{"id":1376,"date":"2013-03-12T22:35:11","date_gmt":"2013-03-12T21:35:11","guid":{"rendered":"http:\/\/fjala.info\/?p=1376"},"modified":"2013-03-12T22:35:11","modified_gmt":"2013-03-12T21:35:11","slug":"zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shenasi Rama\" alt=\"\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" width=\"150\" \/> Nga <strong>Shenasi Rama<\/strong>, <em>12 Mars 2013<\/em><\/p>\n<p>Problemi kryesor n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr parin\u00eb e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai p\u00ebr t\u00eb cilin nuk po flet askush. Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb ekonomia. Si edhe e kam pas\u00eb parashikuar vitin e kaluar, ekonomia do t\u00eb b\u00ebhet shtjella, gjeratorja q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpij\u00eb k\u00ebt\u00eb pari sunduese. Do t\u00eb marr\u00eb edhe pak koh\u00eb, por nuk do t\u00eb vonoj\u00eb t\u00eb shihet qart\u00eb se ekonomia do t\u00eb jet\u00eb pika e tyre m\u00eb e dob\u00ebt. A do t\u00eb jet\u00eb shtjell\u00eb uji q\u00eb i merr dhe i nxjerr diku m\u00eb posht\u00eb lumit dhe ia dalin t\u00eb mbijetojn\u00eb, apo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gjeratore flak\u00ebsh q\u00eb i djeg si barin e that\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb lufte civile varet nga disa faktor\u00eb. Por nuk ka dyshim se edhe pse k\u00ebta e kan\u00eb p\u00ebrgatitur zgjidhjen p\u00ebr ta shtyr\u00eb edhe ca koh\u00eb pa rr\u00ebmuja, sepse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb mashtruar popullin shqiptar, nuk do ta ken\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb gjendja ekonomike?<\/strong><\/p>\n<p>Gjendja ekonomike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e keqe, por jo aq e keqe sa do t\u00eb b\u00ebhet s\u00eb shpejti. Mbas pak koh\u00ebsh do t\u00eb shohim se vilat, pishinat, hotelet, investimet, luksi, e moderniteti nuk do t\u00eb na hyjn\u00eb m\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Sepse investimet e tilla nuk krijojn\u00eb pasuri komb\u00ebtare, nuk jan\u00eb zhvillim por jan\u00eb para t\u00eb hedhura n\u00eb er\u00eb. Paria i ka shtyr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin investime t\u00eb tilla, dhe nuk shkoj asnj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb projekt t\u00eb qart\u00eb investimesh tek emigrant\u00ebt, tek shqiptar\u00ebt q\u00eb krijuan pak pasuri duke k\u00ebrkuar p\u00ebr ti t\u00ebrhequr n\u00eb projekte q\u00eb do t\u00eb krijonin pun\u00eb e stabilitet shoq\u00ebror. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim i q\u00ebllimt\u00eb i saj, q\u00eb p\u00ebrputhet me planet e saj t\u00eb zbatuara sistematikisht, metodikisht, e pa kurrfar\u00eb konsiderate p\u00ebr interesat e kombit.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb krijuar bindja se askush nuk do t\u00eb nd\u00ebshkohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb llahtar\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb tranzicionit sepse deri tani nuk i ka ndodhur gj\u00eb njeriu, nuk i ka hyr\u00eb nj\u00eb gjemb kujt n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Nuk jan\u00eb vrar\u00eb politikan\u00eb, nuk kan\u00eb ndodhur kund\u00ebrv\u00ebnie, nuk ka pasur protesta, por ka nj\u00eb rezinjat\u00eb t\u00eb dukshme q\u00eb i ka inkurajuar prijatar\u00ebt e paris\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7ka duan. Mir\u00ebpo, kjo e ka nj\u00eb shpjegim. Askush nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar sepse nuk ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm paria. T\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb qen\u00eb duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb iu ka krijuar mend\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit relative t\u00eb gjendjes s\u00eb tyre dhe besojn\u00eb se kan\u00eb p\u00ebrfituar p\u00ebr vete. Por paria e Tiran\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb miliarda, e populli ka marr\u00eb th\u00ebrrmija. Kur t\u2019i dal\u00eb gjumi popullit, do t\u00eb ndryshoj\u00eb loja dhe mandej do t\u00eb luhet me rregulla t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb dukje Kryeministri dhe Guvernatori i Bank\u00ebs sillen sikur gjendja ekonomike \u00ebsht\u00eb jo krejt keq dhe se fajin e ka tjet\u00ebrkush, kryesisht politikan\u00ebt e vendeve fqinj\u00eb si Greqia dhe Italia. Se ja, thon\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy por edhe analist\u00ebt e ministrat, edhe pse e kemi ulur norm\u00ebn e interesit shtat\u00eb her\u00eb rresht k\u00ebt\u00eb here nuk e ulem, d.m.th, gjene (si thon\u00eb nga Jugu) kemi besim se do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet gjendja shpejt. Ekonomin\u00eb e kemi t\u00eb dyt\u00ebn n\u00eb bot\u00eb, rritje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se Kina. Bujq\u00ebsin\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb dixhitale. Eksportojm\u00eb uiski n\u00eb Franc\u00eb dhe raki Skrapari n\u00eb SHBA. Investimet e huaja jan\u00eb rritur, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb p\u00ebrpunimin e plehrave. Vjet kan\u00eb hyr\u00eb tre milion e gjysm\u00eb turist\u00eb, edhe pse gjysma kan\u00eb ndenjur m\u00eb pak se 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos ishte kriza greke dhe italiane do t\u00eb ishim edhe m\u00eb mire sepse do t\u00eb kishte pun\u00eb p\u00ebr fason\u00ebt, q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb humbur pun\u00ebn nja 10000 vet\u00eb e p\u00ebr emigrant\u00ebt. Kemi arritur t\u00eb ulim importet e t\u00eb rrisim eksportet, por nuk themi se ka r\u00ebn\u00eb interesi e fuqia bler\u00ebse dhe se shtesat jan\u00eb minerale e energji, si dhe l\u00ebkur\u00eb bag\u00ebtish q\u00eb i \u00e7ojm\u00eb jasht\u00eb. Kemi investuar ne rrug\u00eb e n\u00eb infrastruktur\u00eb por nuk themi se sa qindra miliona dollar jan\u00eb vjedhur apo kan\u00eb pikuar rrug\u00ebs. Bankat kan\u00eb besim tek ne se na dhan\u00eb borxh. Do t\u2019i privatizojm\u00eb pronat e shtetit se k\u00ebshtu e ka kapitalizmi. Po i legalizojm\u00eb edhe apartamentet q\u00eb t\u00eb zhvillohet kapitalizmi. Dhe lista e p\u00ebrshkrimeve dhe e sloganeve \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto justifikime q\u00eb i shiten popullit p\u00ebr argumente fshehin nj\u00eb realitet t\u00eb friksh\u00ebm p\u00ebr shqiptar\u00ebt sepse jan\u00eb nj\u00eb mashtrim i paskrupullt q\u00eb tenton t\u00eb fsheh\u00eb realitetin e friksh\u00ebm. Mir\u00ebpo pakkush e cek faktin q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb realiteti ekonomik, por ajo q\u00eb paria do q\u00eb t\u00eb besojn\u00eb shqiptar\u00ebt se \u00ebsht\u00eb realiteti. P\u00ebr t\u2019u ndalur n\u00eb dy aspekte t\u00eb vetme, ulja e norm\u00ebs s\u00eb interesit, don me th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk ka k\u00ebrkes\u00eb dhe q\u00eb ekonomia \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie. Problemi \u00ebsht\u00eb se nuk funksionon kjo teknik\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku parat\u00eb ende mbahen n\u00eb qyp si n\u00eb shtetin shqiptar. Guvernatori b\u00ebri nj\u00eb veprim politik p\u00ebr t\u00eb mos u prishur me Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn se ndryshe nuk e blinin borxhin e shtetit bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb. Kur shihet zhvler\u00ebsimi real i lekut, kuptohet qart\u00eb se njer\u00ebzit marrin at\u00eb q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb e ndoshta m\u00eb pak. Nga ana tjet\u00ebr, rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb taksimi i nj\u00eb baze m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb biznesesh. Kjo iu desh Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb justifikuar rritjen e borxhit si p\u00ebrqindje e ekonomis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rritur taksat se ndryshe falimentonte shteti. Pra, thjesht u formalizua nj\u00eb pjes\u00eb e ekonomis\u00eb informale. Ja ku \u00ebsht\u00eb rritja.<\/p>\n<p>Por, s\u00ebrish ky\u00e7i i problemit \u00ebsht\u00eb mend\u00ebsia katundare dhe gjendja ku ishim. Kur nisesh nga buka e misrit me dhall\u00eb, nga rrobat e arnuara e shiltja e mbushur me pambuk t\u00eb mykur n\u00eb dyshemen\u00eb me lag\u00ebshtir\u00eb, shum\u00eb vet\u00ebve gjendja e sotme iu duket parajs\u00eb. Kjo ndodh sepse injoranca \u00ebsht\u00eb ekstreme. Edhe pse po han\u00eb grur\u00eb t\u00eb shp\u00eblar\u00eb me pesticide, pin\u00eb qum\u00ebsht me helm, flen\u00eb mbi materiale kancerogjene, dhe hekuri i sht\u00ebpive vjen direkt nga zonat radioaktive, edhe pse po vdesim si minjt\u00eb nga kanceri, prap\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb thuhet \u201cmir\u00eb jemi desh Zoti\u201d, ham\u00eb e pim\u00eb e nuk kemi t\u00eb ngopur. Pritet lopa dhe n\u00eb bark i gjenden tre kilogram qese plastike t\u00eb patretura, shishe kimikatesh e me radh\u00eb, dhe t\u00eb gjith\u00eb, edhe doktor\u00ebt, vdesin p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb pa\u00e7e me dhjam\u00eb t\u00eb shkrir\u00eb me uthull me planc (pl\u00ebnd\u00ebs) e mish koke. Ky mentaliteti p\u00ebrmblidhet bukur n\u00eb shprehjen popullore q\u00eb \u201chajt ma se nj\u00eb her\u00eb do t\u00eb vdesim, po t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos vdesim t\u00eb unt\u00eb,\u201d ua ka qorruar njer\u00ebzve syt\u00eb dhe nuk duan q\u00eb nuk duan t\u00eb shohin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Atje ku ka r\u00ebr\u00eb, thon\u00eb e futi kok\u00ebn n\u00eb r\u00ebr\u00eb, k\u00ebtu tek ne ku ka shk\u00ebmbinj, duhet gjetur nj\u00eb metafor\u00eb tjet\u00ebr, ndoshta n\u00eb lluc\u00ebn bregdetare.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo po i afrohemi faz\u00ebs kur paria duhet t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb haj\u00eb popullin dhe k\u00ebto 23 vjet ne e kemi kuptuar von\u00eb se sa e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kuleta p\u00ebr njer\u00ebzit. Ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb japin nderin e jet\u00ebn, por jo kulet\u00ebn. Paria e ka ditur k\u00ebt\u00eb. paria di k\u00ebt\u00eb dhe i ka prekur njer\u00ebzit pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb nder e n\u00eb jet\u00eb, por jo aq n\u00eb kulet\u00eb. Nuk i ka prekur deri tani, por tashm\u00eb nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Problemi kryesor pse do t\u00eb ndodh\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb ekonomia, gjendja e kriz\u00ebs ekonomike, nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb paria e Tiran\u00ebs nuk e cek, nuk e p\u00ebrmend dhe prandaj duket sikur nuk ekziston. Por, ekonomia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb k\u00ebta kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb. Paria e ndjen deri n\u00eb fund t\u00eb barkut, ku e ka fshehur frik\u00eb, q\u00eb oligarkit\u00eb politike mbijetojn\u00eb sa koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb rritet. Oligarkit\u00eb shemben kur shembet ekonomia. Dhe jan\u00eb shtat\u00eb procese q\u00eb kan\u00eb konverguar p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb pak\u00ebndshme p\u00ebr parin\u00eb e Tiran\u00ebs q\u00eb pavar\u00ebsisht frik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb nj\u00eb 1997-te t\u00eb re, p\u00ebrplasja \u00ebsht\u00eb e pashmangshme.<\/p>\n<p><strong>Shtat\u00eb aspekte t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb pari, jan\u00eb t\u00eb ardhurat nga emigrant\u00ebt. Emigrant\u00ebt d\u00ebrgojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak para se m\u00eb p\u00ebrpara. Gjat\u00eb disa viteve t\u00eb kaluara emigrant\u00ebt, sidomos ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Europ\u00eb e n\u00eb vendet post-osmane, ku vjedhja nga shteti konsiderohet kapitaliz\u00ebm, si Greqia, investuan gjith\u00e7ka kishin n\u00eb shtetin shqiptar. Mir\u00ebpo emigrant\u00ebt po kthehen. Deri tani jan\u00eb gati mbi gjysm\u00eb milioni q\u00eb jan\u00eb kthyer, rreth 300000 mij\u00eb emigrant sezonal\u00eb (q\u00eb shkonin ver\u00ebs) dhe rreth 228000 emigrant\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndenjur m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vite n\u00eb shtete t\u00eb huaja. Rreth 9000 f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb riregjistruar n\u00eb sistemin shkollor n\u00eb shtetin shqiptar duke krijuar nj\u00eb problem jo t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr ekonomin\u00eb e strukturat. Shum\u00eb nga k\u00ebta do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb profesionet e tyre, por tashm\u00eb kemi klube, bare, hotele, motele e restorante sa t\u00eb duash.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrtim nuk punon dot njeri se nuk shitet m\u00eb gj\u00eb. Ata po rrin\u00eb e han\u00eb kursimet, po edhe sa koh\u00eb do t\u00eb rrin\u00eb ashtu e sa koh\u00eb do t\u00eb ken\u00eb kursime p\u00ebr t\u00eb shpenzuar? Edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga nj\u00eb milion e gjysm\u00eb emigrant\u00eb q\u00eb jan\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs do durojn\u00eb sa t\u00eb mbarojn\u00eb shkollat f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb shpesh nuk din\u00eb as shqip, e do t\u00eb kthehen se nuk jetohet m\u00eb bodrumeve, pa pun\u00eb, e duke u p\u00ebrndjekur si shqiptar\u00eb. Rrethi \u00ebsht\u00eb i mbyllur, dhe koncepti \u201cse i kemi fabrikat jasht\u00eb shtetit\u201d po del gabim e mashtrim. Fabrikat i kan\u00eb pasur dhe i kan\u00eb t\u00eb huajt e ne do t\u00eb kemi krahun e pun\u00ebs, t\u00eb pambrojtur, t\u00eb pasiguruar e pa mund\u00ebsi mbijetese n\u00eb t\u00eb ardhmen q\u00eb e shit\u00ebm lir\u00eb e p\u00ebr asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, emigrant\u00ebt q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb mesatarisht rreth shtat\u00eb miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit (llogaritur n\u00eb pes\u00ebfishin e parave q\u00eb sillen me transferta bankare), si p\u00ebrmes ndihmave, investimeve, fitimeve, pensioneve, shpenzimeve n\u00eb sistem (dasma, dhe raste familjare, etj.) e kan\u00eb mbyllur rubinetin. Do rrin\u00eb ca koh\u00eb urt\u00eb ku t\u00eb jen\u00eb dhe pastaj (meq\u00eb nuk ka kund shpres\u00eb q\u00eb Italia, Greqia dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb mir\u00eb) do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje n\u00eb shtetin shqiptar sepse nuk kan\u00eb ku t\u00eb shkojn\u00eb tjet\u00ebr. Me nj\u00eb ekonomi europiane n\u00eb kriz\u00eb, k\u00ebta nuk kan\u00eb se si t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje tjerakund. Dhe k\u00ebta i kan\u00eb syt\u00eb e hapur se kan\u00eb par\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb shteti, e din\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ekonomia, dhe duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjidhje t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, t\u00eb ardhurat nga bizneset e pista q\u00eb num\u00ebrohen n\u00eb miliarda t\u00eb tjera, kan\u00eb ardhur duke u pak\u00ebsuar. Nga nj\u00eb an\u00eb, bizneset e ngritura me parat\u00eb e krimit e t\u00eb posht\u00ebrsis\u00eb jan\u00eb konsoliduar dhe tashm\u00eb rritja, p\u00ebrpunimi dhe shitja e drog\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e fuqishme e ekonomis\u00eb shqiptare. Por pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e ekonomis\u00eb s\u00eb n\u00ebndheshme dhe kriminale jan\u00eb edhe trafiqet. Dhe kur flitet p\u00ebr trafiqet, shteti shqiptar njihet si nj\u00eb vend, q\u00eb prodhon, vend kalimi e transportimi si dhe konsumimi. Ajo q\u00eb ka ndodhur gjat\u00eb k\u00ebtyre 23 viteve \u00ebsht\u00eb e frikshme dhe e llahtarshme. Ndoshta mallkimi q\u00eb d\u00ebgjohet shpesh \u201cua coft\u00eb zoti aty ku u dhemb m\u00eb fort, tek bijt\u00eb e tek fara e keqe e tyre\u201d qe d\u00ebgjohet anemban\u00eb shtetit shqiptar nuk do te funksionoj\u00eb, sepse kobr\u00ebn nuk e mbyt mallkimi i miut t\u00eb dob\u00ebt, por kafshimi i mangust\u00ebs dhe i rr\u00ebqebullit.<\/p>\n<p>Por paria e ndjen se ka nj\u00eb mallkim t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr. Tashm\u00eb, hajnat, vras\u00ebsit, kodosh\u00ebt e pusht\u00ebt q\u00eb sillnin para n\u00eb Tiran\u00eb, ata q\u00eb majm\u00ebn parin\u00eb, dhe q\u00eb mbajt\u00ebn me buk\u00eb fise, katunde e lagje t\u00eb t\u00ebra, e kan\u00eb nd\u00ebrruar mendjen. Ata kan\u00eb nisur t\u00eb investojn\u00eb jasht\u00eb. Ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb prej k\u00ebtyre figurave t\u00eb err\u00ebta e k\u00ebrmosura t\u00eb tranzicionit jan\u00eb duke i pastruar parat\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe duke i nxjerr\u00eb jasht\u00eb mbasi parat\u00eb i kan\u00eb kaluar n\u00eb shum\u00eb banka. Restorant p\u00ebr restorant, m\u00eb mir\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Itali se n\u00eb Tiran\u00eb. Shkoll\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb, m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr. Siguri p\u00ebr siguri, m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn Domenikane; aty ka edhe plazhe dhe muzik\u00eb p\u00ebr nat\u00eb. Ikja e kapitalit t\u00eb kriminalizuar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i madh dhe po b\u00ebhet shum\u00eb shqet\u00ebsues p\u00ebr parin\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, shteti shqiptar nuk ka m\u00eb se \u00e7\u2019t\u00eb shes\u00eb. Sali Berisha e mbylli ciklin e shitjes. Natyrisht q\u00eb mbasi shit\u00ebn qent\u00eb, dhe shkoll\u00ebn e qenve (p\u00ebr arsye t\u00eb kuptueshme, nuk e shesin dot partin\u00eb e zagar\u00ebve) do t\u00eb shesin edhe ajrin, edhe malet, edhe sh\u00ebndetin e f\u00ebmij\u00ebve. Do t\u2019i sjellin plehrat nga ku t\u00eb munden dhe do t\u2019i hedhin ku t\u00eb munden, n\u00eb mes t\u00eb fush\u00ebs m\u00eb pjellore do t\u2019i v\u00ebn\u00eb, do t\u00eb mbysin, do t\u2019i vrasin me ngadal\u00eb shqiptar\u00ebt, vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb kulet\u00ebs s\u00eb tyre. Por, shteti nuk ka m\u00eb se \u00e7\u2019t\u00eb shes\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, shteti shqiptar nuk ka ekonomi prodhuese nga t\u2019i nxjerr\u00eb parat\u00eb. Bizneset vegjetojn\u00eb. Shitblerja ka r\u00ebn\u00eb. Bizneset luftojn\u00eb t\u00eb nxjerrin dhjamin e pleshtit nga bler\u00ebsit. Nj\u00eb milion shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb. Po t\u2019i l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb statistikat q\u00eb b\u00ebhen gjat\u00eb ver\u00ebs kur edhe vjehrrat pun\u00ebsohen si shit\u00ebse e kameriere, vet\u00ebm nj\u00eb milion shqiptar\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb nga mbi tre milion\u00eb vet\u00eb q\u00eb tashm\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb shtetin shqiptar (p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb kthyerit mbas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb). K\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt dhe nj\u00eb mas\u00eb e madhe n\u00eb pension t\u00eb hersh\u00ebm, n\u00eb asistenc\u00eb, n\u00eb pun\u00eb fiktive, sht\u00ebpiake dhe ajo me qesharakja e t\u00eb gjith\u00eb kategorive, puna n\u00eb bujq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po kujt i del jetesa me bujq\u00ebsi n\u00eb shtetin shqiptar? Vet\u00ebm nj\u00eb numri t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm individ\u00ebsh. K\u00ebshtu, po t\u2019i b\u00ebsh llogarit\u00eb me kujdes, dhe t\u00eb thuash se 90 t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb bujq\u00ebsi nuk iu del jetesa me pun\u00ebn tyre, edhe pse duket pak e tep\u00ebrt, t\u00eb dalin nj\u00eb milion t\u00eb papun\u00eb. Paria nga ana e saj merr kat\u00ebr rroga secili. Jan\u00eb zyrtar\u00eb, jan\u00eb n\u00eb borde shteti, kan\u00eb bizneset e tyre, dhe thuajse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb profesor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb paguhen m\u00eb mir\u00eb se profesor\u00ebt jasht\u00eb vendit. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dallim q\u00eb njer\u00ebzit nuk e kalojn\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb i thell\u00eb edhe tek njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb mbetur me mall stok sepse prisnin q\u00eb shp\u00ebrthimi ekonomik nuk do t\u00eb ndalej ndonj\u00ebher\u00eb. Ik\u00ebn \u2018koh\u00ebt e arta\u2019 kur emigrant\u00ebt vinin e nd\u00ebrtonin pallate n\u00eb tre muaj, blinin dy-tre apartamente e mobilonin banjot me rubinete t\u00eb argjendta e ul\u00ebse banjosh t\u00eb lara me flori. Dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra miliarda dollar\u00eb q\u00eb hyn\u00eb n\u00eb shtetin shqiptar kan\u00eb shkuar p\u00ebr limuzina dasmash, p\u00ebr qejfet e syneteve e pag\u00ebzimeve, p\u00ebr apartamente q\u00eb s\u2019kan\u00eb uj\u00eb e as gropa uj\u00ebrash t\u00eb zeza, p\u00ebr pallate maje maleve ku nuk jeton askush, p\u00ebr makina t\u00eb shtrenjta q\u00eb nuk i duhen njeriu e q\u00eb ndryshken n\u00eb tako. Para t\u00eb shkuara kot, por q\u00eb k\u00ebshtu i interesonte paris\u00eb sepse tregtit\u00eb me shumic\u00eb i kontrollonin njer\u00ebzit e saj dhe k\u00ebto para kalonin n\u00eb duart e saj.<\/p>\n<p>Fajtore p\u00ebr gjendjen \u00ebsht\u00eb paria e Tiran\u00ebs, pa asnj\u00eb dyshim apo diskutim. Paria e drejtoi procesin n\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebr t\u00eb mundshme. Gjerman\u00ebt shtr\u00ebnguan rripin dhe p\u00ebr 20 vjet h\u00ebngr\u00ebn lakra e b\u00ebn\u00eb nj\u00eb ekonomi t\u00eb pakrahasueshme. E nj\u00ebjta edhe me japonez\u00ebt apo korean\u00ebt. Parit\u00eb e k\u00ebtyre vendeve punuan me plan dhe nd\u00ebrtuan ekonomi q\u00eb sot jan\u00eb konkurruese n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Paria e Tiran\u00ebs i shtyri shqiptar\u00ebt t\u00eb luajn\u00eb hordh\u00ebk p\u00ebr 20 e ca vite, dhe tashti po i shtyn dal\u00eb e ngadal\u00eb tek fasulja, lakra e tek buk\u00eb e djath\u00eb e mollatarta. A b\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb investim? A b\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb fabrik\u00eb? A hap\u00ebn vende pun\u00eb?<\/p>\n<p>Asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb justifikuar sjelljen e q\u00ebndrimin e tyre n\u00eb politik\u00eb. Sjellje e tyre simbas parimit \u201chaja qenit, pija qenit, hajt t\u2019i bijm\u00eb karadyzenit\u201d q\u00eb u modifikua me parimin \u201c\u00e7do shqiptar le t\u00eb luaj\u00eb kumar\u201d q\u00eb kulmoi n\u00eb koh\u00ebn kur Fatos Nano ishte kryekumarxhiu e kryeministri i vendit, nuk u ndryshua. Ne vazhduam t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe n\u00eb periudh\u00ebn e rikthimit t\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb luan fall me t\u00eb gjith\u00eb, dhe e zgjeruam gam\u00ebn e qejfeve duke e hapur loj\u00ebn gjithkund. Mir\u00ebpo, ne nuk prodhojm\u00eb shum\u00eb\u00e7ka, por importojm\u00eb gjith\u00e7ka, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu uj\u00eb, qep\u00eb, grur\u00eb, e mollatarta. E vetmja gj\u00eb q\u00eb na duhet e q\u00eb nuk e importojm\u00eb dot jan\u00eb politikan\u00ebt e burrat e shtetit q\u00eb din\u00eb, q\u00eb kan\u00eb burrnin\u00eb e duhur e q\u00eb duan t\u2019i thon\u00eb popullit t\u00eb drejt\u00ebn e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn sepse k\u00ebta q\u00eb na dunsojn\u00eb luajn\u00eb loj\u00ebra \u201chap e mbyll syt\u00eb\u201d apo kukam\u00e7efthi.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, paria e Tiran\u00ebs e di se nuk mundet me marr\u00eb m\u00eb borxhe. E para kush do t\u2019i jap\u00eb borxh? E dyta si do t\u2019i laj\u00eb borxhet? K\u00ebshtu si jan\u00eb pun\u00ebt shteti shqiptar duhet t\u00eb paguaj\u00eb 500 milion\u00eb dollar\u00eb borxh interes n\u00eb vit. Nga do t\u00eb dalin k\u00ebto para? Paria mendon se iu ka hedhur shqiptar\u00ebve trut\u00eb e budallait duke th\u00ebn\u00eb se \u201cTito e ka l\u00ebn\u00eb amanet q\u00eb merrni borxh se borxhi nuk lahet kurr\u00eb.\u201d Argumenti tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se Gjermania ka 300 p\u00ebrqind t\u00eb GPD-se borxh. Po a mendon ai njeriu q\u00eb rri n\u00eb klub gjith\u00eb dit\u00ebn se gjermani punon gjith\u00eb dit\u00ebn? Po ashtu paria i m\u00ebshon mend\u00ebsis\u00eb katundare duke i shtyr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb se borxhi nuk \u00ebsht\u00eb i tyre por i shtetit. Po shteti i kujt \u00ebsht\u00eb? Nga do t\u2019i marr\u00eb parat\u00eb p\u00ebr t\u2019i paguar borxhet? Shtetasit t\u00eb vet do ja marr\u00eb. T\u00eb huajt nuk sjellin m\u00eb ndihma, nuk japin m\u00eb borxhe, nuk kan\u00eb koh\u00eb t\u00eb merren me shqiptar\u00ebt se kan\u00eb hallet e tyre. Do t\u00eb kullandrisemi me dhjamin ton\u00eb, mir\u00ebpo, ky \u00ebsht\u00eb fillimi i kanibalizmit ekonomik, sepse do t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb ham\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe pasurin\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, skemat piramidale po shp\u00ebrthejn\u00eb dhe paria nuk di si ti kontrolloj\u00eb si p\u00ebr shembull n\u00eb edukim e n\u00eb nd\u00ebrtim. Nuk \u00ebsht\u00eb puna tek Shemsie Kadria q\u00eb u kthye dhe gjeti aq budallenj sa t\u2019u merrte 200 milion\u00eb lek\u00eb dhe u zhduk. Problemi \u00ebsht\u00eb tek piramidat financiare si kjo e arsimit t\u00eb lart\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb student\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb dy-tre diploma, por pun\u00eb nuk ka as p\u00ebr pastruese, vecse n\u00eb t\u00eb marrt\u00eb daja n\u00eb pun\u00eb. Paria \u00ebsht\u00eb tallur sa ka mundur me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Tashti \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb rini q\u00eb nuk don t\u00eb punoj\u00eb tok\u00ebn e gjyshit sepse ka nj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr q\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i diplomuar universitar? Edhe sa koh\u00eb do ta mbaj\u00eb familja? A do t\u00eb b\u00ebhet krah pun\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim diku? Paris\u00eb nuk i intereson. Ajo ndau copa letrash dhe njer\u00ebzit i blen\u00eb si fr\u00ebngu pul\u00ebn; edhe pse fr\u00ebngu e h\u00ebngri pul\u00ebn, ne nuk i ham\u00eb dot letrat e diplomat p\u00ebr t\u00eb cilat kemi paguar aq shume e aq shtrenjte. E nj\u00ebjta gj\u00eb edhe n\u00eb nd\u00ebrtim e n\u00eb fusha t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>S\u00eb shtati, sistemi ekonomik \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar i gjithi mbi shk\u00ebmbimin e sendeve. Bankat nuk hyjn\u00eb shum\u00eb n\u00eb mes, sepse pun\u00ebt b\u00ebhen me clearing. Dhe shteti nuk i ka paguar investitor\u00ebt privat\u00eb, por iu q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb taksat paraprakisht. Shteti iu ka borxh dikund rreth 200 milion\u00eb euro privat\u00ebve q\u00eb tashti duhet t\u00eb hapin qesen edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e p\u00ebr partin\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull duhet t\u2019iu japin t\u00eb dy pal\u00ebve, e sa duan t\u00eb dy pal\u00ebt. Kush mund t\u00eb investoj\u00eb diku tjet\u00ebr kur nuk mund t\u2019i shes\u00eb apartamentet qe num\u00ebrohen me mij\u00ebra e q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pahipotekuara e t\u00eb legalizuara? Kush don t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku t\u00eb gjith\u00eb duan t\u00eb b\u00ebhen miliarder\u00eb brenda nat\u00ebs? Pak nga borxhet, pak nga pasiguria, pak nga parapritja se do t\u00eb ket\u00eb sherr, biznesi \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i paralizuar. Ato deg\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb suksesshme si mineralet e fasoneria, po e ndjejn\u00eb pesh\u00ebn e kriz\u00ebs dhe do t\u00eb ndjejn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si do t\u00eb b\u00ebhet kriza nj\u00eb problem i pazgjidhsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet theksuar se paria e Tiran\u00ebs e ka t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb qet\u00ebsin\u00eb publike dhe t\u2019i bind\u00eb shqiptar\u00ebt se kriza \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme, q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen gj\u00ebrat keq e m\u00eb keq, dhe se nuk ka shpres\u00eb kund. Shum\u00eb e shpenzimeve q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb shteti \u00ebsht\u00eb marramend\u00ebse dhe nuk ka asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme, q\u00eb pa nj\u00eb mrekulli ekonomike, q\u00eb nuk pritet q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, do t\u00eb gjenden parat\u00eb. Shteti shqiptar duhet t\u00eb paguaj\u00eb 107,000 buxhetore, 560,000 pensionist\u00eb, 117,000 familje q\u00eb marrin asistenc\u00eb sociale, t\u00eb ket\u00eb para p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur infrastruktur\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shpenzimet e tjera, dhe p\u00ebrmbi k\u00ebto i duhen edhe 550 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr interesat e borxhit.<\/p>\n<p>Nga do t\u00eb dalin parat\u00eb? Nj\u00eb rrug\u00eb e shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb legalizimi i pronave, nd\u00ebrtesave, banesave, apartamenteve dhe p\u00ebrve\u00e7 taks\u00ebs s\u00eb hipotekimit do t\u00eb mblidhet edhe nj\u00eb taks\u00eb modeste vjetore p\u00ebrmbi \u00e7do met\u00ebr katror mbi 48 metrat e nj\u00eb dhome e kuzhin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb familje me tre vet\u00eb e mbi 60 metra katrore p\u00ebr nj\u00eb familje me kat\u00ebr veta. Taksa do t\u00eb jet\u00eb e dyfishuar p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e dyta, e trefishuar p\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e treta, n\u00ebse nuk jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna me qira. P\u00ebrve\u00e7 taksave mbi pron\u00ebn, do t\u00eb mblidhen taksa shtes\u00eb mbi bizneset, dyqanet, makinat e aparaturat e luksit, do t\u00eb rritet taksa mbi telefonat, shteti do t\u00eb vendos\u00eb tarifa mbi t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb ofron q\u00eb nga nj\u00eb pull\u00eb n\u00eb gjendjen civile tek pasaporta.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo paradoksi \u00ebsht\u00eb q\u00eb paria do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza, por nuk t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb veten. Ata do t\u00eb paguajn\u00eb taksat q\u00eb nuk kurrgj\u00eb n\u00eb lidhje me pasurit\u00eb q\u00eb kan\u00eb, do t\u00eb sillen si qytetar\u00ebt e tjer\u00eb por nuk do tregojn\u00eb pasurit\u00eb e plota, do ti fshehin, do t\u2019i investojn\u00eb parat\u00eb tjerakund dhe kur t\u00eb vij\u00eb puna tek taksimi, t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr se apo shit\u00ebsi i k\u00ebpuc\u00ebve tek Gabi. Po ashtu, duke qen\u00eb q\u00eb k\u00ebta punojn\u00eb bashk\u00eb, por nuk ia kan\u00eb bes\u00ebn nj\u00ebri-tjetrit, do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb minojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb ruajn\u00eb klanet e veta. Pavar\u00ebsisht se nga vjen, nga lart, nga posht\u00eb, nga pak\u00ebnaq\u00ebsia e shtres\u00ebs s\u00eb mesme, e profesionist\u00ebve, e student\u00ebve, e t\u00eb papun\u00ebve, e emigrant\u00ebve, e kujtdo tjet\u00ebr, shtysa p\u00ebr ngat\u00ebrres\u00eb \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Dhe p\u00ebrpjekja e strukturave lokale t\u00eb partive p\u00ebr t\u2019i vjedhur votat do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb shuhet leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrfundimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kjo \u00ebsht\u00eb gjendja simbas mendimit tim dhe kjo gjendje do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e dukshme sa m\u00eb shum\u00eb i afrohemi fushat\u00ebs q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e eg\u00ebr dhe e ndezur. Pavar\u00ebsisht se paria e Tiran\u00ebs po mundohet ta kaloj\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore me sherre personale, me shashka mediatike, me sulme dyt\u00ebsore, duke mos prekur problemet e v\u00ebrteta ekonomike, ajo nuk do t\u00eb mundet q\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb problemin e madh me t\u00eb cilin do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballet mbas 23 Qershorit. Problemi kryesor i paris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb ekonomia. Shteti e ka ark\u00ebn bosh. Emigrant\u00ebt nuk sjellin m\u00eb para. Nuk ka investime t\u00eb huaja. Shteti nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb marr\u00eb m\u00eb borxh e t\u00eb paguaj\u00eb borxhet q\u00eb ka. Shqiptar\u00ebt nuk e kan\u00eb kuptuar se kur luan n\u00eb kazino, fiton vet\u00ebm pronari i kazinos\u00eb. Dhe kur luan me jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve tuaj, ai q\u00eb fiton \u00ebsht\u00eb paria. Nuk t\u00eb b\u00ebn skllav vet\u00ebm buka e goj\u00ebs, edhe qejfi yt t\u00eb b\u00ebn skllav t\u00eb paris\u00eb, e jo vet\u00ebm ty, por edhe f\u00ebmij\u00ebt e tu.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb problemi i v\u00ebrtet\u00eb i shqiptar\u00ebve. Problem urgjent i paris\u00eb \u00ebsht\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk merren vesh. Ata rrin\u00eb e rrin\u00eb urt\u00eb, por mandej e p\u00ebrmbysin tryez\u00ebn dhe kur t\u00eb filloj\u00eb sherri, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje e t\u00eb gjith\u00ebve kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve. Pra, problemi q\u00eb e tremb parin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as problem politik e as problem ekonomik, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem automatik, si n\u00eb vitin 1997. Prandaj i sillet rrotull, prandaj do t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje, prandaj do t\u00eb mundohet t\u2019i mbyll\u00eb sherret shpejt e shpejt, sepse po i u doli gjumi njer\u00ebzve, dhe po e kuptuan se \u00e7far\u00eb iu ka ndodhur, nuk dihet \u00e7\u2019ndodh. Urrejtja \u00ebsht\u00eb e verb\u00ebr dhe ata dik\u00eb do ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb e t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>http:\/\/www.facebook.com\/shenasi.rama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Shenasi Rama, 12 Mars 2013 Problemi kryesor n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr parin\u00eb e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai p\u00ebr t\u00eb cilin nuk po flet askush. Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb ekonomia. Si edhe e kam pas\u00eb parashikuar vitin e kaluar, ekonomia do t\u00eb b\u00ebhet shtjella, gjeratorja q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpij\u00eb k\u00ebt\u00eb pari sunduese. Do t\u00eb marr\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Shenasi Rama, 12 Mars 2013 Problemi kryesor n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr parin\u00eb e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai p\u00ebr t\u00eb cilin nuk po flet askush. Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb ekonomia. Si edhe e kam pas\u00eb parashikuar vitin e kaluar, ekonomia do t\u00eb b\u00ebhet shtjella, gjeratorja q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpij\u00eb k\u00ebt\u00eb pari sunduese. Do t\u00eb marr\u00eb edhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-03-12T21:35:11+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb\",\"datePublished\":\"2013-03-12T21:35:11+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-12T21:35:11+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/\"},\"wordCount\":4421,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/\",\"name\":\"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"datePublished\":\"2013-03-12T21:35:11+00:00\",\"dateModified\":\"2013-03-12T21:35:11+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Shenasi Rama, 12 Mars 2013 Problemi kryesor n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr parin\u00eb e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai p\u00ebr t\u00eb cilin nuk po flet askush. Problemi kryesor \u00ebsht\u00eb ekonomia. Si edhe e kam pas\u00eb parashikuar vitin e kaluar, ekonomia do t\u00eb b\u00ebhet shtjella, gjeratorja q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpij\u00eb k\u00ebt\u00eb pari sunduese. Do t\u00eb marr\u00eb edhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2013-03-12T21:35:11+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb","datePublished":"2013-03-12T21:35:11+00:00","dateModified":"2013-03-12T21:35:11+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/"},"wordCount":4421,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/","name":"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","datePublished":"2013-03-12T21:35:11+00:00","dateModified":"2013-03-12T21:35:11+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2012\/shenasi_rama.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/zgjedhjet-dhe-problemi-i-pazgjidhshem-i-ekonomise-ne-krize\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Zgjedhjet dhe problemi i pazgjidhsh\u00ebm i ekonomis\u00eb n\u00eb kriz\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1376"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1376"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1376\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1376"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1376"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1376"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}