{"id":13748,"date":"2014-09-25T15:09:04","date_gmt":"2014-09-25T14:09:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1937"},"modified":"2014-09-25T15:09:04","modified_gmt":"2014-09-25T14:09:04","slug":"marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/","title":{"rendered":"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Leonora La\u00e7i<\/strong><\/p>\n<blockquote><p><strong>Marie Shllaku<\/strong><\/p>\n<p><em>Brinj\u00ebt ty t\u2019i thyen, po nuk ta thyen zemr\u00ebn\u2026<br \/>\nBuz\u00ebt t\u2019i shkrumuan, po s\u2019ta mbyll\u00ebn goj\u00ebn\u2026<br \/>\nSyt\u00eb t\u2019i shterruan, po n\u00eb drit\u00eb u sh\u00ebnd\u00ebrruan\u2026<br \/>\nVer\u00eb e vitit dyzet e gjasht\u00eb\u2026 <\/em><\/p>\n<p><strong>Shefqet Kelmendi<\/strong><br \/>\n<em>Burgu i Zejmenit, Lezh\u00eb, 1986<\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shefqet Kelmendi - Heroina Marie Shllaku\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/>Prizreni, u vesh me t\u00eb zeza m\u00eb 24 n\u00ebntor 1946, sepse n\u00eb vendmbledhjen e intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Lidhjen e Prizrenit (1878), p\u00ebr disa dekada m\u00eb von\u00eb u zhvillua gjyqi fam\u00ebkeq dhe pushkatimi i kat\u00ebr martir\u00ebve shkodran\u00eb, midis t\u00eb cil\u00ebve ishte edhe heroina e pamposhtur Marie Shllaku. Mekati i saj i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u vu para tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit ishte pse sokolesha e re e deshti me gjith\u00eb shpirt atdheun e saj.<br \/>\nNatyrsh\u00ebm lind pyetja retorike: A q\u00ebnka mekat t\u00eb duash atdheun e t\u00eb sakrifikohesh p\u00ebr t\u00eb?! N\u00ebse kjo do quhet mekat, at\u00ebher\u00eb pse nderohen heronj\u00ebt, pse ngrihen memorial, pse p\u00ebrkujtohen vit pas viti, pse mbushen faqet e historis\u00eb me b\u00ebmat e tyre?! Marie Shllaku e deshti atdheun, m\u00eb fort se gjith\u00e7ka, zgjodhi t\u00eb mos ishte si t\u00eb gjitha femrat e tjera, mbasi veshi xhamadanin e plumbave n\u00eb vend t\u00eb vellos s\u00eb nuseris\u00eb, veshi opingat q\u00eb t\u2019i ngjitet malit, e streh e saj ju b\u00eb, ashtu si foleja e shqipeve, hoqi dor\u00eb s\u00eb \u00ebndrruari.<br \/>\nGjithmon\u00eb, \u00ebsht\u00eb pak ajo q\u00eb b\u00ebjme ne, p\u00ebr t\u00eb nderuar heronj\u00ebt, pasi ata b\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen shembulli jon\u00eb. Ky shkrim modest, le t\u00eb sh\u00ebrbej si kujtes\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb harrojn\u00eb shpejt duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe historian\u00ebt.<br \/>\nP\u00ebr Marie Shllakun, jan\u00eb shkruar disa vepra, si: \u201cShqip\u00ebria e Marije Shllakut\u201d nga Ramiz Kelmendi e Viktor Gashi (Prishtin\u00eb, 1995); \u201cMarije Shllaku-Kosov\u00eb, gjaku im t\u2019u b\u00ebft\u00eb drit\u00eb\u201d &#8211;\u00a0Ibrahim Metaj, Tiran\u00eb 1995; \u201cMarie Shllaku-Bij\u00eb e Shkodr\u00ebs martire e Kosov\u00ebs\u201d nga Tom\u00eb Mrijaj, (Nju Jork, 2004); \u201cHeroina Marije Shllaku\u201d Shefqet Kelmendi (Tiran\u00eb, 2004) etj. P\u00ebrve\u00e7 librave monografik\u00eb, kujtimeve, jan\u00eb mbajtur shum\u00eb kumtesa, n\u00eb takime p\u00ebrkujtimore dhe simpoziume historike shkencore, jan\u00eb shkruar artikuj publi\u00e7istik\u00eb dhe mbajtur sipas rastit referate mbas viteve 1990&#8230;<br \/>\nNj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkujtimi her\u00eb pas hersh\u00ebm, q\u00eb revista \u201cJeta Katolike\u201d (1966), organ i Kish\u00ebs Katolike \u201cZoja e Shkodr\u00ebs\u201d, q\u00eb botohej n\u00ebn p\u00ebrkujdesin e Mons. Dr. Zef Oroshit, ka botuar disa her\u00eb artikuj p\u00ebrkujtimore, me p\u00ebrmbatje t\u00eb thell\u00eb historike p\u00ebr figur\u00ebn e madhe t\u00eb luft\u00ebtares s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike Marie Shllakun.<br \/>\nSokolesha sypatrembur, u gjend kudo, ku e thirri z\u00ebri i atdheut dhe vuri gjith\u00eb kapacitetin e saj intelektual dhe fizik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrat e saj, pran\u00eb veprimtar\u00ebve t\u00eb shquar komb\u00ebtar\u00eb, duke sh\u00ebrbyer si sekretare e patriotit dhe Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve Botore Iliaz Agushi (1942), i cili, u vra me atentat terrorist nga komunsit\u00ebt, m\u00eb 27 tetor 1943. Kurse m\u00eb pas ajo ishte sekretare personale e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm Inxh. Xhafer Dev\u00ebs (1943-1944).<br \/>\nMiqsit\u00eb me personalitete t\u00eb ndryshme e ndihmuan Marien, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrftoj dije gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Kjo miq\u00ebsi e nd\u00ebrthurur me respekt e mir\u00ebbesim, u b\u00eb uj\u00ebdhes e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb saj, n\u00eb kuvende me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare, ku u mor\u00ebn vendimet p\u00ebr \u00e7lirimin e atdheut, q\u00eb ra n\u00eb kthetrat e sllavo-komunsit\u00ebve. Ajo, u lidh menj\u00ebher\u00eb me shtabin e luft\u00ebtarit Shaban Polluzha, ku m\u00eb 20 janar 1945, ai u largua nga luftrat v\u00ebllavras\u00ebse, q\u00eb ishin t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr kombin dhe i\u2019u bashkua forcave nacionaliste.<br \/>\nMaria, u zotua mes trimave t\u00eb liris\u00eb, q\u00eb kishin nd\u00ebrmarr\u00eb aktin sublime p\u00ebr shp\u00ebtimin e Kosov\u00ebs martire, ku, shpreh: \u201cSe duhet t\u00eb luftojn\u00eb me t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb pushtetin e komunist\u00ebve, mos t\u00eb shkojn\u00eb me Serbi, t\u00eb largohen partizan\u00ebt e Jugosllavis\u00eb nga Kosova, sepse k\u00ebto forca e kishin mbushur \u00e7do pus t\u00eb Kosov\u00ebs me krer\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, partizan\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb, u erdh\u00ebn n\u00eb ndihm\u00eb edhe partizan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<br \/>\nAjo u b\u00eb pjes\u00eb e pandashme me bajraktar\u00ebt dhe udh\u00ebheqsit nacionalist\u00eb, ku sh\u00ebrbej si nj\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse me vision t\u00eb qart\u00eb mes grupeve t\u00eb Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb. S\u00ebrisht nga sa kemi lexuar dhe hulumtuar n\u00eb dokumente dhe shkrime, ajo del pran\u00eb nacionalistit t\u00eb shquar legalist Abaz Kupit.<br \/>\nShkodranja e re, e vetmja femer mes burrave m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Kosov\u00ebs, u gjend gjithnj\u00eb n\u00eb krah t\u00eb nacionalist\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs, si: Rexhep Mitrovic\u00ebs, At Benardin Llupi OFM, Ing. Xhafer Dev\u00ebs, Prof. Luan Gashit, Prof. Ymer Berish\u00ebs, Ndue P\u00ebrlleshit, Uk\u00eb Sadikut, Shaban Sadikut, Prof. Gjon Serreqit, Ibrahim Lutfiut, Mehmet Gradic\u00ebs, Gjergj Ded\u00ebs, Kol\u00eb Parubit, Gjergj Martinit e shum\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kishin si q\u00ebllim t\u00eb ngritnin popullin n\u00eb luft\u00eb t\u00eb armatosur kund\u00ebr regjimit.<br \/>\nShkodranja e dashuruar patologjikisht me Kosov\u00ebn, iu p\u00ebrkushtua me gjith\u00eb q\u00ebnien e saj, bashkimit t\u00eb trojeve etnike, duke luftuar me arm\u00eb kund\u00ebr forcave komunsite. Ajo mori pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e Drenic\u00ebs, q\u00eb ishte thirrur me q\u00ebllimin final shp\u00ebtimin e Kosov\u00ebs nga pushtimi kolonizator\u00ebve komunist\u00ebt serbo-malazias-shqiptar\u00eb.<br \/>\nHeroina, angazhohet p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb parti me emrin Lidhja Nacionale Kosova Etnike, duke u nisur nga inisiativa e fratit At Bernard Llupit OFM me 26 dhjetor 1944 e deri me 27 shkurt 1945, arrin t\u00eb themelohet Komiteti Demokratik Shqiptar\u00eb, q\u00eb synonte krijimin e nj\u00eb rezistenc\u00eb aktive kund\u00ebr armiqve shekullor\u00eb serb.<br \/>\nMadh\u00ebshtia e saj p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb organizimin e rezistenc\u00ebs mbar\u00ebkombtare nga Organizata NDSH dhe Besa Komb\u00ebtare, do luaj nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe n\u00eb Kuvendin e Doberdolit. Maria nuk u frik\u00ebsua nga k\u00ebrcenimet e komunist\u00ebve, p\u00ebr t&#8217;u t\u00ebrhequr nga aktiviteti atdhetar\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha nuk iu dridh qerpiku as para tog\u00ebs s\u00eb pushkatimit.<\/p>\n<p><strong>Si e k\u00ebrkoi sigurimi Marie Shllakun?<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Tom\u00eb Mrijaj - Marie Shllaku\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/tome_mrijaj_marie_shllaku.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\nP\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u zbardh\u00ebn fakte t\u00eb reja, se si Sigurimi i Shtetit komunist shqiptar b\u00eb bashk\u00ebpunim me at\u00eb Jugoslav UDB-n\u00eb, p\u00ebrdori babain (Mark Simon Shllakun), p\u00ebr ta bind t\u00eb bij\u00ebn e tij (n\u00eb Kosov\u00eb), q\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi (Shkod\u00ebr).<br \/>\nN\u00eb revist\u00ebn shkodrane fetaro-kulturore \u201cKumbona e s\u00eb Diell\u00ebs\u201d (Nr. 1-2 Janar-Shkurt, 2014), publicisti i mir\u00ebnjohur Tom\u00eb Mrijaj, n\u00eb nj\u00eb shkrim interesant, rrefen kujtimet e t\u00eb atit t\u00eb tij Nikoll\u00eb Pren Mrijaj (1911-1999), i cili, i mund\u00ebsoi takimin at\u00eb e bij\u00eb, n\u00eb kull\u00ebn e tij q\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb streh e nacionalist\u00ebve kosovar (pasi Nikoll\u00eb Mrijaj ishte kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Zllakuqanit).<br \/>\nN\u00eb vepr\u00ebn monografik\u00eb t\u00eb z. Mrijaj lexojm\u00eb: \u201cMe ardhjen n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb babait t\u00eb saj, Mark Simonit nga Shkodra( i d\u00ebrguar nga Qeveria e Komuniste dhe forcat e Sigurimit, q\u00eb p\u00ebrndiqnin p\u00ebr t\u2019i vrar\u00eb antikomunist\u00ebt dhe nacionalist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb askohe, sh\u00ebnimi im T.M), p\u00ebr t\u2019ia mbushur mendjen vajz\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb re, q\u00eb t\u00eb heq dor\u00eb nga rruga e saj patriotike, n\u00eb male, me \u00e7etat nacionaliste t\u00eb Kosov\u00ebs kishte lindur ideja, q\u00eb Maria t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, ku ishte m\u00eb e sigurt\u00eb\u201d.<br \/>\nN\u00eb luft\u00ebn e Si\u00e7ev\u00ebs, dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb Bajramit ku mbet\u00ebn n\u00eb betej\u00eb mbi 30 burra t\u00eb zgjedhur t\u00eb atdheut, ajo mori disa plag\u00eb n\u00eb trup i shp\u00ebtoi rrethimit. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo m\u00eb von\u00eb n\u00eb fshatin Acarev\u00eb, n\u00eb vitin 1945 u zu rob nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e UDB-s\u00eb.<br \/>\nN\u00eb procesin gjyq\u00ebsor i zhvilluar askohe, t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb burg e kujtojn\u00eb si nj\u00eb vajz\u00eb sokolesh\u00eb, ku me nj\u00eb stoiciz\u00ebm q\u00ebndroi e paepur, para torturave shtazarake q\u00eb u b\u00ebn\u00eb \u00e7do dit\u00eb kundrejt saj. Po at\u00eb dit\u00eb, vendimi p\u00ebr denimin me vdekje (me pushkatim), ju dha dhe tre bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj: At Bernard Llupit OFM, arsimtarit Gjergj Martinit dhe Kol\u00eb Parubit, t\u00eb cil\u00ebt disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ekzekutohen, me24 n\u00ebntor 1946 n\u00eb Prizren, ku edhe sot n\u00eb Kosov\u00ebn e lir\u00eb mjerisht ende nuk u dihen varret\u2026<\/p>\n<p><strong>Si u zhvillua pro\u00e7esi gjyq\u00ebsor i Marie Shllakut?<\/strong><\/p>\n<blockquote><p>Sot Prizreni n\u00eb gji t\u00eb vet<br \/>\nMe xhelozi ruan nj\u00eb skelet\u2026<br \/>\nN\u00eb t\u00eb lashtin Prizren gjemon historia<br \/>\nN\u00eb t\u00eb riun Prizen rron edhe Maria!<\/p>\n<p><strong>Shefqet Kelmendi<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Gjykimi i grupit t\u00eb madh t\u00eb liridash\u00ebsve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar\u00eb zgjati 13 dit\u00eb. Ai u mbajt n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn ish Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs, duke filluar nga data 29 qershor 1946 e deri me dat\u00ebn 11 korrik t\u00eb vitit 1946. Asokohe prokuror i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ishte Ali Shukriu. Gjat\u00eb seanc\u00ebs p\u00ebrfundimtare t\u00eb gjyqit, n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb akuzuarve ishin 27 nacionalist\u00eb shembullor\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, duke i respektuar t\u00eb gjith\u00eb deshmor\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, po citoj vet\u00ebm t\u00eb pushkatuarit, si: Marie Shllaku 24 vje\u00e7e, At Bernard Llupi 60 vje\u00e7, Kol\u00eb Parubi 41 vje\u00e7, Gjergj Martini 29 vje\u00e7, ku, t\u00eb gjith\u00eb ishin nga qyteti i lasht\u00eb i Shkodr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u denuan me pretenc\u00ebn finale me 15 korrik 1946, nd\u00ebrsa pushkatimi u b\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po atij viti.<br \/>\nProkurori antishqiptar Ali Shukriu e akuzoi (sikurse thuhet n\u00eb vepr\u00ebn ish t\u00eb burgosurve dhe bashk\u00ebautor\u00ebve Ramiz Kelmendi dhe Viktor Gashit: \u201cShqip\u00ebria e Marie Shllakut\u2026\u201d, duke i r\u00ebnditur asaj aktivitetin \u201carmiqsor\u201d (patriotik) n\u00eb 11 pika.<br \/>\n1. Se n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 1944, kur u vu n\u00eb krye t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit Ing. Xhafer Deva, Marie Shllaku, ish sekretare e Ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Br\u00ebndshme Iljaz Agushit, u zgjodh sekretare e tij. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e ushtroi deri n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, kur u \u201c\u00e7lirua\u201d Kosova. Ajo, edhe pasi iku Xhafer Deva jasht\u00eb shtetit, mbeti n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr \u201csistemit t\u00eb ri shoq\u00ebror\u201d.<br \/>\n2. Se n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1944, pas \u201c\u00e7lirimit\u201d t\u00eb Pej\u00ebs, e la at\u00eb dhe bashk\u00eb me Mehmet Gradic\u00ebn, Met\u00eb Danin dhe Adem Shal\u00ebn tuboi disa qindra shqiptar\u00eb t\u00eb armatosur dhe bashk\u00eb me ata doli n\u00eb mal, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, me luft\u00eb t\u00eb armatosur n\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb frontit, t\u00eb luftoj\u00eb kund\u00ebr partizan\u00ebve dhe sistemit t\u00eb ri, duke \u201cpenguar k\u00ebshtu ushtrin\u00eb nacional\u2013\u00e7lirimtare t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb pushtetin popullor dhe t\u00eb rregulloj\u00eb kushtet n\u00eb Kosmet\u201d.<br \/>\n3. Se nga mbarimi i vitit 1944, duke njohur mir\u00eb njer\u00ebzit, q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje me Ing. Xhafer Dev\u00ebn t\u00eb cil\u00ebt kishin mbetur vet\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb vijuar luft\u00ebn, kund\u00ebr partizan\u00ebve n\u00eb prapavij\u00eb. Maria, punoi p\u00ebr bashkimin dhe lidhjen e tyre t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, duke marr\u00eb kontaktte me Uk\u00eb Sadikun dhe Ismail Goranin, prij\u00ebs t\u00eb \u201cbandave\u201d balliste, t\u00eb cil\u00ebt sulmuan Gjilanin, Ferizaj-n dhe vende t\u00eb tjera.<br \/>\n4. Se n\u00eb fillim t\u00eb janarit 1945, pasi doli n\u00eb mal dhe shkoi n\u00eb Drenic\u00eb, punoi pareshtur p\u00ebr forcimin e radh\u00ebve t\u00eb rezistenc\u00ebs, propogandoi q\u00eb shqiptar\u00ebt assesi t\u00eb mos shkonin n\u00eb armat\u00ebn jugosllave, por t\u00eb dilnin n\u00eb mal p\u00ebr t\u00eb zhvilluar luft\u00eb kund\u00ebr partizan\u00ebve komunist\u00eb.<br \/>\n5. Se, po n\u00eb janar t\u00eb vitit 1945, mori pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e Drenic\u00ebs, ku gjendeshin prij\u00ebsit e njohur, si: Prof. Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Ahmet Shala, Uk\u00eb Sadiku, Major Qinisi, Shaban Polluzha, kapiten Rexhep Ismaili, Met Dine, major Kutova etj. Aty u vendos t\u00eb sulmohen nj\u00ebsit\u00eb e ushtris\u00eb nacional-\u00e7lirimtare n\u00eb Drenic\u00eb dhe n\u00eb minier\u00ebn e Trep\u00e7\u00ebs, si dhe u zgjodh udh\u00ebheq\u00ebsia, q\u00eb do t\u2019i prij\u00eb k\u00ebsaj lufte. Lufta e armatosur, q\u00eb pasoi pas marrjes s\u00eb k\u00ebtij vendimi zgjati shum\u00eb dit\u00eb dhe shkaktoi viktima t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve dhe n\u00eb pasuri, betej\u00eb e cila ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr forcat tona, t\u00eb cilat, asokohe zhvillonin luftra t\u00eb r\u00ebnda me gjerman\u00ebt, n\u00eb kufijt\u00eb e Sanxhakut.<br \/>\n6. Se, m\u00eb t\u00eb mbaruar Lufta e Drenic\u00ebs e derisa u burgos, n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1945, vijoi me ngulm pun\u00ebn e saj n\u00eb male me luft\u00ebtar\u00ebt e rezistenc\u00ebs antikomuniste. Ajo mori pjes\u00eb n\u00eb tubime t\u00eb ndryshme me prij\u00ebsit e tyre, ku, u mor\u00ebn vendime historike p\u00ebr t\u00eb vijuar rezistenc\u00ebn me arm\u00eb, dhe p\u00ebr t\u00eb bindur popullin q\u00eb t\u00eb dilte n\u00eb male, p\u00ebr t\u2019u bashkuar luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etnike; fshatar\u00ebt t\u2019i pranonin ato, t\u2019i ushqenin, t\u2019i mbanin dhe t\u2019i ruanin n\u00eb votrat e veta.<br \/>\n7. Se mori pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin e Dob\u00ebrdolit (mbajtur n\u00eb Llug\u00ebn e Dan Pjetrit), n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1945, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb gjitha aradhave t\u00eb armatosura anti-komuniste, n\u00eb t\u00eb cilin u zgjodh Prof. Ymer Berisha si udh\u00ebheq\u00ebs politik, kurse Uk\u00eb Sadiku si udh\u00ebheq\u00ebs ushtarak i gjith\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rezistenc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00eb Marie Shllaku ka mbajtur procesverbalin e takimit historik.<br \/>\n8. Se mbajti lidhje t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb pand\u00ebrprera me Prof. Ymer Berish\u00ebn, i shkroi letra, nj\u00ebsoj si dhe me prij\u00ebsit e tjer\u00eb, si Ismail Ymeri etj. 9. Se mori pjes\u00eb n\u00eb betejat kund\u00ebr nj\u00ebsive ushtarake jugosllave dy her\u00eb me radh\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Luft\u00ebn e Si\u00e7ev\u00ebs, aty nga gjysma e shtatorit 1945, u vran\u00eb n\u00eb luftime 11 oficer\u00eb dhe ushtar\u00eb t\u00eb armat\u00ebs jugosllave (n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb Marie Shllaku, u plagos n\u00eb disa vende).<br \/>\n10. Se gjat\u00eb gjith\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb mal mbajti lidhje t\u00eb vazhdueshme me fratin e Pej\u00ebs At Bernardin Llupin OFM, ku, zhvilloi let\u00ebrk\u00ebmbim me t\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, u lidh\u00ebn p\u00ebrmes korrierit, dhe mori nga ai para, ushqim dhe mesazhe.<br \/>\n11. Se e akuzuara Shllaku, ndon\u00ebse e plagosur dhe e stresuar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Mitrovic\u00eb, u interesua p\u00ebr bandat, mbajti lidhje me ato dhe u kujdes p\u00ebr t\u00ebrheqjen e tyre jasht\u00eb kufijve t\u00eb vendit, sipas vendimit t\u00eb marr\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu krim, q\u00eb sanksionohen n\u00eb nenin 3 pika 7 dhe 12, t\u00eb nd\u00ebshkueshme, sipas nenit 4 alineja 1 t\u00eb Ligjit mbi Veprat Penale kund\u00ebr popullit dhe shtetit\u201d. (Akuzat ndaj Marie Shllakut jan\u00eb marr tekstualisht nga vepra e Ramiz Kelmendit dhe Viktor Gashit kushtuar asaj n\u00eb faqet 15-17).<br \/>\nMua mu duk e arsyeshme p\u00ebr t\u2019i paraqitur akuzat ndaj Marie Shllakut, sepse k\u00ebshtu kuptohet dhe kontributi dhe aktiviteti i saj anti-komunist, si dhe dalin n\u00eb pah faktet se pse shihej si k\u00ebrcenim p\u00ebrsonaliteti saj p\u00ebr komunist\u00ebt.<br \/>\nMarie Shllaku, do mbahet mend p\u00ebr heroizmat e saj. \u00cbsht\u00eb krenari t\u00eb thuhet sot se vler\u00ebsimi i figur\u00ebs s\u00eb saj po b\u00ebh\u00ebt dita-dit\u00ebs, si n\u00eb Kosov\u00eb dhe Shqip\u00ebri, ku po vihen emra rrug\u00ebsh me emrin e saj. Ka ardhur koha q\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb kur njihet figura e madhe e Marie Shllakut ti ngrihet nj\u00eb p\u00ebrmedore n\u00eb Shkodr\u00ebn e saj ku lindi dhe u rrit, dhe n\u00eb Prizrenin historik ku u pushkatua n\u00eb mosh\u00ebn e re 24-vje\u00e7are.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb figur\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb histirs\u00eb komb\u00ebtare shqiptare, posaq\u00ebrisht hulumtoi dhe shkkroi me p\u00ebrkujdesje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb studiuesi dhe publicisti shqiptaro-amerikan Tom\u00eb Mrijaj (Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm I lidhjes s\u00eb Prizrenit qysh prehj vitit 1978 n\u00eb Ne\u00eb York, sh\u00ebnimi im L.L.), q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe financuesi bujar i disa veprave, q\u00eb jan\u00eb botuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Marie Shllakun.<br \/>\nSekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Lidhjes s\u00eb Prizrenit n\u00eb SHBA publicsti bashk\u00ebkohor\u00eb Tom\u00eb Mrijaj, s\u00ebbashkut me miqt\u00eb e tij Prof. Dr. Muhamet Shatrin dhe studiuesin Mr.sc Nue Oroshin zhvilluan nj\u00eb takim t\u00eb ngroht\u00eb me Komandantin e U\u00c7K-s\u00eb dhe ish Kryeministrin e Kosov\u00ebs zotin Ramush Haradinaj-n (Gusht, 2014) ku, iu k\u00ebrkua brenda mundesive t\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb nderohet shkodrania martire Marie Shllaku s\u00ebbashku me tre martir\u00ebt e tejer\u00eb (At Bernardin Llupin OFM, m\u00ebsuesin Gjergj Martinin dhe Kol\u00eb Parubin), me nj\u00eb p\u00ebrmendore n\u00eb qytetin e Prizrenit, pik\u00ebrisht n\u00eb vendin e pushkatimit t\u00eb tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Leonora La\u00e7i Marie Shllaku Brinj\u00ebt ty t\u2019i thyen, po nuk ta thyen zemr\u00ebn\u2026 Buz\u00ebt t\u2019i shkrumuan, po s\u2019ta mbyll\u00ebn goj\u00ebn\u2026 Syt\u00eb t\u2019i shterruan, po n\u00eb drit\u00eb u sh\u00ebnd\u00ebrruan\u2026 Ver\u00eb e vitit dyzet e gjasht\u00eb\u2026 Shefqet Kelmendi Burgu i Zejmenit, Lezh\u00eb, 1986 Prizreni, u vesh me t\u00eb zeza m\u00eb 24 n\u00ebntor 1946, sepse n\u00eb vendmbledhjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Leonora La\u00e7i Marie Shllaku Brinj\u00ebt ty t\u2019i thyen, po nuk ta thyen zemr\u00ebn\u2026 Buz\u00ebt t\u2019i shkrumuan, po s\u2019ta mbyll\u00ebn goj\u00ebn\u2026 Syt\u00eb t\u2019i shterruan, po n\u00eb drit\u00eb u sh\u00ebnd\u00ebrruan\u2026 Ver\u00eb e vitit dyzet e gjasht\u00eb\u2026 Shefqet Kelmendi Burgu i Zejmenit, Lezh\u00eb, 1986 Prizreni, u vesh me t\u00eb zeza m\u00eb 24 n\u00ebntor 1946, sepse n\u00eb vendmbledhjen [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-09-25T14:09:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?!\",\"datePublished\":\"2014-09-25T14:09:04+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-25T14:09:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/\"},\"wordCount\":2720,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/\",\"name\":\"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg\",\"datePublished\":\"2014-09-25T14:09:04+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-25T14:09:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Leonora La\u00e7i Marie Shllaku Brinj\u00ebt ty t\u2019i thyen, po nuk ta thyen zemr\u00ebn\u2026 Buz\u00ebt t\u2019i shkrumuan, po s\u2019ta mbyll\u00ebn goj\u00ebn\u2026 Syt\u00eb t\u2019i shterruan, po n\u00eb drit\u00eb u sh\u00ebnd\u00ebrruan\u2026 Ver\u00eb e vitit dyzet e gjasht\u00eb\u2026 Shefqet Kelmendi Burgu i Zejmenit, Lezh\u00eb, 1986 Prizreni, u vesh me t\u00eb zeza m\u00eb 24 n\u00ebntor 1946, sepse n\u00eb vendmbledhjen [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-09-25T14:09:04+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?!","datePublished":"2014-09-25T14:09:04+00:00","dateModified":"2014-09-25T14:09:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/"},"wordCount":2720,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/","name":"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg","datePublished":"2014-09-25T14:09:04+00:00","dateModified":"2014-09-25T14:09:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shefqet_kelmendi_heroina_marie_shllaku.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/marie-shllaku1922-1946-permendore-ne-prizren-aty-ku-u-pushkatua\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Marie Shllaku(1922-1946) p\u00ebrmendore n\u00eb Prizren, aty ku u pushkatua?!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13748"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13748\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}