{"id":13696,"date":"2014-08-22T23:49:01","date_gmt":"2014-08-22T22:49:01","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1691"},"modified":"2014-08-22T23:49:01","modified_gmt":"2014-08-22T22:49:01","slug":"ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/","title":{"rendered":"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Tom\u00eb Mrijaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> <strong>Tom\u00eb Mrijaj<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrhapja e krisht\u00ebrimit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb territorin e Ipeshkvis\u00eb Shkup-Prizren, z\u00eb fill n\u00eb koh\u00ebn apostolike, kur dihen udh\u00ebtimet apostolike dhe predikimet e Sh\u00ebn Palit apostull, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet e Evrop\u00ebs Juglindore, p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb njohura t\u00eb komunikacionit e t\u00eb tregtis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn ilire-romako-greke, si\u00e7 ishin: Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana&#8230;<br \/>\nN\u00eb Koncilin Ekumenik t\u00eb Nices\u00eb (Nicaenum viti 325 mbas Krishtit) i gjejm\u00eb ipeshkvijt\u00eb e Dardanis\u00eb: Budin nga Stobi (Budius Stubiensis \u2013 tani Pusto Gradsko) dhe Dak\u00ebn e Dardanis\u00eb (<em>Dacus Dardaniae<\/em>), metropolit i provincave t\u00eb Dardanis\u00eb deri n\u00eb Naissus (Nishin e sot\u00ebm n\u00eb Serbi) dhe Veles (n\u00eb Maqedoni, sikurse shkruan studiuesi Dr. Don Shan Zefi.<br \/>\nKisha katolike shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, si institucion i organizuar (nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt n\u00eb Evrop\u00eb), gjat\u00eb shekujve, ka ndikuar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vendimtare, p\u00ebr t\u00eb ruajtur identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, kulturor\u00eb dhe fetar\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi n\u00eb Tempullin e Paqes\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rugova_tempaqes_290803.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nK\u00ebsisoj nga gjiri i Kish\u00ebs, kan\u00eb dal\u00eb klerik\u00eb dhe prelat\u00eb t\u00eb merituar kishtar\u00eb, shkrimtar\u00eb dhe veprimtar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb cil\u00ebt, kan\u00eb rrezikuar jet\u00ebn p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga zgjedha e huaj, si: Pjet\u00ebr Budi, Lluk\u00eb e Pjet\u00ebr Bogdani, T. Raspasori, G. Krasniqi, Shtjefen Gje\u00e7ovi, Gjon Nikoll\u00eb Kazazi, Don Ndue Byty\u00e7i, Dr. Don Gasp\u00ebr Gjini etj.<br \/>\nStudiuesi bashk\u00ebkohor\u00eb Prof. Isak Ahmeti, nd\u00ebr t\u00eb tjera vler\u00ebson, se: \u201cKlerik\u00ebt dhe prelat\u00ebt e Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm, q\u00eb p\u00ebrhap\u00ebn fjal\u00ebn e Krishtit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, por kur e k\u00ebrkoj detyra e Atdheut, si: Don Gjon Bisaku, Don Shtjefen Kurti, dhe Don Luigj Gashi e ngrit\u00ebn me nd\u00ebrgjegje t\u00eb plot\u00eb z\u00ebrin e tyre t\u00eb fuqish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve, deri te Lidhja e Kombeve n\u00eb Gjenev\u00eb (5 maj 1930).\u201d<br \/>\nT\u00eb fresk\u00ebt nga n\u00ebna histori, kemi edhe kujtimin e paharruar t\u00eb shum\u00eb klerik\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tok\u00ebs s\u00eb Dardanis\u00eb, si: At Lorenc Mazreku O.F.M., Don Anton Zogaj, At Pal Dodaj O.F.M., At Klement Miraj O.F.M., At Bonaventure Gje\u00e7aj O.F.M., Dom Mikel Tarabulluzi, At Luigj Palaj O.F.M., Imzot Nik\u00eb Prela, Imzot Mark Sopi dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb ende jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb me p\u00ebrkushtim p\u00ebr Fe e Atdhe, sikurse jan\u00eb: Don Anton K\u00e7ira, Dr. Don Lush Gjergji, Dr. Don Shan Zefi, Dr. Don Nik\u00eb Ukgjini, Dr. Don Prek\u00eb Lazri etj.<\/p>\n<p><strong>Trualli i begat\u00eb, ku lindi e u rrit me dashuri p\u00ebr Fe-Atdhe-P\u00ebrparim Imzot Mark Sopi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Kisha nuk ka fryte, do t\u00eb thot\u00eb se nuk jeton, se nuk ka dashuri; n\u00ebse s\u2019ka t\u00eb rinj, t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i kushtohen plot\u00ebsisht Zotit, do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb at\u00eb Kish\u00eb, ka di\u00e7ka q\u00eb s\u2019shkon\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi me n\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mark_sopi_nene_tereza.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><strong>E Lumja N\u00ebn\u00eb Tereza (1910-1997)<\/strong><\/p>\n<p>Treva e Karadakut, nd\u00ebr shekuj ka nxjerr\u00eb martir\u00eb t\u00eb Fes\u00eb dhe Atdheut. Studiues dhe hulumtues t\u00eb shumt\u00eb, i kan\u00eb kushtuar shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi studimeve dhe veprave t\u00eb shkruara, mbi kalvarin e gjat\u00eb t\u00eb vuajtjeve t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, por t\u00eb pathyesh\u00ebm, p\u00ebr idealet e tyre t\u00eb shqiptaris\u00eb dhe besimit katolik, n\u00eb kat\u00ebr katunde t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Karadakut, si: Stubll\u00ebs, V\u00ebrnakoll\u00ebs, Bin\u00e7\u00ebs dhe Terziajve.<br \/>\nSot t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb rrug\u00ebn e mundimshme t\u00eb popullit shqiptar, i cili, \u00ebsht\u00eb keqtrajtuar barbarisht nga Perandoria mizore Otomane, duke i d\u00ebbuar nga trojet e veta st\u00ebrgjyshore.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb mbijet\u00ebs\u00eb nd\u00ebr shekuj t\u00eb shqiptar\u00ebve e d\u00ebshmojn\u00eb edhe arkivat nd\u00ebrkomb\u00ebtare si n\u00eb: Vien\u00eb, Paris, Rom\u00eb, Vatikan, Stamboll, Selanik, Raguz\u00eb, etj., dhe arkivat e Kosov\u00ebs, n\u00eb: Prizren, Letnic\u00eb, Stub\u00ebll etj.<br \/>\nVet\u00ebm nga familja Sopi, kan\u00eb dalur koh\u00ebt e fundit nj\u00eb num\u00ebr i madh meshtar\u00ebsh, q\u00eb ia kan\u00eb p\u00ebrkushtuar jet\u00ebn e tyre Zotit dhe grigj\u00ebs s\u00eb Tij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi me Ibrahim Rugov\u00ebn\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mark_sopi_ibrahim_rugova.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nHulumtuesi bashk\u00ebkohor\u00eb Marjan Sebaj Sopi, shkruan: \u201cKjo bashk\u00ebsi famullitare, ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb thirrje meshtarake dhe rregulltare. Rrug\u00ebn e dashuris\u00eb dhe flijimit, p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb t\u00eb v\u00ebllait dhe motr\u00ebs e ndjek\u00ebn nj\u00ebri mbas tjetrit edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si i ndjeri Ipeshkvi Imzot Mark Sopi (1938-2006), Don Damjan Kurti (1937-2014), i cili sh\u00ebrbeu n\u00eb Durr\u00ebs, Don Fran\u00eb Sopi (Pej\u00eb), Don Viktor Sopi (Ferizaj dhe drejtor i Caritas-it komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs), Don Lenc Sopi (Klin\u00eb), Don Lush Sopi (Novosell\u00eb), Dr. Don Mikel Sopi, Don Marjan Marku (Zvic\u00ebr), Don Tom\u00eb Pjetri (Mali Zi), Don David Andreiq (Kroaci), Don Igzidor Llukiqi (Selezian, Prishtin\u00eb), Don Herbert Berisha (Durr\u00ebs, Shqip\u00ebri) At Shtjefen Doda, jezuit (Kroaci).<br \/>\nPo ashtu, nga kjo famulli kan\u00eb marr\u00eb thirrjen shenjte rreth 30 murgesha, prej t\u00eb cilave 14 jan\u00eb \u201cBijat e Dashuris\u00eb Hyjnore\u201d, 3 fran\u00e7eskane, 3 t\u00eb Sh\u00ebn Filip Nerit, 2 t\u00eb Sh\u00ebn Vin\u00e7encit dhe 2 baziliane, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha viset shqiptare dhe n\u00eb shum\u00eb shtete tjera evropiane. Madje edhe jasht\u00eb kontinentit si n\u00eb Amerik\u00eb e gjetiu.\u201d<br \/>\nSipas burimeve t\u00eb pasura historike, m\u00ebsojm\u00eb se meshtari i par\u00eb nga ky fshat, ishte biri i k\u00ebsaj famullie (Bin\u00e7\u00eb, treva e Karadakut), i persekutuar n\u00eb Anadoll (Turqi). T\u00eb nj\u00ebjtin persekutim nga otoman\u00ebt e p\u00ebrjetuan asokohe krahas meshtarit katolik Don Mark Sopi (1838-1888) edhe disa motra nderi nga familja Sopi, t\u00eb cilat, sh\u00ebrbyen dhe shkrin\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Zotit, an\u00eb e mbar\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi me Papa Vojtil\u00ebn\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mark_sopi_papa_vojtila.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nNga hulumtimet historike, m\u00ebsojm\u00eb se ato ishin rregulltare t\u00eb motrave t\u00eb Sh\u00ebn Vin\u00e7encit, si: Mot\u00ebr Juliana Sopi (1866-1891), Mot\u00ebr Suzana Sopi (1868), Mot\u00ebr Dominika Sopi, (1864-1890), Mot\u00ebr Agata Sopi (1875-1924), Mot\u00ebr Elizabeta Sopi (1878-1967), Mot\u00ebr Elizabeta Sopi (1878-1940), Mot\u00ebr Marta (Magdalena) Sopi (1888-1969).<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht, deri m\u00eb tani, fati i motrave t\u00eb nderit, pra jeta dhe veprimtaria e tyre \u00ebsht\u00eb ende e pazbardhur.<br \/>\nF\u00ebmija i brisht\u00eb, q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e pag\u00ebzimit do t\u00eb marr\u00eb em\u00ebrin e dashur Mark, lindi n\u00eb Bin\u00e7\u00eb, komuna e Vitis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 26 shkurt 1938, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe patriarkale, fetare e bujare, pasardh\u00ebse e \u201cMartir\u00ebve t\u00eb Karadakut (1846-1848)\u201d.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb interesant fakti, se rip\u00ebrtritja e brezave n\u00eb fe dhe atdhe, ka p\u00ebrputhje dhe p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb familjen Sopi, me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr dhe sh\u00ebrbim plot devocion meshtarak edhe mbas 100 vjet\u00ebve. K\u00ebshtu, paraardh\u00ebsi i k\u00ebsaj familje Don Mark Sopi i Par\u00eb, lindi n\u00eb vitin 1838, nd\u00ebrsa pasardh\u00ebsi i tij, me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr Don Mark Sopi i Ri, do t\u00eb lind mbas 1 shekulli, n\u00eb vitin 1938 dhe ka t\u00eb nj\u00ebjtin vit lindje me paraardh\u00ebsin po meshtar\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb madhe Sopi\u2026<br \/>\nFamilja e tij, vog\u00eblushin e brisht\u00eb Markun, qysh nga f\u00ebmij\u00ebria dhe m\u00eb von\u00eb n\u00eb rini e kishin edukuar dhe frym\u00ebzuar n\u00ebn drit\u00ebn e atdhedashuris\u00eb dhe respektit t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve krenar\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi takon pap\u00ebn n\u00eb Vatikan\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mark_sopi_imzot_takon_papen_ne_vatikan.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nPas shkollimit fillestar n\u00eb Viti, gjimnazin klasik e kreu n\u00eb Pazin t\u00eb Kroacis\u00eb, pastaj studimet filozofike e teologjike n\u00eb Zagreb e n\u00eb Rom\u00eb.<br \/>\nDon Marku i Ri, shugurohet meshtar m\u00eb 29 qershor 1968 n\u00eb Rom\u00eb (Itali). Ai me g\u00ebzim dhe p\u00ebrkushtim thot\u00eb mesh\u00ebn e par\u00eb n\u00eb vendlindje (Bin\u00e7\u00eb).<br \/>\nDuke hulumtuar faqet e ndritura t\u00eb historis\u00eb s\u00eb lavdishme t\u00eb Kish\u00ebs katolike n\u00eb Dardani, shohim se Don Ded\u00eb Ramaj (famullitari i Stubll\u00ebs n\u00eb Bin\u00e7\u00eb), n\u00eb fjal\u00ebn e rastit gjat\u00eb drek\u00ebs p\u00ebrg\u00ebzuese t\u00eb shugrumit t\u00eb t\u00eb riut si meshtar\u00eb asokohe, kishte th\u00ebn\u00eb:<br \/>\n\u201cMos harro biri i kujt je! Ju s\u00ebpari, jeni i biri Zotit, pastaj i Kish\u00ebs son\u00eb martire, pasardh\u00ebs i atyre prelat\u00ebve t\u00eb shquar martir, i bashk\u00ebsis\u00eb famullitare e i familjes tuaj shum\u00eb t\u00eb nderuar\u2026<br \/>\nDuke nderuar t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, ju keni nj\u00eb shembull t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb meshtarit t\u00eb par\u00eb pararend\u00ebs nga ky fshat, i cili, barbarisht (p\u00ebr bindjet e tij fetare dhe atdhetare), \u00ebsht\u00eb persekutuar n\u00eb Anadoll (Turqi). K\u00ebshtu, Don Mark Sopi (1838-1888), kishte t\u00eb n\u00ebjtin em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, sikurse e mbani ju sot, n\u00eb nder t\u00eb pararend\u00ebsit tuaj. I dashtun Don Mark Sopi i Ri, ju e mbani me nder dhe krenari sot k\u00ebt\u00eb em\u00ebr t\u00eb lavdish\u00ebm.\u201d<br \/>\nDhe ashtu ndodhi. Mbas shum\u00eb dekadave, do t\u00eb shohim, se Imzot Sopi e mbajti dhe e vijoi me nder rrug\u00ebn e lavdishme t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb nd\u00ebr shekuj.<br \/>\nAi, nisi t\u00eb punonte me pasion dhe dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb grigj\u00ebs dhe sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Zotit, duke e p\u00ebrhapur pa u lodhur Fjal\u00ebn e Hyjit, n\u00eb \u00e7do zem\u00ebr shqiptari.<br \/>\nDon Mark Sopi, p\u00ebr pes\u00eb vjet sh\u00ebrbeu si famullitar n\u00eb Ferizaj dhe nj\u00ebkohsisht si sekretar i Ipeshkvit Shkup-Prizren Imzot Nik\u00eb Prel\u00ebs (1918-1996).<br \/>\nMbas themelimit t\u00eb revist\u00ebs kulturore-fetare \u201cDRITA\u201d (1970) n\u00eb Ferizaj, Dom Marku, iu bashkua me zem\u00ebr intelektual\u00ebve t\u00eb rinj shqiptar\u00eb, p\u00ebr rizgjimin e nd\u00ebrgjegj\u00ebs s\u00eb vet\u00ebdij\u00ebs kulturore t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi n\u00eb Zvic\u00ebr\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mark_sopi_imzot_19980906_arbon_zvicer_simpoziumi2000.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nM\u00eb von\u00eb, n\u00eb vitin 1981, n\u00eb koh\u00ebn e demonstratave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, mes miqve dhe shok\u00ebve, ngriti z\u00ebrin n\u00eb mbrojtje t\u00eb minator\u00ebve t\u00eb Trep\u00e7\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb vitin 1974, ai u em\u00ebrua famullitar n\u00eb fshatin Zllakuqan, pran\u00eb Kish\u00ebn s\u00eb Sh\u00ebn Gjon Pag\u00ebzuesit t\u00eb vendlidjes time n\u00eb Klin\u00eb.<br \/>\nPrej vitit 1974 deri n\u00eb vitin 1991, n\u00eb Zllakuqan e n\u00eb rrethin\u00eb, b\u00ebri sh\u00ebrbime t\u00eb shum\u00ebfishta, nd\u00ebr t\u00eb cilat duhet theksuar organizimin e jet\u00ebs baritore, nd\u00ebrtimin e kishave, kapelave, meremetimin e kish\u00ebs am\u00eb n\u00eb Zllakuqan, p\u00ebrgatitjen p\u00ebr themelimin e dy famullive kishtare t\u00eb reja: n\u00eb Klin\u00ebs dhe Budisalc.<br \/>\nSi aktiv ishte pjes\u00ebmarr\u00ebs e prij\u00ebs shpirt\u00ebror edhe n\u00eb pajtimet e gjaqeve, gjat\u00eb viteve 1990, bamir\u00ebs dhe i dhembshur, p\u00ebr t\u00eb mjer\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebr, k\u00ebshilltar p\u00ebr t\u00eb pasigurt\u00ebt, ngush\u00ebllues p\u00ebr t\u00eb pik\u00eblluarit, udh\u00ebheq\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pavendosurit, me nj\u00eb fjal\u00eb v\u00eblla apo gjith\u00e7ka.<br \/>\nAjo q\u00eb bie n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb se (n\u00eb fshatin Zllakuqan), gjat\u00eb 17 vjet\u00ebve, q\u00eb ishte famullitar, sikurse me kujtohet mua Imzot Sopi, ishte nj\u00eb meshtar elegant, i hijsh\u00ebm, fjal\u00ebpak e pun\u00eb shum\u00eb, nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb, i dashur, bujar\u00eb, mikprit\u00ebs, d\u00ebgjonte dhe respektonte mendimin e t\u00eb gjith\u00ebve, pa paragjykime dhe shum\u00eb komunikues e fjal\u00eb \u00ebmb\u00ebl, me njer\u00ebzit n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe rrethan\u00eb.<br \/>\nEdhe populli pa dallim feje, krahine dhe ideje e ka dashur dhe respektuar gjithnj\u00eb si nj\u00eb atdhetar t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe meshtar\u00eb, me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb tema dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trojeve etnike.<br \/>\nImzot Sopi, kishte nj\u00eb pasion dhe dhunti t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr publicistik\u00ebn bashk\u00ebkohore, si bashk\u00ebpun\u00ebtor i zellsh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb organe t\u00eb shtypit fetar\u00eb dhe kulturor\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trojet shqiptare dhe diaspor\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi n\u00eb Zvic\u00ebr\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mark_sopi_3arbonch2000_02.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nKudo dhe shpesh, mund t\u00eb lexosh n\u00eb larmin\u00eb e faqeve t\u00eb gazetave dhe revistave artikuj interesant, me n\u00ebnshkrimin e tij. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe revista fetaro-kulturore \u201cDrita\u201d, q\u00eb botohet edhe sot.<br \/>\nKur ai filloi misionin si meshtar\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, themeloi dhe drejtoj n\u00eb qytetin e lasht\u00eb bregdetar\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit revist\u00ebn kulturore-fetare \u201cVegime Drite\u201d.<br \/>\nI ve\u00e7ant\u00eb me stilin e shkrimeve t\u00eb tij dhe shum\u00eb pikant n\u00eb temat e larmishme q\u00eb trajtoi, mbeti Ipeshk\u00ebvi yn\u00eb edhe n\u00eb botimin e v\u00ebllimeve t\u00eb bukura narrative, me titull kuptimplot\u00eb: \u201cBaca Kol\u00eb dhe famullitari\u201d (1995), apo p\u00ebrkujdesi i treguar, n\u00eb botimin e veprave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, si: \u201cMartir\u00ebt e Karadakut\u201d (1996), \u201cKoncil\u00ebt ekumenike\u201d (2000), \u201cSh\u00ebn Lu\u00e7ia\u201d (2001) etj.<br \/>\nShk\u00eblq\u00ebsia e Tij Imzot Mark Sopi, fill pas r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs komuniste m\u00eb mizore n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00ebbashku me Don Damjan Kurtin, shkuan n\u00eb Durr\u00ebs si misionar, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar dhe sh\u00ebrbyer n\u00eb Kish\u00ebn e p\u00ebrsekutuar eg\u00ebrsisht nga gjenocidi komunisto-ateist, duke qen\u00eb m\u00eb pran\u00eb popullit t\u00eb lodhur nga vuajtjet, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me kujdes, durim dhe dashuri Fjal\u00ebn Zotit.<br \/>\nShqip\u00ebria, asokohe po dilte nga nata e gjat\u00eb e sketerr\u00ebs komuniste. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, atdheu yn\u00eb am\u00eb, kishte nevoj p\u00ebr gjith\u00e7ka, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr ngroht\u00ebsin\u00eb e Fjal\u00ebs s\u00eb Zotit, duke d\u00ebshmuar k\u00ebshtu dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore dhe p\u00ebrkushtimin shembullor ndaj misionin t\u00eb Tij t\u00eb dyansh\u00ebm: atdhetar\u00eb dhe meshtarak.<br \/>\nM\u00eb 23 n\u00ebntor 1995 Imzot Mark Sopi, u em\u00ebrua Ipeshk\u00ebv i Kosov\u00ebs. Shugurimin ipeshkvnor e merr nga Papa Gjon Pali II, s\u00ebbashku me 13 ipeshkvij t\u00eb tjer\u00eb nga mbar\u00eb bota.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb post t\u00eb lart\u00eb ai e trash\u00ebgoi nga Ipeshk\u00ebvi Imzot Nik\u00eb Prela. P\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave, q\u00eb ekzistonin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Imzot Mark Sopi, \u00ebsht\u00eb shuguruar n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1996, post ky n\u00eb t\u00eb cilin ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dhjet\u00eb vjet me radh\u00eb.<br \/>\nImzot Mark Sopi e mori udh\u00ebheqjen e Kish\u00ebs katolike n\u00eb Kosov\u00eb me seli n\u00eb Prizren m\u00eb 18 shkurt 1996 dhe e udh\u00ebhoqi me devocion shembullor deri n\u00eb kalimin e tij n\u00eb amshim, m\u00eb 11 janar 2006.<br \/>\nDuhet kujtuar, se Imzot Mark Sopi e drejtoj Kish\u00ebs katolike t\u00eb Kosov\u00ebs, para luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999 me guxim, duke u ndeshur mes shum\u00eb rreziqeve, pasigurie, duke mbrojtur me stoiciz\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb komunitetin katolik dhe popullin shqiptar pa dallim feje, krahine, ideje nga rrebeshet e dhun\u00ebs \u00e7njer\u00ebzore serbo-sllave.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Mark Sopi me veprimtar\u00eb\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/mark_sopi_me_veprimtare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nPara, gjat\u00eb e pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Imzot Mark Sopi si bari i grigj\u00ebs s\u00eb vet dhe gjith\u00eb shqiptar\u00ebve pa dallim, t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin mbrojtje, p\u00ebrkrahje, liri, dinjitet, gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve si kryebari u gjend kudo, ku lypej dhe k\u00ebrkohej, sidomos n\u00eb takime me vendor\u00ebt dhe nd\u00ebrkombtar\u00ebt. Ai ishte gjithnj\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar, k\u00ebrkuar dhe punuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e popullit t\u00eb tij.<br \/>\nM\u00eb konkretisht, Imzot Sopi, ishte shum\u00eb aktiv p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me idet\u00eb dhe q\u00ebllimin e mir\u00eb t\u00eb miqve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb popullit ton\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu administrata e Presidentit George W. Bush, me koh\u00eb kishte planifikuar t\u00eb punoj me diplomacin\u00eb e huaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive, p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu sikurse shkruante edhe gazeta prestigjioze amerikane \u201cWashington Post\u201d e dat\u00ebs 17 maj 2005.<br \/>\nP\u00ebr t\u2019u njohur m\u00eb mir\u00eb m\u00eb problemt e brendshme t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, Mons Sopi, ftohet n\u00eb Amerik\u00eb, s\u00ebbashku me biografin e shquar t\u00eb T\u00eb Lumes N\u00ebn\u00eb Tereza Dr. Don Lush Gjergjin, (n\u00eb Washington D.C., m\u00eb 18 Maj 2005, sh\u00ebnimi im T.M.), p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar para Kongresit Amerikan.<br \/>\nAi, do t\u00eb theksoj:<br \/>\n\u201cNe, do t\u00eb bazohemi n\u00eb realitetin kosovar n\u00eb ve\u00e7anti, duke i treguar bot\u00ebs, se ata q\u00eb duan t\u00eb njohin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ton\u00eb, duhej ta dine, se n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka vet\u00ebm shqiptar\u00eb musliman\u00eb, ortodoks serb e malazias, por ka edhe katolik\u00eb. Kisha Katolike, ka Ipeshkvin\u00eb e vet, meshtar\u00ebt, murgeshat dhe besimtar\u00ebt.<br \/>\nDihet se Atdheu im, ka nj\u00eb popullsi me mosh\u00eb t\u00eb re, q\u00eb arrin deri n\u00eb 60%, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 30 vje\u00e7are. Ata kan\u00eb nevoj sot p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb sigurt\u00eb. Proceset demokratike n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb shpejtohen, duke hartuar ligje, q\u00eb i vlejn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri vendit ton\u00eb.<br \/>\nPavar\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr popullin tim. Ajo nuk k\u00ebrc\u00ebnon askend, por do t\u00eb sjell paqe, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin. Kjo do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt dhe rajonin.<br \/>\nNe, jemi pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebrese e kompleksit Ballkanik dhe pa u sh\u00ebruar kjo plag\u00eb e konflikteve t\u00eb shteteve tona, me siguri Gadishulli yn\u00eb, nuk do t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb leht\u00ebsisht.<br \/>\nEdhe pse n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrqindja m\u00eb e madhe e besimtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb islame, kjo asnj\u00ebher\u00eb nuk na ka penguar dje dhe sot dhe se nuk do t\u00eb na pengoj\u00eb as n\u00eb t\u00eb ardhmen, sepse kemi shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, mbasi jemi nj\u00eb popull, me nj\u00eb gjak dhe gjuh\u00eb, kemi nj\u00eb histori, nj\u00eb tradit\u00eb etj., por edhe synimet i kemi t\u00eb nj\u00ebjta.<br \/>\nNe, si Kish\u00eb Katolike, me meshtar\u00ebt dhe murgeshat s\u00ebbashku, me popullin pa dallim feje dhe krahine, kemi hapur dyert e kishave dhe kuvendeve, ku, kemi strehuar, ushqyer, mjekuar etj., duke i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb \u00e7do dit\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj.<br \/>\nNe e kemi ndar\u00eb vuajtjen me popullin martir t\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d<br \/>\nNdodhesha n\u00eb vendlindje, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb si kordinator dhe kumtues, n\u00eb Simpoziumin e radh\u00ebs \u201cE Djathta Shqiptare n\u00eb Mbrojtje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike\u201d n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nAsokohe Imzot Sopi, m\u00eb fton t\u00eb takohemi n\u00eb zyr\u00ebn e tij. Zakonisht, n\u00eb udh\u00ebtimet e mia t\u00eb shpeshta n\u00eb vendlindje, jam takuar gjithnj\u00eb me Imzot Sopin dhe kemi shk\u00ebmbyer biseda, me tematik\u00eb t\u00eb ndryshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. E nj\u00ebjta gj\u00eb, ka ndodhur edhe kur Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Mons Sopi, ka ardhur n\u00eb New York, si mik i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time.<br \/>\nKy ishte nj\u00eb takim special nga takimet e tjera. Ai, m\u00eb ftoi n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb, ku, m\u00eb pas m\u00eb tregoi edhe shkakun e ftes\u00ebs s\u00eb tij. Gjat\u00eb bised\u00ebs m\u00eb tha:<br \/>\n\u201cSa t\u00eb mb\u00ebrrini n\u00eb Amerik\u00eb, ju lutem i thoni Don Anton K\u00e7ir\u00ebs, q\u00eb brenda mundesive t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb disa takime n\u00eb Departamentin e Shtetit, me kongresist\u00eb dhe senator amerikan\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb ndihmuar nga af\u00ebr gjithnj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen shqiptare.<br \/>\nI dashtur Tom\u00eb, mendoj, se po b\u00ebhet nj\u00eb padrejt\u00ebsi, duke u munduar t\u00eb p\u00ebrbaltet lufta dhe krahu ushtarak i popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, bijt\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs mbrojt\u00ebn me vendosm\u00ebri pragun e der\u00ebs&#8230; Nj\u00eb prej luft\u00ebtar\u00ebve tan\u00eb trima dhe liridash\u00ebs \u00ebsht\u00eb Kryeministri dhe komandanti i U\u00c7K-s\u00eb Ramush Haradinaj\u2026\u201d<br \/>\nMbas disa kohe, vjen n\u00eb Amerik\u00eb Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi, i cili, s\u00ebbashku me patriotin e palodhur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare Don Anton K\u00e7ir\u00ebn takohen me disa nga senator dhe kongresist\u00eb amerikan\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Haradinaj&#8230;<br \/>\nFal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb madhe dhe t\u00eb palodhur t\u00eb Imzot Sopit, Kisha Katolike n\u00eb Kosov\u00eb, u b\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb e njohur dhe e pranishme n\u00eb hap\u00ebsirat kosovare, sidomos p\u00ebrmes Karitasit, n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit, q\u00eb ishin goditur nga lufta, duke u ndihmuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpive t\u00eb djegura, shkollave t\u00eb rr\u00ebnuara, spitaleve t\u00eb shkat\u00ebrruara, rrug\u00ebve etj.<br \/>\nPo k\u00ebshtu Ipeshkvi yn\u00eb, ishte gjithnj\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb mund\u00ebsive t\u00eb reja, p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e Kish\u00ebs katolike n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet shoq\u00ebrore, kulturore dhe arsimore.<br \/>\nImzot Sopi, g\u00ebzonte autoritet e p\u00ebrkrahje, si n\u00eb qarqet e larta shtet\u00ebrore dhe ato kishtare. Ai punoi me p\u00ebrkushtim t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u2019i treguar mbar\u00eb bot\u00ebs, vlerat dhe vuajtjet e popullit t\u00eb vet, duke ndihmuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e dobin\u00eb e kish\u00ebs dhe popullit shqiptar.<br \/>\nSot n\u00eb respekt t\u00eb misionit t\u00eb tij dhe dashuris\u00eb s\u00eb madhe p\u00ebr Fe e Atdhe n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb grup rinor mban em\u00ebrin Shoqata Rinore \u201cImzot Mark Sopi\u201d.<br \/>\nGjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb v\u00ebnies s\u00eb gurthemelit t\u00eb Katedrales Katolike \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb 26 gusht, Presidenti Rugova, tha: \u201cSot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e madhe p\u00ebr kryeqytetin dhe p\u00ebr gjith\u00eb Kosov\u00ebn, sepse po e bekojm\u00eb gurthemelin e nj\u00eb tempulli t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb i kushtohet N\u00ebn\u00ebs s\u00eb dashur shqiptare dhe N\u00ebn\u00ebs s\u00eb mbar\u00eb Njer\u00ebzimit: T\u00eb Lumtur\u00ebs N\u00ebn\u00eb Tereza, q\u00eb lart\u00ebsoi nderin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb gjith\u00eb planetin, duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjith\u00eb njer\u00ebzimin\u201d.<br \/>\nGurthemeli i Katedrales u vendos, p\u00ebr nder t\u00eb 95-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nga ana e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvit t\u00eb Ipeshkvis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit t\u00eb Washington-it Shk\u00eblq\u00ebsia e Tij Theodore Edgar McCarrick, n\u00eb oborrin e gjimnazit.<br \/>\nKatedralja nisi t\u00eb nd\u00ebrtohet, n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 600-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb kryeheroit komb\u00ebtar Gjergj Kastriotit.<br \/>\nMons Sopi, ishte nj\u00eb personalitet i madh, q\u00eb n\u00eb historin\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb mbahet mend si nj\u00eb burr\u00eb i shquar i kombit shqiptar.<br \/>\nE t\u00ebr\u00eb jeta e tij, ishte e p\u00ebrkushtuar Zotit dhe popullit t\u00eb tij, punoi shum\u00eb dhe me p\u00ebrkushtim p\u00ebr Fe e Atdhe, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, apo koh\u00eb pa koh\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjindej populli i Kosov\u00ebs.<br \/>\nMe kontributin dhe pun\u00ebn shum\u00eb t\u00eb sukses\u00ebshme, q\u00eb dha n\u00eb Ipeshkvin\u00eb e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e drejtoi me aft\u00ebsi dhe p\u00ebrkushtim shembullor dhe p\u00ebr jet\u00ebsimin e shtetit t\u00eb ri, Imzot Mark Sopi, u b\u00eb personalitet shum\u00eb i dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin dhe m\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nPrelati i lart\u00eb kishtar shqiptar\u00eb, nuk duronte torturat e pushtetit serb\u00eb mbi popullin, ku n\u00eb predikimet e tij n\u00eb mesh\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb alarmonte institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr dhun\u00ebn sistematike, q\u00eb ushtronte Serbia mbi Kosov\u00ebn.<br \/>\nAi nga Katedralja e Prizrenit, shum\u00eb her\u00eb u \u00ebsht\u00eb drejtuar bot\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebruar, se shqiptar\u00ebt nuk ka kush t\u2019i mbroj nga ushtria e eg\u00ebr serbe, q\u00eb nuk respekton shpirtin e popullit autokton, i cili, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr trojet m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb kontinentin e Evrop\u00ebs.<br \/>\nMbas nj\u00eb lodhje t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e shumta fetare dhe atdhetare, nj\u00eb dit\u00eb pushon se rrahuri zemra e prelatit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs kaotlike n\u00eb Kosov\u00eb Imzot Mark Sopit.<br \/>\nK\u00ebshtu m\u00eb 14 janar Katedralja e Prizrenit dhe oborri i saj ishin mbushur p\u00ebrplot me besimtar\u00eb, q\u00eb kishin ardhur ta p\u00ebrcjellin bariun e m\u00ebsuesin shpirt\u00ebror\u00eb p\u00ebr n\u00eb banes\u00ebn e p\u00ebrjetshme.<br \/>\nPas mesh\u00ebs s\u00eb drit\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkuar n\u00eb lutje, p\u00ebr shpirtin e t\u00eb ndjerit e duke ngush\u00eblluar nj\u00ebri-tjetrin, u nis\u00ebn drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit t\u00eb Prizrenit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar n\u00eb fshatin e lindjes s\u00eb tij n\u00eb Bin\u00e7\u00eb, ku, dhe u b\u00eb varrimi i prelatit.<br \/>\nMe rastin e nd\u00ebrrimit t\u00eb jet\u00ebs t\u00eb Imzot Mark Sopi, nj\u00eb zyrtar i huaj n\u00eb Kosov\u00eb, z. Lari Rosin p\u00ebrve\u00e7 fjal\u00ebve ngush\u00eblluese q\u00eb i shprehu familjes Sopi dhe Kish\u00ebs Katolike e mbar\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, tha:<br \/>\n\u201cPopull i nderuar ju keni humbur nj\u00eb lider t\u00eb zgjuar shpirt\u00ebror\u00eb, dhe ne kemi humbur nj\u00eb k\u00ebshilltar t\u00eb zgjuar, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs\u2026<br \/>\nNe, \u00e7mojm\u00eb shum\u00eb kontributin e tij, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike shqiptare, e kryesisht p\u00ebr jet\u00ebsimin e planit p\u00ebr Katedralen e Kosov\u00ebs \u201cN\u00ebna Tereza\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb.\u201d<br \/>\nMe dashurin\u00eb, ndaj popullit dhe me aft\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb treguar, Mons Mark Sopi ishte mik i madh i Presidentit Dr. Ibrahim Rugov\u00ebs, dhe shum\u00eb burrave tjer\u00eb t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\nAi gjithmon\u00eb p\u00ebr zem\u00ebr, kishte popullin shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilin e kishte par\u00eb n\u00ebn dhun\u00eb e torturime, ku me t\u00ebr\u00eb fuqin\u00eb e tij intelektuale e fetare e kishte ndihmuar me shum\u00eb sukses, q\u00eb tani i t\u00ebr\u00eb populli, me nj\u00eb purkushtim t\u00eb veqant\u00eb e respekton kontributin e tij t\u00eb pamohuesh\u00ebm dhe e radhit\u00eb nd\u00ebr burrat m\u00eb t\u00eb mdhenj t\u00eb kombit ton\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Literatura<\/strong>:<\/p>\n<p>1. Tom\u00eb Mrijaj, \u201cMons Dr. Zef oroshi Nj\u00eb jet\u00eb e shkrir\u00eb p\u00ebr Fe e Atdhe\u201d, Monografi, New York, 2009<br \/>\n2. Luigj Sopi Luzi: \u201cP\u00ebrkujtojm\u00eb Imzot Mark Sopin\u201d.<br \/>\n3. Marjan Sebaj SOPI, \u201cT\u00eb ndjekim shembulline k\u00ebtyre burrave q\u00eb vet Zoti i ka d\u00ebrguar n\u00eb popullin ton\u00eb&#8230;\u201d<br \/>\n4. Dr. Don Shan Zefi, \u201cKisha Katolike n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb mohohet!\u201d.<br \/>\n5. Prof. Isak Ahmeti, \u201cHistoria e Kishes katolike shqiptare ne Kosove\u201d.<br \/>\n6. Dr. Don Gjergj Gjergji Gashi, \u201cMartir\u00ebt e Karadakut 1846-1848\u201d<br \/>\n7. Marjan Sebaj-Sopi, \u201cBin\u00e7a, oaz\u00eb e thirrjeve t\u00eb shenjta!\u201d<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tom\u00eb Mrijaj P\u00ebrhapja e krisht\u00ebrimit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb territorin e Ipeshkvis\u00eb Shkup-Prizren, z\u00eb fill n\u00eb koh\u00ebn apostolike, kur dihen udh\u00ebtimet apostolike dhe predikimet e Sh\u00ebn Palit apostull, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet e Evrop\u00ebs Juglindore, p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb njohura t\u00eb komunikacionit e t\u00eb tregtis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn ilire-romako-greke, si\u00e7 ishin: Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana&#8230; N\u00eb Koncilin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Tom\u00eb Mrijaj P\u00ebrhapja e krisht\u00ebrimit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb territorin e Ipeshkvis\u00eb Shkup-Prizren, z\u00eb fill n\u00eb koh\u00ebn apostolike, kur dihen udh\u00ebtimet apostolike dhe predikimet e Sh\u00ebn Palit apostull, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet e Evrop\u00ebs Juglindore, p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb njohura t\u00eb komunikacionit e t\u00eb tregtis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn ilire-romako-greke, si\u00e7 ishin: Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana&#8230; N\u00eb Koncilin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-08-22T22:49:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe\",\"datePublished\":\"2014-08-22T22:49:01+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-22T22:49:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/\"},\"wordCount\":4085,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/\",\"name\":\"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg\",\"datePublished\":\"2014-08-22T22:49:01+00:00\",\"dateModified\":\"2014-08-22T22:49:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Tom\u00eb Mrijaj P\u00ebrhapja e krisht\u00ebrimit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb territorin e Ipeshkvis\u00eb Shkup-Prizren, z\u00eb fill n\u00eb koh\u00ebn apostolike, kur dihen udh\u00ebtimet apostolike dhe predikimet e Sh\u00ebn Palit apostull, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb qytetet e Evrop\u00ebs Juglindore, p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb njohura t\u00eb komunikacionit e t\u00eb tregtis\u00eb n\u00eb bot\u00ebn ilire-romako-greke, si\u00e7 ishin: Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana&#8230; N\u00eb Koncilin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-08-22T22:49:01+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe","datePublished":"2014-08-22T22:49:01+00:00","dateModified":"2014-08-22T22:49:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/"},"wordCount":4085,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/","name":"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg","datePublished":"2014-08-22T22:49:01+00:00","dateModified":"2014-08-22T22:49:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2013\/tome_mrijaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/ipeshkvi-i-kosoves-imzot-mark-sopi-1938-2006-nje-vijues-i-denje-i-tradites-per-fe-e-atdhe\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ipeshkvi i Kosov\u00ebs Imzot Mark Sopi (1938-2006), nj\u00eb vijues i denj\u00eb i tradit\u00ebs p\u00ebr Fe e Atdhe"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13696"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13696"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13696\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13696"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13696"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13696"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}