{"id":13571,"date":"2014-05-27T00:19:02","date_gmt":"2014-05-26T23:19:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1251"},"modified":"2014-05-27T00:19:02","modified_gmt":"2014-05-26T23:19:02","slug":"rrefim-para-lterit-te-gjuhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/","title":{"rendered":"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Rexhep Kasumaj\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg\" alt=\"\" width=\"150\" \/> <strong>Rexhep Kasumaj<\/strong>, <em>Berlin, maj 2014<\/em><\/p>\n<p>(<strong><em>Pak herezi p\u00ebr higjien\u00eb<\/em><\/strong>)<\/p>\n<p><em>\u00c7doher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, ve\u00e7 krajatave t\u00eb vet\u00eb kuptimit t\u00eb saj, sikur m\u00eb ndiqte dhe nj\u00eb kufizim. Nj\u00eb inkomocion, droj\u00eb q\u00eb m\u00eb rrudhte para bot\u00ebs. M\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pasigurt\u00eb dhe ndrydhte natyr\u00ebn time, jo pak t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb g\u00ebzuar. Dhe kjo ishte gjuha. Fillimisht jo imja, po nj\u00eb tjet\u00ebr gjendej prore q\u00eb t\u2019m\u00eb rrethonte me unaz\u00eb moskuptimi nd\u00ebr mote.<\/em><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nTeksa vijoja m\u00ebsimet e Normales n\u00eb Gjakov\u00eb, prisja me ankth or\u00ebn e s\u00ebrbishtes. Nuk e dija asnj\u00eb fjal\u00eb. Ndoshta vet\u00ebm ato pak shprehje njatjetimi a ofeze. Por, meq\u00eb serb\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb kishte pak (\u201cRruga e shkijeve\u201d si quhej lagja e tyre e vetme), kjo gjuh\u00eb nuk kishte qarkullim t\u00eb gjer\u00eb publik dhe, ndaj, nuk m\u00eb pengonte mosdija e saj. Mir\u00ebpo dhe n\u00eb m\u00ebsime, p\u00ebr fatin e mir\u00eb, krekosja brutale e arsimtarit t\u00eb s\u00ebrbishtes nuk do vrujonte gjat\u00eb. L\u00ebnda e tij shpejt do t\u00eb b\u00ebhej fakultative. E kjo do t\u00eb thoshte, se ajo nuk do t\u00eb notohej dhe prej saj askush nuk do ngelte n\u00eb klas\u00eb. Megjithat\u00eb, edhe p\u00ebr afro nj\u00eb vit e ca, sa do zgjaste \u201cmakthi i s\u00ebrbishtes\u201d, un\u00eb kisha nj\u00eb ngush\u00ebllim: k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, si thash\u00eb, nuk lypsej ta flisje kund jasht\u00eb shkoll\u00ebs, dhe, mandej, ishte gjuha ime shqipe q\u00eb e shkruaja m\u00eb mir\u00eb se shumica e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb. Isha \u201ci fort\u00eb\u201d, si thuhej n\u00eb zhargonin e ahersh\u00ebm dhe hartimet e mia shquheshin p\u00ebr pedant\u00ebri shkrimi e fantazi krijuese. K\u00ebshtu, s\u00eb paku, mendonte Profesori im i nderuar (F. Duraku) q\u00eb, madje, nuk ngurronte t\u00eb shprehte nj\u00ebfar\u00eb adhurimi a p\u00ebrkujdesi paternal ndaj k\u00ebsaj dhuntie.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nMir\u00ebpo episodi i qet\u00eb gjakovar, do t\u00eb merrte fund nj\u00eb dit\u00eb. Tani, maturant, do t\u00eb hyja n\u00eb Fakultetin e par\u00eb t\u00eb \u201cGazetari-Diplomacis\u00eb\u201d (si brezi themelues), por q\u00eb m\u00eb pas, p\u00ebr arsye fondesh e kuadrosh, do t\u00eb shuhej e do t\u00eb fuzionohej n\u00eb amz\u00ebn e tij, n\u00eb Juridik, duke ruajtur modestisht vet\u00ebm pjes\u00eb nga drejtimet e zhurnalistik\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Vitet e studimeve, sidomos, viti i par\u00eb i \u201cGazetaris\u00eb&#8230;\u201d, do t\u00eb rikthenin s\u00ebrish tek un\u00eb faktorin dridhmues t\u00eb gjuh\u00ebs: efektin q\u00eb shtypte dhe thadronte ndjesin\u00eb e mundimshme inferioriale. Libra shqip nuk kishte pothuaj fare. Mungonin dhe profesor\u00eb dhe, q\u00eb k\u00ebtej, disa syresh u desh t\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar q\u00eb nga Belgradi. Nj\u00eb k\u00ebndin e fundm\u00eb t\u00eb nj\u00eb rrugice t\u00eb af\u00ebrt e t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb dilte n\u00eb udh\u00ebn kryesore t\u00eb posashtruar, ndodhej nj\u00eb dyqan i vog\u00ebl q\u00eb i thoshin \u201cskriptore\u201d. Aty mund t\u00eb gjeje dor\u00ebshkrime t\u00eb shum\u00ebzuara arsimtar\u00ebsh shqiptar\u00eb nga l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme. Po mua nuk m\u00eb p\u00eblqenin dhe nuk i konsultoja gati asnj\u00ebher\u00eb. Do ti p\u00ebrveshja, prandaj, m\u00ebng\u00ebt p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar s\u00ebrbishten. Pa shkoll\u00eb e dialog. Ve\u00e7 me fjalor\u00eb e libra akademik\u00eb. Ishte nj\u00eb pun\u00eb titanike. E njihja pak dhe ishte nj\u00eb gjuh\u00eb e m\u00ebrzitshme. Dhe pa vonuar shum\u00eb, do ta absorboja kuantumin e n\u00ebvojsh\u00ebm elementar\u00eb. Natyrisht, u g\u00ebzova shum\u00eb. Ende nuk e flisja mir\u00eb, por mjaft sa t\u00eb shfletoja literatur\u00eb serioze p\u00ebr provimet e shumta.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nVe\u00e7se mynzyra e saj nuk tretej ende dot. Pas disa vitesh, akoma pa diplomuar (ishte hapur nj\u00eb konkurs dhe e mendoja si rast q\u00eb s\u2019p\u00ebrs\u00ebritej shpesh) do t\u00eb filloja profesionin e gazetarit t\u00eb redaksis\u00eb s\u00eb jashtme n\u00eb Rtp-n\u00eb at\u00ebbotshme. Konteksti i pun\u00ebs k\u00ebrkonte q\u00eb dhe ta flisja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solide at\u00eb t\u00eb shkret\u00eb gjuh\u00eb. Nd\u00ebrkaq kontaktet, puna, udh\u00ebtimet a ndonj\u00ebhershme \u00e7liruan idiom\u00ebn e saj t\u00eb mbledhur n\u00eb mua. Nisa t\u00eb kuvendoja rrjedhsh\u00ebm. U b\u00ebra, si m\u00eb th\u00ebn\u00eb, m\u00eb i lir\u00eb e gjith\u00eb vet\u00ebbesim n\u00eb relata pune, po dhe n\u00eb vet\u00eb jet\u00ebn sociale, sepse, ndryshe nga Gjakova, k\u00ebtu n\u00eb Prishtin\u00eb ajo ta zinte udh\u00ebn gjithkah.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu do iknin koh\u00ebt, derisa nj\u00eb tjet\u00ebr ngushtim, p\u00ebrhihej n\u00eb horizont. Por k\u00ebsaj here, nuk kje s\u00ebrbishtja q\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ishte dhe gjuh\u00eb e dhun\u00ebs dhe hekurave. Ishte gjuha e G\u00ebtes: e fisme dhe e v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nKur, pas nj\u00eb periudhe frym\u00ebmarrjeje nacionale, n\u00eb mbarim t\u00eb viteve 80-t\u00eb, u suprimua me gjak subjektiviteti autonom i Kosov\u00ebs, do merrja shtigjet e m\u00ebrgimit n\u00eb Berlin. Tani drama do fillonte nga e para. Ndon\u00ebse gjuh\u00eb e nj\u00eb kombi q\u00eb kish mir\u00ebkuptuar nd\u00ebr vite historie rrath\u00ebt e tragjik\u00ebs shqiptare, prap\u00eb ishte e huaj. Nuk e dija dhe, ndaj, s\u00ebrish behnin tkurrje e memec\u00ebri, pamje injorance dhe p\u00ebrulje&#8230;Shqipja ime m\u00ebkuese, p\u00ebr dallim nga vitet e hershme, e ve\u00e7an\u00ebrisht gjakovare, k\u00ebtej nuk b\u00ebnte derman fare. Liria e mir\u00ebpritur q\u00eb do t\u00eb gjeja, do t\u00eb hijesonte pa fajin e tyre, k\u00ebt\u00eb prag madhor q\u00eb duhej kaluar. Mir\u00ebpo pak me kurse e konverzim, e m\u00eb shum\u00eb me libra, do ta mposhtja at\u00eb disi rrejsh\u00ebm. Ky shtegtim gjuh\u00ebsh, nd\u00ebrkaq, pati paraprakisht, dhe epsodin e anglishtes. E kisha m\u00ebsuar obligativisht n\u00eb shkoll\u00eb e studime, por nuk mjaftonte p\u00ebr t\u00eb hapur t\u00eb gjitha dyert. Rrjedhimisht, do ti rrekesha absolvimit t\u00eb saj privatisht: me impenjim ngulm\u00ebtar n\u00eb leksionet e asokoh\u00ebshme. Mir\u00ebpo me t\u00eb vajtur n\u00eb tretdhe, mjerisht, ndodhi nj\u00eb betej\u00eb e vog\u00ebl me saj e gjuh\u00ebs vendare, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, kjo e fundit, p\u00ebr keqardhjen time t\u00eb thell\u00eb, do ta merrte primatin p\u00ebrfundimisht. Porse dhe ajo, si nj\u00eb mushk\u00eb e sert\u00eb, m\u00eb trathton ende n\u00eb p\u00ebrqasjen e shtigjeve t\u00eb thella&#8230;<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\nMir\u00ebpo, me sa duket Hyu, kuror\u00ebn e zhg\u00ebnjimit do t\u2019ma ruante p\u00ebr fund! Tashm\u00eb Kosova ishte \u00e7liruar nga okupator\u00ebt serb\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb (dikush menj\u00ebher\u00eb e dikush m\u00eb von\u00eb) do t\u00eb kaptonin me g\u00ebzim rrug\u00ebt e kthimit nga tretdheu. Si fryt lirie, ishte shk\u00ebrmoqur dhe \u201cperdja e hekurt\u201d nd\u00ebrshqiptare. K\u00ebmbeheshin libra e mallra, takoheshin njer\u00ebz t\u00eb t\u00eb dy \u201chemisferave\u201d, zhvilloheshin projekte dhe ngjarje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kulture n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb lumni e pritur shekujsh&#8230;<br \/>\nPor, p\u00ebr ironi, pik\u00ebrisht n\u00eb kulmin e dalldis\u00eb kolektive, do t\u00eb p\u00ebrjetoja therjen rrafshuese. Ishte hataja vet\u00eb. N\u00eb prakmuzgun e jet\u00ebs, do t\u00eb merrja vesh se un\u00eb, tani q\u00eb kisha l\u00ebn\u00eb prapa mundin e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja \u2013 nuk dija shqip! B\u00ebrtitej rrept\u00eb e ndaluesh\u00ebm: kush nuk di t\u00eb flas\u00eb standardisht, nuk di t\u00eb flas\u00eb as shqip, e ipso facto, nuk mund t\u00eb jet\u00eb shqiptar! Doli se gjuha q\u00eb m\u00eb kishte m\u00ebsuar N\u00ebna dhe q\u00eb ndihte t\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsha rr\u00ebzimesh, ishte e vjet\u00ebr. Arkaike. Nuk m\u00eb dhuronte tutje mjetin hyjnor t\u00eb fjal\u00ebs, t\u00eb marr\u00ebveshjes, t\u00eb dashuris\u00eb me njer\u00ebzit&#8230;Streha e saj, jo vet\u00ebm pikonte, por nuk mbronte fare nga ernat dhe shiu i epok\u00ebs s\u00eb re. Ndjeva trishtim e mall p\u00ebr t\u00eb: m\u00eb kishte sh\u00ebrbyer aq gjat\u00eb me faqe t\u00eb bardh\u00eb e besnik\u00ebrisht, si nj\u00eb vot\u00ebr p\u00ebrplot ngroht\u00ebsi, em\u00ebr e identitet dhe tani, papritmas, duhej ta braktisja pa miradije, m\u00ebshir\u00eb e kujtes\u00eb&#8230;<br \/>\nT\u00eb njoh\u00ebsh gjuh\u00ebt \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebsesi nj\u00eb pasuri. Nj\u00eb emancipim. Madje edhe ato q\u00eb i deklamojn\u00eb tiran\u00eb a pushtues. K\u00ebshtu ka qen\u00eb gjithmon\u00eb. Por ve\u00e7an\u00ebrisht k\u00ebshtu ngjan t\u00eb jet\u00eb sot, n\u00eb miljeun e frekuentimeve globaliste. \u00cbsht\u00eb arm\u00eb a lev\u00eb e vyer kompeticioni t\u00eb ashp\u00ebr dhe mbijetese t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nj\u00ebra prej tyre, Anglezja, tani \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb bote: n\u00eb biznese e politik\u00eb, diplomaci e kultur\u00eb&#8230; Mir\u00ebpo nd\u00ebr bashk\u00ebvend\u00ebs t\u00eb mi verifol\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Si gjuh\u00eb paralele, ngjan t\u00eb jet\u00eb dhe nj\u00eb brez shp\u00ebtimi. Nj\u00eb struher\u00eb vet\u00ebrealizimi e nj\u00ebjt\u00ebsie, aty ku s\u00eb paku, mbajn\u00eb kryet lart\u00eb e nuk p\u00ebrbuzen!..<br \/>\nSidomeqen\u00eb, n\u00eb kalvarin e nx\u00ebnj\u00ebs s\u00eb tyre kisha p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb vet\u00ebpajtim. Kisha gjuh\u00ebn time dhe nuk isha i pagoj\u00eb. Ve\u00e7se e keqja p\u00ebrpetuohej. Instrumenti i saj ishte prap\u00eb gjuha, por tashm\u00eb jo e tjetrit q\u00eb b\u00ebnte ligjin, por e gjuh\u00ebs sime! P\u00ebrballja me t\u00ebhuajsimin, q\u00eb m\u2019b\u00ebnte dyt\u00ebsor e t\u00eb p\u00ebrzitur, ishte prap\u00eb aty: n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs. P\u00ebrceptimin g\u00ebrryes nuk do ta kisha kaq t\u00eb thell\u00eb, sikur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u2019mos kishte mir\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrkor\u00eb dhe nj\u00eb gjirokastrit tjet\u00ebr, tashm\u00eb i Letrave, (p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb parit, Sundtarit), i cili n\u00eb nj\u00eb Ditar lufte, duke evokuar Rambujen\u00eb, pohonte p\u00ebr\u00e7muesh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebrgat\u00ebn kosovare parisiene (q\u00eb, e tr\u00ebmbur nga kurthi serb, indinjohej p\u00ebr Marr\u00ebveshjen), se k\u00ebta njer\u00ebz nuk dijn\u00eb t\u00eb flasin asnj\u00eb gjuh\u00eb. E kjo n\u00ebnkuptonte \u2013 as gjuh\u00ebn shqipe. Dhe un\u00eb isha nj\u00ebri prej tyre&#8230;Po, megjith\u00ebse nuk duhet z\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe, sepse ishte p\u00ebrher\u00eb i till\u00eb, nj\u00eb luledjell\u00ebs q\u00eb graviton l\u00ebbyrsh\u00ebm drejt polit t\u00eb Fuqis\u00eb, fjala e tij ka shum\u00eb helm, m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019p\u00ebrballon miljeu i ndotur shqiptar&#8230;<br \/>\nE folmja ime veriore (e folmja e Fisht\u00ebs, Shkrelit, Migjenit, Mekulit) tani shpallej ose e eg\u00ebr ose e vdekur. Si ishte e mundur? Si b\u00ebnte q\u00eb nj\u00eb popull t\u00eb ket\u00eb pasur k\u00ebt\u00eb fatalitet: t\u00eb ndahej n\u00eb pjes\u00ebn e pajisur me parzm qytetnie, e n\u00eb tjetr\u00ebn, shumic\u00ebn e tij, q\u00eb anise kishte folur e shkruar e para k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb dhe b\u00ebnte epiqendr\u00ebn e civilizimit shqiptar, trajtohej si mbetje \u201cnatyrore\u201d e tij? Pa gjuh\u00eb, kultur\u00eb e tradit\u00eb. Vet\u00ebm me kumte shenjash e klithmash?!.. Kjo hapje e nd\u00ebrsjell\u00eb mrekullore do t\u00eb prodhonte, prandaj, nj\u00eb verdikt t\u00eb ri. Jo norm\u00ebn q\u00eb ishte etabluar, por nj\u00eb munx\u00eb t\u00eb lig\u00eb: mallkimin e t\u00eb folmes sime! N\u00ebma, natyrisht, nuk ishte e dekretuar. Aktd\u00ebnimi ishte shqiptuar q\u00eb her\u00ebt. Ajo k\u00ebsaj here vinte nga shpirt\u00ebra t\u00eb vegj\u00ebl e t\u00eb frik\u00ebsuar p\u00ebr shkak t\u00eb mosvdekjes s\u00eb saj. Kolosi rizgjohej e godiste sfiduesh\u00ebm n\u00eb portat e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb vrar\u00eb komb\u00ebtare!&#8230;<\/p>\n<p><strong>6<\/strong>.<br \/>\nNj\u00eb muzg t\u00eb bukur vjeshte, n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb time n\u00eb Gjakov\u00eb derisa b\u00ebja akoma shkoll\u00ebn e M\u00ebsuesis\u00eb, erdhi t\u00eb banonte nj\u00eb emigrant nga Shqip\u00ebria. Quhej Aziz dhe qahej se po ta kthenin mbrapsht, do t\u00eb p\u00ebrfundonte si mos m\u00eb keq. Nuk e di a do ti ket\u00eb ndodhur tmerri q\u00eb parandjente, por pas disa muajsh at\u00eb e d\u00ebbuan: n\u00eb dheun shqiptar, po nga dheu shqiptar! Ishte nga Jugu dhe, ndon\u00ebse fliste dialektin tosk\u00eb, nuk ankohej kurr\u00eb se nuk m\u00eb kuptonte. Flisnim shqip t\u00eb dy dhe nyansat dialektore nuk rezultuan t\u00eb ishin penges\u00eb p\u00ebr kuvendim, mahi, rr\u00ebfenj\u00ebza e miq\u00ebsi t\u00eb paharruar. Ende kujtoj me dhimbje letr\u00ebn lamtumir\u00ebse q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb pas ikjes. Nuk mund t\u00eb mos p\u00ebrlotesha p\u00ebr fatet e zeza shqiptare&#8230;Dhe ata lot\u00eb ende nuk jan\u00eb thar\u00eb.<br \/>\nN\u00eb mbyllje fare, do t\u00eb doja q\u00eb k\u00ebto radh\u00eb mos cil\u00ebsohen si nj\u00eb diverzion kulturor. Rendi e dashka q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqem ta harroj dhe ta shuaj drit\u00ebn e fjal\u00ebs sime. Fundja a nuk e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb, urdh\u00ebruesh\u00ebm e prer\u00eb, protagonist\u00ebt e von\u00eb dhe atentator\u00ebt e hersh\u00ebm t\u00eb saj? Por un\u00eb e di fort mir\u00eb se do jet\u00eb deri n\u00eb fund me mua dhe brezin q\u00eb l\u00eb pas. Dhe, prandaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sprov\u00eb kotnare, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00ebkatim, sepse ajo s\u2019i bindet mortit kurr\u00ebsesi, rr\u00ebfehem para Lterit t\u00eb saj!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rexhep Kasumaj, Berlin, maj 2014 (Pak herezi p\u00ebr higjien\u00eb) \u00c7doher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, ve\u00e7 krajatave t\u00eb vet\u00eb kuptimit t\u00eb saj, sikur m\u00eb ndiqte dhe nj\u00eb kufizim. Nj\u00eb inkomocion, droj\u00eb q\u00eb m\u00eb rrudhte para bot\u00ebs. M\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pasigurt\u00eb dhe ndrydhte natyr\u00ebn time, jo pak t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb g\u00ebzuar. Dhe kjo ishte gjuha. Fillimisht jo imja, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rexhep Kasumaj, Berlin, maj 2014 (Pak herezi p\u00ebr higjien\u00eb) \u00c7doher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, ve\u00e7 krajatave t\u00eb vet\u00eb kuptimit t\u00eb saj, sikur m\u00eb ndiqte dhe nj\u00eb kufizim. Nj\u00eb inkomocion, droj\u00eb q\u00eb m\u00eb rrudhte para bot\u00ebs. M\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pasigurt\u00eb dhe ndrydhte natyr\u00ebn time, jo pak t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb g\u00ebzuar. Dhe kjo ishte gjuha. Fillimisht jo imja, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-05-26T23:19:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS\",\"datePublished\":\"2014-05-26T23:19:02+00:00\",\"dateModified\":\"2014-05-26T23:19:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/\"},\"wordCount\":2006,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/\",\"name\":\"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg\",\"datePublished\":\"2014-05-26T23:19:02+00:00\",\"dateModified\":\"2014-05-26T23:19:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"Rexhep Kasumaj, Berlin, maj 2014 (Pak herezi p\u00ebr higjien\u00eb) \u00c7doher\u00eb n\u00eb jet\u00eb, ve\u00e7 krajatave t\u00eb vet\u00eb kuptimit t\u00eb saj, sikur m\u00eb ndiqte dhe nj\u00eb kufizim. Nj\u00eb inkomocion, droj\u00eb q\u00eb m\u00eb rrudhte para bot\u00ebs. M\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pasigurt\u00eb dhe ndrydhte natyr\u00ebn time, jo pak t\u00eb gjall\u00eb e t\u00eb g\u00ebzuar. Dhe kjo ishte gjuha. Fillimisht jo imja, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-05-26T23:19:02+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS","datePublished":"2014-05-26T23:19:02+00:00","dateModified":"2014-05-26T23:19:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/"},"wordCount":2006,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/","name":"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg","datePublished":"2014-05-26T23:19:02+00:00","dateModified":"2014-05-26T23:19:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/rexhep_kasumaj.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/rrefim-para-lterit-te-gjuhes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RR\u00cbFIM PARA LTERIT T\u00cb GJUH\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13571"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13571"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13571\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}