{"id":13721,"date":"2014-09-10T09:12:21","date_gmt":"2014-09-10T08:12:21","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1810"},"modified":"2014-09-10T09:12:21","modified_gmt":"2014-09-10T08:12:21","slug":"legjenda-urbane-per-haki-tahen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/","title":{"rendered":"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Gani Mehmetaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\" alt=\"\" width=\"200\" \/> <strong>Gani Mehmetaj<\/strong><\/p>\n<p>Nga dritarja e autobusit urban, n\u00eb krahun e djatht\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy tabela \u201cHaki Taha\u201d, n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb llamarin\u00eb q\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb rrugic\u00eb t\u00eb kryeqytetit. P\u00ebrtej k\u00ebsaj cope llamarine m\u00eb pak sht\u00ebpi, rrugica ishte pa krye. Autobusi kaloi tutje n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e dendur t\u00eb qytetit, ku kolona e makinave mezi l\u00ebviznin, nd\u00ebrsa mua m\u00eb v\u00ebrshuan kujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr dhe m\u00eb fantazit\u00eb tona f\u00ebmij\u00ebrore&#8230;<\/p>\n<p>Ne nuk e njihnim, Haki Tahen, nuk e dinim as cilit p\u00ebrcaktim politik i takonte, nuk merrnin vesh nga p\u00ebrcaktimet politike: njer\u00ebzit i ndanim ne ata q\u00eb flisnin gjuh\u00ebn ton\u00eb dhe ata q\u00eb flisnin gjuh\u00ebn e pushtuesit. N\u00eb mes ishin ata q\u00eb bartnin fjal\u00eb, nd\u00ebrsa na thoshin t\u2019u ruhemi si atyre q\u00eb kofshin tret\u00eb. Nuk dinim shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebr koh\u00ebn e situat\u00ebn, por dale ngadal\u00eb nga bisedat e shk\u00ebputura mbr\u00ebmjeve t\u00eb vona t\u00eb dimrit t\u00eb ftoht\u00eb na vinin n\u00eb vesh fjal\u00eb mahnitje e lavd\u00ebrimi p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e tij&#8230;<\/p>\n<p>Haki Taha, poet e intelektual i Normales s\u00eb Elbasanit, i p\u00ebrcaktimit t\u00eb djatht\u00eb, ishte nd\u00ebr emrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur dhe m\u00eb t\u00eb mistifikuar t\u00eb historis\u00eb s\u00eb re shqiptare. P\u00ebr breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb ai u b\u00eb sinonim i rezistenc\u00ebs kund\u00ebr okupimit, guximit t\u00eb pashoq, por edhe i kund\u00ebrv\u00ebnies dy shteteve komuniste: Jugosllavis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb kishin dal n\u00eb gjah kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. B\u00ebri luft\u00eb t\u00eb pavarur, apo fati e zgjodhi p\u00ebr t\u00eb krijuar mitin e q\u00ebndres\u00ebs. Doli n\u00eb sip\u00ebrfaqe papritmas si maja e ajsbergut e nj\u00eb rezistence t\u00eb organizuar q\u00eb u shua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, ku mor\u00ebn pjes\u00eb s\u00eb bashku sh\u00ebrbimi sekret jugosllav dhe sh\u00ebrbimi sekret shqiptar. Nd\u00ebrkaq, e paraqit\u00ebn individualist t\u00eb rastit, si shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb luftonin dhe humbnin, sepse ishin t\u00eb vetmuar, nd\u00ebrsa her\u00ebn tjet\u00ebr si vras\u00ebs (propaganda e Enver Hoxh\u00ebs), sepse shoi jet\u00ebn e Miladin Popovi\u00e7it, nj\u00eb antishqiptari t\u00eb t\u00ebrbuar, themelues t\u00eb Partis\u00eb Komuniste Shqiptare, q\u00eb diktatori i Tiran\u00ebs e kishte idhull frym\u00ebzimi p\u00ebr krime&#8230;<\/p>\n<p>As sot e k\u00ebsaj dite nuk e \u00e7&#8217;mb\u00ebshtoll\u00ebn asnj\u00ebra pal\u00eb l\u00ebmshin e k\u00ebsaj enigme. Askush nga bashk\u00eb kohanik\u00ebt e tij politikan, andej dhe k\u00ebndej kufirit nuk than\u00eb shum\u00eb p\u00ebr te, as n\u00eb koh\u00ebn, kur s\u2019kishte fije dyshimi q\u00eb s\u2019guxonin t\u00eb flisnin ndryshe nga versioni zyrtar, por as m\u00eb von\u00eb kur pat\u00ebn mund\u00ebsi. Di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr personalitetin e tij na rr\u00ebfejn\u00eb miqt\u00eb: Prenk Gruda, p\u00ebrtej Atlantikut, tregon p\u00ebrcaktimin e tij politik e komb\u00ebtar, vendosm\u00ebrin\u00eb e gjakimin. Dhe, me dashuri e pietet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Haki Tahen rr\u00ebfen Lasgush Poradeci!<\/p>\n<p>&#8220;Po ecnim rrug\u00ebs t\u00eb dy, me Lasgushin &#8211; shkruan Meri Lalaj, n\u00eb librin: \u201cLasgushi me ka th\u00ebn\u00eb\u201d &#8211; dhe ai po m\u00eb tregonte se si serb\u00ebt i ndiqnin kosovar\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e Zogut. K\u00ebshtu, kishin ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri dy kosovar\u00eb: Bajram Gashi dhe Haki Taha, q\u00eb ishin m\u00ebsues &#8211; nj\u00ebri n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn shkoll\u00eb t\u00eb Shenavlashit, tjetri n\u00eb tjetr\u00ebn. Nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, &#8211; vazhdoi Lasgushi, &#8211; m\u00eb takoi Haki Taha dhe m\u00eb tregoi nj\u00eb lib\u00ebr, ja kaq t\u00eb trash\u00eb, sa gishti. Ishte nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me poezi p\u00ebr Kosov\u00ebn. Aty ishte edhe poezia ime &#8220;Marshi Kosovar&#8221;.<br \/>\n&#8211; T\u00eb lutem &#8211; m\u00eb tha Haki Taha, &#8211; t\u00eb na b\u00ebsh nj\u00eb parath\u00ebnie.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk shkruaj n\u00eb proz\u00eb, &#8211; i thash\u00eb &#8211; po p\u00ebr Kosov\u00ebn do ta b\u00ebj.<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb vajta n\u00eb Shenavlash, &#8211; vijoi Lasgushi, &#8211; dhe m\u00eb ftoi p\u00ebr drek\u00eb prifti i fshatit. Duke ecur rrug\u00ebs p\u00ebrmes fshatit, takova Haki Tah\u00ebn, i cili m\u00eb tha: &#8211; N\u00ebna dhe un\u00eb po t\u00eb presim p\u00ebr drek\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb ka ftuar p\u00ebr drek\u00eb prifti i fshatit, &#8211; thash\u00eb un\u00eb, &#8211; por do t\u00eb vij te ti\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj Lasgushi rr\u00ebfen p\u00ebr aktin burrnor t\u00eb Haki Tah\u00ebs: \u201cNj\u00eb dit\u00eb, Haki Taha vajti n\u00eb komitet dhe i tha roj\u00ebs me pushk\u00eb q\u00eb ruante te dera: &#8220;Lajm\u00ebroje Miladin Popovi\u00e7in se e k\u00ebrkoj un\u00eb&#8221;. Pas pak, roja e lejoi t\u00eb hynte brenda n\u00eb komitet dhe atje, n\u00eb zyr\u00ebn e Miladinit, ai nxori koburen dhe ia num\u00ebroi t\u00eb dhjetat mu n\u00eb ball\u00eb. Hakiun e fsheh\u00ebn kosovar\u00ebt me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, se e ndiqnin serb\u00ebt. M\u00eb s\u00eb fundi, kur e rrethuan dhe donin ta kapnin, Haki Taha vrau veten, se vet\u00ebm trimat vrasin veten\u201d, shkruan n\u00eb kujtimet e tij Lasgushi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, miku i Haki Tahes, Prenk Gruda: pas 53 vjetesh n\u00eb &#8220;Albania Gazette of Boston&#8221;, Florida, me 8 Janar 1998, shkruan: \u201c P\u00ebr kryetrimin Haki Taha mund te flas\u00ebsh e shkruash nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb t\u00ebr\u00eb, por un\u00eb po marr p\u00ebrsip\u00ebr ve\u00e7 nj\u00eb kujtim t\u00eb shkurt\u00ebr nga njohja e miq\u00ebsia n\u00eb rinin\u00eb time shkollore e m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Ishte prej Gjakove, qe ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb \u00e7erdhe e shqiptarizmit. Hakiun e njoha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb konviktin &#8220;Malet Tona&#8221; n\u00eb Shkod\u00ebr, mandej na ra p\u00ebr disa vjet me kalue s\u00eb bashku n\u00eb Normale te Elbasanit e Shkoll\u00ebn Teknike n\u00eb Tiran\u00eb, gjat\u00eb pushimeve shkollore.<br \/>\nHakiu ishte i gjat\u00eb e i holl\u00eb me nj\u00eb trup t\u00eb hijsh\u00ebm burrnor. Ishte i dashtun e shum\u00eb i njer\u00ebzish\u00ebm por i padurueshem me ata q\u00eb anonin nga e majta, duke mendue se k\u00ebshtu i sh\u00ebrbenin Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb Etnike. Bile nj\u00eb her\u00eb u ngatrrue keq me Asim Vokshin e gjithnj\u00eb i kritikonte Emin Durakun e Xheladin Hanen, tue ju than\u00eb se Rus\u00ebt kan\u00eb ndryshue kryeqytetin e taktiken, por kan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn strategji pansllave, p\u00ebrpimjen e shqiptareve p\u00ebr dalje n\u00eb ujrat e ngrohta t\u00eb Mesdheut e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e Hakiut ishin bind\u00ebse sepse ai thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn pa zbukurime si dhe pa frike&#8230;<br \/>\nKa qene shkrimtar i mpreht\u00eb e prozator e poet. \u201cP\u00ebrsh\u00ebndetja e Kosov\u00ebs nga Qafa e Prushit\u201d 1938, n\u00eb &#8220;Hylli i Drit\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mall\u00ebngjyese, nj\u00eb hymn i djelmenis\u00eb Shqiptare p\u00ebr Nan\u00ebn Kosov\u00eb. Ma von\u00eb shum\u00eb shkrime t\u00eb tjera t\u00eb botueme, apo dor\u00ebshkrime provojn\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Hakiut si shkrimtar. Ai ndiqte gjurm\u00ebt e Apostujve te Rilindjes. Fishta e Naimi ishin p\u00ebr te Ungjilli e Kurani, admironte Mjed\u00ebn e Asdrenin, Prenushin e \u00c7ajupin. Interesant ishte p\u00ebr mue kur vinte Pad\u00ebr Anton Harapi e Fratel Gjoni me u takue me Haki Tah\u00ebn n\u00eb Normalen e Elbasanit e ne Shkoll\u00ebn Teknike n\u00eb Tiran\u00eb. Me 28 shkurt 1937, Hakiu formoi nj\u00eb celule te fsheht\u00eb, n\u00eb form\u00eb organizate, vet\u00eb i pest\u00eb: Haki Taha, kryetar, Minush Lipoveci, Zeki Shehi (te tre gjakovar\u00eb), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Shkodr\u00ebs. Ne ishim te gjith\u00eb t\u00eb betuem p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb me e mbajt sekretin, me qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm po t\u00eb jet\u00eb nevoja, me e dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr kauz\u00ebn e shejt\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Haki Taha i q\u00ebndron besnik betimit dhe me 14 mars 1945, i hyn n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb Miladin Popovi\u00e7it tue i than\u00eb se mjaft ma i ke mashtrue e tradhetue shqiptar\u00ebt dhe e vret. Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret vehten. Minush Lipoveci e Zeki Shehu kan\u00eb vdek nd\u00ebr tortura n\u00eb Goli Otok, nd\u00ebrsa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnis\u00eb e ka arrestue n\u00eb Elbasan e dor\u00ebzue UDB-s\u00eb jugosllave n\u00eb Shkup, ku e kan\u00eb mbyt me tortura, nd\u00ebrsa Prenk Gruda ka mbet d\u00ebshmitar i shok\u00ebve t\u00eb tij dhe i shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve tragjike shqiptare\u201d. Ky ishte rr\u00ebfimi i Prenk Grud\u00ebs.<\/p>\n<p>Imazhi p\u00ebr Haki Tah\u00ebn sa her\u00eb e kujtoj me duket m\u00eb i mistifikuar se her\u00ebn e par\u00eb kur e d\u00ebgjova n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. P\u00ebrpjekjet e m\u00ebvonshme p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar k\u00ebt\u00eb personazh tragjik me dalin edhe m\u00eb t\u00eb mjegullta, m\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, me rr\u00ebshqasin dhe m\u00eb b\u00ebheshin edhe m\u00eb misterioze, sidomos kur d\u00ebgjoja rr\u00ebfimet gojore. Sa mendoja q\u00eb e kapja imazhin e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, kur me dilte ndonj\u00eb rr\u00ebfimtar tjet\u00ebr, i cili me shpinte rrug\u00ebve t\u00eb p\u00ebrbaltura, apo dhiar\u00ebve gati t\u00eb pashkelura m\u00eb pak romantike e m\u00eb shum\u00eb tragjike, m\u00eb pak epike e m\u00eb shum\u00eb konfuze.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb vjetet aq m\u00eb shum\u00eb m\u00eb err\u00ebsohet pamja e tij dhe b\u00ebmat q\u00eb i kishim d\u00ebgjuar. Miti p\u00ebr te me duket po aq interesant sikurse n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, kur e p\u00ebrmendnin aq shpesh, duke shikuar m\u00eb frik\u00eb se mos hynte dikush q\u00eb ka p\u00ebrgjuar prapa der\u00ebs. Haki Taha u b\u00eb yll ndri\u00e7ues, fanar p\u00ebr brezin ton\u00eb, q\u00eb e gjakonte lirin\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb mbase nuk e kan\u00eb iden\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Haki Taha, at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr neve i barabart\u00eb me Oso Kuken. Brezi yn\u00eb dhe ai para nesh, pra brezi i baballar\u00ebve tan\u00eb e ngriti n\u00eb mit, simbol t\u00eb guximit, fanar t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr rezistenc\u00eb kund\u00ebr pushtuesit, njeriu q\u00eb nuk lejoi ta torturonin e t\u00eb shkelnin mbi dinjitetin e tij, patriot q\u00eb para se t\u00eb vriste vet\u00ebn, u mb\u00ebshtoll me flamurin kuq e zi dhe thirri Shqip\u00ebrin\u00eb etnike. Ashtu e tregojn\u00eb t\u00eb gjitha versionet e rr\u00ebfimeve p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb dhe fundin tragjik. Ashtu d\u00ebgjonim ne t\u00eb strukur prapa stufave t\u00eb ngrohta n\u00eb net\u00ebt e ftohta t\u00eb dimrit, nd\u00ebrsa imagjinonim se si b\u00ebri p\u00ebrpjekje t\u00eb ikte n\u00eb Shqip\u00ebri, por i dol\u00ebn n\u00eb kufi.<br \/>\nAq na duhej neve. Por rr\u00ebfimi vazhdonte n\u00eb gradacione. N\u00eb duar t\u00eb armikut, nuk donte t\u00eb binte. Ne d\u00ebgjonim me beb\u00ebza t\u00eb zmadhuara, mrekulloheshim me guximin e tij dhe qanim p\u00ebr fundin tragjik. Sepse, heroi nuk duhej t\u00eb vdiste. Megjithat\u00eb ai vdiq. Secili nga ne, net\u00ebve t\u00eb gjata t\u00eb dimrit t\u00eb ftoht\u00eb, para se ta zinte gjumi fantazonte t\u00eb b\u00ebnte trim\u00ebri t\u00eb ngjashme. Dhe t\u00eb k\u00ebndohej n\u00eb k\u00ebng\u00eb, sepse edhe p\u00ebr te ishte nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb k\u00ebndohej fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas rr\u00ebfimit, Haki Taha, vrau Miladin Popovi\u00e7in, njeriun i cili kishte b\u00ebr\u00eb krime n\u00eb Shqip\u00ebri kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, i ndihmuar nga komunist\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs, sepse diktatori shqiptar e pati mentor e urdh\u00ebrdh\u00ebn\u00ebs. Ai, pra Miladini i cyti komunist\u00ebt shqiptar t\u00eb vrisnin njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb zot\u00eb, duke e shkaktuar luft\u00ebn civile nd\u00ebr shqiptar\u00eb. I vrari pastaj ishte edhe shkaktar i shum\u00eb krimeve t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00ebn e cop\u00ebtuar t\u00eb Haki Tah\u00ebs, prandaj e mbushi kup\u00ebn. Dhe derisa e d\u00ebgjonim aktin e vrasjes rr\u00ebqetheshim, f\u00ebrg\u00ebllonim jo nga tmerri i vrasjes sa nga guximi i shkrepjes s\u00eb atyre plumbave. Kosova e koh\u00ebs s\u00eb Haki Tah\u00ebs ishte e okupuar dhe e rrethuar nga serb\u00ebt e malazez\u00ebt: ushtar\u00eb, milic\u00eb e spiun g\u00eblonin gjithandej. Ishte gjendje e jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nAsnj\u00ebher\u00eb nuk k\u00ebrkova m\u00eb shum\u00eb sqarime nga t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb. Babai apo miqt\u00eb e tij t\u00eb pasdarkeve shqiptare, rr\u00ebfenin nj\u00ebri nj\u00eb detaj, tjetri e plot\u00ebsonte me detajin tjet\u00ebr, duke krijuar mozaikun e k\u00ebtij heroi t\u00eb pashembullt. Trimi i rrugicave urbane t\u00eb qyteteve tona.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Oso Kuka m\u00eb dukej disi ndryshe, sepse ai i priste armiqt\u00eb n\u00eb gryk\u00eb t\u00eb pushk\u00ebs, ai s\u2019priste bes\u00eb nga ta, Haki Taha, n\u00eb psikologjin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebs shtat\u00eb vje\u00e7ar, mbronte bes\u00ebn e shkelur, premtimin e dh\u00ebn\u00eb. Thjesht\u00ebzimi i dialogut n\u00eb mes t\u00eb Tah\u00ebs dhe t\u00eb vrarit, shkaut Miladin dukej aq i kapsh\u00ebm dhe aq fluror nj\u00ebkoh\u00ebsisht: \u201cKu i ke fjal\u00ebt p\u00ebr bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb?\u201d (Ku e ke bes\u00ebn q\u00eb na e dhe, do t\u00eb k\u00ebndonte rapsodi popullor m\u00eb von\u00eb fshehurazi), &#8211; e pyet me mllef Haki Taha, Miladinin e Komitetit Krahinor t\u00eb Kosov\u00eb-Metohis\u00eb q\u00eb kishte ngr\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7anak me Enver Hoxh\u00ebn gjat\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Miladini i buz\u00ebqesh dhe i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb ishte dhe me at\u00eb q\u00eb kishte arritur, ia kthen shqip: \u201cAto ishin fjal\u00eb mali, po eja t\u00eb pim\u00eb nga nj\u00eb raki t\u00eb fort\u00eb kumbulle\u201d.<br \/>\nHaki Taha, sipas rr\u00ebfimeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, ngjash\u00ebm me k\u00ebng\u00ebt e rapsodit plot\u00eb mllef dhe i zhg\u00ebnjyer me fjal\u00ebt e tij, ia kthen: \u201ck\u00ebshtu e mban\u00eb fjal\u00ebn ti?<br \/>\nMiladini i pam\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, p\u00ebrpiqet ta shnd\u00ebrroj n\u00eb humor: \u201cLeje Shqip\u00ebrin\u00eb ti, jam marr vesh me Enver Hoxh\u00ebn un\u00eb, po eja ta shtrojm\u00eb me raki\u201d.<\/p>\n<p>Taha n\u00eb kulm t\u00eb hidh\u00ebrimit i drejtohet me mllef: \u201cshka i pabes\u00eb\u201d, dhe ia shkrep shtat\u00eb plumba. Roja t\u00eb dera, duke menduar se i ka kapur nostalgjia e shkrepjeve, sepse krisma revolesh n\u00eb zyre kishte \u00e7do dit\u00eb, nuk shqet\u00ebsohet, vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjum\u00eb n\u00eb karrigen para dyerve t\u00eb hyrjes.<br \/>\nMe t\u00eb mbaruar pun\u00eb Haki Taha, me gjakftoht\u00ebsi t\u00eb mahnitshme, e mbyll der\u00ebn, &#8211; me shpalohet imazhi i rr\u00ebfimeve nga f\u00ebmij\u00ebria, nd\u00ebrsa i drejtohet roj\u00ebs: \u201cMos e shqet\u00ebso shokun Miladin se po b\u00ebn\u00eb gjum\u00eb\u201d, &#8211; dhe vazhdon shkall\u00ebve teposht\u00eb.<\/p>\n<p>Se kur u dha alarmi i vrasjes dhe kush e mori vesh i pari, askush nuk e di me sakt\u00ebsi, nuk e thot\u00eb as tregimtari popullor, i rr\u00ebfyer nga mij\u00ebra goj\u00eb. Disa thon\u00eb se roja priti sa priti, dikur deshi t\u2019ia kujtonte shokut Miladin se, ishte b\u00ebr\u00eb koha e drek\u00ebs. Por me t\u00eb hapur dyert sheh se Miladini ishte i lar\u00eb n\u00eb gjak dhe pa pik\u00eb shpirti. K\u00ebtu p\u00ebrfundon episodi p\u00ebr fundin e Miladin Popovi\u00e7it, nj\u00ebrit nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta serbo-malazeze q\u00eb r\u00ebndon aq shum\u00eb mbi shqiptar\u00ebt. K\u00ebtu vazhdon drama e Haki Tah\u00ebs, heroit urban me kollare e kostume gri, pa mustaqe dhe i dob\u00ebsuar nga tuberkulozi. Nga t\u2019ia m\u00ebsyj? Ku t\u00eb fshihet? Ishin m\u00ebdyshjet hamletiane t\u00eb trimit. N\u00eb Shqip\u00ebri do ta vrisnin, ashtu sikurse i vran\u00eb apo i kalben n\u00eb burg shok\u00ebt e grupit t\u00eb Tah\u00ebs pas vrasjes se Miladinit. T\u00eb shkonte t\u00eb ndonj\u00eb i af\u00ebrm, shok apo mik e dinte se vet\u00ebm do t\u2019i merrte n\u00eb qaf\u00eb. Ai megjithat\u00eb vazhdoi i qet\u00eb xhades\u00eb kryesore, i vet\u00ebm dhe pa mb\u00ebshtetjen e askujt.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb prit\u00eb i dol\u00ebn forcat jugosllave t\u00eb siguris\u00eb&#8230;<\/strong><br \/>\nRr\u00ebfimi i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb thot\u00eb se ai niset drejt Prizrenit dhe kufirit shqiptar&#8230;<br \/>\nD\u00ebshmit\u00eb thon\u00eb se ai nuk doli nga Prishtina. E vran\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Kur e rrethuan ushtar\u00eb e milic\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, nd\u00ebrsa me nj\u00eb revole s\u2019mund t\u00eb b\u00ebnte gj\u00eb, nxjerr\u00eb flamurin nga kraharori, e mb\u00ebshtjell trupin me te dhe l\u00ebshon nj\u00eb z\u00eb t\u00eb theksh\u00ebm: \u201cRrnoft\u00eb Shqip\u00ebri Etnike\u201d, duke ia shkrepur vet\u00ebs!<br \/>\nShuhet jeta e tij, por merr dhen\u00eb b\u00ebma p\u00ebr trim\u00ebrin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta shuar zjarrmin\u00eb e euforis\u00eb p\u00ebr guximin e tij, krrokaste burizani i Enver Hoxh\u00ebs nga Tirana q\u00eb e mbronte kriminelin Miladin, kinse dashamir\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe e njolloste trimin Taha. Por k\u00ebto krrokama sa krijonin huti, shiheshin m\u00eb mosbesim e p\u00ebshtirosje.<br \/>\nRr\u00ebfimi q\u00eb e kisha d\u00ebgjuar n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, sikurse mij\u00ebra bashk\u00ebmoshatar\u00eb, ishte rr\u00ebfimi i njer\u00ebzve t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur e t\u00eb okupuar nga forcat serbo-malazeze. \u00cbsht\u00eb ky rr\u00ebfimi q\u00eb ata e kan\u00eb ndjer\u00eb apo q\u00eb e kan\u00eb dashur. Por nuk \u00ebsht\u00eb edhe rr\u00ebfimi i atyre q\u00eb Miladinin donin ta paraqisnin sikur i digjej zemra p\u00ebr shqiptar\u00eb! Nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr cinike q\u00eb fshihte brenda krimin dhe diktatur\u00ebn, q\u00eb hutonte njer\u00ebz dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb shlyente nga kujtesa mesazhin e Haki Tah\u00ebs.<\/p>\n<p>Legjenda urbane e krijuar menj\u00ebher\u00eb pas vdekjes s\u00eb trimit urban, ishte e kund\u00ebrta e legjendave me shum\u00eb shok\u00eb e m\u00eb shum\u00eb beteja. Ishte nj\u00eb luft\u00eb vetmitare, mbase e njeriut m\u00eb t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar n\u00eb vend. Ishte klithja e popullit t\u00eb vetmuar, t\u00eb braktisur e t\u00eb terrorizuar q\u00eb k\u00ebrkonte lirin\u00eb. Legjenda thot\u00eb se, nd\u00ebrsa kureshtar\u00ebt e pan\u00eb me frik\u00eb e t\u00eb mrekulluar nj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrderisa flamuri i p\u00ebrgjakur ia mbulonte trupin e shtrir\u00eb n\u00eb kalldr\u00ebmin e nj\u00eb rrugice t\u00eb Prishtin\u00ebs, armiqt\u00eb q\u00eb kishin shpresuar shum\u00eb ta zinin t\u00eb gjall\u00eb e shihnin me sy t\u00eb \u00e7ak\u00ebrritur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb para b\u00ebm\u00ebs heroike ai u kishte premtuar shok\u00ebve se do ta nd\u00ebshkonte pabesin\u00eb dhe tradhtarin, pra e dinte detyr\u00ebn q\u00eb e priste, nd\u00ebrsa armiku i tij me t\u2019u ballafaquar me te, shpresonte se do ta hutonte me debate shterpe p\u00ebr premtimet q\u00eb i anashkalonte, apo q\u00eb ua kthente me arroganc\u00eb: \u201cTa q&#8230; Shqip\u00ebrin\u00eb etnike!\u201d, ashtu sikurse kishte th\u00ebn\u00eb pas Konferenc\u00ebs s\u00eb Mukj\u00ebs. Thua t\u2019i ket\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb edhe Haki Tah\u00ebs si Enver Hoxh\u00ebs? Apo nuk arriti ta nxirrte nga goja k\u00ebt\u00eb pisll\u00ebk, sepse ia preu sharjen n\u00eb gryk\u00eb Haki Taha.<\/p>\n<p>Heroizma e Tahes me ka ndjekur gjat\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb dhe rinis\u00eb s\u00eb hershme. M\u00eb von\u00eb me ndiqte kureshtja: Kush ishte Haki Taha? Mjegulla vet\u00ebm sa e mistifikonte, sepse ne ishim t\u00eb prir\u00eb q\u00eb heshtjen publike ta kuptonin si munges\u00eb guximi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb hero komb\u00ebtar, derisa u k\u00ebndohej partizan\u00ebve me trim\u00ebrit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb lagjen time shqyheshin gazit.<\/p>\n<p>Imazhin p\u00ebr Haki Tah\u00ebn e plot\u00ebson libri monumental: \u201cRrno vet\u00ebm p\u00ebr me tregue\u201d, rr\u00ebfimi trondit\u00ebs i At Zef Pllumit. Ka disa pasazhe interesante nga Qazim Vula, bashk\u00ebpun\u00ebtori i Haki Tah\u00ebs n\u00eb vrasjen e Miladin Popoviqit, po ashtu gjakovar, trim i pa tundur. At Zef Pllumi na e bart\u00eb gati pes\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb b\u00ebm\u00ebn: \u201cGjat\u00eb nji mbledhje t\u00eb k\u00ebtij grupi u provue se p\u00ebrgjegj\u00ebs i vet\u00ebm i fatkeq\u00ebsis\u00eb kosovare ishte Miladin Popoviqi. N\u00eb ket\u00eb mbledhje u vendos q\u00eb ai t\u00eb vritej sa ma par\u00eb. Kur u desht t\u00eb hidhej shorti se cili do t\u00eb kryente ket\u00eb detyr\u00eb patriotike qe \u00e7ue e kishte fol m\u00ebsuesi&#8230; i cili kishte than\u00eb: \u201cMos qiti short. Un e kam jet\u00ebn t\u00eb shkurtueme nga tuberkulozi dhe i kam dit\u00ebt e caktueme. P\u00ebr shp\u00ebtimin e Kosov\u00ebs un i baj flije t\u00eb gjitha dit\u00ebt q\u00eb me kan\u00eb mbet. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ma leni mue se e kryej menjiher\u00eb , por due prej jush nji revole t\u00eb sigurt q\u00eb mos t\u2019i shkrep kot asnji plumb\u201d.<\/p>\n<p>Qazmi Vula tregon se si e p\u00ebrcolli deri t\u00eb Zyra e Miladinit Haki Tahen. \u201cSi m\u00ebsues q\u00eb ishte bani nji k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u2019u takue me Miladinin, i cili e priti n\u00eb nji or\u00eb t\u00eb von\u00eb t\u00eb mesdit\u00ebs\u201d. Ai tregon se si shkuan s\u00eb bashku, \u201ce kur erdhi radha hini brenda mesuesi, un ndeja n\u00eb korridor. Nuk vonoi e u ndie krisma e pistolet\u00ebs\u201d. Qazim Vula tregon se si polici hyni brenda m\u00eb vrull, se si e pa Miladinin e rr\u00ebzuar , kurse m\u00ebsuesi kishte hap dritaren e ishte hedh n\u00eb rrug\u00eb, pastaj duke ik\u00eb m\u00eb vrap, ai tregon se si m\u00ebsuesin e vran\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Versioni i Vul\u00ebs \u00ebsht\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, trondit\u00ebs, m\u00eb i besueshmi q\u00eb nxjerr\u00eb fakte t\u00eb reja. Pra, Haki Taha e Miladini nuk kishin t\u00eb njohur, ai nuk e takoi mikun e vjet\u00ebr, por armikun e shqiptar\u00ebve, q\u00eb i kishte vrar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs dhe pas luft\u00ebs, ata nuk pin\u00eb se bashku, por Hakiu e k\u00ebrkoi takimin, duke e pritur deri pas dite von\u00eb. Haki Taha nuk ishte vet\u00ebm, por pati bashk\u00ebpun\u00ebtor, i cili priste n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ndonj\u00eb t\u00eb papriture, por edhe q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebshtonte atentati. Ai u vra q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa Qazim Vula u zu m\u00eb von\u00eb, u d\u00ebrgua n\u00eb burgun e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Sremit nga ku iku n\u00eb Shqip\u00ebri, pas peripecive nj\u00ebmujore n\u00ebp\u00ebr Serbi. Pritja q\u00eb iu b\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, kur e kaloi kufirin, nd\u00ebrsa shpresonte se shp\u00ebtoi, ishte d\u00ebshp\u00ebruese.<br \/>\n\u201cH\u00eb, klysh i Titos, i than\u00eb, &#8211; paske bashk\u00ebpunue n\u00eb vrasjen e mikut ton\u00eb ma t\u00eb madh, q\u00eb ishte m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet internacionalist proletar\u201d Dhe mori d\u00ebnimin tjet\u00ebr 25 vjet burg, pos torturave \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Mozaiku p\u00ebr Haki Tahen plot\u00ebsohet: pra ishte nj\u00eb grup nacionalist\u00ebsh shqiptar\u00eb, e kund\u00ebrta e komunist\u00ebve t\u00eb zhlyer n\u00eb krime. Grupi kishin marr vendim t\u00eb vritej Miladini nj\u00ebri nd\u00ebr armiq\u00ebt m\u00eb mizor; vrasja nuk qe akt d\u00ebshp\u00ebrimi, por m\u00ebnyr\u00eb e organizuar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar kriminel\u00ebt. Grupi u shpartallua. Mbase i fundit i k\u00ebtij grupi, Qazim Vula, vdiq n\u00eb Gjakov\u00eb pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e mbajtur d\u00ebnimin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb vrasjen e Miladinit deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>Edhe pasi i lexova shumic\u00ebn e shkrimeve p\u00ebr Haki Tah\u00ebn, mistifikimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb burr\u00eb t\u00eb pazakonsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nj\u00ebkoh\u00ebsisht, m\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb i madh. Shum\u00eb m\u00eb von\u00eb e mora vesh kush ishte ai, ku lindi, ke e pati shok e mik, \u00e7ka lexonte dhe \u00e7ka shkruante, por askush ende nuk ma qart\u00ebsoi aktin e tij m\u00eb t\u00eb madh burr\u00ebror n\u00eb shekullin XX: nd\u00ebshkimin e t\u00eb pabesit dhe vet\u00ebvrasjen q\u00eb t\u00eb mos binte n\u00eb duar t\u00eb armikut q\u00eb do ta zhburr\u00ebronin, duke e torturuar sikurse dinin vet\u00ebm ata.<\/p>\n<p>Ai nuk pati tirq me gajtan e xhamadan vija-vija, as kobure t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb brez, nuk kishte as mustaqe vesh e m\u2019vesh, por ishte heroi urban i qyteteve tona provinciale e katundeve t\u00eb varfra. Ai na frym\u00ebzonte n\u00eb \u00e7do situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<br \/>\nMe te e mbajt\u00ebm gjall\u00eb shpirtin e q\u00ebndres\u00ebs&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gani Mehmetaj Nga dritarja e autobusit urban, n\u00eb krahun e djatht\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy tabela \u201cHaki Taha\u201d, n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb llamarin\u00eb q\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb rrugic\u00eb t\u00eb kryeqytetit. P\u00ebrtej k\u00ebsaj cope llamarine m\u00eb pak sht\u00ebpi, rrugica ishte pa krye. Autobusi kaloi tutje n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e dendur t\u00eb qytetit, ku kolona e makinave mezi l\u00ebviznin, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gani Mehmetaj Nga dritarja e autobusit urban, n\u00eb krahun e djatht\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy tabela \u201cHaki Taha\u201d, n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb llamarin\u00eb q\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb rrugic\u00eb t\u00eb kryeqytetit. P\u00ebrtej k\u00ebsaj cope llamarine m\u00eb pak sht\u00ebpi, rrugica ishte pa krye. Autobusi kaloi tutje n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e dendur t\u00eb qytetit, ku kolona e makinave mezi l\u00ebviznin, nd\u00ebrsa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-09-10T08:12:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"19 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn\",\"datePublished\":\"2014-09-10T08:12:21+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-10T08:12:21+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/\"},\"wordCount\":3804,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/\",\"name\":\"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\",\"datePublished\":\"2014-09-10T08:12:21+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-10T08:12:21+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Gani Mehmetaj Nga dritarja e autobusit urban, n\u00eb krahun e djatht\u00eb m\u00eb ra n\u00eb sy tabela \u201cHaki Taha\u201d, n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb llamarin\u00eb q\u00eb sh\u00ebnonte nj\u00eb rrugic\u00eb t\u00eb kryeqytetit. P\u00ebrtej k\u00ebsaj cope llamarine m\u00eb pak sht\u00ebpi, rrugica ishte pa krye. Autobusi kaloi tutje n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e dendur t\u00eb qytetit, ku kolona e makinave mezi l\u00ebviznin, nd\u00ebrsa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-09-10T08:12:21+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"19 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn","datePublished":"2014-09-10T08:12:21+00:00","dateModified":"2014-09-10T08:12:21+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/"},"wordCount":3804,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/","name":"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg","datePublished":"2014-09-10T08:12:21+00:00","dateModified":"2014-09-10T08:12:21+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/gani_mehmetaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/legjenda-urbane-per-haki-tahen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Legjenda urbane p\u00ebr Haki Tah\u00ebn"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13721"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13721"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13721\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13721"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13721"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13721"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}