuqet dalur prej gjakut.<\/p>\n<p>Kur ran\u00eb zezonat mbi te, e kur vdekja mbillte varre, kur thikat nguleshin mbi djepa, e kur edhe bajonetat binin mbi gjirin e grir\u00eb me thika, Rugova sfidoi barbar\u00ebt.<\/p>\n<p>Mbi vdekjen ajo mbolli vallen, e toka e saj mbolli far\u00ebn e plumbave, opingat e levend\u00ebve t\u00eb saj rrufet\u00eb mbanin n\u00eb tufat e tyre, e kur ushtrit\u00eb e zeza donin ta shtrinin p\u00ebrdhe, shpirti i saj epik si nj\u00eb ansamb\u00ebl monumental q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte palc\u00ebn e nj\u00eb kombi t\u00eb t\u00ebr\u00eb, u ngrit n\u00eb lart\u00ebsit\u00eb e Bjeshk\u00ebve e drejt lart\u00ebsive t\u00eb Qiellit: krenari dhe burr\u00ebri e mish\u00ebruar n\u00eb ritmin e valles, q\u00ebndres\u00eb dhe shpres\u00eb n\u00eb tingujt e lodr\u00ebs, dhimbja qe sa bjeshka po zemra m\u00eb e madhe qe.<\/p>\n<p>Rugova &#8211; toka bujare e gjakut, Rugova &#8211; epika jote legjendare Shqip\u00ebri. Shi malli e lum prej gjaku Rugova. Rugova &#8211; ansambli epik i k\u00ebng\u00ebve dhe valleve, i Bjeshk\u00ebve dhe betejave.<\/p>\n<p>Rugova &#8211; shamibardha jote Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rugova &#8211; frym\u00ebzimi i rrall\u00eb i Lasgushit p\u00ebr burimin e Drinit t\u00eb Bardh\u00eb, q\u00eb mes p\u00ebr mes i bie gjeografis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rugova &#8211; lutja e Pjet\u00ebr Budit: Qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Dheut t\u00eb Arb\u00ebrit!<\/p>\n<p>Rugova &#8211; kryevargu i Pjet\u00ebr Bogdanit: Veshur me Diell, mbathur me H\u00ebn\u00eb!<\/p>\n<p>Rugova &#8211; e levend\u00ebve t\u00eb maleve si Sali Ukella q\u00eb s\u2019i lidhi kurr\u00eb syt\u00eb para togut t\u00eb zi t\u00eb pushkatimit. Rugova &#8211; e kreshnik\u00ebve Nik\u00eb Deda e Ndre Nika, Rugova e Ndrenikajve e Nik\u00ebdedajve me rr\u00ebnj\u00eb gjaku e q\u00eb qiellit i fol\u00ebn po me z\u00eb gjaku, Rugova e Jashar Haxh\u00ebs q\u00eb kok\u00ebn e ngriste si hidra kund\u00ebr knjazit e krajlit, Rugova e \u00c7el\u00eb Shabanit &#8211; Komandant i Vullnetar\u00ebve n\u00eb Lidhjen Shqiptare t\u00eb Prizrenit, Rugova e Sokol \u00c7el\u00ebs e Hysen Alis\u00eb &#8211; q\u00eb me gjak t\u00eb kulluar prej fatosash t\u00eb kombit lan\u00eb altarin e liris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Rugova e Haxhi \u00c7el\u00ebs e Nure Kurtit, Rugova e v\u00ebllez\u00ebrve martir\u00eb: Fetah e Salih Ukella, Rugova e trimit Zhuk\u00eb Haxhia, Rugova e Ker Sadri Bardhit, q\u00eb s\u2019i bindej as knjazit e as krajlit &#8211; gjysh pas gjyshi e djal\u00eb pas djalit, Rugova e Sak Fazlis\u00eb, Rugova e Emrush Miftarit (Pinjoll i Malajve t\u00eb Rugov\u00ebs) &#8211; poetit t\u00eb pushkatuar nga hordhit\u00eb barbare; Rugova e Bege Maliqes dhe Bik\u00eb Alis\u00eb, Rugova &#8211; me brinj\u00ebt e trupit n\u00eb shtiz\u00eb flamuri, Rugova e Aliut dhe e Ibrahimit t\u00eb Malajve: lule lirie n\u00eb pranver\u00ebn e p\u00ebrgjakshme t\u00eb vitit 1981\u2026<\/p>\n<p>Rugova &#8211; e lahutar\u00ebve q\u00eb bjeshk\u00ebt p\u00ebrkul\u00ebn n\u00ebn tingujt e vegl\u00ebs hyjnore, e uj\u00ebvarat mblodh\u00ebn n\u00eb etjen e zemrave, gurrat n\u00eb z\u00ebrat. Tridhjet\u00eb vjet lahutari Isuf Selmani s\u2019e l\u00ebshoi lahut\u00ebn nga dora. Rugova &#8211; epika kreshnike e lahut\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn si nj\u00eb testament gjaku i drurit t\u00eb zgavruem n\u00eb zem\u00ebr-klithjen: \u00c7ohu Kacel, merre lahut\u00ebn, e na k\u2019no nji kang\u00eb shqiptare, se s\u2019mbajm\u00eb zi pa dalun fare! &#8211; e merrte her\u00eb Qos Alia i Stakajve e her\u00eb Met\u00eb Rrustemi i Shtupeqit t\u00eb Vog\u00ebl, her\u00eb Haxhi Meta i Nilajve e her\u00eb Arif Zhuji, e me vajin e theksh\u00ebm t\u00eb burrave lahuta p\u00ebrkulte majat e Bjeshk\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bul\u00ebzat e faqeve, e tek rridhnin ashtu n\u00eb syt\u00eb prej kreshnik\u00ebve t\u00eb atyre burrave, tingujt dhe lot\u00ebt ngjanin me rr\u00ebket\u00eb e uj\u00ebvarave, t\u00eb krojeve dhe t\u00eb gurrave; sa her\u00eb q\u00eb kujtohej e lart\u00ebsohej trim\u00ebria e brezave dhe t\u00eb gjeneratave t\u00eb shqiptar\u00ebve atdhetar\u00eb, q\u00ebndresa stoike e Ajkun\u00ebs, shamia e bardh\u00eb e t\u00eb cil\u00ebs si nj\u00eb bekim i shenjt\u00eb Per\u00ebndie kishte r\u00ebn\u00eb mbi djepat e tyre.<\/p>\n<p>Rugova, sa her\u00eb q\u00eb ia k\u00ebrkoi koha, kjo valltare vigane e shekujve e kjo d\u00ebshmitare e ngjarjeve t\u00eb parreshtura, nuk e l\u00ebshoi kurr\u00eb pushk\u00ebn nga dora; pushk\u00ebn, lahut\u00ebn dhe pen\u00ebn. Ajo e hoqi vallen e k\u00ebng\u00ebs ia morri, duke e shpalosur si nj\u00eb ansamb\u00ebl monumental heroizmin e saj epik dhe krenarin\u00eb e t\u00eb qenunit shqiptar\u00eb e bij shqiptar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Rugova &#8211; zem\u00ebrthirrja e shamibardhave t\u00eb saj, t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb gushti, si n\u00eb nj\u00eb nderim t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr kryevargun e Pjet\u00ebr Bogdanit: \u201cVeshur me Diell, mbathur me H\u00ebn\u00eb\u201d, hap\u00ebn arkat me stoli &#8211; arkat ku Shqip\u00ebria ruan reliket e saj p\u00ebr t\u2019i shpalosur n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb rralla, e mor\u00ebn prej aty q\u00ebndism\u00ebn e zemrave t\u00eb tyre, tek luteshin p\u00ebr krye &#8211; poetin:<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb, poet! T\u00eb qoft\u00eb i leht\u00eb dheu, dhe paqja: e amshuar!<\/p>\n<p><strong>Rugova: Shambibardha jote Shqip\u00ebri!&#8230;<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhemail Peci (Fragment) Rugova \u00ebsht\u00eb ngritur shpesh si jatagan i brinj\u00ebve t\u00eb trupit kund\u00ebr pushtuesve shekullor\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb vatra e pashuar e flak\u00ebs s\u00eb atdhedashuris\u00eb, burrat e s\u00eb cil\u00ebs iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur gjithmon\u00eb kushtrimeve shekullore p\u00ebr ta mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore. Ajo ka qen\u00eb sofra e shtruar me barut &#8211; p\u00ebr armikun, dhe me buk\u00eb, me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>RUGOVA - SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RUGOVA - SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhemail Peci (Fragment) Rugova \u00ebsht\u00eb ngritur shpesh si jatagan i brinj\u00ebve t\u00eb trupit kund\u00ebr pushtuesve shekullor\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb vatra e pashuar e flak\u00ebs s\u00eb atdhedashuris\u00eb, burrat e s\u00eb cil\u00ebs iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur gjithmon\u00eb kushtrimeve shekullore p\u00ebr ta mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore. Ajo ka qen\u00eb sofra e shtruar me barut &#8211; p\u00ebr armikun, dhe me buk\u00eb, me [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-10-05T15:34:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"RUGOVA &#8211; SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI\",\"datePublished\":\"2014-10-05T15:34:39+00:00\",\"dateModified\":\"2014-10-05T15:34:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/\"},\"wordCount\":1936,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/\",\"name\":\"RUGOVA - SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg\",\"datePublished\":\"2014-10-05T15:34:39+00:00\",\"dateModified\":\"2014-10-05T15:34:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RUGOVA &#8211; SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RUGOVA - SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"RUGOVA - SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Xhemail Peci (Fragment) Rugova \u00ebsht\u00eb ngritur shpesh si jatagan i brinj\u00ebve t\u00eb trupit kund\u00ebr pushtuesve shekullor\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb vatra e pashuar e flak\u00ebs s\u00eb atdhedashuris\u00eb, burrat e s\u00eb cil\u00ebs iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur gjithmon\u00eb kushtrimeve shekullore p\u00ebr ta mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb tok\u00ebsore. Ajo ka qen\u00eb sofra e shtruar me barut &#8211; p\u00ebr armikun, dhe me buk\u00eb, me [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-10-05T15:34:39+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"RUGOVA &#8211; SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI","datePublished":"2014-10-05T15:34:39+00:00","dateModified":"2014-10-05T15:34:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/"},"wordCount":1936,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/","name":"RUGOVA - SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg","datePublished":"2014-10-05T15:34:39+00:00","dateModified":"2014-10-05T15:34:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/xhemail_peci.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rugova-shamibardha-jote-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RUGOVA &#8211; SHAMIBARDHA JOTE SHQIP\u00cbRI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13762"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13762"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13762\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}