{"id":13731,"date":"2014-09-16T10:35:47","date_gmt":"2014-09-16T09:35:47","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1848"},"modified":"2014-09-16T10:35:47","modified_gmt":"2014-09-16T09:35:47","slug":"nata-e-fantazmave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/","title":{"rendered":"Nata e fantazmave"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gani Mehmetaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <em>Tregim nga <\/em><strong>Gani MEHMETAJ<\/strong><\/p>\n<p>Nat\u00eb e ftoht\u00eb, akull. Nga alpet sllovene frynte veriu q\u00eb t\u00eb priste fytyr\u00ebn dhe t\u00eb fshikullonte trupin nga koka e mbuluar me helmet\u00eb deri t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt alpine n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mpira. Ishim n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb mali. Nuk e p\u00ebrcaktoje dot vendin. S\u2019kishte asnj\u00eb vendbanim n\u00eb af\u00ebrsi, nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb bleg\u00ebrim\u00eb delesh a p\u00ebllitje lop\u00ebsh, as britma katundar\u00ebsh. Ndjenja e braktisjes ndjehej gjithandej.<br \/>\nRuanim objektin ushtarak, rrethuar me tela gjembor. Rr\u00ebmuj\u00eb e pasiguri gjithandej n\u00eb vendin ku nuk na kishin ftuar. Flitej se shp\u00ebrthimi i nj\u00eb lufte pritej s\u00eb shpejti. Larg\u00ebsia mes rojave nuk qe m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebrqind metra. Por nuk e shihnim nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb b\u00ebnte roje Stipe, djaloshi nga Posavina e Kroacis\u00eb, n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb ruante bashk\u00ebmoshatari i tij Zorani nga Shumadia e Serbis\u00eb. Tutje tyre ishte Senadi nga Bosnja dhe Lajoshi nga Panonia n\u00eb kufi me Hungarin\u00eb. Un\u00eb mes tyre rrija i mpir\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb m\u00eb pushk\u00eb supeve. Ndiqja m\u00eb v\u00ebmendje l\u00ebvizjet n\u00eb pyll, i mb\u00ebshtetur p\u00ebr nj\u00eb pem\u00eb t\u00eb trash\u00eb q\u00eb m\u00eb mbulonte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb trupit nga era, po edhe nga gjuajtjet e mundshme armike. Hendekun n\u00eb rast sulmi e kisha af\u00ebr, mund t\u00eb hidhesha m\u00eb t\u00eb v\u00ebrejtur l\u00ebvizje n\u00eb pyll. Rojet e tjer\u00eb nuk i shihja, por e dija ku jan\u00eb dhe gati e dija gjendjen e tyre shpirt\u00ebrore. Me frik\u00eb e filluan nd\u00ebrrimin e tyre q\u00eb nga fillimi. Nuk guxonin t\u00eb kund\u00ebrshtonin, por nuk donin as t\u00eb rrezikonin.<br \/>\nPa e hetuar mu afrua hija nga e majta. E mora me mend kush mund t\u00eb ishte, megjith\u00ebse nj\u00eb her\u00eb nga paraqitja e b\u00ebft\u00eb u rr\u00ebqetha dhe mu duk q\u00eb flok\u00ebt e mia t\u00eb ngritura si tela telefoni e preken \u00e7elikun e ftoht\u00eb te helmet\u00ebs. Ende pa e pyetur pse e braktisi vend roj\u00ebn filloi t\u00eb m\u00eb p\u00ebshp\u00ebriste: &#8211; Kam frik\u00eb. Mos m\u00eb d\u00ebbo. I vet\u00ebm nuk rri m\u00eb.<br \/>\nKur u afrua edhe m\u00eb, i \u00e7atalluar nga frika mu betua se n\u00eb terrenin e tij endeshin hije njer\u00ebzish a luget\u00ebrish nuk e dinte me sakt\u00ebsi. Dridhej. Nuk thash asgj\u00eb. E dija me siguri se hije as fantazma s\u2019kishte n\u00eb af\u00ebrsi, por s\u2019kisha si ta bindja se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm paranoja e tij. Fundja nuk m\u00eb b\u00ebhej von\u00eb: do ta qortonin, arrestonin apo do ta d\u00ebnonin nes\u00ebr p\u00ebr braktisje t\u00eb vendroj\u00ebs. Nuk brengosesha as p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen time. Sonte ta kaloja thellimin dhe pasigurin\u00eb pa t\u00eb nes\u00ebrmen le t\u00eb b\u00ebhej \u00e7ka t\u00eb donte.<br \/>\nSi t\u00eb ishin marr vesh n\u00eb mes veti, nga krahu i djatht\u00eb ia b\u00ebhu ushtari tjet\u00ebr-shumadinasi. Edhe ai gati me goj\u00eb t\u00eb marrt\u00eb mu drejtua: &#8211; Frik\u00ebsohem nga luget\u00ebrit. Ka l\u00ebvizje n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb pyllin, m\u00eb shihte m\u00eb v\u00ebmendje athua e besoja.<br \/>\n-Me nj\u00eb karikator do t\u2019i vras\u00eb gjith\u00eb luget\u00ebrit e k\u00ebsaj bote, -u p\u00ebrpoqa ta shnd\u00ebrroja n\u00eb shaka k\u00ebt\u00eb frik\u00eb irracionale t\u00eb dy ushtar\u00ebve t\u00eb armatosur deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb me pushk\u00eb automatike, bajonet\u00eb q\u00eb shk\u00eblqente n\u00eb nat\u00ebn e pist\u00eb, dhe 100 plumba n\u00eb \u00e7ant\u00ebn e vog\u00ebl ushtarake.<br \/>\nAi shakas\u00eb sime iu p\u00ebrgjigj i shqet\u00ebsuar: &#8211; Luget\u00ebrit nuk i z\u00eb plumbi. Kot q\u00eb i gjuan. Nd\u00ebrkaq, komandot nuk i heton, pos kur ta \u00e7ajn\u00eb gabzherrin.<br \/>\nS\u2019kisha p\u00ebrgjigje. M\u00eb vinte siklet dhe m\u00ebrdhija. Rrinim t\u00eb shushatur duke l\u00ebvizur k\u00ebmb\u00ebt e mpira nga t\u00eb ftohtit. Pastaj m\u00eb i riu nga Posavina pasi mori vet\u00ebn nga prania jon\u00eb, filloi t\u00eb tregonte ndodhi interesante nga katundi i tij:<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb shtrig\u00eb ngrihej nat\u00ebn nga varri m\u00eb daljen e h\u00ebn\u00ebs s\u00eb plot\u00eb dhe e tmerronte gjith\u00eb katundin. I b\u00ebnte rr\u00ebmuj\u00eb sht\u00ebpit\u00eb, i priste n\u00eb fyt gj\u00ebn\u00eb e trash dhe i lemeriste katundar\u00ebt. Me per\u00ebndimin e h\u00ebn\u00ebs \u00e7do gj\u00eb qet\u00ebsohej. Por nj\u00eb nat\u00eb u b\u00eb shum\u00eb agresive, i lemerisi t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb vdekur: k\u00ebrkonte ta kthenin n\u00eb jet\u00eb, sepse gabimisht e fut\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb varr\u00eb,- rr\u00ebfente ai m\u00eb z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb p\u00ebshp\u00ebrim\u00eb, nd\u00ebrsa ne e d\u00ebgjonim t\u00eb strukur si t\u00eb prisnim se mos shtriga q\u00eb u ngrit\u00eb nga varri do t\u00eb na drejtohej me hak\u00ebrrim\u00eb.<br \/>\n\u2013 Tre katundar\u00eb q\u00eb pat\u00ebn pun\u00eb me shtrig\u00ebn u \u00e7menden, nd\u00ebrsa dy t\u00eb tjer\u00eb nuk u pan\u00eb m\u00eb. Shtriga i kishte f\u00ebrf\u00eblluar n\u00eb humnera t\u00eb frikshme n\u00eb shenj hakmarrje, -na shihte shoku i arm\u00ebve drejt\u00eb n\u00eb sy, megjith\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb e dinim se ai s\u2019mund t\u00eb kapte asnj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb fytyr\u00ebs as syt\u00eb e gap\u00ebrruar, por sa her\u00eb p\u00ebrpiqej \u00ebt na zhbironte n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, kthenim kok\u00ebn anash sikur ndiqnim ndonj\u00eb l\u00ebvizje tej shkurreve e lisave.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr ta, &#8211; tha ai, nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqej t\u00eb zhbirilonte n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb na i shihte nga emocionet e t\u00eb rr\u00ebfyerit, &#8211; fliste i gjith\u00eb katundi.<br \/>\nShoku ia pohonte m\u00eb kok\u00eb me sy t\u00eb \u00e7ak\u00ebrritur nga frika. Nuk ia prishja, megjith\u00ebse as n\u00eb k\u00ebt\u00eb nat\u00eb t\u00eb err\u00ebt burg nuk u druaja luget\u00ebrve. U druaja njer\u00ebzve nga mishi e gjaku q\u00eb mund t\u00eb na zinin pusi. U druanim vend\u00ebsve q\u00eb ishin organizuar t\u00eb na kund\u00ebrviheshin, n\u00ebse dilnim nga rrethojat tona- telat me gjemba e kazermat e izoluara. Ishim ushtar\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb vendin q\u00eb s\u2019na donte, as na kishte ftuar. Rr\u00ebfime p\u00ebr rojat e prera n\u00eb fyt kisha d\u00ebgjuar plot\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit para se t\u00eb na sillnin k\u00ebtu.<br \/>\nDhe s\u2019doja t\u00eb m\u00eb vriste dikush si qen n\u00eb k\u00ebt\u00eb humb\u00ebtir\u00eb t\u00eb huaj.<br \/>\nSikur ta kishte pritur shokun t\u2019i hapte rrug\u00eb, ushtari tjet\u00ebr e vazhdoi rr\u00ebfimin rr\u00ebqeth\u00ebs se si nj\u00ebrit n\u00eb katundin e tij i doli shtriga nat\u00ebn, nd\u00ebrsa ai duke menduar se \u00ebsht\u00eb e dashura e afroi p\u00ebr trupi. Ajo befas i hipi n\u00eb qaf\u00eb. Kur ndjeu kthetrat, me britma e ul\u00ebrima fatkeqi, duke u p\u00ebrpjekur ta shqiste shtrig\u00ebn, iu afrua sht\u00ebpive t\u00eb para, por ajo e shnd\u00ebrruar n\u00eb Zorken e tij sa p\u00ebr ta mashtruar e \u00e7au n\u00eb fyt. U lemeris\u00ebn katundar\u00ebt. E dashura, m\u00eb t\u00eb pa kufom\u00ebn e djaloshit mori malin, fliste ai si t\u00eb qe n\u00eb fund t\u00eb hendekut.<br \/>\nBashk\u00ebmoshatari i tij dridhej derisa d\u00ebgjonte<br \/>\n\u2013 Po rr\u00ebqeth\u00ebm p\u00ebr shpirt t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, ma prek zemr\u00ebn se si me rreh -na drejtohej m\u00eb z\u00ebrin gati t\u00eb panatyrsh\u00ebm.<br \/>\nNd\u00ebrkaq, rr\u00ebfimtari betohej n\u00eb Zot, tok\u00eb e n\u00eb qiell se e gjith\u00eb kjo qe e v\u00ebrtet.<br \/>\n\u2013 Njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb tmerr jan\u00eb gjall\u00eb, &#8211; na thoshte i bindur n\u00eb at\u00eb q\u00eb fliste.<br \/>\nNuk e kund\u00ebrshtoja, s\u2019kishte asnj\u00eb efekt edhe po t\u2019u thosha se k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb rr\u00ebfime plakash. T\u00eb dyt\u00eb i besonin k\u00ebto rr\u00ebfime.<br \/>\nRrinim t\u00eb shushatur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, prapa pem\u00ebs s\u00eb trash. Pastaj pa ndonj\u00eb marr\u00ebveshje u shtrim\u00eb n\u00eb hendek, nd\u00ebrsa sipas urdhrit duhej t\u00eb silleshim m\u00eb hap ushtarak nga nj\u00eb pik\u00eb kontrolli n\u00eb tjetr\u00ebn, \u201csa p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb me dije armikut ku jemi\u201d, tallej shoku yn\u00eb, i cili b\u00ebnte kokrr\u00ebn e gjumit n\u00eb kazerm\u00ebn malore, sepse ishte n\u00eb nd\u00ebrrimin e m\u00ebvonsh\u00ebm.<br \/>\nFtoma dhe err\u00ebsira e shtrinin pushtetin e pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm mbi gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn. Sa her\u00eb l\u00ebvizte di\u00e7ka n\u00eb pyll, ne i b\u00ebnim vesh\u00ebt pip\u00ebz, e nd\u00ebrprisnim frym\u00ebmarrjen dhe prisnin nga do t\u00eb vinte armiku. Ata i druanin luget\u00ebrve. Nj\u00eb varrez\u00eb e vjet\u00ebr e braktisur austro- hungareze ishte n\u00eb af\u00ebrsi. Prania e k\u00ebtyre varreve i lemeriste \u201cbashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt\u201d e mi&#8230;<br \/>\nKomandot e armikut ishin tmerri tjet\u00ebr i rojave t\u00eb nat\u00ebs. Disa dit\u00eb rresht para se t\u00eb vinim n\u00eb k\u00ebt\u00eb humb\u00ebtir\u00eb, oficeri i sigurimit na thoshte se magazinat e municionit shpesh b\u00ebheshin cak i sulmeve t\u00eb armikut. &#8211; Nd\u00ebrkaq, &#8211; tregonte ai, &#8211; armiqt\u00eb i kemi t\u00eb shumt\u00eb. M\u00eb t\u00eb eg\u00ebr jan\u00eb komandot q\u00eb s\u2019t\u00eb falnin, &#8211; e theksonte ai shpesh her\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ju zuri gjumi n\u00eb vendroje, &#8211; nuk do t\u00eb zgjoheni kurr\u00eb m\u00eb, komandot do t\u2019ua \u00e7ajn\u00eb gabzherrin, &#8211; na i hapte syt\u00eb me tmerr.<br \/>\nSi p\u00ebr dreq t\u00eb gjith\u00ebve sonte na kujtoheshin fjal\u00ebt e tij. Pastaj ata filluan t\u00eb kujtojn\u00eb m\u00eb p\u00ebshp\u00ebrima rr\u00ebfime ushtar\u00ebsh se si u vra filani n\u00eb pik\u00ebn tet\u00eb t\u00eb roj\u00ebs. Tjetrit n\u00eb pik\u00ebn pes\u00eb, thoshin, ia gjet\u00ebn kok\u00ebn disa hapa larg trupit. Fatkeqi pushk\u00ebn ende e mbante m\u00eb t\u00eb dyja duart, flitej gjithandej n\u00eb kazerm\u00eb. Askush nuk e kund\u00ebrshtonte, megjith\u00ebse askush nuk e pa kufom\u00ebn.<br \/>\nKur shteronin shembujt e k\u00ebtyre tregimeve rr\u00ebqeth\u00ebse, ushtari nga Shumadia, i prir\u00eb p\u00ebr drama t\u00eb forta emocionale, tregonte detaje makabre t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb gjakut, t\u00eb gabzherrit q\u00eb i gurgullonte fatkeqit nga ajri e gjaku kur dilnin me vrushkuj. P\u00ebrshkruante edhe tmerrin e atyre q\u00eb shikonin grahmat e fundit t\u00eb t\u00eb therurit, por q\u00eb s\u2019mund ta ndihmonin. Ai qe i sigurt q\u00eb sonte komandos\u00ebt ishin diku af\u00ebr.<br \/>\nKur shtangeshin nga frika, t\u00eb cil\u00ebn e ushqenin gjith\u00eb koh\u00ebn, shihnin si t\u00eb luajtur fiqirit p\u00ebrreth. Pastaj e v\u00ebrtetonim edhe nj\u00eb her\u00eb instinktivisht e kan\u00eb pushk\u00ebn e mbushur apo jo.<br \/>\nNga ajo atmosfer\u00eb e nder\u00eb her\u00eb na dukej se l\u00ebvizte nj\u00eb lis, her\u00eb na b\u00ebhej se f\u00ebshf\u00ebrinin gjethet e shkelura t\u00eb pyllnaj\u00ebs nga k\u00ebmb\u00ebt e dikujt. Por pastaj kur e ndjenim fort\u00ebsin\u00eb e arm\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb na b\u00ebhej se pushonte \u00e7do l\u00ebvizje.<br \/>\nPasi ngopeshin s\u00eb rr\u00ebfyeri p\u00ebr komandos\u00ebt q\u00eb vrisnin, hidhnin n\u00eb er\u00eb depo municioni, zhduknin nj\u00ebsi e \u00e7eta, fillonim serin\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfimeve p\u00ebr luget\u00ebrit, dhe shtrigat n\u00eb katundet e rrafshultes s\u00eb Posavin\u00ebs apo lugajave t\u00eb Shumadis\u00eb.<br \/>\nAta her\u00eb p\u00ebrtypnin rr\u00ebfimet e d\u00ebgjuara net\u00ebve t\u00eb dimrit n\u00eb vatrat e tyre, her\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisnin serin\u00eb e shkrimeve n\u00ebp\u00ebr revistat e ilustruara q\u00eb vinin n\u00eb kazerm\u00eb. K\u00ebsaj ua shtonin besimin e patundur n\u00eb ato q\u00eb u thoshin epror\u00ebt p\u00ebr komando armik q\u00eb t\u00eb prisnin n\u00eb fyt sa hap e mbyll syt\u00eb.<br \/>\nVazhdonin t\u00eb rrinim t\u00eb shushatur n\u00eb err\u00ebsir\u00eb. M\u00eb b\u00ebhej se nga frika irracionale t\u00eb dy ushtar\u00ebt ishin b\u00ebr\u00eb si bomb\u00eb e kurdisur me sahat, q\u00eb vet\u00ebm momentin e shp\u00ebrthimit k\u00ebrkonin. Fillova t\u2019ua kem frik\u00ebn. Duhej t\u00eb ruhesha nga \u00e7arturia e tyre. Prisja m\u00eb makth zbardhimin e dit\u00ebs apo ardhjen e nd\u00ebrrimit tjet\u00ebr t\u00eb rojave. Koha nuk ecte. Ata dikur filluan ta shohin m\u00eb frik\u00eb nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\nDhe derisa un\u00eb luftoja me nervat e mia jo nga hija e luget\u00ebrve, as nga komandos\u00ebt sa nga reagimet e papritura t\u00eb dy ushtar\u00ebve pran\u00eb meje, nata e pafund me t\u00eb ftohtit m\u00eb paralizonte. Nga m\u00ebnyra se si shihnin rrotull u p\u00ebrpoqa prap\u00eb t\u2019i shp\u00ebrqendroja, t\u2019i shkarkoja nga paniku.<br \/>\n&#8211; S \u2019ka luget\u00ebr! Jan\u00eb p\u00ebrralla plakash gjith\u00eb ato q\u00eb kishin d\u00ebgjuar, le t\u00eb me dalin para t\u00eb gjith\u00eb luget\u00ebrit e bot\u00ebs dhe do t\u2019i \u00e7aj me bajonet\u00eb pa e shkrepur asnj\u00eb fishek, nd\u00ebrsa ata heshtnin.<br \/>\n&#8211; S\u2019ka as komandos, &#8211; p\u00ebrpiqesha t\u00eb jem bind\u00ebs . Por ata s\u2019 m\u00eb besonin. Duket m\u00eb as s\u2019 m\u00eb d\u00ebgjonin.<br \/>\n\u00c7uni nga Posavina ashtu si ishte i shushatur me kok\u00ebn q\u00eb e l\u00ebvizte si drug\u00ebza sa majtas djathtas, papritmas u ngrit\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe doli nga hendeku. U p\u00ebrpoqa ta ulja duke e kapur p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e pantallonave, por m\u00eb rr\u00ebshqiti, duke m\u00eb r\u00ebn\u00eb shqelm n\u00eb gjoks. N\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e frikshme t\u00eb nat\u00ebs u d\u00ebgjua britma e thekshme: Ndal! Pastaj krisi rafali i kallashit.<br \/>\nU shtang\u00ebm. Nuk e dinim kujt i urdh\u00ebronte dhe n\u00eb k\u00eb gjuante: n\u00eb nd\u00ebrrimin q\u00eb ende kishte koh\u00eb t\u00eb vinte? N\u00eb komando q\u00eb mund t\u2019i ket\u00eb pikasur? Apo u hak\u00ebrrohej hijeve t\u00eb nat\u00ebs q\u00eb ua pati frik\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb armiqve s\u00eb bashku. Ai shihte fantazma q\u00eb dilnin nga varret, sepse filloi t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte e t\u00eb shante luget\u00ebrit.<br \/>\nBashk\u00ebmoshatari i tij nuk vonoi dhe hapi zjarr t\u00eb p\u00ebrqendruar, duke e zbrazur gjith\u00eb karikatorin. Pastaj e futi karikatorin tjet\u00ebr. Un\u00eb u ngjesha edhe m\u00eb pas dheut t\u00eb hendekut, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar bresh\u00ebris\u00eb s\u00eb plumbave kuturi t\u00eb shumadinasit q\u00eb filloi t\u00eb q\u00ebllonte nga t\u00eb gjitha an\u00ebt dhe t\u00eb klithte me z\u00eb jonjer\u00ebzor. Vazhdonin klithmat tjera n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb malit. Z\u00ebrat e tyre largoheshin nj\u00ebri pas tjetrit. Pas nj\u00eb kohe ngrita kok\u00ebn dhe hapa syt\u00eb sa si shqeva n\u00eb terrin e nat\u00ebs, por nuk e shihja as posavinasin q\u00eb u zhduk n\u00eb thell\u00ebsi, as shumadinasin q\u00eb komandonte: \u201czjarr\u201d disa qindra metra larg meje dhe shkrehte her\u00eb pas her\u00eb kallashin.<br \/>\nDikur u b\u00eb heshtje e frikshme. Ata nuk u kthyen.<br \/>\nM\u00eb t\u00eb zbardhur dita hodha pushk\u00ebn n\u00eb hendek, u shkarkova nga pajimet ushtarake dhe u drejtova nga kufiri per\u00ebndimor. Askush nuk erdhi t\u00eb na z\u00ebvend\u00ebsonte as t\u00eb gjurmonte p\u00ebr fatin e dy ushtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kurr\u00eb m\u00eb nuk d\u00ebgjova.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregim nga Gani MEHMETAJ Nat\u00eb e ftoht\u00eb, akull. Nga alpet sllovene frynte veriu q\u00eb t\u00eb priste fytyr\u00ebn dhe t\u00eb fshikullonte trupin nga koka e mbuluar me helmet\u00eb deri t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt alpine n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mpira. Ishim n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb mali. Nuk e p\u00ebrcaktoje dot vendin. S\u2019kishte asnj\u00eb vendbanim n\u00eb af\u00ebrsi, nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb bleg\u00ebrim\u00eb delesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7,11],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Nata e fantazmave - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nata e fantazmave - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Tregim nga Gani MEHMETAJ Nat\u00eb e ftoht\u00eb, akull. Nga alpet sllovene frynte veriu q\u00eb t\u00eb priste fytyr\u00ebn dhe t\u00eb fshikullonte trupin nga koka e mbuluar me helmet\u00eb deri t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt alpine n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mpira. Ishim n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb mali. Nuk e p\u00ebrcaktoje dot vendin. S\u2019kishte asnj\u00eb vendbanim n\u00eb af\u00ebrsi, nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb bleg\u00ebrim\u00eb delesh [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-09-16T09:35:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Nata e fantazmave\",\"datePublished\":\"2014-09-16T09:35:47+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-16T09:35:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/\"},\"wordCount\":2372,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/\",\"name\":\"Nata e fantazmave - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg\",\"datePublished\":\"2014-09-16T09:35:47+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-16T09:35:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nata e fantazmave\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nata e fantazmave - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Nata e fantazmave - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Tregim nga Gani MEHMETAJ Nat\u00eb e ftoht\u00eb, akull. Nga alpet sllovene frynte veriu q\u00eb t\u00eb priste fytyr\u00ebn dhe t\u00eb fshikullonte trupin nga koka e mbuluar me helmet\u00eb deri t\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt alpine n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e mpira. Ishim n\u00eb nj\u00eb pllaj\u00eb mali. Nuk e p\u00ebrcaktoje dot vendin. S\u2019kishte asnj\u00eb vendbanim n\u00eb af\u00ebrsi, nuk d\u00ebgjohej asnj\u00eb bleg\u00ebrim\u00eb delesh [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-09-16T09:35:47+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Nata e fantazmave","datePublished":"2014-09-16T09:35:47+00:00","dateModified":"2014-09-16T09:35:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/"},"wordCount":2372,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/","name":"Nata e fantazmave - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg","datePublished":"2014-09-16T09:35:47+00:00","dateModified":"2014-09-16T09:35:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj1.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/nata-e-fantazmave\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nata e fantazmave"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13731"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13731"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13731\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}