{"id":13709,"date":"2014-08-31T14:21:34","date_gmt":"2014-08-31T13:21:34","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1754"},"modified":"2014-08-31T14:21:34","modified_gmt":"2014-08-31T13:21:34","slug":"ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/","title":{"rendered":"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Shaban Demiraj e Murat Gecaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues-Tiran\u00eb<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn mbi 94-vje\u00e7are, n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb, nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta prof.dr.Shaban Demiraj-Akademik, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d e \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d. Ceremonia e p\u00ebrcjelljes s\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, u organizua sot n\u00eb mjediset e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ai ishte kryetar disa vjet radhazi. B\u00ebn\u00eb homazhe familjar\u00eb t\u00eb tij, ish-koleg\u00eb e ish-student\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, personalitete t\u00eb arsimit, shkenc\u00ebs e kultur\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb rast, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Bujar Nishani, i d\u00ebrgoi familjes meszh ngush\u00ebllimi.<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nJa vitet, ikin me shpejt\u00ebsi dhe si pa u kuptuar&#8230;14 vjet m\u00eb par\u00eb, pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb festimin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb 80-t\u00eb t\u00eb lindjes s\u00eb prof.dr. Shaban Demirajt-Akademik. Ajo ceremoni e thjesht\u00eb u zhvillua n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, ku ai kishte punuar e drejtuar, me vullnet e pasion, p\u00ebr disa koh\u00eb. Nga blloku i sh\u00ebnimeve, po shk\u00ebpus k\u00ebto radh\u00eb, q\u00eb i kam mbajtur at\u00eb dit\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb ngroht\u00eb miq\u00ebsh e koleg\u00ebsh, u organizua ceremonia e dh\u00ebnies s\u00eb titullit t\u00eb lart\u00eb, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d, Akademikut Prof.Dr. Shaban Demiraj, \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d, n\u00eb 80-vjetorin e lindjes s\u00eb tij. Merrnin pjes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Akademie, punonj\u00ebs t\u00eb institucioneve qendrore shkencore dhe atyre t\u00eb larta arsimore, koleg\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij\u2026\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, sh\u00ebnoja se aty foli Prof.Dr. Ylli Popa, ish-kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Ai theksoi pun\u00ebn shum\u00ebvje\u00e7are, t\u00eb gj\u00ebr\u00eb dhe t\u00eb frytshme t\u00eb Akademikut Demiraj, k\u00ebtij personaliteti t\u00eb shquar t\u00eb shkenc\u00ebs, arsimit e kultur\u00ebs shqiptare. M\u00eb tej, n\u00ebnvizoi veprimtarin\u00eb e madhe kumtuese e botuese t\u00eb tij, brenda e jasht\u00eb vendit, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e albanologjis\u00eb. Gjithashtu, u ndal n\u00eb ndihmes\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga prof. Demiraj n\u00eb p\u00ebrgatitjen dhe edukimin e disa brezave t\u00eb m\u00ebsuesve t\u00eb gjuh\u00ebs e let\u00ebrsis\u00eb shqipe, si dhe cil\u00ebsit\u00eb e tij: ndershm\u00ebrin\u00eb, korrekt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrkushtimin n\u00eb pun\u00eb etj.<\/p>\n<p>Pas dor\u00ebzimit t\u00eb titulli t\u00eb lart\u00eb, Prof. Demiraj shprehu fal\u00ebnderimet p\u00ebr vler\u00ebsimin e madh, q\u00eb i b\u00ebhej dhe premtoi se do ta vazhdonte m\u00eb tej pun\u00ebn e tij, shkencore dhe arsimore. Gjat\u00eb koktejit, t\u00eb organizuar me k\u00ebt\u00eb rast, u soll\u00ebn kujtime intime e u b\u00ebn\u00eb vler\u00ebsime t\u00eb larta p\u00ebr jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb arsimore e shkencore t\u00eb Prof. Shaban Demirajt. K\u00ebshtu, fol\u00ebn koleg\u00ebt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij: Bedri Dedja, Ethem Lika, Hamit Beqja, Tish Daija, Floresha Dado, Gjovalin Shkurtaj, Emil Lafe e Seit Mansaku.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nLindi n\u00eb Vlor\u00eb, m\u00eb 11 janar 1920. Pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit, punoi ca koh\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb Telegrafike Shqiptare. N\u00eb vazhdim t\u00eb studimeve t\u00eb tij, n\u00eb vitin 1948 p\u00ebrfundoi Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik 2-vje\u00e7ar t\u00eb Tiran\u00ebs dhe at\u00eb 4-vje\u00e7ar, n\u00eb vitin 1954. Si nx\u00ebn\u00ebs i Kostaq Cipos e Aleksand\u00ebr Xhuvanit e m\u00eb pas i Eqrem \u00c7abejt, duke par\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij, q\u00eb nga kjo koh\u00eb u em\u00ebrua pedagog n\u00eb ish-Institutin e Lart\u00eb Pedagogjik, nd\u00ebrsa m\u00eb 1957 n\u00eb Fakultetin Histori-Filologji t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Tregues i p\u00ebrgatitjes s\u00eb tij shkencore e pedagogjike ishte titulli \u201cProfesor\u201d, q\u00eb e meritoi m\u00eb 1972. Pas krijimit t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb 1989 u zgjodh nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb saj. Gjat\u00eb viteve 1962-1989, ka sh\u00ebrbyer si p\u00ebrgjegj\u00ebs i katedr\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. M\u00eb 1977 iu dha titulli i lart\u00eb \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d. U nderua me \u201c\u00c7mimin e Republik\u00ebs\u201d t\u00eb klasit II, m\u00eb 1979 dhe me \u201c\u00c7mimin e Republik\u00ebs\u201d t\u00eb klasit I, m\u00eb 1989. N\u00eb vitet e para pas krijimit t\u00eb Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs, l\u00ebnd\u00ebt albanologjike p\u00ebr ne student\u00ebt e Fakultetit Histori-Filologji ishin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe k\u00ebrkonin m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendje, djers\u00eb e shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr k\u00ebto l\u00ebnd\u00eb ishte dhe morfologjia e shqipes. Leksionet e k\u00ebsaj l\u00ebnde na i jepte pedagogu Sh. Demiraj. Kishim d\u00ebgjuar se ai kishte nisur nj\u00eb shkoll\u00eb fetare, por ishte larguar andej p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar m\u00eb pas studimeve t\u00eb gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe. Nuk di se p\u00ebrse, por n\u00eb mendjen e ne t\u00eb rinjve ai ishte pedagog shum\u00eb strikt, k\u00ebrkues dhe rigoroz, \u00e7ka na b\u00ebnte t\u00eb mos e n\u00ebnvleft\u00ebsonim aspak l\u00ebnd\u00ebn e tij. P\u00ebrkundrazi, shkonim rregullisht n\u00eb leksione e seminare dhe p\u00ebrgatiteshim seriozisht p\u00ebr k\u00ebrkesat e tij.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201crrept\u00ebsi\u201d t\u00eb prof. Shabanit, ndjenim se ishte dhe mjaft dashmir\u00ebs ndaj nesh. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e provuam dhe kur disave na u dhan\u00eb temat e diplom\u00ebs. Ai u tregua i gatsh\u00ebm t\u00eb na ndihmonte dhe t\u00eb na udh\u00ebzonte, p\u00ebr \u00e7ka ne ishim t\u00eb interesuar. Po kjo p\u00ebrkujdesje e tij u duk edhe n\u00eb koh\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb diplomave.<\/p>\n<p>Prof.Dr. Shaban Demiraj u shfaq kurdoher\u00eb para koleg\u00ebve e student\u00ebve: pun\u00ebtor i palodhur, me vullnet t\u00eb paepur dhe mjaft prodhimtar. Ai njihet autor i shum\u00eb veprave shkencore, sidomos n\u00eb fush\u00ebn e gjuh\u00ebsis\u00eb. Prov\u00ebn e par\u00eb e dha me tekstin e gjuh\u00ebs shqipe p\u00ebr shkollat e mesme pedagogjike (1953). Nd\u00ebr k\u00ebto, p\u00ebrmendim edhe: \u201cMorfologjia e gjuh\u00ebs s\u00eb sotme shqipe\u201d(1961) dhe e ribotuar n\u00eb Prishtin\u00eb (1971), \u201c\u00c7\u00ebshtje t\u00eb sistemit em\u00ebror t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d(1972), \u201cSistemi i lakimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe\u201d(1975), \u201cMorfologjia historike e gjuh\u00ebs shqipe\u201d(I e II, 1973 e 1976) dhe ribotuar n\u00eb Prishtin\u00eb (1980), \u201cGramatika historike e gjuh\u00ebs shqipe\u201d(1986) e ribotuar n\u00eb Prishtin\u00eb (1988), \u201cGjuha shqipe dhe historia e saj\u201d(1988) dhe ribotuar n\u00eb Prishtin\u00eb (1989). Studime t\u00eb tij me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb jan\u00eb ato p\u00ebr filologjin\u00eb e arb\u00ebresh\u00ebve. Nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb posa\u00e7\u00ebm (m\u00eb 1990) i ka kushtuar jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb dijetarit ton\u00eb t\u00eb madh e kolegut shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb tij, Prof.Dr. Eqrem \u00c7abej-Akademik. Nd\u00ebrsa m\u00eb 1994, botoi n\u00eb Shkup (shqip e maqedonisht) vepr\u00ebn \u201cGjuh\u00ebsi ballkanike\u201d dhe m\u00eb 1996 \u201cFonologjia historike e gjuh\u00ebs shqipe\u201d.<\/p>\n<p>Me interes mjaft t\u00eb madh \u00ebsht\u00eb libri i shkruar nga Prof.Demiraj kushtuar \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb prejardhjes s\u00eb shqiptar\u00ebve, duke e v\u00ebshtruar k\u00ebt\u00eb aspekt kryesisht n\u00eb drit\u00ebn e d\u00ebshmive t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe. Rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje madhore, ai botoi librin e spikatur me titull: \u201cPrejardhja e shqiptar\u00ebve, n\u00ebn drit\u00ebn e d\u00ebshmive t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe\u201d, (Tiran\u00eb, 1999). Disa nga veprat e m\u00ebsip\u00ebrme jan\u00eb botuar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Ka marr\u00eb pjes\u00eb dhe ka referuar n\u00eb disa Kongrese e Konferenca komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjuh\u00ebn e kultur\u00ebn shqiptare dhe ka botuar artikuj t\u00eb shumt\u00eb shkencor\u00eb, n\u00eb revista t\u00eb vendit e t\u00eb huaja. N\u00eb \u201cKongresin e Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe\u201d (Tiran\u00eb, 1972), lexoi kumtes\u00ebn: \u201c\u00c7\u00ebshtjet gramatikore n\u00eb Rregullat e drejtshkrimit t\u00eb shqipes\u201d. Po k\u00ebshtu, ka mbajtur ligj\u00ebrata pasuniversitare ose kumtesa n\u00eb Prishtin\u00eb, Shkup, Beograd, Sofje, Kluzh, Kopenhag\u00eb, Insburk, Vjen\u00eb, Rom\u00eb, Paris, K\u00ebln etj.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht ishte e dukshme ndihmesa e Prof. Demirajt p\u00ebr pastrimin dhe pasurimin e gjuh\u00ebs letrare shqipe. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb d\u00ebshmon edhe p\u00ebrfshirja aktive e tij n\u00eb organizimin dhe zhvillimin e Kongresit t\u00eb Drejtshkrimit t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, por dhe p\u00ebrpjekjet e tij t\u00eb m\u00ebpastajme. Ja \u00e7far\u00eb thoshte ai, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb tij:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb ta p\u00ebrsosim vazhdimisht shqipen ton\u00eb letrare, e cila i ka p\u00ebrmbushur gjithnj\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb k\u00ebrkesat e nj\u00eb shoq\u00ebrie me zhvillim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi ta zhvillojm\u00eb e ta pasurojm\u00eb at\u00eb dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ta ruajm\u00eb nga ndikimet e gjuh\u00ebve t\u00eb tjera dhe sidomos nga v\u00ebrshimi i fjal\u00ebve t\u00eb huaja t\u00eb panevojshme, dukuri kjo, q\u00eb koh\u00ebt e fundit ka marr\u00eb p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese. Dhe, me k\u00ebt\u00eb rast, nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe mund dhe duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb sidomos arsimtar\u00ebt, shkrimtar\u00ebt dhe gazetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti mbi brezin e ri dhe mbi masat e gj\u00ebra t\u00eb lexuesve\u201d.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nGjat\u00eb jet\u00ebs, pas mbarimit t\u00eb studimeve t\u00eb larta, jam takuar shum\u00eb her\u00eb me Prof. Shaban Demirajn. K\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb tubime t\u00eb ndryshme shkencore, komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por dhe me rastet, kur kam biseduar me t\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e gazetarit. Edhe kur ai u b\u00eb Kryetar i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, n\u00eb vitet e Demokracis\u00eb, gjithnj\u00eb vazhdoi t\u00eb ishte i thjesht\u00eb, dashamir\u00ebs dhe i gatsh\u00ebm p\u00ebr ato, q\u00eb i k\u00ebrkoja. M\u00eb vinte mir\u00eb se tani ishte m\u00eb i lir\u00eb, m\u00eb i \u00e7ilt\u00ebr dhe i shpenguar. Dukej se m\u00eb par\u00eb kishte pasur nj\u00eb si \u201cbarr\u00eb\u201d n\u00eb kurriz, si shum\u00eb intelektual\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shquar. Megjith\u00ebse i moshuar e i pamundur nga gjendja shendet\u00ebsor\u00eb, ai ka marr\u00eb pjes\u00eb e ka folur jo nj\u00eb her\u00eb edhe n\u00eb veprimtari t\u00eb Shoqat\u00ebs son\u00eb t\u00eb Arsimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku jam sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Jan\u00eb me qindra e mij\u00ebra ish-student\u00ebt e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e rinj t\u00eb Prof. Shaban Demirajt, an\u00eb e mban\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai kurdoher\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar i pakursyer me k\u00ebshillat e tij n\u00eb leksione, udh\u00ebheqje diplomash e disertacionesh, me recenza etj. E gjithnj\u00eb u ka edukuar atyre dashurin\u00eb e vullnetin p\u00ebr pun\u00eb, studim e krijimtari shkencore. Ja se si u drejtohej atyre dhe shprehte besimin ndaj tyre, n\u00eb nj\u00eb rast:<\/p>\n<p>\u201cMesazhi im p\u00ebr intelektual\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rinj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me p\u00ebrkushtim, secili n\u00eb fush\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e gjithansh\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb potencial intelektual t\u00eb pasur, i cili duhet nxitur q\u00eb t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vendit ton\u00eb. Por, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, intelektual\u00ebt tan\u00eb t\u00eb rinj edhe duhen ndihmuar me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat q\u00eb t\u00eb mos detyrohen t\u00eb braktisin Atdheun dhe t\u00eb shkap\u00ebrderdhin energjit\u00eb e tyre n\u00eb dhe t\u00eb huaj\u201d.<\/p>\n<p>Ja, i till\u00eb \u00ebsht\u00eb, me pak radh\u00eb, portreti i k\u00ebtij ish-pedagogu t\u00eb sa e sa breza student\u00ebsh, studiuesit t\u00eb pasionuar t\u00eb shqipes dhe intelektualit t\u00eb shquar Prof.Dr. Shaban Demiraj-Akademik, i cili i me jeet\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrkushtuar I ka b\u00ebr\u00eb nder arsimit e kultur\u00ebs komb\u00ebtare dhe shkenc\u00ebs shqiptare, mbar\u00eb vendit e popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 31 gusht 2014<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiran\u00eb N\u00eb mosh\u00ebn mbi 94-vje\u00e7are, n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb, nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta prof.dr.Shaban Demiraj-Akademik, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d e \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d. Ceremonia e p\u00ebrcjelljes s\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, u organizua sot n\u00eb mjediset e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ai ishte kryetar disa vjet radhazi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,6],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiran\u00eb N\u00eb mosh\u00ebn mbi 94-vje\u00e7are, n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb, nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta prof.dr.Shaban Demiraj-Akademik, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d e \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d. Ceremonia e p\u00ebrcjelljes s\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, u organizua sot n\u00eb mjediset e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ai ishte kryetar disa vjet radhazi. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-08-31T13:21:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE\",\"datePublished\":\"2014-08-31T13:21:34+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-31T13:21:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/\"},\"wordCount\":1834,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Lajm\u00ebrime\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/\",\"name\":\"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg\",\"datePublished\":\"2014-08-31T13:21:34+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-31T13:21:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues-Tiran\u00eb N\u00eb mosh\u00ebn mbi 94-vje\u00e7are, n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb, nda p\u00ebrgjithnj\u00eb nga jeta prof.dr.Shaban Demiraj-Akademik, \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d e \u201cM\u00ebsues i Popullit\u201d. Ceremonia e p\u00ebrcjelljes s\u00eb tij p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e fundit, u organizua sot n\u00eb mjediset e Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku ai ishte kryetar disa vjet radhazi. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-08-31T13:21:34+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE","datePublished":"2014-08-31T13:21:34+00:00","dateModified":"2014-08-31T13:21:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/"},"wordCount":1834,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Lajm\u00ebrime"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/","name":"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg","datePublished":"2014-08-31T13:21:34+00:00","dateModified":"2014-08-31T13:21:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shaban_demiraj_murat_gecaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ndahet-nga-jeta-prof-shaban-demiraj-akademik-personalitet-i-shquar-i-shkences-arsimit-e-kultures-sone-kombetare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"NDAHET NGA JETA PROF. SHABAN DEMIRAJ-AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENC\u00cbS, ARSIMIT E KULTUR\u00cbS SON\u00cb KOMB\u00cbTARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13709"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13709"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13709\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13709"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13709"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13709"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}