{"id":13566,"date":"2014-05-25T16:47:04","date_gmt":"2014-05-25T15:47:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=1238"},"modified":"2014-05-25T16:47:04","modified_gmt":"2014-05-25T15:47:04","slug":"trekendeshi-i-pabese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/","title":{"rendered":"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright size-thumbnail wp-image-7236\" title=\"Putini n\u00eb Kin\u00eb\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" \/> K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin ishte n\u00eb Kin\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thellimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes vendit t\u00eb tij dhe fqinjit n\u00eb jug. Udh\u00ebtimi mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re n\u00eb lidhjet SHBA-Rusi-Kin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia trepal\u00ebshe q\u00eb dominoi dekadat e fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe q\u00eb tani po rikthehet. Pas agresionit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Krime, Moska dhe Uashingtoni jan\u00eb t\u00eb ng\u00ebrthyera n\u00eb konflikt. Si pasoj\u00eb, Pekini \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb pik\u00ebmb\u00ebshtetjen e re, ose fuqin\u00eb q\u00eb ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb luaj\u00eb o me nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb, o me tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta teprosh kur mendon sa dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb ky ndryshim. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, SHBA kapitalizuan mbi tensionin konstant dhe ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb skajsh\u00ebm kino-sovjetik. Fal\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb SHBA me Kin\u00ebn, q\u00eb fillimisht u ilustruan fal\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb presidentit Richard Nixon n\u00eb vitin 1972 n\u00eb Pekin, Bashkimi Sovjetik nisi t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb prej izolimit total. Si pasoj\u00eb, n\u00eb vijim ai ishte gjithmon\u00eb e m\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushte k\u00ebrkesat e SHBA. K\u00ebshtu hap\u00ebsira e manovrimit p\u00ebr SHBA u rrit, gj\u00eb q\u00eb u manifestua me firmosjen e marr\u00ebveshjes BS-SHBA p\u00ebr Kufizimin e Arm\u00ebve Strategjike, vet\u00ebm tre muaj pas vizit\u00ebs s\u00eb Nixonit, si edhe me marr\u00ebveshjet e Helsinkit tre vjet m\u00eb von\u00eb. N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb kinez\u00ebve, Uashingtoni normalizoi gradualisht marr\u00ebdh\u00ebniet me Pekinin. Kulmi arriti n\u00eb vitin 1979 me rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike, t\u00eb cilat ishin pezulluar pas marrjes s\u00eb pushtetit nga komunist\u00ebt.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrb\u00ebrja e Bashkimit Sovjetik dhe tronditja e shkaktuar prej ngjarjeve t\u00eb Sheshit t\u00eb Tiananmenit sh\u00ebnoi fundin e epok\u00ebs s\u00eb triangulacionit. N\u00eb bot\u00ebn nj\u00ebpolare t\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e vet, SHBA nuk kishin nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdornin nj\u00eb Rusi q\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbej kund\u00ebr nj\u00eb Kine t\u00eb fokusuar s\u00eb brendshmi. Por fal\u00eb ngjitjes s\u00eb Kin\u00ebs si nj\u00eb fuqi e madhe dhe vet\u00ebbesimit t\u00eb rigjetur t\u00eb Rusis\u00eb, dinamika tripal\u00ebshe \u00ebsht\u00eb rikthyer. Por, k\u00ebt\u00eb her\u00eb SHBA nuk jan\u00eb aktori dominues.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Kin\u00ebs<\/p>\n<p>N\u00ebse armiq\u00ebsia mes Kin\u00ebs dhe Bashkimit Sovjetik p\u00ebrcaktoi marr\u00ebdh\u00ebniet trepal\u00ebshe gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, sot jan\u00eb tensionet SHBA-Rusi q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje dinamik\u00ebn e triad\u00ebs. Tensioneve tashm\u00eb do u shtohen edhe p\u00ebrplasja e interesave, nj\u00eb ndarje e v\u00ebrtet\u00eb ideologjike si dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimi i mundsh\u00ebm i sanksioneve t\u00eb SHBA. Por, ndryshe nga presidenti Obama n\u00eb fillimet e mandatit t\u00eb tij, presidenti i ardhsh\u00ebm i Amerik\u00ebs me shum\u00eb gjasa nuk do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb zbatim nj\u00eb politik\u00eb \u201crifillimi\u201d me Rusin\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb shmangur pasojat n\u00eb politik\u00ebn e brendshme. Nga ana tjet\u00ebr, Putini ka arsyet e tij p\u00ebr t\u2019i mbajtur tensionet lart\u00eb. Ai do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb nxis\u00eb nacionalizmin p\u00ebr t\u00eb mbajtur lart popullaritetin n\u00eb vend, sidomos duke qen\u00eb i gjendur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kontraktimi t\u00eb vazhduesh\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>Mes k\u00ebtyre dy fuqive q\u00eb p\u00ebrplasen q\u00ebndron Kina. Si kombi i triad\u00ebs q\u00eb ka opsionet m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb sa i p\u00ebrket politikave, Kina \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicion q\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn t\u00eb luajn\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, pak a shum\u00eb ashtu si\u00e7 b\u00ebri SHBA me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Putini ka shpresuar t\u00eb bind\u00eb Kin\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb ndikimin e saj p\u00ebr t\u2019i ofruar Rusis\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ekonomike dhe politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjasat jan\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbes\u00eb i zhg\u00ebnjyer. S\u00eb pari, dy pal\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt objektiva strategjik\u00eb. Kina k\u00ebrkon respekt global p\u00ebr ngjitjen e saj paq\u00ebsore n\u00eb statusin e fuqis\u00eb s\u00eb madhe. Rusia d\u00ebshiron t\u00eb sfidoj\u00eb dhe d\u00ebmtoj\u00eb Per\u00ebndimin sa her\u00eb i krijohet mund\u00ebsia. M\u00eb tej, Kina i sheh SHBA si partnerin e vet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb ekonomike mes dy vendeve. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, edhe n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb Kina ruan ekuilibrin mes SHBA dhe Rusis\u00eb, ajo nuk do t\u00eb riskoj\u00eb q\u00eb t\u00eb provokoj\u00eb nj\u00eb prishje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Shtetet e Bashkuara. Megjithat\u00eb, do t\u00eb negocioj\u00eb fort dhe do t\u00eb siguroj\u00eb l\u00ebshime t\u00eb m\u00ebdha nga t\u00eb dy pal\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Rusia.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, Putini do t\u00eb donte q\u00eb Kina t\u00eb legjitimonte q\u00ebndrimin agresiv rajonal t\u00eb Rusis\u00eb. Ndaj k\u00ebsaj, Kina nuk do t\u00eb thot\u00eb \u201cjo\u201d, por ajo nuk do t\u00eb thot\u00eb as \u201cpo\u201d. E fundit gj\u00eb q\u00eb Kina do t\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte do t\u00eb ishte t\u2019i ofronte mb\u00ebshtetje publike parimit q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e sovranitetit mund t\u00eb vendosen p\u00ebrmes referendumeve. Pasojat e k\u00ebsaj mbi Hong Kongun, Mongolin\u00eb e brendshme, Taivanin, Tibetin dhe Xinjiangun do t\u00eb ishin t\u00eb r\u00ebnda. Por, ajo q\u00eb Rusia mund t\u00eb pres\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e Kin\u00ebs t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre neglizhues, duke vazhduar t\u00eb abstenojn\u00eb n\u00eb votimet e OKB kund\u00ebr Rusis\u00eb dhe duke d\u00ebmtuar sanksionet e vendosur nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Putini \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur gjithashtu t\u00eb zgjeroj\u00eb dramatikisht rolin e Rusis\u00eb si furnizues me energji p\u00ebr Pekinin, gj\u00eb q\u00eb do i ofronte shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb manovrimi Rusis\u00eb n\u00eb negociimin e marr\u00ebveshjeve me Europ\u00ebn. Dhe pas nj\u00eb dekade rifillimesh fals\u00eb, gjat\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb Putinit n\u00eb Kin\u00eb, Moska dhe Pekini e firmos\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr gazsjell\u00ebsin \u201cEnergjia e Siberis\u00eb\u201d, duke i paraprir\u00eb nj\u00eb faze t\u00eb re n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe t\u00eb energjis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, d\u00ebshira e Mosk\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rritur eksportet e energjis\u00eb p\u00ebrputhet me p\u00ebrpjekjet e Pekinit p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00eb shum\u00eb siguri t\u00eb furnizimit me energji. Dhe ndon\u00ebse Rusia siguroi afro 25 miliard\u00eb dollar\u00eb parapagim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e gazsjell\u00ebsit \u2013 shum\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb sanksionesh per\u00ebndimor\u00eb \u2013 Kina ishte ajo q\u00eb fitoi m\u00eb shum\u00eb nga kjo ujdi. Rusia do ta ofroj\u00eb gazin e saj natyror me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa tregu, duke i kursyer Kin\u00ebs dhjet\u00ebra miliarda dollar\u00eb dhe duke ulur \u00e7mimin e gazit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Azin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 energjis\u00eb, Kina do t\u00eb donte q\u00eb Rusia t\u2019ua b\u00ebnte m\u00eb t\u00eb leht\u00eb kompanive kineze t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb Rusi dhe t\u2019u shesin rus\u00ebve produktet e tyre. P\u00ebr Kin\u00ebn, ekonomia e klas\u00ebs s\u00eb mesme e Rusis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb e mir\u00eb tregu, sidomos tani q\u00eb kompanit\u00eb per\u00ebndimore kan\u00eb filluar t\u00eb largojn\u00eb investimet prej aty. Rusia, e trembur nga konkurrenca, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta kufizoj\u00eb futjen e kompanive kineze n\u00eb tregun rus. Por n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e ri gjeopolitik, interesat ekonomik\u00eb rus\u00eb dhe kinez\u00eb do t\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb. Moska ka filluar tashm\u00eb t\u00eb liroj\u00eb kufizimet ndaj investimeve kineze dhe me shum\u00eb gjasa do ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Kina mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Rusis\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00eb aksesi n\u00eb teknologjin\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar ushtarake ruse. Moska ka hezituar t\u2019i shes\u00eb Pekinit materialet e vet t\u00eb p\u00ebrfunduar, pjes\u00ebrisht nga frika se mos nj\u00eb dit\u00eb Kina do i p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebto arm\u00eb kund\u00ebr vet\u00eb Rusis\u00eb. Rusia tani mund t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb ndaj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj teknologjie, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb l\u00ebshimeve strategjik\u00eb, por nj\u00eb ndryshim politike i till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb gradual. Dhe ai mund t\u00eb ket\u00eb pasoja jasht\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshit, p\u00ebrshembull duke shtyr\u00eb Indin\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e prodhuesve amerikan\u00eb t\u00eb arm\u00ebve, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb hap me Kin\u00ebn sa u p\u00ebrket kapaciteteve ushtarak\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si SHBA u forcua prej pozicionit t\u00eb liderit q\u00eb kishte n\u00eb triad\u00ebn SHBA-BS-Kin\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, po k\u00ebshtu edhe vendosm\u00ebria e Kin\u00ebs do t\u00eb rritet teksa Rusia ndjek interesat e saj. P\u00ebr shembull, Kina mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb pak e prirur p\u00ebr t\u00eb liberalizuar politik\u00ebn e saj t\u00eb investimeve t\u00eb huaja, di\u00e7ka q\u00eb SHBA e ka dashur prej koh\u00ebsh si nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb reduktuar defi\u00e7itin tregtar dypal\u00ebsh. Me mund\u00ebsit\u00eb e reja ekonomike n\u00eb veri t\u00eb Kin\u00ebs, ajo thjesht\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr parat\u00eb e SHBA. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb e hap Rusia \u201cmagazin\u00ebn\u201d e saj teknologjike, aq m\u00eb e gatshme do t\u00eb jet\u00eb Kina t\u00eb ndjek\u00eb fort itneresat e saj n\u00eb Detin e Jugut dhe Lindjes s\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa ndodhi gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kur afrimi i Uashingtonit me Pekinin detyroi Mosk\u00ebn t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb aspekte t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb saj globale, marr\u00ebdh\u00ebnia m\u00eb e ngusht\u00eb mes Kin\u00ebs dhe Rusis\u00eb nuk ka gjasa t\u00eb detyroj\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit amerikan\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb llogarit\u00eb e tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet madhore mes SHBA dhe Kin\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, dinamika e trek\u00ebnd\u00ebshit t\u00eb ri nuk do t\u00eb imitoj\u00eb at\u00eb t\u00eb vjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Kin\u00eb q\u00eb rritet e mb\u00ebshtetur nga nj\u00eb Rusi e d\u00ebshp\u00ebruar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7ift gjeopolitik i firksh\u00ebm. Por gjith\u00ebsesi, SHBa nuk do t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb angazhimet e tyre ndaj aleat\u00ebve, si Japonia dhe Filipinet, p\u00ebrball\u00eb rritjes s\u00eb vet\u00ebbesimit t\u00eb kinez\u00ebve. SHBA do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb firmosjen e marr\u00ebveshjes rajonale t\u00eb tregtis\u00eb, TPP. Dhe do t\u2019i kund\u00ebrvihet m\u00eb me forc\u00eb Kin\u00ebs sa i p\u00ebrket problemit t\u00eb spiunazhit ekonomik. Ndryshe nga Bashkimi Sovjetik, i mbeturi jasht\u00eb n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin e m\u00ebparsh\u00ebm, SHBA sot ka forc\u00ebn ushtarake, financiare dhe politike \u2013 bashk\u00eb me nj\u00eb rrjet global aleat\u00ebsh \u2013 q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb m\u00eb vete. Por, nj\u00eb Pekin i \u201ctrim\u00ebruar\u201d do ia b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Amerik\u00ebs q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb pozit\u00ebn aktuale si ekuilibruesi rajonal i Paq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>\/foreign affairs\/ P\u00ebrshtati: bota.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin ishte n\u00eb Kin\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thellimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes vendit t\u00eb tij dhe fqinjit n\u00eb jug. Udh\u00ebtimi mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re n\u00eb lidhjet SHBA-Rusi-Kin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia trepal\u00ebshe q\u00eb dominoi dekadat e fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe q\u00eb tani po rikthehet. Pas agresionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v22.9 - https:\/\/yoast.com\/wordpress\/plugins\/seo\/ -->\n<title>Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"sq_AL\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin ishte n\u00eb Kin\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thellimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes vendit t\u00eb tij dhe fqinjit n\u00eb jug. Udh\u00ebtimi mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re n\u00eb lidhjet SHBA-Rusi-Kin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia trepal\u00ebshe q\u00eb dominoi dekadat e fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe q\u00eb tani po rikthehet. Pas agresionit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2014-05-25T15:47:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\"},\"headline\":\"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb\",\"datePublished\":\"2014-05-25T15:47:04+00:00\",\"dateModified\":\"2014-05-25T15:47:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/\"},\"wordCount\":1742,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/\",\"name\":\"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg\",\"datePublished\":\"2014-05-25T15:47:04+00:00\",\"dateModified\":\"2014-05-25T15:47:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage\",\"url\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg\",\"contentUrl\":\"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"description\":\"Arkivi 2009-2015\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":\"required name=search_term_string\"}],\"inLanguage\":\"sq-AL\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization\",\"name\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"\",\"contentUrl\":\"\",\"caption\":\"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/\"}},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"sq-AL\",\"@id\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Admin, Fjala e Lir\u00eb\",\"sameAs\":[\"https:\/\/fjala.info\/\"],\"url\":\"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/\"}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/","og_locale":"sq_AL","og_type":"article","og_title":"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","og_description":"K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, presidenti i Rusis\u00eb, Vladimir Putin ishte n\u00eb Kin\u00eb, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb thellimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes vendit t\u00eb tij dhe fqinjit n\u00eb jug. Udh\u00ebtimi mund t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re n\u00eb lidhjet SHBA-Rusi-Kin\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebnia trepal\u00ebshe q\u00eb dominoi dekadat e fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe q\u00eb tani po rikthehet. Pas agresionit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/","og_site_name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","article_published_time":"2014-05-25T15:47:04+00:00","og_image":[{"url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2"},"headline":"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb","datePublished":"2014-05-25T15:47:04+00:00","dateModified":"2014-05-25T15:47:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/"},"wordCount":1742,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/","name":"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb - FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","isPartOf":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg","datePublished":"2014-05-25T15:47:04+00:00","dateModified":"2014-05-25T15:47:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"sq-AL","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#primaryimage","url":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg","contentUrl":"http:\/\/www.fjala.info\/2014\/putin_kine.jpg"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/trekendeshi-i-pabese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Trek\u00ebnd\u00ebshi i pabes\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#website","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","description":"Arkivi 2009-2015","publisher":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/?s={search_term_string}"},"query-input":"required name=search_term_string"}],"inLanguage":"sq-AL"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#organization","name":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"","contentUrl":"","caption":"FjALA e LIR\u00cb - Arkivi"},"image":{"@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/logo\/image\/"}},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/3aa1163ef05469c496fc94e77611ada2","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"sq-AL","@id":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/#\/schema\/person\/image\/","url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","contentUrl":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-content\/uploads\/2012\/02\/arben_cokaj-120x150.jpg","caption":"admin"},"description":"Admin, Fjala e Lir\u00eb","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/"],"url":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/author\/admin\/"}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13566"}],"collection":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13566"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13566\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13566"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13566"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fjala.info\/2009-2015\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13566"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}