{"id":13660,"date":"2014-08-02T09:15:07","date_gmt":"2014-08-02T08:15:07","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1541"},"modified":"2014-08-02T09:15:07","modified_gmt":"2014-08-02T08:15:07","slug":"shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/","title":{"rendered":"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Shkruar nga <strong>KOLEC TRABOINI<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Halide Piskin foto me autografin e saj n\u00eb vitin 1935\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_autograf_1935.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> N\u00eb koh\u00ebn kur zhvillohej lufta n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Boston, ndiqja gjith\u00e7ka q\u00eb botohej n\u00eb shtypin amerikan p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Duke lexuar nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb dilte p\u00ebr artist\u00ebt n\u00eb Hollivud, ndesha n\u00eb intervist\u00ebn e Eliza Dushkut, e lindur kjo n\u00eb Boston n\u00eb vitin 1980, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte vet\u00ebm 19 vje\u00e7are dhe krejt e panjohur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo i kishte th\u00ebn\u00eb gazetares amerikane se jam e trishtuar p\u00ebr vuajtjet e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs edhe me shkakun se prejardhja ime \u00ebsht\u00eb prej atij vendi. Pasi k\u00ebrkova n\u00ebp\u00ebr numura telefonash e sht\u00ebpit\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Boston rash\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e babait t\u00eb saj Filip Dushkut me origjin\u00eb nga Kor\u00e7a, madje krejt sakt\u00eb me sht\u00ebpi t\u00eb gjysh\u00ebrve n\u00eb rrug\u00ebn Fan Noli.<\/p>\n<p>P\u00ebrgatita nj\u00eb shkrim t\u00eb cilin d\u00ebrgova n\u00eb revist\u00ebn \u201cKlan\u201d me titull \u201cEliza shqiptare e Hollivudit\u201d. Me k\u00ebt\u00eb botim publiku shqiptar m\u00ebsoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr aktoren me origjine shqiptare. Tashm\u00eb ky fakt \u00ebsht\u00eb i njohur, i vjet\u00ebr, ai shkrim mbase \u00ebsht\u00eb harruar krejt, por gjiths\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej kujtimeve t\u00eb mia t\u00eb bukura n\u00eb gazetari sepse lidhet edhe me profesionin tim si kineast. Krejt rast\u00ebsisht, 15 vjet m\u00eb pas zbulimit t\u00eb Eliza Dushkut, rash\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e nj\u00eb aktorje tjet\u00ebr, e cila ndryshe prej Eliza Filip Dushkut, kjo aktore e panjohur kishte lindur n\u00eb Shkod\u00ebr. Tani le t\u00eb shohim kush \u00ebsht\u00eb kjo aktore me em\u00ebr t\u00eb madh n\u00eb Turqi por q\u00eb nuk njihet as n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mjerisht \u00ebsht\u00eb harruar krejt edhe n\u00eb vendlindjen e saj n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb shkodrane me emrin Halide<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb familjen shkodrane t\u00eb nj\u00eb ushtaraku m\u00eb 16 korrik t\u00eb vitit 1906 lindi nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i vun\u00eb emrin Halide. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i bukur, i shkath\u00ebt e lojcak q\u00eb u b\u00eb g\u00ebzimi jo vet\u00ebm i sht\u00ebpis\u00eb, i prind\u00ebrve te vet por edhe i komshinjve. Nj\u00eb vog\u00eblushe q\u00eb sillte kudo g\u00ebzim dhe e donin t\u00eb gjith\u00eb. Po ai g\u00ebzim f\u00ebminor i shkodranes s\u00eb vog\u00ebl do t\u00eb nd\u00ebrpritej me nj\u00eb tragjedi q\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn q\u00eb kishte nuk e kuptonte se gjith\u00e7ka do t\u00eb kthehej n\u00eb rrjedh\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebr t\u00eb ikur p\u00ebrgjithmon\u00eb larg vendlindjes. N\u00eb vitin 1909 vritet babai i saj. Nuk dim\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00eb rrethanash por t\u00eb dh\u00ebnat thon\u00eb se isht\u00eb vrar\u00eb n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs dhe konsiderohej nga shteti osman si d\u00ebshmor. Halideja do jetonte edhe mjaft koh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr derisa gjyshi i saj v\u00ebndosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb Shkodr\u00ebn e t\u00eb shkonte n\u00eb Stamboll me ndihmen e nj\u00eb koloneli t\u00eb ushtris\u00eb me emrin Salih.<\/p>\n<p>N\u00ebna e vog\u00eblush\u00ebs duhet t\u00eb ket\u00eb mbetur n\u00eb Shkod\u00ebr por n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biografike nuk thuhet se si ndodhi q\u00eb vajza u shk\u00ebput nga n\u00ebna e saj. Halid\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl i mungonin shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb Stamboll, s\u00eb pari i mungonin prind\u00ebrit, i mungonin f\u00ebmij\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt loste e g\u00ebzohej. Kjo nuk po ndodhte n\u00eb Stamboll e f\u00ebmij\u00ebria e saj sikur kishte humbur. N\u00eb Stamboll kishte m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, por nuk kishte t\u00eb njohur, nuk g\u00ebzonte ato p\u00ebrk\u00ebdheli q\u00eb ua b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur dhe i rrisin f\u00ebmij\u00ebt. Por pa shkuar gjat\u00eb shkodran\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl q\u00eb rrinte e vetmuar n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb madh i vdes edhe gjyshi p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb krejt t\u00eb vet\u00ebm. Tashm\u00eb ajo nuk kishte m\u00eb ku t\u00eb shkonte dhe nuke dinte t\u00eb ardhmen e saj. Ju sigurua nj\u00eb pension jetese p\u00ebr babain e vrar\u00eb. I japin burs\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb dhe rritet n\u00eb konviktet e shkoll\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nga Shkodra e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Shkodr\u00ebn e Bosforit<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"alignleft size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Halide Piskin - Shkod\u00ebr, Shqip\u00ebri\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_shkoder_albania.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\nPasi diplomohet n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme ajo u em\u00ebrua m\u00ebsuse shkolle n\u00eb Uskudar . Ja vlen t\u00eb ndalemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Stambollit n\u00eb ngushtic\u00ebn e Bosforit sepse emri i k\u00ebtij rajoni me nj\u00eb popullsi afro nj\u00eb milion banor\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjtin emertim historik si\u00e7 e ka edhe Shkodra, Scutari. Ky em\u00ebrtim i k\u00ebtij rajoni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb her\u00ebt sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i lasht\u00eb, shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb themelohej Kostandinopoj\u00eb . Scutari u themelua aty nga shekulli i 7-t\u00eb para Krishtit, fillimisht me emrin \u201cQyteti i Art\u00eb\u201d. Ky em\u00ebrtim ka disa t\u00eb dh\u00ebna, por nj\u00eb historian i lasht\u00eb grek shkruan se ky qytet e mori emrin Krisopolis\/Qytet i Art\u00eb sepse perandoria perse kishte atje nj\u00eb thesar t\u00eb madh t\u00eb fshehur ose sepse ky qytet lidhej me Agamemnonin dhe t\u00eb birin Krises. Por sipas nj\u00eb shkrimtar tjet\u00ebr i shekullit t\u00eb 18-t\u00eb qyteti e ka marr\u00eb emrin i Art\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb s\u00eb portit t\u00eb saj. Qyteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si nj\u00eb port dhe kantier detar dhe kishte nj\u00eb pozicion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aren\u00eb e luft\u00ebrave mes grek\u00ebve dhe pers\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 324, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet u zhvillua beteja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe p\u00ebrfundimtare mes Konstantinit I, perandor i Per\u00ebndimit, dhe Licinius, perandorit romak t\u00eb Lindjes, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Konstantin e mundi Licinius. Kur Konstandini i njohur p\u00ebr prejardhjen e tij Ilire, krijoj kryeqytetin e perandoris\u00eb Bizantine me emrin e tij, Krisopolit i humbi r\u00ebnd\u00ebsia e m\u00ebparshme dhe u b\u00eb periferi megj\u00ebthese mbeti i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs bizantine, sepse t\u00eb gjitha rrug\u00ebt tregtare n\u00eb Azi fillonin atje, dhe t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb e ushtris\u00eb bizantine q\u00eb drejtoheshin p\u00ebr n\u00eb Azi mblidheshin pik\u00ebrisht atje. N\u00eb shekullin e 12-t\u00eb, qyteti ndryshoi emrin e tij n\u00eb Skoutarion \u2013Scutari, em\u00ebr q\u00eb kishte edhe pallati i perandorit aty pran\u00eb. N\u00eb 1338 udh\u00ebheq\u00ebsi osman Orhan Gazi mori Skutarin, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi osman\u00ebve t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb baz\u00eb fare pran\u00eb Konstandinopoj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket em\u00ebrtimin besohet se emri Scutari, si\u00e7 e kishte edhe Shkodra, do t\u00eb thot\u00eb &#8220;l\u00ebkur\u00eb t\u00eb pap\u00ebrpunuara&#8221;. \u00cbsht\u00eb i njohur fakti se edhe Shkodra e Shqip\u00ebris\u00eb ka q\u00ebn\u00eb nj\u00eb q\u00ebnder ku mblidheshin l\u00ebkur\u00eb t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb pyllit dhe tregtoheshin n\u00eb Venedik e gjetk\u00eb p\u00ebrmes anijeve tregtare q\u00eb kalonin n\u00eb Bun\u00ebn e lundrueshme aso kohe. T\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e shkuan n\u00eb at\u00eb zon\u00eb e kan\u00eb quajtur at\u00eb edhe Eks\u00fcdar ose Escutaire.<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Halide Piskin - n\u00eb nj\u00eb revist\u00eb turke\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_ne_nje_reviste.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nN\u00eb koh\u00ebn kur shkoi aty Halide Piskini (\u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb sqarojm\u00eb se nuk dim\u00eb n\u00ebse n\u00eb Shkod\u00ebr ka ende familje me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr ani pse me mbiemrin Prisku ka), kjo periferi e Stambollit ishte pjesa m\u00eb karakteristike, me rrugica t\u00eb shtr\u00ebmbra e sht\u00ebpit\u00eb e vogla prej druri, me dyqane t\u00eb shumta artizanale. Po k\u00ebtu ishte dhe vendi i varrezave t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb mo\u00e7me t\u00eb Stambollit, duke p\u00ebrfshir\u00eb ato myslimane por edhe hebraike dhe t\u00eb krishtera.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet aq te ngjash\u00ebm me Shkodr\u00ebn e v\u00ebndlindjes sepse rrethohej dhe ky me ujra, madje n\u00eb vitin 1910 qarkullonte nj\u00eb kartolin\u00eb n\u00eb Stamboll por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qen\u00eb bashkuar pamjet e k\u00ebtyre dy qyteteve me emrin Scutari t\u00eb cil\u00ebt dhe n\u00eb imazh aq shum\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt. N\u00eb Scutarin e Bosforit Halide Piskini do t\u00eb p\u00ebsonte nj\u00eb tjet\u00ebr tragjedi. Kur ishte m\u00ebsuese shkolle kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri dhe u martua me nj\u00eb tregtar pambuku. Dhe ishte fare e re n\u00eb mosh\u00eb. Po muajt e martes\u00ebs i kaluan shum\u00eb shpejt. Fati tragjik sikur e ndiqte hap pas hapi n\u00eb jet\u00ebn e saj plot dhimbje e humbje. Ashtu si\u00e7 i kishte ndodhur vrasja e babait kur ishte 3 vje\u00e7, vet\u00ebm tet\u00eb muaj pas martes\u00ebs s\u00eb saj dhe kur ndjehej m\u00eb e lumtur se kurr\u00eb i vdes burri. Tashm\u00eb ajo e shihte t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb zez\u00eb se kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Aktorja e par\u00eb e Turqis\u00eb<\/strong><br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Halide Piskin - n\u00eb nj\u00eb pllakat\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_lukus_hayat_1950.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nN\u00eb vitin 1923 ishte krijuar nga Sadi Fikret nj\u00eb grup teatror i l\u00ebvizsh\u00ebm q\u00eb aso kohe ishin aq shum\u00eb t\u00eb preferuar. Nuk vinte spektatori n\u00eb teat\u00ebr por shkonte teatri shetit\u00ebs fshat n\u00eb fshat e qytet n\u00eb qytet. Shumica e shfaqjeve ishin ske\u00e7e e vodevile, kryesisht skena humori. E rekomanduar nga nj\u00eb i af\u00ebrt, drejtuesi i trup\u00ebs s\u00eb teatrit shetit\u00ebs e pranon p\u00ebr nj\u00eb turne n\u00eb Izmir. Shfaqjet teatrore n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishin aktore femra. Ishim meshkujt q\u00eb losnin rolet e femrave. Kjo ka ndodhur edhe n\u00eb Shqip\u00ebri deri von\u00eb. Halideja kishte nj\u00eb natyr\u00eb pak e zymt\u00eb. Ishte pik\u00ebrisht jeta e saj pa dashurin\u00eb prind\u00ebrore dhe me fatkeq\u00ebsi n\u00eb jet\u00eb q\u00eb e b\u00ebnin t\u00eb ishte hijer\u00ebnd\u00eb. Dhe krejt ndryshe prej mosh\u00ebs q\u00eb kishte, roli q\u00eb i dhan\u00eb ishte ai i nj\u00eb halle, e cila kishte si karakteristik\u00eb t\u00eb folur\u00ebn hundore t\u00eb forte, tip t\u00eb cilin ajo e realizoi shum\u00eb bukur dhe q\u00eb do ta vazhdonte p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra si personazh n\u00eb situata t\u00eb panum\u00ebrta dhe n\u00eb gjini t\u00eb ndryshme si n\u00eb teat\u00ebr por edhe n\u00eb emisionet e radios. Mir\u00ebpo n\u00eb vitin 1925 ndodhi q\u00eb grupi i teatrit l\u00ebviz\u00ebs nuk mundi t\u00eb vazhdonte veprimtarit\u00eb. Meq\u00eb ishte e para aktore e sken\u00ebs e moren pa shume hezitim n\u00eb Teatrin e Stambollit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1933 ajo u b\u00eb shum\u00eb e njohur me rolet e veta n\u00eb filma dhe nj\u00eb aktore e k\u00ebrkuar. Madje n\u00eb kronikat e koh\u00ebs shkruhej se spektator\u00ebt u dyndeshin n\u00eb t\u00eb gjitha kinemat\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb loj\u00ebn brilante t\u00eb Halide Piskin. Kalon nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe detyrohet t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb radio gjithnj\u00eb me tipin humoresk q\u00eb kishte krijuar, me ske\u00e7e e humore t\u00eb cilat i p\u00ebrgatiste vet\u00eb. Ajo konsiderohej gjithashtu edhe si nj\u00eb krijuese shum\u00eb e mir\u00eb e materialeve letrare t\u00eb sken\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1944 pasi q\u00eb kishte punuar n\u00eb kompani t\u00eb ndryshme teatrore u kthye s\u00ebrish n\u00eb teatrin e Qytetit t\u00eb Stambollit, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga aktoret kryesore.<\/p>\n<p>Ajo ka nj\u00eb repertor t\u00eb gj\u00ebr\u00eb si aktore por edhe si shkrimtare filmi si n\u00eb \u201cKivircik PASA\u201d (1941),\/ \u201cDuvaksiz Gelin\u201d (1942) dhe \u201cD\u00fcg\u00fcn gecesi \u201c(1933). Ne Filmografine per Halide Piskin mund te rradhisim edhe : &#8220;Kafes Arkas\u0131nda&#8221; (1930), &#8220;Fermanl\u0131 Deli Hazretleri&#8221; (1930), &#8220;Kafatas\u0131&#8221; (1932), &#8220;Yanl\u0131\u015fl\u0131klar Komedyas\u0131&#8221; (1938), &#8220;Anna Karenina&#8221; (1939) , &#8220;L\u00fck\u00fcs Hayat&#8221; 1950, &#8220;Yelpaze&#8221; (1955), &#8220;K\u0131z\u0131m\u0131n Ba\u015f\u0131na Gelenler&#8221; (1958) , &#8220;Bir Kilo Namus&#8221; (1959).<br \/>\nFilmi i saj i fundit i Halide Piskin ishte &#8220;\u00c7far\u00eb ka ndodhur me vajz\u00ebn time&#8221;, p\u00ebr t\u00eb cilin ka shkruar edhe skenarin. Ishte nj\u00eb aktore e madhe, e talentuar, e kompletuar si artiste por edhe autore e shume shkrimeve e skenar\u00ebve, ske\u00e7eve, artistja e par\u00eb e varieteteve n\u00eb Turqi, e konsideruar nj\u00eb talent i madh, i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Edhe pse pa arsimimin e duhur profesional p\u00ebr sken\u00eb, arriti t\u00eb b\u00ebhet aktorja e par\u00eb dhe m\u00eb e njohura n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Halide Piskin - n\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb film\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_albanian_born.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nDhe p\u00ebr m\u00eb tej edhe pse e kish ndjekur fati i keq n\u00eb jet\u00eb, n\u00eb sken\u00eb ajo ngjallte aq shum\u00eb humor, aq shum\u00eb drit\u00eb e besim tek njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt e donin shum\u00eb. Si\u00e7 mbeti e vetmuar n\u00eb f\u00ebmini n\u00eb Shkod\u00ebr ashtu i shkoi jeta, gjiths\u00ebsi nj\u00eb jet\u00eb e vrull\u00ebshme artistike, pasiononte, me nj\u00eb individualitet t\u00eb spikatur, kurr\u00eb pa u shk\u00ebputur nga skena e teatrit, apo ekrani i filmit.<\/p>\n<p>U nda nga jeta p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimin t\u00eb veshkave n\u00eb moshen 53 vje\u00e7are, me 1 n\u00ebntor 1959 n\u00eb qytetin e Stambollit. Filmat e saj n\u00eb Turqi edhe sot e k\u00ebsaj dite shihen dhe admirohen, aq shum\u00eb ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb kinematografin\u00eb turke artistja e madhe q\u00eb lindi n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs, Halide Piskin.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Adile Nashit - nj\u00eb aktore e madhe turke, me origjin\u00eb shqiptare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/adile_nashit.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/><br \/>\n<strong>Adile Nashit &#8211; nj\u00eb tjet\u00ebr aktore e madhe, mos vall\u00eb me origjin\u00eb shqiptare<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb pak t\u00eb m\u00ebvon\u00ebshme kishte dal\u00eb edhe nj\u00eb aktore tjet\u00ebr e suksesshme e teatrit dhe filmit, Adile Nashit, e cila ka lindur me 17 qershor 1930 ne Stamboll dhe vdekur me 11 dhjetor 1987. Jane dy aktore q\u00eb kan\u00eb punuar thuajse n\u00eb role q\u00eb i afroheshin nj\u00ebra tjetr\u00ebs por gjithnj\u00eb me nj\u00eb individualitet t\u00eb fort\u00eb. Po kishin edhe nj\u00eb fat t\u00eb p\u00ebrngjash\u00ebm n\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb e tragjedit\u00eb familjare. Por t\u00eb dyja punonin n\u00eb fush\u00ebn e humorit dhe t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ishin n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtyre dy ndjesive, tragjedis\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetuan n\u00eb jet\u00eb e nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb qeshura para publikut apo dhe ekranit.<\/p>\n<p><strong>Askush nuk e mendonte \u00e7far\u00eb fshihej pas t\u00eb qeshurave t\u00eb k\u00ebtyre dy grave aq t\u00eb admiruara nga spektator\u00ebt e teatrit dhe filmit.<\/strong><\/p>\n<p>Adile Nashiti ishte bij\u00eb e nj\u00eb aktori t\u00eb njohur n\u00eb Turqi, Ozkan Nashi dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe v\u00ebllai i saj ishte i lidhur me teatrin. N\u00eb nj\u00eb foto familjare t\u00eb Adile Nashit di\u00e7itura p\u00ebrshkruese thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb mjedisi i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb mur jan\u00eb varur fotot e djalit t\u00eb vet 15 vje\u00e7ar Ahmet, i vdekur, fotografia e n\u00ebn\u00ebs dhe e babait. Duken tre foto.<br \/>\n<img decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Sht\u00ebpia e Adile Nasitit - babai me veshje shqiptare\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/shtepia_adile_nasiti_babai_me_veshje_shqiptare.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><br \/>\nPor n\u00eb nj\u00eb nga kornizat gj\u00ebnden jo nj\u00eb por dy foto. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn foto duket nj\u00eb burr\u00eb me veshje qytetare e me fes t\u00eb zi q\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur aso kohe tanuz, nd\u00ebrsa foto tjet\u00ebr m\u00eb e madhe njeriu \u00ebsht\u00eb veshur me rroba karakteristike popullore krejt si shqiptar\u00ebt e fillimit t\u00eb shekullit 20, \u00e7far\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb dilem\u00ebn \u00ebsht\u00eb apo jo me origjin\u00eb shqiptare, madje krejt ngjash\u00ebm si n\u00eb veshjet e zon\u00ebs Kruj\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb Lindore.<\/p>\n<p>N\u00eb asnj\u00eb rast nuk i kemi par\u00eb turqit t\u00eb jen\u00eb veshur ta z\u00ebm\u00eb si krutan\u00ebt, dibran\u00ebt, apo mal\u00ebsoret e Veriut dhe t\u00eb Kosov\u00ebs. Karakteristik\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe qeleshja e bardh\u00eb, plisi si\u00e7 i thon\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Vet\u00eb fotografia, ku ndodhen edhe i biri i Adiles \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi, por ne nuk kemi librin e jet\u00ebshkrimit t\u00eb saj q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb gjejm\u00eb ndonj\u00eb sh\u00ebnim n\u00eb kujtimet e saj p\u00ebr origjin\u00ebn e babait e gjysh\u00ebrve t\u00eb saj. Edhe varri familjar i aktores Adile Nashi \u00ebsht\u00eb n\u00eb Uskudar, Scutari, pra n\u00eb Shkodr\u00ebn e Bosforit q\u00eb gjasat jan\u00eb t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb qytet ku shkonin e banonin me shumic\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00ebsesi k\u00ebto dy aktore, nj\u00ebra lindur n\u00eb Shkod\u00ebr Halide Piskin, tjetra q\u00eb mban n\u00eb sht\u00ebpi si sh\u00ebnj\u00eb identiteti nj\u00eb foto t\u00eb nj\u00eb personi me veshje shqiptare, Adile Nashi( koha i solli n\u00eb sken\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt, madje shpesh her\u00eb edhe n\u00eb filma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, u b\u00ebn\u00eb aktoret m\u00eb t\u00eb dashura n\u00eb Turqi dhe jan\u00eb krenaria e kinematografise turke e pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Kontribut i madh dhe njohje e vog\u00ebl e vlerave q\u00eb ka nxjerr\u00eb kombi shqiptar p\u00ebr popujt e tjer\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb nuk ka veprimtari kulturore t\u00eb nd\u00ebrsjellta mes t\u00eb dikastereve t\u00eb kultur\u00ebs, shoqatave artistike q\u00eb do t\u00eb ndikonin n\u00eb krijimin e nj\u00eb klime t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsohej m\u00eb mir\u00eb kontributi shqiptar n\u00eb kultur\u00ebn e popullit turk, por edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujve e tjer\u00eb ballkanik\u00eb. Kujtojm\u00eb se shqiptari Abedin Dino \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e madhe e artit, piktor, kineast, poet, t\u00eb cilit i kan\u00eb kushtuar edhe monumente n\u00eb Turqi, si\u00e7 v\u00ebllait i tij Ali Dino, konsiderohet karikaturisti i par\u00eb m\u00eb i kompletuar n\u00eb Greqi dhe ka q\u00ebn\u00eb deputet n\u00eb parlamentin grek si dhe themelues i shoqat\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb karikaturist\u00ebve greke. Apo se Eleni Bukura piktorja e par\u00eb fem\u00ebr n\u00eb Greqi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arvanitase, Niko Egonopulos, nj\u00eb piktor i madh me dimensione panevropiane \u00ebsht\u00eb arvanitas, pra me gjak shqiptar.<\/p>\n<p>A doni t&#8217;ju rikujtoj se drit\u00ebn e Rilindjes Evropiane e ka p\u00ebrhapur n\u00eb Rusi nj\u00eb shqiptar nga Arta, nx\u00ebn\u00ebs e dishepull i Girolamo Savonarola, rilind\u00ebsit t\u00eb madh italian q\u00eb ka nj\u00eb monument n\u00eb Firence? Po le t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb t\u00eb sotmen, se nj\u00ebri nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej t\u00eb filmit n\u00eb Turqi Halit Ergenc, q\u00eb interpreton sulltan Sulejmanin, \u00ebshte me prejardhje shqiptare, \u00e7far\u00eb e deklaron me krenari n\u00eb media: \u201cM\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb t\u00eb par\u00ebt e mi nga ana e mamas\u00eb sime n\u00eb periudh\u00ebn osmane kan\u00eb ardhur n\u00eb Turqi, &#8230; mund t\u00eb them me plot goj\u00ebn q\u00eb edhe n\u00eb damar\u00ebt e mi ka gjak shqiptari. Un\u00eb dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Shpresoj q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb gj\u00ebj mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb vizitoj tok\u00ebn shqiptare dhe t\u00eb njihem me ju\u201d.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme t\u00eb themi se at\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebn politika n\u00eb krijimin e nj\u00eb Ballkani Europian p\u00ebr nga dimensionet e kultur\u00ebs, mir\u00ebkuptimit e paq\u00ebs e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri arti dhe kultura t\u00eb cilat krijojn\u00eb ura miq\u00ebsie n\u00eb mes t\u00eb gjith\u00eb popujve dhe duke i tejkaluar kund\u00ebrshtit\u00eb, moskuptimet, atavizmat e mentalitetet e t\u00eb shkuar\u00ebs. P\u00ebr Ministrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb Kultur\u00ebs dhe programet e saj do t\u00eb kisha nj\u00eb sugjerim, q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ne d\u00ebsh\u00ebrojm\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, kemi pasion p\u00ebr kultur\u00ebn per\u00ebndimore, flasim e p\u00ebrkushtohemi gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb p\u00ebr at\u00eb frankofone, japim edhe fonde p\u00ebrkthimesh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tendenc\u00eb mbi baz\u00eb shijesh personale, por duhet t\u00eb jemi open mind, e t\u00eb mos b\u00ebjm\u00eb sikur nuk e dim\u00eb q\u00eb n\u00eb kultur\u00eb e art nuk ka prioritete gjeografika e as busulla t\u00eb ngrira q\u00eb tregojn\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb drejtim, n\u00eb art e kultur\u00eb nuk ka as Jug e as Veri dhe as Lindje e as Per\u00ebndim. Gjithesesi, se pari e mbi gjith\u00e7ka stimulohet arti e kultura komb\u00ebtare bashk\u00ebrenduar kjo me afirmimin e kontributit shqiptar n\u00eb popujt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><em>gusht 2014<\/em><\/p>\n<p>Marr\u00eb nga Blogu: <a href=\"http:\/\/traboini1.blogspot.com\/2014\/08\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise-nga.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer\">Traboini BlogSpot<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga KOLEC TRABOINI N\u00eb koh\u00ebn kur zhvillohej lufta n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Boston, ndiqja gjith\u00e7ka q\u00eb botohej n\u00eb shtypin amerikan p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Duke lexuar nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb dilte p\u00ebr artist\u00ebt n\u00eb Hollivud, ndesha n\u00eb intervist\u00ebn e Eliza Dushkut, e lindur kjo n\u00eb Boston n\u00eb vitin 1980, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-13660","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-artikuj","7":"category-histori"},"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.4 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruar nga KOLEC TRABOINI N\u00eb koh\u00ebn kur zhvillohej lufta n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Boston, ndiqja gjith\u00e7ka q\u00eb botohej n\u00eb shtypin amerikan p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Duke lexuar nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb dilte p\u00ebr artist\u00ebt n\u00eb Hollivud, ndesha n\u00eb intervist\u00ebn e Eliza Dushkut, e lindur kjo n\u00eb Boston n\u00eb vitin 1980, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte vet\u00ebm [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-08-02T08:15:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_autograf_1935.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2014-08-02T08:15:07+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/\"},\"wordCount\":3070,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/halide_piskin_autograf_1935.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/\",\"name\":\"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/halide_piskin_autograf_1935.jpg\",\"datePublished\":\"2014-08-02T08:15:07+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/halide_piskin_autograf_1935.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\\\/\\\/www.fjala.info\\\/2014\\\/halide_piskin_autograf_1935.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/logo\\\/image\\\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2012\\\/02\\\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\"],\"url\":\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/2009-2015\\\/author\\\/admin\\\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Shkruar nga KOLEC TRABOINI N\u00eb koh\u00ebn kur zhvillohej lufta n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time n\u00eb Boston, ndiqja gjith\u00e7ka q\u00eb botohej n\u00eb shtypin amerikan p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Duke lexuar nj\u00eb gazet\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb dilte p\u00ebr artist\u00ebt n\u00eb Hollivud, ndesha n\u00eb intervist\u00ebn e Eliza Dushkut, e lindur kjo n\u00eb Boston n\u00eb vitin 1980, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte vet\u00ebm [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-08-02T08:15:07+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_autograf_1935.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb","datePublished":"2014-08-02T08:15:07+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/"},"wordCount":3070,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_autograf_1935.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/","name":"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_autograf_1935.jpg","datePublished":"2014-08-02T08:15:07+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_autograf_1935.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/halide_piskin_autograf_1935.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/shkodrania-aktore-e-pare-e-turqise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHKODRANIA AKTORE E PAR\u00cb E TURQIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13660","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13660"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13660\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13660"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13660"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13660"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}