{"id":13716,"date":"2014-09-06T21:53:31","date_gmt":"2014-09-06T20:53:31","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1790"},"modified":"2014-09-06T21:53:31","modified_gmt":"2014-09-06T20:53:31","slug":"maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/","title":{"rendered":"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Maks Velo\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>GAZETA BLIC<\/strong>, <em>06.09.2014<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Kjo intervist\u00eb do t\u00eb mrrol\u00eb shum\u00eb fytyra ose do t\u00eb anashkalohet me togfjal\u00ebshin \u201cprap\u00eb ky i \u00e7menduri!\u201d. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, Maks Velo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt, n\u00eb mos i vetmi q\u00eb i shp\u00ebton mb\u00ebrthimit t\u00eb hekurt t\u00eb t\u00eb qenit politikisht korrekt. Pra flet tro\u00e7 ose \u2018speaks his mind\u2019 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb term t\u00eb anglishtes (<\/em><em>shum\u00eb fytyra po rrudhen tashm\u00eb nga ky jopuriz\u00ebm n\u00eb gjuh\u00eb ose shitmendje me anglisht<\/em>). P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb tij \u2018sa jan\u00eb verior\u00ebt geg\u00eb?\u2019 duhet nj\u00eb epos m\u00eb vete. Por p\u00ebr t\u00eb antiprovokuar pa u munduar t\u00eb jem politikisht korrekt, mund t\u00eb them se verior\u00ebt (apo geg\u00ebt n\u00eb da\u00e7) nuk i gjymtojn\u00eb apo masakrojn\u00eb kurr\u00eb t\u00eb vrar\u00ebt e tyre. Ata e duan t\u00eb bukur kufom\u00ebn e kund\u00ebrshtarit t\u00eb vrar\u00eb! N\u00eb Kor\u00e7\u00ebn e zotit Velo, p\u00ebr shembull, vrasje ndodhin ndoshta jo rrall\u00eb, por makabritetet e plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vakuum. Apo jo?!<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ju duket se keni padurim ndaj bedenave, miteve, Kanunit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flisni p\u00ebr vlerat e paz\u00ebvend\u00ebsueshme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb. A mos e keni fjal\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb trash\u00ebgimi vet\u00ebm t\u00eb krishter\u00eb e posa\u00e7\u00ebrisht ortodokse, pra kishat e ritit bizantin, ikonat e afresket? A mos jeni p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri paraosmane? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo e pamundur?<\/strong><br \/>\nK\u00ebshtu si e b\u00ebni Ju pyetjen, sigurisht \u00ebsht\u00eb e pamundur. Kur nj\u00eb nj\u00ebri num\u00ebron pasurin\u00eb e fillon nga ato m\u00eb me vler\u00eb, n\u00eb fillim diamantet, pastaj florinjte, pastaj eurot dhe n\u00eb fund leket. Pasuria e nj\u00eb kombi merr n\u00eb konsiderate n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ato me t\u00eb \u00e7muarat. Kodik\u00ebt e shekullit 6 dhe 9-t\u00eb, Epitafi i Gllavenic\u00ebs, ikonat (mbi 5000 \u2013 je) dhe afresket (nd\u00ebr to edhe ato t\u00eb Rubikut). N\u00ebse k\u00ebto jan\u00eb Ortodokse p\u00ebr mua ka pak r\u00ebnd\u00ebsi, k\u00ebto jan\u00eb sikurse jan\u00eb kat\u00ebr B\u2013t\u00eb e m\u00ebdhenj Budi, Buzuku, Bardhi dhe Bogdani.<\/p>\n<p>K\u00ebto vepra q\u00eb p\u00ebrmenda jan\u00eb prodhim i Bizantit Ballkanik, ateliet\u00eb ishin l\u00ebviz\u00ebse n\u00ebp\u00ebr manastire. Piktor\u00ebt ikonograf\u00eb l\u00ebviznin n\u00eb gjith\u00eb siujdhes\u00ebn. Sot jan\u00eb nj\u00eb baze p\u00ebr t\u00eb bashkuar gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor drejt Europ\u00ebs. Por mos harrojm\u00eb MARUBIN e madh dhe shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr nga moderniteti. Kanuni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga Opuset m\u00eb madhore t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Mesjetare, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga kodet baz\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb bot\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb klasifikimi dhe kodifikimi i jet\u00ebs se kaluar. Por duhet t\u00eb mbetej nj\u00eb Opus shkencor. Kur aplikohet sot n\u00eb Veri, tregojm\u00eb se nuk kap\u00ebrcejm\u00eb dot Mesjet\u00ebn. Ne po bisedojm\u00eb p\u00ebr Trash\u00ebgimin\u00eb, dhe nuk zgjidhen dot koh\u00ebt, epokat, territoret, por vlerat. Onufri \u00ebsht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn osmane, por ka nj\u00eb iluminim per\u00ebndimor.<br \/>\nMitet jan\u00eb \u00ebndrrat e popujve, pa to nuk deshifrohet dot historia.<br \/>\nBEDENAT? Kemi Kalan\u00eb e Shkodr\u00ebs, t\u00eb Lezh\u00ebs, t\u00eb Kruj\u00ebs, at\u00eb t\u00eb Beratit dhe at\u00eb t\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<br \/>\nJan\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara dhe kur shkon sikur do t\u00eb ik\u00ebsh sa m\u00eb par\u00eb, nuk po arrijm\u00eb dot t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb lakmuara.<\/p>\n<p><strong>E jeni antigeg ju, zoti Velo?<\/strong><br \/>\nJam antiverior, jo antigeg. Kur isha i vog\u00ebl, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb ish nj\u00eb dyqan kinkalerish, i Geges, quhej. Pronari ish nj\u00eb plak i urt\u00eb, i dashur, zem\u00ebrgjer\u00eb, k\u00ebshtu do mbesin n\u00eb p\u00ebrfytyrimin tim Geg\u00ebt. Si sheg\u00ebt me nj\u00eb l\u00ebng t\u00eb kuq brenda dhe t\u00eb bukura p\u00ebr t\u00eb pikturuar natyra t\u00eb qeta. Shega ndofta edhe p\u00ebrfaq\u00ebson geg\u00ebrin\u00eb. Vazhdoj t\u00eb vizatoj prej 50 vitesh grat\u00eb me xhubleta, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb lidh direkt me koh\u00ebt homerike. Tani vijm\u00eb n\u00eb Veriu. Fush\u00eb-Kruja, a e pe si stafi sigurues i presidentit Bush i hoqi or\u00ebn nga dora, nga frika se mos ia vidhnin fush\u00ebkrujasit?<\/p>\n<p>La\u00e7i? Jan\u00eb rrezuar ose d\u00ebmtuar 36 shtylla t\u00eb tensionit t\u00eb lart\u00eb, si \u00ebsht\u00eb e mundur? Vrasjet, edhe dit\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb 23 Qershorit t\u00eb kaluar? B\u00ebj nj\u00eb list\u00eb sa kriminel\u00eb ka La\u00e7i, Fush\u00ebkuqja, Lezha, Sh\u00ebngjini, Rr\u00ebsheni, Bajram Curri etj., etj. Shkodra kish 10 vrasje n\u00eb 6-mujorin e par\u00eb, asnj\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Kriminel\u00eb komb\u00ebtar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Sa nga Veriu jan\u00eb n\u00eb burgjet shqiptare dhe t\u00eb huaja? Veriu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tmerri i Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Dukagjini kish mbjell\u00eb 115.000 rr\u00ebnj\u00eb kanabis, gjuajti edhe policin\u00eb dhe d\u00ebmtoi helikopterin. Kuk\u00ebsi nuk paguan energjin\u00eb elektrike, e paguajm\u00eb ne p\u00ebr ta. N\u00eb Lur\u00eb kan\u00eb prer\u00eb gjith\u00eb pyllin. Tropoja ka mbi 150 vrasje, kan\u00eb vjedhur edhe nj\u00eb bank\u00eb n\u00eb Angli. Vum\u00eb nj\u00eb verior, Berish\u00ebn dhe na shkat\u00ebrroi me themel.<\/p>\n<p>Dy jan\u00eb treguesit kryesor\u00eb. Krimi dhe d\u00ebshira p\u00ebr pun\u00eb. Ky b\u00ebn edhe bilancin. Pastaj m\u00eb drejto pyetjen mua. Tani po ju drejtoj un\u00eb nj\u00eb pyetje: sa jan\u00eb verior\u00ebt, geg\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Po antimysliman?<\/strong><br \/>\nPo, jam antimysliman. Jam prej 500 vitesh. Kam qen\u00eb luft\u00ebtar krahas Sk\u00ebnderbeut dhe jam vrar\u00eb nga hordhit\u00eb osmane. Islami nuk ka ardhur si fe apostolike, paq\u00ebsore n\u00eb tokat e Arb\u00ebris\u00eb. Islami \u00ebsht\u00eb fe q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur me dhun\u00eb. Islamin e soll\u00ebn Hordhit\u00eb osmane. E sh\u00ebnova me H t\u00eb madhe se ato ishin hordhi t\u00eb pad\u00ebgjuara. Europa kish d\u00ebgjuar p\u00ebr hordhit\u00eb e cingis Hanit, po ishin m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar. K\u00ebta donin t\u00eb gjunj\u00ebzonin kontinentin e vjet\u00ebr, kultur\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar. D\u00ebmi i tyre \u00ebsht\u00eb kolosal. Dhe ve\u00e7an\u00ebrisht i yni. Osman\u00ebt p\u00ebr 500 vjet vet\u00ebm na shkat\u00ebrruan dhe shkretuan. Prandaj jemi sot k\u00ebshtu q\u00eb nuk po e marrim dot veten. Islami edhe sot \u00ebsht\u00eb e vetmja fe e dhun\u00ebs. Nga Afganistani n\u00eb Libi. Gjith\u00eb ajo hap\u00ebsir\u00eb nuk gjen dot paqe. Dhe po tmerron bot\u00ebn. <\/p>\n<p>Xhihadist\u00ebt kosovar\u00eb na kan\u00eb posht\u00ebruar si asnj\u00eb tjet\u00ebr me Sk\u00ebnderbeun monst\u00ebr. K\u00ebt\u00eb nuk ua fal dot kurr\u00eb. Kan\u00eb 500 vjet q\u00eb e urrejn\u00eb Heroin ton\u00eb. Por nuk do t\u00eb ngrihen kurr\u00eb dot mbi t\u00eb. Nuk do t\u00eb ndajn\u00eb kurr\u00eb dot prej tij. Sepse ai \u00ebsht\u00eb garancia q\u00eb na bashkon me Europ\u00ebn, me krishterimin. Prandaj ata duan ta presin k\u00ebt\u00eb lidhje. Ata urrejn\u00eb dhe fyejn\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenjtorja jon\u00eb, filozofja m\u00eb e madhe q\u00eb ka nxjerr\u00eb Ballkani. Ata duan shkat\u00ebrrimin e \u00e7do trash\u00ebgimie t\u00eb krishtere. Po mos ishin ata, Shqipja nuk do t\u00eb ish nj\u00eb nga 5 gjuh\u00ebt (e vetmja gjuh\u00eb e nj\u00eb populli t\u00eb vog\u00ebl) n\u00eb p\u00ebrkthimin e deklarat\u00ebs p\u00ebr formimin e Kalifatit. Nuk ka fyerje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ne dhe p\u00ebr Shqipen. Ata pretendojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kalifatit.<\/p>\n<p>Lavd\u00ebrim Muhaxhiri, ish-mysliman kosovar, edhe 120 xhihadist\u00ebt e tjer\u00eb nga Kosova. Edhe ata n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Islami m\u00eb tremb se n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur ka kthime mbrapsht n\u00eb zona t\u00eb err\u00ebta tmerri dhe mizorish t\u00eb pad\u00ebgjuara. Asnj\u00ebher\u00eb nuk i dihet se \u00e7\u2019sjell.<br \/>\nIslami nuk t\u00eb jep asnj\u00eb garanci. Un\u00eb dua dhe vler\u00ebsoj fet\u00eb paq\u00ebsore. Kur Islami t\u00eb b\u00ebhet i till\u00eb, nuk do jem m\u00eb anti-mysliman.<\/p>\n<p><strong>Ju e trajtoni kryeministrin Rama, apo mikun tuaj Edi Rama, si shp\u00ebtimtar, por t\u00eb mos harrojm\u00eb se shp\u00ebtimin e qytetit nga kiosk\u00ebzimi e pasoi me betonizimin. 1900 leje nd\u00ebrtimi n\u00eb 10 vjet jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Rama kryetar Bashkie, sipas opozit\u00ebs. Por edhe pa fjal\u00ebn e saj, \u2018Komuna e Parisit\u2019 p\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e k\u00ebtij dor\u00ebl\u00ebshimi n\u00eb kaos\u2026<\/strong><br \/>\nNuk duhet t\u00eb jen\u00eb 1900. Me sa di un\u00eb jan\u00eb afro 360, flas p\u00ebr objektet kryesore. Megjithat\u00eb ka nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb ato q\u00eb shkruhen. Por Ju nuk merrni parasysh dy gj\u00ebra: t\u00eb t\u00ebra rregullat e shkruara e t\u00eb pashkruara p\u00ebr administrimin e territorit dhe p\u00ebr Tiranen n\u00eb ve\u00e7anti ishin formuluar gjate viteve 1993 \u2013 2000. Ish shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndaloje mendimin q\u00eb u ngulit se kam nj\u00eb tok\u00eb, dua leje nd\u00ebrtimi. E quanin zhvillim t\u00eb pron\u00ebs. Sepse kjo ish m\u00ebnyra e re e dembell\u00ebkut anadollak. Jetoj me tok\u00ebn. \u00cbsht\u00eb sanksionuar edhe n\u00eb Kushtetut\u00eb. Dhe Rama b\u00ebri l\u00ebshime, q\u00eb nuk duhej t\u2019i kish b\u00ebr\u00eb. Tirana dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u qeverisur. Se e para ish mafia dhe jo parlamenti q\u00eb caktoi ligjet e veta. Kur them mafia n\u00ebnkuptoj t\u00eb gjith\u00eb ne. Nj\u00eb popull q\u00eb nuk do pun\u00ebn, do me patjet\u00ebr shkeljen e \u00e7do ligji. Po Rama ka koh\u00eb q\u00eb edhe ato q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gabim t\u2019i korrigjoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb presim t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ju trishton m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, sa i takon profilit t\u00eb saj arkitektonik? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet m\u00eb?<\/strong><br \/>\nJan\u00eb dy. Kaosi urban dhe mungesa e \u00e7do sensi estetik. Kjo e dyta \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: <strong>SENSI ESTETIK<\/strong>. Po nuk pate nj\u00eb intuit\u00eb estetike je i marr\u00eb fund. Kjo vjen me nj\u00eb edukim mij\u00ebvje\u00e7ar. Ne, fatkeq\u00ebsisht nuk e pat\u00ebm. Osman\u00ebt nuk e kishin. T\u00eb gjith\u00eb popujt oriental\u00eb nuk e kan\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb d\u00ebmi m\u00eb i madh q\u00eb p\u00ebsuam n\u00eb 500 vjet nga pushtimi osman. Asgj\u00ebsimi i nervit estetik. Pa t\u00eb nuk b\u00ebn dot asgj\u00eb: as qeveri, as shtet, as qytet, as katund, as rrug\u00eb, as pyje, as lumenj, as ujq\u00ebr, as arinj. N\u00eb Europ\u00eb edhe arinjt\u00eb kan\u00eb sens estetik. Sensi estetik \u00ebsht\u00eb ekuilib\u00ebr, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebrregullim, \u00ebsht\u00eb frenim, \u00ebsht\u00eb vajtje intuitive drejt se bukures, \u00ebsht\u00eb respekt, \u00ebsht\u00eb adhurim. Neve kjo na mungon. Jemi kaotik\u00eb, eg\u00ebrshan\u00eb, pushtues pa m\u00ebshir\u00eb, vet\u00ebshkat\u00ebrrues. Nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb dot asnj\u00eb fshat, asnj\u00eb qytet, pal\u00eb pastaj nj\u00eb shtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A e keni par\u00eb projektin e ri t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe a jeni dakord me t\u00eb, apo rreshtoheni me disa arkitekt\u00eb nga Diaspora me origjin\u00eb nga Kor\u00e7a, t\u00eb cil\u00ebt botuan nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur te MAPO kund\u00ebr k\u00ebtij plani?<\/strong><br \/>\nN\u00ebnshkruesit e protest\u00ebs kishin parasysh vet\u00ebm nj\u00eb objekt, q\u00eb po ngrihet n\u00eb sheshin para Teatrit dhe jo gjith\u00eb projektin. Un\u00eb kam botuar disa artikuj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Nd\u00ebrtimi i atij objekti \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm sepse Juria Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pranoi projektin, por duke specifikuar q\u00eb ky objekt t\u00eb mos nd\u00ebrtohet. Bashkia ka b\u00ebr\u00eb shkelje. 20 metra larg tij \u00ebsht\u00eb Hotel Grand\u2013i, n\u00eb katin e 8 t\u00eb t\u00eb cilit gati n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn lart\u00ebsi mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb kafe panoramike. Ashensor\u00ebt jan\u00eb dhe jam ngjitur disa her\u00eb. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta pik\u00eb panoramike me at\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtohet. P\u00ebrse duhej ky dublim? N\u00eb koh\u00ebn kur b\u00ebrtasin se nuk kemi fonde dhe duhen kursime, ato qindra miliona mund t\u00eb ishin shpenzuar p\u00ebr t\u00eb mbaruar Muzeun e Artit Mesjetar.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb e socrealizmit n\u00eb piktur\u00eb e skulptur\u00eb?<\/strong><br \/>\nDuhet ruajtur me shum\u00eb kujdes. Ka shum\u00eb vepra nga nj\u00eb prodhimtari e bollshme. Ajo koh\u00eb nuk p\u00ebrs\u00ebritet m\u00eb. Duhen mir\u00ebmbajtur, sidomos ato q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb n\u00eb natyr\u00eb: mozaik\u00ebt dhe skulpturat. Po ashtu edhe piktura dhe grafika q\u00eb jan\u00eb n\u00ebp\u00ebr muzeume dhe koleksione private. K\u00ebto dit\u00eb \u00e7ova n\u00eb shtyp nj\u00eb Album GRAFIKA E REALIZMIT SOCIALIST n\u00eb SHQIP\u00cbRI. Besoj se del deri n\u00eb fund t\u00eb muajit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb botim enciklopedik, me 149 autor\u00eb dhe 970 vepra, vizatime, gravura dhe pllakatet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb 22-vje\u00e7are, gravur\u00ebn e par\u00eb e futa n\u00eb dosje n\u00eb vitin 1992. Aty shihet puna kolosale q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb artist\u00ebt, aft\u00ebsit\u00eb profesionale, pavar\u00ebsisht shtr\u00ebngimeve dhe disiplin\u00ebs partiake. E p\u00ebrmenda k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u2019Ju th\u00ebn\u00eb se personalisht jam munduar q\u00eb kjo trash\u00ebgimi t\u00eb ruhet dhe mir\u00ebmbahet. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb studiohet dhe interpretohet.<\/p>\n<p><strong>A ekziston shoq\u00ebria civil\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri? N\u00eb kuptimin e nj\u00eb trupi q\u00eb i dhemb \u00e7far\u00eb ndodh me vendin, jo nj\u00eb lukuni OJQ-sh q\u00eb shqyhen mes vedi p\u00ebr fonde, q\u00eb me sa duket p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb t\u00eb paditur?<\/strong><br \/>\nJo, nuk ekziston. Ekzistojn\u00eb disa gazetar\u00eb q\u00eb her\u00eb mbas here ngren\u00eb probleme q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, por kjo jep pak rezultat sepse pushteti nuk i p\u00ebrfill. OJQ\u2013ve u dhemb vet\u00ebm vetja e tyre, at\u00eb \u201cdhembk\u00ebn\u201d p\u00ebr vendin e kan\u00eb maskim. Ne si popull kemi t\u00eb zhvilluar n\u00eb maksimum loj\u00ebn teatrale, maskimin, hipokrizin\u00eb. K\u00ebshtu jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Pse OJQ-t\u00eb do ishin ndryshe? Gjoja si t\u00eb preokupuar ran\u00eb n\u00eb copat e majme t\u00eb programeve europiane. Punojn\u00eb kur formulojn\u00eb ato programet e k\u00ebrkimit t\u00eb fondeve dhe sa vijn\u00eb paret n\u00eb bank\u00eb, mendojn\u00eb p\u00ebr her\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb lodhur zhduken n\u00eb ca ishuj t\u00eb vetmuar. Problemet q\u00eb nuk zgjidhen kur ata i din\u00eb mir\u00eb: jevgjit, f\u00ebmij\u00ebt e rrug\u00ebve, homoseksual\u00ebt, dhe kondicionet e burgjeve.<\/p>\n<p>Meq\u00eb europian\u00ebt p\u00ebrloten shpejt, ata i kan\u00eb t\u00eb gatshme skenat m\u00ebshir\u00ebplota. Por po t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb list\u00eb t\u00eb ojeqevist\u00ebve e t\u00eb shoh\u00ebsh apartamentet, vilat, bizhut\u00eb dhe pasurit\u00eb bankare, kupton se ata dhe ato jan\u00eb gati t\u00eb han\u00eb edhe nj\u00eb tav\u00eb me mish njeriu, pa iu b\u00ebr\u00eb syri terr, por ama OJQ-t\u00eb nuk i l\u00ebshojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb prej librave tuaj me, le t\u00eb themi \u2018<em>shqet\u00ebsime arkitektonike<\/em>\u2019, titullohet \u201cBetonizimi i demokracis\u00eb\u201d. Si do ta krahasonit k\u00ebt\u00eb me betonizimin e liris\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm, dometh\u00ebn\u00eb me mij\u00ebra bunker\u00eb e vendstrehime t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb gjith\u00eb trupin e vendit nga diktatura e Hoxh\u00ebs?<\/strong><br \/>\nDuket sikur nj\u00ebra dhe tjetra nuk kan\u00eb lidhje, dometh\u00ebn\u00eb \u201cbetonizimi i liris\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm\u201d dhe \u201cbetonizimi territorit n\u00eb demokraci\u201d nuk kan\u00eb lidhje. \u00cbsht\u00eb e kund\u00ebrta. Jan\u00eb t\u00eb lidhura si s\u00ebmundjet n\u00eb trupin e nj\u00eb njeriu. Betonizimi i liris\u00eb \u00ebsht\u00eb skleroza q\u00eb solli betonizimin e demokracis\u00eb. Se nuk mund t\u00eb kesh demokraci kur liria q\u00eb sjell ajo shkat\u00ebrron gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb shtet, <em>TERRITORIN<\/em>. Bunker\u00ebt e Hoxh\u00ebs jan\u00eb asgj\u00eb n\u00eb krahasim me d\u00ebmin e vilave t\u00eb fshatar\u00ebve q\u00eb nuk duan t\u00eb quhen fshatar\u00eb); dhe pallatet e qytetar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb rrin\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb kafe. Mbaj mend nj\u00ebher\u00eb Berish\u00ebn q\u00eb po fliste i entuziastmuar se kish par\u00eb gjith\u00eb ato nd\u00ebrtime fshatar\u00ebsh gjat\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtimi. Nuk kuptonte Berisha se aty ish vdekja e shtetit, se nd\u00ebrtimi mund t\u00eb transformohet n\u00eb shkat\u00ebrrim. Sepse ata fshatar\u00eb duhet t\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr fshatra t\u00eb grumbulluara (dhe jo ve\u00e7 e ve\u00e7) dhe t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb banesa me tipologji fshatare nj\u00eb ose dykat\u00ebshe sikurse b\u00ebjn\u00eb fshataret e Franc\u00ebs, Spanj\u00ebs, Holand\u00ebs, Anglis\u00eb\u2026k\u00ebshtu foli edhe n\u00eb Sarand\u00eb, kur Saranda \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i tmerrsh\u00ebm i dhunimit t\u00eb nj\u00eb dhurate t\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb kishte nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr bunker\u00ebt, dmth. a mund t\u00eb rifunksionalizoheshin si di\u00e7ka tjet\u00ebr, apo \u2018privatizimi\u2019 i tyre qe i drejt\u00eb?<\/strong><br \/>\nPo, mund t\u00eb kish. Si dekor, si memorie. Francez\u00ebt i ruajn\u00eb gjith\u00eb bunker\u00ebt e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb Normandi. Konservimi i memories \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet e popujve t\u00eb qytet\u00ebruar europian\u00eb. Duhet t\u00eb ish b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rikonjicion dhe p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb pengonin qarkullimin, bunker\u00ebt e tjer\u00eb duhet t\u00eb ishin ruajtur. M\u00eb vinte keq kur shihja q\u00eb i shk\u00ebrmoqnin p\u00ebr skrap, p\u00ebr t\u2019iu marr\u00eb hekurin. Vendstrehimet jan\u00eb ruajtur m\u00eb mir\u00eb. M\u00eb kryesoret jan\u00eb ky i Bllokut, i Gjirokastr\u00ebs, i Gramshit. Ato po mund t\u00eb rivitalizohen.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb jeni dakord me at\u00eb se \u00e7\u2019u nd\u00ebrtua n\u00eb periudh\u00ebn e Zogut, koha e d\u00ebshmoi si m\u00eb t\u00eb sigurt\u00ebn, m\u00eb estetik\u00ebn dhe m\u00eb oksidentalen? Si p\u00ebrplaset kjo me narrativen, q\u00eb komunizmi desh t\u00eb nguliste rreth Zogut (nuk di pse mendoj se edhe ju do ta keni p\u00ebrvet\u00ebsuar nj\u00eb t\u00eb till\u00eb edhe pse jeni antikomunist) si oriental, satrap, prapanik e t\u00eb tjera si k\u00ebto?<\/strong><br \/>\nPo, por kjo vinte se ishin nd\u00ebrtimet e para pas nj\u00eb letargjie anadollake. U nd\u00ebrtuan kryesisht me projekte austriake dhe italiane, ose nga arkitekt\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb kishin studiuar aty. Kish hap\u00ebsir\u00eb, pastaj mos harroni se Shqip\u00ebria nuk ish as 1.000.000 banor\u00eb. Me e \u00e7uditshmja ish se Zogu donte t\u00eb b\u00ebnte mbret\u00ebri mbi nj\u00eb katrahur\u00eb orientalotribale mesjetarooksidentale-feudale. Mbret\u00ebrit\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb popuj homogjen\u00eb. Ne nuk ishim dhe nuk jemi t\u00eb till\u00eb. Prandaj dhe mbret\u00ebria nuk pati jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Po Mbretit Zog nuk ia mohoj ato q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb na ka mbetur me vler\u00eb arkitektonike nga koha e Hoxh\u00ebs?<\/strong><br \/>\nNa ka mbetur Kinostudioja, q\u00eb tani e restauruar bukur, shk\u00eblqen sikur \u00ebsht\u00eb Pallati i Dimrit. Pastaj kemi Hyrjen e Kombinatit, edhe pallatet e Lan\u00ebs q\u00eb duhen restauruar, Fakulteti Filologjik q\u00eb po pastrohet, Muzeun Historik dhe Pallatin e Kongreseve, si dhe \u201cMihal Durin\u201d, po duhet ruajtur edhe stacioni i Radios me anten\u00ebn n\u00eb Kashar. Pastaj kemi sheshin \u201ckomunist\u201d n\u00eb Librazhd q\u00eb u d\u00ebmtua nga hoteli i lart\u00eb q\u00eb u nd\u00ebrtua aty, kemi Ersek\u00ebn e pad\u00ebmtuar, qendr\u00ebn e P\u00ebrmetit, klubin e Maliqit dhe t\u00eb Orikumit, Hotel Turizmi n\u00eb Gjirokast\u00ebr. P\u00ebrmenda vet\u00ebm disa.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb ve\u00e7oni nj\u00eb num\u00ebr ngrehinash n\u00eb Tiran\u00ebn e tranzicionit, q\u00eb jan\u00eb estetikisht t\u00eb bukura dhe kan\u00eb nj\u00ebfar\u00eb etike n\u00eb raport me qytetin dhe njer\u00ebzit?<\/strong><br \/>\nPo p\u00ebrmend Qendr\u00ebn ABA, Rogner-in, Sheraton-in; Kulla e re e Belg\u00ebve, (q\u00eb Rama thot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 10 grata\u00e7elat m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb bot\u00eb), Ura mbi Lan\u00eb e Belg\u00ebve, Fakulteti i Arkitektur\u00ebs n\u00eb Universitetin EPOKA, Aeroporti N\u00cbN\u00cb TEREZA, TEG-u etj.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do t\u2019i rifunksionalizonit uzinat, fabrikat, kombinatet e koh\u00ebs s\u00eb socializmit shqiptar, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit me to: jo vet\u00ebm n\u00eb kuptimin e biznesit, por sidomos t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike apo urbane? \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnit me qytezat e lindura pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb komunist\u00ebve, dometh\u00ebn\u00eb me avanpostet \u2018industriale\u2019 t\u00eb socializmit?<\/strong><br \/>\nFabrikat, uzinat, kombinatet kan\u00eb disa karakteristika dhe ve\u00e7ori q\u00eb t\u00eb japin mund\u00ebsi t\u2019i p\u00ebrdoresh p\u00ebr shum\u00eb funksione. Sepse ato kan\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha, kan\u00eb lart\u00ebsi dhe kan\u00eb drit\u00eb.<br \/>\nKjo pyetje ka qen\u00eb shtruar p\u00ebr urbanist\u00ebt dhe arkitekt\u00ebt edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera europiane, si n\u00eb Franc\u00eb, Angli, Gjermani. Ata ndoq\u00ebn politik\u00ebn e konservimit t\u00eb disave p\u00ebr t\u00eb ruajtur tipologjin\u00eb dhe adaptimit t\u00eb shumic\u00ebs me funksione industriale ose publike. Po marr nj\u00eb shembull: Uzina e Instrumenteve t\u00eb Precizionit n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ishte nj\u00eb vep\u00ebr e p\u00ebrkryer si nga ana e arkitektur\u00ebs, po ashtu edhe e konstruksionit. Kish hap\u00ebsira pafund, lart\u00ebsi t\u00eb shteteve, e realizuar me materialet m\u00eb t\u00eb mira dhe me kualitet t\u00eb lart\u00eb. Atje mund t\u00eb ish b\u00ebr\u00eb pazari, po ashtu mund t\u00eb ish futur stacioni i autobus\u00ebve dhe taksive. Mund t\u00eb ishin adoptuar edhe salla ekspozitash. U prish e t\u00ebra p\u00ebr q\u00ebllime abuzive. Shembull i mir\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb Profarma. Duhen shp\u00ebtuar ato q\u00eb kan\u00eb mbetur, pastaj duhen studiuar dhe adoptuar.<\/p>\n<p><strong>A jeni fatalist, a mendoni se kemi humbur gjith\u00e7ka sa i takon pik\u00ebpamjes urbane apo arkitektonike?<\/strong><br \/>\nPo, jam fatalist. I vet\u00ebm realitet i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb fataliteti. K\u00ebt\u00eb ma ka m\u00ebsuar jeta e dhimbshme q\u00eb kam kaluar. Kjo gj\u00eb q\u00eb ka ndodhur me ne nuk ka ndodhur n\u00eb asnj\u00eb vend, n\u00eb asnj\u00eb koh\u00eb, me asnj\u00eb popull. T\u00eb shkat\u00ebrrosh territorin n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb me an\u00ebn e nd\u00ebrtimit. Jan\u00eb shum\u00eb  q\u00eb duhen prishur nga Shkodra n\u00eb Konispol. Jan\u00eb mbi 400.000. Jan\u00eb t\u00ebr\u00eb qytetet kryesore: Tirana, Durr\u00ebsi, Vlora, Saranda, Kruja, Librazhdi, Prrenjasi, Sh\u00ebngjini. Jan\u00eb qindra mij\u00ebra gjat\u00eb arterieve kryesore rrugore. A mund t\u00eb jem optimist?<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb me Piramid\u00ebn?<\/strong><br \/>\nPiramid\u00ebn e prishi nj\u00eb regjisor teatri, at\u00ebher\u00eb ish k\u00ebshilltari i nj\u00eb ministri kulture. Nuk ka m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm se artist\u00ebt kur ngat\u00ebrrojn\u00eb disiplinat. Atij i dukej se teatri ish gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Shqip\u00ebri. Jan\u00eb harxhuar fonde p\u00ebr ta prishur kur ajo ish mir\u00eb e bukur. Kish nevoje vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb riparim sepse futej uj\u00eb dhe pikonte n\u00eb salla posht\u00eb. Por nga funksioni ish perfekt, ish polifunksionale. Tani duhet caktuar nj\u00eb grup pune p\u00ebr ta sjell\u00eb n\u00eb gjendjen e par\u00eb. Kjo mund t\u00eb b\u00ebhet. Ne p\u00ebr fantazira shkat\u00ebrruese jemi shum\u00eb t\u00eb aft\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb me magazinat apo nd\u00ebrtesat karabina n\u00eb p\u00ebrdorim fragmentar q\u00eb shtrihen n\u00eb dy krah\u00ebt e rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb Kinostudio dhe Porcelan?<\/strong><br \/>\nSigurisht, k\u00ebshtu apriori nuk mund t\u00eb sugjeroj gj\u00eb. Duhen studiuar me kujdes, por ajo zon\u00eb ka nj\u00eb tradit\u00eb artizanati dhe stacionesh televizive, mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen edhe redaksi gazetash, sht\u00ebpi botuese, shtypshkronja.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet me Kruj\u00ebn, q\u00eb qyteti t\u00eb rivitalizohet, t\u00eb rishpiket sepse duket se po vdes edhe si qend\u00ebr urbane edhe si pik\u00eb turistike?<\/strong><br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh mendime p\u00ebr Kruj\u00ebn apo p\u00ebr qytete apo fshatra t\u00eb tjera turistike, jan\u00eb me dhjet\u00ebra. Do p\u00ebrmendja edhe Ersek\u00ebn, Leskovikun, Tepelen\u00ebn, Delvin\u00ebn, Vithkuqin etj., etj. V\u00ebshtir\u00ebsia q\u00ebndron n\u00eb zbatimin e tyre. Jan\u00eb disa faktor\u00eb q\u00eb japin d\u00ebnimin ME HARRES\u00cb. Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi i mod\u00ebs s\u00eb t\u00eb jetuarit. Q\u00eb t\u00eb mbash nj\u00eb qytet si Kruja n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, do popull me ndjenja dhe etika t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb pasur. Nuk i kemi as nj\u00ebr\u00ebn dhe as tjetr\u00ebn. Nuk jemi aq patriot\u00eb sa hiqemi.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb jepni nj\u00eb ide p\u00ebr funksionalizimin e pikave q\u00eb jan\u00eb gjithandej n\u00eb vendin ton\u00eb, dhe ku jan\u00eb zhvilluar episode t\u00eb m\u00ebdha e tragjike gjat\u00eb Antikitetit? P\u00ebr shembull, jan\u00eb disa beteja mes \u00c7ezarit e Pompeut q\u00eb nga Shk\u00ebmbi i Kavaj\u00ebs e deri n\u00eb Llogara. A mund t\u00eb riinskenohet di\u00e7ka n\u00eb favor t\u00eb historis\u00eb, trash\u00ebgimis\u00eb dhe turizmit?<\/strong><br \/>\nPo \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta pyetje si p\u00ebr Kruj\u00ebn. T\u00eb gjith\u00eb kur nisen p\u00ebr udh\u00eb, mendojn\u00eb ku do t\u00eb pushojn\u00eb dhe ku do t\u00eb han\u00eb. Asnj\u00ebri nuk interesohet se \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb. Pastaj ka edhe t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb duan t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb historin\u00eb. Ne b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb padukshme, t\u00eb fsheht\u00eb, se nuk jemi popull homogjen. T\u00eb nj\u00ebjtin fakt dy komunitete e interpretojn\u00eb ndryshe. Kjo i v\u00ebshtir\u00ebson t\u00eb gjitha, edhe udh\u00ebtimin. Pastaj duhet t\u00eb shp\u00ebtosh edhe kok\u00ebn, se ata 3 student\u00ebt \u00e7ek\u00eb q\u00eb donin k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, t\u00eb njihnin malet, i vran\u00eb n\u00eb Veri.<\/p>\n<p><strong>Na thoni nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb urbanistike q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb kryeministrit Rama dhe ai ju ka premtuar se do ta realizoj\u00eb?<\/strong><br \/>\nUn\u00eb k\u00ebshillat i kam dh\u00ebn\u00eb me shkrime. Jan\u00eb mbi 80 artikuj n\u00eb 20 vjet. Rama i lexonte t\u00eb gjitha dhe m\u00eb ka kontaktuar shpesh. Urdhrat e Ram\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje kan\u00eb edhe nj\u00eb kontributin tim t\u00eb vog\u00ebl aty. Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nj\u00ebri q\u00eb di t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb dhe respektoj\u00eb \u00e7do njeri q\u00eb punon, sidomos ata q\u00eb jan\u00eb idealist\u00eb dhe profesionin e duan v\u00ebrtet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GAZETA BLIC, 06.09.2014 Kjo intervist\u00eb do t\u00eb mrrol\u00eb shum\u00eb fytyra ose do t\u00eb anashkalohet me togfjal\u00ebshin \u201cprap\u00eb ky i \u00e7menduri!\u201d. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, Maks Velo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt, n\u00eb mos i vetmi q\u00eb i shp\u00ebton mb\u00ebrthimit t\u00eb hekurt t\u00eb t\u00eb qenit politikisht korrekt. Pra flet tro\u00e7 ose \u2018speaks his mind\u2019 p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"GAZETA BLIC, 06.09.2014 Kjo intervist\u00eb do t\u00eb mrrol\u00eb shum\u00eb fytyra ose do t\u00eb anashkalohet me togfjal\u00ebshin \u201cprap\u00eb ky i \u00e7menduri!\u201d. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, Maks Velo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt, n\u00eb mos i vetmi q\u00eb i shp\u00ebton mb\u00ebrthimit t\u00eb hekurt t\u00eb t\u00eb qenit politikisht korrekt. Pra flet tro\u00e7 ose \u2018speaks his mind\u2019 p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-09-06T20:53:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman\",\"datePublished\":\"2014-09-06T20:53:31+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-06T20:53:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/\"},\"wordCount\":3960,\"commentCount\":1,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/\",\"name\":\"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg\",\"datePublished\":\"2014-09-06T20:53:31+00:00\",\"dateModified\":\"2014-09-06T20:53:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"GAZETA BLIC, 06.09.2014 Kjo intervist\u00eb do t\u00eb mrrol\u00eb shum\u00eb fytyra ose do t\u00eb anashkalohet me togfjal\u00ebshin \u201cprap\u00eb ky i \u00e7menduri!\u201d. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, Maks Velo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt, n\u00eb mos i vetmi q\u00eb i shp\u00ebton mb\u00ebrthimit t\u00eb hekurt t\u00eb t\u00eb qenit politikisht korrekt. Pra flet tro\u00e7 ose \u2018speaks his mind\u2019 p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-09-06T20:53:31+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman","datePublished":"2014-09-06T20:53:31+00:00","dateModified":"2014-09-06T20:53:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/"},"wordCount":3960,"commentCount":1,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg","articleSection":["Artikuj","Intervista"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/","name":"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg","datePublished":"2014-09-06T20:53:31+00:00","dateModified":"2014-09-06T20:53:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/maks_velo.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/maks-velo-pse-jam-antiverior-e-antimysliman\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Maks Velo: Pse jam antiverior e antimysliman"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13716"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13716\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}