{"id":13732,"date":"2014-09-18T09:26:35","date_gmt":"2014-09-18T08:26:35","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1865"},"modified":"2014-09-18T09:26:35","modified_gmt":"2014-09-18T08:26:35","slug":"interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/","title":{"rendered":"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Albin Kurti\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga Prishtina, <strong>Mira Kazhani<\/strong>\/<em>Gazeta Dita<\/em><\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni n\u00eb qeverisje me njer\u00ebz dhe parti q\u00eb deri dje jo vet\u00ebm i keni kritikuar, por keni nd\u00ebrtuar karrierrn tuaj politike duke ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atyre. K\u00ebshtu psh, n\u00eb fushat\u00ebn vendore, ju fituat duke th\u00ebn\u00eb se Prishtina do t\u00eb ishte m\u00eb keq me Isa Mustaf\u00ebn, n\u00ebse ai do mbetej n\u00eb krye t\u00eb saj. \u00c7far\u00eb ndodhi? Ndryshuan k\u00ebta njer\u00ebz dhe u b\u00ebn\u00eb befas t\u00eb zot\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb ju pranuat t\u00eb qeverisnit bashk\u00eb me ta apo ndryshuat ju?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb ndryshoj\u00eb Kosova. Duhet q\u00eb kjo qeveri e k\u00ebtij regjimi t\u2019i takoj\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Sepse ndryshe Kosova mbetet pa t\u00eb ardhme. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin e k\u00ebtij koalicioni s\u00eb pari t\u2019ja pamund\u00ebsojm\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritjen k\u00ebtij regjimi dhe m\u00eb pastaj ta krijojm\u00eb edhe ne qeverin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do duhen bisedime shtes\u00eb, sa i p\u00ebrket programit politik qeveris\u00ebs, por edhe sa u p\u00ebrket p\u00ebrgjegj\u00ebsive ministrore q\u00eb do i marrim t\u00eb gjith\u00eb. Ne tash p\u00ebr tash kemi nj\u00eb marr\u00ebveshje sesi t\u2019ja ndryshojm\u00eb kursin shtetit dhe m\u00eb pas do vendoset. Nj\u00eb marr\u00ebveshje sesi do qeveriset nuk e ka as koalicioni LAN me njeri-tjetrin, e aq m\u00eb pak me l\u00ebvizjen VV.<br \/>\nPra neve na duhet, nj\u00eb marr\u00ebveshje e re m\u00eb von\u00eb, por ajo \u00e7\u2019ka u arrit n\u00eb 10 shtator \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe, sepse ajo niset nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb e pavarur, dhe q\u00eb prioritet p\u00ebr ne do t\u00eb jet\u00eb ekonomia, barazia, drejt\u00ebsia, luftimi i krimit t\u00eb organizuar, sovraniteti. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ne kemi probleme me nj\u00ebri-tjetrin, q\u00eb kemi probleme nga e kaluara dhe ato probleme mbesin. Ato \u00e7\u2019kemi kemi th\u00ebn\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt vlejn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Por ne kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe kemi vepruar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb na u imponua n\u00eb zgjedhjet e 21 Qershorit. Po t\u00eb mos vepronte k\u00ebshtu VV at\u00ebher\u00eb do kishte nj\u00eb tjet\u00ebr qeveri t\u00eb PDK-s\u00eb, prandaj them se q\u00ebndrimi jon\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb veprim brilant, i cili tash e ka hedhur nj\u00eb panik, pushtetin q\u00eb po num\u00ebron dit\u00ebt e tij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Pse mendoni se e keqja m\u00eb e madhe e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hashim Tha\u00e7i dhe kushdo tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb sesa ai?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: E keqja m\u00eb e madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn vazhdon t\u00eb jet\u00eb Serbia mir\u00ebpo Serbin\u00eb brenda Kosov\u00ebs po e fut Tha\u00e7i. E keqe tjet\u00ebr p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb korrupsioni, mir\u00ebpo nuk ka n\u00eb Kosov\u00eb parti m\u00eb t\u00eb korruptuar se PDK. Ne e shohim k\u00ebt\u00eb si qeveri t\u00eb emergjenc\u00ebs. Nj\u00eb qeveri q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb ta nxjerr\u00eb Kosov\u00ebn nga balta ku e ka hedhur kjo parti. Natyrisht q\u00eb ne me nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr do t\u00eb na duhet q\u00eb t\u2019i fusim duart n\u00eb balt\u00eb, p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Kosov\u00ebn prej aty ku e kan\u00eb hedhur, dhe k\u00ebtu do t\u00eb na p\u00ebrlyhen edhe neve duart, por do kemi nd\u00ebrgjegjen e past\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ramush Haradinaj me 10 p\u00ebrqind t\u00eb votave \u00ebsht\u00eb e past\u00ebr, e moralshme t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Ai nuk i ka 10 p\u00ebrqind t\u00eb votave por ka 9.55 p\u00ebrqind! Por sidodoqoft\u00eb ka qen\u00eb e till\u00eb marr\u00ebveshja midis LDK, AAK dhe Nism\u00ebs q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr, grupi parlamentar i LAN q\u00eb \u00ebsht\u00eb i madhi n\u00eb kuvend. Ne si VV po bashk\u00ebpunojm\u00eb me LAN p\u00ebr nj\u00eb fakt q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur ata. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja tani nuk jan\u00eb emrat por serioziteti i marr\u00ebveshjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe i programit politik q\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb k\u00ebt\u00eb qeverisje. Qeveria n\u00eb ikje e pati mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rekuperuar dhe k\u00ebto 100 dit\u00eb ja dha, her\u00eb Presidentja dhe her\u00eb Gjykata Kushtetuese, e s\u00ebrish nuk ja doli. P\u00ebr mua ishte shum\u00eb interesante sesi kryeministri n\u00eb ikje nuk dinte t\u00eb sillej n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb re. Ai nuk e ka patur asnj\u00eb gram\u00eb kreativitet. Sepse ai \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u2019ja kryejn\u00eb pun\u00ebn gjithmon\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Por pavar\u00ebsisht situat\u00ebs ai mbetet edhe m\u00eb i preferuari i kosovar\u00ebve. \u00cbsht\u00eb partia m\u00eb e votuar!<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Dakord, por her\u00eb t\u00eb tjera kur dilte parti e par\u00eb nuk e formonte dot qeverin\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk e formoi dot as n\u00eb 100 dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Pse u bashkuat t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebr Tha\u00e7it? \u00c7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ai konkretisht?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e keqe aq e madhe sa jo vet\u00ebm ta z\u00eb shikimin, por ta z\u00eb dhe gryk\u00ebn. Meq\u00eb m\u00eb pyetet konkretisht: Prej shitjes dhe distribucionit t\u00eb energjis\u00eb, tek pazaret me Serbin\u00eb, fusnotat, aferat e ndryshme. Mund t\u2019ju kujtoj nj\u00eb rast si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrasja 11 her\u00eb me thik\u00eb e kreut t\u00eb agjensionit t\u00eb urbanizimit n\u00eb Kosov\u00eb. Kemi patur rastin e zhdukjes s\u00eb provave n\u00eb dhom\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb dhom\u00ebn e d\u00ebshmive tek policia hetuese; abuzime me autostradat, shpenzimi marramend\u00ebs me autostrad\u00ebn e Shkupit e cila \u00ebsht\u00eb e panevojshme p\u00ebr ne, i sh\u00ebrben vet\u00ebm Maqedonis\u00eb etj.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: A do ti hetoni t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb that\u00eb zoti Kurti n\u00ebse do t\u00eb vini n\u00eb pushtet?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nuk ka dyshim q\u00eb kjo do jet\u00eb qeveri e opozit\u00ebs edhe pse do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet. Krimi i organizuar dhe \u00e7do rast abuzimi do t\u00eb hetohen pa kompromis.<br \/>\n<strong>Mira Kazhani: Ju Besoni se do ta b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb Haradinaj?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nuk \u00ebsht\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje e Haradinajt. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb qeverie ku do drejtojn\u00eb 4 forca paralelisht. Nuk \u00ebsht\u00eb zoti Haradinaj q\u00eb ka fituar 51 p\u00ebrqind t\u00eb votave. Vendimet do merren bashkarisht edhe orientimin do ta kemi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb qeveri si\u00e7 ka qen\u00eb qeveria Tha\u00e7i q\u00eb kryeministri \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe se me v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe militant\u00ebt partiak\u00eb dhe agjent\u00ebt e SHIK kishte kapur shtetin.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb till\u00eb e d\u00ebgjova n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb artikulohet, kuptohet nga kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Tha\u00e7it, sikur ai ka p\u00ebrdorur SHIK. Ju keni prova kur e thoni k\u00ebt\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Po ju them se ky organiz\u00ebm ka p\u00ebrdorur gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, shpifje jo kund\u00ebr Serbis\u00eb, jo p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb por p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb Tha\u00e7it; dhe PDK p\u00ebrmes k\u00ebsaj strukture vjen n\u00eb pushtet duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb pushtet shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe duke b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn nj\u00eb shtet t\u00eb dob\u00ebt. Ne kemi k\u00ebrkuar si VV q\u00eb t\u00eb nisin hetimet ndaj strukturave t\u00eb SHIK p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh rreth financimeve t\u00eb tyre, p\u00ebr urdh\u00ebr-dh\u00ebnien e tyre, por n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar kemi pasur vet\u00ebm 27 firma dhe na duhet 40 firma. Pa u \u00e7liruar institucionet e Kosov\u00ebs nga SHIK, nuk mund t\u00eb \u00e7lirohet shteti i Kosov\u00ebs nga ky pushtet. SHIK nuk ka qen\u00eb i Kosov\u00ebs dhe duhet ta marrim vesh i kujt ka qen\u00eb dhe kujt i ka sh\u00ebrbyer.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: N\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb SHIK dhe i jep posa\u00e7\u00ebrisht informacion kryeministrit, Presidentit. Ideja e sh\u00ebrbimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb.<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Po, por ne kemi Agjensin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. SHIK \u00ebsht\u00eb ngritur si nj\u00eb dublim i k\u00ebsaj agjencie dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr interesat e Tha\u00e7it. SHIK k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb paralele.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Nisur nga biseda q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb deri tani, t\u00eb krijoni p\u00ebrshtypjen se keni b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb koalicion Anti Tha\u00e7i sesa nj\u00eb koalicion ku ndahen pik\u00ebpamje programore?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti:<\/strong> N\u00ebse e lexoni mir\u00eb marr\u00ebveshjen e 10 shtatorit do t\u00eb gjeni se aty ka shum\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta programore. N\u00eb marr\u00ebveshjen ton\u00eb askund nuk p\u00ebrmendet PDK, askund! Por natyrisht q\u00eb ne jemi kund\u00ebr s\u00eb keqes. N\u00eb Kosov\u00eb e keqja quhet \u201cQeverisja Tha\u00e7i\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Po si ka mund\u00ebsi q\u00eb s\u2019e kan\u00eb ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb kosovar\u00ebt q\u00eb e votuan PDK-n\u00eb. Si e shpjegoni k\u00ebt\u00eb vot\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Vot\u00eb klienteliste. Le t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria. Mbi 80 mij\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n<p><strong> Mira Kazhani: E paska b\u00ebr\u00eb nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb Tha\u00e7i. Paska pun\u00ebsuar 80 mij\u00eb vet\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm pun\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb votuesit.<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti:<\/strong> Po, e v\u00ebrtet\u00eb, por ka shkat\u00ebrruar shtetin. Dhe k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb aty p\u00ebr aty duke u b\u00ebr\u00eb keq t\u00eb tjer\u00ebve. Kosova nuk ka 200 mij\u00eb banor\u00eb. Kosova ka 2 milion banor\u00eb dhe Tha\u00e7i ju sh\u00ebrben atyre q\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn. Duhet t\u00eb marr\u00eb fund kjo logjik\u00eb e Jugosllavis\u00eb kur pun\u00ebsohesh me mbiem\u00ebr. Shteti nuk mbahet me logjik\u00ebn e fisit.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Meq\u00eb jemi tek shteti dhe banor\u00ebt e tij, Kosovar\u00ebt. A mendoni se k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb, zhvillim ekonomik, arsimim, apo jan\u00eb ende t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga vokacionet nacionaliste. Ju mendoni se ata shqet\u00ebsohen shum\u00eb p\u00ebr Serbin\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Ne vet\u00eb jemi t\u00eb interesuar q\u00eb Serbia t\u00eb mos jet\u00eb \u00e7\u00ebshtje e par\u00eb. Por k\u00ebt\u00eb Serbi kjo qeveri po na e mban. E cila nga nj\u00ebra an\u00eb i p\u00eblqen nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Ata e respektojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr Serbin\u00eb sesa Kosov\u00ebn. E konsiderojn\u00eb edhe objektivisht si nj\u00eb treg m\u00eb t\u00eb madh. Dhe k\u00ebta duke u b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00eblqyesh\u00ebm me p\u00ebruljen e tyre ndaj Serbis\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb nj\u00ebfar\u00eb amnistie nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr krime t\u00eb ndryshme. Duhet hequr Serbia nga prioriteti i Kosov\u00ebs dhe kjo duhet b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb qeverisje normale. Prioritet duhet t\u00eb kemi zhvillimin ekonomik, mir\u00ebqenien, drejt\u00ebsin\u00eb\u2026 prioritet duhet ta kemi edhe sovranitetin edhe \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong> Mira Kazhani: Po \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shtet i ri si Kosova, n\u00ebse ky q\u00ebndrim \u00ebsht\u00eb i imponuar nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Ne nuk po themi sovranitet t\u00eb llojit t\u00eb Austris\u00eb, por t\u00eb pakt\u00ebn sovranitet si Mali i zi dhe Maqedonia. Kaq e meritojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb e turpshme!<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: N\u00eb Tiran\u00eb ting\u00ebllon pak provokues dhe interesant kushti q\u00eb i keni v\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re (n\u00ebse do vot\u00ebbesohet) q\u00eb ju Albin Kurti, t\u00eb jeni negociatori i ardhsh\u00ebm me Serbin\u00eb. P\u00ebrpiqem ta p\u00ebrfytyroj sesi negocioni ju me ministrin e Jasht\u00ebm serb, zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Bruksel?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Ne kur themi dialog, themi dialog me Brukselin. Dhe kemi nevoj\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshje kontraktuale dhe partneritet t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Tash p\u00ebr tash ne po trajtohemi <em>sui generis<\/em> nga Brukseli dhe qeverisjet e m\u00ebhershme na kan\u00eb vendosur n\u00eb pozita q\u00eb Brukseli nuk mund ta shoh\u00eb Kosov\u00ebn, pa e menduar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Serbin\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr bisedime Prishtin\u00eb-Bruksel, ku Kosova plot\u00ebson standardet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb. Realisht, qeverit\u00eb e pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me koncesione ndaj kojshis\u00eb s\u00eb keq, sesa me pun\u00eb t\u00eb mira t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb; dhe ne do i b\u00ebjm\u00eb realitet pun\u00ebt e mira t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb dialogu i par\u00eb. Ne kemi nevoj\u00eb q\u00eb ministri yn\u00eb i Arsimit, ministri yn\u00eb i Bujq\u00ebsis\u00eb t\u00eb takohet me komisioner\u00ebt e Brukselit dhe t\u00eb flasin p\u00ebr arsim, bujq\u00ebsi. Dhe jo vet\u00ebm q\u00eb ata t\u00eb shkojn\u00eb atje kur rastis t\u00eb jet\u00eb edhe ai i Serbis\u00eb. Pra q\u00eb t\u00eb jem i qart\u00eb, ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb vet\u00ebsishme Prishtin\u00eb-Bruksel. Ky \u00ebsht\u00eb dialogu i par\u00eb. Dialogu i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs. Serb\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs dhe ne duhet t\u00eb dialogojm\u00eb me ata. Sa p\u00ebr pajtimin mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ai do ndodh\u00eb, kur kjo e fundit t\u00eb njoh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pajtimi \u00ebsht\u00eb i matsh\u00ebm objektivisht, ai nuk b\u00ebhet me dialog. Nd\u00ebrsa me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs le t\u00eb flasim p\u00ebr zhvillim dhe jo p\u00ebr pajtim. Ne duhet t\u00eb flasim p\u00ebr zhvillim, sa p\u00ebr pajtimin le t\u2019ja l\u00ebm\u00eb topin Beogradit. Pajtimin s&#8217;e k\u00ebrkon viktima, at\u00eb duhet ta k\u00ebrkoj\u00eb xhelati.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Dakord zoti Kurti, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh nga opozita. VV se ka provuar kurr\u00eb t\u00eb qenit n\u00eb drejtimin e qeveris\u00eb. Mos ndoshta do t\u00eb ndryshoni edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, si\u00e7 zbut\u00ebt q\u00ebndrimin p\u00ebr koalicionin qeveris\u00ebs?<\/strong> <strong>Kushedi dhe ju mund ta kap\u00ebrceni ylberin me Serbin\u00eb dhe mund ta gjeni vet\u00ebn n\u00eb nj\u00eb negociator t\u00eb bindur si Tha\u00e7i?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nuk besoj s\u00eb \u00ebsht\u00eb ashtu. Sidomos un\u00eb nuk e bazoj politik\u00ebn mbi karaktere njer\u00ebzish. Un\u00eb kam q\u00ebndrim strategjik p\u00ebr hir t\u00eb zhvillimit t\u00eb Kosov\u00ebs. Un\u00eb mendoj se nuk do b\u00ebja kurr\u00eb kompromis p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Mendoni se e kan\u00eb mir\u00ebpritur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt prezenc\u00ebn tuaj n\u00eb qeveri dhe sidomos n\u00eb negociatat n\u00eb Bruksel?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto bisedime (p\u00ebr qeverin\u00eb e re) kan\u00eb mbajtur distanc\u00eb dhe e kam par\u00eb k\u00ebt\u00eb si di\u00e7ka shum\u00eb korrekte dhe t\u00eb pjekur. \u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb krer\u00ebt e subjekteve takohen pa nd\u00ebrmjet\u00ebsues. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Kosova ka kriz\u00eb institucionale por kjo kriz\u00eb ka nj\u00eb an\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe ky \u00ebsht\u00eb kampi opozitar q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb qeverisja e ardhshme.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: I keni diskutuar postet n\u00eb qeverin\u00eb e re?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nuk e kemi diskutuar as brenda L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. Duhet t\u00eb zgjedhim s\u00eb pari kryeparlamentarin.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Keni ndonj\u00eb preferenc\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Jo nuk mund t\u00eb them se kemi ndonj\u00eb preferenc\u00eb. Ne mendojm\u00eb se secila ministri \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme. Besoj se sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb merr Vet\u00ebvendosja aq m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e ardhshme. Por bisedimet \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb programi politik qeveritar dhe si do t\u00eb b\u00ebhet ndarja e dikastereve kryesore do t\u00eb jen\u00eb bisedimet q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb zgjedhjen e kryeparlamentarit.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Takoheni shpesh gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve, me zotin Haradinaj, Mustaf\u00ebn dhe Limaj?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Komunikimet dhe konsultimet i kemi t\u00eb rregullta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka kurrfar\u00eb kontaktesh me PDK-n\u00eb t\u00eb asnj\u00ebrit prej k\u00ebtyre krer\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ka ndonj\u00eb shqet\u00ebsim se mund t\u00eb ket\u00eb rrjedhje deputet\u00ebsh deri t\u00eb enjten?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nuk ka shqet\u00ebsime t\u00eb tilla, i mor\u00ebn dhe gjasht\u00eb dit\u00eb shtes\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Beogradit, mir\u00ebpo t\u00eb enjten (sot) duhet t\u00eb b\u00ebhet seanca dhe aty do t\u00eb vuloset nj\u00eb d\u00ebshtim i radh\u00ebs i PDK-s\u00eb para se p\u00ebrfundimisht t\u00eb hapet porta p\u00ebr qeverin\u00eb e re dhe konstituimit t\u00eb institucioneve n\u00eb legjislatur\u00ebn e 5-t\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Kam takuar disa miq n\u00eb Prishtin\u00eb zoti Kurti q\u00eb dikur ishin shum\u00eb entuziast\u00eb p\u00ebr Vet\u00ebvendosjen, por tashm\u00eb duken t\u00eb zhg\u00ebnjyer?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Mendoj q\u00eb ndoshta kan\u00eb besuar q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr pun\u00eb tejet t\u00eb m\u00ebdha. Mendoj q\u00eb komuna n\u00eb Prishtin\u00eb ka qeverisur drejt. T\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat e m\u00ebhershme nuk vazhdohen, mir\u00ebpo p\u00ebr t\u2019i kthyer mbrapsht k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqija, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb mira, do t\u00eb na duhet m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb. Besoj q\u00eb me qeverin\u00eb e re edhe komuna e Prishtin\u00ebs do ta ket\u00eb shum\u00eb m\u00eb kollaj q\u00eb ta ndryshoj\u00eb qytetin ashtu si\u00e7 nuk kemi patur mund\u00ebsi ta b\u00ebjm\u00eb deri tani.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Disa nga idet\u00eb tuaja mbi shoq\u00ebrin\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb majta, gati marksiste. Le t\u00eb supozojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment se ju keni n\u00eb dor\u00eb qeverisjen e Kosov\u00ebs dhe mund t\u00eb nd\u00ebrmerrni \u00e7do lloj reforme shoq\u00ebrore, politike, dhe ekonomike q\u00eb do d\u00ebshironit. Si do ishte nj\u00eb shoq\u00ebri e nd\u00ebrtuar nga Albin Kurti?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Besoj q\u00eb ne e kemi treguar tashm\u00eb vizionin ton\u00eb p\u00ebr qeverisjen, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi drejt\u00ebsi sociale. Ne e kemi t\u00eb qart\u00eb iden\u00eb ton\u00eb p\u00ebr Republik\u00eb parlamentare dhe nj\u00eb vend i cili do duhet ta ket\u00eb t\u00eb bazuar ekonomin\u00eb n\u00eb prodhim, luft\u00ebn kund\u00ebr krimit e korrupsionit. Dhe sovranitet t\u00eb plot\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr momentin jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb, duke menduar p\u00ebr nj\u00eb koalicion. T\u00eb shohim se me k\u00eb do t\u00eb jemi m\u00eb af\u00ebr n\u00eb q\u00ebndrime.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: \u00c7far\u00eb mendoni ju p\u00ebr kapitalizmin?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: \u00cbsht\u00eb sistemi aktual socio-ekonomik dhe ne kemi alternativ\u00ebn ton\u00eb brenda k\u00ebtij sistemi. Natyrisht q\u00eb mendojm\u00eb se ka shum\u00eb lloje t\u00eb kapitalizmit dhe kritika jon\u00eb shprehet kund\u00ebr llojit Neo-Liberal. Sot i gjith\u00eb globi \u00ebsht\u00eb sistem kapitalist, madje edhe Kina \u00ebsht\u00eb sistem kapitalist. Ne mendojm\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr mund\u00ebsi q\u00eb ta zgjedhim llojin e kapitalizmit dhe jo t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb tek kapitalizmi neoliberal, ku na thon\u00eb q\u00eb vet\u00ebm ta zgjedhim llojin e mallrave n\u00eb supermarket.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Jeni mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj SHBA-s\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Pa dyshim. Pa to nuk do ndodhte intervenimi i NATO-s dhe nd\u00ebrhyrja e NATO-s ishte nj\u00eb gj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, e cila na b\u00ebri t\u00eb jetojm\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Koh\u00ebt e fundit Kosova ka dal\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb dimension t\u00eb ri, aspak pozitiv p\u00ebr imazhin dhe t\u00eb ardhmen e saj, e kam fjal\u00ebn p\u00ebr dyshimin se k\u00ebtu po prodhohen terrorist\u00eb! \u00c7far\u00eb ka ngjar\u00eb me Kosov\u00ebn. Sa mendoni se ka ndikuar qeveria Tha\u00e7i. M\u00eb kujtohet se kur Barack Obama flirtoi me opozit\u00ebn siriane para dy vjet\u00ebsh, edhe ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb, q\u00eb analist\u00ebt thon\u00eb ndikoi shum\u00eb tek besimtar\u00ebt k\u00ebtu.<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Sigurisht q\u00eb ka ekstremiz\u00ebm fetar\u00eb. Sigurisht q\u00eb ka ekstremiz\u00ebm islam. Mir\u00ebpo ka nj\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb vazhdueshme t\u00eb regjimit n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb t\u00eb thot\u00eb se rreziku kryesor p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb Islami ekstrem dhe jo Serbia e korrupsioni. Un\u00eb besoj se ekstremizmi fetar \u00ebsht\u00eb rrezik dhe problem, por n\u00eb Kosov\u00eb ky \u00ebsht\u00eb problemi num\u00ebr 3. Problemi num\u00ebr nj\u00eb \u00ebsht\u00eb Serbia, num\u00ebr 2 \u00ebsht\u00eb korrupsioni qeveritar dhe krimi i organizuar dhe problemi num\u00ebr 3 vjen si pasoj\u00eb e dy t\u00eb parave. Ministria e Jashme e Kosov\u00ebs u vonua ta p\u00ebrsh\u00ebndeste pranver\u00ebn arabe e mandej u ngut n\u00eb Siri. Ishte totalisht e nxituar deklarata e zotit Hoxhaj q\u00eb Assad ishte si Milloshevi\u00e7 dhe opozita siriane \u00ebsht\u00eb si U\u00c7K. Kjo mandej u ndoq nga shum\u00eb njer\u00ebz k\u00ebtu. U krijua p\u00ebrshtypja q\u00eb ne jemi nj\u00eb vagon, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb trenit q\u00eb udh\u00ebhiqet me SHBA, por kur lokomotiva b\u00ebn kthesat e saj, vagon\u00ebt nuk arrijn\u00eb dot ta p\u00ebrcjellin. Un\u00eb besoj se Kosova duhet t\u2019i ket\u00eb dy k\u00ebto an\u00eb, ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn lejohet e respektohet e drejta e besimit dhe nga ana tjet\u00ebr sigurisht ushqejm\u00eb vler\u00ebn ton\u00eb themeltare: Q\u00eb kombi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se feja.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Ju vet\u00eb jeni besimtar?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nuk mund t\u00eb them se jam besimtar i devotsh\u00ebm. Un\u00eb jam qytetar i Republik\u00ebs Shqiptare. Dhe e di, nuk mendoj se duhet vendosur t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt n\u00eb nj\u00eb thes n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe as organizatat e ndryshme radikale n\u00eb nj\u00eb thes. Nuk jan\u00eb sinonime V\u00ebllaz\u00ebria Myslimane, Al Kaeda, ISIS etj. Sepse ka nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt jan\u00eb nj\u00ebsoj dhe t\u00eb thuhet q\u00eb edhe k\u00ebto organizata radikale jan\u00eb bashk\u00eb. N\u00eb fakt luft\u00ebrat, ato i b\u00ebjn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Vet\u00ebvendosja i d\u00ebnon radikal\u00ebt?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Pa dyshim. Ne d\u00ebnojm\u00eb ekstremist\u00ebt, radikalizmin fetar i cili n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb merr jet\u00eb t\u00eb rinjsh dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shp\u00ebrqendron v\u00ebmendjen nga problemet socio-ekonomike. N\u00ebse shikoni sot hart\u00ebn e bot\u00ebs, luft\u00ebra ka aty ku ka resurse. N\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme, q\u00eb Mitrovica \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb, sepse aty \u00ebsht\u00eb Trep\u00e7a.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: A mendoni se jan\u00eb keqkuptuar disa q\u00ebndrime te VV, si ai p\u00ebr shamit\u00eb apo tekstet shkollore si nj\u00eb frym\u00eb radikale thelle-thell\u00eb VV? Nuk e di, nisur nga shpjegimi juaj m\u00eb lart duket se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur politikisht, por a mund ta sqaroni ju vet\u00eb?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ne nuk e form\u00ebsojm\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb nga ajo \u00e7ka thon\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt. Un\u00eb nuk udh\u00ebhiqem n\u00eb politik\u00eb nga pamund\u00ebsimi i preteksteve t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve. Nuk brengosem p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. \u00cbsht\u00eb bindja ime e fuqishme se Republika e Kosov\u00ebs n\u00eb aspektin komb\u00ebtar e lidh Sk\u00ebnderbeun me Adem Jasharin. Dhe n\u00eb aspektin politiko-filozofik e ka shin\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb binar\u00ebve, q\u00eb lidh Sami Frash\u00ebrin me Ukshin Hotin. N\u00eb mendojm\u00eb se k\u00ebta jan\u00eb binar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Zoti Kurti, k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga kujtimet e At Zef Pllumit lexova di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb mbeti n\u00eb mend. Ishte nj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb flasin shum\u00eb p\u00ebr Atdheun. A mendoni se ai duhet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb heshtje?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Jam dakord q\u00eb Atdheu duhet me vepra dhe jo me fjal\u00eb, por nuk jam dakord q\u00eb vet\u00ebcensura e shqiptar\u00ebve p\u00ebr Kombin shnd\u00ebrrohet n\u00eb traum\u00eb kolektive. Ta shpallim veten Komb q\u00eb do t\u00eb bashkohet, \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Pse duhet t\u00eb bashkohemi?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Po pse u bashkuan dy Gjermanit\u00eb? Nuk kemi nevoj\u00eb t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur se gjerman\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Nuk di q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb mur q\u00eb na ndan. Madje kemi nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb na bashkon.<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Po. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si dy shtete. Por shikoni, ne sado t\u00eb mundohemi t\u00eb b\u00ebhemi si nacionalist\u00eb, ju siguroj se kurr\u00eb nuk do b\u00ebhemi m\u00eb nacionalist\u00eb sesa amerikan\u00ebt, francez\u00ebt, gjerman\u00ebt. Un\u00eb akuzohem si nacionalist i flakt\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient ku njer\u00ebzit kan\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar qasje antinacionaliste, e cila n\u00eb Ballkan t\u00eb v\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nacionalizmave t\u00eb tjer\u00eb. Sepse n\u00eb Kosov\u00eb gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb zgjedh\u00ebsh midis nacionalizmit shqiptar dhe atij serb. N\u00ebse nuk je nacionalist shqiptar, p\u00ebrfundon n\u00eb pozicionin e kund\u00ebrshtarit. Kur ta l\u00ebn\u00eb nacionalizmin e tyre amerikan\u00ebt, francez\u00ebt etj, edhe ne shqiptar\u00ebt do e l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb tonin. Mir\u00ebpo nuk besoj q\u00eb braktisja e nacionalizmit duhet t\u00eb filloj\u00eb nga populli yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira kazani: Dua t\u2019ju pyes p\u00ebr disa personazhe shum\u00eb shkurt. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Diktator i ashp\u00ebr i shekullit t\u00eb kaluar!<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: P\u00ebr Titon?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Ka qen\u00eb nj\u00eb diktator shum\u00eb i eg\u00ebr, shum\u00eb dinak dhe i cili ka balancuar midis nacionalizmave q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb pushtetin e vet. Ai e ka ushqyer Jugosllavin\u00eb mbi g\u00ebnjeshtra fondamentale.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: P\u00ebr Ibrahim Rugov\u00ebm?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti:<\/strong> Besoj q\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb kritik i mir\u00eb letrar, i cili n\u00eb koh\u00ebn e okupimit t\u00eb Serbis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb paq\u00ebsore. Dhe mospajtimi ka qen\u00eb se rezistenca paq\u00ebsore ka qen\u00eb tejet pasive. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, un\u00eb n\u00eb vitet 90 isha n\u00eb unionin e pavarur t\u00eb Universiteti t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ushqenim shpirtin e demonstrat\u00ebs dhe n\u00eb &#8217;97-n ne pat\u00ebm at\u00eb kund\u00ebrshtimin pasi ne ishim p\u00ebr rezistenc\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Rexhep Qosja?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nj\u00eb intelektual q\u00eb i ka frym\u00ebzuar shum\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb rezistenc\u00ebn e tyre p\u00ebrgjat\u00eb dekadave ndaj regjimit jugosllav dhe ka patur nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. P\u00ebr dit\u00ebt e sotme besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i af\u00ebrt n\u00eb pozicione me qeverisjen n\u00eb ikje dhe besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i af\u00ebrt p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb Rexhep Qosja.<\/p>\n<p><strong> Mira Kazhani: Sali Berisha?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: S\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb them p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 dallimeve evidente q\u00eb kemi. Besoj q\u00eb ai do t\u00eb mbahet mend n\u00eb histori p\u00ebr thirrjet e demokracis\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Edi Rama si kryeminist\u00ebr si po ju duket?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Besoj q\u00eb ka nj\u00eblloj potenciali p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb radikal gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e nevojshme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr shtetin shqiptar. Por sa ky potencial i tij do t\u00eb aktualizohet gjat\u00eb qeverisjes, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb dhe ai ka nj\u00eb rritje t\u00eb interesit p\u00ebr t\u2019u kujdesur dhe m\u00ebsuar p\u00ebr shqiptar\u00ebt jasht\u00eb kufijve.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Jeni trash\u00ebguar me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl para pak koh\u00ebsh. Si quhet?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Lea. Kemi nj\u00eb ndryshim radikal n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Na \u00ebsht\u00eb shtuar popullsia. Ishim dy u b\u00ebm\u00eb tre.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Kujt i ngjan?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Nj\u00eb jav\u00eb mua, dhe nj\u00eb jav\u00eb Rit\u00ebs. Thon\u00eb se ndryshon pas 9 muajsh. At\u00ebher\u00eb kuptohet.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: \u00c7far\u00eb gjuhe do m\u00ebsoj\u00eb Lea?<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: Anglishtja q\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nevoj\u00eb. Sigurisht shqip edhe norvegjisht.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Kur ju kam intervistuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb u habit\u00ebn me historin\u00eb tuaj me Rit\u00ebn, norvegjeze. Ata mendonin se Albin Kurti nacionalist i flakt\u00eb kish thyer nj\u00eb tabu.<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se njer\u00ebzit q\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb njohur mir\u00eb edhe mund t\u00eb jen\u00eb \u00e7uditur. Po un\u00eb besoj q\u00eb Kombi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nocion duhet t\u00eb m\u00ebsohet tek l\u00ebnd\u00ebt e historis\u00eb, gjeografis\u00eb e politik\u00ebs. Jo tek l\u00ebnda e biologjis\u00eb dhe jo tek preferencat personale t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p><strong>Mira Kazhani: Imagjino sikur preferencat personale t\u00eb kishin shkuar tek nj\u00eb serbe?!<\/strong><br \/>\n<strong>Albin Kurti<\/strong>: At\u00eb po ju l\u00eb ta imagjinoni ju!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Prishtina, Mira Kazhani\/Gazeta Dita Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni n\u00eb qeverisje me njer\u00ebz dhe parti q\u00eb deri dje jo vet\u00ebm i keni kritikuar, por keni nd\u00ebrtuar karrierrn tuaj politike duke ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atyre. K\u00ebshtu psh, n\u00eb fushat\u00ebn vendore, ju fituat duke th\u00ebn\u00eb se Prishtina do t\u00eb ishte m\u00eb keq me Isa Mustaf\u00ebn, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga Prishtina, Mira Kazhani\/Gazeta Dita Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni n\u00eb qeverisje me njer\u00ebz dhe parti q\u00eb deri dje jo vet\u00ebm i keni kritikuar, por keni nd\u00ebrtuar karrierrn tuaj politike duke ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atyre. K\u00ebshtu psh, n\u00eb fushat\u00ebn vendore, ju fituat duke th\u00ebn\u00eb se Prishtina do t\u00eb ishte m\u00eb keq me Isa Mustaf\u00ebn, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-09-18T08:26:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"22 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim!\",\"datePublished\":\"2014-09-18T08:26:35+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-18T08:26:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/\"},\"wordCount\":4495,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/\",\"name\":\"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg\",\"datePublished\":\"2014-09-18T08:26:35+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-18T08:26:35+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim!\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga Prishtina, Mira Kazhani\/Gazeta Dita Mira Kazhani: Zoti Kurti, ju po hyni n\u00eb qeverisje me njer\u00ebz dhe parti q\u00eb deri dje jo vet\u00ebm i keni kritikuar, por keni nd\u00ebrtuar karrierrn tuaj politike duke ju kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb atyre. K\u00ebshtu psh, n\u00eb fushat\u00ebn vendore, ju fituat duke th\u00ebn\u00eb se Prishtina do t\u00eb ishte m\u00eb keq me Isa Mustaf\u00ebn, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-09-18T08:26:35+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"22 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim!","datePublished":"2014-09-18T08:26:35+00:00","dateModified":"2014-09-18T08:26:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/"},"wordCount":4495,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/","name":"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim! - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg","datePublished":"2014-09-18T08:26:35+00:00","dateModified":"2014-09-18T08:26:35+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/albin_kurti.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/interviste-per-te-gjitha-me-albin-kurtin-jua-shpjegoj-ndryshimin-tim\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Intervist\u00eb \u201cp\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d me Albin Kurtin: Jua shpjegoj \u201cndryshimin\u201d tim!"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13732"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13732\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}