{"id":13751,"date":"2014-09-27T21:51:51","date_gmt":"2014-09-27T20:51:51","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1949"},"modified":"2014-09-27T21:51:51","modified_gmt":"2014-09-27T20:51:51","slug":"lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/","title":{"rendered":"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Luljeta Lleshanaku\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <em>27\/09\/2014<\/em><\/p>\n<p><em><strong>Dhjet\u00eb libra q\u00eb mund t\u00eb mos ken\u00eb tronditur bot\u00ebn, por Luljeta Lleshanakun e kan\u00eb tronditur sigurisht. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb tronditjen rr\u00ebqeth\u00ebse q\u00eb i p\u00ebrshkon lexuesit e mir\u00eb. Mbilexuesit, n\u00eb rastin e Luljet\u00ebs, nj\u00eb poete brilante \u2018cerebrale, por jo patetike\u2019 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur fjal\u00ebt e saj p\u00ebr Wislawa Szymborsk\u00ebn. <\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb q\u00eb keni lexuar apo jua kan\u00eb lexuar t\u00eb tjer\u00ebt? \u00c7\u2019mbani mend prej tij?<\/strong><\/p>\n<p>Me sa mbaj mend, libri i par\u00eb q\u00eb kam lexuar, ka qen\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb i <em>Ramadan Pasma\u00e7iut<\/em>, dhe un\u00eb mund t\u00eb kem qen\u00eb rreth gjasht\u00eb a shtat\u00eb vje\u00e7. E lexova vet\u00eb, madje me ceremoni: i erdha rrotull oborrit t\u00eb fqinjit me lib\u00ebr n\u00eb dor\u00eb, duke lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Nuk e mbaj mend as titullin, por ka qen\u00eb nj\u00eb fabul me qen, n\u00eb mos gabohem.<\/p>\n<p><strong>Kur ishit f\u00ebmij\u00eb, a ishit natyr\u00eb q\u00eb ju p\u00eblqenin leximet, apo ju detyronin prind\u00ebrit?<\/strong><\/p>\n<p>Leximi ishte gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb mbaj mend nga f\u00ebmij\u00ebria. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja q\u00eb kisha her\u00eb pas here r\u00ebnie nga m\u00ebsimet dhe nuk kapja asnj\u00eb pun\u00eb me dor\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Kuptohet q\u00eb u b\u00eb problem. M\u2019u desh pastaj t\u2019i fshihja librat, si t\u00eb ishin letra dashurie; sa her\u00eb q\u00eb pastrohej me themel sht\u00ebpia, nga rr\u00ebzat dilnin librat e mi. Madje, nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Maria Kyrin\u00eb, mami ma dogji n\u00eb mes t\u00eb oborrit; duhet ta kem shkelur keq.<\/p>\n<p>Nuk e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishte ndodhur, n\u00ebse do t\u00eb kisha lindur nja 20 a 30 vjet m\u00eb von\u00eb, fjala vjen, po t\u00eb isha f\u00ebmij\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ndoshta ishte fat q\u00eb m\u00eb takoi ta kaloja f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ku libri mbetej i vetmi mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kureshtjen.<\/p>\n<p><strong>Kur keni pasur nj\u00eb raft t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb librash?<\/strong><\/p>\n<p>Kam pasur nj\u00eb raft librash, t\u00eb futur n\u00eb mur; shum\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb stilit mesdhetar kan\u00eb rafte t\u00eb tilla. Ishte mbi kok\u00ebn e shtratit n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit. Ai ishte rafti i daj\u00ebs, dhe ne nuk guxonim t\u00eb fusnim duart. Por un\u00eb nuk rrija rehat dhe mbaj mend disa botime n\u00eb fr\u00ebngjisht t\u00eb Aleksand\u00ebr Dymas, Viktor Hygoit dhe disa libra t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb fr\u00ebngjisht. Gjithashtu edhe Fije bari i Uitmanit dhe nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr shpjegimin e \u00ebndrrave, shum\u00eb i holl\u00eb, delikat dhe i vjet\u00ebr. Kur u arrestua daja, hetuesit i mor\u00ebn disa libra dhe nuk i kthyen m\u00eb. N\u00eb mes tyre ishte edhe Fije bari. Por nj\u00eb raft t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb timin librash kam pasur n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb konvikti n\u00eb Qytetin e Studentit. Ishte i p\u00ebrbashk\u00ebt, i imi dhe i Lazrit, kur u martuam.<\/p>\n<p><strong>A keni lexuar libra p\u00ebr t\u00eb rritur n\u00eb vitet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb? \u00c7\u2019libra? Mbresat e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 11-vje\u00e7are, doli q\u00eb un\u00eb kisha lexuar tashm\u00eb gjith\u00eb librat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb ekzistonin n\u00eb bibliotek\u00ebn e rrethit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. D\u00ebshira, bibliotekarja, nj\u00eb zonj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, pasi nuk la raft pa k\u00ebrkuar, m\u00eb n\u00eb fund m\u00eb vuri p\u00ebrpara disa libra p\u00ebr t\u00eb rritur dhe m\u00eb tha: Nuk ka m\u00eb libra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb; k\u00ebto q\u00eb po t\u00eb jap jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur. A je e sigurt q\u00eb nuk do t\u2019i keqkuptosh? Nuk e kuptova mir\u00eb at\u00eb pyetje. Por edhe ajo nuk e kishte t\u00eb leht\u00eb ta b\u00ebnte, besoj. Sa her\u00eb q\u00eb m\u00eb kujtohet kjo situat\u00eb, nuk e di pse me qeshet si me sken\u00ebn e Gjinos dhe Vangjelit, tek filmi \u201cP\u00ebrrall\u00eb nga e kaluara\u201d, kur matej ta pyeste p\u00ebr di\u00e7ka, por nuk po dinte se si. Ishte e qart\u00eb: ata ishin libra q\u00eb kishin edhe histori dashurie brenda, dhe zonja kishte frik\u00eb se mos ndoshta ishin t\u00eb parakohshme p\u00ebr mua. Un\u00eb i dhash\u00eb fjal\u00ebn q\u00eb nuk do \u201ct\u2019i keqkuptoj\u201d, dhe i \u2018p\u00ebrlava\u2019. Mundet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb libra t\u00eb Emil Zola-s\u00eb, ndoshta, ose s\u00eb paku, Emil Zola \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt romancier\u00eb q\u00eb kam lexuar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019marr\u00ebdh\u00ebnie keni pasur me p\u00ebrrallat?<\/strong><\/p>\n<p>Kam lexuar \u00e7do gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ka dal\u00eb p\u00ebrpara, pa zgjedhur. M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit Grimm. Por p\u00ebrrallat nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb preferuarat e mia; q\u00eb e vog\u00ebl, kam qen\u00eb shum\u00eb e prirur drejt realizmit.<\/p>\n<p>P\u00ebrrallat e vetme q\u00eb m\u00eb kan\u00eb habitur v\u00ebrtet kan\u00eb qen\u00eb disa p\u00ebrralla t\u00eb mbledhura nga Donat Kurti dhe Marin Sirdani, t\u00eb cilat u botuan n\u00eb vitin 1994.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpara viteve \u201990, a i keni njohur shkrimtar\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb per\u00ebndimor\u00eb? N\u00eb \u00e7\u2019gjuh\u00eb i keni lexuar?<\/strong><\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb arm\u00eb, dhe Plaku dhe deti t\u00eb Heminguejit, veprat e Markezit, t\u00eb cilat u botuan von\u00eb t\u00eb vitet \u201980, dhe t\u00eb tjera, t\u00eb cilat nuk m\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mend. Por mbaj mend, q\u00eb im shoq Lazri, i cili kishte mund\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrdorte pavijonin rezerv\u00eb t\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare, p\u00ebrktheu nga rusishtja disa poezi t\u00eb poetit amerikan Robert Bly bashk\u00eb me Metamorfoz\u00ebn e Kafk\u00ebs. Dhe\u2026n\u00eb \u201889 m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me poezi e Karl Sandberg, i cili, \u00e7udit\u00ebrisht m\u00eb t\u00ebrhoqi shum\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ndoshta pse ishte poezi amerikane, di\u00e7ka krejt ndryshe, ku gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta, i gjen t\u00eb konvertuara n\u00eb poezi. Vet\u00eb amerikan\u00ebt p\u00ebrdorin nj\u00eb epitet interesant mbi k\u00ebt\u00eb lloj poezie; e quajn\u00eb \u201cmuskulore\u201d. Ky konkluzion do t\u00eb p\u00ebrforcohej vite m\u00eb von\u00eb, kur t\u00eb njihja nga af\u00ebr poet\u00ebt e Shkoll\u00ebs s\u00eb New York-ut, kryesisht Frank O\u2019Har\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Ju ndodh t\u00eb rilexoni? N\u00ebse po, \u00e7far\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jo shpesh, por po. Kryesisht proz\u00eb dhe pa dyshim BIBL\u00cbN. N\u00ebse ka ndonj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb cilin do ta merrja pa hezitim n\u00eb udh\u00ebtim, pa dyshim do t\u00eb ishte Bibla.<\/p>\n<p>Nuk besoj se ka ndonj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr, leximi i t\u00eb cilit nuk p\u00ebrfundon kurr\u00eb. Edhe sikur ta m\u00ebsosh p\u00ebrmend\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>A ka ndonj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb e mbani gjithmon\u00eb af\u00ebr, p\u00ebr ta shfletuar gjithmon\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb disa libra, t\u00eb cil\u00ebt i mbaj gjithmon\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb duksh\u00ebm, q\u00eb t\u2019i gjej kollaj sa her\u00eb t\u00eb kem nevoj\u00eb t\u00eb rimarr veten, t\u00eb till\u00eb si: tregimet e \u00c7ehovit, poezit\u00eb e Yehuda Amichait, Hard Labour e Cesare Paveses, dhe nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e poezive t\u00eb Seamus Heaney-t, t\u00eb cilin gjithashtu kurr\u00eb nuk arrij ta kuptoj deri n\u00eb fund. K\u00ebtu q\u00ebndron ndoshta, edhe magjia e tij.<\/p>\n<p><strong>B\u00ebni sh\u00ebnime n\u00eb faqet e librave?<\/strong><\/p>\n<p>Ah, m\u00eb kujtuat nj\u00eb rast: nj\u00eb kush\u00ebriri im, Feriti, \u201ci \u00e7mendur\u201d pas operave dhe librave, kishte disa libra t\u00eb vjet\u00ebr, q\u00eb nuk munda t\u2019i gjej tjet\u00ebrkund. M\u00eb kujtohet, se kur erdha p\u00ebr pushime n\u00eb ver\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, (sapo kisha mbaruar klas\u00ebn e tet\u00eb), gjeta n\u00eb raftin e tij Ana Karenin\u00ebn. Dhe ai u b\u00eb keq, kur, rast\u00ebsisht gjeti tri flet\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura nga libri. Un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb nuk qe faji im, sepse flet\u00ebt kishin qen\u00eb jo t\u00eb lidhura mir\u00eb. Por hajde e mbushi mendjen, sepse ai ishte maniak pas tyre dhe ata libra t\u00eb cil\u00ebt ishin lexuar disa her\u00eb, ishin sikur sapo kishin dal\u00eb nga shtypshkronja.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb tip impulsiv si puna ime, ishte problem t\u00eb merrja libra hua, sepse nuk mund t\u00eb rrija pa l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb shenj\u00eb. Ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga arsyet q\u00eb blej edhe libra t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Amazon. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb sh\u00ebnime dhe komente, dhe kjo m\u00eb p\u00eblqen. Librat e p\u00ebrdorur m\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb lloj ngroht\u00ebsie, atmosfere.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb dit\u00ebt e sotme, a lexoni ende let\u00ebrsi artistike? \u00c7far\u00eb? Ku informoheni p\u00ebr titujt e rinj? Lexoni p\u00ebrkthime apo n\u00eb origjinal?<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se koh\u00ebn e kam shum\u00eb t\u00eb rezervuar, m\u00eb duhet t\u00eb jem shum\u00eb selektive mbi let\u00ebrsin\u00eb artistike. Lexoj kryesisht n\u00eb anglisht. Sidomos poezia, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, krijon tjet\u00ebr magji kur lexohet n\u00eb gjuh\u00ebt origjinale. Nj\u00eb nga librat e fundit v\u00ebrtet magjeps\u00ebs \u00ebsht\u00eb Pedro Paramo i Juan Rulfos, t\u00eb cilin e kam lexuar n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb anglisht, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb informacion p\u00ebr titujt e rinj, mjafton t\u00eb k\u00ebrkosh n\u00eb faqet e recensioneve t\u00eb New York Times ose t\u00eb The Guardian. Dhe mund ta porosis\u00ebsh menj\u00ebher\u00eb librin. K\u00ebshtu kam lexuar edhe Tomas Transtromerin, edhe Eduardo Bolanon, t\u00eb cilin meq\u00eb ra fjala, e kam nj\u00eb nga autor\u00ebt e preferuar.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb mungon relativisht n\u00eb shtypin ton\u00eb kulturor \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht prezantimi i librave t\u00eb rinj. Nuk them q\u00eb nuk shkruhet p\u00ebr librat, por shkruhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e gabuar, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb frikshme akademike, e cila n\u00eb vend q\u00eb ta tundoj\u00eb lexuesin q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb e ta blej\u00eb at\u00eb lib\u00ebr, p\u00ebrkundrazi, e mban larg nga librarit\u00eb. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: informo mbi p\u00ebrmbajtjen e librit, temat dhe deri diku p\u00ebr historin\u00eb e karaktereve. Pak m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb servirja e poezis\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, por jo e pamundur. Duke punuar n\u00eb programin ORKIDEA, un\u00eb jam ndeshur me k\u00ebt\u00eb problem: si t\u00eb t\u00ebrheqim v\u00ebmendjen drejt librit? Mos t\u00eb harrojm\u00eb se mediat, ndryshe nga konferencat, i drejtohen nj\u00eb audience shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, dhe duhet t\u00eb gjesh gjuh\u00ebn e duhur, t\u00eb komunikosh me t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>27\/09\/2014 Dhjet\u00eb libra q\u00eb mund t\u00eb mos ken\u00eb tronditur bot\u00ebn, por Luljeta Lleshanakun e kan\u00eb tronditur sigurisht. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb tronditjen rr\u00ebqeth\u00ebse q\u00eb i p\u00ebrshkon lexuesit e mir\u00eb. Mbilexuesit, n\u00eb rastin e Luljet\u00ebs, nj\u00eb poete brilante \u2018cerebrale, por jo patetike\u2019 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur fjal\u00ebt e saj p\u00ebr Wislawa Szymborsk\u00ebn. Cili \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4,9],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"27\/09\/2014 Dhjet\u00eb libra q\u00eb mund t\u00eb mos ken\u00eb tronditur bot\u00ebn, por Luljeta Lleshanakun e kan\u00eb tronditur sigurisht. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb tronditjen rr\u00ebqeth\u00ebse q\u00eb i p\u00ebrshkon lexuesit e mir\u00eb. Mbilexuesit, n\u00eb rastin e Luljet\u00ebs, nj\u00eb poete brilante \u2018cerebrale, por jo patetike\u2019 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur fjal\u00ebt e saj p\u00ebr Wislawa Szymborsk\u00ebn. Cili \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-09-27T20:51:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit\",\"datePublished\":\"2014-09-27T20:51:51+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-27T20:51:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/\"},\"wordCount\":1637,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/\",\"name\":\"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg\",\"datePublished\":\"2014-09-27T20:51:51+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-27T20:51:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"27\/09\/2014 Dhjet\u00eb libra q\u00eb mund t\u00eb mos ken\u00eb tronditur bot\u00ebn, por Luljeta Lleshanakun e kan\u00eb tronditur sigurisht. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb tronditjen rr\u00ebqeth\u00ebse q\u00eb i p\u00ebrshkon lexuesit e mir\u00eb. Mbilexuesit, n\u00eb rastin e Luljet\u00ebs, nj\u00eb poete brilante \u2018cerebrale, por jo patetike\u2019 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur fjal\u00ebt e saj p\u00ebr Wislawa Szymborsk\u00ebn. Cili \u00ebsht\u00eb libri i par\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-09-27T20:51:51+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit","datePublished":"2014-09-27T20:51:51+00:00","dateModified":"2014-09-27T20:51:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/"},"wordCount":1637,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg","articleSection":["Intervista","Poezi"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/","name":"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg","datePublished":"2014-09-27T20:51:51+00:00","dateModified":"2014-09-27T20:51:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/luljeta_lleshanaku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/lleshanaku-librin-e-pare-e-kam-lexuar-me-ze-te-larte-ne-oborrin-e-fqinjit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lleshanaku: Librin e par\u00eb e kam lexuar me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb oborrin e fqinjit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13751"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13751"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13751\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13751"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13751"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13751"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}